Nëpërmjet një kronike nga edicioni informativ i televizionit “Top Channel” mësuam se kryetari i PD-së, Lulzim Basha, po punon për të ngritur një strukturë me juristë ekspertë për të drejtën administrative dhe kushtetuese si dhe avokatë, pranë çdo dege të PD-së, në atë që Basha e konsideron “Mbrojtja e administratës publike nga revanshi i qeverisë Rama”. Sipas lajmit të TCH-së, kjo strukturë do të ngrihet pa nisur punë qeveria dhe ka për detyrë që të çojë për ndjekje penale çdo titullar institucioni që provohet së është në shkelje të ligjit me largimet nga puna.
Që Lulzim Basha është i pacipë, kjo dihet, por që të arrijë të luajë me inteligjencën tonë, këtë s’mund t’ia pranojmë. E them këtë pasi jemi në kushtet kur partia e Bashës vazhdon të na qeverisë. Kësisoj, janë shumë të freskëta plagët që ajo ka krijuar e po lë pas. Një nga këto plagë është se bëri me administratën publike çfarë i ka dashur kokrra e qejfit. Ka shkruar shtypi i përditshëm, ka denoncuar media elektronike, e kemi analizuar me dhjetëra herë këtë fenomen tepër negativ të qeverisjes qëndrore Berisha e asaj vendore Basha, saqë dukej se po flisnim me muret, pasi kësaj dysheje të pazgjidhshme, nga njëri vesh i hynte e nga tjetri i dilte. Kuptohet, nëse kanë patur vesh për të dëgjuar!
Janë me mijëra njerëz që janë hequr padrejtësisht nga puna, që janë endur në dyert e gjykatave, bile kanë fituar të drejtën e tyre dhe ende s’kanë marrë as dëmshpërblimin fianciar. Një faturë financiare që sigurisht do rëndojë në xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Nga puna nuk janë hequr vetëm socialistë, por dhe nga radhët e demokratëve. Janë hequr vetëm se një kushëriri i tyre ishte aktivist i opozitës.
Ajo që e bën cinike këtë inisiativë është fakti se organizatori është pikërisht Lulzim Basha. Kjo është njësoj sikur ata që kanë prerë pa mëshirë për vite me radhë pyjet e vendit, të ngrenë një shoqatë për t’i mbrojtur pyjet nga ata që do i presin nga sot e tutje!!!
Megjithatë, pyetjet që lindin janë disa: Përse Lulzim Basha nuk merr më parë në mbrojtje viktimat e veta? A nuk janë të gjithë shtetasit të barabartë? A nuk janë edhe ata shtetas të këtij vendi, taksapagues, zë qytetar, familjarë, prindër? Pse nuk e fillon nga vetja, ku të marrë përgjegjësitë për mënyrën jodemokratike sesi ka vepruar? Pasi ta ketë pranuar që ka gabuar e shkelur ligjin, pasi të ketë kërkuar falje, pasi të rikthejë në punë gjithë të larguarit e tij, atëherë të nisë të marrë në mbrojtje “viktimat” e supozuara të qeverisë Rama.
Nëse s’ka guxim që ta bëjë këtë, atëherë i ftoj të gjithë ata nëpunës që e kanë pësuar nga qeveria qëndrore e Berishës dhe ajo vendore e Bashës, që të mësyjnë në zyrat që do hapë kryetari i PD-së. Le t’i vënë në provë këta abuzues të pushtetit të djeshëm (që ende se kemi lënë pas) se sa të gatshëm janë që mbrojtjen e të drejtës ta fillojnë nga viktimat e tyre. Vetëm ashtu do ta kuptojnë dëmin e madh që kanë shkaktuar, dëm që kur ishin në pushtet nuk e shihnin, pasi ishte koha e zhvatjes dhe grabitjes së vendit.
Le t’ia kthejnë Bashës në bumerang këtë inisiativë, pikërisht atij (e të tjerëve si ai) që pretendojnë të marrin në mbrojtje ata nëpunës që për vite me radhë i kanë terrorizuar nga idea se po s’i shërbeve e qëndrove besnik partisë, të pret rruga e madhe. Atij që ka qenë dhe është vetë titullar institucioni e që s’i është dridhur dora të shkarkojë më firmën e tij nëpunës jopolitikë, me eksperiencë e të mirëtrajnuar. Atij që s’i priti kurrë ata që u larguan nga puna prej drejtorëve nën varësinë e tij. Prandaj ripërsëris thirrjen për të gjithë ata që dje vuajtën padrejtësinë e largimit nga puna: Me letra në duar, drejt zyrave avokatore të Lulzim Bashës!
Ed Rama,
ketij lulkuqes tregoji se sa procese gjyqsore – jane fitura nga ata qe jane pushura padrejtesiht nga puna – sa eshte kostoja e kesaj shpifesire “demokratike” te PD – edhe lulkuqja e merr vesh se ku eshte.
Ne Ministrine Punes eshte bere nami me pushime nga puna dhe nga ana tjeter me dieta 250 diteshe ne vite a thua se keta adminitratore punojne per dieta – hajdute kalibri keta qe bejne si greke!!!.
Pse lodheni!
Shkoni ne gjykatat e faktit neper rrethe,dhe do te shikoni statistikat gjate ketyre 8 viteve te keq qeverrises Brisha-Basha,se sa vendime jane marre per rikthim ne pune te atyre qe jan hequr padrejtesisht nga puna. Dhe fatura e ketyre vendimeve eshte aq e madhe sa, kjo qeverrisje e ndyre me parate tona,pra te taksapaguesve shqipetare,per nje vend pune ne administraten shteterore,eshte e detyruar te paguante dy paga.Pra nga rreth 85 mije vete qe numeron administrata shteterore,fondi i pagave ne buxhet ishte llogaritur per 170 mije vete!
Do te perdor shprehjen e SB: Hajde qeveri leshi,hajde!
Z. Drejtesi,
Qe te vihet drejtesia, duhet nxjerre jashte qeverisjes LSI…
Kjo nuk behet, atehere le te mos e komentojme Lulin ne demagogjine e tij, sepse ne jo vetem ne largimin nga puna, por ne futjen ne gracka dhe ne perndjekjen e mbeshtetesve publike te PS OPERACIONI Monika Kryemadhi ka bere kerdine. Emrat e te larguarve qe qendruan stoike dhe veprimtare konkret kunder Regjimit Berisha ishin ne LISTA E ZEZA te Monika Kryemadhit dhe e kane pasur te pamundur te punojne nje dite rehat, sepse zbuloheshin dhe torturoheshin. Kam frike se kjo gje do te vazhdoje edhe ne kete qeverisje (nese Edi Rama humb vigjelencen).
Te mos flasim per cfare iku, por te korrigjojme sot e tutje ate qe eshte bere…
NDERSA UNE MENDOJ SE DUHEN GRITUR URGJENTISHT NE TE GJITHA RRETHET TASK-FORCA ME MILITANTE TE MAJTE PER TE MBLEDHUR DHE DOKUMENTUAR DHUNEN E ADMINISTRATES SE SALIUT NDAJ QYTETAREVE…SHIKONI NEPER ZYRAT E ADMINISTRATES SE SALIUT SE SI QYTETARET PERCILLEN E PERCILLEN DERI SA TE JAPIN BAKSHISHE SALINJERVE.
KJO ESHTE E TMERSHME NEPER TE GJITHA ZYRAT TE PERCJELLIN ME SHPREHJEN:
“HAJDE NJE HERE PAS DHJETE DITESH…”ASGJEKUNDI NJE DOKUMENT ME DATEN DHE OREN KUR DO TE MARRESH PERGJIGJEN…
GJATE DY JAVESH NE SHQIPERI VETEM KONSULLATA ITALIANE NE SHKODER ESHTE TREGUAR KOREKTE ME MUA!!!
PRA TE EVIDENTOHEN MASKARENJTE DHE TE QEROHEN NGA ZYRAT PUBLIKE!
Megjithmend i pa cipe. Ore ky e ka te fresket heqjen e njerzeve nga puna edhe tani qe ishte ne fushaten e kryetarit i hoqi,brenda partise se tije.Me cfar baze ligjore i hoqi ….Flet per jurista e avokat dhe ligj.ik ore pusht ….Po jane legena edhe kete nese nuk te fusin ne burg,material per ty ka plot dhe gjejne plot.
Te gjithe ata qe u larguan me force nga puna ne Bashkine e Tiranes, ku shumica prej tyre kane fituar edhe gjyqet, te cojne ne prokurori padine kunder Lulzim Bashes, te tregoje se sa para ju kane kerkuar per te mbajtur vendin e punes, me padine tuaj, ju jo vetem i kontriboni shtetit shqiptar. por e coni Lulzim Bashen direkt ne burg, ku shume shpejt do ti dalin edhe vjedhjet dhe vrasjet per ta denuar perjete dhe per tja sekuestruar pasurin deri ne kusheririn e shtate.
O Lul qe berisha te ka si pune bole ket e dime se prandaj te vuri duke thene se nuk e vura une, por dije se vendi nuk ka me kohe per te humbur me perdhosje kriminale si ato te Berishes opozitar kur bythmuti Fatos Nano nuk e vinte para pergjegjesise ligjore se donte te njejtin trajtim nga Saliu.Kujdes se do te shkosh ne burg per te parin krim qe do te besh ne ardhmen e afert e do te shtohen edhe kusuret kriminale qe ke bere deri tash.Berishi nuk te ndihmon dot.
Luleza ju ishit ne shqiperi kur moret pushtetin dhe I larguat te gjithe nga puna, dhe e kythet administraten ne koop bujqesore te gjithe te afte dhe te pa shkolluar, prandaj kjo administrate duhet pastruar sa me shpejte nga keta analfabete se lame kokrrene namit para botes.
e shkruajta dhe ne nje koment tjeter. Ne shkollen ku une punoj , para e vitesh pushuan nje mesuese nga puna me pretekstin e shkurtimit te oreve. Pas 2 muajsh oret u bene si me magji dhe ne vendin e saj vjen nje tjeter. Mesuesja qe u largua kishte qene pjesemarrese ne disa mitingje te PS. Gjithe procesin e largimit te saj e organizoi drejtori me nendrejtoren, kjo e fundit me origjine nga Skrapare dhe antare e LSI. Dy muat e fundit e la detyren dhe tani thone qe e pret drejtorlleku. Kureshtar jemi te shohim vazhdimin e telenoveles, sepse mesuesja e larguar e ka fituar gjyqin dhe e ka te qarte se cilet ishin ata qe e larguan.
O luli i saliut qe me ty kryetar te PD-se EDI RAMA e mban 20 vjet pushtetin na bere nder qe e pranove detyren.Ty te tregojme kallzimet penale dhe ti aq e ke se e di ku e ke vendin se tu vrane kater njerez o ish minister qe vendin do ta kesh aty ku do ta caktoje gjyqi qe do te filloje se shpejti