Në parim çdo qeverie të re i duhet dhënë kohë që të demonstrojë sesa e aftë është për të administruar hallet e shtetit dhe si e tillë ka nevojë që të testohet. Një apo dy vjet, kjo është çështje subjektive, por pas një viti, do ketë pasur kohën e mjaftueshme për të provuar për mirë apo për keq, sesa e zonja dhe sa ndryshe nga paraardhëset është apo nuk është.
Pritshmëria publike është që qeveria “Rama 1”, do të duhet të jetë shumë ndryshe nga ish qeveritë e tjera, pasi me këtë kartë ka ardhur në pushtet dhe mori tërë atë besim mbarëpopullor, që mori.
Gjithsesi, personalisht nuk mendoj se kjo qeveri i ka tërë parametrat dhe përbërjen e duhur të një qeverie Rilindje. Më shumë më duket se Rama, dhe argumentueshëm më të drejtën dhe tagrin e vet, që ia deleguan shqiptarët, ka bërë një qeveri “shokësh dhe miqsh konfidentë”.
Natyrisht janë njerëzit e tij të besuar, përndryshe nuk do kishte kuptim. Por, po aq kuptim do të kishte të kishte një përfaqësim më të balancuar vlerash dhe njerëzish që kanë dhënë në atë parti që mori pushtetin, krahasuar me ndonjë anëtar të ri të kësaj administrate, që s’ka shkelur kurrë në pragun e PS-së.
Padyshim që shoqëria civile mund dhe do të duhet të ketë përfaqësimin e saj, sipas vizionit, duhet thënë të drejtë në parim të Ramës, por një qëmtim më i vëmendshëm i përfaqësuesve të saj të spikatur edhe mund të kishte sjellë një formacion më ndryshe.
Por ashtu si edhe në dashuri, edhe Rama mund të ketë kundër-argumentin, “hajde shikojini me sytë e mi” të përzgjedhurit.
Pa mëdyshje, Rama nuk është i lirë dhe nuk ka qenë i lirë në përzgjedhjen e tij, dhe besoj se po të ishte në rrethana politike të tjera, nuk do te ishte aq i kushtëzuar dhe me siguri që do kishte konkluduar në një ekip më të mirë.
Por Rama ka bërë atë koalicion parazgjedhor që bëri dhe populli shqiptar kështu vendosi më pas më 23 qershor, ndaj dhe Rama me këtë miell politik do gatuajë. Dhe këtu ka mirëkuptimin tim dhe shumë shqiptarëve, që u kujtohet shprehja “kur s’ke atë që do, do duash atë që ke”.
Por siç thashë, kjo qeveri ka nevojë për të mos u paragjykuar. Në fund të fundit, riskun për suksesin ose dështimin e merr ai që drejton ekipin, dhe e vuajnë ose i gëzohen edhe ata që s’votuan, edhe ata që votuan pro saj.
Ajo që më shqetëson është se me këtë mënyrë se si është konceptuar qeverisja dhe përzgjedhja e ministrave, kam frikë se do kalojë shumë, shumë kohë, derisa të shikojmë ndryshime dhe rifreskime qoftë edhe të pjesshme kabinetesh apo “rebelë” profesionistë në kabinet dhe kjo nuk është pozitive.
Kjo do t’i krijojë shumë probleme qeverisjes së Shqipërisë dhe jo aq “qeverisjes” së deputetëve dhe ministrave të kabinetit të tij të koalicionit.
Kjo do të frenojë, nisur nga ndarja e posteve, edhe përmbushjen e shumë premtimeve paraelektorale, si zbardhjen e 21 janarit, p.sh, më gjithë elementët e tij, apo disa të tjera.
Ndërkohë, imperative dhe urgjente për këtë qeveri është transparenca e plotë me publikun për deklarimin e të ardhurave dhe konflikteve të mundshme të interesit të anëtarëve të kabinetit të ri.
Nga një shikim i shpejtë i faqes online të Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive, përditësimi është i marsit të këtij viti.
Shumica dërmuese e kabinetit të ri, me aq sa i njoh, nuk janë të vobektë. Përkundrazi, janë njerëz të suksesshëm në profesionet e tyre në kushtet që u ofroi të gjithëve kapitalizmi, dhe kanë krijuar shtëpi e katandi apo biznese falë meritave dhe aftësive të tyre individuale.
Shumë prej tyre kanë dhe do të duhet të kenë në parim konflikt interesi këtej e tutje me shumë institucione dhe organizata qoftë edhe të huaja, ku kanë punuar dhe do të duhet t’i deklaronin interesat e tyre, siç e kërkon ligji nr. 9367 i 2005-ës.
Kjo është e domosdoshme që shqiptarët të mund të krahasojnë korruptueshmërinë ose moskorruptueshmërinë e anëtarëve të rinj të kabinetit dhe të ruajnë kuotat e besueshmërisë dhe pritshmërisë në vazhdim.
Kjo do t’i hiqte opozitës një armë që çdo opozitë, ciladoqoftë ajo, do të ëndërronte ta përdorte ndaj kundërshtarit të vet politik.
Së fundmi, të fillosh të kritikosh sapo del nomenklatura e re e një qeverie, aq më tepër që ende nuk ka filluar punën apo s’është miratuar ende në parlament, e aq më tepër kur ende nuk ka as rezultat zyrtar për zgjedhjet, është në pamje të parë ekstrem.
Por kjo nuk do të thotë që ndaj atyre që do qeverisin të mos përdoret lupa që tani, apo të mos ketë ekzigjencë për disa gjëra që janë normale.
Këto mund të jenë shumë mirë edhe në planin imediat për t’u bërë nga kabineti i ri, si CV-të, jo dhe aq të besueshme të ndonjë ministre, por rëndom si për çdo vend pune në Perëndim, përpara se të fillosh punën merren fillimisht referencat dhe më pas nënshkruhet Kodi i Etikës dhe Sjelljes, përfshi deklarimin e konflikteve të interesit, dhe në fund Kontrata e Punësimit. Përjashtim, aq më tepër, nuk bëjnë ministrat.
Shume i sakte, zoti Manaj!
i sakte? perse apo se nuk ka se cte thote.
ndodh shpesh qe projektet ne leter zhubraviten,behen shuk dhe perfundojne ne koshin e plehrave dhe shpesh per disa ne vend te letres qe mshijne menderen.une per vehte kam patur fletet e -KURBANI-it te Rames.asnje te mos hiqet se nuk ka perdorur ne jeten e vet ndonje cope leter dhe nuk them se nuk kane qen projekte si psh per poezi,vizatim etje,ndoshta edhe projekte me emra ministrash.Se qenka projekt nuk duhet te kritikohet dhe artikullshkruesi gjen menyren me ordinere sikur ne po sulmojne nje femije te mitur.
Edi rama enderron,enderron por do shofi se realiteti eshte ndryshe dhe duhet te pyesi mire bythen per ato qe ka premtuar.
Mos doje te thoje “dy qeveri” ne leter..
Dielli duket qe ne mengjez . Cfare na degjojne veshet mjere ne
TI SHIKOJME PUNEN E JO GUNEN ,MOS TE PARAGJYKOJME TE LEME SB FEJZBUKUN PER MOMENTIN ME BUDALLEKUN E TIJ TE VAZHDOJE GAM GAMET ,SHPRESOJME TE BEHET REALITET RILINDIA
kshu si e ka dhit sala ket vend, as zoti ska ci bon!…nejse ne kokpalaret akoma shpresojm!
Shpresa per 2030 ndoshta do te jet vit i mbare per Shqiperine se nuk themi me 2020 se eshte afer shume. Shpresa vdes e fundit pamvarsisht besimit qe kam tek z. KM (Rama) nuk kam besim tek ne si individe. Ne akoma nuk dime te kerkojme ate qe na eshte dhene me ligj dhe prandaj ndodhin keto qe ndodhin ne Shqiperi. Kur ne te kerkojme ate qe meritojme nuk do kete km, minister apo deputet qe te ndal perparimin tek ne, deri ate her vetem shpresa na ngelet….
Baltaxhiu Berisha,nga kolltuku i Kryeministrit,po zhvillon opozite “konstruktive”.
Duke hedhur balte mbi qeverine e re,nuk ka lare akoma mutin qe rrethon ne tavolinen ovale te Kryeministrit!
Normalisht opoziten duhet ta filloi,kur te jete pergjigjur per korupsionin e rruges Dures-Kukes,vrasjet e 21 janarit,Gerdecin etj
Ti thua qe nuk duhet te gjykohet .por edhe ti ne stilin e Saliut e paragjykove shume
Ty manaj s’ta kaqefi qe qeveria e re te perparoje apo jo?
qeverine meta qe e luftoi per korupsion i ka perseri ministra si haxhi naston nasip nacon edmont panaritin ndersa ministrat e tij kane drejtuar bashkine me te koruptuar se kjo qeveri ska patur ndonjehere shqiperia
Po te krahasojme keta dy njerez, dmth,mender Berishen me zRama ,duken si Ramiz Alia me mender Berishen ne 91 shin !Kjo liste e qeverise se re ,te pakten i jep nji shpresa shume te madhe popullit ne nji ndryshim absolut me paramilitaret dhe cetniket e bandes serbe me emrin PD !Dhe te mos harrojme se kenji personalitet te titulluar (Kryebashkiaku me i mire ne Bote)!Ndryshon keku nga byreku !Prandaj dh e populli shpreson aq shume tek rilindja e kombit te djegur shqiptare prej nji psikopati te vertete !
@Detar, fakti qe Meta mori Ministrine e Drejtesise, shpresa per ta pare Ilirin ne burg vdiq sapo. Fakti qe Meta ka marre Ministrine e bujqesise u shua shpresa se fshati do te lulezoje. Nje vit kohe duhet per te sistemuar administraten dhe nga fundi i vitit te dyte fillon fushata per zgjedhjet e reja..
Qeveria eshte nje garanci per jeten e qytetareve por pushtetet e tjera mungojne.
Shiko se si menaxheret qe Rama i ka vene ne krye te puneve kerkon ne facebook brime njerezore. Dhe po tu hedhesh nje sy Ministrave ata nuk kane aftesi menaxheriale dhe pa kete nuk e udheheqin dot punen ne institucion, pra do vazhdoje vallja e vjeter: Nnje staf i shkeputur nga administrata
Miku im ~~~marin ~~~ shiko vella ,mos paragjyko duke bere plazh ne reren e detit !Shiko kur te fillojne punen dhe pastaj gjyko edhe meten edhe Ramen,dhe mos harro se kapo eshte Rama ,dhe me rregullat qe do te vihen Meta vetem shurra do ti shpetoj nga Rama sepse eshte shume i korruptuar nga qeverisja e Berishes ,,por tani u ndrruan rregullat e lojes.Dhe saper vrimen qe po kerkokan keta ministrat e Rames ,mos u merzit vella eshte nji menyre per te zbutur popullin te dali nga strofka ku eshte strukur nga frika e gogolit Berish !,sepse perpara e kemi kohen dhe ishalla te rrosh te ferkosh syte me ato gjera qe do te ndryshojne.Mos kij nostalgji nga maloku berishe ,sepse maloku nuk ka horizont sikur te mbaroje 7 fakultete.Ai prap eshte pa kulture ,nuk ka burrni ,nuk di as te fali dhe as te komunikoje ne menyre te qyteteruer,dhe per me shume dua ti shikosh me syte etu.