Lëvizja “100 vjet Komb i Copëtuar” protestoi në Tiranë afër ambasadave më 27 korrik në orën 10.00 në mbrojtje të interesave kombëtare. Ishte një protestë e paralajmëruar me kohë…! Organizatorët filluan të mblidheshin, që dy orë para orës 10.00 të mëngjesit kur ishte lajmëruar ky tubim!
Zotërinjtë organizatorë nga trevat dhe qytetet e ndryshme të Shqipërisë erdhën me entuziazëm me materialet e përgatitura, që mund ti shihni në grupet e hapura në Facebook prej 4 muajsh në pritje dhe sensibilizim të 100 vjetorit të copëtimit për këtë 100 vjetor, që plotësohej në 29 korrik 2013 nga data zyrtare e mbylljes së Konferencës së Londrës.
Një copëtim më shumë se 100 vjeçar nuk është një datë thjesht historike! Është ky copëtim që vazhdojmë të vuajmë edhe sot në të gjitha format e tij! Si shpjegohet???? Mund të themi thjesht, për të mos u zgjatur shumë, që nga 5 shtete ku jetuan shqiptarët e ndarë, që nga 100 vjet më parë, me ndryshimet e reja sot shqiptarët jetojnë në 6 shtete me toka dhe me popullsi të prejardhjes shqiptare!
Për më tepër është rritur edhe numri i shqiptarëve, që kanë emigruar në këta 22 vjet të fundit!
Organizatorët sollën parulla e tabela të përgatitura me shpenzimet e tyre për të kundërshtuar këtë copëtim të padrejtë të një kombi të lashtë, një komb që u përdor si “mish për top” në emër të një paqeje, siç u justifikua edhe nga sh-ministri i jashtëm britanik Grey, para opinionit publik të asaj kohe dhe njërit prej njerëzve më të rëndësishëm në historinë shqiptare, që jetën e tij e shkriu për një Shqipëri të bashkuar, para themeluesit të shtetit të parë shqiptar, Ismail Bej Vlorës!
Në këtë tubim, më 27 korrik në Tiranë, pjesëmarrja e qytetarëve të Tiranës mungonte!
Për t’u çuditur!
Kalimtarët në sheshin e protestës u munduan atë ditë të mbanin sa mundnin një lloj distance nga protestuesit – organizatorë, dëgjoheshin këngët patriotike shqiptare, kumbonte zëri i bukur i Ilir Shaqirit në këngën “Kthema borxhin” dhe këngë të tjera, që shoqëruan më pas …
Këto këngë, të vëna me qëllim të grumbullimit të personave dhe kalimtarëve të interesuar, ngelën pa jetë në mungesë të një pjesëmarrje qytetare!
Sa keq!
Fonia ishte e mirë! Këngët ishin të bukura… Këto këngë po këndohen shpesh edhe në dasmat shqiptare, me gjithë përmbajtjen e tyre të pastër patriotike!
Çfarë mungonte?!
Njerëzit kalonin indiferentë dhe nuk iu afroheshin SHESHIT para ambasadave te Rruga e Durrësit, ku u zhvillua ky tubim!
Një nga sheshet më të dendura me popullsi të Tiranës u mbush vetëm me tabela për Kosovën, Çamërinë, Preshevën, Sanxhakun e Nishit, Prevezën, Artën, Strugën, Shkupin, Podgoricën, Dibrën e Madhe… toka shqiptare të ndara me forcë nga trungu i thatë, që i ngeli Shqipërisë jetime!
Sa shumë tabela, parulla për të dënuar aktet barbare ndaj popullit tonë fatkeq!
Sa shumë flamuj, që ngelën të shtrirë në tokë, pa ju dhënë protestuesve që mungonin!
Kishte njerëz afër në sheshin përreth në lokale duke pirë kafe…
Djem të rinj, që shikonin drejt nga tubuesit dhe nuk luajtën për një moment nga kafeja e tyre në orën 10.00 të mëngjesit, një ditë e shtunë e nxehtë, vapë….
Sa më e madhe numri i popullsisë së papunë, jeta e dëshpëruar e qytetarëve, po aq kuptova ishte edhe indiferenca e tyre, një indiferencë totale!
Pse të lëviznin?! Budallenj ishin? Më mirë një kafe të pirë me qetësi pa u ngacmuar dhe pa ngacmuar njeri, të qetë e të menduar në hallet e tyre të përditshme! Njerëz që kalonin aty afër indiferentë… Mos ndoshta edhe donin ta shfaqnin hapur këtë indiferencë?! Kurioziteti nuk na mungon si popull!
Mendova, kaq shumë protesta janë bërë në Shqipëri, që njerëzit nuk afrohen, apo thjesht siç më tha një bashkëbiseduese se njerëzit duhen kontaktuar një për një dhe mundësisht paguar?!
-Kështu duan të ndryshojnë jetën e tyre?!
-Çfarë duhej bërë, e pyeta bashkëbiseduesen e disa ditëve më vonë protestës..
-Ah, këtu më tha funksionon kështu, o lajmërohen njerëzit një për një ose më mirë po t’i paguash mund të të vijnë. Kështu bëhet me zgjedhjet në Shqipëri??
-Ah, thashë, unë e shkreta jetoj në emigrim dhe s’e kuptoj sa shumë ka evoluar shoqëria shqiptare këtu e sidomos në Tiranë ku janë edhe ministritë!
Vazhdoj të mendoj edhe sot….
Si ka mundësi t’i mungonte kurioziteti njerëzve? Pse nuk afroheshin? Çfarë është kjo magji që u kanë bërë?! Kishin kuriozitet apo jo??? E morën vesh se ç’thuhej në fjalime në lidhje me aktin barbar të shteteve të fuqishme të Evropës, që përkrahen etjen e fqinjëve tanë për t’u zgjeruar duke djegur dhe spastruar tokat nga Shqiptarët?! Mos vallë qëndruan kështu edhe para 100 vjetësh në pritje këta njerëz?! Mendoj se besonin në zot dhe meqë s’u kishin bërë dëme njeriut, nuk lëvizën kur u ndodhën të papërgatitur para një shpërblimi të tillë, që zgjati më shumë se 100 vjet!
Edhe sot po kështu presin?! Evropa do t’i ndihmojë po të integrohen në të! Po,po aspak e çuditshme… mendojnë kështu edhe njerëz intelektualë si prof. Romeo Gurakuqi i thirrur në Milano me 20 korrik për këtë event! Ai theksoi në fund të fjalimit të tij se Evropa me rregullat e saj do të kujdeset që Shqiptarët mos të trajtohen keq si edhe më parë! Koha ka ndryshuar! Vërtet? Po pse kam përshtypjen se jemi kthyer 100 vjet më parë?! Kush do respektojë shqiptarët e Kosovës apo të Çamërisë? Ata që i masakruan me një politikë shtetërore spastrimi të tokave shqiptare nga shqiptarët?
Apo do t’u lënë vendin në qeveri që të kujdesen vetë shqiptarët për fatet e tyre?! Sa popull entuziast që jemi? Kjo më pëlqen të populli i im!
E pra shqiptarë që presin duke kritikuar dhe duke u qarë sheh dhe dëgjon në çdo skaj të Tiranës! As kuriozitet nuk paska më! Mendoj se i njoh bashkëqytetarët e mi… S’ka mundësi të mungojë kurioziteti kur shpesh në një debat në një ambient publik, lokal etj, midis tre vetave papritur e pakujtuar sheh ndonjë të 4-t që “fut hundët” në bisedën treshe. Ose pa e pyetur jep mendime se si dhe çfarë duhet të bëhet! Ku ishin këta njerëz kuriozë me 27 korrik 2013 në sheshin para ambasadave në Tiranë?
I ftuam të dëgjonin, të merrnin pjesë, të pyesnin të debatonin. Por s’e luajtën as gishtin më të vogël në mbështetje të njerëzve patriotë, që në një ditë në temp. 40°C u mblodhën në Tiranë pa marrë parasysh vapën dhe rrugën nga Presheva, Tetova, Struga, Shkodra e Kruja…
U bë protestë vetëm me organizatorë! Sa bukur!
Njerëz që klikojnë mbi tastën “më pëlqen” apo “do marr pjesë” nëpër faqe FB- ku për dy vjet rresht në grupet e ndryshme me bosht dhe qëllim bashkimin kombëtar, në grupin e hapur për Traktatin e Londrës, në faqen e ftesave “100 vjet Komb i Copëtuar” etj, mungojnë kur fjalët bëhen konkrete… Ku ishin, ku janë??? Ku janë këta intelektualë, që e mbështeten protestën që në fillim?! Është frikë vërtet mendoj se humbin reputacionin po të dalin me fytyrën e tyre shesheve! Do të kenë probleme apo jo?!
Kalimtarët atë ditë qëndronin larg dhe indiferentë! Kjo ishte dita e tubimit, që u përjetua në Tiranë më 27 korrik paradite nga organizatorët dhe njëkohësisht pjesëmarrësit e vetëm të një tubimi, që priti 100 vjet për t’u bërë edhe pse serbët pinë në gostitë e tyre mbas masakrave të bëra shqiptarëve gjakun e viktimave të tyre, siç shkruan shkrimtari austriak, Leo Frojndlih (Leo Freundlich 1875 – 1953) në librin e tij e titulloi: Albanienes Golgotha – (Golgota shqiptare), të botuar në vitin 1913 në Vjenë. Këtë ditë përjetova unë dhe qytetarë vërtet të ndershëm e patriote nga trevat shqiptare…
Qytetarët heterogjenë të Tiranës shqipfolëse me popullsi afërsisht 900.000 mijë banore atë ditë të shtunë kishin plot punë për të bërë!
Nuk i duhet të bëjnë asnjë protestë! Në xhepin e tyre çfarë hyn?! Mendohuni edhe ju të dashur lexues..
Të dashur qytetarë, qëndrimi juaj në një ditë të nxehtë vere 100 vjet mbas Konferencës së Londrës është një shpresë e punës së mirë të njerëzve dhe shteteve, që e duan copëtimin e kombit shqiptar!
Duke ju falenderuar për kohen që ju mora n.q.s e lexuat këtë shkrim dhe njëkohësisht për kohën time që ndoshta po e humb kot, ju uroj të merrni sa më shumë rreze dielli në këtë valë të nxehtë vere!
Me respekt, Erida, ish-qytetare e vjetër e Tiranës, sot emigrante në Itali.
shume drejt. do te duhen vite qe shqiptaret te ndiejne se jane njerez dhe kane te drejta. pa e politizuar por rama ka shume vite qe therret cohu dhe ky popull fle akoma. ndoshta ritja e mireqenies do te sjelle edhe zgjimin e njerezve.
Pershendetje ERIDA!!
Qe prej 23 vjetesh ,ndaj popullit shqiptar eshte bere nje SHPLARJE TRURI NGA KLIKA SATRAPE E SALI BERISHES,duke e SHKALLMUAR HISTORINE,PERDHOSUR HERONJTE DHE DATAST HISTORIKE,MOHOI LUFTEN E LAVDISHME NACIONAL-CLIRIMTARE DHE TRADHETARIN AHMET ZOGOLLI E REABILITOI PLOTESISHT!!!
Ai mbolli PERCARJEN totale ne popull,VERIU KUNDER JUGUT,LUFTE KUNDER GJUHES LETRARE,PERDORI FALANGAT KOSOVARE PER TE VJEDHUR VOTAT NE ZGJEDHJE,PRIVATIZOI FUTJEN NE NATO,LIBERALIZIMIN E VIZAVE etj!!!
Berisha na e NXORRI NGA ZEMRA SHQIPERINE SI ATDHEUN TONE TE DASHUR,DUKE ZHVILLUAR NJE LUFTE KLASASH TE EGER KUNDER ISH PRONAREVE,ISH TE PERNDJEKURVE POLITIKE,ISH USHTARAKEVE dhe e GRABITI PASURINE KOMBETARE PER KLIKEN E TIJ MAFIOZE!!!
Ne Shqiperi nuk gjen dot PRONA,NUK GJEN KU TE ANKOHESH APO TE MBROHESH NGA KRIMI APO HAJDUTI!!!
DREJTESIA ESHTE KRIMINALIZUAR DHE ADMINISTRATA SHTETERORE RRI SHALE MBI SHALE!!!
Ne Shqiper ka 23 vjet qe VIDHEN VOTAT,nda pushteti ka punuar per vete e jo per shqiptaret!!!
PERVEC VENDLINDJES DHE VARREVE TE TE PAREVE TANE,NUK E SHOHIM GJEKUNDI SHTETIN SHQIPTAR NE KRAHUN TONE!!!
JA PSE NE JEMI INDIFERENTE!!!
Kete detyre i vuri UDB-ja Sali Berishes:SHKATERROJE KOMBIN SHQIPTAR DERI NE PALCE!!!
Evropa e bashkuar ben shume teper per bashkim te shqiptareve se c’do lloj levizje tjeter qe fillon e shuhet si flake kashte.
Kemi kaq vjet qe ndegjojme po keto gjera si – jemi kombi me i lashte ne Europe apo na kane coptuar me 1913 etj etj.
Para se te bejme keto kerkesa duhet te rregullojme kete cik vend qe na ka mbetur dhe tju afrohemi sadopak vendeve te tjera te Europes.
Hungaria ka nje numer te konsiderueshem bashkeatdhetaresh jashte kufijve te saj (Transilvania ne Rumani,Vojvodina ne Serbi dhe nje pjese te saj ne Sllovaki) dhe nuk i kane ngritur keto pretendime.
Bashkimi do te realizohet nepermjet integrimit ne BE.
Mos i rendoni shume njerezit ne Shqiperi me keto akuza per mungese fryme patriotike, se kane harruar coptimin e trojeve shqiptare etj. E kuptoni ju se fryma qe ka sunduar me se shumti ne Shqiperine tone te ketyre 20 viteve te fundit eshte “te hyjme ne Europe”, “te behemi si Europa”,, e harruat ju se cpritje ekstazike iu be Xhejms Bekerit ne fillim te viteve 90′, harruat ju se ca sondazhe prestigjioze nderkombetare i nxjerrin shqiptaret kendej e andej kufirit, si populli me proamerikan, si populli me properendimor etj etj. Pra kujt po i beni thirrje qe te gjykoje e te demonstroje per historine e ndarjes se trojeve shqiptare, kur kjo ka qene veper e mirefillte e Europes se pandryshuar prej me se njeqind vjet, e kesaj Europe ku aspirohet per te hyre si ne nje parajse… Pse duhet t’ju cudite indiferentizmi i tyre per nje miting anti Europe…
E dashur Erida,
Duket sikur kete persiatje e ka shkruar nje hajvan me emrin Kreshnik Spahiu, apo leninisti tjeter Koco Danaj. Keta persona, njeri me sharlatan se tjetri, deficensat e tyre njerezore kerkojne ti kthejne ne profesion patriotizmi, sepse u jep shume mundesi per te perfituar dhe mbijetuar ekonomikisht, duke spekulluar me ndjenjat kombetare te shqiptareve…. Qe kjo historia e Konferences se Ambasadoreve ne Londer, ka marre fund, mendoj se kete e di dhe bufi, por qe te marrin rrugen drejt Tiranes disa dhjetera shqiptare per te kerkuar ndryshimin e ketij vendimi te Fuqive te Medha te kohes, me duket si, pak topallizem ne mendjet e njerezve. Ju duhet ta dini se ne Marredheniet Nderkombetare, ka shume faktore qe veprojne, dhe njeri prej tyre eshte edhe elementi i fuqise kombetare te nje shteti… Nje vend qe nuk ploteson as nje prej ketyre elementeve, nuk mund te kakarise kaq bajat. Gjithesesi edhe sikur te ishin kushtet, nuk eshte as koha as rasti per nje show te tille! Ndaj heres tjeter, ju sugjeroj miqesisht, lereni Kreshnikun apo Kocon ne aventuarat e tyre ‘patriotike” ne Tirane, Prishtine, Shkup apo Ulqin dhe punoni me shume per mireqenien e familjes tuaj.
Shqiptaret jane futur si kermilli ne guasken e privatesise dhe perfitimit personal dhe familjar. Nuk duan t’ja dine as per fqinjin e tyre, jo me per politika kombetare. Jane kthyer ne pragmatiste te medhenj. Cfare fitoj dhe sa fitoj une nga kjo pune. Ndryshe, askujt nuk i plas as per Kosoven, as per Camerine, as per trojet shqiptare.
Ah, nese behet fjale per troje, per prona, per toka te zaptuara, atehere po, te vret.
Bile asnje politikan shqiptar nuk e can menderen per ceshtjet kombetare. Kapen pas tyre, vetem e vetem per te mashtruar te tjeret dhe per te perfituar politikisht dhe materialisht. Mendoni vertet se Shpetim Idrizi e rruan per ceshtjen came? Atehere jeni budallenj qe duheni shtruar ne spital. A mori pjese Shpetimi ne ate tubim? Po ai skafisti tjeter, pse nuk mori pjese?
Se nuk ju plasi bytha as per camerine as per kosoven. Zgjedhjet mbaruan. Cfare ishte per te fituar, u fitua. Cfare ishte per te humbur, u humb.
O ILIRET, ku te ka mbetur ora valle mo bir, po Kosova sot eshte shtet i pavarur dhe sovran… Lirine e ka brenda… Kur fuqite e medha thone njezeri qe nuk ka ndryshim harte as te Ballkanit as te Europes, kunder kujt duhet te luftojne shqiptaret?!
Ju që nuk çani kokën pë trojet shqiptare vazhdoni rrugën e shpirtshiturve. Shpirtshitur ka pasur, ka sa të duash dhe do të ketë. Patriotë ju vazhdoni rrugën e nisur se trojet tona ishin 110000 km katror e nga ata që u shitën kanë mbetur 28000 km katror pra – SHQIPËRIA LONDINEZE.
FUTJANI GJUMIT.
Si mendoni, qe ndryshimet n.q.s ne i duam ato do te vijne vete, pa luajtur as gishtin me te vogel, apo jemi kaq shume te paperfillshem dhe te injoruar sa mund te jetojme te tille vetem per te marre fryme ne kete kontinent ku bejme pjese ne shekujt te shekujve.. Ne jemi ne Evrope! S,na luan dot njeri dhe deri tani kemi rezistuar, por me kete perulje, rrezikojme te fshihemi nga faqja e dheut dhe vertet duke menduaar me gjate te vjen keq ne cfare grupi njerezor bejme pjese..! Tangerlliku i Shqiptareve qe zihen per nje fjale goje dhe s’behen asnjehere bashke per interesin e perbashket, por presin ti vijne gjerat gati nga ShBA, etj.. Presin.., kete kuptoj, te pamundur, te paafte, te lodhur, te vrare , te masakruar, dembel.. per te bere edhe nje hap.. Per cdo gje behet nje llogari per nje jete materiale qe ska asnje lloj dinjiteti njerezor!N.q.s s’beni dot kaq, kujdesuni per te gjithe ata njerez qe jane shtuar neper trutuare duke i ndihmuaar konkretisht.. Asgje s’behet vetem dhe pa levizur!
Ku jeton tivErinda? Europa ka hequr kufijte dhe ne shqipot kerkojme te veme kufij, si pak paradoksale me fuket…. Politiken nuk mund ta bejne amatoret, ndaj e dashur merru me mire me ndonje profesion tjeter ose prit shperberrjen e globalizmit dhe rrembeji ato territore qe kae mbetur jashte trupit te nenes Shqipsri
A nuk jane po keto turma (qe nuk u bene dot kurre popull) qe i harruan kater mije te vraret e vitit ’97, sikur te ishin katerqind pula?
te zgjuar individualisht ,budallenj kolektivisht ,paradoks tipik shqiptar , ( ne pergjithsi) kete e kemi treguar si popull dhe si komb pergjate historis ne momente dhe periudha te ndryshme kemi humbur mundesi te fitonim me shum per Atdheun por ckemi bere asgje dhe gjithmon fajin e ka tjetri pergjegjisi mbi veten spranojme
Indiferentizmi i Shqiptareve e ka bazen tek farsat. Shqiptaret pergjate nje shekulli ne te shumten e rasteve pane ,se tjeter sa u tha nuk u be perkunde zhvillimet bashkohore mbartin nje kthim pas me pasoje mesjetare.
Se fundmi besimi ra ne Aleancen Kuq e Zi” sepose ndyeshe sa u premtua dhe pritej qe kjo te ishte nje oponence e popullit jashte instituticioneve farse , shkoi vete atje duke mos bere minimumin per te vene kushte. Si per nderrimin e sistemit zgjedhore ashtu edhe per nje Qeveri me baze te pavarur e cila do realizonte nje proces zgjedhore edhe jo nje farse elektorale sikur ka ndodhu pergjate tere tranzicionit.
Shqipria Natyrale” ka disa kohe qe premton edhe deklaon se ka deguar materjale ne Gjykaten e Hages edhe se ne 100 vjetor do kishim nje prononcim , kjo doli se nuk ishte realizuar apo sepaku nuk u tha asgje
Komisioni i cili mori persiper te organizonte “Poteste:100 Vjet Komb i Coptuar” u gjind keshtu qe ne hyrje me skepticizem :Valle edhe keta po bejne nje Show si te tjeter?
Madje pe hire te se vertetes jo pak u munduan nga tera anet te sabotohej qe te mos realizohej. raste ka plot. Klanet ne sherbim te statukose se mbajtjes se skemes se coptiumit jo pak u munduan edhe si ne rastin ne Shkup, na sabotuan duke ndikuar qe Njerezve tane te mos u viheshin ne dispozicion autobuzet. Keshtu ka patur mjaft tentime nen rogoz.
Dikush u mundua edhe ta instumentalizoje frymen e protestes edhe ta perdori per qellime te tjera .
Populli tera keta i sheh i ndjen edhe behet i pandjeshem.
Natyrisht se kjo fryme mbajtur prej nje shekulli ne trajte konstante ka sjelle instalimin e nje statukoje mendesore :se Ceshjta e ndarjes dhe copetimit tashme eshte nje teme e mbyllur.
Jo nuk eshte e vertete. Vete procesi i integrimit e kerkon nje stukturim te ri te permasave te rajonit si nder troje ashtu edhe ne procesin e rreshtimit.
Aktulaisht renja e Jugosllavise, Kiza Greke ka sjelle nje klime te re. Sot tema e kufinjeve merr nje tipar gjithperfshires ne perputhje me objektiuvat e politikes nderkombtare mbi rajonin dhe vete Shqiprine.
Mbase nuk u kuptua apo mjaft u be qe ne te dalim si kerkues thjesht “Trojesh” !
Ne kerkuam shfuqizimine tere procesit tew coptimit. Realizimin e nje Konference Euro Atlantike e cila te marri ne shqyrtim kete proces duke u shprehur pro ndryshimeve pro pozites se sotme gjeostrategjike te Shqiptareve dhe po denoncimit te ketyre kteve si produkt i frymes se kohes se shkuar mbarsur me luftenxitje.
ka ne kete kerkese nje sere problematikash qe duke u nadalu nje Konference enkas aty marrin nenteksin e plote tera qendimet paskene qe mbajne forca regresive ne rajoin per ta mbajtur ndezur fymen Anti Shqiptare. kjo ka nje rendesi te madhe edhe nuk mund ta reduktojme me nje thenje qqe ky poblem eshte i mbaruar si proces.
Ajo cfare mbetet qe u realizua thuajse ne trajten e plote nga organizatoret te cilet meritojne nderim dhe perkrahje eshte fakti se u deshmua ne trajte simbolike perfaqesimi i kombit Shqiptare i cili ne kete moment historik permbushje te nje shekulli nese e marrim si tipik Konf e Londres por jo vetem ate gje qe e kemi cilesuar eshte se u dehmua:
1-Mohimi shpirteore i Shqiptarizmit ndaj nje skeme poshtruese qeverisese e cila duke na aneksuar prodhoi nje fiktivitet qeverisej per nje shekull edhe tashme vete keq trajtimi ndaj Shqiptareve mbetet si politike asimilimi pengese e integrimit.
2-Shqiptaret trasmetuan nder ndjesi bashkohore nde kombe se nuk e pranojne shtypjen dhe skllaverimin sundimin ne cfardo trajte i vjen. pra edhe pas kaq kohe nuk heshtin por reeagojne ky eshte shembull civilizimi.
Aresyeja ishim pak ose shume para historise keta gjera nuk kane vlere .
E verteta dhe drejtesia nuk e kane forcen ne maxhoranca bota keto gjera i ka ndare me kohe. Sot ne bote protestohet jo ne forma te kaluara me tam tame por realisht e verteta deshmohet edhe ajo merr qartesi nga vendosmewia e atyre qe protestojne. nga ndershmeia e tyre per ti derguar vendimarrjet kerkesat dhe ankimimet ne destinacion.
-Per kete u themi opinionit natyrisht te interesuar se: KOMISIONI I PROTYESTES NE KUADER TE NJE FRYME MBARE KOMBTARE LEVIZJEJE eshte ne proces te dergimit te nje PETICIONI qe kekon ne thelb tera sa u thane me siper.
Gje cfare na ben me nder ne qe sido u morem edhe sollem ne platene e kohes nje ceshtje qe nuk mund te harrohet, te ndereshem dhe te qendueshem ne angazhimet tona. ne nuk ishim Parti edhe nuk mund te behemi sepse kemi nje vizion te qarte .
-E verteta eshte se nje fyme unifikimi i veprimtarise atdhetare patriotike kekon nje trajte te re bashkerendimi gje te cilen qe me kete proteste individe perfaqesues nder oganizma e deshmuan.
Ne kemi si popull nje detyre qe aspieraten per bashkim ta trajtojme ne frymen e kohes duke sjelle ne plate instrumenta dhe stuktura gjithperfshirese qe per nje staretegji te perbashket zhvillimi nder interesa unike mbare kombatre trevash te behemi ne nje mendje. Kjo sjelle mundesine e minimizimit te mungeses se sovranitetit qe sjelle mungesa e nje shteti mbare kombtare.
Gjithkush e din se arsyekja baze e prapambetjes eshte ne faktin se nuk e kemi nje shtet komb unik .Kjo i ka bere shume popuj te vetqeverisen sa te pavarur edhe te mbrojne interesa jetike .
Nese nuk i kemi sot kufinjte qe kishim me te cilen tjeret bene shtete kombe . Nuk do te thote mos gjejme mundesi per ta minimizuar keet efekt poshterues. nese nuk na i japin sot nuk do te thote te peshtyjme si dhelpra nder rrushte. Nese nuk na i japin nuk do te thote qe dikush pe “luajalitet” i cakton kufijte si ti teket si ti kete te veta.
Ne duhet te deshmojme dinjitet. Duke i thene gjerat sikur jane , duke e deshmuar kufirin e qarte se ku eshte truall Shqiptare. Duke u mobilizuar ti veme te tjeret para detyrimit te permbushin rregullat e lojes qe jane unike pe te gjithe nese realisht INTEGRIMI eshte jo nje farse.