Natyra kërkon pak, shumë pak, madje do thosha se ajo kënaqet edhe fare me asgjë me asgjë, ndërsa njeriut ajo që i kushton shumë shtrenjtë, nuk është uria, por lakmia, babëzia, të cilat janë sëmundje, që nuk do të shërohen kurrë.
Ndërsa ata tipa që fshihen për të vegjetuar, ata i përfytyroj brenda shtëpisë si në një varr dhe pa frikë mbi portën e shtëpisë së tyre do të shkruaja me germa të gdhendura “Kanë vdekur, megjithëse ende nuk janë larguar nga kjo botë”.
Po dikush mund të mos jetë dakord me mendimin tim dhe është në të drejtën e tij të kundërshtojë, sepse secili ka stilin e vet të jetesës, madje do të fyej rëndë për këtë vlerësim, sipas tij të gabuar.
Po pse natyra që na ka dhuruar një trup me dimensione të vogla na ka pajisur me një bark kaq të madh, të panginjur sa besoj se edhe kafshëve gjigande e më grykëse të botës mund t’ua kalojë?
Unë vetëm zemërohem, ankohem, madje kundërshtoj. Si mund të jemi ende me urimin e prindërve tanë? Si nuk e kuptojmë se ç’të keqe na kanë uruar? Është e vërtetë se urimet e të afërme tanë janë krejtësisht të ndryshme me qëllimet tona, aq më të ndryshme aq më të suksesshme janë këto urime.
Tani nuk ka më habi për mjerimet që na ndjekin gjithë jetën tonë nga koha e fëminisë, që u rritëm në mes të mallkimit të urimeve të prindërve tanë.
Sa shumë kam shpresuar dhe akoma nuk jam pa shpresë, që perëndia të dëgjojë nga goja jonë një lutje bujare!
Po deri kur do të kërkojmë ndihmën e perëndisë? Përse nuk mund ti mbulojmë vetë nevojat tona? Edhe për sa kohë një tip njerëzish do të’ vjelin’ një popull të tërë për nevojat e tyre? Edhe për sa kohë anije nga përtej detit do të sjellin furnizime vetëm për një tavolinë?
Një pyll i vetëm mjafton për një tufë elefantë, pak metra e ndajnë luanin nga gjahu që e ngop, ndërsa hienat vrapojnë për të kapur të parat prenë e tij. Habitemi kur shohim si funksionon bota e kafshëve, por harrojmë se njeriut i duhet edhe toka edhe deti që të mund të ngopet.
Si mund t’i themi stop kësaj babëzie të pakuptimtë?
Me protesta? Me lutje? Me votë? Po pasi i kemi përdorur këto mjete nuk ja kemi dalë, sepse protestat janë shtypur, lutjet nuk janë përfillur, votat janë blerë me vlerën e një jave ushqim.
Ç’paturpësi!
te lumte , Margarita.
shkrimi ka vlera dhe mesazhe te rendesishme. te inkuraj te thellohesh ne kete zhaner.
Te lumte Henkrik the red, megjithese nuk e di emrin e fshatit te sat’eme.. Ke porosi nga Sherifi: Te mos besh komente ketu, sepse pastaj dridhesh edhe zverdhesh, e justifikohesh se ke qene ne Austri..pfuuu ha ha ha, po pse o gomar nuk mund ti shkruash keto gjera atje ne Austri?
Prandaj, qe te mos zverdhesh me e te dridhesh e te fshihesh, mos u merr me pune qe nuk te takojne me ligj.
Tung ng Shkoderlokja
Magda, te lumte! Ke nje shpirt te mire dhe filosofik.
Ky shkrim me solli ne mendje shkrimin e Maksim Gorkit “Nje nga mbreterit e republikes” qe eshte shkruar para nje shekulli. Sic e shikojme sot, kesaj babezie te njeriut nuk i dha fund as revolucioni, e jo me protestat, lutjet, votat tona.
E shoh,qe me keni hequr komentin.
Dhe eshte budallallek tju akuzosh dhe tju kerkosh me shume se niveli qe keni.
Por une shkruaj vec vetem per njerzit dhe per vendin.
E drodhe edhe ti, se deri dje thoje qe me vote do ti thonim mjaft kesaj babezie……..
Tani, nuk ka faj Magda ajo eshte perpjekur te fuse frymen e fitores dhe e ka besuar vete, por ja qe pranvera me nje lulu s’vjen
,Lakmia , babëzia nuk janë sëmundje , faktor , element të environnement.Njeriu lakmon gjithmon të mirën , në të kundër , babëzin , nuk e lakmon , ajo vjen …Lulra të vocër në çdo kohë : arkaike , moderne kanë egzistuar e do të egzistojn . Dëshiroj mbas tetorit të qetësoheni ! LAKMIT , VARFERIT , BABEZIT Të fluturojn !!!
Pershendetje Znj Magdalena!
Lexova shkrimin tjeter para ketij(“Te jetosh i lire”) dhe me pelqeu..,mu duk sikur po bisedonit me mua!Nuk komentova se do t’me duhej t’ju kmplementoja..,pak e veshtire kjo per nje’Askushi’si une qe kritikat i ka pa dogane ,kurse lavdet me pikatore.
Po,une jetoj i lire, jeten time e kam vene para(gjithcka kam arritur,me shijen e djerses se ballit),dhe s’me ben asnje efekt nese dikush ngre kulla edhe permbi rete,mjaft qe t’mos me zene Diellin e t’me marrin frymen!
Kete shkrimin e sotem Znj Magdalena,me duket sikur e keni shkruar nxitimthi(si ne kerkim te ‘mbarimit te jetes’!),pa nje ide qendrore dhe me nje forme te vargullt pa shume lidhje(edhe me ca gabime ortografike,nese duam ta themi te teren).
“C’paturpesi!”…Me ke e keni tjeter Znj Magdalena,pervec atyreve qe”Kane vdekur,megjithse ende nuk jane larguar nga kjo bote”?!(ne kete pike jam njemije/mije dakort me Ju)
Mos ndoshta i drejtoheni edhe ‘nje pjese’te popullit(asaj qe u kuotua ne’bursen’ e LSI-se)?!
Jo Zonje,populli s’eshte e s’mund ta beje askush ‘ortak’ ne lojen e vjeter e te re(‘West’) qe po luan kjo klase politike e c’thurur(“Il buono,il bruto e il cativo”).
Nje pjese e mire e popullit Zonje,eshte ne skamje e mjerim te plote,dhe ne luften e perditshme per mbijetese e ekzistence,si zor ta kuptojne ‘turpin’qe ua ofroni.
Pastaj,nese popullin e con ne pazar dhe e meson se si te beje pazare(e meson qe te zjedhe te keqen me te vogel,me cmim te ‘sigurte’),dhe kur ai behet me pazarci se ty,e s’vjen te bleje te ti apo s’te thote as faleminderit,kurrsesi s’mund ti thuash s’ke turp,sepse pazari ka rregullat e veta dhe turpi kembehet me turp .
Eshte modeli dhe sistemi i prodhuar Zonje,sistemi i permbysur i vlerave pa cak e mbarim,burimi i te gjitha paudhesive e paturpesive.
Edhe sikur ‘te mirin’,’te virgjerin’ta ‘zinim’ per veshi e te vendosnim ne maje te ‘Olimpit'(gje te cilen pak a shume e beme),prapseprap pak ose aspak ka per te bere,sepse ‘ushtria’ ,mercenaret qe ka pas,jane e te se njejtes prerjeje e modeli ,si ajo e te keqit dhe te shemtuarit.
Sa per ‘porosite e gabuara’ te prinderve,s’arrij ta kuptoj insistimin tuaj ne kete pike.Prinderit e mi ishin puntor, te ure e pa llafe(ne ate kohe askushet quheshin budallenj),dhe mes atyre njemije e nje vuajtjesh e dertesh per t’ne rritur e arsimuar(here pa ngrene e here vec me buke thate-poshtersisht e pangrenshme),s’kishin as kohe per t’na ‘porositur’ qe t’mos beheshim dinake,hileqare apo ‘obeze’.
Femijet me shume se fotokopje(bardhezi)e ‘porosive te gabuara’te prinderve,jane fotokopje(me ngjyra)e veprimeve dhe bemave te prinderve te tyre.
Askush, e zeme se ti pershkrove jeten tende te vertete, por a nuk te kane ururar prinderit e tu (varet nga mosha jote) “mu befsh Mret” ose mu befsh “zengjin”, ndersa qellimi yt ka qene krejt tjeter. Po edhe Ilir Meta kishte qellim te behej perdagog, por babai i tij qe shiste lakra i uronte perdite “Mu besh mbret i Shqiperise”…keshtu qe ky urim i prinderve tane na ra si mallkim ne nje fare menyre, pasi urimi i prinderve pati sukses, dhe per te mos then krime, shkaktoi shume bipolaritet ne kete per shkak te babezise si urim i prinderve
Askush, more bir. Me vjen keq qe je nje i fiksuar. Te kam vene re qe mer kenaqesi te fyesh sa majtas djathtas. Si nuk te pelqen nje shkrim lere mos e komento. Ke provuar te shkruash ndonjehere? Ta dish pra qe ai qe shkruan ve zemer ne ate qe krijon dhe nuk e ben qe hiqet me i zgjuar se ASKUSHI, por per te ndare opinione me bashkatdhetaret e tij. Po ti mor bir ngjan si nje kafshe e ftohte vetem helm nxjerr nga goja.
para ca kohesh ishe nxehur me nje replikuese dhe i kishe thene do llafe pa edukate, pra ti vete prekesh kur te fyejne. Ti mund te vazhdosh te fyesh njerez derisa kjo pune te zbulohet, se kush je personalisht, sepse me ate masken ASKUSH te duket se nuk turperohesh per keto qe thua.
perendia te ndihmofte te lexosh ndonje liber se dukesh nga menyra e te shprehurit qe nuk di kurrgje, vecse fyerje.
e/p!
E kam thene edhe nje here tjeter qe te gjithe indivdet(Vipe)te politikes a publike,do ti kritikoj,shaje e fyej gjer sa te mundem ,sepse pjese e rroges se tyre jane dhe taksat e kontributet qe une paguaj.Nese atyre kjo su pelqen,ose te korigjohen,ose te shkojne ne shtepi(si gjithe ne),tu hapin rugen te tjereve(ndoshta me te mire).
Kam thene gjithashtu,se eshte ne parimin tim qe te mos fyej e denigroj kurre komentuesit e tjere e te thjeshte(si une e ju).
Gjithsesi,po me vika keq qe juve u eshte fiksuar’kenaqesia ime e te fyerit’.Po me vjen keq e s’arije te kuptoj se me c’far kuti e masni ju fyerjen!
Konkretisht,po ta lexonit edhe nje here komentin tim(duke u perqendruar sidomos ne rregullet drejtshkrimore e rregullat drejtleximore),ndoshta do arrinit te kuptonit se aty vec fyerje s’ka.
Per mua,te shprehesh mendim ndryshe,vetem fyerje nuk eshte.
Klm!
Oliver!
Une kam fatin te kem nje femije,te cilin po e rris dhe edukoj ne menyre te tille qe ti ‘vrase’ mbreterit,jo me ti uroja qe te behej i tille..!
Kam pershkruar jeten time realish(e do vazhdoj ta bej),jo vetem per faktin se jam ‘gatuar’keshtu,por edhe sepse s’dua qe ti ‘vras’te jatin femijes tim(ai po rritet dita-dites dhe patjeter qe ne te ardhmen do lexoje gjithcka qe une kam shkruar).
Pershendetje dhe flm Oliver!
Askush, te rente gjema! Mbete neper komente biri. Kush ta ka ngarkuar kete zanat a i vrare, zanat i poshter…..
Mire, mire, te pakten mesove se per grate thuhet Znj dhe jo Z. Dukesh qe je i zellshem se edhe vrejtejet e komentuesve i pasqyron ne komentet e tua.
O Askush, po bej pushim a i vrare se eshte shume vape, edhe po te vdec ti jeta vazhdon njesoj me apo pa “OBEZA”….
Na e shpife Askush! O Lumadh ti nuk e kupton se shqiptare te njohin zanatin se ne tre veta 2 jane si ty. Po mos u merzit sot ti je ne mode.
Zonja Ramohito,ka te vdekur qe edhe njehere duhet vrare
balzak, eshte e vertete se ka te vdekur qe edhe nje here duhet vrare, por ka te vdekur te pavarrosur, ka edhe maskarenj qe duben vrare, t’i ngjallesh e t’i vrasesh gjithmone prape…