Një vërejtje "shkencore" për strukturën e qeverisjes së re

28 Korrik 2013, 15:09Blog TEMA

Nga Ilir Yzeiri

Kur e dëgjova në fillim strukturën e qeverisë së re që përmbledh filozofinë e qeverisjes, më tërhoqi vëmendjen mungesa e fjalës « shkencë » dhe gjithë familja e fjalëve që bëjnë pjesë aty. E lexova pastaj me vëmënedje fjalën e kryeministrit të ardhshëm, z. Edi Rama, dhe vura re se, në të gjithë tekstin e tij, mungonte kjo familje fjalësh. Aty gjendet fjala « inovacion ». Edi Rama thotë : « Plus, do të kemi jo ministri, por një ministër për Inovacionin dhe Administratën Publike. Administrata publike nga një xhep fallco në ministrinë e brendshme rikthehet në kryeministri dhe hyn në kompetencën e një ministri që të mbulojë inovacionin dhe administratën publike në funksion të një projekti madhor që është ai i bazës kombëtare të burimeve njerëzore të këtij kombi »(Tema  24 korrik 2013).

Siç duket, ministria që do të krijohet ka për detyrë që, duke shfrytëzuar teknologjitë moderne të informatimit, të bëjë të mundur që të dalin në pah të gjitha potencialet e shqiptarëve të aftë për punë dhe të talentuar gjithashtu, në mënyrë që shteti shqiptar të ketë më në fund një inventar të plotë të shqiptarëve që janë në moshë pune dhe të specializimit të tyre po ashtu.

Ky është një prioiritet i qëlluar dhe i domosdoshëm, sepse në këta njëzetë vjet tranzicion jo vetëm që shqiptarët janë shpërndarë si « zogjtë e korbit », por ata nuk e dinë ende se çfarë është atdheu për ta dhe çfarë janë ata për atdheun. Ndërkaq, siç e përmenda në fillim, në tekstin e shqiptuar nga kryeministri i ardhëshëm, z. Edi Rama, mungon familja e shenjës « shkencë ». Në paragrafin për Ministrinë e Arsimit thuhet vetëm një radhë : « Bashkojmë arsimin me sportin në një Ministri të Arsimit dhe të Sportit. » Natyrisht, sporti, nga të gjitha anët që ta vështrosh, është një sipërmarrje që kërkon vëmënedje të plotë dhe të shumanshme. Këtu nuk është vendi që ta trajtoj këtë prioritet, sepse ajo që më shqetëson është se nuk ka asnjë referencë për një rrjet institucionesh shkencore që veprojnë në Shqipëri. Ministria e Arsimit sot quhet Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Sipas kryeministrit të ardhshëm ajo do të quhet Ministria e Arsmit dhe e Sportit. Unë uroj që kjo të mos jetë e qëllimshme, sepse po të fshihej kështu edhe një pjesë e rëndësishme e jetës akademike shqiptare, atëhere problemi do të bëhej serioz.

Në Shqipëri qysh në kohë të pushtimit italian, përkatësisht në vitin 1940, është krijuar Instituti i Studimeve Shqiptare, i cili u reformua në vitin 1944 prej Pater Anton Arapit dhe u riformatua përsëri prej komunistëve në vitin 1946 për t’u shndërruar më pas në Akademinë e Shkencave. Gjatë kohës së komunizmit u ngritën edhe një rrjet i tërë institcionesh, të cilat bashkë me Akademinë u shkërmoqën dhe u shpartalluan prej vizionit inatçor të Sali Berishës. Sot reforma e nisur prej qeverisë së rrënimit shkencor u harrua dhe ato institucione nuk dihet se çfarë fati kanë. Ndërkaq, në qoftë se do të duhet të bëjmë një reformë të thellë në përmbajtjen e arsmit shqiptar, fjala vjen, këto institucione kanë një rol të dorës së parë për të bërë ekspertizën dhe për të hartuar strategjitë kombëtare dhe europiane të të nxënit dhe për të përcaktuar programet dhe për të asistuar tekstet. Tekstet e shkollave janë shkatërrimi më spektakolar që prodhoi reforma e qeverisjes së rrënimit shkencor. Ndërkaq, pa hequr asnjë presje nga rëndësia që ka sporti, unë mendoj se përqëndrimi edhe te shkenca ka një rëndësi të veçantë. Jashtë Shqipërisë gjenden shumë shqiptarë të rinj të talentuar, të cilët mund të joshen e të vijnë në këtë vend në qoftë se vihet në punë rrjeti i institucioneve shkencore. Një anë tjetër mund të ishte edhe media, e cila nuk përmendet fare po ashtu. Televizioni publik Shqiptar duhet të transformohet dhe qeveria duhet të marrë përgjegjësi direkte për të. Ai mund të shndërrohet në një hapësirë të shkëlqyer për të rinjtë që mbarojnë artet dhe gazetarinë, për filmin dhe dramën. Ayt mund të nisin prodhimet e vogla të filmave që sot realizohen me shumë pak mjete financiare.

Televizioni Publik mund të transformohet në një treg të madh pune për të rinjtë e talentuar shqiptarë. Por, për këtë, duhet vizion dhe për këtë duhet që qeveria të marrë përgjegjësi direkte. Fjala vjen, në Këshillin Drejtues të këtij Institucioni, duhet të jetë një përfaqësues i ministrisë së financave, madje ai duhet të jetë edhe kryetari i këtij organizmi, në mënyrë që të kontrollojë financat dhe të nxisë mirëmenaxhimin. Politika editoriale mund të kontrollohet nga Komisioni Parlamentar i medias siç ndodh në shumë vende. Pra një këshill drejtues me pak anëtarë dhe me pqrfaqësuesin e financave aty. Ndoshta këto dy prioritete që unë nuk i lexova në strukturën e qeverisë së re, janë mbajtur parasysh dhe mund të shpallen në një formë më të detajuar , në një rast tjetër.

31 komente në “Një vërejtje “shkencore” për strukturën e qeverisjes së re”

  1. paradox says:

    Ne kete amulli fjalesh pretendohet qe qeveria te marre ne kontroll dhe Akademine e Shkencave dhe TVSH qe duhet te jene te pavarura. Jo ore zoteri TVSH duhet te jete financiarisht e varur vetem nga taksa e TV qe duhet te shkoje vetem per televizionin publik dhe jo per ata private si klani top-i etj. dhe bordi drejtues i TVSH duhet te zgjidhet nga njerez me cv te paster. pak a shume te jete e njejta formule si bbc. Keshtu o yll mos prit nga kryeministri ne presantimin e struktures se qeverise te flase per shkence dhe tv kombetar sepse nuk jane struktura qeveritare edhe nje buf e kupton kete.

    1. Zule Kumaraku says:

      Akademia e pavarur? Akademia eshte e varur nga Saliu dhe nga Gudari. I pari per qellimet e tija politike, i dyti per qellimet e tija financiare. Po qe te dy, e kane shndruar Akademine ne nje qender apak shkencore, ku gelojne mediokritete si Salvatore Bushati dhe ca Tore te tjere dhe ku Beqiret e partise dhe servilet e Gudarit shijne me parate e taksapaguesve shqiptare.

  2. mimo says:

    Kjo qe, po shkruaj eshte jashte teme. Si qytetar i Tiranes nuk mund te mos ngre, shqetesimet e mija te perditshme, ne kaosin e Tiranes. A i keni pare cmimet e zarzavateve dhe frutave?buka qe marr perdite.. pesha e saj zvogelohet ,nga 500gr ne 350gr,ushqimet ne te shumten e rasteve jan nen peshe ne supermerkato.Zhurma qe ne mengjes e daulleve(si ne mesjete).borite e makinave,qe percjellin nuset e padurushme.Te mos flas pastaj, ku para duqaneve lagesh nga uji qe vadisin secili per hesap te vet.flamujt e piset te fushates valviten akoma.deri kur do ta shohim keshtu kryeqytetin tone? Me respekt kush e lexon.

    1. psy says:

      Ah more Mimo !Po kush do beje politike 24 ore/24 ?Ne vend qe te shohim interesat tona si popull,te revoltohemi,te reagojme,te organizohemi…..ose me mire t’ja filloje seicili nga vetja duke pasur gjithnje ne mendje tjetrin.

  3. gramoz zeqiri says:

    Z. Yzeiri,
    Urime per shkrimin. Mendoj se duhet ta kishit pare me thelle faktin se perse mungon fjala shkence ne programin e qeverise Rama. Nje nga arsyet lidhet me faktin se qeveria nuk mund te prodhoje as shkence e as art, dhe kete z. Rama e di me mire se kushdo tjeter. Prandaj me sa duket ka vendosur te mbeshtese institucionet shkencore, studiuesit dhe profesoret por pa qene nevoja qe kete ta beje duke krijuar institucione shkencore te qeverise. Shkenca shqiptare ka Akademine e Shkencave, Qendrat Shkencore dhe Universitet ku fale mbeshtetjes se qeverise se re mund te rritet prodhimi shkencor, jashte politikes. Gafa e qeverise Berisha dhe e eksperteve qe e keshillonin ate, ishte se permes gjasme strukturave shkencore ne perberje te MASH-it uli produktin shkencor, sic thoni ju me te drejte “derrmoi nivelin e teksteve shkollore”, prishi institucionet shkencore (shembulli me i mire eshte Qendra e Studimeve Albanologjike qe u kthye ne nje bisht politik te pushtetit duke percare gjithshka qe nuk mund te ndahej), dhe sigurisht ulja e autoritetit te Akademise se Shkencave te Shqiperise permes heqjes se mbeshtetjes financiare per te. Kulmi ishte qe mbeshtetja per shkencen shqiptare jepej permes projekteve te insitucionit “shkencor” kur drejton Ylli PANGO?!
    Shkenca shqiptare i ka institucionet e saj qe jane Akademia e Shkencave dhe Universitetet dhe qeveria mjafton ti mbeshtese me te gjitha mjetet ato. Sinqerisht!

  4. SHKUPI says:

    Rama dhe shkenca,pu pupupuuuu.Rama dhe shtafellai,do na ngjyrose fare.Rrofte Meta e Kocua & 40 karanfila.

  5. Kozmos says:

    Eshte nje ceshtje shume e drejte e ngritur nga ju ,persa
    i perket te rinjeve tane ,qe kane studiuar jashte ,si dhe
    vazhdojne te punojne jashte , por problemi qendron munden te
    punojne keta te rinj me kushtet dhe me pagesat qesharake te Shqiperise
    kubdrejt ketyre vendeve te zhvilluara .
    p.sh Nje Inxhinjer Elektroteknik paguhet ne Zvicer 9 mije Euro
    nuk besoj qe keta te lene kete pagese te majme ,si dhe
    kushtet e punes , kulturen e larte te njerzeve per ti sherbyer atdheut
    prej te cilit jane larguar prej nje kohe te gjate.
    Dua te permend nje thenie te .AJSHTANIT
    JETA ESHTE ATY KU ESHTE PARAJA.

  6. Nje shkodran says:

    Zoti Ilir, mungesa e Akademise se Shkencave dhe Instituteve kerkimore shkencore ka bere ndermjet tjerash qe Shqiperia te harroje te shkuaren, te mos kuptoje te sotmen dhe te mos planifikoje per te ardhmen. Mungesa e nje kerkimi shkencor vendas dhe serioz ka sjelle qe qeveria shqiptare ka qene pothuajse e zbuluar nga propozimet dhe projekte serioze ne shume fusha.
    Kjo ka sjelle qe shume investime te shkojne ne nje drejtim te vetem, infrastuktura e rrugeve, dhe shpesh shume nga vendimet per zhvillimin e vendit jane bere ne menyre pragmatiste, te pathelluar. Jane favorizuar nje grup njerezish qe qendronin prane politikanve. Tashme ne Shqiperi kemi loby qe kane siguruar dhe monopole ne shume fusha te jetes shqiptare. Qe te sigurohet liberalizimi i tregut dhe i konkurences se lire, qe jane motoret e zhvillimit kapitalist modern te nje vendi, tashme ne Shqiperi po behet fakt pothuajse i pamundur.
    Sidoqofte ne kete shkrim te zotit Ilir Yzeiri shtjellohen probleme me rendesi jetike per te ardhmen e vendit.

  7. FK says:

    Keni shume te drejte Ilir. Edhe mua me ka bere pershtypje. Po te shikosh statistikat Shqiperia eshte ne vendin e 193 ne bote per shpenzimet totale per shkencen, me vetem 0.16% te GDP-se! E pabesueshme por e vertete. Dikur kemi patur nje Komitet te Shkences, ndersa tani eshte fshire. Kjo teme eshte shume e dhimbeshme, pasi Saliu, nuk di se me cfar mendje diabolike, shkateroi disa institucione shkencor fondamentale dhe ngriti disa pseudo institute te rinj, ku punonjesit “pseudoshkencetare” marrin nje rroge, ndesa shkencetaret e vertete, marin nje rroge aty dhe rroga te tjera duke punuar si private. Shkenca duhet orientuar sipas kriterve te EKONOMISE se TREGUT, perndryshe ajo eshte e destinuar te deshtoje. Kjo eshte nje teme, madje nje ceshtje madhe. Nese nuk kapet seriozisht, tani ne shekullin e 21, sigurisht, ose do te deshtojme, ose do te mbetemi nje ekonomi medioker, dmth nje shtet medioker, qe perkthehet nje shtet injorant, i varfer dhe pa te ardhme. Edhe sporti vete madje ka nevoje per shkencen, vecanrisht shkencen e mbeshtetur dhe te financuar nga vete prodhimi dhe biznesi dhe jo shkencen akademike, te pa financuar te tipit te Sali Berishes dhe te stilit socilist. Kam shume per kete por shpresoj te nxitet kjo teme, vecanrisht ne nivelet me te larta, per tu permbysur kjo gjendje, ne menyre qe Shqiperia te dale nga ngerci ku e ka mberthyer antishkenca dhe antivlera. Po nuk beri kete Edi Rama, do te deshtoje. Te shpresoje qe do te jet ndryshe.

  8. Stef Staku says:

    ANALIZE : Urime per artikullin e shpresojme te mos jete i vetmi. Lenja menjane e mendimt shkencore ne menyre institucionale do te thte qe ti perplasesh ne fetyre deren e qeverise cdo studiuesi jo vetem Shqiptare por edhe atyre pak studiuesve nderkombetare qe gabimisht mendojne mire per ne.
    Mendoni per nje minute sikur ky artikull te botohej nga nje gazete e huaj si Time, Doice caitung, etj, Ne te gjitha kancelerite e botes do plaste gallata. Shqiptaret nuk dinne se cfare eshte ” Shkenca ” pas 100 vitesh shtet !!!
    Ne te gjitha shtetet e BE ka ministri me vete per shkencen.
    Por perse Ministrise se Inovacionit dhe Administrates nuk i shtohet dhe fjala Shkence ???
    Kjo behet pasi bandat qe egzistojne ne te gjitha ministrite u duhet konfuzioni. Qeverisje sipas rregullave e disiplines shkencore do pakesonte ndjeshem fitimet e tyre. Ky eshte njeri nga faktoret tjetri qe shpresojme te gabojme eshte qe kjo qeveri te kete nenshkru ndonje marreveshje me lobet anti shqiptare per te vazhdu luften kunder personaliteteve te shkences Shqiptare siq beri Ahmet Zogu me Serbine e Pashiqit dhe e mbylli Sali Berishapo me Serbine e sotme.
    Uroj qe ta kem gabim e qe Edi Rama te ndryshoje mendim pa rrezikuar qe ta marre kete damke sikurse e mori Sali Berisha.
    Ne Akademine e Shkencave kane nisur tah 4 muaj procesi zgjedhor …. Kryetari konkurron per nenkryetar e ky i fundit per kryetare

  9. analisti says:

    Nuk ka shkaterim me te madh se I eshte Bere shkences dhe arsimit.u krijuan dhe funksionuan per shume vite shkolla te larta kioska,u krijua insituti I albanologjis me drejtues nje mesues emigrant ne France dhe qe u be Brenda 5 vitesh me titull Prof.u krijua nje akademi shkencash ku kryetari aktual Nuk dihet se I kujt shkence eshte kembehet me nenkryetarin qe eshte krushk me famIljen e berishes.nuk mund te mbaheshin shume insitute shkencore pasi Nuk mund te bejme ne fizik ose matematik (sic ben g.beqiri) por duhet te mbanim dhe te forconim insituti e histories gjuhesise etnografise dhe arkeologjise per mos lene pseudo historian dhe gjuhetar.diskutohet sot se duhet ndryshuar gjuha.mos haroni qe jemi ne demokraci ku Nuk ndryshon gjuha me urdher.

  10. Dik Asteri says:

    Dikaster shkencash ne ministri?

    Duket se heqja e emertimit “Shkence” nga nje ministri qe me vone me te drejte do te quhet “Ministria e Aresimit dhe e Sportit” pasqyron realitetin. Kjo perputhet plotesisht dhe me nevojat per punonjes te kualifikuar qe kjo ministri ka patur dhe do te kete ne te ardhmen. Nuk e di se perse duhen mbajtur me rroge disa “punonjes te zellshem” te dikasteri i shkencave ne ministri, kur arritjet pozitive te nivelit boteror ne kete fushe nuk jane aspak evidente, per te mos thene qe mungojne fare.

    Nuk kemi pse te shqetesohemi per kete ndryshim per sa kohe jemi te vetedijshem, se deri me sot nga gjiri i shoqerise sone “teper te arsimuar” nuk ka dale akoma ndonje numer i konsiderueshem shkencetaresh te afte, te cilet me punen e tyre frytdhenese te kene deshmuar se kane cuar perpara shkencen, apo te kene kontribuar dukshem ne zgjerimin e dijeve bashkekohore te botes.

    Kjo do te ishte e panevojshme aq me teper sot, kur ne vendin tone (ketu pa dashur te mohoj punen dhe vlerat e ndonje shkencetari shqiptar qe jeton e punon jashte shtetit) mungojne dukshem studimet dhe arritjet pozitive ne fushen e kerkimeve shkencore.

    Gjithsesi pajtohem krejtesisht dhe mbeshtes mendimin e autorit per nevojen e nje reforme te thelle ne fushen e aresimit, si kusht themelor ky per zgjerimin e dijeve dhe krijimin e mundesise, qe ne te ardhmen edhe nga vendi yne te dalin shkencetare me fame, pse jo edhe ndonje shpikes.

  11. gramoz zeqiri says:

    Z. Yzeiri,
    Urime per shkrimin. Mendoj se duhet ta kishit pare me thelle faktin se perse mungon fjala shkence ne programin e qeverise Rama. Nje nga arsyet lidhet me faktin se qeveria nuk mund te prodhoje as shkence e as art, dhe kete z. Rama e di me mire se kushdo tjeter. Prandaj me sa duket ka vendosur te mbeshtese institucionet shkencore, studiuesit dhe profesoret por pa qene nevoja qe kete ta beje duke krijuar institucione shkencore te qeverise. Shkenca shqiptare ka Akademine e Shkencave, Qendrat Shkencore dhe Universitet ku fale mbeshtetjes se qeverise se re mund te rritet prodhimi shkencor. Gafa e qeverise Berisha dhe e eksperteve qe e keshillonin ate, ishte se permes gjasme strukturave shkencore ne perberje te MASH-it uli produktin shkencor, sic thoni ju me te drejte “derrmoi nivelin e teksteve shkollore”, prishi institucionet shkencore (shembulli me i mire eshte Qendra e Studimeve Albanologjike qe u kthye ne nje bisht politik te pushtetit duke percare gjithshka qe nuk mund te ndahej), dhe sigurisht ulja e autoritetit te Akademise se Shkencave te Shqiperise permes heqjes se mbeshtetjes financiare per te. Kulmi ishte qe mbeshtetja per shkencen shqiptare jepej permes projekteve te insitucionit “shkencor” kur drejton Ylli PANGO?!
    Shkenca shqiptare i ka institucionet e saj qe jane Akademia e Shkencave dhe Universitetet dhe qeveria mjafton ti mbeshtese me te gjitha mjetet ato. Sinqerisht!

  12. Dardan says:

    Une mendoj se fjala “shkence” eshte e nenkuptuar ne te gjithe organizimin e apo riorganizimin e qeverise. Rendesi ka puna qe behet dhe jo emri qe i vihet. Thjesht per inat te drejtorit, dua te them se kur ndertohet nje shtepi, nuk zihen ne goje anekset, pa dashur te krhesoj shekencen e mirfillte me anekse te tila si banjoja apo ndonje tjeter. Thejshte “shkenca” eshte e nenkuptuar por edhe gjate kohes se projektimit ne detaje te organizimit, besoj se ajo do te zere vendin e vet. Nuk mund te ndertohen ne nje muaj nga ato qe shkaterroi fashizmi gjakatar prej rreth 20 vitesh (perjashto nje periudhe rrenimi te ndadalshem ne kohen 8vjecare te sundimit te ps se Nanos.)

  13. Gjeralb says:

    Ilir, urime per shkrimin. Ndonese jam larg shkrimet e tua i lexoj me endje, kete ta kam thene edhe kur u takuam tek Biblioteka Kombetare. Ke shume te drejte qe Ministria e Arsimit dhuet te quhet edhe e Shkences dhe jo e Sportit. Sporti eshte Kulture Fizike dhe i takon te rrije me Ministrine e Kultures. Persa i perket shkences, situatat kane evoluar ne drejtim te Universiteteve, ku duhet te rregullohen raportet midis shkences dhe mesimdhenies. Une e njo mire Akademine e Shkencave, kam perjetuar dhe vuajtur shkrirjen e saj. Me kete rast shpreh mendimin se Kryesia fallco e Akademise se Shkencave (Sala e la sa per t’u hedhur hi syve te shqiptareve e nderkombetareve), te shkrihet me Qendren e Studimeve Albanologjike, nen nje emer te ri: Akademia e Shkencave Albanologjike dhe twe vazhdoje te jete ne strukturat e Ministrise se Arsimit.

  14. DukGjonMazo says:

    O Ilir,

    Më vjen keq, por për çfarë Akademie Shkence e ke fjalën or zotëri?! Shqiptarët nuk njohin historinë e tyre të afërt, gjë që i bën të jenë viktimë e vtevetes. Më thuaj qoftë një çështje në shkallë kombëtare apo krahinore që të jetë trajtuar në debat të hapur dhe me ndërgjegje njerëzore nga ASHSH-së! Asnjë. Ilir, duhet ta pranosh: Akademia e Shkencave të Shqipërisë, me gjithë ndonjë figure të denjë në të, ka qenë maskë për t’i lënë në terr çështjet më thelbësore të Shqipërisë e shqiptarëve. Or zotëri, shteti komunist shqiptar s’ishte në gjendje të gjente apo të ruante deklaratën e mirfilltë së Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë e ti më flet për Akademi…
    Zotëri, të drejtat themelore të individit dhe transparenca publike e shkencore i çon gjërat në vendin e tyre.
    Zgjohu o Ilir: Sali Berisha e zbatoi Katovicën në jug të Shqipërisë e jo në veri të saj. E di pse? Shko pyet Rexhinën se Ramoni s’është më…

    1. ?! says:

      Ca thua mo aman se nuk te marr vesh ?!

  15. Gezimi says:

    Plotesisht dakord me shkrimin tuaj Z Mimo!

  16. Ngelet me furce ne dore says:

    Filluan furcet ndaj skemes me t cmendur te formatimit. Kujdesni se do ju thahet beshtyma

    Tekst per orgazem kur thua qe shkenca do heci se do perdori ministri i inovacionit ca servera e do bej ca filtra per burime njerzore

    Tjeter vetkenaqesi esht kur justifikon sportin ne tango me arsimin. Dhe pse kjo? Qe t futet sporti me mire ne shkolla. Ka politika arsimore per t kriju brum per skuadrat , kush do e drejtoje Ledi shamku q smerr vesh nga sporti apo Fideli qe vetem 8vjecaren ka bo me forcat e veta

    I fut pastaj nje kercim striptist me televizionin shqiptar qe ka qene , eshte dhe do te mbetet perjete lecka e kepuceve e cdo kryeministri qe do jete ne krye.

  17. permetar says:

    YZEIR mendoj se duke share qeverine ePD dhe duke perkedhelur ate te piktorobasketbollistqeveritarit te deshtuar e sigurove nje vend ne qeveri.URIME.

  18. Stef Staku says:

    ANALIZE : Po lexoj komentet e me hidherim konstatoj se shpesh lidhjet qeveri – shkence, mireqenje – shkence keq komentohen ose nuk kutohen fare.
    Permbytjet ne Shkoder, ne Lezhe, riformimi i kenetes se Maliqit jane pasoja te shkatrrimit te Institutit te Hidroenergjitikes si dhe mungesse se ligjeve qe rregullojne administrimin e ujrave ne menyre shkencore.
    Shqiperia i ka te gjitha kushtet per te patur çmimin me te ulet te energjise elektrike ne gjithe Europen e Jugut. Gje qe do i jepte nje impuls te jashtezakonshem te gjitha llojeve te industrie. Por si pasoje e mos funksionimit te Akademise se Shkencave qe duhej te kordinonte punen mes instituteve te ndryshme ne e humbim kete shans.
    Per kete gje goditet shkenca pasi njerez qe perfitojne ne menyre te paligjeshme jane te paret qe e kundershtojne ate.

  19. miri shkodra says:

    Apo nuk pati perparuar shkenca ne Shqiperi kur kishim ministrine e shkences? Ne ate kohe u bene zbulime te bujshme shkencore per te cilat gjith bota na ka zili, prandaj mete drejte artikullshkruesi e nge kete ceshtje. Pse duhet te humbe shkenca botrore per nje emertim te thjeshte?

    1. @mir skutari says:

      Atehere a mund te na sjellesh disa shembuj konkrete ku te dale qarte dhe bindshem se per cilat arritje shkencore na ka patur zili bota?

  20. Mark Gjonaj says:

    Drejt e ka MIMO, s’ta leshon rrugen shqitari me dy kobure ne brez, te lag, ndalesh dhe e qorton dhe i ngrati doren ne kobure…!

  21. gogo says:

    Z.yzeiri ka kapur nje problem,teper te rendesishem.Berisha shkaterrimin e shqiperis e filloi;jo vetem objektet e konomike qe u vuri bulldozien dhe ihodhi per toke.,por ai e filloj duke shkrire ter istitucjonet shkencore te cdo lloi fushe.Ai i xungoi e i skopiti,akademin e shkencave, te artit ,te ushterise,istitutin e kerkimeve minerale, ne fushen e hidrokarbureve,te buqesis, te agrokultures,te veterinaris, etje….Kete berisha e beri me qellim te caktuare perta groposur kombin shqiptare .I financuare nga qarqet rreaksjonare sebe e greke.Pra tradhetari Berisha qe duhet te jape llogari per te gjitha keto,mendoi se kombit shqiptare i erdhi fundi me bemat e tij.Ky satrrap qe riabilitoi dhe zogun, ka qellime me te errta se zogu per shqiperine.Ky intrigatt,terroriste,diversjoniste,tradhetar,genjeshtar ikohrave,kreminel e puciste duhet te ulet ne bangen e te akuzuareve per te gjitha ligesit qe ka bere e tejap llogari deri ne nje.

  22. Stefan H says:

    Nuk e kam te qarte nje gje, a ka ne strukturen ministrale te Edit nje “Ministri te inovacionit dhe administrates publike” apo jo ? Nqs ka nje term te tille atehere e vetemja qe duhet te beje Edi eshte te shqiperoje termin Innovation. Termi Inovacion (innovation) nuk ka parasysh zbatimin e teknikes informatike sic le te kuptoje Iliri por eshte shume me i gjere si term. Kurse modernizimi i administrates publike e presupozon informatizimin e saj. Ne disa vende europiane si psh Spanje egziston nje terminologji e tille: “Inovation city” e cila ne shumicen e rasteve ka parasysh nje ndertese gjigade apo nje kompleks ndertesash ku zhvillohet kerkimi i mirefillte shkencor ne te gjitha fushat e shkencave te aplikuara. Atehere, ne se Edi e koncepton keshtu Inovimin, fjala shkence eshte ne brendi te sipermarjes se tij ministrore.
    Ngelet per te diskutuar se sa efektive do te ishte nje kombinim i tille i prioriteteve qeveritare per zhvillimin e shkences (Innovation) me modernizimin e administates publike. Duket sikur ka nje lidhje formale midis tyre. Koha do ta provoje qendueshmerine e ketij togu fjalesh “Ministri te inovacionit dhe administrates publike”

    1. Stef Staku says:

      ANALIZE : Nje dite te bukur me diell djali i kerkon babait te tije :
      – Eja baba te te tregoj arat. –
      Inovacioni ( e reja shkencore ) eshte nje pjese e rendesishme e shkences. Eshte kati i fundit i nje pallati. Por per te shku ne katin e peste me perpara duhet me kalu katin e pare te dyte, te trete e te katert.
      Po ja beni si Pale Vata qe kerkoi me ndertu katin e dyte kur i kishin mbarutullat per te perfundu katin e pare te pallatit.

    2. @stefan says:

      Aresyetimi yt i nderuar zoti Stefan me duket i drejte.

      Ne kuptimin te ngushte te fjales inovacionet jane risite qe rezultojne fillimisht nga idete per te krijuar produkte, sherbime apo procese te reja, te cilat gjejne aplikim te gjere ne fusha te ndryshme dhe depertojne suksesshem ne treg.

      Duke qene se inovacionet klasifikohen ne shume kategori, nga te cilat pshm. me te njohurat jane inovacionet teknike, inovacionet e sherbimit, inovacionet tregtare, inovacione sociale etj., lind nevoja qe prej “ideatoreve” (huazuesve) te togfjaleshit “Ministri e inovacionit dhe administrates publike” te behet nje shpjegim me i hollesishem per qytetarin, rreth konceptit dhe lidhjes se ngushte qe ekziston midis termit “administrate publike” dhe “inovacion”.

      Dihet qe dikur ne qeverine e Berluskonit ekzistonte “Dipartimento per la pubblica amministrazione e l’innovazione”, por qe sot eshte ndare ne 1.) Dipartimento della funzione pubblica” dhe 2.) Dipartimento per l’innovazione tecnologica.

      I pari, pra “Departamenti i shërbimit publik”, ka per detyre koordinimin dhe verifikimin e veprimtarive që lidhen me organizimin dhe funksionimin e administratës publike, ku nga me thelbesoret jane rinovimi i modeleve organizative dhe eficiencave te procedurave teknike, si dhe koordinimi i punës në sektorin publik.

      I dyti, pra Departamenti për inovacione teknologjike, ka per detyre përcaktimin dhe zbatimin e politikave për zhvillimin e shoqërisë së informacionit, si dhe inovacionet teknologjike të lidhura me të per administraten publike, qytetarët dhe bizneset.

      Se perse qeveria e re italiane beri rindarjen e ketij organi eshte per t’u rishikuar edhe nga ekspertet shqiptare.

  23. miri shkodra says:

    Kur kishim Ministrine e Shkences, i dashur MS, zbuluam se hena rrotullohet rreth tokes dhe toka rreth diellit. Pse, pak po te duhet kjo ty?

    1. @mir skutari says:

      Pse s’thua ti qe qenka per t’u shenuar ne qitapin e shpikjeve me te medha qe ka njohur historia jone. Po s’na the emrin e atij shkencetari qe e zbuloi? Uj Filiz, uj…

  24. plaku says:

    Bravo liro! Shume sakte, po mos i vi vaj se piktori 1 s’ka haber nga keto gjera mer lal!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje