Me ardhjen e vjeshtës, do të vijë kuvendi dhe qeveria e re, ministrat, deputetët, titullarët dhe kryetarët e rinj dhe bashkë me ta do të vijnë edhe njerëz të tjerë nga pas tyre.
Pa marrë përsipër të bëj këshilla për ata do të ulen në karriket e shtetit, do të përpiqem të trajtoj një çështje, të cilën e konsideroj shumë të rëndësishme, më tepër për shtetasit se sa për vetë shtetarët.
Nuk po e bëj këtë shkrim në mbështetje të ndonjë nisme për mbrojtjen e administratës ekzituese, por për të theksuar pasojat negative që mund të mbartin me vete njerëzit “besnikë të bosit”, si dhe për t’i mëshuar idesë se kriteri kryesor për punësim është aftësia profesionale për punë.
Shkruar shkurt: Shtetarët e rinj është mirë të marrin pas vetes, sa më pak që të munden, familjarë, të afërm, miq dhe të njohur.
Një sjellje e tillë ka një varg të mirash.
Ata që vijnë nga pas titullarit, normalisht kërkojnë diçka, mirënjohje, detyrim familjar apo shoqëror, nder, shpërblim e të tjera si këto. Pra ata e fillojnë punën duke pritur diçka nga titullari.
Zakonisht, ata që vijnë nga pas titullarit, nuk mund të kenë si meritë kryesore aftësitë profesionale, por një marrëdhënie tjetër interesi. Pra ata potencialisht kanë mundësinë të kompesojnë mangësitë profesionale me njohjen ndaj bosit të tyre.
Njohja me bosin u jep në njëfarë mënyrë të drejtën të zgjedhin dhe e kaluara tregon se ata dinë mirë të zgjedhin dhe janë parapërgatitur etshëm për të zgjedhur. Vetëm mundësia që ata kanë për të zgjedhur përbën problem më vete.
Normalisht, ata nuk vijnë për t’i shërbyer apo për të nderuar bosin e ri, por për interes të tyre dhe në këtë aspekt mund të dyzohen, në një pamje për shefin dhe në tjetrën për kolegët.
Informacioni, dijet dhe përvoja që ata kanë ndaj punës dhe profesionit përgjithësisht janë të kufizuara, pra atyre u duhet që në sy të shefit të kompesojnë këto mangësi me diçka tjetër, që rezulton të jetë shumë më negative se zero.
Marrëdhëniet që ata krijojnë me kolegët e tyre janë së paku të paragjykuara, ose për më tepër të tensionuara, si rezultat jo vetëm i mosnjohjes së fushës konkrete, por edhe si rezultat i bërjes së kompetentit dhe të pakorruptueshmit, duke gëzuar mbështetjen e shefit të madh.
Njerëzit e besuar të titullarit janë ata që rrijnë më shumë me të, nga mëngjesi e deri në darkë, dhe për fat të keq, informacioni që ata i japin titullarit së paku është larg nga informacioni që i nevojitet punës.
Përvojat negative kanë treguar se ata shpesh flasin në emër të shefit, edhe pa dijeninë e tij, duke abuzuar dhe përfituar kështu deri në limitet e kurajos, paradoskit dhe absurdit.
Jetojmë në një vend të vogël në të cilin ka presione nga më të ndryshmet, nga rrethi familjar, shoqëror, mirënjohja, apo kthimi i nderit. Gjithashtu jetojmë në një vend ku ekziston mendimi se është mirë që rreth vetes të kesh nga ata rëndom quhen “besnikë”.
Megjithë respektin ndaj konceptit tradicional “besnik”, mendoj se është një koncept arkaik që i përket së shkuarës së largët. Normalisht njeriu s’ka pse të jetë besnik ndaj dikujt, kur thjesht mund të jetë korrekt me veten dhe të tjerët. Njehsimi i këtyre dy koncepteve është si të njehsosh Kanunin me Kushtetutën.
Edhe nëse pranohet besnikëria si vlerë, nga përvoja mund të thuhet se shumërrallë ajo ka qenë një vlerë e pranishme. Në këto të rralla raste mund të ketë ndodhur në marrëdhënie me njerëz që janë njohur gjatë marrëdhënieve të punës dhe jo me ata që janë marrë me vete nga bosi.
Padituria profesionale dhe mbështetja që gëzojnë nga titullari i bën këta njerëz sa qesharakë, aq edhe arogantë. Kush ka shërbyer në administratën publike mund të rendisë raste të shumtë, komikë dhe tragjikë, në lidhje me sjelljet dhe pasojat e shkaktuara nga njerëzit e përkëdhelur të titullarëve.
E nëse sjelljet komike dëmtojnë imazhin e institucionit dhe të vetë komikëve, sjelljet arrogante dëmtojnë gjithë personelin e administratës. Sjelljet arrogante të tyre normalisht riten në progresion gjeometrik me humorin e bosit dhe me padijen e tyre profesionale.
Tashmë nuk ka pse t’i ofrohet punë dikujt, me mendimin se është i shkathët dhe duke e ndihmuar do t’ja marrë dorën punës. Parrullës revolucionare “Të mësojmë në punë e sipër”, i ka kaluar koha qysh nga Lufta Çlirimtare.
Gjithashtu mirë do të jetë, që të bëhet kujdes edhe ndaj njerëzve, që profesionalisht mund ta meritojnë vendin e punës, si sekretare, shoferë, bodiguardë, roje etj. Janë pikërisht këta njerëz që rrijnë më afër bosit, nga mëngjesi deri në darkë dhe mbase nga darka e deri në mëngjes. Këta njerëz kanë pushtetin e informacionit dhe mund të abuzojnë me të.
Së paku, do jetë mirë që njerëzve që mund të merren me vete, t’u bëhet e qartë se duhet të jenë të kanaqur vetëm me rrogën e shtetit dhe të mos lakmojnë më tepër. Kjo, në rradhë të parë është e ndërvarur me lakminë e vetë titullarit. Mirë është që ashtu si dita e parë e punës, që fillon zero-zero nga përfitimet e pamerituara, ashtu të jetë edhe dita e fundit e saj. Nëse nuk lakmon titullari te pjesa e pamerituar, nuk ka se si të abuzojnë vartësit e tij. Nëse luani merr një copë të madhe, ahere patjetër edhe çakejtë do të bëjnë kërdinë, sepse janë ata që i sjellin gjahun te goja luanit dhe kështu u takon pjesë.
Mendoj se do të jetë shumë më mirë që dikush të cilësohet për një moment si mosmirënjohës dhe si njeri që nuk ua var miqve, se sa ta mbajnë varur ata gjatë gjithë kohës që do të jetë në karrigen e shtetit, ose për më keq, gjatë gjithë jetës.
Ani, duke lëmë mënjanë thënien e Shekspirit “Çdo fillim i nisur keq, përfundon edhe më keq”, në këtë rast do të shkonte më tepër verbi i popullit “Fillimi i mirë – gjysma e punës”.
Nje apel i shkelqyer per qeverisjen e re nese do me te vertete te beje shtet me kredibilitet dhe funksional per qytetaret shqiptare.Nuk eshte asgje me shume se cfare bejne vendet e perparuara ku shenjteria e shtetit nuk ngaterrohet asnjehere me pushtetin.
Ata që vijnë nga pas titullarit, normalisht kërkojnë diçka, mirënjohje, detyrim familjar apo shoqëror, nder, shpërblim e të tjera si këto. Pra ata e fillojnë punën duke pritur diçka nga titullari
Po me gruan e “Kryetarit të parlamenti”, si do bëhet….? Realiteti është krejt ndryshe i dashur……, këtu të tërë do futin “soj e sorrollopin” e tyre….E kanë bërë në bashki dhe do t’a bëjnë më të “sigurt” në ministri.
Pres të shkruash pas 2 viteve, mbasi të kesh parë se cilët janë në administratë.
Përshëndetje!
gabim….Ata që vijnë nga pas titullarit, normalisht kërkojnë diçka, mirënjohje, detyrim familjar apo shoqëror, nder, shpërblim e të tjera si këto. Pra ata e fillojnë punën duke pritur diçka nga titullari
Këtë desha të bëja copy..
Shtetarët e rinj është mirë të marrin pas vetes, sa më pak që të munden, familjarë, të afërm, miq dhe të njohur.
Mira te pershendes!
Si thua ti moj Mira ata qe kane kontribuar dhe sakrifikuar gjithshka per ta rrezuar regjimin KOMUNIST te Sali berishes e kompani duhet te vazhdojne te rrine ne shtei pa pune, ndersa te tjere qe kane bere qejf duhet te marrin drejtimin e qeverisjes?
Ky eshte nje presion i paster qe i behet Edi Rames per ta KOMPLEKSUAR, ne menyre qe AI te beje pa dashur shume njerez te pakenaqur…
Kesaj i thone: “Revolucionin e bejne trimat e pushtetin ta marin horrat”
O Mira ata qe do vijne pas TITULLARIT nuk do jene nga nje regjion i Shqiperise, kjo eshte e sigurt, ndersa administrata e Saliut u mbush plot me veriore gj ee padrejte jo logjike dhe jo funksionale, ndersa nje administrate mbi baza meritokracie (ketu perfshihen edhe meritat e “luftes)eshte me se e pranueshme.
Mira te uroj gjithe te mirat dhe eshte mire te mos e urrejme njeri-tjetrin duke e quajtur soje e sorollop.
@ i drejti
Ti thua që ata që kanë kontribuar në rrëzimin e pushtetit, duhet të punësohen, harron në janë të aftë apo jo….
nje administrate mbi baza meritokracie (ketu perfshihen edhe meritat e “luftes)
Pra ju luftuat jo për ndryshim,por për pushtet sipas thënies tënde,jo ndryshim për të gjithë shqiptarët , por për të zënë pushtetin që j’u kishte munguar…
Shqiptarët nuk e kanë atë kulturën e “meritokracisë” siç thoni ju,
Sabri Godo vendosi vajzën e tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Ilir Meta gruan e tij e “bëri” deputete,Anduel xhindi djali i të ndjerit Fatmir Xhindi( deputeti më i ri në moshë, pavarësisht se nuk dinte dhe nuk di asgjë). Të kujtoj atë “meritokracinë” e Kryetarit të degës socialiste Korçë, ku kërkonte heqjen e komplet administratës në Qarkun Korçë të rreth 4000 vetave. Ti mund të jesh me fat se ke një tesër partie, por disa të tjerë që nuk duan t’u lëpihen militantëve dhe hajdutëve janë jashtë “tregut të punës”
Mira une jam potencialisht ne tregun e punes, ndersa teser partie nuk kam. Jam potencialisht sepse zoteroj profesionin tim dhe kam idera per fushen ku kam studiuar, kam bere kerkime te thella shkencore dhe kam eksperience te gjate pune. Nuk kam teser Partie, prandaj PD dhe Ilir meta me kane nxjerre jashte tregut forcerisht, por une kam vazhduar luften deri ne fitore jo si militant sepse nuk jam, por per te fituar te drejtat e mia me ardhjen ne pushtet te RILINDJES. KAM MERITA, DHE ME TAKON TE KTHEJ INVESTIMIN TIM NE SHERBIM TE VENDIT DHE NUK DUA TE ME PARAGJYKOSH SE PO E MAR PUNEN QE ME TAKON SI SHPERBLIM TE KONTRIBUTIT PER RREZIMIN E REGJIMIT KOMU NIST TE sALI BERISHES
Mos ja fusni kodra pas bregut. Eksperienca qe keni me Saliun nuk ka per te ngjare me Edi Ramen. Edi Rama drejtoi Bashkine e Tiranes per 12 vjet dhe vetem per nepotizem e tarafe nuk e akuzoi kush.
SHQIPËRIA EDHE PAS 100 VJETËSH PËRBALLË SFIDËS SË BËRJES SË SHTETIT DHE NORMALIZIMIT TE ËKONOMISË !
Sfida e bërjes së shtetit dhe normalizmit ekonomik të Shqiperisë 3-milionshe një nyje gordiane
apo thjeshtë “Veza e Kolombit” ?!
Nga: Mehmet Metaj*
Shqiperia jonë e vogël edhe pas 60 mije vjetësh krijim e zhvillim të qënies njerëzore, pas 3000 vjetësh qytërim, edhe pas 300 vjetesh kulturë shtetarie dhe përvoje botërore perëndimore, edhe pas 100 vjetësh shtet shqiptar, endet edhe sot e katandisur si nje vend pa shtet nga politikanë primordialë e mbetet ende’ “me krye n’hi” siç e ka përshkruar Pashko Vasa më se një shekull më parë(1880).
Dhe po ta shohësh nga larg duket si ”Veza e Kolombit” dhe në ka mbetur si ”Guri i Sizifit” që s´gjen derman e s´zë vend kurrë përsa kohë vetëdija publike dhe intelektuale të arrijë në nivelet e standartet e duhuara të kohës dhe të hedh tej Bershët e Co dhe pastroj vendin nga llumrat e tranzicionit. Dhe në kohën tonë të re Sali Berisha i eleminoi të vetët themelues të PD-së të gjithë dhe ka gjetur të promovojë si pasardhës Lulzim Bashën, një infantil pa asnjë kontribut apo përvojë jete dhe politike dhe e katapultoi dhe kryetar bashkie të Tiranës dhe ja tani pas humbjes shteruese të tij do ta bëj kryetar PD-je. Luli që kur flet duke qeshur sikur ka para një kopsht fëmijësh si vetja dhe jo një kryeqytet me rreth 1 milion banorë (?!).
“Ky vend ka vuajtur gjithmonë dhe vuan ende’ dje’ nga njerëz ose gjysëm-të-mësuar’ dhe diktatorë dhe në tranzicionin e stërzgjatur nga njerëz të papërgjegjshëm si Nano dhe ose hileqar-province si Sali Berisha. Dhe nuk është rastësi që pas 100 vjetesh shtet ne kemi rënë kaq poshtë sa patëm për tetë vjete një qeveri me në krye Sali Berishën (?!!), që flet që prej 20-vjetesh vetëm broçkulla dhe ka bërë aq zullume në këtë vend qe nuk duhet t’i harroj kurre ky popull si trazirat e 1991-it, 26 dhe 28 majin, 1996, marsin, 1997, 3 korrikun, 1997, 13-14 shtatorin 1998, 15 marsin, 2008, 21 janarin, 2011, 8 majin, 2011 dhe me keto akte kriminale jo kryeministër por as qytetar i këtij vendi s’e meriton të jetë, po meriton ta shpallesh si subjekt retroaktiv të ligjit të lashtë Grek të Ostracizmit, ta dëbosh nga vendi se përdhosi gjithça, demokracinë, shtetarinë, drejtësinë, politikën, ekonominë, shkencën, kulturën, historinë, administratën shtetërore që është aq e korruptuar sa duket se s’ka burrë nëne që pas tij ta sjellë më në vete këtë vend.
Në një takim me intelektual që u zhvillua më 11 Janar 1991, në ILA, (organizuar nga Z. Edi Rama dhe Z. Ardian Klosi, ku unë pata rastin të marrë pjesë) shkrimtari i madh disident Kasëm Trebeshina citoi një amanet i lashtë për qeverisjen.”Qeveriseni mirë popullin se përndryshe ai ç´do invazion të huaj do t´a quaj çlirim”-ka thënë 3500 vjet më parë Hemurabiu mbreti i Asirisë/Babilonisë së lashtë.
Dhe shpresa e vetme pas 20 vjetësh “tranzicion” është PS-ste dhe opozita fituese e zgjedhjeve te 23 Qershorit, që do jetë qeverisja e nesërme që ka shansin dhe obligimin në këtë zgrip PD-ist të ndërtoj dhe zbatoj një program të vërtetë ringritjeje kombëtare së pari të shtetit, të dinjitetit të këtij vendi dhe krahas kësajë të ekonomisë, të popullit të thjeshtë i cili zvarritet që prej 100 vjetësh dhe 20 vjetësh demokraci. Duke ritheksuar parimet e demokracisë Presidenti Amerikan Barrack Obama, në fjalën e tij në Universitetin e Cape Town-it, për lançimin e mbështetjes Amerikane për Afrikën, tha se: “Jo..në ato vende ku liderët pasurojnë veten e tyre nga mosndëshkimi…këto gjëra duhet të ndryshonjë.. ). Dhe këto fenomene “afrikane” janë aktuale edhe tek ne sot e gjithë ditën. Por ne jemi në Evropë ! “.
Nga përvoja, programi dhe niveli intelektual i PS-së besojmë të gjithë se do të bëjmë më në fund një Qeveri të përgjegjshme dhe Shtet Shqiptar ku drejtuesi i tij dhe drejtuesit e të gjitha institucioneve të tij deri tek kryetari i një komune të ulen në karrige si shërbëtor të popullit dhe jo t’a kthejnë atë në “pronë private” për bamirësira e përfitime personale ???Dhe besojmë gjithashtu se qe me krijimin e Qeverisë dhe administratës menaxhuese:
• Do të shmangen nepotizmi dhe militantët që vrapojnë me marifet për zënien e posteve dhe të bëhet konkurim real për të punuar në administartën publike apo strukturat shtetërore ???
• Do të lihen “pa u shpërblyer” nga partitë ata që hodhen para te vjedhura nga taksapaguesit me postet e tyre në zgjedhje për të zënë prapë një post pas tyre dhe marrë “kamate-fitimin” e tyre njëqindfish nga fondet publike duke u bërë shefa e drejtorë ???
• Do të shmangen marifetçijtë dhe dallkaukët, pehlivanet dhe rrufjanët qe gjithmonë, nga që s’bejnë dot punë tjetër, gjejnë streh në partira dhe na bëhen sheaf, drejtorë e Zv.Ministra???
• Do të shmangen emërimet e njerëzve të pamësuar në poste që janë për të mësuarit si në përfaqësitë tona diplomtike, në OKB, BE, NATO, FAO, UNDP, UNESCO… etj ???
• Nuk do të kemi dogana e tatime ku për t’u bëre doganier apo tatimorë të konkurohet dhe këta të mos pasurohen e bëhen miliarderë me 6-muaj punë dhe pastaj të na “bëjnë poltikë e krijojnë parti” me paratë e vjedhura nga fondet publike apo private ???
• Do të neutralizohet kripto-politika dhe pastrohet ajo nga kriminalizimi dhe paratë e pista???
• Do të bëhet dhe zbatohet më në fund pas 22-vjetësh hallkatje një “set menaxhimi-qeverisës” për shtetin dhe rehabilitimin e ekonomisë së vendit dhe ulet informaliteti ???
• Do të vihen para përgjegjësisë ligjore ata që urdhëruan vrasjen e njerëzve të pafajshëm më 21 Janr, ata që vranë në Gerdec, por dhe ata që urdhëruan nxënësit e shkollave të shkonin në mitingje partish ???
• Do të zhbëhen dhe vihen para përgjegjësisë ligjore qeveritarët-përgjegjës për privatizimet dhe konçesionet abusive me pasurite tona natyrore kombëtare dhe kufijtë detarë të vendit ???
• Do të shmangen të bëhen prapë drejtorë dhe ministra ata që kan qënë njëherë në qeverine e korruptuar 2009-2013 dhe janë përfolur dhe dyshuar për korrupsion ???
• Do të kemi një kontroll të pasurive të vëna nga përfitimet shtetërore dhe vihen para përgjegjësise të gjithë ata që nuk e justifikojnë atë dhe kan përfituar në mënyrë abusive ???
• Do të hetohen ish-Ministra ish-Prokurorë, ish-Kryetarë Gjykatash, Ish-Prokurore, Ish- Drejtorë Doganash, Tatimesh, etj. me vila në bregdet, që kan pasuri marramendëse dhe nuk do të na bëhen përsëri drejtues, dhe na “japin mend” se po bëjnë gjoja politikë dhe shtet???
• Do të kemi dhe ne një shtet dhe media kurajoze që të evidentojne gjithë vilat e ndërtuara me para të pista në bregdet apo zona turistike dhe jashtë vendit nga ish-drejtues e politikanë që nde’ na dalin e flasin për rregull e transparencë virtuale në TV ???
Po bëjmë këto at’here mund të themi se edhe ne kemi shtet dhe Shqipëria po qeveriset!