Basha ka nevojë për modelin Rama, por duart i ka të lidhura

25 Korrik 2013, 10:04Blog TEMA

Nga Altin Ketro

 

Edi Rama: “Më 23 qershori populli votoi në mënyrë plebishitare opozitën!”

Sali Berisha: “Më 22 korrik demokratët votuan në mënyrë plebishitare Bashën!”

 

Ajo çka binte më shumë në sy në komentet e miqve virtualë të Sokol Olldashin në Facebook, pas deklaratës ku ai e vinte në dyshim ndershmërinë e procesit zgjedhor, qe kërkesa e tyre që në parti të mos ketë përçarje, pavarësisht ç’ndodhi më 22 korrik.

Shqetësimi duket i drejtë për atë pjesë që është e lidhur shpirtërisht me PD-në. Ky shqetësim na kthen prapa në kohë, diku në vitin 2003, ku një e ngjashme nga krahu i majtë, socialistja nga Berati, lëshonte piskamën: “Ne drita s’po ju kërkojmë, ne ujë s’po ju kërkojmë, ne bukë s’po ju kërkojmë. Vëllezër! Ju kërkojmë vetëm këtë: Mos kemi përçarje me njëri- tjetrin. Me shpirt gjithë socialistët i duan edhe Ilirin edhe Fatosin. Çfarë do shoku Fatos, ta thotë dua këtë, ia japim ne! Çfarë do shoku Ilir, ia japim ne! Vetëm mos u përçani, ju luteeem…!”

Liderët e atyre viteve s’e dëgjuan thirrjen e militantes së flaktë e cila kërkonte t’i vinte kapak gjithë problematikës që sundonte në parti e qeveri. Po ta shohësh hollë- hollë, ajo e kishte hallin gjetkë, se nga përçarja rrezikonte që në pushtet të vinte Berisha. Pra, gogoli i ’97-ës Berisha, bënte që militantët e thjeshtë të pranonin të hiqnin dorë edhe nga kërkesat më bazike si bukë, ujë e drita, vetëm uniteti i rremë rreth partisë të mos prishej!!!

E megjithatë, socialistët ranë nga fiku. Por, për të arritur deri aty, ata kishin kaluar disa cikle përballjeje brenda llojit. Kryetari historik Fatos Nano u sfidua në këtë detyrë nga ish kryeministri Pandeli Majko, me të cilin e ndau veç një grusht votash në atë përballje të fortë në sallën e TOB. Përveç Majkos ambicie shfaqi edhe Ilir Meta. Të dy kryeministra, të dy ballë për ballë me kryetarin Nano. Të tre synonin partinë, të tre qeverinë, të tre luftë me njëri- tjetrin.

Me humbjen e zgjedhjeve në vitin 2005 nga PS-ja dhe largimin e Nanos, në garën për kryetar kandidoi Edi Rama, i cili kish vetëm tri vjet si anëtar partie. Ai s’e pati hiç të vështirë të zgjidhej kryetar, paçka se gjithkush e dinte se Ramën se lidhte asgjë me trashëgiminë Nano. Kjo e fundit u quajt kapitull i mbyllur me humbjen e zgjedhjeve.

Sigurisht, dalja në opozitë sjell nxjerrjen në pah të problemeve dhe pakënaqësive të grumbulluara për vite me radhë. Kur je në pushtet e ke më të vështirë t’i shohësh defektet me syrin e vetëkritikës, prandaj dhe dalja në opozitë shërben për vetëpastrim e vetëkorrigjim.

Me humbjen e zgjedhjeve më 23 qershor, Sali Berisha dha formalisht dorëheqjen dhe ashtu si Ramiz Alia, e la me detyrim përcaktim pasardhësin e vet në parti. Pas zhvillimeve të 22 korrikut, ka lindur pyetja: A do të ketë përçarje të PD-së? Kjo është vështirë të ndodhë, sepse PD-ja nuk është si PS-ja. Aty nuk gjenden dot individë si Meta e Majko që dolën kundër rrymës. As si Rama që i bëri dalje ish kryetarit.

E gjithë garda e vjetër, pjesë e kryesisë, humbi turpshëm në zgjedhjet e 23 qershorit. Ata u bënë pjesë e dështimit Berisha, për rrjedhojë, janë të destinuar të ndjekin fatin e tij. Janë të kapur prej Berishës, viktima të tij, të besimit se ai ishte i pamposhtur, se do qeveriste gjatë, pavarësisht zullumeve që secili bënte. Janë pikërisht ato zullume që s’i lënë të lirë të ngrenë kokë. E megjithatë, gjithkush prej tyre e di se të ardhmen e ka në PD dhe absolutisht jo jashtë kësaj force.

Tashmë PD-ja e ka një kryetar, ndonëse kukull e nën kontrollin e Berishës. Lulzim Basha ka për ta kuptuar shumë shpejt se të bësh rolin e kryetarit të opozitës duhet të dalësh nga tutela dhe hija e ish kryetarit. Por gjasat janë të pakta në këtë drejtim, pasi Basha është i pafuqishëm. Berisha e bëri pis kudo që e çoi. Kjo ia ka lidhur duart që të ndjekë modelin Rama të vitit 2005. Modeli që mbylli një kapitull historik të Nanos dhe hapi kapitullin e tij. Atë kapitull që ngrihet dhe ecën me këmbë e veta, që mendon e drejton me personalitetin e vet dhe që të çon drejt suksesit.

Sa kohë opozita do të kenë nëpër këmbë Berishën, asnjë shpresë s’do të shihet në pusin e errët PD. Dhe, kur ta kuptojnë se duhet të vepronin ndryshe, do të numërojnë se sa shumë vite paskan qëndruar në opozitë. Fatkeqësisht!

7 komente në “Basha ka nevojë për modelin Rama, por duart i ka të lidhura”

  1. viktor hoti says:

    De fakto PD-ja me doreheqien e isjh me Brishen/ me ikjen e tij , Pdja

    1. Vlora says:

      “do të numërojnë se sa shumë vite paskan qëndruar në opozitë. Fatkeqësisht!”

      pd ska per te ardhur kure ne pushtet me vote popullore.

      lulka vjen ne pushtet, vec po ju fut ne krevat perseri kurva meta.

    2. arianita says:

      oteri basha nuk krahasohet me ramen .. po ne asnje aspekt!!

      ramen po ta shohesh esht nje njeri shum i qart , shum i vendosur dhe kerkues!!! esht jashtezakonisht i pergatitur. ka aftesi menagjuese te papara!! rama esht psikopat ne kuptimin e mir te fjales!! per ramen ne rrall te par vjen ligji pastaj maliqi!! kur i jep trui te bej dicka ska burr nene ta nderpresi. esht jashtezakonisht punetor! jashte zaknisht kerkuer iii urren servilet dhe njerezit qe i bejn laika. ne ps esht ber kryetar me forcat e veta dhe arriti te ket pelqimin e elektoratit te majt!! dhe ka ndryshim te elektoratit te majt me te djatht!! te majtet kan shum karakter. jan njerez qe ne rang te par vejn idealet e tyre pastaj vejn militantizmin!! rama e ka ushqyer elektoratin e vet qe: ju jeni te lir te thoni cte doni kritikat i pranoj dheeee i merr parasysh kritikat!! ne fakt ket e ka mesuar me kalimin e kohes se nuk i pranonte kollaj!! plus esht nje njeri qe te dogjon nuk ben sikur te degjon POR TE DEGJON

      tani flasim per bashen , basha esht nje person qe esht totalisht modeli i laurave, bogdaneve etj etj! esht nga ato model qe nuk kan identitet. ai ka nje veti te mir basha , komunikimin ne menyr diplomatike por qe nga ana tjeter nuk e kupton se ku do te vej. basha thojn qe ka karizem booo po mos te ishte i dashuruari i berishes nuk do e kishte ket karizem. ai flet si politkan , reagon si politkan dmth pa moral fare ama si mengjues esht 0. cfar beri me tiranen?? 0 . basha shum mir qe fitoj ne bashki qytetaret e tiranes kuptuan qe basha esht i paafte per menagjim! basha ne ate buzeqeshjen e tij ka shum gjera nga mbrapa: diktatur, mashtrim, ai esht si berisha te vret naten dhe te qan diten!! basha po te jet vetem pa mbeshtetjen e berishes nuk do arrij elektoratin e tij. mos harrojm qe elektorati i berishes jan njerez qe nuk ka parime por kan vetem nje baba shpirteror beirishen. jan njerez qe edhe sikur gjemen te bej berisha ata perseri do i shkojn nga mbrapa. SHKURT JAN NJEREZ PA KAREKTER JO ATDHETAR!! ATDHEU I TYRE ESHT BERISHA!!

      saliu kishte nanon , meten dhe majkon perball por basha sot ka ramen!! rama do e mbasj pushtetin per shum vjet!! sepse mgjth nuk esht politikan esht nje menagjues i shkelqyer. kaq duhej qe rama te fitonte. me menagjimin e tij ai do terheqi nje shqiperi te ter sic ndodhi me tiranen. kam frik me lsi se jan shum hajduta por koha do tregoj!!

      1. ada says:

        C’jane keto panegjirike per nje politikan pa fytyre sic eshte Rama. Me 2011 u perpoq me dhune te vinte ne pushtet. Vite te tera e bojkotoi parlamentin. Nuk la forme dhe menyre idiote pa provuar per te ardhur ne pushtet. Tani erdhi ne pushtet me mandatet e Metes, armikut dhe kundershtarit te tij me te madh. Pasi e peshtyu mire e mire, shkaktoi baterdine e 21 janarit, per hir te pushtetetit e “lepiu” c’kishte peshtyre dhe tani po marshon me idene absurde te rilindjes. Po do te kete rilindje, do te rilindin strukturat, psikologjite, mentalitetet komuniste qe flene ende ne nostalgjine e shume shqiptareve. Kaq mund te beje Rama. Ai nuk e ka idene e politikes dhe te politikanit. Ne vend te politikes servir letrarizma naive e bajate. Ne asnje vend te botes (pervec Berluskonit) nuk gjen politikan, sidomos te rangut te larte, me nje biografi si ajo e tija. Edhe struktura e shpallur e qeverise se ardhshme ishte nje mishmash pa koke e kembe. Thonte se fushat e qeverisjes jane te percaktuara, jane te percaktuara veprimtarite dhe pergjegjesite… Fjale boshe. Asgje nuk eshte e percaktuar, kombinimet e fushave nganjehere jane te cuditshme: arsim dhe sport (?). Brace e shpjegon kete me perhapjen e sportit ne Shqiperi. Po te qendronte ky justifikim ne Gjermani do te kishte disa ministri sporti, se atje sporti eshte shume i perhapur e i zhvilluar. Por nuk ka asnje ministri te tille. Ministria e arsimit eshte e konceptuar si nje institucion me ate te shkences.

        Fjale, fjale, fjale dhe asgje tjeter…

  2. Kozmos says:

    Mos se na cudite!!!! duke bere shembull Ramen si nje fitues
    pa ndihma dhe si nje njeri qe hecen me kembet e veta.
    Kembet Rama i ka lidhur me Meten dhe per gjitheshka do te
    veprohet si thote dhuruesi i fitores .

  3. ILIRET says:

    -“Basha është i pafuqishëm. Berisha e bëri pis kudo që e çoi.”
    Kjo shprehje vlen te analizohet.
    -Basha u be pis ne Kosove, ne pergatitjen e dosjeve per ushtaret e UCK.
    -Basha u be pis me vjedhjen e llahtareshme ne rrugen e kombit.
    -Basha u be pis me gjak, me 21 janar.
    Dhe Berisha i ka futur ne kasaforte keto fakte qe ndyjne Bashen. Por nese Basha e dredh bythen, fap hapet kasaforta. Askush nuk dyshon per c’ka eshte i afte te beje Berisha , per te baltosur dhe vjell vrer ndaj atij qe guxon ta kundershtoje apo te mos e perfille. Dhe Basha e di mire kete gje.

  4. tironsirefugjat says:

    Me nje fjal o Altin beu po na thua qe PD istet jan ca koqe kandari qe cfar tu shtrosh e “han” e sbejn ze! Jan ata qe ishin gjithmon e nuk vikerkan mend dhe per hir te mos percarjes te mbyllin syt,veshet e trut e ctu servir deshtusi i madh ,anormali i madh,perzgjedhjet e tij dhe te familjes se tij ! Keshtu e kuptoj un kte shkrim dhe ju o PD ista vazhdoni ti faleni gabimit se mes jush ska ngelur me “pem” qe te bej kokra! Nuk di si mundet te fyhet me shum nje mas njerzish qe besojn ne nje te ardhme te re ,qe spaska forcen te dal nga bataku 23 vjecar ,qe artificialisht dhe me hajni ka udhehequr dhe zgjedh perseri deshtak sherbetor te ksaj te kaluare aq te hidhur ! Vertet Edi rama 3 vjet antar i asaj partie qe Fatos Nano e katandisi ne ate derexhe por mes Edit dhe ksaj kukulles LULUK ka nje ndryshim shum te madh ! Edi ktu ku erdhi ishte dhe luftoi te jet vetvetja (veti te nje udheheqsi) pa ber elozhe e lepirje paraardhesit te degjeneruar dhe esht zotesi e tij qe ariti deri ketu ! Besoj kuptoni kte te vertet ! Edhe perzgjedhja apo aleanca qe aq shum na vuri ne dyshim ne fund te fundit e justifikoi se fitoi dhe le tja lem kohes te provojm cfar do sjell kjo !Ne fund te fundit PS ja nxori deri tani 3 kryeministra gje qe tregon se esht nje parti “pjellore ” e jo “shterp” si PDja pa “miter”e tredhur dhe sterilizuar nga familja berisha , ku edhe tani qe humbi perseri nuk heq dor nga synimi final ……..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje