Tarzani i Tiranës

25 Korrik 2013, 10:07Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Fatos Lubonja është Nazim Bllaca i Tiranës. Nuk u çmend kur për gazetën Vesti të Serbisë tha se “po heshtet për krimet e UÇK-së për shkak të frikës”.

Askujt nuk ia zë frymën gjoksi i tij “bjeshkë” kur e rrah sa herë që kujton se neve na duket “kurrkushi”. Tarzani e ka edhe Çitën e Kosovës. Por, xhungla i mungon, xhungla e asfaltuar e Lubonjës e bën të duket Tarzan i dëshpëruar, pa “rrethin virtuoz”, pa imagjinatë, pa sharm dhe pa dashurinë e Xhejnit.

Fatos Lubonja është vonuar më shumë se një dekadë për të thënë se “krimet e UÇK-së” ndaj shqiptarëve, serbëve dhe romëve po heshten si pasojë e etno- psikologjisë shqiptare.

Lëre që nuk janë heshtur këto “krime”, por gjysma e kryetarëve të komunave dhe deputetëve shqiptarë të Kosovës janë nëpër burgje dhe në hetime, në krye me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi, i cili po hetohet për trafikim me organe trupore të serbëve nga hetuesit special të BE-së.

Fatos Lubonja është i vonuar. Të vonuar e bën Nazim Bllaca.  Nazim Bllaca para katër viteve doli dhe e pranoi krimin që e ka bërë, pa e pyetur kush, dhe i zbuloi edhe disa kriminelë të tjerë si vrasës të shqiptarëve.

Prej se ka përfunduar lufta, shqiptarët e mbijetuar kanë “zbuluar” krimet e njëri-tjetrit, dhe qe 15 vjet, një ditë nuk ka kaluar, pa filmin “Krameri kundër Kramerit”.

Fatos Lubonja është i vonuar. Nga dëshira për të thënë “diçka të madhe”, nga dëshpërimi, i konsumuar nga KLANI i Tiranës, po e “zbulon” një Klan të ri, që e ka për autor Nazim Bllacën.

Kosova e ka një Nazim Bllacë, që bile kur flet për kriminelët shqiptarë ua “ngjet” edhe emrat dhe ua lakon në të gjitha rasat e mundshme.

Ndërsa Tarzani i Tiranës e rreh tavolinën e “drejtësisë serbe”, me çekanin e fantastit Sledge Hammer.

Fatos Lubonja është vonuar. Përpara tij dhe Nazim Bllacës, mediat pro- LDK sulmonin SHIK-un e PDK-në për vrasjen e intelektualëve “paqësor”.

Se, Fatos Lubonja është Tarzani pa xhungël, dëshmon Xhavit Haliti, i dyshuar nga populli për krime. Vitin e kaluar, i dëshpëruar që populli po e merr për kriminel, doli në foltoren e Kuvendit dhe i tregoi popullit “që s’është kriminel”.

Fatos Lubonja po plaket. Për imagjinatë dhe “virtuozitet” po e lë “ulur” Nazim Bllaca.

Ndoshta Nazimit edhe emri i jep fuqi, siç besonin egjiptasit e vjetër kur pagëzonin fëmijët e tyre, kujdeseshin për emrin që do ta zgjedhin, se emri përcakton fatin e njeriut, sipas tyre.

Nazim – është emër arab, që shqip përkthehet – poet! Poet nuk je pa ditur të fantazosh. Fantazia e poetit Neron e bëri ta digjte Romën deri në themel. Por, kur bëjnë këso faje “poetike”, atëherë nuk del avokat në botë që t’i mbrojë (veç gjitha policitë e botës).

Edhe pa avokat, poeti kurrë nuk mbetet i vetmuar. Atë e mbrojnë muzat e tij.

63 komente në “Tarzani i Tiranës”

  1. iZeti says:

    Hahaha Tarzani pa xhungel. E perkryer, shkurt dhe shqip

    1. Lulashi says:

      Kimete! Na cave Tarzanin!

  2. Shkupi says:

    Lubonja vertet eshte i vonuar. I ka marr do pare per te thene ‘te verteta’ te vonuara. I lumte autores. Prej sotit nofka e Lubonjes per mua eshte Tarzan, se ekzakt po i pershtatet.

    1. Dean says:

      “Attention Seeking Disorder”
      Kjo eshte Diagnoza e Lubonjes.
      Ajo krijese e Ndyre,e Neveritshme,e Lige….etj.,nuk mund te jetoj dot pa pasur vemendjen e Shoqerise.Pak rendesi ka se per cfare arsyesh e terheq vemendjen,per mire apo per keq.Ajo qe ka rendesi eshte qe te jete ne QENDER te vemendjes.Ka mundesi t’i jete shkaktuar nga vitet e burgut,por ndodh qe te jete edhe Patologjike.I lindur me kete tendence.
      Ai eshte 1 PLEHRE qe gjeja me e keqe qe mund t’i besh eshte ta INJOROSH.Ai edhe nga nena sikur ta shash,prap eshte ne rregull me Egoizmin dhe Cinizmin e vet,pasi i jep pikerisht ate qe ai do:VEMENDJE.

      1. Ida says:

        [email protected] te lumte per komentin qe me pak fjale profilizon Lubonjen e vertet.

        1. Dean says:

          Faleminderit,Ida,per mbeshtetjen tate.
          Une i besoj keto qe shkruaj me 100% dhe nuk jam duke folur ne inat e siper,pasi nuk jam ”Patriot Klasik” Shqiptar.Jo,thjesht jam duke pershkruar sjelljen dhe menyren e te menduarit te Lubonjes.Ai vdes per pak Vemendje.Eshte lloji i njeriut,si dhe Urrejtja qe ka fituar gjate viteve te Burgut,Urrejtje mbi te cilen nuk mundi te ngrihej dot KURRE.

      2. Ilir Gruda says:

        Nuk e di cili ‘Dean’,por spresoj se nuk je nje nga ata qe kam replikuar…..Eshte shkurt e sakte…Nuk them se vetem keshtu eshte mendimi im, por eshte thene me kuptim-shpejtesi,energji…shkurt

      3. linda says:

        Ehhhhh dihet..”Pema e pjekur goditet”

        Thuaj cfare te duash ti Dean clirohu po s’ke nga ja mban Lubonja eshte i sakte ne ato qe thote

  3. Drenicaku says:

    Respekt per ket artikull

  4. As me Peje-as me Gjakove says:

    Tarzani i Tiranes hahaha..edhe Nazim Bllaca e le ulur-nje gjetje tmerresisht e qelluar. Lubonja po plaket keq, prandaj duhet te hesht sepse eshte duke shkuar hapave te Sali Berishes-po cmendet.

  5. Troja says:

    Lubonja ia fut si ‘kau-peles.

  6. orli says:

    Keta lubonjat,bllacat,bashat,salat etj.na e felliqen rracen!ne vend qe te flasin per masakrat,vrasjet e perdhunimet e dhjetra mijrave shqiptareve te kosoves nga monstrat serbe,mundohen te barazojne krimet e tmerrshme serbe me luften e drejte çlirimtare qe kane bere ata qe e duan atdheun kunder bishes serbe e sherbetoreve te tyre.

  7. Sllexh Hameri says:

    Kush eshte Çita i Kosoves, do te doja ta di. Tarzani pa xhungel- me la pershtypje. Nje profil i sakte i shkruar qarte dhe me elegance. Pergezime Kimetes.

  8. Deme Dema says:

    Turp i perjetshem per Fatos Lubonjes. Pas ketyre deklaratave emri i tij do te permendet me urrejtje dhe me neveri.

  9. mergimtari fvm says:

    Kimete per keta funderrina ka shkruar mbi 100 vjet para i madhi Faik Bej Konica qe e pengojne vatanin te eci para si te gjithe te tjeret , Lubonja ka nenshtetesine shqiptare por jo kombesine sepse si vllah-serbo-grek ndjehet me komod .

  10. Shqiptari says:

    Drejt, shume drejt, z. Kimete! Shkruar me logjike, shkruar me poezi. Shume bukur! (Vetem ky mbiemri na prish pak humorin)

  11. Gjeralb says:

    Me ne fund Fatos Lubonja e nxorri koken; ate koke per te cilen kushdo mund ta perfytyroje si nje koke UDB-ashi, pjelle e nje babai, po UDB-ash. Sa i bute paska qene Enver Hoxha: i denoi me burg, kur duhej t’i dekoronte me nga nje plumb!

  12. sAVO dUKATI says:

    lubonja! soj[ fëlliqur,, U mbztësh në gjakun e martir[ve kosovarë të[ kosovarëve të masakruar nga Sëebët mor bukë shkal[, Ik nga Shqipëria se na fëlliqe kombin more ferment buterik ptu!

  13. Shtegtari says:

    Oj trimja Kimete
    Mos ia ver re Lubonjes, ka kohe qe “ia ka marre era miellin”

  14. pelivan says:

    Po mire xhanem,Ky Lubonja,t’a ket gjetur vet kete koqe fike deti apo do ja kene dhene…

  15. Kozmos says:

    ASNJEHERE NUK ESHTE VONE ,PER TE DHENE LLOGARI KRIMINELET.
    GABOHENI RENDE Z. BERISHA ,DEMASKIMI I KETYRE KRIMINELEVE QE
    KAPARDISEN SI HERONJ ESHTE GJITHMON AKTUAL . BILES DHE ZOTI
    DO TI DENOJE NE ATE BOTEN TJETER KETA KRIMINEL , DUKE JA CUAR SHPIRTIN NE FERR.

  16. Orinoko says:

    E mallkoft gjaku i femijeve, nuseve, vajzave, plakave e pleqve shqiptare te vrare barbarisht nga shteti serb. E mallkoft dhimbja e viktimave shqiptare, e percjellte deri ne varr dhe pas varri britma e mijera femijeve koke-keputur shqiptare.

  17. Sejdiu says:

    Sa me shume ta shash F. Lubonjen, aq me shume ia rrisin dietat serbët per veprimtarine e tij antishqiptare. Prandaj mos mendoni se ai merzitet kur e shani ju. Pergezime autores per artikullin e goditur.

  18. Askushi says:

    Hahaha Kimete;Tarzani i Tiranes!…
    Duke lexuar shkrimet tuaja Kimete(pothuajse te gjitha),perpiqesha gjithnje qe me dy fjale,t’ju perkufizoja (alegorisht)…,pare dhe nderrimet e herpashershme qe Mero i bente profilit te fotos tuaj(here majtas e here djathtas).Por sot me kte;’Tarzani i Tiranes”,me ndihmuat shume,dhe e gjeta;Meduza e Prishtines! Hahaha!

    Znj Kimete.
    Qe Lubonja eshte i vonuar,kjo mund te jete nje argument,ashtu sic mund te jete nje argument,dobesia e tije per te verifikuar faktet-vene ne dukje nga Mero(e ne kete pike,kto dy argumente duket sikur rrezojne njeritjetrin!),por e rendesishme eshte se Lubonja ka folur,ka dhene mendimin e tije,atje ku ja kane kerkuar e i eshte dhene mundesia(ne te gjitha ‘Klanet’).Sepse,shumica e qenive njerzore s’flasin e se japin mendimin e tyre kurre…;As pas vdekjes!…;As gjat jetes se pervjedhur,e as pas vdekjes se perhereshme!
    Prandaj te tille ‘Tarzane’e’Meduza’,shyqyr qe i kemi, e me kimet Kimete!Ndryshe do t’na perpijne ‘xhungla’ e ‘oqeanet’,neper skutat e tyre me te errta, e te paeksploruara gjer tani!

    1. gjirokastra says:

      O Askush mu bere si VERONIKA!!!

      1. Askushi says:

        Po mire moj gjirokastra,kur te ecni’sokaqeve’,mundohuni ti bini anash qe t’mos t’ju ‘nduke’ndonje cope tjegulle a rrase guri!
        Sa per VERONIKEN…(uroj qe te jete shendoshemire!), me vjen keq,por s’mund ta zevendesoj!

        1. autorja says:

          VERONIKA VENDOS TE VDES

          1. Askushi says:

            Moj e uruara e VERONIKES dhe e bekuara e Priftit!Po me dhimbseni!Sinqerisht po me vjen keq per Ju…!
            Uroj sinqerisht qe nje dite te kuptoni se pse!

  19. plaku says:

    Lubonja, artikullin e tij ne gazeten serbe e perfundoi me fjalet :

    “Mesazhi edhe për shqiptarët, edhe për serbët, edhe për maqedonasit është i njëjtë: të dalim sa më parë nga izolimi, urrejtja dhe etno-nacionalizmi ku duan të na mbajnë një pakicë politikanësh.”

    Nuk arrij te kuptoj se, cfare ka thene gabim ketu Lubonja. Ai na thote qe, ne njerezit e thjeshte ne Serbi, Maqedoni, Kosove dhe Shqiperi te mos bejme lojen e ndyre te nje pakice politikanesh qe, nene “auerolen” e “heronjeve-vrases” kane marre pushtetin dhe po bejne poshtersira. Lubonja don te na hapi syte qe, te mos mbetemi skllever injorante te ne pakice politikanesh “ish heronj-vrases” dhe kjo sidomos ne Kosove.
    Cfare beni keshtu more njerez te mire, jeni vene ne gare te felliqur se kush e kush te hedhi sa me shume balte ne Figuren e Lubonjes.
    A duam te shkojme ne BE, a duam te jemi qytetare te barabarte te Europes se bashkuar ? E pra Lubonja ka kohe qe eshte nje qytetar europjan dhe mendon dhe shkruan si i tille.
    Ne se jeni kunder, mundohuni te argumentoni dhe jo ofendoni.Kam mendimin se, kur njeriu nuk ka argumenta ofendon. Ne se njerezit argumentojne ata mesojne nga nejri tjetri. Fatkeqesisht neve shqiptaret nuk e kemi akoma nje kulture te tille europjane.

    1. Hilmosi says:

      Me Argumente si te Lubonjes kurre ne EU nuke munde te hym, si psihopatee shizoferen dhe kriminel, me kto shkrime largon shqiptaret disa kilometra me large.
      Europa do tjera Argumente, pere ata jemi large Europes, se edhe tjeret kane deshir ndoshta te jeme keshtu, e per pere kete ndoshta s,na i hapin dyert ku na takojn,e jo vetem gjeografikisht.

    2. Dean says:

      Problemi eshte ke ato qe NUK THOTE Lubonja dhe jo ke klishet qe perdor per te treguar veten si 1 “Pacifist i lindur”,por qe nuk e kuptojne dot ne Shqiperi.
      Kushdo mund te flasi ne emer te Paqes.Edhe Hitleri e pushtoj Cekosllovakine ne emer te “Paqes” ne Evrope,por historia tregoj se kishte te tjera qellime dhe se “Paqja” ishte thjesht retorik.
      Lubonja eshte HELEM i Hidhur,plaku.
      Eshte po i njejti njeri,qe nuk ngurroj te vej shenjen e Barazimit midis Kriminelit berisha,qe vrau 4 vet te pafajshem ne mes te Tiranes dhe Opozites qe i kishte cuar ne shteg Viktimat.
      Eshte i KEQ ai njeri.Shume i KEQ.
      Gjith te mirat,plaku.

      1. plaku says:

        Dean,
        Miku im i dashur. Ne kemi me shume se dy vjet qe, jemi ne kete forum. Une gjthmone kam qene dakord per cfare ke shkruar ne forum dhe i lexoj shkrimet e tua me endje.
        Dean, sic duket kete radhe nuk jemi dakord me mendimet e njeri tjetrit dhe m.gj kete nuk e ofendojme njeri tjetrin dhe kjo gje me gezon pa mase. Dean, duhet te dish se, une kam nevoje per respektin tend. Mua me kane ofenduar shume te tjere ne forum per mendimin tim ne lidhje me Lubonjen por une ofendimet e tyre i shumezoj me Zero sic i thone.
        Dean, mendoj se demokracia ka te miren qe, edhe ne se nuk jemi dakord me mendimet e njeri tjetrit ne e respektojme njeri tjetrin dhe kjo gje ka nje rendesi shume te madhe per mua.
        Dean, te faleminderit per shkrimin civil dhe te uroj te gjitha te mirat nga Zvicra.

        1. Dean says:

          Anglezet kane 1 shprehje,plaku:Let’s agree to disagree,qe ne Shqip mund te perkethehet keshtu:”Le te biem dakord,se kemi mendime te kunderta”,ose ”Le te biem dakord,se nuk jemi dakord me njeni-tjetrin”.Shqiperim,me teper,se sa perkethim direkt.
          Edhe puna jon.Ti e ke fituar vete respektin,keshtu qe mos harxho kohen duke me falenderuar mua.Je shume ne rregull,per standartet e mija dhe eshte e drejta jote te kesh mendim ndryshe nga une,nga momenti qe je i afte t’a argumentosh ne rruge llogjike mendimin/kendveshtrimin tat dhe mos te jesh tendencioz ne debat.Ndersa per ata qe te hedhin romuze,te ”ofendojne” …etj.,tregoju gishtin e mezit se e din vete ku ta fusin.Mos e merr personale,por cdo opinion i kundert nga tjetri,shpesh here merret si KERCENIM dhe njerzit reagojne ne menyre teper te papritur dhe te eger.
          Ndersa,sa per Lubonjen nuk dua te flas se nuk do ndaloj dot kurre,pasi per mua ajo ”krijese” eshte Personifikim i njeriut te keq,ambicioz,tekanjoz,cinik,ironik,arrogant,etj.,….hahahhaaaaaa
          Ai ka vetem 1 cilesi te mire:Eshte i Dobet dhe s’ka ne dore asgje.
          Gjith te mirat edhe ty,plaku.

          1. Odini says:

            Deani eshte tejmase i rrepte, por Lubonja i tille eshte, sic e pershkruan Deani. Detyrohem ta pranoj edhe une qe kam poemizuar disa here me te ne menyre “te qyteteruar”. Me te menyrat e qyteteruara jane pa vend…

    3. Leo says:

      E plako se c me thot intuita se jeni vet Luboja.Ama keni gabuar ne emer “plaku” se po tingellon si zgjuaresi,ketej nga kosova tipat si ti i quajme “gerrgjul” ose matuf .Te ka dale boja pirdhu.

      1. plaku says:

        Leo,
        Do te kisha deshire te me kundershtoje me ndonje argumet dhe jo me ofendime. M.gj.ate po te pergjigjem me fjalet qe thone francezet kur i ofendojne te tjeret pa te drejte : Merci pour le compliment ! Faleminderit per komplimentin!
        Pershendetje

        1. Arberor says:

          Ke pasur plot argumente dhe shkrime, por zoterote nuk po mbushke, e nuk eshte faji jone, te pakten rri me hije dhe vazhdo lexo, ne vend te kepusesh gjera te tilla.

          1. e gjeta says:

            Jo nuk eshte plaku

            eshte BERISHA LARGOHU
            o plaku te lutem kur komenton BL MOS JA PRISH
            apo ske durim

        2. mirel says:

          Si nuk arrin ta kuptosh mesazhin e Lubonjes o plak i marre.
          Ai i fut te gjithe ne nje thes, shqiptaret edhe serbet dhe greket.
          Kush e ka mbjelle dhe promovon urrejtjen sipas teje, shqiptaret serbet dhe greket njelloj?
          Te besh kete barazi apo te mos shikosh ndryshimin ose je antishqiptar, ose je idiot.
          Ne kete rast po te te quaj te keqkuptuar, per miresjellje.
          Ajo qe kerkon ti teorikisht mund te perfshije shqiptaret vetem pas serbet te kene kerkuar hapur falje si komb, te kene pranuar qe kane bere genocid ndaj shqiptareve dhe te kene njohur njehere e pergjithmone Kosoven si shtet shqiptar.
          Cilen nga keto kane realizuar serbet, dhe greket gjithashtu?
          Cna ngelet ne me kete llogjiken tende, ti duam dhe tju falim ate qe ata nuk e pranojne kurre si gabim!!??
          Jo me qe nuk eshte thjesh gabim por nje qendrim i ideuar per te shfarosur shqiptaret.
          Mund te vjelesh dashuri ti nga kjo?
          Se me sa pashe Fatosi i Lubonjckes eshte ne gjendje qe te mbledhi ca kokra nga “dashuria” serbe dhe po na tregon dhe neve ne sy te botes se si duhet ti pertypim.
          Peme pjellore kjo e serbise, cdo gje prodhon vec dashurise per fqinjet..Fatosin duhet ta kete nga fara e vet ka mundesi.

    4. Arberor says:

      Akoma vazhdon ti Plaku, me llogjiken e Lubonjes? Mos duhet te mendojme se paske shkuar edhe ti per lesh!

    5. valter says:

      Shume e sakt “plaku” kjo qe thua. Te kishim 51% te qytetareve si Lubonja do te ishim me kohe pjese e europes civile. Te jesh pateriot do te thot te punosh nate e dite per te ber vendin tend me te mire. Te kritikosh drejtuesit e tu qe bejne gabime. Ti denosh nese kryejne krime dhe shesin territore. Ku i kemi keta politikane qoft nga Kosova qofte ketej nga Shqiperia. Te gjithe jane bandite qe mundohen te grabisin sa me shume pasurin e shqiptare, ky eshte realiteti. Lubonja kete ka qe prej 20 vjetesh qe po thote. Kemi dy banda qe po na hane edhe kockat tani se skane mbetur me mish. Te njejten gje po bejne edhe nga ana e Kosoves. Artikullshkruesja e ka then disa here. Ata jo vetem qe sjane per ne Hage por ata duhet ti futesh ne gijotin te gjithe, por ne nuk jemi populli francez.

    6. Ilir Gruda says:

      O PLAk Edhe ty te pasken ra ‘TRUTE NE QAFE; Dhe te them se eshte rrezik se nuk kupton gje fare,perkundrazi , si ‘plaku, Fatos, kujton se je ne krye….Nuk ke rrjedhur , por pjer….

  20. socialisti says:

    kimete ju paskeni lexuar lubonjen dhe ne kete zhurmenaje linde pyetj:a ju lexon lubonja?shume po shkruajne per artikujte e lubonjes te cilat nuk synojne frymen e patriotizmit por ate te civilizimit te kombit.popujte e roberuar dhe me nivel te ulet qytetarie rendin mbas udheheqesve duke iadhuruar deri shenjterim(si shqiptaret ne monizem)dhe duke kerkuar heronj.edhe sot ka shume efekte ne shqiperi thenja naziste:flisni shpifni sa me shume se dicka do mbetet-kjo per arsye te kaluares dhe nivelit te ulet te civilizimit.kaq se plasem

    1. Zeniti says:

      [email protected] pyetjen qe e pasket ba. Po cka i kerset Kimetes a e lexon Lubonja a jo!

    2. Vilsoni says:

      Po kujt i ben se a i lexon LUBOVICI a jo shkrimet e gazetares se cmuar .Ai eshte nje psikopat qe ka nevoje per sherim ,faktikisht as qe ka sherim per te.

  21. albert says:

    Shkrim shume i dobet.

    1. Dino says:

      [email protected] Kimetja mund te mos jete e sakte, por qe shkruan mire-shkruan. S’gjen fakte qe ta mohosh

    2. Klea says:

      Per te dobetit si ti ndoshta .Mos je edhe ti ndonje kopil i Luboviceve qe keni mizen pas veshi.

      1. albert says:

        Klea,
        me vjen shume keq qe “arma” jote me e forte eshte fyerja.

  22. kushtrimi says:

    SHUME MIRE E THE KIMETE,LUBONJES I KA HUMBUR STROFULLI TEK TV KLAN DHE PO KERKON TERREN TE RI PER TE LLOMOTITUR PALLAVRAT E TIJ.

  23. Vilsoni says:

    Po kujt i ben se a i lexon LUBOVICI a jo shkrimet e gazetares se cmuar .Ai eshte nje psikopat qe ka nevoje per sherim ,faktikisht as qe ka sherim per te.

  24. Klea says:

    Lubonja as per fosil nuk ia vlene,mbeturine qeni.

  25. ARKEHEAN says:

    Bie dakort me ty “Kozmos”,”Plaku” dhe “Socialisti”.Sa te gatshem jemi ne shqiptaret,si popull i “civilizuar” qe jemi,te bejme “armiq” dike qe nuk ka mendime si tonat.Edhe Nacionalizmi Fanatik eshte si nje lloj diktature,se kushdo qe mendon,ose eshte ndryshe nga ata,eshte “i shitur” “,tradhetar”etj.C’eshte ky veprim,me politikanet tane,te cilet i konsiderojme deri si “idhuj”.A i keni bere ndonjehere vetes pyetjen o njerez:”Perse Lubonja trajtohet nga kosovaret si “i shitur”,bga PD-istet shqiptare si pinjoll komunist, nga socialistet si “sherbetor i Berishes”? Sepse ai i bie kokes te gjitha paleve,kushdo qe te jene ato,kur ai mendon se e kane gabim dhe domosdo qe secila pale vjell vrer kundra tij,kur i bie radha,t’i cenohen interesat.Nje njeri si Lubonja,eshte me te vertete nje njeri i lire,vlere qe pak njerez e kane.Ai,kur shkruan,nuk llogari se kujt po i bie ndesh me shkrimet e tij,por shkruan ashtu sic e ndjen.Kjo eshte shenje qe te tregon te qyteteruar dhe demokrat.

  26. ARKEHEAN says:

    Te kerkoj ndjese,qe nuk te paskam permendur “Dean”,pasi te them te drejten nuk i lexova te gjtha komentet,se kur i degjon njerezit,te thone brockulla,njeriu irritohet.Une kam nje natyre timen,qe kur shoh nje njeri qe shkruan per te metat e dikujt,ne krah te te cilit mund te jem edhe une,e respektoj,ndersa nuk mund te duroj nje njeri qe mendon si une per dike,por ama e ngre ne qiell me levdata.Si perfundim:Nuk e duroj ngritjen ne qiell te dikujt(sidomos politikan)
    Respekte!

  27. leka says:

    Kimetja jone,kete rradhe ka mbyllur syckat dhe veshet dhe ka mberthyer cifteline,qe ka ndezur flake cifteli-komentuesit e tjere,qe kryesisht jane nga ato vise,kah po na vjen kjo cifteli e pare.
    Or Kimet,duhet ta kesh ndi Platonin,te pakten si emer. Ai thoshte qe para 2500 vjetesh:
    Per injorantin,ato qe ai nuk i di,per te nuk ekzistojne.
    Dhe kimetja,tuj mbyll syckat, ndihet e qete dhe e lumtur,midis ciftelive te shaljaneve te vet dhe nuk shikon apo me keq akoma nuk don te shikoje,boten afer dhe larg.
    Po ka dhe nje te mire kjo ciftelia e kimetes:Na mban me nje humor kaba.

  28. valter says:

    Kimete kesaj radhe e ke ulur shume steken. Vetem per nje gje te jap te drejt ne kete shkrim qe Lubonja eshte ne nje xhungel pa pyll. Se di çfare te ka then mendja por duhet te dish se Lubonja eshte nje antidot kunder kancerit qe ka mberthyer per gryke kombin shqiptar dhe po e vret dita dites. Varferia ekonomike, sociale dhe mjedisore ka pllakosur vendin si asnjeher tjeter. Krimi po lulezon perdit, mjafton te shikosh statistikat, forma te llojeve te ndryshme : burri gruan, mamaja djalin, babai vajzen, etj etj. Kujt i thoni pateriot ju? Ketij (Lubonjes)qe ka 20 vjet ose me sakt 23 vjet qe po tregon te verteten shqiptareve apo ketyre “pateriot te medhenje” pseudo politikaneve tane qe kane po aq vjet qe na ka çuar ne shkaterrim total te kombit (edukim, shendetesi, ushtri, ekonomi, mjedis…)? Vetem borxhet qe kemi mund te themi pa frike qe territori shqiptar nuk eshte me i yni, qe shtepia apo toka seshte me e jona, dhe çeshte me e keqja se ai po rriten çdo sekond qe kalon.Edhe lufta qe eshte ber nuk ka vlere se drejtuesit tuaj ne KOSOVE po zhysin vend njelloj si puna e ketyre taneve. Luftetaret kosovare kane ber shume mire qe kane luftuar dhe per ate duhen respektuar por drejtimi i vendit do njerez te shkolluar qe dine te menaxhojne. Edhe te paret tane i ndanin punet tek femijet: njeri e dergonte per lufte, tjetrin ne arre per te punuar, tjetrin per te mesuar dhe drejtuar sipas cilesive qe kishte secili.Luftetaret Haradinaj, Thaçi, Limaj etj. te mbajne vendi si luftetar se Kosova kane plot njerez te shkolluar qe din te drejtojne. Por sot ku i ke keta, jane ber pashallar me pasurin e Kosoves. Kete kritikoni ju gazetar dhe lerini debatet shterp qoft edhe ky per lubonjen qe kane 1 jave gazetat dhe nuk pushojne a thua sikur serbi e ka marr prap Kosoven dhe ky eshte millosheviçi.

  29. kel ukaj says:

    Kjo zonje eshte shume e guximshme. Bravo! te lumte! Kujdes jeten pasi korraket jane korrake, duhen 1000 vite te qyteterohen.

  30. Nexhmedin Kadriu says:

    Autorja e ka then diagnozen e lubonjes ashtu eshte se njeri me mend nuk flet ashtu eshte.

  31. Nexhmedin Kadriu says:

    Vetem nje spote kuptoj a shum te pelqyen ata qena .

  32. ushtari i UCK-se says:

    Fatos Lubonja kishe po flas dicka. Ec more idiot, se shumicen e UCK-se e kane burgos. Po ti o Fatos mjerani, a nuk e sheh qe edhe ambasadorin e Kosoves ne Tirane e kane arrestu per me ta plotesu ty deshiren. Po ec shko vdis, se po flet me vonese, sic ka thene autorja, qe eshte e vetmja qe ma kenaq shpirtin kur e lexoj. Askush spo ta ndal me thene te verteta, por mos na shurdho me pallavra qe i kemi degju qe 15 vjet. Dil fol me emer e mbiemer si Nazim Bllaca, thuaj filani e ka vra fistekun. Te ka ardh dita o mjeran qe Nazim Bllaca me qene me interesant per publikun se ti, nje kopje e zbehte e Nazim Bllaces dhe nje njeri totalisht i deshtuar ne “profesionin” e tij. Shko mbas hapave te Sali Berishes, se s’ke cka thua me ti. S’ke pasur kurre, prandaj nje fjale e jotja nuk do te mbahet ne mend nga askush. Shko tash shpenzoj paret qe ti kane dhene gazdallaret qe te blejne me pare sa here qe mbetesh pa to, se ti ne jeten tende nuk ke punu kurre kurgje. Vetem ke shit mend neper televizione.

  33. i pashpresi says:

    bravo zonje e kendshme si gjithmone

  34. Aleksandër Matrënga says:

    Bravo Kimete!
    Te kuptohemi se nuk eshte fjala per te stigmatizuar Lubonjen.Por ai ben nje gabim te madh sepse :Nuk mund te krahasohen krimet qe kane bere serbet ndaj kosoves sa qe njerezit nuk jane vrare por therur me bajoneta ,gra shtatzane u jane nxjerr foshnjet nga barku,keto krime makabre nuk mund te krahasohen me krimet qe mund kene bere drejtuesit e UÇk,ne qoftese kane bere.100 vjet krime te serbeve ndaj kosovareve nuk mund te krahasohen me 1 vite lufte çlirimtare qe ben populli i kosoves martire.Nqs do fliste per krimet e serbeve le te germonte edhe per ndonje krim edhe te kosovareve ndaj serbeve.Por nuk mund te krahasohen fare keto krime.Kjo eshte arsya mendoj une ,qe shume nga njerzit kane reaguar ndaj Lubonjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje