Të jetosh i lirë

1 Gusht 2013, 10:43Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

Qëllimi që të këshilloj është ai që mënjanon rrezikun: të mos shoqërohesh me njerëz që ndryshojnë nga ne dhe që kanë pikësynime te kundërta me ne.

Megjithatë, unë kam besim tek ti. Ata kurrë nuk mund të kthejnë ty nga rruga jote, qe ke nisur e nuk do të heqësh dorë nga vendimi yt edhe sikur rastësisht do të ndodhesh në mes të një turme intrigantësh.

Me këtë unë dua të të them se nuk kam frikë se ata kanë të tillë fuqi të të ndryshojnë, por kam frike, shumë frikë se mos të pengojnë.

Edhe në fakt është ajo që na pengon na fajëson, sepse jeta është shumë e shkurtër. E ne e shkurtojmë edhe me shumë me paqëndrueshmërinë tonë, duke e filluar e rifilluar pafundësisht. Kështu ne e copëtojmë, e shkatërrojmë atë.

Atëherë nuk duhet humbur një minutë. Ti duhet të përfytyrosh sikur armiku të ndjek pa ndërprerë këmba- këmbës dhe ti duhet  të shtosh vrapin, sikur ti nuhat afrimin e kalorësisë që ndjek të arratisurit nga fusha e betejës. Një e ngjashme po të ndodh edhe ty: po të ndjekin. Vrapo më shpejt! Shpëto! Zër një strehë! Pas kësaj, ty do të të vijë vazhdimisht në mendje mendimi i mëposhtëm;

E para gjë që duhet të bësh është të mos pengosh veten, është mirë të mësohesh me mjaftimin e përmbushjes së nevoja të domosdoshme, për të cilat fati të detyron. Nuk duhet të ngatërrohesh më tepër, ndryshe nuk do të ketë shpëtim për ty, dhe jo vetëm kaq, po do të behet e ditur se rënia jote nuk qe e papritur.

Në fakt zakonet që ndeshen shpesh në jetë si “nuk mund të bëj ndryshe”, ose “edhe nëse nuk do të doja, s’kisha ç’të bëja”, ose “edhe në qoftë se nuk do të doja s’kisha ç’të bëja”, janë gënjeshtra.

Asnjë nuk është i detyruar të vrapojë pas fitores. Përkundrazi, është më mirë të ndalesh në vend, se sa ta nxitësh fatin që të shtyn.

“Sa bukur do të ishte sikur të mund ta mbyllja jetën time para se të vdisja dhe pastaj të prisja i qetë ditët që më mbeteshin, pa kërkuar nga vetja ime asgjë, duke shijuar një lumturi që s’ka lidhje me jetëgjatësinë!”

Kur do të vijë ajo kohë e qetë pa asnjë shqetësim për të nesërmen, kur do jem krejtësisht i ngopur nga vetvetja?

A dëshiron të dish pse njerëzit janë lakmitarë për të ardhmen?

Sepse asnjë nuk i kushtohet vetvetes. Ja përse prindërit e tu të urojnë ty për dëshirat që kanë pasur e nuk kanë mundur t’i realizojnë dot.

Ndërsa unë përkundrazi, dëshiroj me zemër që ti të mos përfillësh asnjë nga urimet e tyre, me anë të cilave ata shpresojnë të rritin mirëqenien tënde.

Ki kujdes se urimet e tyre kërkojnë të shtypin shumë njerëz për të të pasuruar ty.

Gjithçka që mund të sjellin ata, duhet t’ua heqin më parë dikujt tjetër.

Uroj që të kesh liri të plotë për t’u marrë me veten tënde, me qëllim që shpirti yt i trazuar nga mendime bredharake më në fund të gjejë qetësi dhe, dhe si i patundshëm që është bërë të mund të kënaqet me veten e tij. Duke qenë se e ka kuptuar se cilat janë të mirat e vërteta, shpirti yt nuk do të ketë nevojë për vite shtesë. Ai vetë është ngritur mbi nivelin e nevojave dhe vetvetisht është çliruar nga tutela.

Është i lirë ai që jeton pasi e ka mbaruar jetën e tij.

7 komente në “Të jetosh i lirë”

  1. REA says:

    Je pakez budiste ketu Magda.
    Ja qe nuk jemi aziatike, por europiane dhe shkojme kundra eres .Megjithate perse te mos zbutemi pak?

  2. Bill says:

    Sh bukur!Je nje mendimtare me vlera nga nje familje e mrekullueshme qe e kam njohur sh mire sh vite te shkuara.

  3. ARUSHA says:

    Te faleminderit per titullin e e zgjedhur te nje filmi shume te bukur (I VITEVE 1973) real; prekes dhe shume domethenes per shoqerine njerezore !

  4. EMIRA says:

    Fatkeqesisht jemi rrethuar nga njerez te ligj qe te afrohen si miq i fal shume dashuri nga vetja dhe ate ta perplasin ne fytyre duke e tjetersuar dhe duke e shfrytezuar per te te shkaterruar pa piken e moralit.SA KEQ QE E KAM KUPTUAR KAQ VONE QE TE LIGJTE JANE ATY PRANE TEJE QE PRESIN MOMENTIN KUR TI NUK E KE MENDJEN TEK TA QE TE TE FUSIN RROTAT NEN KEMBE TE FUSIN NE KURTHE QE NUK I KISHE CUAR NE MENDJE SE DO TE GJENDESHE.SA KEQ NDJEHEM QE BOTA ESHTE ZVOGELUAR KAQ SHUME DHE DEMONI PO PUSHTON BOTEN TONE DHE JETET TONA.DUA TA VRAS KETE LIGESI ME SHPIRTIN TIM TE MIRE DHE DASHURINE QE I KAM FALUR DHE DO TI FAL NJEREZVE TE MIRE A TE LIGJ QOFSHIN.

  5. eni says:

    E MIRA

    Sikur ti te kishe pak fare pakez miresi ne zemren tende, nuk do harxhoje kohe per te shkruar keta rreshta pa kuptim….por do te jepje mesazhe te ngrohta dashurie dhe mirekuptimi.

    Mbi te gjitha komenti yt nuk ka lidhje fare me essene e artikullshkrueses aty nuk shkruhet asgje mbi keto gjera qe ti komenton, aty jepet mezazh per te rinjte e ne pergjithesi per njerezit, qe te mos shkojne pas pushtetit, sepse ashtu i bejne keq vetes, ndersa ne ket boten tone shqiptare ku liria eshte nje koncept abstrakt te rinjte duhet ti shpetojme, ne menyre qe ne te ardhmen femijet e tu e te mijte te jetojne te lire dhe liria vjen per se brendshmi.

    I urrej te gjithe pushtet pa perjashtim, ata kane tendencen te poshterojne njerez, sepse harrojne qe nje dite po sigurisht nje dite do te xhvishen prej tyre kjo eshte e verteta.

    Nje njeri i lire ka pushtetin e asaj qe eshte brenda tij dhe do te vdese i pushtetshem.

  6. atdheu says:

    TE JETOSH I LIRE ,
    TE MENDOSH I LIRE,
    TE VEPROSH I LIRE
    MAGDA TI JE NJE SHQIPONJE E LIRE
    SHUME KENARE NE CDO RESHT QE SHKRUAN
    DALLOHET QARTE LIRIA JOTE
    INTEGRITETI PARIMET MISIONI
    NE KONTEKSIN E VLERAVA KITEREVE
    QE TI PERCJELL ME POTENCJALIN TEND
    SINQEISHT TE FALENDEROJ PER KESHILLAT QE NA DHURON

  7. grup says:

    “O E MIRA”, eshte perthyer keq ne koken tende thelbi i shkrimit, sepse gjuha shkon aty ku dhemb dhembi. Nuk mund te shkaterrosh dot nje njeri edhe nese e burgos edhe nese e pushkaton, nese ai eshte I LIRE, sepse liria eshte ne gjak por ti nuk e kupton se je tjeter njeri….

    Po flet per shkopa nen rrota??? O E Mira ti je nje SHKOP pa vlere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje