Opozita e nesërme

4 Gusht 2013, 22:16Blog TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë një ushtrim i lehtë të bësh identikitin e fytyrës së opozitës së nesërme. Mjafton të kujtohet mënyra e djeshme e të bërit opozitë nga Berisha, mjafton të lexohen sinjalet e para që ai ka lëshuar në këto ditë të fundit të pushtetit të tij dhe mjafton të dëgjohet dhe kryetari i ri i PD-së Lulzim Basha, për të kuptuar se tipari kryesor i opozitës së nesërme do të jetë agresiviteti dhe kundërshtia totale ndaj gjithçkaje që do të bëjë qeverisja e majtë e vendit. Do të kritikohen edhe punët e mundshme të mira të saj dhe do të mallkohen deri në shtatë breza edhe punë të mundshme të liga. Eshtë proverbiale një batutë e kryeministrit Berisha e tre viteve më parë, kur Shkodra zhytej nën përmbytjen e saj të pestë rradhazi: “Kjo opozitë është e butë. Të kishin ndodhur përmbytjet në qeverisjen e tyre unë do t’i kisha marrë me gjithë tavolinën e qeverisë dhe do t’i mbysja në Bunë”, kishte thënë atëherë Berisha, po në tryezën e qeverisë. Dhe me gjasa ashtu do të kishte ndodhur. Edhe pse e majta është demonstruar në vijimësi shumë më vulnerabël përballë kundërshtarit, edhe pse PD-ja ka në indin e vet, në gjak, mish e eshtra, një ADN klasike force dhe arrogance që ja jep arroganca e forcës së rrugës dhe turmave që derdhen në rrugë.

Betejat e ardhshme politike do të kenë dy fytyra.

E para do të jetë ajo e kuruara me kujdes, e veshur me kostume, nën projektorët e kamerave dhe kondicionerët e sallës së Kuvendit. Do të jetë e ashpër. E përjavshme. Pak a shumë si opozita socialiste dje. Por do të jetë edhe një betejë e vështirë. Me një kryetar de jure si Basha që është jashtë sallës së Kuvendit dhe me një kryetar de facto si Berisha, ajo do të jetë e përzierë dhe me shije si produkt të përzjerash. Së paku në muajt e parë të qeverisjes, përjashto ndonjë të papritur, Berisha me gjasa do të jetë mysafir i rrallë i Kuvendit. Rreshti i dytë i anës së djathtë të Kuvendit i rri ngushtë në shpatulla burrit që e ka zotëruar atë sallë që nga momenti i parë që hyri aty në vitin e largët 1991. Tani, përveçse kohët kanë ndryshuar, ai është edhe më i lodhur, më i konsumuar nga qeverisja tetë vjeçare dhe më i pamotivuar përballë një kundërshtari që e mundi përtej çdo pritshmërie. Basha vetë do të jetë i zënë sa me punët e bashkisë së Tiranës, sa me andrallat që do t’i shkaktojë parlamenti i kryeqytetit ku PD është sërish pakicë, po aq dhe me ruajtjen dhe mbajtjen e ekuilibreve të brishtë që i dhanë postin e kryetarit të PD-së. Pjesa më e madhe e ish-ministrave të djathtë, gjithashtu janë të pamotivuar dhe shumë nga ta, kanë nisur që tani të shkelin syrin nga pak majtas. Me pak servilizëm klasik ballkanas përballë kundërshtarit të fortë që i ka përgatitur secilit nga një dosje me hynere shumë milionëshe korrupsioni, një shkelje syri nuk bën kurrë keq. Edhe pse më mirë se kushdo tjetër, se çfarë kanë bërë në tetë vjet qeverisje, e dinë ata vetë: në të gjitha rastet, mëkatet i njeh më mirë vetë mëkatari!

Edhe mbështetësit “e heshtur” të Olldashit dhe Olldashi vetë, që ndjehen të tradhëtuar nga gara e parë në PD, me gjasë nuk kanë motivin e fortë të opozitarizmit. Pjesa tjetër që mbetet në Kuvend, edhe nëse do të kishte dëshirën e mirë, thjesht nuk do të mundtte të bënte opozitarizmin. I zgjodhën në listë për gjeneralë, tani që duhen ushtarë për të luftuar, mund të shihet se pak nga ta i njohin armët e betejave politike.

Fytyra e dytë e opozitarizmit do të jetë rruga. Ajo ka qenë gjithmonë shiringa me amfetaminë e PD-së që i jepte adrenalinë asaj vetë dhe trulloste kundërshtarin. Do të duhet fare pak, një premtim elektoral gjysëm i mbajtur, probleme me furnizimin me energji elektrike apo larg qoftë, ndonjë dush nga qielli për Shkodrën me rrethina, që në Shkodër dhe Tiranë të shpërthejnë protesta me sloganin: ikni komunistë! Edhe pse në qeverinë e re të majtë, duke nisur që nga kryeministri i saj, askush nuk ka qenë asnjë ditë komunist. Por pak kush e ka njohur dhe shfrytëzuar më mirë psikologjinë e turmave sesa ekstremet, fashizmi dhe komunizmi. Dhe këtë lloj njohuri askush më mirë se Doktor Berisha nuk e njeh në Shqipëri. Aty ku Rama vendoste muzikë klasike për të përkujtuar kasaphanën e përgjakshme qeveritare të 21 Janarit, Berisha me siguri do të vinte muzikën e daulleve të luftës dhe tingujt e bazukave e këngën e kallashnikovëve.

Eshtë kjo mënyra më e mirë për të bërë opozitë në kushtet e sotme të vendit dhe në konfigurimin e ri politik? Kjo vlen të arsyetohet, por me shumë gjasa, jo! PD, të paktën në vështrim të parë do të fitonte më shumë nëse i jepte kohë vetes që të harroheshin tetë vjetët aspak të lavdishëm të qeverisjes së saj. Pak a shumë si një qengj që qetësisht fiton më shumë qumësht. Por PD nuk ka qenë kurrë e tillë. Ndaj ajo është e dënuar që edhe pse me forcën parlamentare të qengjit, të veshë në çdo çast kostumin tradicional të saj, kostumin e ujkut të egër politik. Edhe pse me qime të rëna, bisht e qafë të rrjepur dhe një dhëmb lëvizës të mbetur ende në gojë, por që mund të kafshojë njëlloj. Siç thoshte dikur Hoxha i komunistëve për imperializmin amerikan. Siç e besonte dikur edhe vetë Doktori ish-komunist i viteve të fundit. Siç shpreson e lutet sot që ai dhëmb të ngulet fort në lëkurën e Ramës.

27 komente në “Opozita e nesërme”

  1. Ngjela Ngjala says:

    O Lorenc ti je analisti me vari trapet i Rames. Rri aty ne bashki haj noi cape buke e mo na derdellit shume.

    1. Skypion says:

      Opozita e dale nga keto zgjedhje,ne deklarimet e saja te para publike ,eshte korrekte.Akuzat,kritikat qe i behen mazhorances se majte jane shume konkrete sa nuk lene vend per shume spekulime.
      Opozita e sotme ka nje atu shume te forte qe ka te beje me blerjen masive te votes me 23 qershor,tashme te provuar ne rastin e Lezhes(por edhe ne Shkoder dhe Kukes,kur nga rinumerimi,dilte qe PD-se ne pushtet i dilnin votat mangut,kurse PS dhe LSI ne opozite kishin vota teper!!).
      Eshte rast unikal,i paprecedente, per boten demokratike po se po,kur opozita ben ate qe normalisht supozohet se e bejne pushtetaret;eshte nje cudi qe ka lene pa goje edhe nderkombetaret;eshte nje bidat,qe vetem tek nje vend surreal si ky i yni mund te ndodhe!
      Gjithsesi,deri me tani reagimet e opozites jane krejtesisht normale,pavaresisht pritshmerise se analisteve si Vangjeli qe imagjinojnen nje opozite totalisht destruktive si ajo e Rames per kater vjet me Radhe.
      Nuk ka per te patur nje opozite si ajo e kater vjeteve qe beri Rama;nuk ka asnje shans;sepse,ajo, pervecse nje opozite e shemtuar deri ne krim(21 janari),ishte nje deshtim total si taktike politike,sa e beri vete Ramen,te terhiqte gjithe c’kishte thene me pare,te lepinte ate qe kishte peshtyre,t’i lepinte menderen Ilir Meten,dhe te kerkonte falje per kater vjet hasha per politiken,vendin ,te ardhmen tone.
      Vangjeli,ashtu si edhe shume llogorexhi analiste si ai ,nuk mund t’i shmanget gabimit frojdian,kur permend opoziten e dhunshme te te djathteve,sepse,ne kemi te fresket opoziten e Edi Rames,qe kulmoi me 21 janar 2011,me protesten e pare ne stil nazi-fashist ne Shqiperi.
      21 janari i 2011,do te mbetet ne karrieren e Rames si njolla me e zeze,por edhe ne histori,si dita kur krimi i yshtur , udhezuar dhe paguar nga politika(Rama) sulmoi kafsherisht institucionet e shtetit nen “imunitetin politik” qe i ofronte Rama me qenefet e tij.
      Ishte dita kur ,Rama,donte me cdo kusht te kishte viktima;te kishte te vrare,dhe ia arriti dinsezi: kater viktima i beri kurban per synimet e tij pushtetore(ishin kurban,se te varferit,nuk e dinin ate punen e atyre 200-300 krimineleve te paguar dhe instruktuar per te gjakosur demostraten).
      Farsen e Rames,me muzike funebre etj etj, analiste qesharake si Vangjeli,duan t’jua shesin shqiptareve si nje pershpirtje,kur ne fakt eshte kulmi i talljes,cinizmit,hipokrizise,sarkazmes,qe vetem nje psikopat si Edi Rama,eshte ne gjendje ta beje,dhe vetem qyryke analiste si Vangjeli kane pafytyresine ta mistifikojne.
      Pavaresisht nje sere dobesish te dukshme ne kampin opozitar,mendoj,se vete mazhoranca e re e sapokrijuar,me baterdine e shit-blerjes se votes me 23 qershor,i ka dhene material dhe dore se djathtes,per ta sulmuar fort.Dhe, me te drejte.

      1. vlashi says:

        Budallalleqe te shkruara ne menyren me te gjate te mundeshme.

  2. plaku i dine says:

    O lale Vangjeli! mose i bjere rotull e Rrotull thuaje troc…Lulezim Basha, Sali Berisha,Sokol Holldasi me shoke…,burgim te perjetshem e kane PAK….Nese Rama nuk i arestone ne Shtator, Rames i ikene karikja ne erre, dhe Edit i ngelet vetem peneli…

  3. XHINO says:

    cdo gje mund te pritet nga partia E QELBESIRES por me gjithate ajo eshte tashme nje Parti Vjetersire dhe e lodhur e mplakur Ne trupin e kesaj vjetersire kane filluar tashme te shfaqen lloj lloj semundjesh bile te pasherushme

    1. beni says:

      Xhino..te genjen mendja! Parti QELBESIRE jane edhe ato qe vijne ne pushtet. Mendjen e kane, si te pasurohen duke u bere pronare te Shqiperise, duke e vjedhur ate. Prandaj mos kujtoni se do futet ne burg ndonje politikan, sepse eshte me rradhe puna…i bie qe te futet edhe Iliri me bllok ne dore, qe provokoi 21 Janarin, ku u vrane njerez! Jane marre vesht se si do ta bejne lojen. E thote edhe Lorenci: Pak a shumë si opozita socialiste dje. Tung!

  4. moçalor + terùn + redneck = jugor says:

    Zotni Mçalor harrove dhunen mbi istitucionet qe ushtroj Moçalori Rama me 21 janar, harrove bojkotin parlamentit per 2 vjet rresht, harrove bllokimin e rrugeve e djegjen e gomave atje poshte ne moçalet e kenetat, harrove greven e urise qe banen moçaloret, harrove bllokimin e ligje qe kerkonin 3 te treten e parlamentit e shum e shum bllokime te tjera. sa shpejt i harruet dhunen moçalore

    1. Teruni says:

      Ore viking mali me kembe te shtrembra po me cudit, se deri tani kam pare dhe lexuar plot qe thone se mos na shani maloke, e mos na shani cecene etj po qe te shani ju jugor apo terun kjo ishte e re fare ( sa per dijeni na shani gjithe qejf se nder eshte per ne), Po ti i harron sulmin dhe hyrjen brenda ne kryeministri dhe TVSH ne 98′? Harrove Gerdecin dhe nje tre here Shkodren? Harove njemilion greva urie me biskota qe ka bere ai vikingu yt duke fillurat qe nga ajo e atyre gjysem gjygjtareve e duke mbaruar deri tek budallaliqet e te burgosurve? Pastaj per tre ligjet me mire eshte te filloje tani me njerez hyrja ne europe se sa te fillonte me kafshe qe vetem te kafshojne dine.

  5. Zef Kallami says:

    Andrra ma thote se Basha nuk e ka te gjate qendrimin ne krye te Partise.Kjo ma shume se u sfumue me futjen e hundes se Berishes per votime te pa drejta,te njianshme,te quhen te drejta.Aty ka individ qe i kane dhan shume ma teper se Basha PD.Aty ka nga ato te paret qe ishin dhe ma te pare se Berisha.Qe ky i fundit ia rrembeu Hajdarit Partine.Nese Basha “lulzon” ne PD,don te thote qe te gjithe jane te pajtuar me berjen e zhvillimin e korrupsionit.Mbasi ky vete asht prototipi kryesor i lulzimit te korrupsionit mbas Berishes dhe familjes se tije.Me largimin e Bashes nga kryetarlleku don te thot forcimi i PD.

  6. Emigranti says:

    Ti ruaj palloshin Edit dhe te majteve.IKU koha e injoranteve dhe e komunistave te djathte ( se vetem e djathte nuk eshte)

  7. Drejtesia says:

    Shtresa sociale qe perben opoziten e neserme te Shqiperise eshte:
    1. Nje perqindje e vogel e njerzve qe u denuan nga regjimi komunist per liri shprehjeje.
    2. Nje perqindje e madhe njerzish qe u denua nga regjimi komunist per vjedhje, krime e vepra te tjera penale e imorale.
    3. Nje perqindje e madhe njerzish qe u pasuruan ne “demokraci” permes privatizimit te administrates shteterore.
    4. Nje perqindje e madhe njerzish qe u pasuruan nga liria e krimit si koncept “prosperiteti demokratik”.
    5. Njerzit jo te paket te strukturave paralele shteterore qe ka instaluar opozita e neserme me parate e pasurive kombetare qe ka shitur ne keto 20 vjet, para, te cilen nuk e kontrollon shteti Shqiptar.
    6. Nje pjese e madhe e popullates (kryesisht te zones verilindore), te cilet, ne kembim te votave “demokratike”, u shperblyen me tokat “kolektive” te Shqiperise se Mesme e Bregdetare.

    Keshtuqe opozita e neserme i ka te gjitha “veglat” per te vazhduar t’a mbaje peng Shqiperine si nje vend talebanesh.

  8. Xwxz says:

    Mir t ja bojn!
    Ti turren rrugve dhe te ja morin pushtetin edhe me dhun kriminelesh te majtve gagaca
    Kush osht i zoti te hyp siper
    Nuk zun mend te majtet se me kriminelet e djatht vetem huri bowpun?
    Tash kan shtetin ne dor.
    Futi ne burg salen me te tijt kriminela qe te pshtoni, ose do kthehet prap Sala siper.

  9. LITI says:

    Me Lul vrasesin ne krye nuk do te kemi nje OPOZITE sic duhet!

  10. Ne shqiperi kurre nuk ka patur opozite para 22 vjeteve, por te berit opozite nuk do te thote gjithnje kundershtia totale e cdo gjeje te bere mire ashtu si beri opozita e ketyre 8 viteve qe lame pas. Opozita qe sot ka marre mazhorancen ne cdo eveniment kryesore te vendit ne festa, inagorime apo arritje te medha per vendin ajo bashke me gazeten Tema vetem vajtonte dhe ulerinte si nje bishe nga deshperimi. Pa tjeter edhe opozita sotme te njejten gje do beje ashtu si opozita e djeshme, madje me nje force me te madhe do te thosha sepse ka kurajon dhe guximin qe ti tregoje shqipetareve se qeverisja 8 vjecare 2005 deri 2013 ishte qeverisja me e perkryer e shtetit shqipetare. Ne keto 8 vite u mesua se Shqiperia mund te zhvillohet shume shpejt dhe mire.

  11. hasan says:

    Po mire atehere.Po te dalin qafepalaret ne rruge ,a e ka fajin ai qe i nxjer?Edhe mundet ti vrasi pushteti apo jo?Saiu vrau kater demonstrues me duar ne xhepa?Rama pse te mos vrase kater demostrues me kallashnikov?Rruges ja ka prere vet yryshin Sala.Tani te beje pleqerine e te rrije si qen i zgjebosur po ta lene rehat gjaksit.

  12. Bato Mokra says:

    Nje prognoze realiste e njerit prej analisteve me te mire e srioze qe kemi aktualisht.
    Te “fytyra e dyte” (jo e Driteroit, drama)e opozitarizmit te dyte, do te shtoja afatimin qe i bejne daljes se “gjethit te ri”. Nuk them se eshte risi, pasi grushti i shtetit i 14 shtatorit, qe cuditerisht edhe ne fushate elektorale e me pas ka ardhur duke u sfumuar roli i ideatorit dhe realizuesit te drejtperdrejte te tij, SRB-it,pra 14 shtatori ishte paralajmeruar si mermerime, si konfidencialitet muaj perpara ne radhet e militant-militareve te PD-se. Dhe u be realitet. Edhe ndonjehere tjeter, kam paralajmeruar me “burime nga brenda”, nga verberia e militant-militareve te hidheruar sa me s’ka, per nje date, per 30 shtatorin e ketij viti. “Siguria” e pritesve se c’do te ndodhe ne kete date, eshte sa naive, po edhe duhet vleresuar. Nga cila dhemballe, – pervec se e armikut te perbetuar te popullit shqiptar, SRB-it, – ka dale ky “afat” i pare, pra 30 shtatori, “provat e para” me ngarkese destruktiviteti e destabiliteti tipik berishist, qe e kane marre vesh dyzet mehalle deri dhe une komentuesi?
    Pervoja 23 vjecare e SRB-it per destabilizimin e vendit, nuk mund te kalohet lehtesisht me plakerimin e tij, qofte edhe me nje dhembe ne goje. “Kalendari” i tij, diabolizmi i tij unikal, do te afatoje here pas here “30 shtatore” te tjere, me qellim per ta mbajtur magiorancen e re “mbi prush”.

  13. Adi says:

    z Vangjeli ato çfar ka ber opozita e djeshme nuk besoj se do i bej nje opozit tjeter. Nuk i harron populli kollaj ato qe partia jote ku ti ben pjes ku 6 muaj nuk u futen ne parlament, ku me muaj te ter rresht me bylbyla ne duar, me muaj te ter nuk votuat asnje ligj qe i jepte zhvillimit te shqiperis, ketu dua te fus rrugen e kombit, rrugen e arberit, rrugen tiran- elbasan e shum rrug te tjera .. Opozita e djeshme ishte ajo qe donte te bllokonte hyrjen ne nato , dhe mbi te gjitha bllokimin e statusit te vendit kandidad te B E i harruat tre ligjet

  14. Labi 2 says:

    z.Adi Harrove 14 shtatorin,ku trupa mercenaresh(nenkupto saliistesh) te pajisur me tanke e kallashnikove mesyne zyrat e kryeministrise dhe te televizionit shteteror dhe pozita e asaj kohe nuk vrau qofte edhe nje bandit,ndersa ju i vrate me duar ne xhepa dhe pastaj ja hodhet opozites,por kur u dokumentua vrasja filluat te fshihnit provat.Aluduat per thika me helm,cadra pistolete ,stilolapsa pistolete etj
    Jo mor zotni Adi nuk ishte opozita ajo qe pengoi antaresimin e Shqiperise ne B.E,por politika avetureske e nje prej njerezve me te diskredituar ne politiken shqiptare, e nje prej agjenteve me te regjur te serbise,e fatkeqesise me te madhe kombetare te shqiptareve,Sali Ramush Berishes.Kete opinion e konfirmoi vota plebishitare e 23 Qershorit.

  15. fleks says:

    Opozita e re vjen nga nje qeverisje e sukseseshme 8 vjecare,ndrysha nga ajo e 8 viteve te PS ku korrupsioni u be nje plage gjigande e shoqerise.

    Prandaj opozita e re sot duke kaluar ne vend te mesfushorit te shkelqyer Sali Berisha,mesfushorin tjeter te shkelqyer Lulzim Basha do te dije te beje nje opozite bashkohore qe do jete shembull per tere shqiptaret kudo,kudo qe ndodhen ato.

    Kur nderkohe i palodhuri 18 ore non stop Sali Berisha,do te jete ne vazhdim trajneri i shkelqyer i skuadres se Partise Demokratike.

    Eshte fat i madh qe PD nuk i fitoi keto zgjedhje,duke bere te mundur keshtu e pastroi llumin e saj dhe llumin e LSI-se qe kish brenda.

    Nderkohe i ka lene “fitoren”PS qe ka brenda llumin e saj dhe llumin e LSI-se te 4 fishuar.

    Pasi Lorenci qe ka shkruar kete artikull te kuptoi kete.

    E di shume mire se PD eshte humebesja FITIMTARE.

    E PS fitimtarja HUMBESE.

  16. Adi says:

    z Labi z Berisha ne ate koh ju doli demostruesve perpara mos te behej gjakederdhje, kurse z Rama lere qe nuk ishte aty por i jepte urdher nga kullat e Fidelit.. Ku nje dit perpara 21 janarit , z Rama paralajmeroj se do ket dhe te vrar, nuk esht populli aq budalla sa mos ta dij mir te verteten

  17. saliu97 says:

    Adi,je gjysmak.Agresiviteti i PD(i Berishes me shume)vjen nga inferioriteti me te cilin populli shqiptar i sheh keta bastarde,qe nuk jane gje tjeter vec se llumi i Shqiperise.PD eshte nje grupim antipopullor,qe luan me nervat e shqiptareve,qe mbas votes ka per te rembyer nga muzeumi, hurin e xhaxhit.PD si sevile e S.Berisha si autor kane sabotuar vendin ne te gjitha drejtimet.Te pakten Shqiperia duhej te ishte ne Europe qe para 10 vjetesh.

  18. Adi says:

    Se desh harrova , per çfar ndodhi 21 janari nese e mban mend z Labi ??? Shkaktarin e keni sot ne qeveri ai fitoj ne keto zgjedhje se jo PS se z Rama aq deputet morri sa ne 2009

  19. Adi says:

    Para 10 vjetesh z Labi ishte Ps ne pushtet e ja qe nuk i futi as ne Nato as u liberalizuan vizat.. Sepse ne drejtimin e ps jan kupolat e mafjes, apo harrove?? Te gjitha keto ndodhen ne drejtimin e PD

  20. Gjini says:

    Se c’ka ka ba qeveria Berisha tash 8+5 vjet na e dijme, c’ka do te baje qeveria Rama ne pushtet ka per tu pa vetem mbas 6 muejsh qeverisje. At’here ju keni me pa dhe me ba vleresimin se kush don dhe din me qeverise Shqipnine,prandej tash e keni kohen me heshte dhe mos flisni paradhanie.

  21. duke says:

    Adi,Saliu mund te vrasi Shkelzenin,ose ty qe mund t’i dalesh si vullnetar,por jo popullin.E njejta gje ndodhi edhe me Nanon por Nano nuk ishte njeri shpellash,ai iku per te mos u derdhur gjak shqiptari e sot jeton e pertyp fistiqe pa e vrare ndergjegja se ka vrare shqiptar.Populli,pikerisht se eshte i zgjuar e i shikon e kupton te gjitha,nuk votoi Sali Haklajn.E kupton te qeshuren,si qesh Saliu sot?….
    E ke pare se cfare ngjyre te dhime ka marre?Saliu eshte i inkriminuar qe ne embrionin e aktivitetit te ashtuquajtures PD,atehere keur vrau 4 cunat e Shkodres.

  22. Adi says:

    O adi del me mir hapur e thuaj qe je z vangjeli se sa brrollis

  23. demokrati says:

    lorenc vangjeli eshte nje anal(ist) muti, nje mbetje ose thene me troq nje jashteqitje e pjelles komuniste, qe shkruan ne nje leter higjenike e quajtur gazeta tema qe nuk e blene askush qe e boton nje far mero pederasti qe dikure i bente llape bythes se berishes dhe kur u ngop me bythen e berishes shkoje te pastroje bythen e rames, ndaj mos u merrni me te tilla shkrime se eshte humbje kohe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje