Për t’u njoftuar me ministrat e qeverisë Rama, shumica prej të cilëve për mua ishin krejt të panjohur, i kërkova emër për emër në internet.
Duke lexuar “biografitë” e tyre me nga një fjali, e gjeta se 99% e ministrave të qeverisë Rama janë të lindur në vitet e 60-ta.
Nga 1 minutë u ndala dhe i shikova sytë e ministrave në fotografi, duke kërkuar një shenjë reale që arsyeton moton abstrakte dhe mistike “Rilindje”.
Sytë nuk janë pasqyrë e shpirtit, për shkak se të verbërit kanë shpirt, por shpirt pa pasqyrë. Prandaj, nuk i paragjykova në bazë të syve të zi.
Si do ta “Rilindin” Shqipërinë këta njerëz që në shikim të parë dhe të dytë duken njerëz krejt normal, pa kapital krijues dhe pa shenjë dalluese, që nuk do t’i kisha njohur rrugës nëse do ti kisha parë.
Mua më ka pëlqyer shumë motoja socialiste që është pak budiste, pak islamiste, pak krishtere, “Rilindja”, për shkak se është moto aq e fuqishme, sa që kurrë s’ka nevojë ta dëshmoj fuqinë e saj. Është sinonim i renesancës. Romantikës. Kohës që ka përfunduar.
Në mungesë të biografive së ministrave për t’i analizuar, për të kuptuar se çfarë kanë thënë e çfarë kanë bërë ata që i kanë plotësuar kushtet që ta “Rilindin” Shqipërinë, u ndala te vitet e 60’-ta, e vetmja simbolikë që e pashë në përbërjen e qeverisë së Re, që të çon te pyetja se pse Edi Rama i ka zgjedhur ministrat e tij (njëmbëdhjetë prej tyre), të lindur në vitet e gjashtëdhjeta!
Tërmeti që shkatërroi 80% Shkupin më ra në mend i pari, që më asocion me vitet e gjashtëdhjeta.
Por, shumëçka ka ndodhur gjatë dekadës kur janë lindur ministrat e ri, që unë kam pritur të jenë disi si “apostuj” në politikë, sepse misioni i tyre është mistik, ata nuk kanë mision vetëm të zhvillojnë Shqipërinë, por ta “Rilindin” Shqipërinë.
Shqipëri e Rilindur është një mision politik qeveritar me ndihmën e terminologjisë fetare, teologjike, religjioze, sepse “Rilindjen” nuk e njeh shkenca.
Duke menduar për “Rilindjen”, dhe duke u munduar t’ua gjej një vend për “t’i fshehur kujtimet përgjithmonë”, në momentin që të ndodh Rilindja, përsëri si për metaforë m’u kujtua që në vitet e 60-ta është promovuar pilula e parë kontraceptive që kontrollon lindjen e fëmijëve.
Ishin vite të “tundjeve” të mëdha, trendeve politike dhe kulturore, ndryshimeve radikale, ngjarjeve subversive, revolucionit në veshje, në muzikë, në shkollë. Koha e frizurave behive, e Led Zepelinave, Bob Dylanit. E Joane Baez.
Ishte dekada e kundër-kulturës (counterculture). Nevoja botërore për të bërë një “Counterculture”-shkatërrimi i një sistemi politik, kulturor, dhe krijimi i një kulture tjetër mbi gërmadhat e “kulturës së vjetër”.
Këta ministra, përveç që do ta “Rilindin” Shqipërinë, do ta çojnë edhe në BE. Kur janë lindur këta ministra, në krye me kryeministrin e tyre Rama, ka marrë fund Perandoria Evropiane në Afrikë, ku 32 vende afrikane janë pavarësuar nga kolonizatorët evropianë.
Nuk ka kaluar shumë kohë, pra kanë kaluar vetëm 49 vjet, që të gjitha shtetet e Ballkanit (sidomos shqiptarët, në mesin e të cilëve as nuk guxon kush të provoj të deklarohet si euro-skeptik), dëshirojnë të bëhen pjesë e Evropës ish-kolonizatore.
Pavarësia që solli “Rilindja” afrikane në kontinent promovoi anarkinë, kleptokracinë, diktatorshipin dhe luftën civile. Kur shkuan kolonizatorët evropianë, afrikanët u bën kolonizatorë dhe armiq më të mëdhenj të vetvetes. E frikësuar, thashë vet me vete: pensionimi i Berishës nuk e garanton “Rilindjen” shqiptare.
Qeveria Rama u lind gjatë viteve kur filloi ndërtimi i murit të Berlinit. Murit që ndan kombin. Por, ne shqiptarët jemi të ndarë, dhe nuk duam të bashkohemi. S’jemi si gjermanët katundarë-nacionalistë!
Trend i viteve të gjashtëdhjeta ka qenë edhe fjalimi i Martin Luter King në Washington “I have a dream”. Nuk prish punë nëse ëndërrojmë që të “Rilindim”, se Rilindja kurrë nuk ndodh. “Rilindja” është një dëshirë më e vjetër sa Bibla.
Duke lexuar për trendet politike dhe kulturore të asaj dekade, më së shumti më pëlqeu Lëvizja kulturore e Kalkutës, e formuar nga piktorët dhe shkrimtarët, e që e quante veten “Hungryalists”. Këta piktorë e shkrimtarë ishin pjesëtar të “hungry generation” (gjeneratës së uritur). Lëvizja u shua, pjesëtarët e uritur vdiqën, kurse nga uria nuk e shëroi Kalutën as “Nëna Terezë”.
Nuk është kompliment i madh që Qeveria Rama ka disa femra ministre, sepse tani nëpër botë ministra bëhen edhe travestitët, ata që ndërrojnë gjininë. Kur u lindën zonjat minstre, u “zbulua” për herë të parë “mini-fundi” nga Mary Quant, që shkaktoi tërbimin e masave të gjëra evropiane. Ndërsa, sot zonja e lindur në atë dekadë, Mimi, bëhet ministre që e mbron Shqipërinë nga armiku. Bukur për simbolikë.
Të gjithë evropianët u kthyen majtas gjatë viteve të 60-ta: Franca, Gjermania, Britania. Shqipëria, sot kthehet majtas edhe një herë me ekipin e viteve të gjashtëdhjeta.
Duke lexuar për filmat më të shikuar të viteve të 60-ta, ndër ta “Dr.Zhivago”, “Zogjtë” e Hiçkokut, e pashë që edhe filmi “Spartaku” ka bërë bujë të madhe në atë kohë. Spartaku në film, m’u lidh menjëherë me Spartakun e politikës, (Ngjelën), i cili mbeti jashtë kabinetit, sepse Edi Rama nuk e ka lejuar veten të bie nën vitet e gjashtëdhjeta.
Nuk është ageism, diskriminim në bazë të moshës, jam e sigurt që Qeveria e viteve të gjashtëdhjeta (qeveria Rama), është një rastësi simbolike.
Numri 6-të ndërlidhet me Antikrishtin, që kurrë nuk vjen.
E, duke qenë numër i djallëzuar, mendoj se Edi Rama ka zgjedhur shumë gjashta për t’i përballuar pas një viti qeverisjeje.
Nje shkrim i bukur me shume mesazhe, nje simbolike e gjalle. Me pelqen shume.
po e ve mas teje “rasputino” se me pelqeu shkrimi i zonjes Berisha. eshte asht tamom sic e shkruan “Miss Sixty” ESHTe nje “Zalando” mediatike qe ka hyre ne treg si rilindje e do te shitet per stinen politike. po ajo qe me ben pershtypje po qe nuk jom i sigurte eshte orgazma seksuale politike e jugut, gjeografia e te kuqve eshte si te perdhunojne e ta zene frymen. eshte Goditje pa zhurme, carje pa zhurme, memece, pa pipetime, e plot hematoma e hemoragji te pa dukshme. E kam fjalen per fuqine gjeografike si faktor te
Z-A-P-B-E-R-J-E-S apo si trashgmni te klyshave te kuq. Sido qe te jete eshte e poshter dhe kriminale ne qofte se qendron, qe, ministrat jane nga jugu, ose me sakte jo nje shperndarje simpatike. Me duket nje fillim jo i mire ose la ta them i peshtire.
Bravo Zj/Znj Berisha
Shkrim i sakt, optimist, realistik qe ndihmon ne afrimin e dy pjesve te nje Kombi.
Analize perfekte pa asnje pendese per 23 vite te kaluara ne kaos rremuje, pabesi, dhunim, vjedhje zaptim.. te cilat ja shkaktuam ne qytetaret e thjesht vendit ton, Shqiperise.
P.S Moderatori po e kqyr me kujdes postimin dhe ka gjasa mos ta fshij si ate te parin!!!
Kete here ia ka fut kot Kimetja, nuk jane 99 % te ministrave te kabinetit Rama te lindur ne vitet 60-te, disa prej tyre jane te viteve 70-te si psh. Saimir Tahiri, Ditmit Bushati dhe Erion Veliaj. Ka edhe te lindur ne vitet 50-te (Shkelqim Cani) dhe ne vitet 80-te (Klajda Gjoshaj)
Kjo fare drane,qenka me bullice dhe me mesjetare,nga sa eshte prezantuar me pare.Duket qe dhe te afermit nuk e duan qe nuk e keshillojne,ti bjere mbrapa vehtes.
Kendveshtrim atraktiv. Ministrat mund te mos jene te njohur ne Kosove por nuk guxojme ti paragjykojme.
KETA MINISTRA DO JENE SHERBETORE TE POPULLIT DHE TE SHTETIT SHQIPETAR DHE KOMANDENDEN DO E KETE EUROPA PERENDIMORE E INGLIZI ( ME SHUME PROBLEME SOCIALE DHE ARSIMORE ) DHE JO EUROPA JUGORE (GREQIA ME BREKE NE FUND TE KEMBEVE) ME AMERIKEN ( QE I ZIEN KOKA NGA HALLET E SAJA) !
NJERZIT E QEVERRISE SE RAMES JANE QYTETARE TE MIREFILLTE NE MENDIM VEPRIM DHE ME KULTURE EUROPIANE NE SJELLJE DHE ME INDIPEDENCE NE GJYKIN !
KETA MINISTRA DO JENE SHERBETORE TE POPULLIT DHE TE SHTETIT SHQIPETAR DHE KOMANDENDEN DO E KETE EUROPA PERENDIMORE E INGLIZI ( KY I FUNDIT ME SHUME PROBLEME SOCIALE DHE ARSIMORE ) DHE JO EUROPA JUGORE (GREQIA ME BREKE NE FUND TE KEMBEVE) ME AMERIKEN ( QE I ZIEN KOKA NGA HALLET E SAJA) !
NJERZIT E QEVERRISE SE RAMES JANE QYTETARE TE MIREFILLTE NE MENDIM VEPRIM DHE ME KULTURE EUROPIANE NE SJELLJE DHE ME INDIPEDENCE NE GJYKIN !
Pershendetije Kimete,kjo palo qeveri Rama-Meta,e ndertuar nga aleancat e skenareve sa te peshtire aq dhe korruptiv e kriminal ne vite,eshte e deshtuar qe ne nismen e saj.Vetem Rilindje aty nuk ka,por vetem riciklim te botes se krim-korrupsionit ne te tre pushtetet.
Lus Zotin qe te mos ndodhe ngjashmeria e qeverisjes Berish me duar te “pastra”,me sundimin e botes se krim-korrupsionit,nen demagogjite komunisto-nazifashiste si,sherbe,perca e sundo dhe rrej rrej se dicka do te mbetet.
Besoni e binduni dhe mos gaboni se jo larg do te beheni bashkeudhetare me Berishen-Mediun e Meten me shoke ne bangen e akuzes si pjese e dergjegjshme dhe stimuese e botes se krim-korrupsionit ne vite.
Jeni shume origjinale Kimete. E lexova dy here qe te mund te kuptoj mesazhin qe jep. Nga termeti ne Shkup, pastaj te fjalimi i Martin Luter King “I have a dream”, te Joan Baez, “gjenerata e te uriturve”, antikrishti, dhe muri i Berlinit jane simbolika qe flasin per nje njeri qe nuk do te kete sukses.
Mohim metaforik. Bravo.
Sali diktatori na ka bere te tmerrohemi nga pleqte. Prandaj Edi i hodhi njerezit e Nanos dhe e beri qeverine me gjeneraten e tij. Ai qe ka pritur qe Rama te Rilind Shqiperine ai ka nevoje per neuropsikiater.
Ik Berishe ik, bashke me ksi gazetaresh vrer-vjelles, medioker te shkalles superiore te pa-lumtur e qe duan tua percojne edhe te tjereve mllefin idiot te tyre.
Ja the mi Kimete ja the, po kujt ja the! A te mori vesh valle?
E dashur Kimete!
Pas nje kohe te gjate, dole ti qe me pelqen te te lexoj.
Me vjen keq pse keto shkrime qe jane te rralla lexohen vetem nga shqiptaret.
shkrim interesant. vec edhe nje travestit turk po i mungon kesaj qeverie.
Kimete askush ty s’te pelqen. Nuk duhet ta paragjykojme kete perberje. duhet te presim se paku gjashte muaj tu japim kohe.
pirdh te cfryhesh, ithote populli shqiptar, lidhjeve qe ke bere zonje e nderuar!
O kimete pse kaq inat me te lindurit e viteve 60-te???????/Cfare do te thuash se na hape barkun me ato krahasime qe nuk eshte ndonje gje e madhe se edhe ato te viteve 80-90-….i dine shume mire se cfare vitet 60 sollen ne fushen e kultures,politikes apo letersise e artit….nuk te kuptoj sinqerish se cfare do te thuash e ku do te dalesh…..po me sa kuptoj hajt tja mbeshtjell e te shkruaj …te them dhe une dicka per qeverine Rama….Lerine ore rehat me keto krahasimet idiote qe ben…. te filloje punen njehere….e pastaj do kesh kohe te flasesh me shume per ministrat e lindur ne vitet 60….aman o Kimete aman…fol nje fjale te mire per shqiperine o bey ine i themi ne ketej nga shqiperia…. Uroi pune te mbare dhe suksese ne detyren e tyre te larte qe kane marre persiper-pa leri vitet 60-JEMI SHQIPETARE dreqi ta haje dhe sa shume vrer ,mllef, zili kemi per njeri tjetrin…
Cfare eshte ky, artikull apo lexim filxhani?! Nuk e kuptoj c’lidhje ka ky diskriminim ne baze te moshes?! “Vitet e gjashtedhjeta”! Hahaha, me kenaqin krejt keto kosovarkat!
Supersticion,Kimete.
Thjesht 1 koincidence mbi te cilat nuk mund te shkruhet 1 artikull serioz
Megjithate shkrimi ka pak humor te zi.
Nuk desha te paragjykoj per mbiemrin qe ke mbasi na len nje shije shume te keqe,por deri tashti nuk arrita te kuptoj çka ke dashur te shkruash apo te percjellesh tek lexuesit ne kete shkrim.Mundohesh ter shkruash sikur ke nje kulture europjane por duket se ke marre nga nje rrjesht per çdo liber te lexuar dhe ta na e shitesh neve kexuesve siu nje vajze me horizont te “gjere” .Mundoju qe here te tjera te lexosh perpara shkrimin pastaj ta publikosh ne media dhe te jeshe me konkrete dhe e pamvarur nga mbiemri qe ke vendosur ne shkrim.
Pèrshèndetje e nderuar Kimete ! Mè gèzon fakti qè jeni e para qè shkruani pèr qeverinè e shumèpritur RAMA.Ed dhe me njè shkrim mjaft domethènès. Mè ngjan sikur tè kam njohur prej vitesh e kjo vjen se keni depèrtuar shumè natyrshèn nè mendjet e shqipètarève a thua se jeni dhe ju njè nga gjeneratat e ’60. Kjo sa pèr hyrje. Brezat e lindur nè vitet ’60 janè mè tè mirèt nè tè gjitha drejtimet. Mè lejoni tè bashkangjis diçka pa pèrsèritur ato fakte qè keni pèrmendur juve e nderuar.
Fillimet e viteve ’60 shènojnè prishjen e mardhènieve Shqipètare – Ruse gjè e cila ndikoi nè brezin e kètijè dhjetèvjeçari. Solli besim tek vetèvetja, ndjenjèn e unitetit, dashurinè dhe respektin pèr njèri- tjetrin dhe punèn nè shoqèri… Ky brez ka njohur pak ndjenjèn e pronès private dhe èshtè mè pak hajdut se brezat e tjerè. Vitet ’60 nè shqipèri sollèn ndryshimet nè Fe. Jemi brezi qè u rritèm ateistè me njè profil shkencorè e human. Jemi brezi qè merreshim mè shumè me sport dhe me art. Jemi brezi qè u ngjitèm mè lart saqè prindèrit tanè nuk na kuptuan asnjèherè….Duke e mbyllur ju them qè jemi brezi i vetèm nè shqipèri qè na kanè komanduar qoftè prindèrit dhe qoftè fèmijèt. Ndaj uroj dhe shpresoj qè jemi i vetmi brez qè mund tè nderojè dhe bashkojè shqipètarèt. Faleminderit !
Me duket se ka te fshehur nje lloj paragjykimi per ta pare te deshtuar qe ne nisje kete ekip.Perpiqet ta zbukuroje me lajle lule e lojna fjalesh qe ne fakt s’thone asgje, pervecse ta anatemoje si mallkim me pranine rastesore te 6-ve qe ne fakt s’jane aty por ne koken e saj.Kam pershtypjen se ky paragjykim ja zbeh idene shkrimit edhe pse duket se eshte produkt i nje dore te mire.Ndoshta e ka fajin llagapi.
Perfekt Perfekt Perfekt
E cthua mi..cthua,,,ke dashur te shkruash dicka..po ske dale asgjekundi..brockulla…cdo dekade eshte e mbushur kudo me revolucione, muzike, termete e uragane…
11 nga 20 jane pothuajse gjysma..dhe gjysma asnjehere nuk merret si shumice…po ajo gjysem qe ska lindur e 60…si i behet?..
Kimete, zakonish shkruan shkurt, qarte, bukur dhe me fakte kurse sot …..s’te morra vesh!
Kur perpiqeni te teorizoni dhe ju me mbiemra qe ne shqipetarve na krijojne neverine e shkretetirave arabike!Te lutem!Tregohu pak me racionale!Ndrysho mbiemrin!
Shkrim pa asnje vlere.Ndjese per vleresimin,por ky shkrim nuk percjell asgje.
Znj. Kimete, ke shpalosur me ne fund njohurite e tua ne fusha te ndryshme, historike, letrare, fetare, politike, artistike etj. etj. etj.
Ky shkrim vlen vetem per te promovuar dijet e tua ne keto fusha dhe eshte shume pesimist. Mos je vete natyre pesimiste ? Perse te habit fakti qe znj. Mimi Kodheli do te jete mimistre mbrojtje ? Perse perdor ironine per te lindurit e viteve 60-te. Cfare moshe i deshe ti ministrat, te lindur ne vitet 90-te.
Shkrim i deshtuar qe ne nisje.
Cdo te thuash me ate, qe sot ministra behen edhe travestitet ?
Te vjen mire te them qe gazetaret me te mire sot jane homo ose lezbike?
Pergjigju!
Shumë qurravitje e rafinuar.po shiko dhe beji pak horoskopin,ashendentet,horoskopin kinez.Po ai baba indian cfare te thote ne telefon.Je e mire si komentatore revistash roze.Tamam tip fallxhoreje.Nga ato qe genjejne.
Gjithe keto dokrra qe ke thene tregojne qe di te lexosh por pak te kuptosh. Merru me komunitetin tend dhe mos u perpiq te analizosh realitete qe nuk i njeh aspak.
Sa turp per nje te vetquajtur intelektuale te shkruaje ne kete menyre. Qe te jesh ne kete apo ate krah ne politike, eshte shume normale,qofte kur ke dhe mbiemrin Berisha,por qe te reflektosh per publik injorancen ne kete menyre sic ben kjo Kimetja, eshte shprehje e hapur deri ne vetdeklarim per insuficencen mentale dhe aq me teper intelektuale.Sigurisht nuk i kerkohet Kimetes te doje qeverine e ardhshme, apo ministrat e ardhshem,por si qytetare i kerkojme te jete realiste dhe te mos hiqet si njohese e thelle e religjioneve fetare,sepse do te duhej te gjente edhe nje krahasues per Berishen qe sa shkon e ngjan me nje Jude.
Artikulli eshte bosh dhe i pakuptimt.
Nuk e mbaj mend per ke artikull e kam thene,po kesai here e them per artikullin “Miss Sixty” shkruar ne gazeta “Tema” nga Znj. Kimete Berisha.E perseris ,artikulli eshte tejet i pakuptimt.
Se car do me thone kjo!!!!! Hajde merre veshn na trashi!
+O ti miss sixty pa me bej pak biografin tande qe te mar vesh cfar don te na thuash !Shum verdall i ke ren e na lodhe ! Paske talent ne te shkruar por e dhier ne te kuptuar! Shkrimet ne kte gazet nuk i lexojn vetem “missa” por edhe “grissa” prandaj lexo pak Mero qe te kuptosh cdua te them !
O Mero djali, pse mer daku ja ul kot nivelin gazetes. Te jem i sinqerte, lexova vetem tre rrjeshtat e pare, jo vetem pa kuptim por edhe acaruese. E lash ne mes se thash do me shkoje dita kot.
Burrat dhe Grate spo djemt dhe vajzat e ekipit Rama duhet me i gjyku pas 6 apo 9 muajsh !
Edhe mjeleset ne kooperativat buqesore do ti kishin dhene nje kuptim me te qarte shkrimit te tyre. Kjo e ashtuquajtur :”intelektuale” shron nje numur çeshtjesh alogjizma, por nuk di se çkerkon. N e rast se do te mbroje mbiemerin i qofte per mbar, por te ket te pakten nje çike cipe intelektuali. Sa per vitet 60 kane shkruar e do shkruajne pena te asaj e kesaj kohe, por kjo nuk gjene asnje hapsire sepse paraqitet dashnore e muhametit, krishtit, budes e sdi kuj? Mendoj se shkrime te tilla nuk i bejne nder as gazetes qe i boton sepse zene vendin e ndonjerit qe mund te thote diçka, kurse kjo as nuk thote e as nuk kerkon.
Ja cu ne kamb travestitet socialiste dhe po fuejne. Kimete, je Yll i gazetariise e dashur, keta qe te fyejne jane idjotete pavlere, qe jane irrituar pse ua ke mohuar ne menyren me brilante ministrat anonime. Me vjen keq vetem per nje gje, qe ti shkrua shqip. Per ty do te ish cmendur kombi gjerman, francez, italian, se je nje, origjinale dhe e paarritshme.
Kimete, vetem Borgues ka shkruar si ti. Per dallim nga ai, metafirat e juaja jane te gjalla, reale. Mahnitese..
Jane zemeruar socialistet. Paskan kujtuar qe gjenialiteti i saj eshte dhurate per ta! Nje Bravo per artikullin dhe per autoren e rralle qe terbon, dridh dhe kenaq lexuesin.
Mor ti antikrishti qenke nga nje “fshat” me missin dhe e paske kuptuar mir A nuk po mer mundimin te na e perkthesh pak se alla hile un spo i jap dum akoma dhe te lutem mos ma mer per kundervenie se skam gje me ty perkundrazi cmoj aftesin tende ! Mua sme ka terbu e as me kenaqi fare por e konsideroj humbje kohe ti futem thellesis dhe nenkuptimit !Kemi nevoj ,sot me shum se kurr ,qe ato cka ndjejm dhe shohim ti themi thjesht me emrin e tyre pa doreza frike e me shum kuptime ! Skan te gjith nivelin tend po ashtu edhe ata qe i dhan voten ktij kryeministri te ardhshem ! Do te rekomandoja te lexosh editorialin e Mero Bazes sot, qe pozicioni i tij aq i qart dhe te cilin e tranzmeton e esht kaq i kuptushem , me shton respektin per te se as ate e njoh ! Esht e drejta jon te kemi rezerva per te ardhmen qe na pret ! Le te presim pak te shohim , se kasandrat mjaft na kan zhgenjyer ! Kjo fitore nuk erdhi vetem me voten e socialisteve dhe nga socialistet por edhe nga vet demokratet e zhgenjyer, keshtu qe kjo qeveri vjen me nje opozit te shpartalluar ku gje me e kaqe nuk ka …Ne ,qe na e ver emrin si te duash,presim ndryshimin qe duket e jo ate qe kemi pritur e nuk e kemi par….Ne kte moment ,pasi kam lexuar perberjen e qeveris se re dhe pasi kam lexuar edhe disa komente te rspektushme posht editorialit ,nuk po flas aspak me entusiazem, por ashtu sic them me lart na duhet te presim e te shohim.!………..Respekte….
Të lexoj një berishaj tjetër???
No, thanks!
Hë tani! Çfare keni ju qe e ngritet ne qiell Kimeten per stilin e saj unik, dhe tani jeni zemeruar aq fort sa nuk permbaheni dot pa shprehur primitivizmin! Kesaj radhe Kimetja ju deshperoi, nuk ju konvenon e verteta, dhe e fyeni pa sens dhe pa mase! Kimetja eshte e vetmja intelektuale moderne, e liruar nga dogmat dhe nga nevoja per te fituar duartrokitjet e plehrave partiake! Go girl….
Kur shkruante kunder Berishes, cmendeshit pas saj. Durojeni tani.
Me demek fatkeqesia qenka qe paskan lindur ne vitet 60????Po te kishin lindur ne 70 os ene 50 ishte ok?Pra kete cilesi te perbashket e merr si ogur te zi!
Po sikur te thosha une qe njeriu ne vitet 60 beri hapin me gjigant ne historine e njerzimit duke zbritur ne hene??
Perpos admirimit te ndertuar ngadale per ty,krijove nje boshllek.Jo sepse kritikove/shave socialistet(se te gjithe duhet ta bejme nese mbetemi te pakenaqur neser) por sepse paragjykove nga nje kendveshtrim I pakuptimte:te lindur ne vitet 60!
MERO, JE BRILANT. ME SHKRIMET E KIMETES, TI ZBULON RACIZMIN E BLLOKMENEVE, TE CILET KANE SHKUAR AQ LARG ME URREJTJE TE VERBER, SA QE NE MUNGESE TE ARGUMENTEVE, E FYEJNE GAZETAREN PER SHKAK TE MBIEMRIT TE SAJ. GJUHTARET E KANE PER DETYRE TA SHPIKIN NJE FJALE TE RE PER URREJTJEN NDAJ MBIEMRIT BERISHE. CMENDURIA E SALI BERISHES-NUK E BEN TE MENCUR EDI RAMEN. KETU ESHTE PROBLEMI.
Ky opinion nuk u dedikohet aneterave te frustruar te PS-se, qe qenkan zgjuar ne krah te majte, ne krye me Erion Bracen, i cili si duiet nuk paska fjetur gjithe naten, i angazhuar ne mbrojtje te shefit qe e la ne deshperim si mbeturinen. Hapur po shihet se shumica e komenteve fyese jane bere nga gishti i mesem i deshtakut te njejte, te cilin ne fund do ta fus ne b. e vet.
Nuk e di ku e kam degjuar mbiemrin Berisha,shkrimin e vlersoj me noten 6.
Te mos e fyejme te ardhmen , zonja Berisha!
Lexojeni edhe njehere tjeter shkrimin e Kimetes,o njerez…
Une nuk shikoj te kete ndonje inat me qeverine “Rama”…
Perkundrazi…
Ah,Sali,Sali qe na armiqesove me te gjithe Berishajt!!!… ?
Nganjehere shkruan mire kjo zonje (se zonjusha nuk ka me mbi 14 vjec) por eshte shume konfuze.Me shume te le pershtypjen e nje gazetareje qe don te bjere ne sy per euruditin dhe te shquhet midis mijra analisteve te shtypit shqiptar qe jane bere si re karkalecash.
Kimetja po tregohet e sinqerte duke thene se mori “mikroskopin” duke pare
biografite e ministrave te ardheshem qe me kujton operativet e sigurimit te viteve 60′.
Duke qene se jam i viteve 60′ dhe jetoj per nje kohe te konsiderueshme ne amerike po i tregoj 2 episode te ketyre viteve ne shqiperi dhe amerike.
Kam lexuar dhe kam pare dhe dokumentare te shumte te asaj kohe ne Amerike dhe vitet 60′ mund ti quajme si epoka e revolucjonit seksual i cili ka pasoja sot ne shkaterrimin e elementit baze te njerzimit qe eshte familja.
Ne ato vite pati nje shthurje demostrative qe shume here eshte dashur dhuna e policise dhe nderhyrja e shtetit amerikan ne permasa kombetare.
Kurse ne Shqiperi ishte nje levizje kunder zakoneve prapanike dhe mbeturinave fetare dhe pati disa elemente te kopjuara nga revolucjoni kultural kinez.
Ne vitet 60′ u rrit brezi i femijve te atyre qe bene L2B pra ishte nje ballafaqim midis baballareve qe luftuan dhe rinise se arsimuar dhe ne nje fare menyre filloi nje zgjim kombetar sepse kush ka pare ne ate kohe i kujtohen tregu i felliqur i kafsheve ku tregetoheshin dhe ushqimoret,
citjanet,shallvaret,penvreket,qeleshet ,percet dhe nje jetese ekstrimisht e prapambetur ku njerzit jetonin me bagetite ndoshta ne katundin e kimetes.
Vitet 60 me nje fjale eshte periudha kur perendimi kreu revolucjonin seksual kurse nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve berishoide i ndau enveri nga bota shtazore pasojat e te cileve po i vuajme sot..
Miss Kimete, eshte shkrim i bukur per gjetjen dhe lojen me numrin gjashte, por nuk qendron me vitlindjet e ministrave, qe shumica u perkasin viteve ’70 e madje edhe ’80. Mire qe nuk ua ke quajtur cen ne biografi edhe faktin qe kane hyre nga 6 vjec ne shkolle e t’ua konsiderosh loje a fat diabolik
Ka gabuar tek Titulli i shkrimit, ka dasht te shkruaj Miss Sexy, sepse ja ka ënda Shumë Sexin ndoshta. Kjo mundohet të shkruaj diq por nganjëher i ngatrron gjërat!!!!! Sepse disi duhet të fitoj atë të gojës (BUKËN). Kësaj radhe nuk ja ka gjetur receten e duhur por u mundua qe te thotë diq. Zonjë merru me ndonje shkrim për Lulet, APO bujqësin dhe bagetin, ndoshta gjen shembuj dhe fjalë te duhur për temën.
Me kane pelqyer disa shkrimet te saj, po kesaj rradhe, si nga niveli i shqipes, si nga llogjika e perdorur, me vjen keq qe ja kane botuar artikullin.
Te nderuar qytetare kosovare e shqiptare, do t’ju lutesha qe kur merrni mundimin e shkruani nje artikull, jepjani per redaktim dikujt qe gjuhen shqipe e njeh mire. Na lodhet syte e mendjen me keto format e kryera te thjeshta qe i perdorni vend e pa vend e me peremrat qe i perdorni alla anglofone.
E keni pjerdhur te shkreten gjuhe, aq sa edhe turqit do t’ua kishin zilin!