Formula themeltare e kombit shqiptar

25 Korrik 2013, 12:46Blog TEMA

Nga Nexhmedin Spahiu

 

85 vite më parë, Branko Merxhani, mendja më e ndritur shqiptare, ka nxjerrë në publik termin Formulat e Neoshqiptarizmës (Shqiptarizmës së Re). Merxhani përdori parashtesën Neo, për arsyen që mos të merrte meritat e rilindësve, të cilët dhe formuan kombin shqiptar.

Po meqë kombi është një gjë që zhvillohet dhe që kërkon formulim të përhershëm, atëherë Branko Merxhani vazhdoi me shumë kompetencë punën e rilindësve.

Nëse puna e rilindësve dhe kombit shqiptar do të krahasohej me rolin që kanë prindërit që nga akti seksual e deri të lindja e foshnjës, atëherë veprimtaria intelektuale e Branko Merxhanit e Gjergj Fishtës, e rrjedhimisht edhe shkollave të tyre (pasi këta të dy ishin shkolla më vete dhe kishin pasuesit e tyre), mund të krahasohet me punën e kujdestarit të foshnjës.

Pushtimi italian ndërhyri dhunshëm në këtë zhvillim akoma pa u mbushur 3 dekada me ç’rast në Shqipëri filloi lufta civile, e cila përfundoi me fitoren e forcave më të errëta.

Sundimi gati gjysmëshekullor komunist në Shqipëri i dha një formë kombit shqiptar që mund të thuhet se e stërkeqi, por që nuk arriti t’ia trandë themelet.

 

Kombi shqiptar është komb myslimano-kristian

Debatet e fundit rreth rolit të fesë, Skënderbeut, lindjes së kombit kosovar etj, na kthejnë te formula themeltare e kombit shqiptar.

Kur dikush akuzohet se po sulmon themelet e kombit, atëherë duhet të dimë se cilat janë formulat themeltare.

Kombi shqiptar u themelua nga 4 komunitete fetare politikisht shumë të ndara në shekullin XIX (myslimanët sunitë, bektashinjtë, ortodoksët dhe katolikët). Këto komunitete i bashkonin 3 gjëra: gjuha, gjaku dhe territori.

Përqindja e këtyre komuniteteve në popullsinë e gjithëmbarshme të vendit ishte e ndryshme. Formula themeltare nuk qe ajo e madhësisë se komuniteteve, por një formulë fatlume që siguroi kohezionin shekullor.

 

50% mysliman, 50 % kristian

Kombi shqiptar nuk u bë as komb me bazë myslimane, as komb me bazë kristiane siç u bënë kombet tjera në Ballkan. Kombi shqiptar u ngrit si një komb myslimano-kristian. Shprehur me gjuhen e biznesit, kombi shqiptar u ngrit si një korporatë 50:50. 50% mysliman, 50% kristian. Apo më saktësisht 25:25:25:25.

Pra, 25% mysliman sunit, 25% bektashi, 25% ortodoks, 25%  katolik, pavarësisht se struktura e popullsisë nuk përkonte me këto proporcione.

Kjo formulë u vu në zbatim në strukturën e shtetit shqiptar në shumicën e kohës përgjatë një shekulli. Regjenca e shtetit përbehej prej 4 vetave, ku secili komunitet kishte një përfaqësues. Regjenca e fundit ishte ajo e vitit 1943/44, ku  komunitetin bektashi e përfaqësonte Mehdi Frashëri, komunitetin  mysliman sunit Vehbi Dibra, komunitetin ortodoks Lef Nosi dhe  komunitetin katolik Patër Anton Harapi.

 

Shembulli i Anglisë dhe Malajzisë

Formula 25:25:25:25 nuk ishte vetëm sa i përket përfaqësimit politik, por edhe atij kulturor. Ta zëmë, anglezët që janë një komb kristian, festat kristiane i kanë ditë pushimi për të gjitha përkatësitë. Kurse festat tjera fetare i kanë pushim vetëm ata që janë deklaruar se i takojnë një feje të caktuar. P.sh. nëse jeton në Londër dhe kur je punësuar je deklaruar si kristian, ti do të pushosh vetëm në festat kristiane, por nëse je deklaruar mysliman, atëherë ti do t’i kesh detyrimisht ditë pushimi krishtlindjet dhe pashkët, por ke të drejtë të mos vish në punë për Bajram dhe ditën e parë të Ramazanit.

Tek malajët që janë një komb mysliman është e kundërta. Nëse me rastin e punësimit në Kuala Lumpur je i deklaruar si mysliman, ti do të pushosh vetëm për Bajram e ditë të parë Ramazani, ndërsa nëse je deklaruar si kristian, ti do të pushosh detyrimisht për Bajram e ditë të parë të Ramazanit dhe ke të drejtë që të pushosh edhe për krishtlindje dhe pashkë.

Kombi shqiptar që është komb myslimano-kristian  ka pushim obligativ edhe për Bajram edhe për Nevruz  edhe për  krishtlindje e pashkë ortodokse e edhe për ato katolike.

Dallimi është i qartë: në Angli myslimanët, budistët, hindutë, sikët, taoistët, shintuistet etj., kanë të drejta, në Malajzi kristianët, budistët, hindutë, sikët, taoistët, shintuistet etj., kanë të drejta. Në Shqipëri, myslimanët e kristianët janë të barabartë.

 

Skënderbeu i bërë synet

Heronjtë kombëtar janë të përbashkët, pavarësisht se nga cili komunitet vijnë ata. Më kujtohet një rast 2 dekada ma parë kur dy profesoresha në Universitetin e Tiranës, njëra katolike, tjetra ortodokse, grindeshin mes vete nëse ka qenë Skënderbeu katolik apo ortodoks. Dikur ranë dakord që ta pyesin një koleg historian. E dini se cila qe përgjigja e tij? Tha: unë mund t’u garantoj vetëm faktin se Skënderbeu ka qenë i bërë synet.

Kjo është arsyeja pse Skënderbeu është krye-heroi kombëtar shqiptar. Kjo sepse të gjithë e pandehin për të tyrin.

 

Kush po i sulmon themelet e kombit shqiptar?

Themelet e kombit shqiptar i ka sulmuar i pari Enver Hoxha kur është përpjekur që kombin shqiptar nga një komb muslimano-kristian ta shndërrojë në një komb ateist.

 

Ekstremistët islamikë!

Themelet e kombit shqiptar sot sulmohen nga dy anë. Në njërën  anë janë ata që duke pohuar se meqë, mase 2/3 e shqiptarëve i takojnë fesë islame, kombi shqiptar është një komb mysliman dhe se komunitetet tjera vetëm gëzojnë të drejta nga gjeneroziteti i shumicës. Kjo tezë është sulm direkt mbi formulën 50:50 apo 25:25:25:25.

 

Ekstremistët kristianë!

Anën tjetër e paraqesin ata që duke pohuar se kristianizmi është feja e parë e shqiptarëve tentojnë t’i vënë myslimanët shqiptarë në pozitë inferiore. Përfundimi logjik i kësaj teze është se paskëshim dy lloje shqiptarësh: shqiptarë të vërtetë që e kanë mbajt fenë e të parëve dhe shqiptarë të dorës së dytë, shqiptarë të ligj që “nuk i rezistuan turkut dhe ndryshuan fenë”.

Slogane të po kësaj teze janë edhe ato që përbuzin myslimanët në mënyrë paksa të fshehur si p.sh.” shqiptarët janë evropianë nuk janë aziatikë”. Edhe pse këtu në shikim të parë nuk duket gjë djallëzore, sepse shqiptarët janë evropianë, krijohet aluzioni i tërthortë se meqë shumica e kombeve evropiane janë kristiane atëherë edhe kombi shqiptar na u dashka të jetë komb kristian.

 

Libri i Dr.Olsi Jazexhi

Në librin e tij të fundit, Dr.Olsi Jazexhi dëshmon se në tekstet tona shkollore ka prezencë të shtuar të tezave që atakojnë formulën themeltare të kombit shqiptar nga pozitat kristiane.  Kjo është e rrezikshme për zhvillimin normal të kombit, sepse nëse që në fëmijëri u futet ndjenja e inferioritetit 2/3 të shqiptarëve, atëherë vështirë se ata do të arrijnë gjë në jetë as si individë e as si shoqëri e komb.

37 komente në “Formula themeltare e kombit shqiptar”

  1. Dean says:

    E ke ne terezi ti,mo Nexhmedin.
    Ti je ne proces Mesimi e siper dhe me teper se sa shpreh disa perfundime te qarta,nga vetja jote,ti provokon debat per te Mesuar shume gjera per te cilat as vet nuk je i QARTE.
    Ti nuk ke as1 ide, tenden,mer lal,po te lumte ty kur te quajn “intelektual” dhe te pranojne artikujt kaq te dobet qe shkruan..
    Sa per fillim,zoti Nexhmedin.
    Kombi nuk eshte 1 gjendje FINALE,por 1 proces i vazhdueshem………
    Te tjerat pastaj,Degjo,Lexo,Meso dhe mundohu t’i kuptosh vet se ka shume dinamika te padukshme qe marrin pjese ne procesin e Identitetit dhe te Kombit.
    Shume shkrim i dobet.Suksese here tjeter.

    1. Skypion says:

      Nexhmedin Spahiu eshte nje ze i vecante ne publicistiken shqiptare,po te kemi parasysh se, qendrimet e tij ndaj nje morie ceshtjesh,shkojne kunder rrymes me te cilen shqiptaret,sidomos ketu ne Shqiperi,jane te ambientuar duke filluar qe pas luftes se dyte boterore.
      Megjithate,verej se z.Spahiu i jep nje rendesi shume te madhe faktorit fetar;me te madhe se c’eshte ne te vertete;me te madhe se c’i takon;madje une do te thosha se eshte deri dhe ahistorike.
      Z.Nexhmedin,duke i dhene rendesi specifike faktorit fetar(pavaresisht fese),nuk merr parasysh ne analizat e tij nje fakt shume te rendesishem dhe specifik,tipik shqiptar:afetarizmin e nje pjese te konsiderueshme te tij.Per kete eshte folur shume(Cabej thoshte se shqiptari e perdor fene si bariu gunen,dmth,e kthen andej nga fryn era!),nga shqiptare dhe te huaj;flitet edhe sot,megjithese me njelloj ndrojtjeje qe vjen si pasoje e ateizmit te detyruar komunist.Gjithsesi, ky eshte fakt.Eshte nje fakt te cilit nuk mund t’i shmangemi,por qe zoti Nexhmedin i shmanget,nuk e merr parasysh;ose edhe kur e merr,ia atribuon si fenomen diktatures komuniste,cka s’eshte e vertete.Nje populli me te vertete besimtar,me nje besim te thelle,nuk ka diktature ne bote qe t’ia ndaloje besimin;shembulli per kete eshte ish-BS e Stalinit,i cili nuk mund te thuhet se ishte ma pak i eger se Hoxha,perkundrazi;por,kush e njeh pak a shume historine e Rusise,e kupton se nje ndalim i fese atje ,ashtu sic u be tek ne,ishte nje mision i pamundur,per shkak se besimi i thelle fetar nder ruset e bente te tille.Me nje fjale,tek ne ndodhi ajo qe thote fjala e urte: “gjej shesh e bej pershesh” !
      Eshte e vertete ajo qe thote z.Spahiu mbi ndarjen ne perqindje te barabarta feve te ndryshme ne vend,e cila ndarje,pavaresisht se jo ne menyre te shprehur, te hapur,por me shume si nje rregull qe nenkuptohej,eshte zbatuar nga te gjitha qeverite e passhpalljes se pavaresise.Madje,dhe kjo eshte me te vertete interesante,edhe ne kohen e komunizmit ateist,pavaresisht se feja ishte e ndaluar,ka pasur njefare perkujdesje te tille.Mjafton te permendim vetem perberjen e Byrose Politike,ku nje pjese e madhe ishin te perkatesise orthodokse,nderkohe qe diktatori ishte i asaj myslymane( avdalli i politikes shqiptare, Spartak Ngjela, ka folur per nje perberje te tille,dhe me te drejte)!
      Por,zoti Nexhmedin gabon,kur (me c’duket) kerkon qe kjo ndarje te behet si nje lloj kriteri,parimi,i shoqerise shqiptare.Eshte tejet e gabuar,sepse,ndarje te tilla te mbeshtetura ne “parimin” e barazise ne perfaqesim,per paradoks,krijojne vetvetiu premisat e prishjes se ketij ekuilibri.Aq e vertete eshte kjo,sa qe vertetesia e saj mund te krahasohet me ate te nje ligji natyror.Historia na jep shembuj pafund per kete.Barin me te mire per kete problem e ka “shpikur” shoqeria e sotme moderne,dhe qe eshte ndarja e fese nga shteti,nga politika.Pergjegjesia e politikaneve dhe intelektualeve eshte qe te kene kujdes ,dhe te ruajne baraslargesine nga fete e ndryshme te shqiptareve.Po e bene kete,atehere,cdo gje do te jete shume e thjeshte.
      Ne fund,z.Nexhmedin ,citon Jazexhiun(ku mund te dallohet lehte njefare admirimi per te).Ajo qe thote Jazexhiu mund te jete e drejte,por ,ai e thote nga pozita tejet te shtrembeta,jashtezakonisht te shtrembeta,sa edhe ajo shprehja “rri shtrember e fol drejt” e humb vleren per kete rast.Jazexhiu,eshte tejet denigrues,fyes deri ne rrugaceri ndaj pothuaj te gjithe eksponenteve te Rilindjes Kombetare,shtetareve te mepasshem,dhe figurave kryesore te kultures kombetare.Ai i quan te gjithe qafire…

      1. 1 lexues says:

        Sqenke aq budall sa je paraqit me pare.

    2. DARDAN says:

      Shikoj fotn e nexhmedinit dhe nuk po kuptojke;
      Cka don me ba aj ne kyt foto?
      Don me i shti vedit me patllake?

    3. Niku says:

      Po shqiptaret ateiste ne cfare kategorie i fut ti Nexho. E barazon kombin me fene. Qellimet e tua jane shume te ereta dhe deri diku ne psikopati. A ka ndonje qe e njeh mire Nexhon,te sqaroj ne se ka qene ndonjehere i kuruar per semundje mendore ?

  2. Ligor Luarasi says:

    Shkrim qe s’e kisha ndeshur deri me sot.

    Pra, 25% mysliman sunit, 25% bektashi, 25% ortodoks, 25% katolik, pavarësisht se struktura e popullsisë nuk përkonte me këto proporcione.

    Kjo formulë u vu në zbatim në strukturën e shtetit shqiptar në shumicën e kohës përgjatë një shekulli. Regjenca e shtetit përbehej prej 4 vetave, ku secili komunitet kishte një përfaqësues. Regjenca e fundit ishte ajo e vitit 1943/44, ku komunitetin bektashi e përfaqësonte Mehdi Frashëri, komunitetin mysliman sunit Vehbi Dibra, komunitetin ortodoks Lef Nosi dhe komunitetin katolik Patër Anton Harapi.

    Sado ta maskojme,ne qeverite tona kane komanduar me shume si kohe zgjatje myslimanet.
    Kur vjen puna per mekatet e qeverisjes 100 vjecare,kjo shtrese ju shmanget gabimeve perkatese te kesaj qeverisje,nuk i pranon apo lihen as mish as peshk.
    Z.N.Spahiu ka merite qe sqaron gjithe ata shqiptare qe s’e dinin kete detaj.Eshte fakt qe shqiptaret ne dominance edhe sot nuk dijne shume apo aq e kane orizontin.Ndryshe nuk do ishim te fundit ne Ballkan o Evrope ne gjitheato fusha te jetes.

  3. Bossi says:

    Ik ore anadollak…do na tredgosh ti historine e popullit tone.Ti nuk je shqipetar por mbeturine turke e mbetur ne token qe kishin pushtuar gjysherit e prinderit e tu.
    Ku i ke pare ti ekstremistet kristiane ne Shqiperi o ekstremist islamik i degjeneruar.Por pa u zhdukur rraca juaj e qelbur nga faqja e dheut nuk ka paqe mbi kete toke.Hajt tung bre Nexhmedin Spathiu

  4. xhemal says:

    nuk ke thene asgje me shkrimin kombet nuk jaqne krijuar mbi baza fetare ,kur ben krahasime me te tjeret ben gabim ne jemi te vecante e universal ne bashkejetesen paqesore te feve ne kemi besuar e besojume ne shqiptarizmen e cila asnjehere njuk u ka krijuar te tjereve probleme ,te tjeret na kaqne rene me qafe .kemi gjuhen shume shume te vjeter ajo e folur kemi edhe shume histori por na i kane fshehur me qellim per te dominuar fete apo ndonje komb fqinj shkurt mos u mundo te besh te diturin apo edhe te deformosh zanafillen e krijimit te kombit shqipetar te cilin akoma e lene te ndare per shkak te konkurences per te dominuar akoma ne te bashkuar do perparonim 100 me shpejt dhe kjo eshte arsyja kryesore qe perpiqen te na dobesojne

  5. Adriani says:

    O Nexhmedin “intelektuali” qe na glorifikon periudha te erreta te historise shqiptare.

    Rregjimi i Enver Hoxhes vertet ishte diktature, por ishte i vetmi qe i vellazeroi shqiptaret. Nga komunitete te ndara, i ktheu shqiptaret ne vellezer, ku nuk te shkonte mendja te pyesje mikun dhe shokun nese ishte musliman apo i krishtere. Dhe jo pak shqiptare kane nostalgji per ate harmoni.

    Tash pas 90′ qe u kthyem ke parimet e “regjences” qe glorifikon ti, filluam ti shohim me dyshim miqte dhe shoket e fese tjeter.

    Fati i shqiptareve ketej kufirit o Nexho, eshte se edhe fale “mekatit” qe beri me fene Enveri, pjesa dermuese e muslimaneve dhe krishtereve, jane ne thelb ateiste dhe nuk jane praktikante fetare (pavaresisht se mund ta respektojne fene e tyre)

    1. princi gjegj says:

      enver hoxha beri vetem 2 te mira :1 u orvat te zhdukte perçarjen fetare duke zhdukur fene ! 2 sot 1/3 e shqiptareve jane te perzier geg-toske dhe islamo-kristian prej martesave te kohes se komunizmit !
      sa per kombesine islamo-kristiane po te them se kam lindur ateist, por jam kthyer ne fene e princit tim gjergj !

  6. Ai says:

    Enver Hoxha ishte diktator. Por ajo diktatur ishte e nevojshme per kombin shqiptare qe e nderron fene sipas interesit. Lexo qe nga koha e Konstantinit te Madhe e me ardhjen e osmaneve dhe tani pas komunizmit shqiptaret e nderrojne fene sipas interesit. Dmth se nuk jane fetar. Edhe sot shih se c’behet me ata “musliman” qe emigrojne ne Greqi.
    Enver Hoxha i unifikoje, u tregoje shqiptareve se feja nuk eshte opsion per ta eshte e pavlefshme. Dhe per kete ai do te kujtohet ne histori. Saliu ka ndertuar ne shqiperi me shume se 3000 xhami pa permendur 3000 te tjera ne Kosove. Pra ndertohen kulte fetare per nje popull qe s’eshte kurkund fetar. Dhe kjo do te kujtohet si gjema me e madhe qe i eshte bere ketij populli. Dhe ti Nexhmedin (besoje se nuk je shqiptare por arab) per ate qe thua se komunizimi ishte periudha me e erret e ke gabim ishte nje periudhe e domosdoshme per te treguar se feja nuk kishte te bente me shqiptaret pavarsisht te metave si diktatur.

  7. durim says:

    Z. Nexhmedin duhet te jesh me i sakte, pasi nuk eshte e vertete se katoliket dhe ortodoksit bejne pushime ne diten e e Pashkeve. Te dielen ia ka dhene pushim Bibla por jo Qeveria. E persa i perket muslimaneve e bektashinjve kete te drejte per pushim ne festat e Bajramit dhe Novruzit ia ka garantuar pushim z. Berisha.

  8. analist says:

    Nje shkrim i dobet, bajat, pa asgje interesante!

  9. Qamil qafa says:

    Paska pa ndonji film te rend sexi ky dhe ke fillu me ondrru….
    Na i nxorri rilindasit pidhara!!
    Po ata ishin Burra me namuz mo

  10. Feniks says:

    Se pari meso,o DALLKAUK TURKOSHAK,se FEJA E SHPIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA E JO FEJA!Se dyti, ENVER HOXHA KA QENE DHE DO MBETET BABAI I POPULLIT SHQIPTAR!Se katerti,ti je nje ANTIPERCARES ,I TIPIT SALI BERISHA,QE U SHERBENI VETEM ARMIQVE TANE!LAVDI ENVER HOXHES,QE ZHDUKU FENE NE SHQIPERI!

  11. Halit Berati says:

    Kombin nuk e krijojne besimet fetare,por gjuha,zakonet,doket dhe hapsira gjeografike ku shtrihet! Pushtuesit për t’i percarë shqiptaret perpos te tjerave perdorën edhe besimin fetar,i cili dihet tashme,ka marrë goditje drastike ne boten e qyteteruar,ndersa po njeh riperhapje ne vende tradicionalisht te prapambetura ku hyn Shqiperia dhe sidomos Kosova. Papa Francesko qe keto dite ka ndermarr vizite ne Brazil, për ditet e Rinise, e ka shfaqur nje konstatim te tillë ndaj me zgjuarsine e tij intelektuale kishtare,kerkon ta thyej kete braktisje madhore botrore,duke e shpallur Kishën si shtepi e te varferve…Goditjet te renda ka marrë feja myslimane ne bote,pasi pervec varferise ekonomike qe kap besimtaret e saj,asaj i rri kembane ne grykë terrorizmi islamik;nje plagë kohe globale qe mund te mbertheje pse jo Kosoven dhe ndofta dhe Shqiperine,nese vazhdohet me keto ritme propogandimi i islamizmit…Ortodoksia dhe kristianizmi ne Shqiperi pesuan goditje drastike ne kohen e pushtimit otoman,qe i shpartalloi per arsyet e veta gjeopolitike!Por dhe keto besime(Katolicizmi dhe ortodoksia)nuk jane fe autentike shqiptare,ndaj si me myslimanizmin dhe me kristianizmin dhe ortodoksine,shqiptaret ne mase jane shperfilles.I respektojme per tradicionalizem te ri,por nuk i besojne,sepse edhe te paret e tyre kurre nuk i kane besuar thellesisht keto fe! Feja e shqiptareve eshte dhe do mbetet shqiptarizma! Pra Kombi! Dikur shqiptaret kane pasur fene e tyre me të cilen duhet vertet te krenohen,si thone autore intrasigjentë te lashtesise. Paganizmi nëse i referohemi miteve te lashta,ka rrenjët ne pellazgji,Shqiperine natyrale,ku në Dodone,priftereshat,pasi degjonin zerin e Zeusit qe vinte nepermjet gjuhes se zogjeve,ne lisin mitik,u shpjegonin të vdekshmve njerëz,profecite qe vinin prej tij…(Robert Graves,libri Mitet e lashtesise…)Të pasardhurat te jane te gjitha mashtruese,falls dhe te krijuara për te ndarë e mbajtur ne erresirë totale te vdekshmin njeri…Ndaj miliona perendimore 75 perqind ne France,68 ne Spanje,54 ne Itali,nuk besojne ne fe dhe nuk shkojne fare ne kishe.Ne Shqiperi e sidomos ne të prapambeturen totale,Kosove,ka kundervenie njerzish lindore,ndaj atyre perendimore,pasi shifrat ketu jane po aq te larta, jo ne mosvajtje e mosnjohje,besimesh absurde fetare,por ne vajtje dhe njohje te tyre! Edhe nga keta tregues te rrenqethshem fondamentalizmi mysliman a ortodokso-kristian ne Kosove e Shqiperi,dita bëhet natë dhe nata mbetet mjerim!Natyrisht fondamentaliste fetare te hapur a maskuar te tipit Berisha,Nano i “Bibles” ne burg,apo Topalli,ne parlament, Kurti, me Vetvendosjen ne Kosove,apo dhe Meta,me bektashizimin e tij nën emerim “Dedesh”,i kanë dhene stimulim negativ “iniciatives revolucionare” te rikthimit te fese,domethene,erresires,injorances dhe prapambetjes se kombit shqiptar,duke e nxjerr atë nga masivi i civilizimit te vertet europian!…N.Spahiu nuk ka koncepte progresive,per kombin,negativitetin shkencor te rikthimit te fesë,(kur te tjeret europiane kryesisht e braktisin) dhe me paqartesite e tij të pafalshme indoktrinon të vdekshmit për të thelluar obskurantizmin e tyre,duke rikthyer pas rroten e pakthyeshme te historise!Natyrisht,feja dhe praktikantet e tyre respektohen,pasi e drejte e tyre te shohin edhe erresirën,endrrat qe nuk mund tua heqesh me dhunë,por nga ana tjeter sulmohet me dritë,për ndricim të erresirës qe ne perendimin ku do të shkojë Kosova,Shqiperia dhe vet N.Spahiu,ka marrë krisje te thellë feja!Vet Vatikani pohon atë qe Nexhmedin Spahiu kerkon tua mohojë bile ta ngjis me raporte perqindjesh gjer ne shtetin laik shqiptar!…

  12. labi says:

    akoma ky me budallalleqe, akoma ky se kupton qe kombi shqiptar u ngrit si vazhdimesi e kombit ilir dhe sot se ruan k…n fare asnje per fene kur vjen puna tek kombi? ky njeri kerkon te fuse islamin ne themel te kombit per te cilin 90 perqind e rilindasve ishin kristian qe u flijuan per shqiptarine nderkohe myslumanet deshin shkolla turke.Ku nexhmedin osmani eshte nje mashtruas arab qe vazhdon te njollos kombin ilir.

  13. Leo says:

    Nexhmedini financohet nga “Vellazeria muslimane”

  14. albert says:

    Z. Spahiu dhe z. Jazexhi pothuajse jane te njejte. Ata dallojne shume pak. Dallimi eshte se z.Jazexhi eshte i drejteperdrejte kurse z. Spahiu eshte i kamufluar. Derisa z. Jazexhi e thot troc dhe kritikon tekstet tona shkollore per gjoja perfshirje te tepruar te figurave kombetare sic eshte Skenderbeu, Rilindasit apo bemirsja Nene Tereze, z.Spahiu keto i thot me bute, nuk i thot direkt dhe shume here ato i thot duke cituar te tjeret si ne kete rast (Jazexhiun). Mua nuk ka se si te me pelqeje z. Spahiu kur ai e citon personin i cili kerkon rehabilitimin e antishqiptarit Haxhi Qamili dhe Skenderbeun e quan antishqiptar dhe qafir.

  15. valter says:

    Enveri donte te unifikonte kombin duke ua hequr perçarjen fetare. Pa shiko sot asnje nuk identifikohet si shqiptar por nga perberja fetare. Shajne njeri tjetrin ti sje shqiptar por turk, grek, serbe, e ku di une. Ky eshte realiteti.

  16. F.vesho says:

    enveri duhet cuar ne gjyq edhe i vdekur kaq krime ka kryer ai, sa eshte ne 101 monstrat e botes.Jazek kur mbroni nje satrap qe beri genocid shqiptareve.

  17. F.vesho says:

    nexhmedin emer turk, i anon shata nga vetja,d.m.th nga turqia.
    C’pret nga nexhoja.

  18. Robert says:

    Z.Spahiu eshte shkencetar tamam. Merret me thelbin e ceshtjes ne menyre te qarte e origjinale. I sheh gjerat qe ne i kemi fare prane po nuk i shohim. Kjo gjetja e tij 50:50 apo 25:25:25:25 eshte e tij dhe vetem e tij por eshte e vertete sa topi nuk e luan.

  19. Nexhmedin Kadriu says:

    Nuk eshte e then se sa %eshte ,por duhet te flasim me nje gjuh . Me gjithe se %dhe realiteti eshte ndryshe .

  20. fatmiri says:

    Ky Nexhmedin Spahiu eshte i lajthitur. Perse, o Mero i boton shkrime ketij? Formulat e Nexhmedinit jane formula te formimit te shtetit apo te kombit shqiptar? Ky nuk e di se kur eshte formuar kombi dhe kur eshte formuar shteti shqiptar. Ky nuk e di se kush eshte i pari dhe kush eshte i dyti. Kudo qe kam lexuar shkrime te tij, bien ndesh me kombin shqiptar. Atehere, perse na duhet ta lexojme? Per te çoroditur te paditurit dhe per ti marre shabllon budallalleqet e Nexhmedin Spahiut?

  21. drejtesi says:

    Shkrim i diskutueshem dhe siperfaqesor, por citimi i z.Jazexhi eshte krejt i pavend, ne mos i qellimshem.

  22. analisti mitrovice zvicer. says:

    se pari pershendes te gjithe personelin e GAZETES TEMA me tu kthyer nga pushimi kosove e disa dite ne shqipri.une tani do ti pergjigjem ktije KLYSHIT QERKEZO-TURKO-OTOMAN se edhe une jame nga mitrovica dhe e njofe ket mbeturin osmane anti-shqiptarin n.spahiu ku shume ka vuajtur populli ime SHQIPTAR nga SPAHIT TURQ.kisha pas deshire ta takoje ne mitrovice,por ky fetari i islamit exterm salafist i njejti si ERDOGANI qe edhe gazetat e tv-te perendimore e quajne erdoganin nje islamiste SALAFISTE qe perkrah VLLEZRIT ISLAMIST te EGJYPTIT dhe SALAFISTET qe luftojne ne SIRI e mbare botet e islamit extrem si terroristat e ne AVGANISTAN,PAKISTAN,MALI,MAGREB,A.SAUDITE etj ,pra ky mikrrobi i anadollit n,spahiu mbeshifet ne BIRE te MINITE kur te kthehen TRIMAT me GJAK TE PASTER SHQIPTARI NGA MERGATA,sepse e dine mire se ja PREJNE VESHET,por edhe ne SHQIPRI eshte RRAHUR KEQ nga NIPAT e GJERGJ KASTRIOTIT.tani une i tregoje ktije ESAT PASH TOPTANIT se kush eshte KOMBI……..ETNIA SHQIPTARE,GJUHA SHQIPTARE JANE VETE KOMBE,pra ETNIA GJAHA SHQIPE ekzistojen me mijra vite dhe FLAMURIN SHQIPTAR kemi qe 650 vite ku ky kombe eshte formuar exkluzivment nga SHQIPTARET KATOLIK dhe ja perkujtoje ktije mostriumi i njejti me F.LUBONJEN qe akuzone UCK-ne dhe URREN POPULLIN SHQIPTAR se ne formimin e kombit shqiptar vet turqit skane pas KOMBE,por kane QEN ETNI MONGOLE dhe islami u impomua e leshoje rrenjen vetem ne vitin 1850-1870 me mashtrimet e otomanve me FEMIJE te VEGJEL JETIMA SHQIPTAR,se eshte e pa MUNDUR qe ne familje ti ket GJYSH-GJYSHE BABE e NENE KATOLIK a ai ose ajo te BEHET MYSLIMANE ktu vertetohet e dokumentohet se KURRE SHQIPTARET SKANE PRANUAR FEN ISLAME te KASAPVE TURQ.tjetra kur ka ekzistuar FEJA KATOLIKE SHQIPTARE islami ska ekzistuar ne vet turqin se edhe turqija ka QEN nen okupimin ROMAK dhe feja islame ASE QE KA GUXUAR te FOLET per TE dhe ITALET ROMAK ja hidhshin VALLES me FEMRAT TURKE 400 VITE,pytja kushe munde te jet myslimane ne TURQI ku te gjithe kane GJAK KATOLIKU ITALO-ROMAK nga DASHURIJA ne mes ramakve e femrave turke,por edhe origjina MONGOLE para se te emigrojen ne turqi dhe ta popullojne turqin kane GJAK RUSI pra GJAK ORTODOKSE dhe edhe njeher e pyse mercenarin mongolo-turk se kush eshte me identitet MYSLIMAN E GJAK MYSLIMANI ne TURQI.nuk jane te vetem F.LUBONJA N.SPAHIU.MILAZIM KRASNIQI,SH KRASNIQI qe mundohen ta VORROSIN ORIGJINEN e IDENTITETIN ILIRO-SHQIPTAR,por kemi 500 koka ANTI-SHQIPTARE ne te gjitha postet si ne shkolla.fakultete administrat tv-gazeta e QEVERI te KOSOVES qe urrejne e LOBOJNE qe te SHUHET e ZHDUKET KOMBI SHQIPTAR,te njejtit ANTI-SHQIPTAR e PRO.TURK jene edhe ne SHQIPRI e ish QEVERIN BERISHA.mos harro se shqiptari i vertet KURRE NUK BEHET TURK.

  23. sokrat sokrati says:

    Shqiperine e kemi edhe kosoven e kemi,tani…………..
    Na duhen shqipetaret qe ta duan edhe shqiperine edhe kosoven
    te duan njeri-tjetrin me shume se c,duan fene.Po me sa duket kjo
    dite eshte koma larg. Eshte e dhimbshme po keta jemi.

  24. ikandeja says:

    O Spahi-jeniçeri, prape mish per top po ju perdorin osmanllinjte! Po shikoni more te mjere se dhe vete Turqia i tha mjaft islamit qe para nje shekulli me Mustafa Qemal Ataturkun dhe eshte nje shtet laik. Po ç’lidhje ka kombi shqiptar dhe shqiptaret me fene myslimane? Shkoni more dobiça turku tek baballaret tuaj ne Anadoll!

  25. salileshi says:

    o more nexhmutdin,,,,,po ne qe nuk besojme ne te dhjefsha fene tende,,,po ik me mire tek byrazeret e tu mutliman more mutnexhin,,,edhe nje here te dhjefsha mendjen e koqovareve qe perfaqson,,,,

  26. Zef Kallami says:

    Nexhmedin!

    Me vjen keq per horizontin e truve qe ti paska dhene fekondimi i prindve diten e perurimit te virgjerise.
    Tri pyetjeve qe i ke dhane pergjigjen te duken te sakta.
    1- Kush po i sulmon themelet e kombit shqiptar?
    2- Ekstremistët islamikë!
    3- Ekstremistët kristianë

    Ma poshte i ke dhene shkaktaret e pergjegjesive.

    1- Enver Hoxha.
    2- Islamiket
    3- Kristanistet

    Une do te thosha se i pari ideoj qe te shuajne grindjet fetare duke e kalur Shqiperine ne nji vend ateiste.Feja e shqiptarit asht Shqiptaria.Thirrje kjo edhe nga autor te rilindasve.Qe per mendimin time kjo ide asht qe te forcohet themeli i shqiptarizmes.

    (2 + 3).Mendje mendje kjo bote.
    Ti per te mos humbur themelin e shqiptarizmes i jep te drejt te dy pyetjeve qe te ekzistojne besimi.Shkurt: Te kemi grindje te perjetshme.Nga ku grindja,urrejtja dhe lufta shuan,apo ma me butesi asimilon etnin.
    Koha e Zogut sa popullsi kishte.
    Sa e rriti numrin e popullsise Hoxha.
    Sa e gjeti Berisha dhe sa asht sot numri i popullsise.
    Se fundi pyes.
    Kur etnia asht me e forta e me e garantume per te mos u asimilue,per ti rrezistue dhe per te mos u pushtuar nga pushtuesit.
    1- Ne kohen e Zogut vendi formalisht i pa varun.Ne fakte Serbia bante ligjin.
    2- Ne kohen e Hoxhes,Titoja i tha Molotiovit:Hajde e ktheje ti goten ne germaz.Ne kete kohe,jo teritori.Po dhe hapsina ajrore mbahesh e pa cenuar nga te huajt per 50 vjet.
    3- Ne kohen sot Berisha.Milloshevici e pushtonte vendin me skuadra gjuetaresh.Fati vdic dhe marrim fryme gjalle.

  27. Zef Kallami says:

    Persa i perket besimeve.Ma e drejt do ishte te ktheheshim te gjithe paperjashtim ne origjinen Kristiane si besim fetar i futur per here te pare ne mbar vendin,Jo ne ortodoksi,se dhe kjo asht kristiane e ardhur shume ma vone se katolicizmi.Po ne katolicizem me seli shejte ne Rome.Nese do arrihesh kjo do kishim vetem nji besim ne nji kombe.Dhe do ishte vertet nji risi e jashtzakonshme per etnin kombetare Shqiptare.Nese jo keshtu,e kunderta me pozitive asht ideja e Hoxhes.

  28. Niko Maloku says:

    Si gjithmone ekstremist, si gjithmone i pavertete, si gjithmone i ngaterron gjerat, sidomos ato qe lidhen me kombin. Eshte shume qeshark per t’u marre seriozisht si autor.

  29. Hilmosi says:

    Nexhmesdin o Nexhmedin
    Si kau peles, po ja shtin.
    Kthjellou pake,
    E merr avdes,
    Le ndoj fjale se mos po vdes,
    E tregon se c,pjelle je ti
    Qe po ngrit antipati,
    Kuner kombit edhe shteti,
    Per hir t,kralit e et mbretit.

  30. Robert says:

    Pavaresisht se perqindja e ateistve ne shoqerine shqiptare eshte goxha e madhe, ata vetem shfrytezojne te drejtat qe u japin me gjenorizitet muslimanet e kristianet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje