Një argument pse duhet bojkotuar Berisha!

3 Gusht 2013, 18:51Blog TEMA

Nga Mihallaq Qilleri

Shkrimtar

 

Kam ndjekur me vëmendje shkrimet e fundit të botuesit të gazetës “Tema”, zotit Mero Baze, për diarrenë patologjiko-politike të Berishës, pas tërheqjes së tij në bunkerin e opozitës.

Problemi që shtron z.Baze është serioz. Nëse ky njeri duhet lënë të llomotisë e të shtojë pikët politike në favor të qeverisë së re e Ramës, për shkak të idiotizmave që shkruan, apo të bojkotohet mediatikisht.

Unë mendoj se duhet vendosur kjo e fundit.

Embargoja mediatike është e domosdoshme sepse, për fat të keq, ka një 30 përqindësh që votoi PD-në në zgjedhjet e fundit, e cila po kënaqet me “hakmarrjen” banale të liderit tropojan, madje mendon që Ramës e koalicionit të tij po i has sharra në gozhdë qysh pa “pushtuar” Këshillin e Ministrave.

Aq i madh mund të jetë ky entuziazëm nga të pëgërat e Berishës, sa këta njerëz me të drejtë mund të kenë harruar të fshijnë brekët nga diarreja e 23 qershorit dhe, ashtu, me erën e rëndë të fjalëve të liderit historik, të nxiten të vrapojnë nëpër bulevarde.

21 janari nuk ishte një eksperiencë vetëm e PS dhe e Ramës. Askush nuk duhet të harrojë vitin 1998 kur arkivoli me trupin e të ndjerit Azem Hajdari përplasej ne derën e jashtme të kryeministrisë, as tanket në rrugë, as ndonjë vrasje pas shpine.

Ka ardhur koha që plaku të lihet në dreqninë (shejtnine) e vet, siç do të perifrazoja Migjenin.

Sepse shashkat politike Facebook-iane të Berishës nuk janë aq dëshirë për të bërë opozitë me pozitën (e cila ende nuk është mandatuar), por për të krijuar lajme për vete.

Njeriu që ftonte gazetarët e televizionet në çdo mbledhje të Këshillit të Ministrave sa për të regjistruar vetëm fjalimet e tij, batutat, apo buzëqeshjet ironike, dhe pastaj u mbyllte derën për debatet reale gazetarëve, më shumë se për transparencë, këtë e bënte për të rritur praninë e tij në media.  Askush nuk e harron faktin se figura e tij duhej të shfaqej së paku tre herë në ditë në TV-të e qeverisë e të opozitës dhe, pavarësisht ndonjë germe analize, ai mbetej atje si njeriu i “familjes”.

Kjo është arsyeja përse edhe sot e gjithë ditën ai vazhdon të “prodhojë” lajme, ndonëse nuk është më as kryetar i PD-së, madje as kryeministër nuk është sepse gjithmonë thotë se kjo mbledhje qeverie do të jetë e fundit e, përsëri, ai i sjell të shkretët ish-ministra nga vilat aristokratike të ndërtuara me paratë e popullit shqiptar, ku bëjnë pushime gjithë mendime dhe i mbledh në një sallë ku nuk flitet për asgjë.

Aq të mërzitura janë fytyrat e tyre në këto mbledhje të kota, sa kjo shihet qartë jo vetëm në pamjet e televizioneve, por edhe nga buzëqeshja anormale e ish-kryeministrit.

Të gjitha këto të çojnë në konkluzionin se Berisha si politikan duhet bojkotuar me gjithsej, nuk duhet konsideruar lajm asnjë pordhë e tij në Facebookun personal, ndërsa asnjë gazetë a televizion serioz nuk duhet të merret më me portretin e tij.

Nëse ish-kryetari i PD Fier kërkon t’i lihet vend Lulzim Bashës për të folur në emër të PD, kjo duhet marrë tepër seriozisht dhe aspak me humor, madje as si anti-berishizëm.

Fshirja  përfundimtare e kësaj figure groteske nga fushat mediatike do të sillte një qetësim të opinionit publik shqiptar, duhet ta lejojë vetë PD-në të reflektojë për humbjen katastrofike, pse jo, edhe për riorganizimin e ringritjen e saj. Sa mund të ndikojnë këto fjalë te televizionet e gazetat e vendit, kjo është e pasigurt. Por unë jam një zë që duhet konsideruar, ndonëse Facebook-u im nuk përben lajme sensasional për televizionet.

16 komente në “Një argument pse duhet bojkotuar Berisha!”

  1. lira says:

    Se sa e dine populli kush eshte prversi -sali i serbeve, shqiptaret e treguan ne 23 qershor.

    Jam ne nje mendje me Z. Qilleri qe kjo moster te lihet ne harese mediatike, por jo juridike.

    1. Nese ka ndonje shifer te sakte e te vertete ndonje Institucion serioz dhe jo Militant, se PD ka akoma 30% te elektoratit Shqipetare, le te na i tregoje. Por, sakte e dukshem PD vetem me Listat Zgjedhore keto 23-vite post-PPSH, i ka shtuar vetes gjithmone nga 7 deri 25% te elektoratit, per te vjedhur zgjedhjet (edhe ne zgjedhjet e 23 Qershorit ne Lista kishte shtesa deri te nivelit 12%, por qe per FAT nuk funksionoi 100% realizimi i nje vjedhje te re, por ne Kukes e Lezhe u realizua kjo vjedhje me Lista, Kosovare, Vote familjare me 20-30 Fleta Votimi mjeheresh dhe Emigrante ne mungese sidomos ne Lezhe). Nderkombetaret kryesore ne Bruksel e Washington e thone me gjuhen e tyre Diplomatike here pas here se; –PD ka fituar paster vetem nje here ne 1992, ku u votua masivisht nga Shqipetaret kundra rregjimit Komunist te PPSH, e me pas vetem ka manipuluar (vjedhur) votat me forma e metoda nga me te dhunshmet sikunder ndodh ne nje sere shtetesh te Afrikes–.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Ore lere te flasi e te shfryj dufin..Eshte nje shprehje qe thuhet “Heshtja, eshte pergjigja me e mire”.. Ku s’di te heshte dhe po ta analizosh nga java ne jave kthehet me radikal..Zoti Mihallaq, populli eshte I lodhur, demokratet jane te lodhur me kete figure..Mero e tha bukur, ai del nga mankthi se c’fare do ndodh neser..Me bukur keshtu, te qendroj ne mankth. Mos te dij se c’fare do ndodh neser dhe te jete ai I pari me telepatine e tij te bej konkluzjonet ilucjonare..Keshtu vleresohet karakteri I tij tek ata persona qe deri dje e besonin verberisht..Ate e konsideroj si nje qen qe eshte duke ngordhur dhe s’ka fuqi te largoj dot as mizat qe e ndjejne qe ai po ngordh dhe ka filluar te mbaj ere..

  3. Aleksandër Matrënga says:

    e drejte,kjo monster duhet te zhduket nga ekranet e Tv.NQS TV nuk prodhojne dot lajme atehere me mire te heshtin se sa te na nxjerrin tre here ne dite kete fytyre te urryer te kombit shqiptqr.NJe verejtje serioze edhe Top-chanel,si televizioni me i ndjekur dhe qe prodhon emisione te mrekullushme e qe eshte shkolla e rendesishme se si prodhohet lajme dhe emisione serioze te tjera,duhet ta largoje kete monster nga ekrani i tij.Kjo i rrit me shume vlerat e tij.
    Mero Baze e krahason fundin e berishes me fundin e Hitlerit,po perserise çfare thone autor qe e kane ndjekur nga afer Hitlerin ne fundin e tij:Hitleri u bente thirrje histerike armatave te tij per te shpetuar berlinin,pa ditur se ato ishin shpartalluar nga forcat e frontit te 1-re te Bjellorusise dhe te frontit te 1-re te Ukrahines.
    Zv.ministri i propagandes doktor Friçe i cili ishte nga njerzezit me te afert te Hitlerit dhe zv i Gebelsit deklaron :”ditet e fundit ,veçanerisht pas 20 prillit ,kur artileria sovjetike hapi zjarr kunder Berlinit,Hitleri ne pjesen me te madhe ishte i matufepsur.Kjo gjendje nderpritej here pas here nga kriza histerike.Nga nje here ai fillonte e fliste perçart per fitoren e afert.”Marshalli Zhukov.3.Kujtime dhe meditime.fq323.
    Shenim : Çdo ngjashmeri me persona real eshet e rastesishme.

  4. sh.bardhi says:

    I NDERUAR ZOTI MIHALLAQ QILLERI
    E DINI KUSH ESHTE SALI KILLERI ?????????

    JU GAZETARET QE JENI PUSHTETI I KATERT PAS LEGJISLATIVIT,EGZEKUTIVIT DHE GJYQSORIT KENI FAJIN KRYESOR NE TOLERIMIN QE I BENI ANTISHQIPTARIT ME TE PESHTIROSUR PER TE GJITHE KOHRAT.

    LEXONI ME POSHTE VEPRIMTARINE E KETIJ KRYEQELBESIRE QE NUK DO AS BOJKOTIM AS REKLAMIM POR DO EGZEKUTIM 10 HERE

    1-PER 21 JANARIN
    2-PER GERDECIN
    3-PER AUQEFALINE
    4-PER DETIN JON
    5-PER VARREZAT E GREKERVE
    6-PER PRANIMIN E PLEHRAVE
    7-PER TEJKALIMIN E BORXHIT JASHTEM
    8-PER APOKALIPSIN E 1997
    9-PER GRUSH-SHTETIN 1998
    10-PER GENOCIDIN MBI HAKLAJT

    Ja 10 nga 100 “njollat” e figurës morale të Kali Berishës

    1. Spiunimi kundër Hysen Shoshorit, të dënuarit të diktaturës, që Sali Berisha e denoncoi në gjyq në vitin 1975, duke paraqitur një “trakt” të shkruar prej Hysen Sheshorit. Sali Berisha ka ulëritur në atë gjyq: “Ky është armik, kërkoj të dënohet me vdekje, me varje në litar”.
    2. Puçi ndaj (ar)mikut Azem Hajdari, si kryetar i Grupit Nismëtar të Themelimit të PD dhe kryetar i parë i PD, realizuar me ndihmën e ish-sigurimit të shtetit, pak ditë pasi Saliu u fut në lëvizjen studentore, me nofkën “misionari”.
    3. Puçi ndaj Aleksandër Meksit, duke e spostuar me intriga e prapaskena nga kryesimi i PD, duke organizuar dhe realizuar uzurpimin e kreut të kësaj partie, të cilën e sundoi me intriga e prapaskena prej 23 vitesh.
    4. Lëvizja vëzhguese me veturën e ish-Sigurimit të Shtetit, në 20 shkurt 1991, në Sheshin “Skënderbe”, ditën kur shqiptarët po rrëzonin bustin e diktatorit, njohur për shqiptarët nga video “Berisha”.
    5. Skandali me dekoratën e akorduar për super mashtruesin Nikola Arsidi, pas të cilës qëndronin 1.6 milionë dollarë të vjedhur, të cilat përfunduan në llogarinë e klanit “Berisha”.
    6. Prapaskena puçiste ndaj Eduart Selamit, duke e spostuar nga kryetar i PD dhe nga Shqipëria, me presione e makinacione tipike si të sigurimit të shtetit
    7. Prapaskenat ndaj Azem Hajdarit, duke tentuar ta largonte nga PD e ta fuste në burg, me heqje imuniteti, me shpifje si “spiun e hajdut” në gazetën “RD, me presione SHIK-u, me kurthe në atentate dhe enigma “Sali” e nxjerrjes së tij nga mbledhja e kryesisë së PD, natën kur e vranë.
    8. Takimi me krye-terroristin e kryetrafikantin Arkan, kreun e krimeve dhe gjenocidit të regjimit të Milosheviçit kundër shqiptarëve të Kosovës, ku u planifikua trafiku mafioz i armëve e naftës.
    9. Fshehja e etnisë serbe të bashkëshortes së tij Svoboda Ramoviç, ndryshuar (përkthyer nga serbishtja) në gjendjen civile shqiptare, me emrin “Liri”.
    10. Publikimi i 230 fotografive, që Sali Berisha dhe familja e tij kanë bërë me familjen e Enver Hoxhës dhe me krerët e lartë të ish-diktaturës komuniste, të cilëve u ka shërbyer me devocion dhe krime ndaj kolegëve, si ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

    Ja 10, nga 100 mashtrimet e Sali Berishës

    1. Mashtroi pronarët për kthimin e pronave, duke nxjerr ligje të qëllimshme për mos kthimin e pronave dhe grabitjen e tyre prej “pronarëve të rinj” të shpikur prej pushtetit “Sali”, të cilët ishin pjesëtarët e klaneve të Saliut.
    2. “Bashkëvuajtësi Sali”, mashtroi ish-të përndjekurit politikë për integrimin e tyre me strehim, punësim, shkollim e dëmshpërblimin financiar të viteve të burgut, duke nxjerr ligje, me të cilat i mashtroi dhe i talli për 21 vjet.
    3. Mashtroi shqiptarët për ndarjen e barabartë të pasurive kombëtare, por i grabiti ata me klanet e tij të ardhura në pushtet, duke i shitur për “5 kacidhe” dhe duke i shkatërruar ekonominë dhe ndërmarrjet ekonomike.
    4. Mashtroi shqiptarët, se do të kryente privatizimin e ekonomisë kombëtare, duke pasur pronar të vetëm punëtorët, por hodhi në rrugë dhunshëm si skllevër afro 1.2 milion punëtorë e specialistë.
    5. Mashtroi 65% të popullsisë në fshat, se do t’i pajiste me shërbim shëndetësor, me arsim modern, me rrugë, me ujë, ndriçim e transport publik, por i zhduku dhe ato shërbime jetësore që kishin, duke detyruar banorët të braktisin dhe boshatisin afro 800 fshatra e të zbresin pa asnjë shpresë nëpër qytete.
    6. Mashtroi shqiptarët e mbetur të pastrehë pas vitit 1990, se brenda vitit 1993 do t’i strehonte, por strehoi vetëm “byronë politike të PD” dhe militantët e tij gjeografikë, ndërsa 75 mijë familje, që prej atij viti vazhdojnë të jenë të pastrehë.
    7. Mashtroi fëmijët shqiptarë (ishin nga 1-3 vjeç) për kënde lojërash në çdo qytet e lagje banimi, por shkatërroi me kioska dhe ato që ishin, ndërkohë që sot (ata janë 20-23 vjeçarë) mashtruesi “Sali” po u premton përsëri kënde lojërash nëpërmjet trashëgimtarit të tij, Lulzim Basha.
    8. Mashtroi shqiptarët me premtimin për punësim, duke u thënë se në çdo qytet do ngrihen fabrika e uzina, por i ka kthyer 27 qytete në geto mjerimi me pasoja të rënda social-ekonomike.
    9. Premtoi arsim evropian për të gjithë, por për shkak të varfërisë dhe mbylljes së shkollave në zonat rurale, ka lënë afro 60 mijë fëmijë analfabetë dhe 45% të shkollave që bëjnë mësim në hangarë kuajsh e stalla bagëtish.
    10. Mashtroi shqiptarët për futjen në BE, por ka 20 vite që është bllokuar ky proces për pushtetit “Sali”, i cili e mbylli karrierën me demagogji e pazare të pista serbe-greke, duke e lënë Shqipërinë larg dhe jashtë BE.

    Ja 10, nga 100 krimet e pushtet-familjes klanore “Berisha”

    1. Organizimi i ngjarjeve të vitit 1997, nëpërmjet piramidave financiare mashtruese, duke djegur Shqipërinë dhe duke vrarë 4000 shqiptarë të pafajshëm.
    2. Rrëmbimi e masakrimi deri në paralizë fizike dhe hedhja në një gropë në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës e dy gazetarëve, Zamir Dule i “Koha Jonë” dhe Bardhok Lala i “Dita Informacion”.
    3. Rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja fizike e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha nëpërmjet bandës së tij “SHIK”-u, duke mbrojtur dhe graduar ekzekutorët, me poste të larta në pushtetin e tij kriminal e korruptiv.
    4. Vrasje-mbytja në Otranto e 118 shqiptarëve (84 të mbetur në fund të detit) në 28 mars 1997, të cilët ikën për të shpëtuar prej luftës civile që shkaktoi pushtet-krimi “Sali”.
    5. Vrasja e 36 minatorëve në minierën e kromit të Bulqizës dhe 22 minatorëve në minierat e bakrit e ferro-kromit, për shkak të koncensioneve të pista në treg-trafikun e mineralit të kromit, duke shfrytëzuar si skllevër afro 700 minatorë me familje të uritura për bukë.
    6. Vrasja e 2 ushtarakëve, plagosja e 20 banorëve dhe shkatërrimi i fshatit Dhëmblan në Tepelenë, nga afera qeveritare e demontimit të municioneve
    7. Shkatërrimi i institucioneve në 14 Shtator 1998, pas sulmit të opozitës “Sali” për të marrë pushtetin me dhunë, duke kthyer edhe PD për 1 muaj në repart tankesh e topash luftarakë.
    8. Vrasja e 26 skllevërve burra, gra e fëmijë dhe shkatërrimi i 3000 bizneseve nëpërmjet aferës kriminale të pushtet-familjes “Sali”, organizuar në “fabrikën e vdekjes” në Gërdec, të ngritur prej mafies shtetërore për demontim e trafikim municionesh.
    9. Përmbytja e Qarkut të Shkodrës prej krimit të import-eksportit të energjisë elektrike, duke shkatërruar 40 mijë biznese, 30 mijë familje, 200 mijë bagëti dhe mijëra hektarë të mbjella.
    10. Në bashkëpunim me ministrin e Brendshëm Lulëzim Basha, vrau 4 demonstrues dhe plagosi 40 të tjerë në 21 janar 2011, duke urdhëruar Gardën e Republikës për të qëlluar mbi popullin që kërkonte DREJTESI

    23 QERSHORI I NDERUAR MIKU IM I DIKURSHEM LLAQI NUK ESHTE RROTACJAN POR DUHET TI JEPET RROTA E PLUMBIT SALI HALEBERISHES.

  5. liri a vdekje says:

    PSE TA BOJKOTOJME SALEN TASHTI QE NUK ESHT EDHE PORTOKALLIA ESHT I DOMOSDOSHEM PER TE QESH ME KET HAJVAN

    1. Ilir Gruda says:

      KY GOMAR-PSIKOPAT Edhte i paperseritshem ne llojin e tij………………

  6. rapatushi says:

    Analizë shumë e goditur! Të lumtë pena Qilleri!

  7. Vito Kaposhi says:

    Me kte lloj ftyre qr paske o Llaqi, ato qe thua ti as per te shtyre ndonje te dhjere ne banjo nuk ja vlejne. Per te mos fol per kta 21 janarshat e tjere qe na hapen barkun me kte kerkesen per drejtesi. Pse nuk beni gjysem zeri, por e pranoni si vemje faktin qe drejtesia ju la ne dore Ilirit me bllok ne dore. I harruat ato qe pretendonit ju, me ze me figure?? Megjithese jeni bere si ata qente. Tani qe kocken ne dore e ka i zoti juaj, Edvini, dini vetem te tundni bishtin e sja u mban te lefni?? Yt, rrace e poshter.

    1. arrixhiu says:

      Te paska marr dielli, shko zhytu ne ne det se uje nuk kemi.

  8. Elba says:

    Eshte e vertete qe,vete jeta eshte Lufte.Ardhja e PD se ne Pushtet ngjalli shpresat per gjithe Popullin fukara.Por cfare ndodhi realisht?U mbyllen shume Fabrika e Ndermarrje.Rrjedhimisht punetoret ngelen pa pune.Kostoja jeteses rritej me hapa galopante.Populli po varferohej dita dites.Cuditerisht pjesa e Administrates qe perqafoi Pushtetin e ri filloi te pasurohej dhe te bejne kariere.U krijua nje dinivel I tejskajshem,punetori skishte me se te ushqente fFamiljen ndersa Administrata e larte Shteterore mendonte per pushimet jashte Shtetit.Krimi,vjedhjet,prostitucioni e tjere u lane te lire.Pse?Populli te jete I trembur,te jetoje ne varferi dhe pasiguri.Sic duket Sali Berisha nje ish Komunist I thekur e dinte qe,nje Popull I trembur dhe I varfer nuk do te perbente rrezik per kupolen e tij.Populli e duroi shume.Me 23 Qershore me vote plebishitare I tha:Dil ne Pension.Historia nuk fillon me Enver dhe mbaron me Sali. .

  9. e says:

    fakti qe merreni perseri me Berishen tregon se ai ka vlera

  10. permetar says:

    Qiller ti je ai qe ke shkrojtur ata romanet e famshem qe ju bije ne qafe hallexhinjeve te persekutuar nga ati yt shpirteror Enveri.Ngrije lart figuren kriminale te krimineleve famekeq te sigurimit te shtetit Ti per shpifjet qe beje duke shkelur te drejtat elementare te njeriut e kishe vendin ne burg Kjo s’u be dhe ti gjeollogo-shkrimtar servil i pa skrupullt i komunizmit del e i meson njerezit se cfare duhet te bejne .Kjo eshte per te vene ulerimen e per te mare malet.MJERE SHQIPTARET DHE VENDI KU JETOJNE.

    1. arrixhiu says:

      Edhe ti der me sot u shqetesove per keta qe kishin humb te drejtat e njeriut, aq sa benit sehir si digjeshin.

  11. Zef Kallami says:

    Media-Tv,merrni shembull nga Rama qe nuk i pergjigjet kufomes Berisha.

    Berisha perderisa nuk ka hy ne burg duhet lane te flas me veten me Facebook-un.Duhet lane derisa te lodhet pa iu pergjigjur njeri.Por dhe mediat nuk duhen te merren me te per ti paraqit llafazanllekun qe ushtron tashti ne Facebook.
    Ndjej kenaqesi qe Z.Edvin Rama nuk i kthen kurrfare pergjigjet.Kjo asht shume ma mire se ta rrafsh cdo 24 ore te dites me thuper thanet me uje te ftohte te cezmes duke i rrjedhur mbi koke deri ne fund te kembeve.
    Jam ne pritje te arrestimit te tije dhe asgje ma shume.
    Aman mos na’e paraqitni neper TV dhe faqet e gazetave.Pikrisht se populli nuk e don me.E tregoi vete vota.Nuk te duam.

  12. SHIGJETA says:

    SHQITARET ,,,jane te mallkuar nga zoti ! ,gjithemon kam vrar mendjen si ka mundesi qe njerezit me injorant, meresenar , pa kultur ,kafshet dy thundrak , jane mbshtetsit e sali berishes ?? ata qe e krahasojne me Skenderbeun KETE FUNDURIN KRIMINALE ? mos vall ka nje forc te mbinatuyshme qe i komandon keto pjella te behen “demokarat”dhe votojne PeDer -et me duket se dhe zoti e natyra na i kane me te futme ska shpjegim tjeter qe ti mbledhi bashke ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje