Djalli vjen duke kënduar!

3 Gusht 2013, 18:18Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

“Muzika është e poshtër. Me të kënaqet shejtani. Nuk kënaqet Allahu. Nuk ka hajr n’të. M’i fal pesë kohë namaz e me dëgju’ muzikë nuk është në rregull. Duhet m’u pendu te Zoti e me ra istikfa”.

Kjo është përgjigja e shkurtër e Dr.Shefqet Krasniqit që ia jep një djali që e ka pyetur se “a është haram të dëgjoj muzikë”!

Dr.Krasniqi nuk e ka hetuar se përgjigja e tij në video e postuar fillon me muzikë.

Veshi është organi i parë që krijohet në trupin e njeriut. Dhe është organi i fundit që vdes. Njeriu edhe në shtrat të vdekjes, të dëgjon çfarë i thua.

Njeriu nuk mund të zgjedhë çfarë do që të dëgjojë. Kur e shajnë, kur e ofendojnë, kur i lëshojnë muzikë të padëshiruar në autobus, në zyrë, në shtëpi, në rrugë.

Njeriu që dëgjon, nuk e mbyll dot veshin e tij për ta ruajtur nga fjalët dhe mesazhet e padëshiruara.

Studiuesit islamë gjithkund në botë janë të ndarë rreth muzikës së ndaluar (apo të pandaluar) me Kur’an.

Disa shkollarë islam mendojnë se muzika është e lejuar, dhe e përmendin këtë shembullin e Ibn ‘Abbas:

“Aishah ia ka dhënë për martesë një qytetari të Medinës (Ansar) një të afërme të saj. Profeti (paqja qoftë mbi të) ka ardhë dhe i ka thënë, ‘A e kë dërguar së bashku me vajzën edhe një këngëtar?’ ‘Jo’ ka thënë ‘Aishah. I dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të) më pas i ka thënë. Ansarët janë njerëz që e duan poezinë. Është dashur ta dërgosh edhe dikë që do të këndonte, ‘erdhëm, te ju po vijmë, na përshëndesni, ashtu siç ju përshëndesim ne juve’” (e thënë nga Ibn Majah).

Disa studiues të tjerë të islamit janë të bindur se “muzika është haram (e ndaluar), ndërsa vetëm Dr.Krasniqi është kategorik dhe plotësisht i sigurt se “muzika është e poshtër”.

Kategorik shfaqet edhe kur përgjigjet në pyetjen se “a është haram që të ngjyrosen flokët”. Ai thotë që mashkulli bën t’i ngjyrosë flokët e mjekrën me kanë, ndërsa kolegët e tij arabë të profesionit thonë se nuk janë të lejuara të gjitha ngjyrat për flokë, për shembull ngjyrën e zezë e ka ndaluar pejgamberi e mos të flasim për ngjyrën pembe apo ngjyra të tjera jonatyrore.

Duke dëgjuar përgjigjen e Dr.Krasniqit për muzikën “haram” u luta që të gjendet një Eminem që t’ia bëjë përgjigjen varg për këngë!

Mendova për kërkesën e tij që feja të bëhet lëndë mësimore në shkollat e Kosovës.

Në shkollat e Kosovës është e lejuar muzika. Si është e mundur që në njërën orë të mësimit nxënësit të mësojnë për instrumentet muzikore (që islami i konsideron haram), ndërsa në orën pasuese të mësoj për Tchaikovsky-n!

Nxënësi që në njërën orë e mëson artin figurativ dhe pikturën e skulpturën, mëson për Rembrandt dhe Michelangelo, ndërsa në orën tjetër e mëson se feja islame i ndalon rreptësisht figurat, shtatoret, përmendoret, pikturat, fotografitë, etiketat e ngjitura nëpër bluza e në fustane.

Paramendoje jetën pa muzikë. Martesën pa muzikë. Festën pa muzikë! Jeta pa muzikë është shtrat i vdekjes. Është protestë ndaj dashurisë së Zotit. Vetëm kush mban zi, nuk dëgjon muzikë. Ai që na fton të mos dëgjojmë muzikë- na fton të mbajmë zi për Diellin.

Jeta pa muzikë është dashuri ndaj vdekjes dhe vuajtjes.

Çdo njeri në botë është këngëtar. Sa herë që fishkëllen këngën, këndon këngën, belbëzon këngën, njeriu i shpall botës dhe Zotit dashurinë.

Muzika na gëzon edhe kur na pikëllon. Na vë në një dimension tjetër. Muzika të bën udhëtar. Ta rikujton se vetëm dashuria dhe e mira janë me rëndësi në këtë botë.

Disa studiues arabë konsiderojnë se muzika nuk është e ndaluar, por është e ndaluar të dëgjohen këngë që ftojnë njerëzit të pinë raki, të çoroditen, të bëjnë punë të këqija. Muzika bën të dëgjohet (sipas tyre), në festa, në dasma, kur lind fëmiu dhe kur nga rruga kthehet udhëtari.

Muzika është dashuria që kurrë nuk realizohet. Prandaj, këngët që ftojnë për punë të këqija janë këngë që nuk dëgjohen dhe nuk këndohen, prandaj harrohen.

Si lajmërohen këta njerëz, kur secili telefon e ka një zile që të thërret t’i përgjigjesh, e secila zile është tingull, tingulli krijohet nga instrumenti, e instrumenti muzikor është haram (i ndaluar)!

Nuk ka këngëtar shqiptar mysliman që nuk i këndon verës së kuqe, e sidomos rakisë. Nuk ka shqiptar që nuk dëgjon muzikë.

A dëshmon kjo se shqiptarët myslimanë të Kosovës e kanë adaptuar islamizmin sipas nevojave të tyre, dhe kanë bërë reformat të pashkruara.

Dëgjojnë muzikë- që ua ndalon feja, vishen me rrobe me fytyrë të Che Guevares- që ua ndalon feja, blejnë piktura, bëhen piktorë, blejnë mini-skulptura e bëhen skulptorë, anipse ua ndalon feja!

Në web-faqen e Bashkësisë Islame e gjeta këngën e Violetë Kukaj, e njohur për këngët e saj të dashurisë e rakisë, e cila në një rast vargjet e imamit Sabri Bajgora nën titullin “O Allah”, i ka bërë këngë me daulle.

Kënga e Violeta Kukajt këndohet me instrumente muzikore, me def e me tupanë, ndërsa është e xhiruar në ambientet e xhamive ekskluzive.

Nëse kënga është “e djallëzuar”, a është këngëtari “djall”?.  Pse pra Bashkësia Islame e lejoi “një djall” që t’i këndojë Zotit!

Duke shfletuar në departamentin e grave islame (BI), gjeta fotot e këngëtareve të tjera kryeshtruar (pa shamia), që këndojnë ekskluzivisht për dashurinë.

Shyhrete Behluli, Teuta Kurti, Violetë Kukaj i argëtojnë me ilahi gratë myslimane të cilave Bashkësia Islame u ka shtruar një iftar më 2009-n.

E qysh bën që këto këngëtare që bëjnë muzikë (të ndaluar sipas Dr.Krasniqit), të jenë legale brenda ambienteve të Bashkësisë Islame!

Të jenë në rregull kur këndojnë ilahi, dhe të jenë jonormale kur këndojnë për dashuri e për raki.

“Mjerë ai i mjeri që flet në emër të Zotit”, këtë e kam lexuar vet në Kur’an. Mjerë ai i mjeri që shkruan fiksion dhe në fund thotë që “Zoti i ka pëshpëritur në vesh”.

Si shkollarët arabë, edhe unë mendoj se Pejgamberi kurrë nuk ka thënë që muzika është e ndaluar (haram).

82 komente në “Djalli vjen duke kënduar!”

  1. Aishah says:

    O bo bo cfare primitivi! TMERR TMERR TMERR O PERENDI

    1. raimondi says:

      Une mendoj se feja jone islame ka nje defekt skandaloz qe e ofendon zotin ,ndaj edhe pothuaj te gjithe vendet islame e kane jeten hale fare. Dhe ja ku eshte defekti kryesor i fese islame

      Nqs Zoti ekziston atehere ai duhet te jete diku lart ne qiell.
      Mirpo ne falemi duke rene permbys dhe duke i kthyer bythen Zotit .Tani kur e ben kete xhest dite per dite dhe ndersa i kr kthyer prapanicen Zotit nderkaq i permend emrin….Atehere ca do mendoje Zoti or vella ?

      Kushdo qe te jete do thote me vete :Keta shkerdhata po tallin bythen me mue…..
      Dhe Zoti merr hak pastaj i le te vuajne.
      Une cuditem me keta fetaret, edhe thone qe Zoti eshte atje lart edhe i kthejne prapanicen ….Kjo eshte skandaloze fare….
      Le pastaj kjo feja jone ne gjithe ritualet e saj eshte nje kopje zbehte fese cifute dhe nuk duket si fe ,por si regullore higjene…

      1. Drenica e kuqe says:

        hahahha, koment shume i bukur. Te lumte Raimond.

        1. N Shabani says:

          Nuk me intereson fare si teme puna e fese se ja kam hequr vizen me kohe.Kimetja e trejton shume mire si teme per ata qe besojne kur na qenka ndaluar muzika edhe nga zoti, cfare nuk po na degjojne veshet.

          1. raimondi says:

            Po ketu ka edhe dicka me keto qe thote ky efendiu me ate tasin e bardhe ne koke

            Shejtani sipas ketij pelqen muziken –Atehere na del shejtani , qe nuk eshte shejtan , por eshte qejfli, ose mund ta quash ..Qejfli-shejtan

            Kjo nuk eshte gje e keqe se del shejtani tip skopionsi sikur eshte prurje e re E PS-se, –lol

            Dmth ne kete rast kengen _Jam tribu, s’jam tribu , shejtani e kendon ne versionin :…Jam shejtan , s’jam shejtan ..lol

            Hajde fe qe kemi hajde, Skandaloze fare –

            -Kishte te drejte i shkreti Enver qe i futi ne burg keta lloj gomeresh

            1. Taulant/Tirane says:

              Mendoj qe feja ka lindur ne mungese te shkollave dhe institucioneve fetare.Pra mendoj qe te pashkolluarit,kane nevoje per zot qe ti udheheqi.Ne te tjeret ,nuk kemi nevoje as per Allah,as per Krisht.
              Populli shqiptar ne Kosove,per mendimin tim,po e lufton qofte ne “rruge”,qofte institucionalisht(feja e ndare nga shteti,shkolla).Sidoqofte segmente te caktuara ,egzistojne,por qe duhen luftuar.

      2. shkodrani-londer says:

        Raimond, une nuk besoj ne zot…. nuk besoj ne allah apo ne jesus.

        Por ama i respektoj si ato qe besojne si ne allah apo jesus.

        Respektoj ato qe besojne ne zot, respektoj njerezit e thjeshte qe shohin punen e tyre dhe respektoj fene e tyre sado moderne apo e prapambetur qofte ajo ne syte e mi…..

        por nuk respektoj ato qe duan te mirren me fene. nuk respektoj hoxhallaret qe jane injorante te pashkolle, dhe duan te implementojne injorancen fetare apo priftat qe jane kurvare e pedofile.nuk respektoj radikalet apo kamikazet islamiste, nuk respektoj prifterinjte qe kerkojne te fusin percarjen e njerezve te thjeshte ne musliman katolik e ortodoks.

        Nuk respektoj as ato si puna jote qe me komentin tend fyen muslimanet me menyren sesi falen. nuk mund te respektoj pasi me kete fyerje indirekte qe gjoja je munduar ta fshehesh ti thjesht tregon injorancen tende.

        1. raimondi says:

          Ore po ajo lloj falje per zotin qe bejme ne myslymanet duke i kthyer prapanicen zotit eshte fyerje per Zotin…..nqs se Zoti ekziston
          Eshte njelloj sikur i thua zotit : …Hajde puthem ne prapanice.se une nuk e ruj per ty hic fare…Tamam si tek filmi me Sali Protopapen …

          Ndaj nuk ka asnje lloj llogjike nirmale ajo lutje ne ate menyre ndaj zotit.
          Te pakten ti falen zotit me koken lart,
          jo me bythen lart.

          1. Komunisti says:

            hahaha bravo raimond

        2. Jeti says:

          Ti Shkodran ja ke fut kot ketu dhe duket qarte qe je i paintegruar, Raimondi ka shprehur mendimin e tij qe per mua eshte shume perparimtar dhe s’ke pse thua respektoj ate e keta, por ju s’ju respektoj, shoku meso te respektosh veten, pastaj do te mesohesh te respektosh dhe mendimin e te tjereve.

      3. kleos says:

        Hahahahahah me bere te qesh.

      4. ANDRRA says:

        @raimond, pasi se Toka eshte e rrumbullaket ju jeni hiç me pak se nje analfabet. Qiellin rrjedhimisht e kemi edhe nga kembet tona, ne anen tjeter te rruzullit tokesor, prandaj edhe te Krishteret, sa here luten ia tregojne organet gjenitale (sipas teorise suaj te debileve) Zotit. Kaq. Lexo mbi L.2. Boterore, ate te paren, luftat e kryqezatave, ato romake, kolonialiste dhe çlirimtare nga kolonializmi, luftat e ish Jugosllavise TE GJITHA TE SHKAKTUARA NGA TE KRISHTERET, besoj te rrudhet goja.

      5. ANDRRA says:

        Harrova te shtoj, pyetja ishte “te degjosh muzike duke bere Namaz” normalisht kenaqet djalli e Zoti hidherohet, sepse NAMAZI NUK MUND TE FALET ME VETEDIJE TE PLOTE DHE PA GABIME. Aq te cekte jeni ju qe nuk kuptoni?!

    2. plaku says:

      Aishah,
      Ke shume te drejte moj zonje. Ne fillim nuk ju besoja syve dhe vesheve me budallalliqet qe thote ky zoteri. A e ka degjuar ky zotri ndonje here simpfonine nr.9 te Bethovenit, Arien e Kasta Dives, korrin e cifuteve te Verdit, Beatles, O sole mio, dhe kryeveprat e tjere te shoqerise njerezore ?????

      Une mendoj se musika eshte art dhe prone e njerezmit. Eshte per te vene duart ne koke. Me e bukura eshte se pas shpines se ketij zoterie ka kaq shume libra. Oj, oj, oj, oj, eshte per te qeshur dhe qare njekohesisht. Ku jeton ky zoteria ??!!!

      Une jam ateist dhe mendoj se fete , kushdo qofshin ato jane te mira per sa kohe qe ajo eshte nje ceshtje private personale, nuk perzihet me politike dhe eshte e ndare nga shteti.
      Oj. oj….Keto qe thote ky zoteri jane tmerre. Mendo jeten pa muzike???!!!!

    3. leka says:

      E keqja tani me teper mendoj une,nuk qendron te kjo injorance e eger,primitive dhe kriminale,si ky surrati ketu,qe u mboll ne anet tona nga islamet otomane.Dhe ata kenaqen kur kur paraqiten si antihuman ekstrem:
      Te vrasin muziken,te vrasin ate qe nuk eshte si ai,ta masakrojne gruan ne pamje dhe ne shpirt(si mund te rritet normal ai femije qe e shikon nenen te paraqitet si monster e veshur krejt ne te zeza dhe te rethuara nga shume njerka te tjera dhe qe rihen dhe perdhunohen nga babai.Dhe nje i rritur kur e shikon kete figure gruaje,ne mbient jashte perjeton nje ankth dhe neveri te skajeshme.
      Pra keto lloj specie nuk mund te ndryshojne.Ata jane tredhur ne trute e tyre.
      E vetmja menyre per ti minimizuar perhapjen e infeksionit eshte qe ligji ti vere kufirin tek thana dhe qe media te merret vec minimalisht me ta,aq sa e meritojne.Pasi keto lloj monstra, po pane qe i kushtohet vemendje(cfardo lloj vemendje),marrin me shume vrull ne punet e tyre teper te mbrapeshta dhe te errta te anti humanizmit ekstrem.

    4. ANDRRA says:

      Muzika eshte e poshter kur degjohet gjate te berit Namaz, sepse dekoncentron, jo ne pergjithesi. Ju jeni shtremberues te papare. Nuk keni faj, jeni rritur nen mentalitstin ateist shkaterrues te Envef Hoxhe Diktatorit, ju i ngjani mos qofshit teresisht sikur ai. Tung.

  2. edi says:

    te verteten ka then dr. shefqeti moj ti zonjne

    1. Fana says:

      cfare te verteteve o mjeran! Si mund te jete muzika “e poshter” apo jeni infektuar edhe ju nga fundrrinat arabe

      1. ANDRRA says:

        Muzika eshte e poshter kur ta prish Namazin sepse te dekoncentron, ne vend ti falesh Zotit e degjon muziken. Injorantat paskan lulezuar mes komentuesve te “Gazetatema”

  3. i says:

    te drejt ka, e vetmja muzike qe duhet te degjosh eshte ajo kenga e hoxhes ne maj te minares ?
    mekatar te qelbur rrini e dehjoni muzik kot qe prej fillimit te koherave, injorant. shkoni ne xhami e ngrini sumen perpjet se vetem keshtu do gjeni qetesine shpirterore dhe kenaqesine fizike me ushtrimin e ngritjes se sumes.
    rrac e qelbur , meritoni vetem te zhdukeni me gjen. per faj tuaj rri \me dhe ne te tjeret te prapambetur

  4. net says:

    Allahu ta shperblefte

  5. edi says:

    to ore kokre legenit mbaje gojen me ofendime

  6. roni says:

    Myslimanllek fukarallek…

    1. Adriatiku says:

      RONI ! MUNDENI TE BENI NJE SQARIM RETH KETYRE FJALEVE
      PERSE ESHTE FUKARRALLEK ???

  7. dritani says:

    Çeti i ka thon trunit “Ik e pirdhu”!
    Po jo vetem ai…

    http://www.youtube.com/watch?v=58vXAlbLryM&feature=youtube_gdata_player

    A ka psikiater ne Kosove?

    1. Maja says:

      hahahaha cfare niveli i ulte. Faleminderit shume Dritan qe e solle kete video qe zbulon cmendurine e kosovareve

      1. dritani says:

        Qe te mos kete keqkuptim: Nuk jane kosovaret keshtu Por dikush duhet ti ndale te cmendurit…

        Personalisht i respektoj zgjedhjet religjioze te njerezve brenda kuadrit ligjor te nje shteti laik.
        Shteti laik eshte zgjidhja me e mire per te gjithe, besimtare apo jo. Ka hapesira te konsiderueshme per te gjithe qe te ndjehen mire dhe kjo eshte e provuar prej mbi 100 vjetesh.
        Ne shqiptaret nuk do te shpikim organizime shteterore ne mes te Europes. Boll te aplikojme.

      2. ANDRRA says:

        Kosovaret ta shtojne “akrabatin”, nese ke qejf. Jo Enver Hoxha i juaj i krisur ateist, idoli juaj, ishte me i “mençur”

  8. studenti says:

    Ka ardhe kohe e lige, dhe cjapi tani ka laptop.

  9. Neorealizmi says:

    Si gjithmone teme e mprehte dhe shkrim brilant. Ma bukur nuk mund t`ia shpjegonit doktor Talibanit!

  10. tit qerosi says:

    pune evgjitesh ! s’ja vlen te meresh me ta !

    1. albert says:

      Ministri i kultures,rinise dhe sportit ne qeverine e Kosoves,z. Memli Krasniqi eshte nipi i ketij hoxhe.

      1. Komunisti says:

        Prandaj nipi i hoxhes kur e mori postin e ministrit i hoqi nga ministria librat e Nene Terezes dhe Ibrahim Rugoves

  11. Bazarhesap says:

    Po nuk mundesh dot ti mi drane kosove te marsh neper goje,hoxhen e nderuar Dr Shefqet Krasniqin.
    Ti je nga ato qe mundohesh te perfolesh drejtusit e fese Myslimane ne kosove se kerkon qe feja Myslimane mos te jete pjese e kosoves,por nuk do ja arisesh kurre sic nuk ja ariten te tjeret para teje

  12. SHOKU CIMIT says:

    Zoti”i”
    Paske ik per lesh, zoti te meshirofte.

  13. arianita says:

    un se di cfar po behet ne ket vend ne kosov ka filluar shum keq islamizmi por dhe ne shqiperi gjthsh… feja e shqiptarit esht shqiptaria nuk esht as islami dhe katolicizmi

    perse e kan then baballaret tani ket fraz???

    qe te mos i bejn njerezit primitiv por te hecin perpara

    qe ne rrall te jet atdhetarizmi mbrojtja e trojeve vendi jot, toka jote malet tuaja , shpia jote ku ti ke familjen pastaj vjen feja…

    feja ndryshon simbas njerezve qe dalin si ky krasniqi por atdhedashuria nuk ndryshon esht gjthm ashtu e madhe dhe fisnike sa vete shqiperia

    feja ben ndasi midis nnjerezve kurse atdhedashuria nuk e ndan por i bashkon

    plus qe un te feja ne ekstrmizem nuk besoj!!

    kam pas pervojen te jetoj ne nje vend vertet myslyman

    dhe kam par shum gjera mgjth e praktikonin fene myslimane

    kam par qe keta njerez flisnin mbrapa te tjerve, i donin te keqen te tjerve, perfitonin ne shum gjera materiale fal fes, i trajtonin grat si sklleve etj etj

    kjo a nuk esht haram ??? por nderkoh pratikonin cdo gje qe i nenshtronte feja…

    un mendoj qe feja esht ne favor te nje grupi te caktuar njerezish dhe jo per te gjith!! te gjith pratikojn dicka vetem per ti sherbyr nje grupi te caktuar njerezish

    PER MUA FEJA IME ESHT SHQIPERIA ,ZOTI DHE FAMILJA!! KJO ESHT FEJA !!

    UN JAM ME PRINCIPIN QE TE NDIHMOSH NJEREZIT NE MAKSIMUM, QE MOS TE BESH KEQ, QE MOS TE VJEDHESH, QE MOS TE JESH DASHAKEQ TE TE TJERET, TE MOS TE TRADHTOSH ETJ ETJ POR NE TE NJEJTEN KOH NUK PRIVOHEM AS NGA MUZIKA AS NGA ASNJE GJE QE TE TJERET ME PRIVOJN!!

  14. Ububuja Ububuja ca ka gjet me keto Arabet e ri te ballkanit.
    Ca boni keshtu more tradhetare te felliqur.
    Rrofte Skenderbeu e te gjithe patriotet.
    Po shkojme mbrapa si shtet. Me keto Hoxhallare te blere e kemi shume keq punen. Kur te na pyesin te tjeret si jeni Ilir kur ketu bejne kerdine myslimanet jeshil te Arabise se stili turk ka vdekur.
    Ky eshte Islam i lindjes se mesme, ka shume ndryshim.
    Te mjeret ne. Hera e pare ne 20 vjet qe po e ve ne dyshim a ishte me mire pa fe. Deri ketu po na cojne keta injorantet.

    1. bullshit says:

      nuk jan gjera te reja keto o baca Gjon skenderbeu :))

      puna eshte se e jot eme ka qene nen regjimin komunist atje ne shqiperi dhe nuk ka pasur as din as iman, pra as kaurr as musliman.


      ju te shqipnise jeni kokrra e injoranti (jo te tere) sepse jeni ende nen efektin komunisto-ateist

      1. agmela says:

        prandaj e keni ender ju te beheni si ne, duke e quajtur veten shqiptar,injorantet po duken kush jane, ju nuk keni kurfare gjeje te perbashket me shqiptaret,,keni mesu pak shqip,sic flisni dhe serbisht,e u bete shqiptare,jo mor jo,,gjith bota po e lufton injorancen,pse ska lufte ne vendet krishtere,se meren vetem me shkenc me modernizimin e vendit,e jo me skllaverimin e njerzimit,, ju beri serbi si deshte rafsh ( ishte faji jone qe ju hapem kufijte dhe ju mbajtem me buke ne kohen e luftes9,juve dhe bosnjen,,masakra pa fund,,,dhe ku jane serbet sot,,kufirin hap,,ju e bosnja ju duhen vize,per ne evrope,une bej muzike dhe te gjithe kurvat e kosoves kercejn tallava me minufund,te gjitha myslimane,duke u ndruar 5 here gjate muzikes,,kush e kush me nxjere bythen me shume,, injoranca ka vetem nje emer islam,

  15. info1 says:

    Kimete, nga emeri je muslimane por ne mendje je ateiste dhe ske lidhje me fene as me muslimanet.

    Dr. SH. Krasniqi eshte pergjigjur per ata qe jan musliman dhe besojne ne Krijues, besojne ne diten e ringjalljes besojne ne Llogarine.

    Muzika eshte haram per muslimanet qe besojne, per ty nuk eshte haram as muzika as ngritja e shaleve perpjete.

    Pra hoxha ka dhene nje pergjigje te sakte per ata qe duan te jene musliman dhe te jetojne si muslimane.

    Ti moj moter jepi drejtimit tende, nuk po te ndalon kush.


    Nje gje ta kesh parasysh:

    ketu ne keto shkrimet e tua po na hiqesh si besimtare dhe po i jep mend nje hoxhe qe eshte doktor dhe ka studiuar sa e tere jeta jote (nuk besoj se je as sa gjymsa e moshes se tij)

    Nese shkruan si ateiste normal dhe nuk po te thote kush gje, por nese shkruan si besimtare muslimane ne njeren ane e ne anen tjeter pretendon se din me shum se hoxha atehere:

    IK DHE PIRDHU, se te duhet repsket per dijetaret dhe me te medhenjte ne rralle te pare qe ti nuk e ke iden se ceshte nderi dhe respketi.

    Nese je mesuar me dridhje vithesh neper “pupe” apo “parties” duke ju dhene kenaqesi meshkujve te te shohin aksesuaret e tu kjo eshte zgjidhje e jotja personale, por mos i fut hundet aty ku nuk ke ide dhe nuk te takon.


    Dijetaret musliman qe prej 1434 vjetesh jan te nje mendimi se muzika eshte e demshme sepse largon njerzit nga leximi i Kuranit, largon njerzit nga adhurimi qe jan gjerat primare per nje besimtar.

    Muzika eshte shkak qe femerat dhe burrat te perzihen, te afrohen dhe te bejne amoralitet.

    Keo dite isha i ftuar per IFTAR tek disa miq hd eme vone po kthehesha ne shtepi bashke me bashkeshorten dhe femijet.
    Jo larg ku banojme 3 vajza dhe nje djale po mbanin nje vajze te kater me shum veshtiresi ne stacionin e autobusit e cila ishte dehur dhe i kishin dalur edhe brekte ne fushe pasi rroba qe kishte veshur ishte shum e shkurter dhe plus ishte e dehur. Femijet shikonin me habi nje vajze me bythet jasht dhe thonin:

    “kukuu sa marre” marre ne dialektin tone kosovar ti e din Kimete qe do me than turp apo jo?

    Mendoj se e din por nuk te intereson turpi ty oj bije…

    sa e sa marredheniet intime behen ne menyre ilegale neper klube, ne per rruge, makina, e vende amorale te fshehura, te tera keto e kan nje fillim MUZIKA, pastaj pak alkohol, pastaj pak humbje kontrolli, pastaj pak afrimitet, pastaj pak tundje bythesh dhe me ne fund behet kurvlleku.

    Po flas me fjalor te hapur se keshtu ke qef ti Kimete, pasi gjuha e hoxhes tone te nderuar nuk te shkon per shtat ty dhe femerave si ty, ju keni qef te flasesh “pis” “ndotur” ju nuk e njihni ate gje qe quhet “te qenurit turp”.

    Se po ta dinit do te nxirrnit edhe ju nje konkluzion se perse muzika eshte haram.

    nje sqarim per forumin:

    kur themi muzike behet fjale per veglat muzikor dhe jo kendimin.
    te kendosh (pa instrumente) eshte e lejuar.

    poezite, kendimi si kendim ndaj dashurise, atdheut, luftes, trimerise, femijeve etj jan te lejuar.

    nuk lejohen veglat muzikore dhe nuk lejohet te perzihen burrat e huaj me femrat e huaja ne nje vend dhe te behen rrush e kubulla, apo corbe moj Kimeteeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

    1. Arbër Mitrovica says:

      @info1. Se mos je ti, Shefqet Kara-ha-shumë-Pasha?. Mirë e tha një Komentues më lartë. Hymni si do të këndohet pa muzikë? Hymni Shqiptar, mundë dhe të këndohet pa muzikë. Po, Hymni i Kosovës, që nuk ka fare Text, por vetëm muzikë??? Po, kërcimi (vallëzimi) a është i ndaluar? Paramendoje se si do të dukej një kërcim pa muzikë. Duhet t´ua fusim nga një Kavall ty dhe Shqfqetit në gojë dhe të mos na tregoni për Fenë…Kavallin nuk e ka ndaluar ai, vetëm Instrumentet me tela….

    2. arrixhiu says:

      rrnofsh plako, na bone me u clirue prej gaznave me ket carcafin tat.

  16. Drenica e kuqe says:

    keta primitiva kujtojne qe ai qe mban instrument muzikor ne shtepi, kurre nuk perparon. Kurse, ne realitet kengetaret jane pasuruar me se shumti. Mjerana, jashte nga Kosova.

    1. bullshit says:

      mund te jene pasuruar por i kan familjet te shkerdhyera e din ti drenicak budalla?
      Nuk te ben paraja burre o drenica koqeja

      1. Dean says:

        Shiko familjen tate,ti.S’ke pune me familjet e te tjereve.Secili e nderton jeten sipas deshires se vet dhe jo sipas deshires dhe uurejtjes me te cilen ti flet dhe mendon.

  17. england says:

    Cfare mban mbi vete kjo toke!Sikur nje derr i ben hije kesaj toke,dhe ky frymori me lap-top pervec se hije,nxjerr nga goja lloj-lloj brockullash,ndryshimi midis te parit dhe te dytit,te dytit zoti I ka falur gojen per te fol.

  18. Rajan says:

    Kush ju jep juve te drejten qe te flisni per fene Islame me injorance. Ate pune e kane studiuar Dijetaret e jo injorantet. Muzika ti corodit mente.

    1. tit qerosi says:

      po ç’do o raja me shpikjet e kaurit internet e laptop. leri se te çorodisin mendjen. shko ne shkretetire pa dritat e kaurit dhe fol me allahun gjithe diten !

  19. tironsirefugjat says:

    Kimete ! Ai/ajo qe perzgjodhen emrin qe ke, paskan perandjer qe ne momentin qe linde ishe e ngarkuar me kte aftesi dhe talent te rall te mendosh e te shkruash aq bukur dhe jo ne hava !Na e percove shqetesimin dhe mesazhin tend dhe kush nuk esht “helmuar” nen ndikimin e fes qe njerzimit vec frenim ,percarje e prapambetje i sjell, te kupton shum mir !Atje ku jeton ti ndryshe nga ne ne shqiperi, feja e ka injektuar influencen e saj dhe ka ber qe paragjykimet qe ajo sjell ne filozofin e saj te demtojn mjaft mardheniet e ndersiellta mes njerezve qe nuk ka arsye ti ndaj besimi qe mbartin !Nuk shkon te shaj asnje fe,por kur jeton ne shekullin qe njeriu po perpiqet te gjej jeten ne planete te tjera ,te qendrosh akoma me mendimin se toka esht tepsi ,esht vertet fatkeqesi ! Jam i sigurt qe brezi yt esht ai qe do bej korigjimin dhe jasht ksaj influence te injorances, do gjej rugen e saj ! Pergezime…..

  20. Une says:

    info1 .. paske shkruar pa emer … kur e pash komentin tend nuk me erdhi aspak mire.Por pastaj..kur e pashe kete pjesen “kur themi muzike behet fjale per veglat muzikor dhe jo kendimin.
    te kendosh (pa instrumente) eshte e lejuar” qesha me ze dhe thash, nuk po i them gje, se disa njerzve me ju fol per jeten,muziken,..eshte si me ju fol mureve.Shko lexo me shume,e kur ta kesh arritur nivelin e zonjes Kimete, at her hajde e komento ketu, merre si keshille kete.Behu trim/trimneshe si znj.Kimete e tregoje emrin e vertete.Meqe ra fjala,une Kumrie Deda jam ?

    1. info1 says:

      Kumrie, un quhem Abdullah Ademi.

      Sa per dijet dhe nivelet akademike apo ato sociale apo shoqerore se kush eshte me i pergatitur Kimetja apo un, ti apo une ate e din Allahu me mire se cdo kush.

      Qenke merzitur nga komenti im??

      Po pse nuk merzitesh ti kur rinia jone (e juaja se femijet e mi jan ne rruge te Zotit elhamdulilah) jan te perdalur, jan dembele, jan kriminele, jan mashtrues, jan mos respketues ndaj prinderve, jan te pa afte, jan mosmirenjohes, mos te sjellshem, jan te pa edukate, jan pijance, jan dhunues, jan te pavlere, te pa ardhme?


      Shum interesante me juve, ju shkerdhehen bijat sa andej kendej dhe nuk merziteni, e kur vjen puna merzitesh nga komenti im?

      1. arrixhiu says:

        Dojsha me t’thone t’pjerdhca me at doktorature, se menja u paska lan shenden.

      2. mazllem says:

        Per ke flet ky tru shkulur.Vendet perendimore e kane zhvilluar kete bote.Eshte ajo bote ku kerkojne strehim myslymanet,duke braktisur ate bote pa asnje te ardhme.Dhe nje kafshe do ta kuptonte kete.Por ty mor kafshe e eger te mban shpirtin katran vec urrejtja e erret,per zhvillimin njerzor.
        Fjala doktor,nuk eshte ndyryr asnjehere me shume se sa duke qendruar afer emrit te kesaj qenie.
        Me nje gje habitem,kush e ushqen kete kanibal me surratin e nje derri te dhjamur?Me siguri parate e shkretetires arabike.

      3. agmela says:

        ore abdullah ku bazohesh ti qe motrat vllezrit femijet tane shkerdhehen e behen kriminela,
        ore pidhropsh,se dhe emrin arab e ke,,,,me ben pershtypje se ku ke mesuar shqip ,, mbasi arabet jane gjak tjeter kane gjuhe tjeter abdullah me hamut etj jane emra arabie,,,prandaj mos na ofendo neve se te shkerdhejm ate qe te ka bere,me fis simbas gjatesis,ne qoftese flitet per inorance mos perzini familjet apo njerzit e shtepise,,,,nuk jeni vetem ju qe prekeni por kush e lexon,se sa per ato qe the,,,juve ju shkerdheu serbi garate e motrat, mbasi ju trimat myslimane ne kohen e luftes,ishit neper evrope,,gje qe te cilen e deshmojne shume femra kosovare ne youtube,dhe nuk ju cliroi as allau as islami e muhameti,,por amerika,, ta theksoi edhe njehere,,kemi ckemi,,,mos ngatroni nderin familjar me keto budallaliqe,familja gjeja me e shenjte,,,dhe per familjen ta vejm zjarrin ty me gjithe arab,

  21. Albert Rama says:

    Nuk e di tybe qysh me i ra ne fije kti far qka osht ky.Veq ni sen di me i than, masi koka muzika haram pse un gjith e ni hoxhen tu knu?

    1. rinor says:

      hahaha hallall

      1. rinor says:

        edhe qfar knimi e ban see.. yyyy

    2. info1 says:

      albert, hoxha nuk ka than se nuk ban me knu, por nuk bajn veglat muzikore

  22. edi says:

    1 pyetje kam une per keta kafshe.himnin kombetar si do e kendojme apo duhet te fillojme ta recitojme tani?bejne mire qe mbajne ato fustanet e gjata qe te fshehin bishtin!

  23. REA says:

    cudi , se vallja e barkut na vjen nga lindja nga vendet islamike , por edhe defi e dajrja.

  24. alb_man says:

    besimi eshte dicka personale dhe s´eshte nevoja te ofendosh ose sulmosh njeri vetem per bindjen e tij fetare ,sikunder seshte nevoja te na tregojne besimtaret se cfare eshte mire ose keq secili ta mbaje per vete dhe te jetoje sipas fizolofise te vet , mos te na cajne TRAPIN

    1. bullshit says:

      shum ne dakort me komentin tuaj,

      por puna eshte se hoxha dhe besimtaret nuk jan ata qe ja cajne trapin kujt se nese mbajne leksione te tilla jan leksione per besimtaret, pra per ata qe besojne dhe duan te jetojne ashtu.

      puna eshte se jo besimtaret ne kete kimetja po na can trapin neve besimtareve-

      te paret qe po fusin hundet ne jeten private te te tjereve jan Kimetja me shoket.
      Nuk di ndonje besimtar qe po ngaterrohet ne punet e kimetes

      1. Shqip says:

        Në momentin që ti dhe ky hoxha juaj fillojnë e gjykojnë të tjerët në mënyrën e jetesës se dëgjojnë muzik etj etj duke i etiketuar si lavire të pamoralshëm pa vlera etj etj. Automatikishtë na lind e drejta për tu plasur [email protected]çkën fytyrës, se na keni çarë trapin.

  25. alb_man says:

    gjithsesi secili te dhjesi ne halen e vet

  26. Dafina Muhameti says:

    Kti Shefqetit gati koka me ju knu kanga ne qifteli bolo

  27. Ilir Gruda says:

    DOKTOR GOMARI Njeri qe si funksionon truti pasi i eshte shperlare…e mbushe me krunde…Nuk me interewssojne keto qenie

  28. info1 says:

    nejse, pershendes Kimeten dhe te tere forumin me nje ilahi muslimane me nje ze te mrekullueshem.

    https://www.youtube.com/watch?v=0-3Z7oa3wvk

    1. Omeri says:

      info1- tani u solle si njeri. Faleminderit.

      1. info1 says:

        me nder qofsh, un si njeri sillem gjithmone i nderuar, por varet se ke kam para meje,

        nese para meje ndodhet nje qen qe zgerdhin dhembet i tregoj shkopin, nese eshte njeri i jap doren

        1. arrixhiu says:

          Ti me dukesh mu si qen dhe nga ato te rrahunit, pranej me pilqen me t’dhan shkopin.

  29. Sandri says:

    Kimete Berisha eshte e jashtezakonshme. Me nje kulture te madhe, me nje gjuhe te paster dhe te lehte per t’u kuptuar, zbulon se ne mesin e shqiptareve nuk ka debat per asnje gje rreth fese. Feja islame eshte tabu, e mbyllur, dhe se gjithkund (pervec ne shqiptari), ne boten islame ka studiues te fese qe nuk jane kategorik ne aspektin e muzikes, por shume prej tyre e kane vleresojne se muzika nuk eshte e ndaluar me fe. Respekt Zonjes iluministe.

  30. Princi (Belgjikë) says:

    Nuk di ndonjë vend musliman ku njerëzit të mos këndojnë e të mos vallzojnë nën tingujt e muzikës.Mos duhet të jemi më katolikë se papa?!Po si të ja bëjmë me çiftelinë dhe lahutën që kanë shoqëruar në shekuj këngët e trimërisë, të atdhedashurisë dhe vetë dashurinë njerëzore?! Dr. Krasniqi ka të drejtë të thotë gjithçka që ai beson se i ka mësuar duke studjuar Kuranin. Por edhe të tjerët kanë të drejtë të jenë apo të mos jenë të një mendimi me të.Kështu edhe zonja Kimete, e cila nuk përdor ndonjë fjalor fyes në shkrimin e saj. Të tjerët, që hiqen si njerëz të Zotit, nuk lenë fjalë pa përdorur kundër saj, madje edhe shprehje të denja për rrugaçët.Për këta të fundit do të thonj të vështrojnë më pranë vetes së tyre sepse mundet që djallin apo shejtanin, larg qoftë, e kanë të ulur këmbëkryq në tru.

  31. tomori i beratit says:

    Ky nuk eshte njeri.Ky eshte Djall vete

  32. BESA says:

    Allahu e shperbleft dr .Krasniqin per durimin qe ben ndaj nesh mundohet me gjith zemer me na e tregu rrugen e drejt por neve syt naj ka qorru shiqimi ne harame e modernizimi i felliqur,lakuriqsija,alkoholi droga…

  33. balzac says:

    Shume e mencur kjo Kimetja,ka gjetur menyren te perfitoje lexuesin e Temas me gjerat qe ai i pelqen dhe do Po ben nje kariere te shnderritshe
    ne Shqiperi katundarja Kimete.Njehere mori ne goje Saliun dhe ju beri per vete tani ka filluar te godase edhe islamin.Duhet t’i hiqet kapela per nuhatjen qe ka.Fshataret dine te pershtaten kudo pa kushte.

    1. kosovari 99 says:

      hahahha balzak. koment interesant. por kimetja nuk eshte fshatare.

  34. Mama Leone says:

    Kimetja eshte unike dhe atraktive. Me pelqen ta lexoj.

  35. popi says:

    KIMETE RUAJU SE KETA HOXHALLARTE BEJNE MAXHI, SIHIRE, E TE MARRIN N’QAFE.

  36. mirel says:

    Ne Vlore ka nje shprehje te vjeter: “Ne kendojme dhe me lajme”, nenkupton qe kur kendojme dhe me lajme, mere me mend si kendojme me muzike.
    Jane ne DNA keto, prandaj islamiket duhen qerruar njehere e mire, se I kemi teresisht kunder DNAs tone.
    Duan te na e shkaterrojne.
    Kosova, rrini larg callmave dhe carcafeve islamike, deformimin e DNAse e keni te pragu po nuk u distancuat njehere e mire nga keta kerma te arabizmit.

  37. Suzana (Kosove) says:

    Muzika Tallava eshte Hallall…tjerat jane Dreq….hahahaha

  38. DARDHARI says:

    Znj.KIMETE te pergezoj per durimin qe tregon duke u munduar tju mbushes mendjen disa mjeraneve si ky fare soi doktori qe predikon keto teori qe edhe zoti nuk i jep por mjere ata te shkrete qe i besojne. Une jam ateist “ORTHODOKS” dhe krishti paska thene kurveria eshte mekat kur te gjithe nene ze thone qe shemeria ishte kurve. Pra cfare mbetet tani per te besuar dhe kujt ti besosh perse duhet te degjojme foxhen dhe priftin dhe ti mbajme me buke kete kope parazitesh qe na coroditin mendjen tone dhe vete thone beni si them une mos beni si bej une.Se cfare karakteri duhet te krijosh qe te behesh i denje per familjen dhe shoqerine ta jep nena dhe babai qe ne mengjes pse u dashka prifti dhe hoxha si puna e ketij hori qe juve i kunderviheni me delikatese te cilen ai mund ta mare per perkedhelje.Bjeri drejt i thuaj atij dhe atyre qe e ndjekin qe jeni te mjere dhe te varfer ne shpirt prandaj kerkoni tjeter ruge dalje.
    .

  39. Enisi says:

    Muzika eshte haram, kush ndegjon e ka perveti kush nuk ndegjon e ka perveti
    e mira eshte se kerkush nuk te shtin me zor me ndegju edhe mos me ndegju, po shumica e njerzve jan qmendur sa qe edhe nese e shohin duke bere nje pune ma te keqe qe egziston, ata mendojn qe eshte mire.

    Shejtani punon dit e naten, kur shikoj keto tema nuk quditna fare, sepse injoranca eshte ne kullem, pramendo njerez pa pik shkolle i jepet mundesia me fol per fe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje