Shtetari që rrihet

5 Gusht 2013, 19:50Blog TEMA

Nga Anila Çobani

 

Ndodh edhe kështu. Të rrahin zyrtarët qytetarët e më pas ti shfaqesh sërish me këmishën e bardhë, vetullën (e djathtë sigurisht) harkuar ekstremisht dhe me radio e celularë nëpër duar si Rambo!

Në këto ditë vere të nxehta, administrata e Bashkisë u kujtua për ndërtimet pa leje dhe zënien e hapësirave publike. A thua se nuk ishin vetë këta që premtuan për “hatanë” që kish bërë administrata e mëparshme dhe për mrekullinë që do sillte kjo e tanishmja! Dhe vërtet ashtu ndodhi! S’kaloi as një muaj nga marrja e detyrës me thertore e kurban kur trotuaret dhe çdo vend i mundshëm i lirë u be një magazinim makthi me karrige e tavolina, me qebaptore ambulante apo thertore live! Dhe në krye të këtyre punëve gjithmonë ishte Rambo! Ky, Florenci (gjynah që ka dhe këtë emër )!

Tmerr të shohësh pamje në TV ku një tufë huliganësh (vetëm punonjës të administratës në shërbim të qytetarëve nuk janë), i turren dhunshëm një qytetari, sado i kundraligjshëm të jetë veprimi i tij, si lukuni bishash! Sado i padrejtë të jetë veprimi apo kundravajtja e tij, ka një ligj, ka një nen në rregulloren e funksionimit të Policisë Bashkiake, ku në rast se konstatohet konflikt, thirret në ndihmë organi i Policisë së Shtetit!

Do të mjaftonin ato pak minuta pamje të dhëna nëpërmjet mediave për të konstatuar që çdo veprim i inspektorëve të Florenc Hoxhës, se vetëm të tille mund t’i quash, është jo vetëm i kundërligjshëm, por pa i hequr asnjë germë fjalës… rrugaçëror!! Është i tille se të tillë janë ata dhe ata që i ndërsejnë apo i paguajnë me taksat e qytetarëve, edhe të atij qytetarit që ikte turravrap i llahtarisur nga… SHTETI!

Por ajo që është filozofi e punës së këtyre lloj qeveritarësh (vendorë tashmë), është se jo vetëm e ushqejnë dhunën, jo vetëm e kanë armë të frikës, por me paturpësinë që i karakterizon nxjerrin ato “deklaratat për shtyp” që jo shtypi, por as lopa s’ua ha! Ku dhunuesi kthehet në dhunues! Ku shtetari rrihet nga qytetarët e tij e del kërkon ndihmë në TV!

Unë s’kam asgjë për të shtuar se i kam stërthënë në rastet e përsëritura të Rambos Hoxha kur drejtonte Policinë Bashkiake të Tiranës, por di të them këtë: Prokuroria duhet urgjentisht, së bashku me organet e tjera të drejtësisë, të vënë para ligjit këtë harbut, këtë njeri cung nga intelekti e ndërgjegjja për t’i shpëtuar njëherë e mirë qytetarët e Tiranës nga qehajai i beut!

Ai nuk ishte incident! Florenc Hoxha nuk bën incidente! Ai ushtron dhune sa here ka mllef! Ka mllef për pushtetet e humbura të qehajait të tij, që dikur akuzonte paraardhësin për braktisje të qytetareve duke u marrë me partinë, tani drejton partinë duke mos i pasur të dyja!!

As bashkinë ku shumicën e qeveris e majta, as partine ku pas tij është hija e Sali Berishës!!

17 komente në “Shtetari që rrihet”

  1. Horri i Bulevardit says:

    E pashe ne TV, kete zyrtar te bashkise, qe ngre doren e tij dhe reh qytetaret e Tiranes, ne cdo vend te botes te kishte ndodhur kjo, ky zyrtar do te ishte mbas dyerve te hekurta te burgut dhe seshte hera e pare qe e ben nje gje te tille.
    Policia bashkiake dhe aq me teper kryesuesi i saj, ska te drejte te preke me dore qytetarin, per kete gje eshte policia e shtetit, qe i ka te gjitha mekanizmat e marreveshjes si me ane te nje psikologu ashtu dhe mekanizmat e detyrimit ne rast kur perdoret dhuna nga ana e qytetarit.
    Por qe ra me teper ne sy, eshte momenti kur disa te rinj, pa asnje uniforme bashkiake, pa asnje shenje qe tregon se ata jane perfaqesues te nje institucioni, marrin pjese ne nje aksion te bashkise.

  2. genc tomori says:

    Mos u merzit Anila. Do ngjallim Fecorr Shehun dhe i rregullon ai keto pune.

    1. fl says:

      Se kam idene kush eshte, po me duket si emer i kohes se Saliut – kur ky ishte stalinist. Apo e kam gabim?

  3. Dea Dermeni says:

    Mos e krahaso me Rambon-se i ke bere nder moj mike gazetare-Florenc Hoxhen krahasoje me Arkanin -xhelatin e Serbise!!

  4. enea says:

    Ta zvarrisin e drejt ne burg. Keta horra nuk meritojne te jene mes humaneve

  5. tomori i beratit says:

    Ky kodosh kodoshi qenka vertet Bir Kurve.

  6. SHAMIKUQJA says:

    ky asht nji nder paljaçot e bashkise se tiranes ndonje dite do degjoni fjale te mira per ça ban tash po gjen mos u merzit o kriminel

  7. SADIU says:

    Kafsha eshte kafshe dhe kafsha ngelet kafshe.

  8. shiaksi says:

    perse nuk nderhyn policia e shtetit ,ta mari ,dhe ta fusi tek vendi,vetem keshtu do te mesohet ,qe te zbatoj ligjin ashtu sic duhet,dhe jo te dhunoj qytetar te pa fajshem

  9. bonystyle says:

    Florenc Hoxha ish gangsteri i komisarjatit nr 3…Fale miqesise se tij me Shkelzenin,arriti aty ku eshte dhe sot…Gjithsesi po i vjen fundi.Shume shpejt do ja degjoni zerin.Ka shume persona qe jane dhunuar dhe ofenduar nga ky njeri…..Por ja kane bere bene…..Me sa kujtoj keshtu e filloi dhe Krenar Ahmeti.Ne gangserllik….Po sot ku eshte???????

  10. sali says:

    Ky duhet lidhur,ku nuk mund te jete pushtetar,ky eshte rrugac,tamam cunguleri.Duhet kapur ky bashibozuk dhe lidhur.

  11. Beni says:

    Polaco florenc thuaj,se ai dhe konstruktin e trupit se ka si human…po ske ci ben keshtu esht kur ke kryetar bashkie lulin mis buzqeshja se vetem ate din te bej,si djali enverit qe esht tiranet si ky..ose me sakt kopili i Enverit..

  12. Vuçidoli says:

    E pashe ne TV lukunine e rrugaçeve te bashkise me ne krye Florenc Hoxhen ne rolin e nje kapobande qe masakronin nje qytetar. Nuk e di shkakun veçse ajo pamje me njgjalle nje ndjenje jashtezakonishte te shemtuar. Banditet e Bashes ne mes te Tiranes kryejne veprime te tille, po ne ndonje qoshe a skut çmund te bejne keta. Keto veprime i detyrojne njerezit qe te kryejne vetgjyqesi, dhe mendoj se eshte e vetmja menyre per tju kundervene ketyre maskarenje e krimineleve te veshur me pushtet. Nuk ka rruge tjeter kur nje huligan si Floren Hoxha ka guzim te shpif per deputetet e forces politike q

  13. vici dolli says:

    Eshte hakmarje ndaj votuesve.Cishtu u hak;or ndaj popullit dhe Ramiz hAlea kur emroi Salushin kryetar te PeDe-se

  14. Drejtesia says:

    Ky huligan qe quhet Floren Hoxha qe rreh gra, bertet si i do qejfi neper rruget e Tiranes, qe ka guximin e shpif per deputetet e forces politike qe ka marre pushtetin dhe nuk ja bene syrti terr, dhe sillety me njerezit si te derguarit e sulltanit, kerkon vetem nje pergjigje, ate qe ka zakon shqiptyari. Ne rast se nuk i tregohet vendi shpejt mesiguri ka per ta gjetur nga perendia. Ne rast se ai eshte i shtyre ne keto veprime nga Lulka athere te dy se bashku duhet te kene te njejtin fat.

  15. fatbardh says:

    Bashkia e Tiranes eshte institucioni me i korruptuar dhe me i pafytyre ne republike.Ne krye te saj eshte guimpleni Basha, i cili eshte qenia me e pafytyre, dhe me e pashpirte me qytetaret e Tiranes.

  16. Bob ndertuesi says:

    Nuk e kam kuptuar ky Florenci eshte pro apo kundra ndertimeve pa leje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje