Spinaqi i Enverit

5 Gusht 2013, 10:28Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

Vetullat vizore të Enver Hoxhajt po shkojnë duke u ngritur përpjetë e më përpjetë. Kur vetullat çohen përpjetë, dihet çka e pret atë që ia ka mësyer Enveri.

I rreptë u tregua me Urtak Hamitin, të birin e Sabri Hamitit. Urtaku, i dehur në muajin e Ramazanit, i ka dhënë mesazh Kroacisë evropiane se shqiptarët lëre që nuk agjërojnë, por edhe dehen nga pikëllimi pse ende nuk e kanë gjetur Zotin.

Pasi e përjashtoi nga puna Urtakun, pa i dhënë rast të sqarohet, se a ka pirë me arsye apo pa arsye, a ka qenë viktimë e dehjes kundër vullnetit, a i ka “qit” dikush diçka në pije për ta “tërbuar”, se bandat e PDK-së dinë të të dehin e të të tërbojnë!

Enver Hoxhaj nuk u përmbajt dot pa e shprehur gëzimin që ia ndjeu loçka e tij kur dëgjoi se sa i paedukuar është i biri i Sabri Hamitit, e jo Urtaku, se Urtaku asgjë nuk ka punuar në jetën e tij që të na bëjë ta duam apo ta urrejmë.

Pastaj, në nxemje e sipër, brenda ditës, vetullat e Enver Hoxhajt e arritën nirvanën. Kur i treguan (se nuk e ka ditur), kur e pa vajzën zeshkane me këmbë përmbi tavolinë në ambasadën e Kosovës në Bernë.

Merre me mend, ajo ka guxuar dhe i ka vënë këmbët mbi tavolinë! Ani pse, askush tjetër në zyre nuk po shihet.

Kjo foto nuk flet sa njëmijë fjalë, sepse nuk e shënon orën kur është realizuar. Ndoshta zyrtarja ka qenë në kohën e pauzës, duke i pushuar këmbët e saj. Kushdo do të kishte mundur ta bëjë këtë foto nga xhami i derës së zyrës. Secili koleg që është munduar për shembull ta përvetësojë për shtrat, e ajo e ka refuzuar, ka mundur t’i hakmerret në këtë mënyrë primitive.

Bota perëndimore ka shpikur qindra karrige dhe jastëkë të butë për të pushuar këmbët gjatë orarit të punës. Doktorët kardiovaskularë rekomandojnë gjithë punëtorët e botës, sidomos ata që vuajnë nga sëmundja e venave (damarëve) të gjakut që të pushojnë këmbët e tyre gjatë qëndrimit në zyrë, në mënyrë që t’i shpëtojnë trombozës.

Në institucione ka edhe zyrtarë me aftësi të kufizuara, dhe ekziston ligji që i mbron ata. Ka zyrtarë që janë të çalë dhe nuk mund ‘i mbajnë këmbët si manekinë, siç ka dëshirë Enveri.

Nuk ka zyrtar në botë, përfshirë Enver Hoxhajn, që nuk i ka pushuar këmbët e tij gjatë orarit të punës në zyrë.

Enveri nuk priti që ta formojë një komision që ta hetojë mënyrën se si i mban këmbët zyrtarja në zyrë, por menjëherë ka kërkuar që të ndëshkohet ajo zyrtare, për të cilën media tha që është e privilegjuar, demek duhet të jetë “e dashura” e ambasadorit.

Që morali i një zyrtareje të shtetit nëpërkëmbet pamëshirshëm e që ia prishë asaj punët në jetën e saj personale, Enver Hoxhaj nuk mërzitet, se vet është i martuar dhe i “lumtur”!

Gjatë mandatit të tij, Enver Hoxhaj kurrë nuk është treguar më punëtor i Ali Babës, sesa tani. I erdh dita me tregu se sa i “ashpër” është. Qesharak deri në fund me rokadat e ambasadorëve anonimë, ambasadorëve pa biografi, të cilët i mban nga tre muaj në një ambasadë dhe pastaj ua ndërron shtetin, derisa ata të kënaqen duke e shëtitur botën. Të gjithë evropianët e shëtisin botën me mjete transporti, por vetëm ambasadorët e Ali Babës e shëtisin Evropën me ambasada.

Kollaj e ka me djem e me vajza të reja, po pse s’po provon t’ia tregojë muskujt atij që duhet, Sulltanit.

Ambasadori në arrest i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi është akuzuar për krime, dhe vendin e tij s’guxon as ta përmendë që ta zëvendësojë me një tjetër.

28 komente në “Spinaqi i Enverit”

  1. S says:

    bukur Kimete por kujt i thua se?????

    1. andi says:

      Kimetja kryeka mire punen e Avokates mbrojtese. Miundet te kete dhe te drejte, por kur te arreston Policija ne mes te qytetit zv.ambasadorin kjo eshte shume e rande o kimete!? pastaj ajo zeshkania thone se priste njerezit ashtu e nuk shqetsohej. A mos ka vend edhe per pak kritik edhe ndaj mungeses se edukates e kultures se punes apo sjelljes ndaj njerezve qe pret per pune? Po munde te themi qe jemi akom larg kultures se vertete, apo jemi paksa Shpellare e nuk na bajne pershtypje keto ndodhi.

      1. komunisti says:

        [email protected] sa e kuptova une Kimetja po thote se keta nuk e largojne nga puna AMBASADORIN KRIMINEL, kurse merren me zyrtare te vegjel qe pine raki dhe qe i mbajne kembet mbi kembe…Kete e mora vesh une. Qeveria e Ali Babes dhe 40 hajduteve te tij merren me imtesira per te mbuluar krimet makabre.

  2. balzac says:

    Cfare pritni nga Enver Hoxhaj nje njeri qe s’di te flase gjuhen shqipe.Sa ushtronte detyren e ministrit te arsimit,shkences dhe kultures Euron e quante ”OJRO”Te tille njerez qeverisin me Kosoven.

    1. popi says:

      hahahhaha koment i bukur, balzak

      1. Ne Evrope Ne Do Te Vemi ______Kush S'beson Borxh Nuk I a Kemi says:

        balzak , kur themi qe nuk jemi dakort me ” gjuhen stendart ” kete kemi parasysh ,sejcili te kemi te drejte te perdorim dialektin , nendialektin dhe fjalorin qe na pelqen .”Demokracia ” kete nenkupton t’ja fusim pordhes simbas qejfit ( keshtu e kuptojme ne ,disa ).

  3. leon says:

    NDERRONI MBIEMRIN SE ME KETE MBIEMER ASNJE NUK JU DO///

    1. avokati says:

      [email protected] Kimetja nuk po lyp “burre” ketu.

  4. Ema says:

    shume bukur znj.Kimete. Me pelqen shume origjinaliteti dhe stili yt i te shkruarit

  5. Korali says:

    nje shkrim i forte dhe godites nga nje fytyre engjellore

  6. Ministri says:

    a thua ne cfare lartesie i ka ngritur vetullat shoku Enver gjate leximit te ketij shkrimi. Me siguri do t’ja kishin zili gjitha fotomodelet boterore (Y)

    1. Zadar says:

      [email protected] enver hoxhaj eshte dylber. e ka nje te dashur ne austri. hahahahah

  7. georges says:

    Ne se Urtini ishte tape po tape ama ketu s’ka faj Enveri, Ne se nje zyrtare mban kembet perpjete ne zyrat e shtetit ketu s’ka faj Enveri, por une nuk e di sa Enver eshte Enveri? Pasi ne ketej nga shqiperia kemi pas nje Enver qe po ti ndodhte kjo me ndonje diplomat e kish syrdysur os ene Spac ose ne Burrel, dhe mire e kishe. Dihet se diplomatet sakrifikojne cdo dite melcine per shtetin e tyre por jo deri aty sa te bezdisesh mikpritesit. Dihet se grate kane qejf ti mbajne kembet perpjete por jo ne zyre te Shtetit moj Zojusha Kimete…..Por sic duket ju Zojusha kimete jeni aq liberale sa nuk dalloni Perfaqesuesin Diplomatik nga nje pijanec dhe zyrtaren nga nje play mate….nuk njoh as ty as Enver Hoxhjan por me duket se e ke pak inat….se per c’fare arsye kush e di e marr vesh dhe do ta qes ne Tema.

    1. Zeniti says:

      [email protected] ENVER HOXHAJ E MBAN NE AMBASADEN E TIRANES TE BURGOSURIN QE ESHTE EDHE NE LISTEN E ZEZE AMERIKANE, E QE AMERIKA ASNJEHERE NUK I KA DHENE VIZE PER TA VIZITUAR ATE VEND. KESHTU QE, ENVERI NE VEND SE TE MERRET ME KRIMET KRYESORE, ME SHIK-UN QE ESHTE INSTALU NE AMBASADA, ME DASHNORET E DASHNORET E VETE QE I KANE PUNESU NE AMBASADA, ME NEPOTIZMIN, AI MERRET ME ZYRTARET KURREKUSHI TE LDK-SE DHE ME VAJZA TE REJA TE CILAT I TURPERON PER ASGJE. ENVER HOXHAJ ESHTE HERMAFRODIT PER TE ARRTITUR TA MASHTROJ KOSOVEN. BRAVO KIMETE. JE YTLL.

      1. Bardhi RKS says:

        http://www.gazetatema.net/web/2013/08/05/spinaqi-i-enverit/?replytocom=1053343#respond
        Kimetja eshte nje militante e LDKJ dhe mbron veprimet e paligjshme te diplomatit urtak hamuti,per me teper kimetja e mbron urtakun se urtaku eshte ne rrugen e rugoves tymos duhan e pin raki deri ti humb vetedija.Ambasadori i Kosoves ne Shqiperi nuk eshte ne listen e zeze te SHBA,nuk eshte i akuzuar e as i denuar,ai eshte i dyshuar,nese ngritet aktakuze do te shkarkohet,Sylejmanin e quajn kriminel udbasho komunistet e rugoves.
        Edhe mos shkruaj me shkronja te medha se duket sikur bertet e askush nuk te friksohet……..a kuptove ?

        1. Zeniti says:

          http://www.gazetatema.net/web/2012/05/26/shba-nuk-i-jep-vize-sylejman-selimit/

          SHBA NUK I JEP VIZE SYLEJMAN SELIMIT

          bardhi shko te hashimi theja pasat

          1. Bardhi RKS says:

            [email protected] themi ti mua dhe hashimit pasat.
            [email protected] thash se Sylejmani eshte i deshiruar apo i padeshiruar ne SHBA thash vetem nje fakt Sylejman Selimi nuk eshte ne listen e zeze se presidentit te SHBA.
            Asnje nga shkarravinat tuaja nuk mund ta mohoin nje fakt, kimetja eshte militante e LDKJ rugoviste primitive qe per ta fitu simpatin e lexuesve paraqitet si anti berishiste e anti islame,une e njoh kimeten me rrenje mjafton qe kjo eshte lutane,e prej lutanve sen qe yn dej sot nuk u dal.MAKSIMILIAN HAJDE TREGO CKA ME DEMANTOI I ZIU ZENIT?A eshte Sylejman Selimi ne listen e zeze te SHBA.

            1. albert says:

              Ne vitin 2001 nje vajze e akuzoi Sulltanin (S.Selimin) per perdhunim.Ajo tha se Sulltani e perdhunoi ate me pretekstin se ajo ishte vajza e nje spiuni. Dhe Sulltani e gjeti menyren se si t’i hakmerret spiunit – duke ja dhunuar vajzen.

            2. Agroni says:

              o bardhi bardhi mos u muno mu ba interesant prapa nofkave oo IT i deshtuem..mos me shti me fol cka ke than ti vet per ta.ta kan gjet nje pune e tash sben bash qishtu me ua hanger m..in.leji pallavrat se ta shpalli emrin publikisht..ti e din fort mir kush jom e cfare dredhinash ke ba kundra shokve

              1. Bardhi RKS says:

                [email protected],vranjevc city!!!pse more djal ja fut kot?Une nuk jam IT,IT mund ta kem hobi dhe bej ndonje pune ne freelancer…ndonjehere kur me paguhet ….Mos u paraqit se din dicka se ti nuk din asgje,vazhdo te pastrosh pjata ne Londer e mos u merr me ceshtje te komplikuara.
                Une veq e mbroi te verteten,nuk jam militant e as anetare i asnje partie,nuk kam perfitu kurre asgje nga shteti,po eshte e drejt e imja qe ta luftoi propoganden e udbashve.

        2. maksimilian says:

          BARDH [email protected] Zeniti ta beri 8 me 2. Te demantoj shume shpejt.

          SYLJEMAN SELIMI ESHTE I PADESHIRUAR NE SHBA.

          Mjerimi kosovar. Bravo kimete. Te lumte.

  8. Sasati says:

    Kosova eshte shtet dhe jo prone private.Diplomati perfaqeson shtetin.

  9. kosovari 99 says:

    Kimetja eshte disidentja jone. Nje BRAVO te madhe Temas qe boton shkrimet e saj qe censurohen nga media e Kosoves.

  10. Drita says:

    Ta kesh emrin Enver Hoxha(j) dhe te mos jesh vellai i Dreqit eshte e pamundor!!!

  11. Aleksandër Matrënga says:

    i pres me shume interes shrimet e Kimetes.por me kete artikull mendoj se i ka cenuar pak ekuilibret.Pse:
    1.shkarkimi i zv.ambasadorit per arsye se u arrestua nga policia kroate,si e dehur ne rruget e kryeqetetit te Kroacise eshte me se i drejt sepse punonjesi i ambasades duhet te jete njeri serioz dhe te perfaqesoj me dinjitet vendin e tij dhe jo te prish imazhin e vendit qe perfaqeson.Madje kritika e drejte per ministrin do te ishte se ka lejuar emrime nepotike ne ambasada sepse ky eshte djali i n/kryetarit te kuvendit te kosoves.
    2.punonjesja qe eshte pare me sjelje jo korrekte,perseri duhet kritikuar sepse ,ajo mund te sillet si te doje me veten e saj ,por ne orarin zyrtare duhet te sillet si njeri qe te tregoje kulture dhe miresjellje,a ju ka rene rasti te komnikoni me punonjes te ketij rangu ne ambasadat e vendeve te tjera,nuk besoj.
    3.rasti ambasadorit kosoves ne shqiperi,nese ai nuk eshte shpallur fajtor nga gjykata dhe nuk eshte dhene vendimi,ai nuk mund te paragjykohet per akuzat e tij.
    sodoqofte kritikat i bejne mire drejtueseve sepse kane qellimin e mire per tu korigjuar por kenveshtrimi dhe interpretimi ndoshta duhet te ishte qe MPJ duhet te kete nje qasje tjeter per ata njerez qe dergohen ne perfaqesite e shtetit te Kosoves.Kosova ka nevoje qe te krijoj nje imazh sa me pozitiv ne bote,kjo eshte pergjegjesi e madhe per perzgjedhjen e tyre.

  12. SHOKU CIMIT says:

    Mire Kimete po me pelqen stili jot i trajtimit te çeshtjeve “delikate”

  13. Leonardo says:

    Që i ka shkarkuar shumë mirë ka bërë në qoftëse kanë ankesa mund tu drejtohen drejtësisë dhe ajo të vendosë

  14. BESA says:

    SHKRUAJ kIMETE LIRISHT CFAR MENDON POR MOS HARRO SE ALLAHU TE KA DHEN GJITHCKA…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje