Limonët e shtrydhur

25 Korrik 2013, 12:29Blog TEMA

Nga Robert Kodra

 

Nën këtë titull dëshiroj të trajtoj investimin, sakrificat dhe flakjen e atyre që janë të aftë dhe mund të shërbejnë për sigurinë në përgjithësi.

Me siguri në përgjithësi, nuk kuptohet vetëm ajo që njihet rëndom në vendin tonë si siguri ushtarake, shtetërore apo kombëtare, por gjithë spektri i gjerë i sigurisë.

Me njerëzit që janë të aftë në njohjen dhe trajtimin e sigurisë në përgjithësi, kuptohet, ndër të tjera një pjesë e mirë e ushtarakëve shqiptarë, të cilët paradoksalisht, sa e njohin dhe dinë ta trajtojnë sigurinë, aq edhe të pasigurt janë.

Sikur ata që studiojnë sigurinë, ta ndienin atë ashtu si poetët ndiejnë dashurinë, ahere siguria do të ishte ndjenja më e fuqishme.

Drejtuesit e këtij vendi të varfër dhe me shumë probleme sociale, duhet jo vetëm të mendojnë, por edhe të ndiejnë. Çdo e keqe e ka një të mirë. Në vendin tonë, ata që e studiojnë dhe dinë ta trajtojnë edhe praktikisht sigurinë, nga siguria individuale e deri tek ajo globale, për fat të keq ndihen vetë të pasigurt.

Çdo emërtim të sjell ndër mend një përfytyrim konkret. Gjithkush, për emërtimin “ushtarak” ka një përfytyrim të caktuar, duke filluar mbase nga liderë të ngrehur e të stolisur, nga strategë që bëjnë luftë, nga uniforma që shfaqen tribunave e ekraneve, e deri te njerëz të thjeshtë që lëvizin me uniformë rrugëve në hall të tyre, apo të afërm e familjarë.

Uniforma dhe emërtimi ushtarak ka karakter përgjithësues, aq sa edhe ironikisht fjalët ushtri, rresht, zbor, përdoren për të treguar uniformitetin asnjëherë të dëshiruar.

Karakteri përgjithësues është një nga problemet më të mëdha në konceptimin e ushtarakut, sepse vështirëson ndarjen e shapit nga sheqeri.

Në pamundësi për të përgjithësuar, ose futur në një thes, të gjithë ushtarakët shqiptarë, po përpiqem të rrëfej shkurtimisht, vetëm në dy aspekte, se kush është një ushtarak shqiptar.

Së pari, është një individ, i cili qysh në momentin që ka hyrë në ushtri, është i gatshëm për të dhënë edhe jetën, 24 orë në 24.

Pra, pavarësisht regjimit të kaluar, apo kohës së tranzicionit, ushtaraku mund ta falë jetën, me një fjalë goje, me një urdhër të eprorit të tij të drejtpërdrejtë.

Dikur kjo motivohej për të mbrojtur atdheun, tashti motivohet në emër të solidaritetit, paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, apo praktikisht edhe për arsye të fukarallëkut dhe pamundësisë për gjetjen e rrugëve të tjera të jetesës.

Në asnjë profesion tjetër nuk mund të falet jeta kaq thjesht, ligjërisht dhe legjitimisht, sa në profesionin e ushtarakut.

Së dyti, për ushtarakun është bërë një investim i jashtëzakonshëm, nga shteti ynë dhe vende të përparuara mike, për edukimin, arsimimin dhe trajnimin profesional. Arsimimi universitar dhe pasuniversitar për një oficer shqiptar mesatarisht luhatet nga gjashtë deri në dhjetë vjet.

Edukimi më cilësor në këto vite është kryer në akademi dhe kolegje me prestigj ndërkombëtar.

Parë nga këto dy aspekte, mund të thuhet se shoqëria shqiptare te ky kontingjent ka një aset të çmueshëm: të gatshëm për të dhënë jetën dhe profesionalisht të mirëedukuar.

Mirëpo, fakt është që ushtarakëve, shpesh në kulm të aftësive, mundësive dhe përvojës së tyre profesionale, u hiqet e drejta e ushtrimit të diplomave dhe profesionit, flaken tej, si limonë të shtrydhur, duke u mohuar çdo mundësi riciklimi dhe vetëriciklimi.

Profesioni i tyre është të prodhojnë siguri dhe siguria prodhohet kryesisht në institucione shtetërore dhe jo duke dalë i vetëm në treg.

Kjo pasojë negative, si për shoqërinë në përgjithësi, ashtu edhe për ushtarakët ka shkaqe të shumta.

Një nga shkaqet është prejardhja e ushtarakëve, kryesisht nga shtresa të varfra dhe të mesme të shoqërisë dhe pamundësia për të gjetur burime dhe mjete alternative jetese. Kjo i bën ata më të bindur dhe më kokulur se ç’duhet.

Një shkak tjetër është edukata e marrë, me nuanca të forta paternaliste, duke besuar dhe pritur gjithçka nga shteti. Si rregull i besohet gjithçka shtetit, kur ndihesh mirë brenda karakterit të tij social.

Nuk mund të gjendet ndonjë shtet, as në NATO dhe as në OKB, që ta largojë nga shërbimi vetëm me 100 dollarë në muaj, shtetasin të cilit mund t’i merrte jetën për 30 vjet.

Kjo ka pasoja negative jo vetëm për ata që u vjen radha për t’u larguar, por edhe për brezat e ardhshëm, tek sa shohin kolegët e tyre më të mëdhenj se si flaken në rrugë.

Sot ushtria ka plot të rinj e të reja, që brenda pak minutave mund t’i hipësh në helikopter apo avion dhe t’i hedhësh në luftë, në çdo skaj të botës.

Shumë nga këta të rinj janë të përgatitur njëlloj si kolegët e tyre në NATO, por për fat të keq u mungon motivimi dhe shpresa, kur vërejnë se pas pak vitesh do të gjenden si limonë të shtrydhur.

Mbase ky krahasim nuk është plotësisht i saktë, por është shumë më i goditur se krahasimi me majdanozin, në kuptimin e përshtatshmërisë pa kushte, si brenda ashtu dhe jashtë ushtrisë.

Shkak tjetër, për këto pasoja negative janë marrëdhëniet civilo–ushtarake.

Me marrëdhënie civilo–ushtarake në këtë rast, nuk kam parasysh marrëdhëniet e popullit me ushtrinë, por marrëdhëniet e lidershipit ushtarak me drejtuesit e lartë civilë, në zinxhirin e komandimit.

Përcaktimi i qartë dhe zbatimi rigoroz i statusit, kompetencave dhe përgjegjësive të lidershipit ushtarak, në raport me drejtuesit e lartë civilë, (ministër mbrojtje, kryeministër, president), do t’i jepte frymëmarrje veprimtarisë së shëndetshme në Forcat e Armatosura.

Forcat e Armatosura kanë misionin e tyre kushtetues, për përmbushjen e të cilit u duhet, ndër të tjera, personel i aftë e i motivuar dhe mbështetje logjistike e financiare. Është përgjegjësia e lidershipit ushtarak të menaxhojë personelin e nevojshëm dhe buxhetin e duhur, në interes të realizimit të misionit kushtetues.

Thënë më ndryshe, është përgjegjësi e ushtarakëve të përcaktojnë si do të trajnohet, motivohet dhe promovohet personeli dhe sa para duhen shpenzuar për arsimim, modernizim, rikonstruksione, apo gjithçka tjetër.

Aktiviteti i tyre monitorohet nga autoritetet civile, të cilat nuk duhet të bëhen palë në vendimmarrjet që u takojnë ushtarakëve. Pështjellimi i këtyre raporteve dhe kompetencave çon në veprime absurde, si p.sh, nxjerrja në lirim e dikujt pa mbaruar mirë shkollën; ndryshimet e shpeshta, të pamotivuara dhe me kosto të jashtëzakonshme të strukturave; fryrjen e disa institucioneve ushtarake pa asnjë motiv, etj.

Cila është zgjidhja?

