Një detyrë për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës

27 Korrik 2013, 15:07Blog TEMA

Nga Lavdosh Ferruni

Xhesi keni pasur pak punë? I bëra qëllimshëm pyetjen e rëndomtë vajzës që pret qytetarët të marrin biçikleta me qira, Ecovolis, tek parku Rinia në kryeqytet, teksa mora një vetë, siç shpesh bëj.

“Po, diçka, janë këta turistët tani të shumtët, që frekuentojnë biçikletat tona”-u përgjigj Xhesi.

“Habiten pak, kur u them se do pedalojnë në rrugën, ku lëvizin dhe makinat, pasi nuk ka korsi të veçanta, por sidoqoftë kthehen shumë të kënaqur, edhe pse çmimi 60 lek ora, sidomos për ta, është thuajse falas” – tregoi më tej ajo.

Tirana akoma vegjeton e traumatizuar duke thithur gazrat e helmëta gjithnjë e më të shumta të makinave, falë dhe politikave më të fundit që stimulojnë makinat e vjetra, duke mos i lënë terren lëvizjes me biçikleta, që është më e shëndetshme, më dashamirëse me mjedisin, më e lirë si kosto dhe më e shpejtë brenda qytetit, krahasuar qoftë edhe me transportin publik apo makina private.

Në Kopenhagë, 36 % e të gjithë qytetarëve shkojnë në punë, shkollë apo universitet me biçikletë dhe objektivi është të arrihet në 50% deri në vitin 2015. Në Amsterdam 60% e udhëtimeve brenda qytetit bëhen me biçikletë dhe 38% në gjithë hapsirën më të madhe të qytetit. Nëse do tentonim të jepnim shifra për Tiranën me propabilitet të madh lëvizja me biçikleta do luhatej në 0.1% -1%.

Kërkush nuk mund ta lidhë këtë diskordancë me standartin më të lartë të jetesës në vendet e Europës Veriore. SHBA ka standart më të ulët jetese se këto vende, por në të gjithë SHBA-në shkojnë në punë me biçikleta po aq sa shkojnë vetëm në Kopenhagë.

Dimë që Shqipëria ishte para 90-ës vendi më i varfër në Europë por, përdorimi i biçkletave në Tiranë mund të ketë qënë i njëjtë me qytetet Europiane, përfshi edhe këto të përmendura më lart. Është së pari çështje vizioni e përgjegjshmërie në vendimmarrjet qeverisëse në nivelet qëndrore e lokale, padyshim e lidhur ngushtë me faktorët objektiv.

Ç’mund të bëj Ministria e re e Transportit dhe Infrastrukturës?

Detyrë e saj është të udhëheqë një program të zhvillimit të transportit ekologjik me fokus kryesor stimulmin e lëvizjes me biçikleta, duke filluar me Tiranën. Brenda 5 vjetëve Tirana të mund të ketë një dinamkë lëvizje të biçikletave të përafërt me qytetet europiane, e gradualisht duke e shtrirë programin në qytetet e tjera të mëdha të vendit, sidomos ato bregdetare. Shumë shpejt mund të piketohen korsitë e biçikletave dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për lëvizjen dhe stacionimin tyre. Normalisht, Tirana me konfiguracionin gjeografik të sheshtë, me klimën e ngrohtë mesdhetare, me dendësinë e madhe të popullsisë e si rrjedhojë trafikun e rënduar, e standartin eknomik që ka, duhet që të ishte modeli më i mirë i qarkullimit me biçikleta për qytetet europiane. Nuk është e tillë, dhe duhet bërë patjetër. Ndryshe kot flasim për pastrim të ajrit në Tiranë dhe kot flasim për reduktim të sëmundshmërisë që sa vjen e rritet prej ajrit të ndotur, që mund të bëhet edhe më i ndotur nëse rrimë e vështrojmë.

Kemi parë ministrat e Mjedisit, Xhuvelin e më pas Mediun e së fundi kryebashkiakun Basha, që bëjnë 500 m xhiro-show me biçikletë në bulevard të Tiranës një herë në vit në “ditën pa makina” por zero efekt. Më pas harresë totale. Ato pak korsi biçikletash që ishin tashmë nuk kanë më gjurmë.

Një detyrë e orëve të para për ministrin e Ministrisë së re të Tranportit dhe Infrastrukturës është që të japë urdhër që të mos lejohet parkimi i makinave në korsinë e biçikletve para Ministrisë, sigurisht duke filluar nga makina e tij. Më pas brenda pak muajve në marrveshje me Bashkinë do duhet ti jepet e drejta e mohuar biçiklistave që të kenë korsinë e biçikletave në të gjitha rrugët e qytetit bashkë me pikat e parkingjeve të tyre.

Por ka dhe një problem tjetër. Të rinjtë shqiptarë, të etur për makina në shumicë nuk dinë të ngasin biçikletën. Jo me shaka, por duhen ndihmuar/detyruar të rinjtë të mësojnë të ngasin biçikletën. Dhe këtu mund të hyjë në lojë Ministria e re e Arsimit dhe e Sportit. Në shkollat 9 vjeçare dhe në shkollat e mesme në kurikula do duhet të vendoset ora e biçikletës, duke shfrytëzuar dhe oborret e shkollave, pasi vështirë të gjesh hapsira të tjera të lira ne kohën e sotme në Tiranë. Ministria e Kulturës, Ministria e Zhvillimit Urban dhe e Turizmit,  por dhe Ministria e Shëndetsisë, duke mos harruar policinë e shtetit  kanë një rol gjithshtu në zbatimin e  një programi që do ndihmonte shumë në shmangjen e kthimit të Tiranës në një qytet të pabanueshëm.

Një Tiranë që gjallon nga biçiklistat do të ishte një model i shkëlqyer për qytetet e tjera të vendit dhe me plot gojën qytet me cilësi jetese e i standarteve Europiane.

9 komente në “Një detyrë për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës”

  1. Marjo says:

    Jam dakord me ty zoteri, do ishte dicka shum e bukur perdorimi I bicikletes,si nga Ana ekologjike shendetesore por edhe ajo ekonomike,por smund te besh krahasime me kopenhagen ,amsterdamin , me tiranen, ata e kan nder shekuj traditen e bicikletes, besoj se ke qen ne amsterdam, ku korsit e bicikletave jan sa korsit e makinave qe Kemi ne neper tirane,atje ka siguri per perdorusit e bicikletave,sepse para se te beheshin ato rruge ne fillim eshte menduar korsia e bicikletes,nuk besoj se ne tirane do jet kjo siguri sic eshte ne vendet e lartepermendura per perdorusin e bicikletes,sepse nuk na e lejon infrastruktura e tiranes ne radhe te par po ne shqiptaret sbesoj ta kemi kulturen per te ruajtur apo respektuar Ata njeres qe perdorin bicikleten,flas gjithmon per shoferet,imagjino 5 mije apo 10 mije perdorues biciklete ne tirane ,sbesoj se ministria e kultures te Bej ato korsi per te qene I sigurt ai qe perdor bicikleten!!!???kam frike se do kete shum incidente me pasoja te renda zoteri..gjithsesi respekte

    1. Pimpinella says:

      Danimarka dhe Hollanda e kane pasur traditen e bicikletave prej dekadash, njesoj sic e kami pasur edhe ne. Keto vende pas Luftes se Dyte boterore (sidomos Hollanda) u pasuruan mjaft dhe nisen te linin bicikletat per makinat. Atehere, nisen te prisheshin ndertime per t’i bere vend rrugeve, u ndot ajri, nisen te vdisnin njerez rrugeve nepeper aksidente. Njesoj sic po ndodh ne tirane sot. Ndryshimi eshte qe ne ate kohe Hollandezet te bashkruar zgjodhen qytetet e shendetshme permbi komoditetitn personal te perdorimit te makinave dhe sot merren shembull nga tere bota. Dhe te mendosh qe ne Hollande bie shi trecerekun e vitit dhe rrogat minimale jane 1200 EUR.
      Cili eshte justifikimi yne?

  2. antonio says:

    E drejte ky mendim per bicikletat,por gati i pa mundur aktualisht per Tiranen!
    Deri sa te krijohen kushtet mund te behen me shpejt e me lehte disa gjera te tjera,qe ulin sasine e automjeteve te vogla dhe ndihmojne levizjen e njerezve!!
    1-Te hiqet MONOPOLI mbi transportin urban ne qytet,duke u dhene mundesine cdo njeriu,qe i intereson te punoje ne kete drejti,me BICIKLETA,TRICIKLA,MIKROBUZE,AUTOBUZE etj.Konkurenca do te nxise CILESINE,SHPEJTESINE DHE CMIMET KONKURUESE TE KETIJ SHERBIMI SHERBIMI!!
    2-Te vendoset nje NUMER JESHIL,ne cdo autobuz,stacion etj,ku pasagjeret te ankohen e te informojne per parregullsite ne transport!!!
    3-Te caktohen LINJA TE SAKTA LEVIZJEJE TE MJETEVE URBANE dhe te percaktohet koha e levizjes se tyre nga SHTETI E JO FIRMA PRIVATE!!!Te kontrollohen zbatimi i rregullave te caktuara,cdo dite e ore nga njerez te specializuar,te afte,qe te propozojne MASA NE VEND per shmangien e mangesive te konstatuara!!!
    Te kontrollohet pajisja e pasagjereve me bileta,per te shmangur vjedhjet ne tatime!!
    4-T’u jepet mundesia popullit,qe te japin mendimet e tyre per cilesine e sherbimit,duke bere te mundur,qe populli te jete percaktues ne DHENIEN E LICENCAVE TE KOMPANIVE!!!
    TE VIHET NE JETE PARIMI SE “KLIENTI(pasagjeri) ESHTE MBRETI” e jo e kunderta,sic ndodh tani:PO NUK TE PELQEU,ZBRIT E MERR TAKSI”!!!
    5-Te caktohet e te zbatohet rreptesisht KOHA E NISJES DHE E MBRITJES NGA NISJA NE FUND TE LINJES TE MJETEVE,qe njerezit te llogaritin sakte levizjet e tyre ne qytet!!!etj,etj!!!
    E plot te tjera!!!
    Sherbimi urban deri me sot eshte nje TMERR I VERTETE DHE NJE VJEDHJE E MADHE,QE I BEHET FINANCAVE SHTETERORE NGA KOMPANITE PRIVATE!!!
    JO MONOPOL TE LINJAVE NGA NJE KOMPANI!!!KJO ESHTE E KEQJA KRYESORE E KETIJ SHERBIMI QYTETES!!!
    ASNJE LINJE SHERBIMI URBAN TE MOS JETE PA BILETA DHE ABONE,PER ME TEPER,QE TE MOS PRANOJE FALAS PERSONAT VETERANE,INVALIDE etj,sic bejne autobuzet e KAMZES,KASHARIT,YZBERISHTIT etj!!!

  3. cr says:

    Ketu nuk ka korsi per makinat e jo me per biçikletat. Shihni rruget kryesore te kryeqytetit jane te pavizuara, mund te te futet makina tjeter e shko ndaj fajin, veç pasojave te tjera qe mund te kete. Semaforet ne kryqezime mjaft te rendesishme nuk punojne duke torturuar policet e shkrete. Shihni tiranen pa kosha te vogla per mbeturina qe do te ishin me mijra, te bukura, te vendosura njelloj, por mund te mbash nje cope leter per ta hedhur me metra te tera ne kazanet e medhenj qe dhe ato jane te pakta e mjaft pis. Ideja e mire, por realizimi nga njeriu qe qesh eshte e pamundur.

    1. Pi says:

      E perse sipas teje paskan prioritet makinat ndaj bicikletave? Me kombinim te transportit publik dhe bicikletave s’ka fare arsye pse te lejohen makinat ne qender te qytetit.

  4. fatmiri says:

    Ketu nga fundi sikur e ke prishur pak, antonio. Si te mos pranoje falas pensionistin, invalidin dhe veteranin?! Ky grupim njerezish duhet te jete falas dhe ne tren, bile po ti krijohej mundesia dhe aeroplan se ka punuar nje jete per keto dite dhe shteti ka marre gjithe sa i duhesh me ligjet qe ka percaktuar vete, nga ky njeri. Edhe keta te rinjte e sotem qe nuk mbahen si dema apo dosa, naten e diten, nje dite do te jene ne kete kategori, por atehere do ta shikojne se sa e nevojshme eshte qe, jo tu falet diçka, por tu jepet ajo qe u eshte mbajtur per kete kohe. Ky eshte shteti. Kjo eshte shoqeria. Me keto shtresa nuk duhet te abuzohet se eshte rruge qe do ta kalojne te gjithe, por ndryshimi duhet te jete: qe ata qe kane nje rroge apo pension te majme ardhur nga bisneset apo punet ne ne sektoret shteteror apo publike si dhe politik, tu caktohet nje kuaote pagese ne perqindje me ate qe marrin, ndersa te tjeret falas.

  5. Kruja says:

    Antonio trajtoi transportin publik… prej atje duhet nisur zgjidhja e problemit. Ai permend vjedhjet… dhe une pyes perse duhet fatorino ne linje?!!! A nuk mjafton nje kuti metalike, me faqe xhami nga ana e shoferit dhe e koduar, e cila te instalohet ne krah te djathte te shoferit dhe pasagjeret te hedhin bileten ose leket atje? Ajo kuti hapet ne fund te turnit nga nje grup dy tre agjentesh te cilet I depozitojne te ardhurat ashtu sic I mbledhin. Transporti urban duhet te jete publik dhe nen vartesine e plote te bashkise e cila ne bashkepunim me qeverine qendrore dhe biznesin privat investon per zgjerimin, cilesine, dhe llojshmerine e levizjes duke filluar nga metrote deri ne linjat e bicikletave.

    Kjo eshte sfide qe duhet perballuar sepse ka te beje me efikasitetin e biznesit privat dhe publik (njerezit nuk humbin ore te tera duke u sorrollatur neper rruge te zena me makina ku rreziku per drejtusin e mjetit dhe kembesorin eshte I larte.

  6. Nick says:

    E mbeshtes idene e zotit Ferruni. Une jetoj ne NY dhe ketu kohet e fundit po perdoren shume bicikletat qe i gjen ne cdo vend te Manhatanit te dhene me qera nga CIti Bank. Thjesht i gjen ne vende te vecanta dhe me nje credit card qe ben pagesen ne ATM po ne te njejtin vend. Por ndryshimi qendron se asnjeri me makine nuk futet dot ne linen e bicikletave. Ide te tilla qe nuk duan shume investime ja vlejne te promovohen nga qeveria e ardhshme. Po ashtu do sugjeroja qe per njerzit qe duan te qarkullojne me makina ne Trane te kete tarifa te kripura kur parkojne ne rruge qe keshtu te detyrohen te levizin me sherbimin publik. Ketu ne NY ne shumicen e Manhatan nuk parkon dot ditet e javes , vetem nese ke taga Komerciale dhe tarifa e parkimit ne rruge eshte:$15 per 3 ore. Kurse ne pjeset e tjera te NY kudo ne rruge paguan me pak por gjithnje duhet te paguash.

    1. duro says:

      Nick, ke shume te drejte. gje qe behet.me nje gure vret 2 zogj, edhe makinat i pakson dhe bashkia merr ca lek.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje