Duhet gjykuar apo jo Sali Berisha për ato që ka bërë përgjatë 8 viteve të qëndrimit të tij në krye të ekzekutivit? Kjo pyetje, për momentin, nuk është temë kryesore e ditës, por s’mund të thuhet se s’do të jetë pas muajit shtator kur të nisë punën qeveria e re Rama.
Tani për tani janë dëgjuar artikulime nga ndonjë eksponent i të majtës që është shprehur hapur për gjykimin e tij. Ka patur edhe opinione të gazetarëve (Andi Bushati së fundmi te TemA) që hedhin idenë e një dënimi simbolik për Berishën, ku historia e ndëshkueshmërsë së politikanëve duhet të nisë me qeverinë Rama nga shtatori 2013 e tutje.
I gjithë dyshimi që ngrihet ka të bëjë me faktin se sa i gatshëm është sistemi ynë gjyqësor të gjykojë e dënojë nivele kaq të larta të politikës pa u ndikuar prej saj. Shembujt që na vijnë nga e kaluara, sigurisht që nuk janë shumë frymëzues.
Ne kemi një pushtet gjyqësor që qysh në zanafillën e tij, pas ardhjes së demokracisë, u ndërtua i deformuar. Mjafton të përmendim që gjyqtarët e parë ishin një kategori që s’kishin formim juridik, por vinin nga profesione të tjera. Me një kurs 6-mujor (kursi i Plepave), u katapultuan në gjyqësor individë që më së shumti ia dinin për nder partisë (PD) këtë kapërcim të tyre në dyert e drejtësisë.
Me riardhjen në pushtet të Sali Berishës, nisi vala e dytë e vënies dorë mbi sistemin e drejtësisë ku, hap pas hapi, u kapën të gjitha hallkat e zinxhirit komandues të tij, Presidenti dhe KLD-ja. Edhe në atë pjesë të të zgjedhurve që kish në dorë Kuvendi, u bë çmos të vendoseshin gjyqtarë që kishin bekimin e Berishës. Për të ardhur te rasti më i fundit, kapja e të vetmes shkollë që diplomon gjyqtarë, Shkolla e Magjistraturës, duke zgjedhur në krye të saj ish avokatin e Berishës.
Duhet theksuar se Berisha bëri çka mundi, lëvizi të gjitha levat dhe harxhoi të gjitha energjitë që gjatë këtyre 8 viteve ta kompletonte sistemin e drejtësisë, në të gjitha shkallët e tij, me gjykatës që njëanshmërisht do e avantazhonin.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se meqë kemi këtë sistem gjyqësor të kapur, të korruptuar dhe që i nënshtrohet urdhrave politikë, ne ta bëjmë një sy qorr e një vesh shurdh për ato çka ka bërë Berisha për 8 vjet. Aq më tepër kur thuhet që ndëshkimet duhet të nisin nga ata që do marrin frenat e qeverisë në shtator. Përderisa “të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”, si mundet që dikush (Berisha) të favorizohet pavarësisht se çka bërë, e tjetri (Rama) ta nisë punën si i diskriminuar? Kjo lloj amnistie “është bërë ç’është bërë deri më tash, ta harrojmë, e, duke nisur nga sot e tutje, kush shkel ligjin, të ndëshkohet”, jo vetëm që s’është produktive, por mbart rrezikun që edhe nesër, po këta të pas shtatorit, të kërkojnë të njëjtin trajtim nëse bëjnë të njëjtat gabime a faje sipas parimit: “s’të dënova, mos më dëno!!!”
Sali Berisha është përsëritës në ato çka i ka shkaktuar popullit dhe vendit. Ai nuk zuri mend nga marrëveshja e 9 marsit 1997, që ishte një lloj amnistie për Berishën dhe që e shpëtoi nga një gjykim për gjithë atë shkatërrim dhe humbje jetësh njerëzore që i solli vendit modeli i tij qeverisës. Ishte pikërisht guximi që mori nga pandëshkueshmëria e vitit 1997 që Berisha i 2005- 2013-ës ta konsideronte veten të paprekshëm.
Sigurisht që çdo hapje procesi gjyqësor ndaj Berishës do ngjallte ndjeshmëri të mëdha midis atyre që e adhurojnë apo e urrejnë. Dhe, për të shmangur çdo lloj politizimi të çështjes, ai duhet gjykuar për ato që ka bërë me objektivitet e paanësi. Mjafton që faktet dhe provat që do i serviren përpara të jenë të qarta. Askush që vihet përballë fakteve të pakundërshtueshme nuk është aq i zoti sa të përdorë kartën politike si mburojë e fajeve të bëra. Mjafton që gjyqi të jetë i hapur, transparent e publik dhe ky i fundit të bindet se në ato çka po shikon e dëgjon s’ka kurrfarë subjektiviteti apo hakmarrje politike.
Sali Berisha duhet hetuar e gjykuar për të gjitha akuzat që i rëndojnë apo edhe për të reja që mund t’i dalin më pas. Le të jetë ai shembulli i parë i një gjykimi të drejtë dhe pikënisje për çdo politikan e qeveritar që, po shkeli ligjin, do përfundojë… si Berisha.
Konstatimi i pershkruar me nje fjale eshte : e sakte.
motoja e ketyre zgjedhjeve nga e majta ka qene RULINDJE.
dhe shqiptaret nuk ja dhane voten e tyre rames per “burre te mire”
vet shqiptaret nuk e kane mundesine qe te gjykojne apo denojne drejtperdrejt berishen, por nepermjet votes i dhane “prokure” rames qe ti perfaqsoje ne gjykimin dhe denimin e hajdut – krimineleve.
dhe rama eshte i detyruar qe ta beje,se ka “nenshkruar’ nje mareveshje me popullin shqiptar.
Akuzat për Sali Kriminlin janë tre:
1.VJEDHËS I PASURIVE TË VENDIT NË PËRMASA TË MËDHA, SË BASHKU ME FAMILJEN E TIJ MAFIOZE.
2.VRASËS I SHQIPTARËVE.
3.TRADHTAR I KOMBIT.
Për secilën akuzë ka me qindra fakte e me mijra e mijra dëshmi.
Mirë do të ishte që Parlamenti i ri, për të tilla akuza, të vendoste dënimin me vdekje.
VDEKJE TRADHTARËVE TË KOMBIT E KRIMINELËVE GJAKATARË!
Një rob i Zotit jam edhe unë
Ç’ka Qielli e Toka i dua shumë
I dua drurët, më dhimbsen dhe gurët
Por k r i m i n e l ë t, kurrën e kurrës
Hapur e kam thënë, troç po e them
Për Salih Gërdecin veç urrejtje ndjej
Ndaj ky vrasës, ky gjakatar
E ka hak të shkojë në litar.
Tra la la zura nje gale. Argumentohet sikur ky vend ka vetem ca pakenaqesira te thjeshta qe edhe mund te anashkalohen e jo gjak te pafajshem te derdhur prej shtetit. Nuk qenka krim i argumentueshem rritja fantastike e borxhit, duke pasuruar kete skote banditesh.
po sigurisht si ne vitin 1945 ku erdhen ne pushtet diktatoret e kuq qe vrane te gjithe intelektualet qe kishin studiuarne perendim edhe ne vitin 1997 po te njejtit bastarde vepruan me te njejten menyre se ata e kane ne gjak krimin dhe vjdhjet persa flet ky nipi i hysni kapos per berishen ta harroje se nuk keni me fuqi per barbarizma berishes i hani mutin ju komunistet e qelbur koha juaj ka perenduar nuk dota mbani pushtetin me shume se 6 muaj per kete ju garantoj ilir meta hajduti qe me ze dhe figure u pa ne vidio dote jape llogari edhe per vilat e tij ne mol te robit ne kavaje dhe krimineli tjeter edvin kristaq rama do ta pesoje me keq se kadafi mister 20 perqindshi miliarderi me i madh ne europe strike
Cfare intelektualesh kishte me 1997 o tutkun. Po Monstra juaj kishte mbledhur gjithe llumin me 97. Ke genjeni o plehra, njerzit i kane jetuar ato vite, jo si ju shpellaret me 2 gishta perpjete e 2 n’sum
Ju ju mbyt Sala me 2 pika uje o qyqare. Po te thote qe qelli eshte i kuq komunist, jo prape nga pas i shkoni.
ne qofte se rama nuk e denon berishen per gedecin,krimet e 21 januarit ,borxhet, shperdorimi i pareve publike per nipat e mbesat ,qe nuk e kemi borxh me i paguar, etj etj,atehee une do konkludoj se rama e berisha jane njesoj e kemi rotation sa per me thane,edhe do dale kunder rames edhe qeverise se tij; mjaft me me premtime per drejtesi e lufte kunder korruptionit pa vepruar kur kunder!!!
Patjeter duhet hetuar e gjykuar, jo per hakmarje por per te ndertuar sistemin e duhur te qeverisjes.Shembujt jane mjaft nga Evropa lindore ku kryeministra te tyre jane hetuar e gjykuar.
O Njerez mo vertet kaq te shkurter e kemi kujtesen si komb????Nje pyetje kam per ato qe thone se Rama&Meta e rezuan Berishen nga pushteti.,PO NE 2005 KUSH E HYPI NE PUSHTET KETE MOSTREN BERISHINEN SIC E QUANI JU?????????A nuk ishte Ilir meta qe ne 2005 i hoqi 17 mandate PS??????A nuk ishte Erjon VELIA+TCH+Mero BAZEN(ky i fundit krahas sharjes se Fatos NANOS ngrinte ne qiell S.Berishen)qe nuk lane gje pa thene kunder qeverise se korruptuar socialiste?????? E pra nga ajo qeveri Naci ,Baci ,Ruci,Tuci etj etj te gjithe jane prape deputete te PS perkrah te ndershmerit Erjon VELIA??????Po EDI RAMA si ka mundesi qe fiton zgjedhjet e 2003 dhe 2007 me + 25.000 vota dhe PS humb ne Tirane ne 2005 me 30.000 vota??????????PRA KETO FIGURA SI DUHET TI QUAJME SI FIGURAT QE E HOQEN NGA PUSHTETI SALI BERISHEN APO SI ATO QE E MBAJTEN PER 8 VJET NE PUSHTET?????????Per nje gje jam i sigurte nqs Sali BERISHA sikur te kishte dale nga skena politike atehere kur e meritonte ne 2005 do kishte dale si njeriu qe beri 97,per represionin ndaj opozites,mediat shoqerise civile etj etj dhe nga ky fund e shpetuan socialistet e mire Rama,Meta,Velia, me qellimin e vetem marrjen e drejtimit te PS.,Ky eshte leximi qe duhet te bejne te gjithe socialistet e ndershem kurse pjesa tjeter eshte thjeshte pjesa qe don te zevendesoje hajdutet e PD me ato te PS…………..Pyetja eshte a meritojme ne te tille politikane!!!!!!!!!!!!!!!!!
Dale pak dale. Nano me 2005 jo vetem nuk beri aleance me LSI, por po te kesh qene i vemendshem PS doli komplet e vetme ne zgjedhje.
PSD e Gjinushit, Dulja dhe cdo parti tjeter qe kishte qene ne qeveri me PS doli me kandidatet e saj zone per zone. E kupton cfare ndodhi apo jo?
Tek zona ime Ylli Pango fitoi me 200 vota me teper. Kaq kishte vetem kandidati i Gjinushit ne po ate zone. Ai i LSI kishte 1.700…
Kjo nuk quhet humbje, kjo quhet gati dorezim pushteti pasi je velur. Nuk ta ka fajin per 2005 TOPI as Baze as LSI, askush pervec Fatos Nanos.
kush do ket guximin te e gjykoj ore kete,njeher duhet filluar nga fatos nano ,ilir meta e kshtu…
Vota e popullit kontrate me Rilindjen qe Rama ti bej gjyqin te gjithe te korruptuarve.Sefte fillohet nga Berisha.Nese terhiqet dhe nuk e bene.Don te thote se jo vetem i pelqen korrupsioni por do ecin me gjithe force,vullnet e talent me telenovela e pa telenovela i sigurt ne rrugen e shkelur,fillimisht ne rrang kryeministri nga Tosi e vazhduar nga Berisha,Meta dhe nuk dihet se ku do perfundoj ky pisllek korrupsioni mbi kurrize te popullit.
Nese terhiqet per te mos i bere gjyqin Berishes.Populli e kupton,fale Zotit nuk asht debil.Qe pushteti i rilindjes nuk ndryshona asgje nga pusht pushteti i Berishes.
Populli asht mesue te vuajne per mbijetes edhe me barkun bosh.
Por ndjen krenari nese intrigat,zhvatjet,krimet vihen ne banken e te akuzuarit.
Per tu kuptue ma thelle,per sa ma siper,karateri i popullit.Ju tregoj me dy fjale.E pret mikun me shprehjen:”Buke e krype e zemer”.
Ndershmerin e ka ne krenari.