Brenda racës së ushtarakëve lipset më tepër mirëkuptim dhe mendim kolegjial, veçanërisht te lidershipi ushtarak, më tepër besim dhe mbështetje te njëri-tjetri. Ndjenja e munguar e komunitetit në nivelet e larta të ushtrisë, ndikon negativisht në gjithë veprimtarinë e saj.

Në fund të fundit, po nuk deshe veten nuk të do askush. Shpresa dhe dëshira për mbështetje te politika, duke u kthyer krahët kolegëve, të çon tek morali i fabulës së ujkut që i hëngri kafshët një nga një.

Se pastaj, sa pará bën të flasësh, kur të ka ardhur radha që ujku të të nxjerrë më vete për të të ngrënë.

Përmirësimi ligjor i marrëdhënieve civilo-ushtarake, duke i dhënë Çezarit ç’ka i takon Çezarit, është një masë tjetër që ka nevojë të kryhet.

Ushtria jonë asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë rrezik për tejkalim kompetencash në raport me udhëheqjen civile. Asaj i duhet më tepër besueshmëri, për mënyrën se si të përmbushë misionin e saj.

Vëmendje gjithashtu kërkon marrja e përgjegjësive dhe analizat serioze për çdo veprim apo aktivitet, duke nxjerrë profesionalisht dhe ligjërisht të mirat dhe të këqijat, çfarë u bë, si duhej të bëhej dhe si duhet bërë më mirë në të ardhmen.

Nëse bëhen këto, është e vërtetueshme dhe e qartë si drita e diellit se vendi ynë nuk do të ketë probleme jo vetëm me sigurinë kombëtare, por nuk do të ketë probleme as me sigurinë individuale.

Nëse bëhen këto, ata që prodhojnë siguri do të jenë më të motivuar dhe më të sigurt, ashtu si tek bota e qytetëruar, të cilës ne aspirojmë t’i bashkohemi. Kjo, në radhë të parë kërkon burra të institucionalizuar.

16 komente në “Limonët e shtrydhur”

  1. burra dhe gra . jo vetem burra ?

  2. Aleksandër Matrënga says:

    Zoteria prek nje problem qe eshe nje aset shume me vlere kombetare por qe ne vitet e tranzicionit eshte frustuar ,neperkembur,poshteruar dhe dhunuar vazhdimisht.Ne asnje vend te botes se qytetruar nuk ndodh qe ushtria te dhunohet nga politika,
    ne asnje vend te botes nuk ndodh qe ushtarak te mirekualifikuar ne kulmin e aftesive fizike ,akademike e profesionale te hidhet ne rruge,
    ne asnje vend te botes nuk ndodh qe ushtaraket saktesisht oficeret te perfshihen ne luften politike dhe ushtaraket te perçahen ne mbrojtjen e te drejtave te tyre.
    ne asnje vend nuk ndodh qe te behet nje mishmash ligjesh ,vendimesh dhe aktet nen ligjore qe ti mundesojne shtetit ti trajtoj ushtaraket si njerez pa vlere,
    ne asnje vend nuk ndodh qe ne krye te MM te vihet nje njeri aktor i deshtuar qe e vetmja njohuri qe ka per ushtrine ka se ka luajtur rolin e ushtar struges ne nendetesen 105,etj
    Shkaqet mund te jene te shumta por nje nga kryesoret sipas meje eshte se ushtaraket jane me shume te vuajtur se duhet dhe pa kurajo e te pabashkuar,te perçare per mbrojtjen e te drejtave te tyre,kan luftuar pak ne menyre qe te trajtohen me dinjitet ashtu si i takon nje ushtaraku ne nje vend me dinjitet.
    Kur jane ne detyre ushtaraket duhet te mendojne edhe per ata qe rropaten rrugeve pa dinjitet duke shitur lloj lloj gjerash per te mbijetuar dhe sorollatjen e tyre dyereve te gjykatave per t’u mbrojtur nga arbitrariteti i shtetit dhe institucionet financiare te tij,per trajtimin mizerabel te tyre,qe ironikisht mburret se e futen vendin ne NATO,por pa asnje standart te saj per trajtimin ,pagimin,kualifikimin e ushtarakeve te shtetit te tyre.
    Kur arbitrariteti shtetit bie mbi ty eshte teper vone per t’u mbrojtur sepse kete qendrim duhete ta mbash patra se te vij radha jote,ndryshe nuk ze vend fjala dhe veprimi.Uroj qe pesimet te kthehen ne mesime per ushtaraket ne te ardhmen.

  3. Qamil qafa says:

    Nuk thuhet 24 ne 24,por 24(or),7(dit java)….
    Ne shqip e kemi me bukur sesa e ka anglishtja.”java 7 ata 8″

  4. Feniks says:

    Nuk mund te vleresohen ushtaraket ,kur ne krye kishim nje njeri,qe punonte per UDB!KURRE NUK MUND TE NDERTOJE SHTET NJE MALOK!

    1. Jeti says:

      C’kane malesoret, apo duket qarte qe ju ke zili permasat gjatesore, burdhesine dhe mendjen, mendoj qe je i dyzuar ne origjinen tende, do te vuash gjithe jeten po nuk e zhvillove trurin, nese te zhvillohet.

  5. mirel says:

    kjo rraca e ushtarakeve eshte aset i cmuar apo shtrese e ulet dhe e perulet..shprehu mire e mos fol kodra mbas bregut.
    Nuk ngeli me koktul dhe mendjeqepe pa u bere me grada…
    Tani dalin gjenerale disidente,,qurrashe dhe lamashe qe nuk vepruan njehere si ushtarake por si plera.
    Nuk ke cfare riparon o Robert, do vite te vije ne terezi kjo ushtria jone.
    Sa te kete dore te lire te beje gallate politika, ushtria ka per te qene gjithmone si qen i zgjebosur per te lepire bythen e ministrit te rradhes.
    Si vemje dhe te shemtuar menderisht dhe fizikisht, nga deformimi moral dhe nga frika e lepurit qe kane.
    Jane dhe gjenerale, mire qe kane ne dore te vjedhin ndonje tender dhe ja pane hairin spaletave.
    Ptuhhh

    1. Ekeremi says:

      Mire apo Mirel,Kjo rrace eshte pjese nga rraca qe je dhe ti.Eshte pjesa me e shendoshe e ketij populli.Nuk eshte pjesa me e perkulur,por kur e keqja ka kapur vendin ti nuk mund te kerkoshe qe ushtria te jete model,.
      Flisni me mire dhe me realishte per ushtaraket,nuk jane me te mire mjeket ,mesuesit,inxhinieret,70% e te gjithe vijne nga fshati ,kurse 30% vijne nga ishe fshatrat e medha te quajtura qytete.A keni dale jashte ndonjehere,a i keni pare kush eshte qytet.Te jesh qytetar,nuk do te thote te jeshe vetem nga qyteti.Gjeneralet qe ishin dhe jane jane nga rraca jote,por jane me te arsimuar se ty,te pakten teorikisht.

      Nje keshille,ne qofte se ke fakte, eshte mire te flasesh me fakte dhe me emera,ka gjeneral te mire ,ka dhe te korruptuar,sic ka dhe kolonel,nenkolonel dhe te tjere dhe te korruptuar.Disa ja pane hajrin spaletave por iken me nder se i hoqi e keqja, disa mund te shijojne dhe burgun. Nuk eshte mire ti futesh te gjithe ne nje these se nuk ndihmon procesin.
      Ne fund secili shkruan vete biografin e vete

      1. mirel says:

        ekerem, tani fole si koketul, une bile kete ia permenda autorit per nentekstin.
        Pastaj qe te flasim shkoqur ka nje fenomen.
        Keta fshataret e sotem ndryshojne pak nga ata te meparshmit.
        Ata te meparshmit i benin shkollat dhe akademite jashte, iknin qe femije..
        Ndersa keta tanet kane vetem akademine e gavetes.
        Te tjerat merri vesh vete
        dhe ndryshojne shume nga gjeneralet e nje kohe pak me pare, qe kishe druajtje tju flisje, ndersa sot duken qe ne syrrat qe jane tyca.

        1. Ekeremi says:

          Edhe une gabova,mendova se kishe ndonje ide,por fatkeqesisht kuptova qe je vertet injorant,nuk di agje per arsimimin e ushtarakeve.Duket se cdo gje e kraheson me te kaluaren,me gjeneralet qe te paskan mbetur ne mendje,duket nga filmat e diktatures.Por dhe historin e tyre nuk e njeh se nuk lexon dhe nuk ke faj,me duket se bene gjekundi roje.Pjesa me e madhe e gjeneraleve dhe koloneleve kane studjuar jashte,ne akademit me te mira ,debatojne si te barabarte me koleget e tyre,shpeshe trajtojne edhe problemet trajtimit te ushtarakeve .Por une ve baste se nuk di as emerat e akademive,Por Roberti ,nuk ka qellim te hapi debate brenda ushtrise po nje debate per trajtimin e ushtarakeve nga politika,sjellja e vete ushtarakeve etj etj.Fatkeqesi per ty dhe ate kategori qe perfaqson,mbasi pjesa me e maddhe e ushtarakeve nuk jane si ty.Soi jot vertet na turperon ne popull.Aferim

        2. Jeti says:

          Ke te drjete keta gjeneralet e sotem vetem letra kursesh te bera jashte kane dhe jam i sigurte qe ne keto kurse skane qene te interesuar per te mesuar, kete e them duke pare nivelin e tyre, sdine te lidhin dy fjale, jane shume inferior ne prani te huajve, etj. S’mund te krahasohen me gjeneralet e vjeter.

          1. ushtaraku says:

            Po provo more/MOI Jeti te shkosh te marresh nje cop leter kursi jasht dhe pastaj jep dhe mend.I ndjeri Namik Hoti para se te fillonte biseden me dike e pyeste c’fare shkolle ka zoteria.Atehere po te pyes c’fare shkolle:arsimi dhe kualifikim ka zonja ose zoteria qe te beje ndonje koment ,dhe kjo jo per te ofenduar por per te percaktuar sa ke mundesi te kuptoshe problemet qe diskutohen.Po te sqaroj disa gjera qe ti keshe ne konsiderate:
            1.Krahesimi qe behet eshte pe i pa vend,sepse brezi i sotem i ushtarakeve eshte shume me larte se brezi i ushtarakeve te para viteve 90. Kjo jo per merite te tyre ,por te kohes qe jetojne te informacionit qe marrin.Nqs njehe arsimimin e tyre,kryesisht ishte me kurse ne shqiperi,ucelishtja ne BSovjetik dhe nje pjese akademit ushtarake Ruse.Pak nga ata kane shkelqyer.Le ti leme vetemburrjet gjoja me te miret e gjithe lindjes.Oh sa mire me kene shqiptare oh hej.Te gjithe popujt jane te zgjuar,duhet pune,tradite dhe kushte per te studjuar dhe shkelqyer .Kame respekte te vecante per perkushtimin e ushtarakev te vjeter,por niveli arsimor i tyre vlente per te deshiruar.Vecanarisht,mbase viteve 1975 ,kur dhe u goditen pjesa me e arsimuar niveli i ushtarakeve te larte ishte per te ardhur keq.kishte vetem ne shkollat ushtarake kuadro shume te mire,por ata ishin te pa besuar per regjimin.Ata benin mire punen e tyre,ne drejtim erdhen ushtarak qe tregon in besim dhe jo vlera,rezultati nje cmenduri shpenzimesh,nje ushtri e shperndare,eleminimi i gazermave etj.
            2.Kuadrot e sotem te gjithe niveleve jane pergatitur per tjeter detyre,te bashkepunojne me vendet e tjera,te realizojne misione brenda dhe jashte vendit.Ushtaraket e sotem pavaresisht nga problemet qe kane kane arritur te perballojne detyren e tyre dhe te integrojne shqiperine ne NATO.Problemet qe kane ushtaraket e sotem,shkollim problematik ne diktature,qe nga shkolla e mesme e larta.Kane bere arsime te shumta jashte vendit,por kerkohet unifikimi i arsimit ne akademin ushtarake,gje qe nuk eshte bere.

            3.Ushtaraket e te gjitha kohrave jane keqperdorur nga politika,kjo eshte bere nga Mbreteria ,diktatura dhe demokracia.Me gjithe perpjekjet e ushtarakeve nuk eshte arritur te krijohet nje vleresim reale per ushtrine nga politika por dhe nga opinioni.
            Ministrat e mbrotjes ,kryeministrat,presidentet dhe deputetet nuk kane njohurit e domozdoshme per shtetin dhe sigurine kombetare.
            4.Sot ne te gjitha nivelet e piramides ushtarake ka ushtarake shume te zote,te paster dhe perkushtuar,por ata nuk perkrahen aq sa duhen dhe kur vjene momenti nuk u jepet vendi dhe grada qe u takon.Nje shembull,u graduan 4 gjeneral,pa bere komente per secilin mund te theme me bindje ,por u la jashte gradimit per gjeneral nje nga ushtaraket me te mire qe ka aktualisht Ministria e Mbrojtjes,Kol.N.C.I zgjuar,i zoti ne pune,kurajoz,i pa korruptushem.Atehere,pyetja shtrohet pse nuk perkrahet ky ushtarak,apo nga qe vjene nga NATO dhe ka mbaruar shkelqyer shkollen ne angli.Ketu pergjegjesia eshte ne radhe te pare eshte e ushtarakeve anare komisioni te karieres,Gjynkshit qe zgjodhi kete komision,qe vete nderhyne per te bere te tjere dhe jo me te miret.E Ministrit te Mbrojtjes qe frymezon,udhezon dhe firmos per te pa aftet dhe jo me te miret.

            1. Jeti says:

              I dashur Ushtarak, ato dy rreshtat e shkruar nga na ime me larte jane pikerisht per te treguar se niveli gjeneraleve tane nuk eshte me i larte se i gjeneraleve te kohes se shkuar qe ju permendet dhe kjo eshte per te ardhur keq dhe ne nje fare menyre besoj jeni dakort me mua.
              Ne lidhje me arsimin tim, jam ish ushtarak, kam 15 vjet qe jam larguar nga ushtria ne menyre sic ju e permendet me lart,por kam kryer studime ne USA dhe u be vite qe jam Project Menaxher I nje Kompaie amerikane, me dhem shpirti per ushtrine dhe ushtaraket tane intelektual dhe nese eshte ashtu sic thoni ju ne shkrimin tuaj per ushtaraket e kualifikuar te cilet nuk kane mbeshtetje jam plotesisht dakort me ju.
              Kolonelin qe ju permendni ne shkrimin tuaj nuk e njoh (Z.Na.. Ca..) por per te dhe ushtaraket si Sa.. Ne… dhe My… Mu.. (kete te fundit e kam takuar rastesisht ne USA) kam degjuar se jane ne standarte boterore dhe me sa shoh keta jane elita e ushtrise, sebashku me te tjeret, por s’kane mbeshtetj.
              Gjunkshin e kam njohur ne person (s’kam ansnje konsiderate positive per te ai eshte “puppet”) kur kam punuar ne Shqiperi dhe kur mora vesh qe ai u be Shef i Shtabit te Pergjishem nuk e di cfare te them, por kuptova fundi I ushtrise sone, keshtu qe duke ju uruar pune te mbare, mbetem me shprese se kjo situate do te ndryshoje.
              Edhe njehere urimet me te mira per ushtrine tone jua dergoj nga Vietnami I Jugut.

  6. Akademisti says:

    Robert te falenderoj per perpjekjen qe ke bere per te trajtuar problemin e ushtarakeve aktive dhe te liruar.Ushtaraket kane te metat e veta,por ata jane nga bijte me te mire te ketij vendi,jane njerez te sakrifices dhe i jane gjendur popullates ne shume raste te energjencave civile.Per sakrificen e bere ,per gadishmerin ata duhet te kene respektin jo vetem te popullit por dhe te politikaneve dhe qeveritareve shqiptare.
    Nuk jam dakort me percaktimin se vijne nga fashati dhe prandaj jane te duruar me shume,jo zoteri,ne te gjitha aktet ligjore dhe nenligjore ushtarakut nuk i lejohet te protestoj,ai duhet te beje ankesen ne rruge administrative dhe instancat duhet ti pergjigjen.Tashme duke te nxjerre nga bota akademike,se edhe shkrimin te tille e ke bere,po te beje me dije se jane me qindra letra te ushtarakeve per institucionet e shtetit,Presidentin,Kryeminstrin,Ministrin e Mbrojtjes,Komisionin e sigurise ,NATO per trajtimin qe u behet.Po keshtu dhe procese gjyqsore .Keto te dhena mund ti marresh dhe nga koleget e tu qe jane ne listen e lirimit.Kush eshte pergjigjja per ankesat,vetem heshtje nga te gjithe institucionet ,me perjashtim te avokatit te Popullit,jo vetem Iglit.Atehere,po te beje pyetjen ,kush i ka fajet ,ushtaraket apo perfaqsuesit e shtetit qe nuk duane te bejne detyren ose jane ta pa afte te zgjidhin problemet.Ti je i ri dhe nuk i ke ndjekur me vemendje zhvillimet demokratike ne vitet 1990,ushtaraket ishin njerezit me demokrate,perkrahen ndryshimin,por dhe kerkonin ndryshime rrenjesore.
    Kam bindjen se ushtataraket kane gabimet e tyre ,por fai me i madhe dhe i denushem eshte i atyre qe kane pergjegjesin te drejtojne vendin dhe forcat e armatosura.Pegjegjesia eshte e politikes qe ne menyre te tyrpshme ,emeron nje President te pa afte nga ana shendetesore,por dhe pa arsimin e duhur qe te jete Komandant i Forcave te Armatosura,ky president sigurisht qe do te firmosi per emerimin e cdo ushtaraku qe do i shkoje mbi tavolin per ta bere Shef Shtabi te pergjithshem.Shiko dhe vlereso performancen e Gjynkshit ,detyra e tij vetem shefe protokolli i ministrave.Karakteri ,servile i pa ndreqshem,por dhe harrogant i pa pare.Ky njeri,nuk do duroj dote , gjeneral e zote dhe shume me te arsimuar se ai,sigurisht duke perfituar nga paaftesia e Presidentit,hilja e kryeministrit,megallomania ,kokboshesia e Imamit,do te beje te mundur largimin e gjeneraleve nga ushtria ne menyre te parakoshme.Shume vete shkruajne se pse nuk folen gjeneralet,shikoni protokollet e mbledhjeve ,debatet pa fund.Sigurisht mund te benin dhe publike problemet,por ti mendon se kishte shprese me nje kryeminister qe ishte jashte realitetit,me nje minister te semure dhe tejet te korruptuar,me nje president noter i verber
    Nje pjese e ushtarakeve drejtues,dhe te sektoreve te logjistikes dhe personelit kane kusure qe dhe do pergjigjen,ata do pergjigjen per firmosjen e shume akteve te pa ligjshme,pra pranojne te behen viktima ,qe shkaktojne me veprimin ose mosveprimin deme per ekonomin,per koleget e tyre.Qe ndonjeri per servilizem ka pranuar te dergoje mjete ne fushate ,ose dhe qe u kerkojne vartesve mbeshtetje te partise ne fuqi etj etj
    Nje nga fenomentet me te poshtra eshte pagesa per te vajtur ne mision,pagesa per graden,per vendin e punes.Ky fenomen nuk eshte i ri por perhapja dhe permasa gjate drejtimit Imami gjynkshi eshte katastrofe.Ushtaraket nuk duhet te paguajne,ata duhet te gjejne menyra per te denoncuar cdo eprore,ose ndermjetes.Ne te kundert sitauta nuk ndreqet.
    Zgjidhja per kete situate:
    1.Miratimi i ligjit te gradave dhe ne baze te kritereve te miratuara te behet nje vleresim i gjithe piramides ushtarake
    2.Vleresimi i gjithe vendimeve te marra ne kundershti me ligjin dhe rikthimi ne ushtri,
    3.Vleresimi i ushtarakeve te liruar sipas ligjit,percaktimi i aftesive te tyre dhe sistemi ne pune ne forcat e armatosura,rendi por dhe sektoret e tjere.Mos shqetesohen njerezit e tjere ,jane njerez qe kane aftesi menaxhuese dhe per nje pjese shteti ka harxhuaer miliona ,po keshtu parneret.
    4Largimi i te gjithe te korruptuarve ,por me ligj dhe pa marre asnje trajtim,pra me turp.
    5.Ndertimi i strukures efektive per menaxhimin e ushtarakeve te liruar,per te bere nje ligj dinjitoz,jo vetem pagesat ,por dhe per ti perdorur si kontigjente per misionet brenda dhe jashte vendit.Nuk jane deshira,por eksperienca te vendeve te aleances,Amerika,Gjermani ,France, etj
    6.Ngritja e nje komisioni ne parlament per ankesat e ushtarakeve,mbasi me nuk u lejohet ankesa dhe berja publike.

  7. myzeqari says:

    Te kete nje trajtim me te specifikuar per ushtaraket.

  8. ish ushtaraku says:

    autori i shtron problemet me shume vend. nje nder faktoret kryesore te degradimit te ushtrise, mungeses se moralit te oficereve te rinj eshte pasi edhe ne kete sektor tejet specifik politika ka luajtur shume piset. cdo minister qe vjen nga jeta civile ka kompetenca te pakufizuara ndaj hierarkise ushtarake, kompetencat e shefit te shtabit dhe te krereve te larte te piramides ushtarake jane shume te dobeta ne krahasim me ato qe kane politikanet civilet ndaj tyre. per kete arsye gjithe kasta e larte e ushtrise ne vend te mbeshtesin njeri-tjetrin (dmth strukturen ushtarake, sistemin) kerkojne mbeshtetje nga politika per marrje gradash, emerimesh etj. gjitashtu edhe trajtimi ekonomik sidomos per brezat e rinj eshte teresisht i pamjafueshem (duke pasur parasysh qe smund te kene te ardhura nga ndonje pune e dyte). mospreferenca e ketij profesioni ka bere qe ushtria te mbushet me njerez me nivel socio-ekonomik te ulet (pa ofenduar askend) dhe duke mos pasur nje berthame te shendetshme qe ti sherbeje si elite. niveli intelektual qe mbizotron ne kete sektor mund te krahasohet vetem me ministrine e brendshme, nderkohe qe eshte shume me poshte se gjithe deget e tjera

  9. gjergji says:

    Eh mer Bert Kodra….!!!! Por nje gje edne nuk e ke thene, qe fajin per kete e kane edhe vete ushtaraket, e sidomos qe nga maja e piramides ushtarake. Politika ne krye te ushtrise, ka vene vetem ushtaraket pa shtylle kurrizore, te cilet flasin vetem kur u ngulin ndonje hu ne boothe…. Ata qe vihet qe nga Cobani, Shemja i varfer, Qazimi, apo se fundmi Shehu apo edhe ky i fundmi…>Gj. Xunkthi, kane qene qe te gjithe, kush me shume e kush me pak, njerez qe kane pare vetem boothen e tyre dhe as qe u ka rene nder mend qe te merren me hallet e ushtrise apo edhe te ushtarakeve. RAstin e fundit, po ta jap, se e ke edhe vete te qarte….. Sheshi brenda shkolles se BAshkuar, i ndertuar qysh ne kohen e Italise, me nje nensshtrese prej afro 1m, u prish tashti se fundmi, nga Gjenerali i Ushtrise se mbaruar Imami, dhe u harxhuan ne mos gaboj rreth 2 miloion euro… E kur u rikonstruktua bile??? Sheshi i vjeter mbajjti mbi shpine rrreth 2000-3000 pale kepuce ushtarake per çdo dite dhe e perballoi, e tashme, ne ate shesh nuk rreshtohen as 300 vete e jo me shume. U harxhuan nje thes me para, nderkohe qe MM nuk jepte as dieta per sherbimet e ushtarakeve, e as para per kancelari, por i detyronte ushtaraket qe nga Shtabi i Pergjithshem e deri tek repartet vartese qe keto ti blinin vete me lekket e xhepitt… ja pra, kjo eshte ushtria jone… e cila ka nevoje vetem per drejtim e asgje me teper se profesionalizmin e ka dhe e ka treguar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje