Ambasadorja amerikane Tracey Jacobson tha se ka ardhur koha që “rastet e korrupsionit jo vetëm të hetohen, por edhe të dërgohen në gjykata e t`u shqiptohen masat e dënimit”.
Ambasadorja nuk e ka specifikuar se kush “duhet” t’i dërgoj rastet nëpër gjykata, por e ka përgjithësuar krejt këtë çështje, dhe ia ka adresuar “shoqërisë kosovare”.
Pra, sipas saj, shoqëria kosovare duhet të fokusohet në luftën kundër korrupsionit.
Çka po bën “grupi punues kundër korrupsionit”, i formuar nga presidentja Jahjaga?
Ky grup është vet i pasur në mënyrë të pashpjegueshme.
Ambasadorja pret që të zbatohet Ligji për konfiskimin e pasurisë së paligjshme.
Kush duhet ta zbatoj këtë ligj, kur të gjitha Institucionet janë në dorë të pasanikëve ilegal!
Në Kosovë pafajësia blihet me pare. Liria blihet me pare.
Duke filluar nga Auditori i Përgjithshën, Lage Olofson, nga AAK-ja e Hasan Pretenit, e deri te auditorët e brendshëm të Institucioneve që punojnë për të mbuluar, fshehur dhe fshirë krimet ekonomike të zyrtarëve të lartë.
Kush duhet ta gjykoj pasanikun e paligjshëm, kur gjykatat udhëhiqen nga gjyqtarë e prokurorë “varfanjakë” që janë në dorë të pasanikëve milionerë- zyrtar të lartë të Institucioneve të Kosovës!
Ajo ka kërkuar nga partitë politike që të heqin dorë nga zyrtarët që janë nën hetime ose të akuzuar për korrupsion.
Pra, e ka pasur fjalën për “vendet e ngrira” të punës së Sami Lushtakut, Sylejman Selimit e të tjerëve, të cilat vende po i presin udhëheqësit e tyre derisa të kryejnë punë me “drejtësinë”!
Ambasadorja nuk e ka përmendur rastin e Kuvendit të Kosovës, që strehon ish-kriminelë, që janë akuzuar nga drejtësia, dhe pasi që e kanë kryer burgun për krime, janë bërë deputetë.
Në Kosovë trafikohet edhe me “pafajësinë” dhe “lirinë” e kriminelëve.
Përgjegjës janë të gjithë, edhe ambasadorja amerikane që nuk “ngrin” marrëdhëniet me këta zyrtarë të korruptuar të shtetit!
Me ne fund doli nje gazetare qe guxon te permend Ameriken per “te keq”. E pergezoj autoren.
Ambasadorja amerikane eshte njera nga ata te korruptuarit. Edhe Arvizua i Tiranes deri ne fund te mandatit te tij ishte inferior ndaj Berishes.
TMERR. PAFAJESIA DHE LIRIA BLIHEN ME PARE EDHE NE SHQIPERI. GJETJE E BUKUR KJO: TRAFIKIM ME PAFAJESINE.
Kimetja ben balet me shkrimin. Si Isadora Duncan me vallezimin.
te pershendes , Kimete.Urime
As mos te rrej mendja kerkend se amerika do “ngrij” marrdhenijet me kriminelet.
Esht njilloj si ti thuash tjetrit mos thith me oksigjen!!!
Se demokracija ka per oksigjen frymemarres krimin.
“Pa krim nuk ka Perndim!” ka pas thon i shquari Abaz Llamarina
Pra s ka demokraci pa krim.
Se dihet qe demokracija ne momentet kritike ben aleanc me kriminelat :CIA u lidh me mafjen amerikane per ti bo atentate Fidel Kastros, u lidh me Osama bin ladenin per me luftu kundra rusve ne afganistan dikur, ….
Kujtoni mir se kush e hodhi pertok rregjimin e te kuqe ne shqipni ne fundshekullin e kaluar:kriminelet ordinere,Ata ishin forca levizese e permysjes.
A nuk jan “te fortet ” ata qe dominojn neper fushata zgjedhjesh e votimesh?Dhe shteti demokratik tek ata mbeshtetet kur krijon pushtetin qeveritaret.
Edhe ekonomin “te fortet” e krijojn.
Prandaj Krimi kurr nuk do zhduket nga demokracija
Ai,krimi,do jet..vec nen kontroll nga shteti,,,
Ne Shqipri dhe Kosove,bota e krim-korrupsionit politik prej vitesh riciklohet ne te tre pushtetet,kurse diplomacia deri me tani ka mbetur ne kuader te llafeve.Boll me.
Koha vertetoje katerciperisht nje thenje te urte popullore e cila thote;nha nje te thene me nje te bere e ndan mes nje det i tere.
Bravo Kimete, keshtu duhet te shkruash! Prandaj dhe une them qe pashallaret e Kosoves nen mburojen e drejtuesve te UçK kane marr vendin peng dhe snjohin kufi. Ata duhet te jene te paret qe duhen te dalin perpara gjykates per vjedhje, grabitje dhe korrupsion ndaj popullit te tyre ashtu si edhe ket.
keta tanet!
Ne te njejten dite kur ambasadorja amerikane kerkon nga partite politike qe te distancohen nga zyrtaret e korruptuar, Partia Demokratike e Kosovës ka nominuar kryetarin aktual të komunës së Skenderajt, Sami Lushtakun i cili gjendet në paraburgim si i dyshuar për krime lufte. Qeveria Thaci eshte qeveri anti-amerikane.
kimete berisha heroina e se vertetes te lumt kimete e madhe je dhe pik te pershendes nga zemra.
Ambasadorja e di shume mire se qeveria e kosoves eshte ne mut deri ne fyt, e korruptuar dhe e urryer. Mirepo vetem keta te shantazhuarit si thaci mund ti bejne punet e ndyra marreveshje me serbine dhe ndarjen e kosoves. Ne fund ia kthejne shpinen thacit si gadafit e shume te tjereve.
Kosova duhet ta largoj sa me shpejt kumbaren e qeverise, HThacin. Thaci ka arritur qe te mbaj nen kontroll te eger te gjitha institucionet e vendit qe i nenshtrohen interesave te tij personale.
E dashur Kimete,
Shpesh-here i kam bere pyetje vetes – pse eshte e veshtire per nje popull si ai Shqiptar (apo ai Kosovar) te tregoje vijen e vazhdushmerise drejt jetes me te mire.
Ne nje familje, nje prind mundohet me shpirt te beje c’eshte e mundur per femijet e vet te kene per te ngrene, te kene ate c’ka eshte me e mire ne jete, edukim te mire, mundesisht nje jete me te mire se vete prindi.
Shteti nuk eshte gje tjeter vecse nje familje e madhe. A eshte ai Kosovar, nje familje? Une dyshoj qe jo! Duket me shume si nje shtepi qe ka qene gjithmone nen kontrollin e nje njerku te keqe. Me nje nene te mbuluar pa ze dhe fytyre. Nuk ka shume rendesi nen cilin njerk(Kosovar apo te huaj)? Ajo qe mbetet paresore eshte fakti qe vazhdon ne perjetesi te qaje gjithmone e lenduar. Dhimbje! Dhimbje!
Po kur do te vije ai moment kur do te pushoje se luajturi rolin [prej naivi] e te vuajturit? Sic po e shikon? Pyetjet jane mjaft te qarta.
Pergjigjja gjendet tek vete Kosova, qe shikon me krenari ne krijimin e nje familjeje te re. Me shpresen se kjo do jete nje familje e zgjuar, e palodhur per femijet e vet, krenare per ate c’ka eshte, qe nuk fshihet pas sharjeve, ankesave, qarjeve, por qe shikon drejt me koken larte.
Te shpresojme ne trashegimet e nje Kosove te re.
Edhe 20 vjet pasi qe te largohet Thaci, Kosova do te paguan krimet e tij. Faj kane nderkombetaret e korruptuar si ambasadorja, qe me deklarata komuniste e arsyeton mandatin e saj. Mafia kosovare e ka ne dore policine dhe drejtesine.
kimetja permbush kerkesat e mia prej lexuesi se ka super inteligjence dhe eshte super seksi.
[email protected] seksi femrat rendome nuk jane inteligjente
Te gjithe hetuesit dhe gjykatesit e euleksit jane te korruptuar. I arrestojne perkohesisht peshqit e medhenj, vec sa mi shantazhu e me ju marr pare, e pastaja i lene te lire, pasi ua shesin me pare lirine. Kimete, faleminderit per kete shkrim. Kosova trafikon me pafajesine e krimineleve. Kjo thenie e juaja me se shumti godet nderkombetaret qe udheheqin kete trafikim. Respekt per ju dhe gazeten Tema.
sa ngjajme me njeri tjetrin si andej dhe ketej kufirit.Bravo Kimete per kurajon dhe penen e holle e te forte.
Ambasadorët nuk bëjnë politikën e tyre personale, por bëjnë politikën e Qeverive të tyre.
Profesor, ka raste kur ambasadoret i shikojne interesat e veta personale dhe kur i zbulon qeveria e tyre i pensionon para kohes si ish diplomatin Dell