Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1996, të njohura botërisht si më të manipuluarat në historinë 22 vjeçare të pluralizmit shqiptar, komisionerëve dhe numëruesve të Partisë Demokratike u doli aq keq situata nga kontrolli, saqë rezultati përmbyllës ishte tejet alogjik.
Vjedhja i kaloi përmasat e reales, pavarësisht udhëzimeve nga qendra për një rezultat të justifikueshëm.
Me shumë gjasa, Partia Demokratike mund të arrinte një rezultat të ngushtë fitoreje dhe të qeveriste e qetë në katër vitet e mëpasme (përjashto efektin e mëpasmë të kompanive piramidale), por një lloj babëzie e pakontrolluar për të rrëmbyer çdo kokërr vote, solli situatat e njëpasnjëshme deri në rënien e Berishës së parë.
Ky moment m’u kujtua menjëherë pas shpalljes së rezultatit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike, sipas të cilit Lulëzim Basha ka fituar me mbi 80% të votave.
Personalisht nuk më shqetëson fitorja e Bashës. Nuk më shqetëson as se si e kanë hedhur votën demokratiksat e rinj të pas 2005-ës, të cilët më shumë sesa të PD-së e Berishës janë të Gitës e Zenit.
Ata sot janë bërë zotër të kësaj force, për të cilën kanë kontribuuar në tetë vite të vështira opozite me mijëra demokratë që sot shqyejnë sytë dhe pyesin zemërplasur se çfarë po ndodh me partinë e tyre.
Basha mund të ishte fituesi real i këtyre zgjedhjeve brenda radhëve thjesht për faktin se dihej preferenca e Berishës, por manipuluesit e zellshëm dhe frika prej burracaku e kandidatit të favorizuar bënë që rezultati të thyente parashikimet për një status-quo të mundshme.
Ajo që më shqetëson dhe e kërkoj dëshpërimisht një përgjigje, është sesi kjo forcë, vazhdon të ketë moto të saj manipulimin, edhe kur bëhet fjalë për një përballje me një fitues të paralajmëruar.
Fleta e identifikueshme e votimit me numër rendor apo mosgjetja e emrave në lista nga anëtarë e themelues të Partisë Demokratike ishin sinjalet e para të manipulimit skandaloz që u vulos nga deklaratat e Olldashit për mijëra të anëtarësuar në PD gjatë dy javëve të fundit.
Kisha ide të gabuar se këtë formë aq të lashtë e mjaft të njohur për ne shqiptarët në këto 22 vite, pra vjedhjen e votës, Sali Berisha nuk do ta pranonte t’i hynte në shtëpi.
Por sërish e përsëris, ndjehem dëshpërimisht pa përgjigje sesi ky njeri dhe beniamini i tij po përdhosin çdo vlerë të fundit të mbetur në një PD të margjinalizuar maksimalisht nga keq-udhëheqja.
Sot Partia Demokratike ndodhet në udhëkryqin më të madh të historisë së saj.
Jo se u humbën zgjedhjet. Ato janë pjesë e lojës politike.
Jo se u dorëhoq Sali Berisha. Ai është aty këmbëkryq e në krye të vendit.
Jo se fitoi Lul Basha. Sepse ai në realitet është Lul Berisha (jo ai i Durrësit).
Udhëkryqi i PD-së sot është tek eunukërimi masiv i atyre njerëzve me kontribute në këtë forcë. Kisha shpresë se një pjesë e tyre me forcë e me zë të lartë do të kërkonin së pari analizimin e rezultatit të zgjedhjeve por ata vazhduan memecërinë e tyre.
Me gjithë rezervat për Jozefina Topallin apo Ridvan Boden, kisha pritshmëri tek angazhimi energjik i tyre për t’iu kundërvënë “lulizimit” të PD-së, por kjo është çështje shtylle kurrizore që i përket mjekësisë.
Kjo kategori emrash dhe figurash, me gjithë kusuret që mund të kenë, do të ishin ku e ku më të denjë për të bërë një opozitë agresive sesa Luljetat që sot (nën hijen e Berishës) kanë në dorë partinë më të madhe të opozitës.
Sokol Olldashi nisi të flasë, por pasi treni kishte marrë rrugë, duke e kthyer në kotësi retorikën e tij.
Personalisht jam i prirur ta besoj që ai u pre në besë me garancitë për mospërfshirje, por nuk e pranoj nga një politikan me përvojë si ai, heshtjen ndaj grackës së parapërgatitur dhe paralajmëruar nga çdo medie e këtij vendi.
U hodh vetë në këtë grackë apo e hodhën, kjo sot ka pak rëndësi dhe sipas gjasave emri i tij po fshihet përfundimisht nga lidershipi i PD-së, ndërsa në Familje ka nisur festa e paralajmëruar.
Pas disfatës në zgjedhje, për herë të parë gjatë kësaj vere, Sali Berisha ndjehet i qetë dhe i relaksuar.
Pasi bëri të pabërën ndaj këtij vendi për tetë vite me radhë, ai tashmë realizoi të paimagjinueshmen, shkatërrimin e Partisë Demokratike nëpërmjet një njeriu të pacipë, i cili dje vodhi dhe në shtëpinë e tij.
Varja,Pede-se.
Kujt po i hapet barku pse “vodhen shtepine e vet”.
Thjesht Shqiperine mos te vjedhin,pa “shtepise se tyre” flaken le t’i ven.
fitoi pd ja e gites dhe xenit
D.m.thnè vazhdon martesa Lul Berisha!! por kanè tè njèjtèn dosje krimi me
atè tè Lul Berishès Durrsit..
Analizë shum e mirë Taulant!Personalisht e shikoj PD si Lulëzimi dhe rënja e shokut Zylo…Nuk kam ndonjë merak të madh për të…Sepse ajo i ka konsumuar shanset gjatë 23 viteve të jetës së saj,për të qenë ajo partia që i duhej shqiptarëve dhe vendit…Jam zhgënjyer nga viti ’97….por më vonë në këtë dekadën e fundit,kurrë nuk e mora seriozisht…si parti…Sepse karagjozllëkun më të madh e kam parë tek prijësi i saj,kryetari i përjetshëm….që jeton ende me ligjet e Kanunit…Farsa ka qenë gjithmonë gjëja më e mirë që ka ditur të bëjë lidershipi i kësaj partie…manipulime,vjedhje,kusëri,grabitje,zënje pronash,banesash,pasurish,shkatërrim procesesh zgjedhore,urrejtje në popullsi,përçarje,Kam parë tek ky lidership gjithë veset më të ulëta që mund të posedojë një kryetar partie..por më së pari një njeri si berisha…Nuk besoj se duhet të ketë ndonjë lloj keq ardhjeje as për Olldashin,as për Jozefinën.as Boden…dhe gjithë tarikatin e tyre ..eunukë,skutha,burracakër,të pabesë….njerëz manekinë Që nuk e vunë kurrë mekanizmin e tyre psiki në punë..Ata nuk u lodhën kurrë të gjykojnë si vetvetja….Prodhim kinez një modë,një kallëp…Ajo që duhet (mendoj unë…)të na shqetësojë ne si qytetarë është:A do të ketë ndonjë shans vendi(shpresoj me këta të rilindjes…)që partia/të që qeverisin të mendojnë kombëtarisht…?!Duhet sigurisht edhe një opozitë e fortë..(nuk ësht e domosdoshme të jetë PD…,sot ka shansin të jetë FRD…!Përshëndetje i nderuar Taulant!
Ore berisha erdhi ne pushtet mbas 97 ku per cdo kush do ishte e pa imagjinushme e jo tani qe e ka autostrad perpara. President, prokurori, gjykata e sa istitucione te pa varura i ka ne xhep. Lek sa te duash. Besoj se niset me mir ne krahasim me 97. Ne si popull e kemi treguar qe nuk ham pyka fare kshu qe pun per pak kohe mos berishen luljeten do e shikojm lart shume shpejt.
Të hapen kutitë……! ?
E kuptoni se SALI BERISHES nuk i heci vjedhja e votave ne Zgjedhjet Elektorale se ja kishin kuptuar fort mire hilet dhe mashtrimet qe kishte bere ne zgjedhjet e kaluara.
Por nje fjale e urte popullore thote: “UJKU QIMEN E NDRRON, POR ZAKONIN NUK E HARRON”.
Pra, duke e ditur kete zakon ujqish, SALI BERISHA, i din mire keto zakone se vjen nga shpellat e Vicidolit te Tropojes dhe nga ndonje here ka fjetur me to, nuk ju durua dhe sajoj Zgjedhjen per kryetar partie. Zakonin nuk e harron dot dhe nuk e lejon ndergjegja qe te veproje ndryshe, beri ate qe manipuloj dhe deformoj votat duke “VJEDHUR” anetaret e partise qe ishin te padishiruar per te.
Mire thone se cfare ben ne shtepine vet s’na duhet gje, kur te merziten do ta nxjerrin jashte me ceremoni dhe me shqelma.
ata te PD nuk flasin dot se jane te gjithe me dosje , nuk e kuptoni ? po u hapi dosjet sala u qelb gjithe ahqiperia jo vetem PD , EDHE SALA ESHTE ME DOSJE QE PESHON 3 TON
Se harroj kurre 97- ten kur ky na rrihte me shkopa gome me keq se ka rrahur serbi Shqipetaret…kur as sistemi komunist nuk i preku protestuesit.
Ky bente mitingje i shoqeruar nga 100 kriminele te armatosor dhe fliste per arritjet e partise demokratike dhe popullit…kur ketij te fundit po i shkiste toka nder kembe.
Pastaj kur ne prisnim qe te jepte doreheqjen ky fliste per brockulla nga presidenca..dergonte avion ne Vlore,dergoi banden e Petrit Selatit dhe qe detyroi nje popull te tere te merrte arratine nga vendi i tij duke lene kufoma mbas.Esa e sa te tjera qe s’dua ti numeroj tani.
MOS E HARRONI KURRE !! 97-98
Ne sebastiane kerkojme te hapen kutite e pd.
hahahaha, Lul Berisha (jo ai i Durresit). Po ky eshte me keq sesa ai mor bashkeqytetari jem artikullshkrues. Megjithate shume e forte kjo. I mbeti dhe ky emer Lulkes…hahaha.
Tan Qata si Jon kunder berishen jav qifsha nanen npidh edhe Atyne si kan votu per at mut grekin film ntm klm
Kjo PD-raste eshte nje Rrace kurve qe se ka shoqen ne asnje Vend te Botes.cmerreni me keta Monstra,keta jane Pjelle e keqe, nuk kundershton asnjeri ne Pd , se jane aq pa Karakter sa jane pjelle e incesteve ne Familje,te gjitha Gazetat e Televizionet Duhet ti Bojkotojne keta Plera te shekullit,pervec Monstres Fari Balliu dhe Aleksander Frangaj se ata kane Lindur nga mardheniet brenda Familjes,
Nuk kuptoj se pse antarte e PD e durojn kep parazit(Berishen)qe te bej qfar te don me ket parti si te ishte pron personale.
Nuk ka anëtarë të PD, por ka eunukë të tredhur e me mëndje të mpirë, injorantë që shikojnë vetëm grazhdin ku hanë dhe pranojnë gjithë këto karagjozllëqe dhe farsa të një haluçinanti të çmëndur dhe Familjes së tij mafioze. Ndryshe nuk shpjegohen të gjitha këto që ndodhin me të cilat qesh edhe keci laraman.
Shqiptare idjota, ose idjotë shqiptare!
Vjedhja në shtëpi të vet e Lul Berishës,nuk është cudi e paimagjinueshme!Është metodë për të përvetësuar demokracinë! Dhe ja arriti, Berisha sepse ende në PD ka shqiptarë idjotë,qurravecë e qaramanë, që vdesin po të mos kenë pranga në shpirt! I tillë ishte dhe Sokol Olldashi i cili edhe pse i paralajmëruar, edhe pse ministër i Berishës, pranoi të konkurojë dhe u zgërlaq nga hajdutëria dhe manipulatorët shpellarë të votës! Bode,Jozefina,Patozi a Ballshi e dinin qê me Lulëzim Bashën nuk mund të konkurohej edhe pse kish hyrë nga dera e qypit të WC së PD-së më 2005. Familja fitoi dhe Olldashi gabimisht nuk uron për fitoren Berishën! Ai veproi njëllojë si më 1996 dhe e meriton urimin! Pavarsisht se kane vjedhur dhe vrarë shqiptaret! Olldashi meritoi vjedhjen! Kemi shumë shqiptarë idjotë që mund te thirren edhe idjotë shqiptare, në PD të Ramizit dhe të Lul Berishës,tani!