Shqiptarëve të Kosovës nuk u ka hije frika. Nuk u ka hije ta ‘përgjakin’ Vlorën me shkronja, për shkak se atje ka ndodhur një vrasje në dritë të diellit në plazh.
Shqiptarët e Kosovës e heshtën në letër Tivarin e përgjakur përnjëmend, dhe asnjëherë nuk u çuditën as nuk i morën në përgjegjësi autorët e ‘Masakrës së Tivarit’.
I mbijetuari i masakrës, Azem Hajdini- Xani e përmend për faj si bashkëpunëtor të masakrës, Fadil Hoxhën, por ish-TMK-ja e varrosi me nderime dhe asnjë shqiptar nuk shkon të ‘vallëzojë’ mbi gurin e tij të varrit. Hoxhën, fati e përcjell edhe pas vdekjes, se nuk del njeri që t’ia përmend fajin për ‘Masakrën e Tivarit’.
Shqiptarët e Kosovës nuk çuditen që për mbi 10 mijë viktima të luftës, u ‘dënuan’ 3 serb, ndërsa shteti serb shpëtoi nga ‘faji’ për krimet që i ka bërë, por çuditen se si është e mundur, si ndodh që një djalë t’i vrasë dy djem që i janë vardisur motrës së tij në Vlorë.
Shqiptarët e Kosovës jetojnë në mesin e kriminelëve. Vrasësit e intelektualëve e gazetarëve nuk u zbuluan kurrë, jetojnë të lirë dhe punojnë të qetë edhe në institucione.
Trafikantët e vajzave të vogla i zbulon State Departamenti Amerikan që janë zyrtarë të lartë të qeverisë, dhe shqiptarët nuk dalin nga shtëpia për t’i nxjerr jashtë nga institucionet këta kurvarë kriminelë. Dihen kush janë ata. E di State Departamenti Amerikan, kush udhëheq prostitucionin, udhëheq edhe një copë Kosove.
Shqiptarët e Kosovës nuk e shajnë Amerikën, kur ndodh që një i çmendur vret gjysmën e nxënësve të një shkolle. Se Amerikën e duan prandaj nuk e mallkojnë, e Shqipërinë janë ‘edukuar’ që ta urrejnë. Se, dashuria nuk të lë të gabosh. Ku ka dashuri-nuk ka gabime.
S’ka nivel më të ulët sesa kur i ‘shpall’ krimogjen e vrasës një komb për shkak të një apo disa raste vrasjesh. Ndoshta është varfëria e shpirtit që i bën lamentuesit e Kosovës të duken patetik, ndoshta është mision i tyre antikombëtar që ta bëjnë të duket Shqipëria një vend që të vrasin për një puthje në Facebook.
Para një muaji, vetë e katërta, kam qenë në Shqipëri, pa asnjë burrë për të na ‘mbrojtur’. Secila nga bashkëudhëtaret e mia ka qenë më e bukur se tjetra dhe asnjëra nuk e ka pasur as një gram të tepërt në trup. Njeri i gjallë nuk na ka ngacmuar, as nuk ka shikuar kush shtrembër, as s’ka provuar kush të na frikësojë. A duhet t’i besoj përvojës sime apo ta marr për shembull një vrasje që ka ndodhur në Vlorë, për të mos marrë kurrë më atë rrugë…!
Rrugëve të Prishtinës, në sheshin Nëna Terezë gjithë ditën shëtisin burra e gra të çmendura, njëri del cullak, një tjetër ndjek kalimtarët për t’i qëlluar me bastune, njëra i ndjek vajzat bjonde derisa i zë për t’ua shkulur flokët. Ndodh që kidnapohen vajza të reja në rrugë për t’i trafikuar. Ndodhi që burri e vrau gruan e tij midis qytetit.
Dhe, shqiptarët e Kosovës nuk frikësohen me çmendurinë vendore, por frikësohen nga çmenduria e ‘huaj’, çmenduria shqiptare.
Shqiptarëve të Kosovës nuk u ka hije frika.
Bravo,Kimete!
Dean
Kishe dasht me pvet kush kan kjen ato shoqet e ksaja por per patriotizem e ke lan ksaj here:))
persh
Hahahaaaaaa….
E tha vete Kimetja.Njena me e bukur se tjetra.C’a do me shume ti plako??????
Pershendetje edhe ty,T.L.
Femra te bukura ka Kosova
Tema kesaj radhe ja keni futur kot kjo nuk qendron fare me ksi artikulli po mundoni qe lexusit e juaj ti beni nacionalist nda Kosoves.
Me vjen shum keq qe ka si hazeta ashtu edhe tv qe i sherbejn serbis sikur Luonja(lobica)
Lere se nuk merr vesh ti mergimtar. Larg eshte Gjermania.
Bravoooo
Patriotja me e bukur ne historine shqiptare. Te lumte Kimete.
shume sakte
Batonat e Kosoves e Rudinat e Shqiperise jane ata gazetaret e pensionuar qe s’kane pasur as nuk kane cfare te thone me, prandaj e shfrytezojne rastin e nje vrasjeje qe ta urrejne Shqiperine per shkak se nuk i kane realizuar ambiciet e tyre. Go girl, ILY.
Asnje dogme ne mendjen tende, me kete shkrim ju shprehni nje atdhedashuri te mencur dhe te madhe.
Gazetari qe kujton se duke e share nje komb, nje shtet te tere behet i MADH, gabon shume. Ky artikull eshte fantastik.
Sapo filloj te te marr inat, dicka me shtyn te te dua. Me pelqen menyra se si i shihni dhe si i shprehni problemet. Edhe kur nuk pajtohem me ate qe shkruan, perseri me pelqen. Me dukesh e larget, me dukesh si dikush “i huaj” qe i do shume shqiptaret. Duke qene shqiptare, arrini te dukeni si nje e huaj qe shkruan per nje popull tjeter. Jeni risi e bukur ne gazetarine shqiptare.
Ne duhet ti priejme bashkimit, jo ndarjeve. Ata qe kane punuar gjithmone per ndarjen e kombit, ende e shfrytezojne ndonje ngjarje te rende ne Shqiperi, per ta larguar popullin nga ideja e bashkimit. Kimete, Shote Galica e kohes sone. Te pergezoj.
Urime , ke thene gjithcka me vend .
Ne bregdetin spanjoll, grek, ne gjithe boten ndodhin vjedhje, hajni, dhunime, edhe vrasje, por askush nuk e shpall bregdetin e tyre kriminal. Mediat duhet te kujdesen qe te mos e shkaterrojne turizmin, dhe te mos bejne senzacione me raste te izoluara.
Dy fytyrat e Kimetes. Shkrimi i kaluar me nje foto tjeter, ky shkrim me kete foto.
Mero, je brilant.
Bravo Kimete shume shkrim i sakte.Shikojne qimen ne syrin e Shqiperise dhe nuk shikojne trarin ne syte e tyre. Ne fakt kjo e ka zanafillen ne ndarjen e hershme ndermjet Shqiperise dhe Kosoves dhe besimin fetar qe shqiptaret e Shqiperise nuk i kushtojne aq shume rendesi dhe nuk jane shume te lidhur me fene sic jane shqiptaret e Kosoves. Shqiptaret e Kosoves gjithmone perpiqen te hiqen si me perendimore dhe me te perparuar se shqiptaret e Shqiperise dhe ne kete rast ata perfitojne nga rasti dhe e shikojne vendin e tyre (Shqiperine, se Shqiperia eshte atdheu i tyre), si vend te rrezikshem dhe perpiqen te distancohen. Kjo eshte shume e gabuar se ky eshte atdheu i tyre dhe asnje nuk mund te shaje nenen e vet ashtu sic po bejne ata.Eshte tepruar ne fakt ne Shqiperi me krimet qe kane ndodhur nga indiferentizmi I kesaj qeverie te korruptuar dhe nga policia e saj qe eshte e implikuar me krimin por megjithate ata nuk flasin per qeverine e Sali Berishes por flasin keq per njerezit e Shqiperise qe nuk kane faj qe I jane leshuar kriminelet si qente dhe e kafshojne ngado. Kjo ndodh sepse kur vriten njerezit ne mes te dites me duart ne xhepa dhe kriminelet nuk hyne ne burg atehere edhe te tjeret marrin zemer dhe behen trima duke thene: “He mo se do bej nja 4-5 vjet burg dhe do te dal, se ashtu kane dale edhe te tjeret kane vrare gruan me sepate dhe kane dale nga burgu per 1 vit e gjysem sikur te ishte qen dhe jo njeri.Prandaj kjo do kohe ne Shqiperi qe te forcohet rendi dhe te vihen kriminelet perpara pergjegjesis qe edhe Shqiptaret e Kosoves te mos kene frike kur te vine ne atdheun e tyre dhe as te mos flasin keq se shume mire thote Kimetja qe serbet nuk flasin keq per krimet e vendit te tyre dhe ato ishin krime lufte.
N.Shabani, te lumte per komentin e sakte.
Sikurse Kimetja, edhe une me familjen time kam kaluar shume shume bukur ne bregdetin shqiptar. Secili fis e ka nje pis, secila familje e ka nje anetar problematik, mirepo ne nuk guxojme ti pergjithesojme rastet. Mikepritja ka qene shume e mire, dhe i keshilloj te gjithe tetovaret qe te mesyejne bregdetin shqiptar. Te largohen nga Ulqini i pushtuar nga ruset.
Tani kosovaret e kane Doktor Berishen, ai ka kohe te mjaftueshme qe te merret me friken e tyre dhe ti sheroj ata nga frika te cilen e ka ushqyer vete.
Te lumte Kimete. Ti gjithnje shkruan bukur. E per me teper mjeshterisht perdor argumentin ne menyren me bindese.
Brilante e dashur gazetare.
Duken gazetaret qe nuk jane infektuar nga virusi BLFV (BLENDIFEVZIU), JANE te vertete,realiste dhe atdhetare. Urime e dashur Kimete
Bardhi RKS shko fale dreken ne ambientet e Ministrise se Thacit dhe shporru nga ketu taliban.
Tema, po pse i zevendesuat syte e thelle te Kimetes me skenen e krimit! Po mekatoni.
sepse eshte veshtire te jesh patriote sot. Kur shkruan per atdhedashuri dukesh si “skene krimi”. Respekt per gazetaren.
hahahha koment i jashtezakonshem, hello Pinki nje big LIKE.
O BardhiRKS (une ty te njoh shume mire e qe besa ta njoh edhe familjen e prejardhjen) o kolege.Prandaj s’eshte cudi cka shkruan ti, se keshtu te ka eduku e keshtu ke marr mesim prej familjes tende. Shko pastroja me gjuhe pllakat e varrit Fadil Hoxhes o antishqiptar.
[email protected] mesom me u fal se per bese nuk di mi fal asnje vakt !
[email protected] jo qe nuk me njeh po as nuk kupton cka shkruaj,familja ime eshte viktim e rexhimit kriminal te shokut fadil,gjyshi ka vujt 14 vite burg te rend,vellau i gjyshes eshte nje nga viktimat e masakres se Tivarit,kam njohur dy te mbijetuar te masakres se Tivarit ,Azem Behramin nga Kotorri dhe Hajdin Bunjakun nga Krasmiroci.Fadilit muj me shku me ja psh.rr vorrin ne qat udhe me ja psh.rr edhe vorin e “presidentit historik”.
Personalisht kam nje eksperience te hidhur per sa i perket kesaj teme.Jetoj ne Zvicer prej disa vjetesh dhe me ka rene rasti koheve te fundit te debatoj me Kosovare per kete problem,fakti im ishte se vjet ne vere kishte shume raste qe Zviceraneve ju vodhen makinat ne rruget e Spanjes dhe te Frances,bile dhe me arme,kete fakt e kam nga shtypi Zviceran po prap Zviceranet ju drejtuan masivisht bregdetit Spanjoll dhe Francez.Mbasi e lexova shkrimin me lind pytja shkrimi eshte bere me nxitim apo ka padituri te gazetares,une kam dale ne perfundimin se ne Kosove po behet nje propagande e felliqur e njerezve te caktuar per kete teme per faktin e pare se ne Shqiperi fitoi PS dhe kjo eshte e organizuar per te denuar ne nje fare menyre Shqiptaret e Shqiperise per zgjedhjen qe bene,mjaft te lexosh gazeten Bota sot dhe del ne nje perfundim,e dyta ne krye te kesaj propagande te shpifur qendojne njerez te njohur per qendrimet e tyre anti Shqiptare,dhe me sa kam pare dhe ketu ne Zvicer kesaj propagande i prijne njerez qe dikur kane menaxhuar klubet e puntoreve jugosllav ne qytete te ndryshme te Zvicres dhe kane bere lojen e vellazerim bashkimit.Keta njerez kane filluar ta bejne kete ne fillim e sezonit turistik dhe kane nje qellim te caktuar.Ideja e kesaj loje ishte te ndeshkohej Vlora Derresi e Saranda,dhe nuk degjohet gje per Velipoje dhe Shengjin,pra po i fryhet dhe percarjes krahinore ne shqiperi,a nuk u mundua ta bente kete dhe Berisha e Basha?flm
koment i bukur Toni
Pergezime zonja Kimete per shkrimin. Mendoj se duhet te besh edhe nje shkrim qe tu tregosh kosovareve qe te mos merziten pse humbi Berisha dhe erdhi e majta ne pushtet, tu hapesh syte qe u ka zene propoganda antishqipetare se Berisha eshte verior dhe bene me shume per kosovaret sesa te majtet qe jane jugor kjo nuk sjell je tjeter vecse dasi krahinore dhe con uje ne synimet antishqiptare. Berisha nuk beri gje per Shqiperine qe kishte ne dore ta bente dhe jo te beje per kosovaret dhe Kosoven qe nuk kishte gje ne dore dhe si perfundim atdhedashuria nuk lidhet me emrin e nje personi qe rshte politikan kariere qe populli i qeverisur prej tij e ndeshkoi me 1 miljon vota kunder.
me falni per injorancen time, po nuk di a ka parti te majte ne Kosove? Nqse jo eshte tragjike. Gazetares mund t’i bej vetem komplimentet me te sinqerta dhe uroj ta shohim sa me shpesh ne gazatat dhe mediat shqiptare.
Bravo Kimete. I ke qetesu bacat. Tani te behemi gati per bumin ne turizem.
Si tha, “kurr i gram te tepert nuk e kem”. Ahaha, aty eshte problemi se shqiptaret e shkypnis po i dojken vashat me pase pak tule.
Ai artikulli miss sixty ishte kot por ky edhe me kot.
Shkrun bukur kjo bukuroshja
si gjithnji nje gazetare e avangardes shqipetare,bravo
I kemi konsideru si vllezer-bashkekombas por vone i kemi njohur se kush jane ne te vertete kosovaret..Ne kohen qe i deboj Serbia kam strehu 3familje kosovare.Duke e ditur qe jane mysliman i’u sigurova te gjitha kushtet per t’u ushqyer sipas besimit te tyre(fetare).Por..me teproj mish boll sepse pas 2 diteve u larguan pa u bere te gjalle sot e asaj dite..Me vone e kuptova pse kishin ikur sepse te njejten gje kishin bere edhe disa familje te tjera kosovare qe kishin qene te strehuara tek te aferm dhe shoke te mi..Kishin thene qe:”ne nuk jetojme ne shtepi te katolikve se eshte HARAM nga allahu”. Si i thone nje shprehjes:”ma permbysen sofren e shtruar per to”..Por nejse,pak rendesi ka kjo,ato treguan vehten..Kishin dashur te hiqja nga muri ku i mbaja varur foton e Nene Terezes dhe Skenderbeut…Me thoni si mund te kem ma respekt per ate komb qe gjithcka mund te jene POR JO SHQIPTARE! Mos valle Sllobo ka patur te drejte?!
O “dardania” o injorant, krejt shkollat ne Dardani e kan fotografin e Skenderbeut neper klasa,sheshi kryesor ne Prishtine e ka emrin dhe permendoren e tij.Per Nenen Tereze cdo Shqiptar krenohet e kur thom cdo Shqiptar at’her nuk menoj per sllave e taliban si puna jote .Ti kthehem artikullit,Kimetja ka te drejt se ka njerz ne Kosove por edhe ne Shqipri qe bejne propagand te keqe per njeren apo tjeter an te kufirit.Une cdo vit vizitoj Shqiprin,ksaj here kam qene ne Ksamil dhe kam kalu perfekt
Bravo Burim ,te gjithe keta qe flasin larte e posht se kane strehu Shqiptare te Kosoves mashtrojne e shtojne muhabete kafenesh qe degjojne larte e posht. Kimete je nje yll ne ngjitje…
Ne vend te komentit!Per ju zoterinje te redaksise .
Nuk ma merrte mendja se edhe ju te Gazetes Tema do te beheni si te Gazetes paçavure e PD pra e RD.Nuk keni pse te çensuroni komentet e lexuesve sidomos kur nuk ka fjale fyese personale.Po vepron i si Sali Berisha tek Fb.Une kam komentua para dy ditesh dhe komenti ashte fshire,nuk e di aresyen.Mund te me pergjigjen i si moderator te gazetes.
Kimete ! Pergezime per kte shkrim me zemer shqiptare ! Me ka qellu te vi ne Kosov ato vitet e para mbas clirimit (reth vitit2000)dhe si ty,me kte dashuri e adhurim per shqiprin, njoha shum kosovar e kosovare ! Nuk di cfar e ndryshoi kte ne kte 10 vjecar por edhe para pak kohe per nje incident me maska ne rugen qe na lidh tashme e na solli kaq afer,u be buj e madhe dhe shum propagand antishqiptare ! Ke folur bukur ,ke then te verteten me nje gjuh aq te paster shqip qe nuk te dallon se je ritur ne kosov ! U futa ne fcb tende dhe pash ate album te pasur fotosh dhe ambjentin e fshatit nga ku ke prejardhjen e nuk do shum mend te kuptosh se nga vjen pasteria e kthjelltesia e shkrimit tend !Kam shum miq ne Kosov qe mendojn keshtu si ty dhe prandaj mora inisiativen te shkruaj !Bukur flet shabani ,se feja esht nje motiv i keq qe qendron mes nesh te cilen ne e kemi kaperxyer prej kohesh Nuk duhet haruar se ju kemi ne zemer ,se ju duam ,se ne ditet e veshtira ju hapem dyert e shtepive tona pa kurfar paragjykimi dhe hezitimi ! Sado “ujra te nendheshme” te duan ta prishin kte qeliz nuk do mundin, se kjo qeliz ka nje bertham, dhe ashtu si ty ,nje kosovare e re e bukur, me frymezim dashurie per kombin, shum te tjera do lindin dhe e ardhmja nuk mund te ndalet sepse na lidh gjuha dhe malli i gjakut ..Tashme koha punon per ju rinin ………Respekte..
Pak here kam lexuar artikull me te ekuilibruar, me te shendosh ne pikepamje kombetare se sa ky i Kimete Berishes. Shume shqiptare, pertej kufinjve te Shqiperise politike e kane harrua faktin e thjeshte se, pa Shqiperi nuk do te kishte komb shqiptar. Pa Shqiperine nuk do te kishte UCK, e pa UCK kurrë, kurre s’do te kishte liri të Kosovës. Fatkeqesisht, askush nuk eshte me bukepermbyses dhe mosmirnjohes se sa i marri.
Bota qellimisht i ka “harruar”, perdhunimet vrasjet, krimet makabre te Serbise, nga e cila mbi 5 miljon shqiptare gjenden ne Turqi, 1 miljon te tjere neper Evrope e Amerike. Nderkaq keto dite opinioni jone alarmohen per disa kriminele ordinere, te cilet i kryen 3 vrasje ne Vlores,sikur kjo te ishte fundi i botes! E vrasje te tilla, ama pikerisht twe tilla nuk ka dite qe nuk ndodhin, madje edhe ne vendet me te qyteteruara.
Kimete Berisha ty te lumte, sepse e ke goditur mu ne lule te ballit duhet marrezine tone te neveritshme dhe te turpshme.
Ashtu esht.
I kam pas trajtu si shok dhe vellezer gjaku kosovaret me te cilet desha te beja ca pare ne perndim.
Por ata me dolen tradhtare spiuna policish te huaja,…..
Ata me futen ne burg.
Mallku qoft kush thot se kosot jan partiota
Ata luajn vec rrolin e patriotit si ne film
Jan bq te lindur ata
Te lumte Kimete!
Ca thua moj vajze, po nga e ke pershtypjen qe kosovaret nuk duan Shqiperine??!!!, e teprove me te vertete. Nese ky shkrim pretendon te beje reklame per turizmin ne Shqiperi, pasi ty nuk te paska ndodhe asgje atje, ateher ke hase ne vesh te shurdher. As une (qe e dua Shqiperine), nuk do shkoje kurrsesi atje per pushime, pushimet i bene njeriu per te pushuar o Kimete, jo per te shikuar majtas-djathtas se mos po shfaqet ndoj kallashnikov apo po te ze nje plumb “rikoshet”.
Po shkrove per cdo dite, te bie vlera si gazetare apo anliste, cfaredo qe te jeshe, shkrimet tuaja te para ishin fantastike, po sikur tu rrit mendja pak sa dhe tash shkruan cdo dite, keto te perditeshmet jane shume te dobeta dhe te kota.
Edhe nje gje: nuk e marr vesh si mund ta duash Shqiperine TI, nese nuk e don Kosoven…sikur nuk shkon kjo…
Nuk me pelqejne as analizat vec e vec(vec te Shqiperise dhe vec te Kosoves).
Kimete te lumt per shkrimin, por ngjarja e Vlores ashte-kaqene shume e shumtume! Kjo ashte e pa preqedent prewedent noshta eshe ne Pakistan, uroje qe ne plazhet e Shqipnise, te merren rreze e jo plumba se jemi ne Europe e jo…
do beja nje paralelizem Kimete Berisha-Atifete Jahjaga presidente, po pse or kosovare nuk levizeni dot nga vendi…
Pershendetje redaksise dhe ne vecaniti Kemete Berishes.
Ku artikull eshte shume i qelluar. Po i lexoja me vemendje komentet tuaja ne lidhje me artikullin.
Ne radhe te pare une nuk i kuptoj se perse kosovaret i ka stresuar aq shume fitorja e PS. A e din ata se gjate kohes se luftes ne Kosove ishte PS ne qeverisje dhe ishte ai Pandeli Majko dhe shume qeveritar te tjere qe kontribuan per Kosove. A e dini ju se familja e Sali Berishes se me gjak serbi. 60% bizneseve ne Shqipri jane nga Serbia. Do ta kuptoja nje popull si francezet ose gjermanet ta akuzonin nje vend per zgjedhjet por jo kosovaret sepse kjo i bie qe ham buken tone dhe shikojm punet e tjetrit.
Dhe une ju siguroj se te gjithe ata kosovare qe nuk e duan faktin e fitores se PS do jene ata qe do thone jo te rij PS 8 vjet por 16 vjet.
Tani kam nje pyettje per te gjithe ata qe e lexojn komentin time:
A E DIN KOSOVARTE ARSYEN SE PERSE E KAN DASHUR ENVER HOXHEN < TANI SALI BERISHEN DHE PERSE NUK DUAN QE PS TE QEVERISE NE SHQIPERI?
Kete pergjigje e dua per ta shuar kureshtjen time.
Realiteti ne SHqiperi eshte ndryshe nga ai qe ju mendoni dhe per kete te jeni te sigurt. Po u them kete se une jam nje kosovare qe kam 14 vjet qe jetoj ne Tirane dhe e di mire realitetin ne Kosove dhe ne SHqiperi.
Ju lutem si kosovare merruni me ceshtej me madhore per Kosoven. Lexojeni artikullin e Znj Kimete Berisha se do ju sherbej.Shqetesohuni per korrupsionin , prostitucionin, trafikimin varferin dhe shume gjera te tjera qe po ndodhin ne kosove. SHqiperia ka 100 vjet shtet dhe ky popull eshte i rrahur me vaj e me uthull. Sic e ndeshkoi Fatos Nanon ne 2005 po ashtu e ndeshkoi Sali Berishen. DHe te jeni te bindur se duhet te ndodhet kjo gje. Me nje fjale dua te ju them mos i degjoni politikanet kosovare qe prenoncohen me paturpesi se ke deshiron qe te fitonte ne shqiperi.
Ne fund dua e ju them ejani ne Shqiperi per pushime, ejani e ne Tirane te hani dhe dreka e darka se vetem ne populli nga te dy anet mund ti rregullojm keto dy vende.
TA DUAM SHQIPERIN SI KOSOVEN DHE KOSOVEN SI SHQIPERIN.
Kimete Berisha shkrimet e tua me kan pelqyer gjithmon dhe kan 15 vjet pa te pare. Vazhdo dhe shkruaj per te mire e kombit tone ne te dyja anet.
F.Z.IMERAJ
Ndodh që kidnapohen vajza të reja në rrugë për t’i trafikuar. Ndodhi që burri e vrau gruan e tij midis qytetit.
‘Kidnapohen’!!! – Cdo shqiptar qe vendos te vere pene mbi leter privatisht apo publikisht ka nje detyrim te madh per ta rruajtur te paster kete gjuhe ‘te vogel’ nga nderhyrjet e gjuheve me te medha. Fajtor jane ata qe e thyejne kete rregull, sepse tregohen pertac dhe pozante intelektualisht duke demtuar ate qe me shume se cdo vlere tjeter e shqiptareve na ka mbajtur te forte perballe cdo lloj e sorollopi dhe s’na ka lene te humbim si popull gjate dramave tronditese rezervuar nga kapriçozja Histori.
Mire autorja qe lajthitet e nuk kupton, po redaktoret e Temes pse flene gjume ne kete detyre kaq te rendesishme. Mos shikoni gjuhet nga Italia e Anglia
Gjuha e Shqiptarit eshte Loke Shqipja
Shko o Suzan shko baji pushimet atje ne Serbi e ku di un e cudi si ditke me shkrujt edhe shqip se vec zemer shqiptari ske !Na qenke trembur ti se nje i cmendur zbrazi kallashnikovin e cudi si nuk erdhi rikosheti deri aty tek ty!!! Ne Amerik shkojn e vrasin me paramendim nxenes e mesues te pafajshem e ai tjetri ne Norvegji beri kerdin ,e po te flas per dy shtete mjaft te kontrollume e megjith ate cmenduris nuk ke cfar i ban !Kjo e re kosovare kush te tha ty se nuk e dashka Kosoven apo se shkrun te verteta e spo te pelqejn!!! Plazhi i Durrsit oj ti Zan asht mbush me patriotet e tu qe ma shum jan ata se shqiptar te shqipnis e kush nuk i ka nga, se jan ne vend te tyre, se flasin e meren vesh me ne me te njajten gjuh e jo as serbisht,anglisht e gjermanisht !A shikon cfar shkrujn ma nalt ata qe kan provu edhe anen tuj te keqe dhe jan diziluzjonu e nuk po du me fol ktu per nderhyrje opinionesh fare te pa drejta politike prej jush, e ti po na ban thirrje mos vin me pushime ne shqipri!Nuk po me ndigjohet mir ky shkrim dhe le te gjykojn bashkatedhetaret e tu ………
Bukur shpreheni ndjenjat tuaja,dhe si shpreheni Ju duhet te jete.
E vertet shqiptaret e kosoves nuk kane frike,por kete nuk e bejne nga frika ,por friken e perdorin si maske ,te ndjenjave politike.Shqiptareve te kosovaes (e pergjitheshmja)u vjene keq qe humbi zgjedhjet antishqiptari Berisha.Ky nuk eshte faji i tyre se shkallja e njohejes se politikes se Berishes nga ana e tyre nuk eshte e mjaftueshme.Koha do e vertetoj>
Aty ku dashuria dhe toleranca ze vendin kryesor, aty ku shteti ben detyren e tij, aty, keto fenomene mund te zhduken me shpejt dhe ne mund te jetojme te qete! Nje popull nuk eshte i keq dhe nje tjeter eshte i mire! Nje shoqeri jep ate qe ne i afrojme asaj! Cdo njeri te permbahet rregullave morale te percaktuar ne shekuj dhe kjo shoqeri do te funksionoje per mrekulli! Nuk ka te tille njerez?? Ateher te nderhyje shteti, por ne si qytetare kaq mund te bejme, mos t’i japim udhe urrejtjes dhe ndarjes sikunder edhe eshte nxitur deri me sot e lidhur kjo me gjithe historine tone te copetimit! Merrni shpirtin e Kimetes dhe mundohuni te jeni objektive pa e egzagjeruar, ku eshte e mundur pa e hapur me tej plagen dhe te keqen, per tia pakesuar udhen dhe drejtimin! Faleminderit znj. Kimete, te lumte per kete shkrim!