Kuçi çohet lugat!

24 Korrik 2013, 11:31Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Ish-polici i Serbisë, Hajredin Kuçi, ministër i ‘Drejtësisë’ serbe të Kosovës ka dekoruar me çmimin ‘Heroi Sali Çekaj’ për kontribut në drejtësi Ivan Çukaloviçin, nënkryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Enver Hasanit.

Ivan Çukaloviçi është shok i ngushtë i kriminelit Sheshel.

Përpara se Hashim Thaçi ta bëjë nënkryetar të Enver Hasanit, Ivani ishte anëtar i partisë radikale serbe të Vojisllav Sheshelit dhe mbrojtës i tij në Hagë.

Hajredin Kuçi e ka bërë sistemin e drejtësisë morg me dritare. Hajredin Kuçi e ka vrarë dhe e ka masakruar emrin e heroit Sali Çekajt për herë të dytë, duke ia dhënë çmimin në emër të tij bashkëpunëtorit të Sheshelit.

Nuk është koincidencë, nuk është rastësi, nuk është lëshim, thjesht profesor Balhtazari i kryeministrit Thaçi po e çon në vend amanetin e mixhës së tij hetuesit antishqiptar Metë Kuçit, që urrente shqiptarët dhe ua bënte më zi se Shesheli, intelektualëve patriotë gjatë seancave hetimore për atdhedashuri ua thyente dhëmbët me dara e i maltretonte derisa ua nxirrte shpirtin.

Bashkëpunëtorët shqiptarë të Serbisë po u japin mirënjohje vrasësve të popullit shqiptar.

Krimi që e ka bërë Hajredin Kuçi, është epitaf në gurin e varrit të tij.

Këtu ‘prehet’ ai që shpërbleu vrasësit serbë me mirënjohjen në emrin e heroit shqiptar.

Ministria e Drejtësisë sot është kati i 6-të i Dante Alighierit.

36 komente në “Kuçi çohet lugat!”

  1. Mario says:

    Cmenduria kosovare s’ka fund. Bravo Kimete.

  2. Vilsoni says:

    Me kete akt mizor sot Hajredin Kuci dhe qeveria e Kosoves paska vrare tere kombin shqiptar.

  3. Besi says:

    Hajredin Kuci epiafin e ka te gatshem mundet me cofe lirisht nga sot

  4. Selo says:

    Kjo është fakti i gjakut, është bërë ujë, e i përzier me turq e serbë. Nuk ka krenari Shqiptari në këto veprime, vetëm turpi po na mbulon çdo ditë. Faleminderit Kimete për shkrimin

  5. Krishti says:

    Kimete sa per dijeni gjyshi i Haredin Kuqit ka qen njeri me mizor ne kohen e Rankoviqit qe dhe sot ne ju thom familje Rankoviqevce dhe Haredini asgje te keqe sesht ka ban perveq qe idealet e gjenit familjar po i qon ne vend

  6. Noa says:

    Ne kete rast qe vetem ta mendosh si ide te provokon te vjellurat,Duhet qe familja e heroit Sali Cekaj te dal publikisht dhe mos te pranoj nje akt te tille .

  7. Zani says:

    Sot eshte dashur te rrethohet Ministria e Drejtesise nga familja e Heroit Cekaj dhe nga veteranet e UCk-se, deri ne doreheqjen e Hajred Kucit, armikut te shqiptareve.

  8. Ilirian says:

    Ngrihu ne kembe o Kosove e mjere, mos duro bijte e Serbise kah ti vrasin edhe heronjte e vdekur.

  9. Klea says:

    E moj ne u cofte lugat e hengte koken e vet e te familjes se vet e te te gjithe bashkepunetoreve te tij .

  10. Meri llu says:

    Absurditet me gjigant kurre ne jete nuk paskam degjuar….Te shperblehen vrasesit qe vrane shqiptaret. DOREHEQJE URGJENTE

  11. Meta says:

    Epitaf i mrekullueshem. Jini shume virtuoze znj.Berisha. Me endje te lexoj.

  12. Klodi says:

    Kam filluar te behem i varur nga shkrimet e tua zonje apo zonjushe .Jemi lodhur nga pseudo vlerat …dhe ne momentin qe lexova ne Tema shkrimet e tua e hape Temen me vullnet ,duke shpresuar qe do gjej shkrim tendin.A sa per kete lugatin i gjejme ilaqin se kemi shume lugeter edhe ne ketej gogja shume.Jemi bere rezistentndaj tyre

  13. emigranti says:

    Sali Berisha dhe Hashim Thaci jane armiqte me te medhenj te kombit shqiptar. Qofshin te mallkuar nga gjaku i deshmoreve dhe viktimave shqiptare.

  14. anonimus says:

    O Kuqo turp te qoft mor i pa fe mor kopil mor injorant mor turp i kombit mor gjakiprisht i familjes serbosllave.

  15. Jana says:

    Me pelqen shume menyra si i qaseni problemeve te cfaredo natyre qofshin ato.Me fascinon shume perzgjedhja e titujve ,menyra e zberthimit te problemeve ,si dhe mesazhet qe japin fjalite ne fund te shkrimeve tua.Zoti te bekofte.

  16. tr says:

    Po ju shikoni edhe deshiren e Ramushit per te fituar Berisha.Ky eshte nje qendrim shume i rrezikshem sidomos pe Kosoven sepse shqiptaret e Shqiperise ta tregojne vendin.

  17. Martini jam Unë says:

    Shqiptaret-kosovare duhet te protestojne fuqishem kunder ketij krimi ndaj heroit, ne krye me familjen e Heroit. Cmimi duhet te kthehet mbrapshte, ose te rrezohet me gure e me dru qeveria e korruptuar moralisht dhe qeveria cnjerezore e Hashim Thacit, i cili ndoshta serbeve nuk ua ka shitur organet, por shqiptareve ua ka dhjere moralin dhe luften. Turp i perjetshem per qeverine Thaci.

  18. Aliu says:

    Kozmopolitizmi tek injorantet apo me keq tek te shiturit nuk ka vend.Me veprimet tuaja ne kohen e shtetndertimit po e terhiqni zvarre Kosoven nane.Haram besimi I popullit.Te lumte pena KIMETE.Opozita ka vdek.

  19. Taulant/Tirane says:

    Pse vetem shqiptaret ne Kosove te protestojne?Po ne ne Shqiperi pse te mos protestojme ?A nuk na dhemb dhe neve Kosova?
    Harrova ne nuk protestojme kurre!Na I ka lene amanet xhaxhi Enveri!

  20. gaga says:

    te lumt zonja kymete e madhe je dhe pik e sa per artikullin te gjitha jan te verteta qe thoni ju ska qka ti shtohet ase gje keti shkrimi zonja kymete edhe njeher te pershendes nga zemra.

  21. Rexhi says:

    Shqiperia ia tregoj vendin tradhtarit serbofil Sali Berishes. Tani eshte koha qe Kosova ta percjell per ne pensionin e parakohshem tradhtarin e kombit shqiptar Hashim Thacin.

  22. mehmeti says:

    Falimnderit z.Zimete shkrime te tilla kthjellojn mendjen rrisin mencurine e kombit per ti dalluar do pseudo patriote.Ktu ne shqiperi ja treguan vendin nje tradhtari qe per poziten shet detin vret njerz te pa fajshem,skam dyshim se dhe kosova me JU e te tjere patriot te ndershem do te eci ne rrugen e duhur.pershendetje te sinqerta bija ime.

  23. Aleksandër Matrënga says:

    Bravo Kimete.Pak por shume sakt.Shqiptaret ne te dy krahet e kufirit shqiptar kane shume probleme per ti zgjidhur.E keqa eshte se nuk degjojne as nga veshet por as nga koka.

  24. Antikrishti says:

    Hallall te qofte, Berishe.

  25. Protestanti says:

    Cfare EPITAFI per Hajredin Kucin! Mos i paqa borxh atij tradhtari, atij antishqiptari te neveritshem Te lumshin duart Kimete Berisha.

  26. ILIRET says:

    C’bohet kshu more? Sa me shume lexojme, aq me shume mesojme se gjysma e shqiptareve jane spiune te shkies. Hajt, koja nonen shqipe…

  27. Sejdiu says:

    Prgezime artikullshkrueses: e qarte, e drejtperdrejte, konçize ne te shprehur dhe bindese ne te arsyetuar, mbetet nje nga perfaqesueset e rralla te publicistikes bashkekohore ne nivel te larte ne gazetarine shqiptare. Pershendetje edhe gazetes Tema qe u rezervon vendin e merituar shkrimeve te saj sa dinjitozë edhe kurajozë

  28. mirel says:

    Ky eshte kulmi
    Thaci ka dale hapur proserb dhe eshte ne gjendje te qendroje akoma ne krye te qeverise se Kosoves se pavarur?
    Po ju kishit serbin dhe ngritet krye o popull i tradhetuar, po tani nuk keni kurajon te rrezoni nje ushtar serb ne krye te shtetit shqiptar ne Kosove?
    Thaci nuk eshte gje tjeter vecse shushunja serbe qe po i pi gjakun mbi plaget e Kosoves tashme me masken e hequr.

    1. Safir says:

      mirel @ Te lumte per komentin.

  29. valter says:

    Bravo Kimete! Une do tju propozoja te gjithe shqiptareve qe kush eshte ne rrjetet sociale te nxjerri fotografin e ketij heroi Sali Çekajt qe permend artikulshkruesja Berisha. Eshte si puna e nje referendumi ku neprmjet ketij veprimi ne votojme kunder vendimit te ketij antishqiptari me emrin Hajredin Qeni ashtu Kuçi!

    1. Zeqo says:

      [email protected] Propozimi juaj eshte shume me vend, dhe une po veproj menjehere…Faleminderit.

  30. Hilmosi says:

    Nuke do te jete asnje i paster,sa ne Shqipri ase Kosove,asnje parti,qeveri, diqka po ndodhe me kett popull. Ja jemi mubshur teper mende e po shesim mend njeri tjetrit, sikur nuk e njifim veteveten, e ajo eshte e fsheur dikund dhe duke qupurit neper dushk, Thome sihariq-sihariq, nuke eshte uri por iriq.
    Njerzit me dy ftyra i kane tri pasqyra.

    Pozi moderne

    Pik Molla
    Bjen nen molle
    Ajo ka fate

  31. Deme Dema says:

    Kimete, sa per dijenine tende, gjyshi i Haredin Kuçit ka qene nje antishqiptar i madh, bashkepunetor i ngushte i Rankoviqit.

  32. kismete says:

    pershendetje ,

    deri ku ka marrezia ?!
    ta dekoroje armikun me nje shperblim qe s emeriton
    Po ai profesori yt qenka shume tragjikomik Kismete

  33. agron hyseni says:

    jom igatshem tju pergjigjna meqka dush parlamentit te shpijunav qe ekan okupu kurdush

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje