Opinion i trishtuar, por miqësor

5 Gusht 2013, 13:04Blog TEMA

Nga Myslym Pashaj*

 

Sa shumë! Sa shumë universitete dhe departamente me emra të epërm, sa fakultete “planetarë”, “europianë”, “mesdhetarë”, sa institute studimore me “gjeo”, sa shumë agjenci kërkimore të hidrokarbureve dhe xeherorëve, sa shumë departamente për të drejtën ndërkombëtare dhe detare, sa shumë agjenci hulumtimi mjedisi për detin dhe valët, për peshqit dhe ngjalat, sa shumë kërkime për lagunat dhe gunat, sa “OJF” me dhëmbë e pa dhëmbë, sa shumë skafe dhe motoskafe, sa shumë turistë dhe kërkues shkrimesh në Grammata, në thellësi ku ka kanë rënë anijet antike dhe nja tre akademi shkencash (edhe të Kosovës, pse jo dhe atë të Tetovës), sa shumë “shkencëtarë” që merren me gjeofizikën e Remote Sensing të radarëve, sa shumë Krisafë (profesori në fjalë është kryetar i Akademisë së Re) me qendër në Universitetin  Europian të Tiranës, sa shumë… dhe për lumë.

Sa shumë dhe për lumë në Shqipërinë e lume! Dhe o zot sa pak, aspak, në firmë të fundit të përkushtimit studimor dhe të përgjegjësisë intelektuale shqiptare për objektivët madhorë, studimorë zhvillimorë të Shqipërisë në këtë dy dhjetëvjeçarë të greminës sonë, ku para syve të “shkencëtarëve” ndahej një det i historisë dhe pasurisë shqiptare dhe ndërkohë polifonia e ngjirur e thënë aty sipër “qesh në vedi” dhe mblidhet skrupull  në vetveten e saj të dështuar.

Dhe o zot sa pak… aspak dinjitet, në sy të këtij shteti, që u kap dhe ende është i kapur, që në hapësirë-kohën e dhimbjes së fatit kombëtar shqiptar ia nxjerrin sytë dhe ia shkëpusin me “shkencë” hapësirat detare siç ndodhi.

Dhe prof. Krisafi, tani nga poltroni i tij studimor i epërm, zëdhënës dhe zëmarrës, ia merr këngës shqiptare për shtatë palë qejfe për të na thënë për të “ashtuquajturën marrëveshje”, e cila shkaktoi reagimin e rretheve të gjera të specialistëve, gazetarëve, politikanëve dhe njerëzve të thjeshtë…

Sa e gënjeshtërt është kjo thënie përgjithësuese, kaq trishtueshëm dhe e pavend.

Krisafi e di se në atë fillim dramatik të ububushëm për diplomacinë dhe krahun studimor shqiptar, nuk mund të kish akt më të turpshëm dhe unik në botë. Nuk u pa në skenë asnjë specialist, asnjë kontribut teknik, me përjashtim të mediumeve që dolën në natyrën e tyre të “isos” ndaj një fakti, por fakti dhe hulumtimi vjen prej agjencive hulumtuese që i ka shteti me shumicë… që mbyllën sytë e mbyllën gojën, lexuan gazetat dhe komentuan pranë filxhanit me kafe si fallxhorë dhe qëndruan spektatore. Dhe kryetari aktual i AKSH ngriti supet “se s’kish lidhje Akademia…”

Heshtën në kokëulje dhe stepje shtetërore Instituti Gjeografik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave të komanduar nga shteti.

Opinioni duhet ta dijë se asnjë hartograf, hidrograf, topograf, gjeolog, hidrometerolog, jurist i të drejtës detare dhe ndërkombëtare (përveç profesor Pëllumb Xhufit (historian), profesor Lisen Bashkurtit (diplomat) në emisione televizive) …asnjë e asnjë tjetër për be nuk u bë i gjallë për të dalë në transhenë e dinjitetit studimor. Ndërkaq nuk mund të lihen në harresë dhe i ndjeri Veli Llakaj, po kështu gjeneral Vinçani, të cilët dhanë kontributin e tyre si ushtarakë.

Ata na paskan qenë të shumtë, siç thotë Krisafi.

Na duhet të flasim hapur, ndonëse hidhur prej këtij realiteti të gjymtuar, kur lëngu thelbor i përkushtimit studimor dhe kombëtar, ka mbërritur në cipën e tharjes, kur duhet të ishte kryefjalë.

Dua të sjell më poshtë dhimbjen që kam përjetuar në tre raste kur në vetminë studimore të fushës sime, pata nevojën e konsultimit dhe të mbështetjes dhe për këtë iu drejtova profesorit tim të njohur, Agim Shehu. Në jo më shumë se tre apo katër orë në telefon ia mbërrin telefonata kërcënuese familjare e zërave qeveritarë që donin të përgënjeshtronin atë që profesori kish deklaruar. Kështu ai “u largua apo e larguan…”   prej këtij fronti të përbashkët studimor dhe oponencial.

Të dytit iu drejtova mikut tim, që është aktualisht sekretar i Akademisë së Shkencave, profesor S. Bushatit, duke i thënë se do t’i shkoja në zyrë. Po ai më dha shenjë se nuk kish punë “për atë çështje” në zyrën e tij.

Të tretit iu drejtova një gjeodeti të njohur, Përparim Likaj, i cili më mbështeti me fjalë urimi, por nuk iu bashkua forumit që doja të krijoja.

Ato ditë qeveria organizonte lektoriume të turpshme, siç ishte ai në Universitetin Europian të Tiranës, ku Krisafi është profesor, ku iu jepej argumenti madhor njerëzve që u bënë personazhe groteskë të marrëveshjes si Ferit Hoxha, diplomat i lartë në OKB dhe kundëradmiral Gervenit, që u bënë laborantë virusalë antikombëtarë sup më sup me Berishën e sundimit. Gjithçka në harmoni me vijën melodike e këngës së vdekjes në shtetin e kapur të turpit. Dhe sytë e “shkencëtarëve ndrinin …” nga ngazëllimi.

Ndërkaq më pas u njoha edhe me profesor Krisafin, i cili ishte njeriu që bartte vlera njohëse shumë kompetente të së drejtës ndërkombëtare, kontributi i të cilit në materialin e përgatitur për Gjykatën Kushtetuese ishte themelor.

E pyeta Krisafin përse vallë më parë se të shkohej në Gjykatën Kushtetuese, ai të dilte në arenën e argumenteve të hapur me qëndrimin e tij profesional, mbasi kështu edhe më mirë dhe do të dukej një front më i gjerë dhe më i besueshëm edhe në planin diplomatik. Por ai ma shprehu hapur se “ishte anëtar në disa borde… dhe ju e dini se… ç’ndodh në to…”, përfundoi profesori, i cili sot në mëngjes doli se paska pasur kaq shumë specialistë e shkencëtarë … të harruar.

Pata rastin që të njihesha me dy juristë politikanë të rinj, Saimir Tahiri e Damjan Gjiknuri, të cilët para ca ditësh i pashë që të ishin në radhuan e bukur të qeverisë së re. Një predispozitë e lartë vlerësuese për këtë brez të ri, të cilët në jo më shumë se dy tre ditë dendësuese në grumbullimin dhe analizën e të dhënave me një përkushtim, lodhje dhe stres real,  punëpaprerë, të pagjumë dhe të thellë, që të dy, bënë në GJK një nga mbrojtjet më të bukura dhe dinjitoze, të cilat do të shënohen në historinë e të drejtës ndërkombëtare dhe atë detare, por edhe në kontributin e tyre të paharruar.

Më pas, asnjë nga institucionet apo “shkencëtarët” që gjasme janë me shumicë nuk ka marrë pjesë në debat, asnjë workshop apo lektorium i organizuar, me përjashtim të një referati të mbajtur nga profesor Krisafi në “show-n” themelues të Akademisë së Re të Shkencave, ku profesori tha po të njëjtën frazë “lapidare”: “Pazaret e Zogut dhe të dajës së tij, Esat Pashë Toptanit me Pashiçin e Serbisë… Vermoshi e Shën Naumi …etj”, që s’janë studim dreqi e mori; e po kështu edhe citimet që po sjell nga artikujt e profesor Krisafit nuk janë aspak profesionale e të vërteta :

“Kurse sipas Protokollit të Firences së vitit 1925, në hapësirën detare që shtrihet nga piramida 79/III, kufiri detar ndjek perpendikularen që fillon prej saj dhe vazhdon në zonën e kanalit të Korfuzit në vijën e mesit midis dy brigjeve. Sikurse Shqipëria ka pranuar në heshtje gjerësinë e ujërave territoriale greke në masën e 6 miljeve, ashtu edhe Greqia, në të njëjtën mënyrë ka pranuar gjerësinë prej 12 miljesh detare të shpallur nga shteti shqiptar dhe përcaktimin e vijës së kufirit detar në zonën e Kanalit të Korfuzit tek mesi i tij”. (shiko:http://www..revistadrini.com/?p=29506 )

Po kështu skandaloz është edhe citimi i mëposhtëm se “kufiri ka mbetur atje ku ishte deri para 27 prillit 2009 dhe nuk është zhvendosur as një milimetër, kurse territorit shqiptar nuk i është hequr asnjë milimetër kub tokë, ujë apo ajër. Ai duhet të shqyrtohet e të përshtatet me realitetet bashkëkohore dhe me parimet dhe normat e së drejtës aktuale të detit”. (shiko: http://www.gazetatema.net/web/2012/11/1).

Autori i këtij shkrimi i ka dhuruar Krisafit një libër voluminoz studimor “Deti që nuk falet…” (Botimet MAX, 300 faqe), i cili u botua para tre vjetësh, duke kujtuar se për studime të ndërsjella kemi nevojë të diskutojmë së bashku, jo që të thurim ditirambe dikujt… por në radhë të parë të promovojmë studimet. Mirëpo heshtja, me sa duket, është pjesë e rrënimit që kanë agjencitë studimore të këtushme dhe narcizizmi i tyre foshnjor.

“Kur do të hedhësh gurin, mate se ku deri të arrin…”.

Guri që hodhi në këtë intervistë Prof Krisafi, nuk e arrin atje ku na duhet që të zhdrivillojmë se ç’po ndodh me këtë shtet të kapur, që edhe shkencën e ka po kësilloj “të kapur”, ku  “shkencëtarët” (e fushës për të cilën bëjmë fjalë) s’kanë se me kë të lozin dhe hahen me vetveten e Shyqyrzotit. Amen!

*Profesor në Universitetin Politeknik

32 komente në “Opinion i trishtuar, por miqësor”

  1. F. Selfo says:

    ngordhi koha e blla,blla, blla-veeeeeeeeeeeeeeee boll me kotesira 22 vite.Duhen vepra, VEPRAAAAAAAAAAAAA……………..

    1. Salamahmut Berishoviq & Son says:

      Shqiperia po ndryshon!
      JU JENI TE PARET!
      nE JEMI NDRYSHIMI, pERPARA!
      http://imazheshqip.blogspot.com/2012/08/kasapet-e-shqiperise.html

      1. Bir selmani nenes... says:

        I Nderuar Z. Myslym Pashaj.
        Vazhdo dhe mbaje koken lart. Nuk ta ul dot koken nje idiot si kreshnik spahiu (me te vogla te gjitha).
        Ky vend di te te vleresoje, edhe pse me vonese.

        1. raimondi says:

          Ti Myslym bere gabim qe largove nga Aleanca Kuq e Zi ,
          Ti duhej te rije ne ate parti dhe qe andej te luftoje dhe ne ate menyre do fitonte ajo parti ndonje depudet ,keshtu qe mendimi jot patriotik do percillej ne parlament….
          Por nuk diskutohet qe te gjithe keta qe tani hiqen si shenjtore te patriotizmit jane ca sharlatane qe nuk kane respekt per patriotizmin, por shikojne vetem interesat e tyre private

        2. fl says:

          Respekte per Z. Myslym Pashaj dhe percmim per morine e legenave me tituj shkencore qe i lepihen pushteteve

      2. xha Jaho says:

        Te pershendes o plaku i urte Myslyim! Mos ja ve re profesorit se e ka nga qe e beson si te vertete barcaleten komuniste te punetorit me drejtorin. Kur punetori la rrogen e muajit me putanen qe vajti, se nuk ja beri dot 5 here, dhe po shkonte i pikelluar ne shtepi duke menduar se si do t’ja justifikonte gruas, takoi drejtorin dhe i qau hallin. Drejtori e degjoi dhe tundi koken. Diten tjeter, drejtori e thiri ne zyre dhe pasi i dha leket e rroges se humbur i tha: perkushtoju punes dhe familjes se ajo e djeshmja nuk eshte per ty, eshte pune drejtoresh. Edhe deklarata e profesorit kete kuptim ka. Ti bej punen dhe perkushtoju atdheut, se meritat dhe lavderimet jane pune profesoresh. Ka plot profesore te tille tek ne, te vertete dhe te sajuar. Te gjithe rrogetar-profesore jane, mos harro. do lehin patjeter aty ku hane.

    2. Mira says:

      Të iku boja që kur u morre me atë debilin leshkëxhelin e AK (Al Kaidës)!

      Përpara se të shkruash, duhet të vesh nderin në vënd, që t’a bësh këtë, duhet të demaskosh Nikun me dylbi.
      Një pyetje “Pashait”….: Kush e financonte Leshkëxhelin?

      Po j’u përgjigje kësaj atëherë do të lexoj dhe shkrimet e tua…

      Përshëndetje shqiptarëve patriota që kanë “nder”!

      1. nedavl says:

        Myslym Pashaj, ju jeni intelektual i respektuar ne sherbim te vendit tend, nuk je intelektual sahanlepires ,sepse jam i bindur qe ne momentin qe ju ngritet problemin detar, qeveria mund te te kete ofruar ndonje vend pune per te heshtur sic kane bere shume pseointelektualte tjere, qe nenshkruan turpshem peticione ne favor te qeverise per nje vend pune, duke denigruar integritetin e tyre. per te cilet ne jemi deshmitar. Fatkeqesisht vendi nuk i ka te tille shumicen e intelektualve dhe gazetareve te cilet duhet te jene vigjilend ne mbrojtjen e gjerave kapitale te ketij vendi.Ju punuat shume edhe me aleancen kuqezi dhe me erdhi keq qe ajo u sabotua para zgjedhjeve, vendit i duhet nje parti me nuanca nacionaliste si cdo vend tjeter i botes,sepse,midis te tjerash nga mungesa e nje politike te till nacionaliste shqiperia eshte ndar ne disa pjese, askush nuk te jep ate qe te takon po nuk e kerkove fuqishem

      2. fatmiri says:

        o Mira, je femer apo traverstil, se emri Myslym Pashajt tani eshte radhitur atje afer emrit te Ismail Qemalit. Nuk ngelen bajgat shqiptare te pergojojne emra te medhenj, emra qe kane hyre ne histori.

        1. Mira says:

          Foli dhe djali i “Pashallucit”, emri i tij hyri në historinë shqiptare si ai që e la në baltë nikun me dylbi para zgjedhjeve..
          Për Nikun Leshkëxhelin “Pashalluci” është tradhtar…..

        2. net says:

          Mires i ka shkuar mendja per pak xhel turku jallah jallah

          1. fotaqi says:

            @net, jo e ke gabim,xhel turku pelqen Hiresia e tij,Kryepsikopi Janulle,i cili nga c’thuhet qe kur provoi hajdarin e nje synetlliu,kujdeset perhere te mbaje xhel me vete.Gojet e liga thone,qe Hiresia e tij edhe ajodhimen e ka mbushur plot me xhelera dhe lubrifikante…

        3. Jeti says:

          Fatmir nuk e mbron dot Myslym duke ofenduar te tjeret, Mira ka te drejte, por vetem po I bej nje shtese te vogel asaj, Myslymin e njoh shume mire dhe te siguroj qe ai s’ka boje, mos u merr me me te, sepse ai duhet te jete mjat i kenaqur qe erdhi kjo kohe per te shkruar lirshem, se ne kohen e monizmit ka qne nr.1 per letra anonime. Z fatmir mundohu ta takosh ne person dhe do ta kuptosh nese ai ka ndonje vlere.

      3. DUMBABEN says:

        Ja kush jane financiatoret e mister xhelit ,,,Tokçelik/Gylen te dy turq safi,ja dhe deklarata e alfred leles qe zbuloi trekendeshin spahiu Tokçelik/Gylen “Trekëndëshi është, së pari, një bashkim interesash politiko-socialo-financiarë. Gylen është një teoricien i mundësisë për dialog e paqtim mes feve e kulturave dhe një nismë e tillë ka, sigurisht, valencë dhe mbështetje globale. Në rastin e Shqipërisë ky trekëndësh lëviz brenda një gjeometrie tjetër. Është tashmë një doktrinë politike e pranuar edhe nga ministri i Jashtëm turk, njëherësh teoricien i saj, ideja për rikthimin e ndikimit turk në Ballkan, në zonat dikur të pushtuara nga otomanët. Shtrirja e një rrjeti të fuqishëm biznesesh turke në Shqipëri, shoqëruar edhe me institucione arsimore, si kolegje, medrese e universitete ka kaluar tani, me sa duket, në një fazë dhe ekzigjencë të re e më kërkuese: përfaqësimi politik. Nëse interesat greke në Shqipëri, tradicionalisht, janë parë si të përfaqësuara nga Partia Socialiste, ato turke janë identifikuar me Partinë Demokratike. Me sa duket, diçka ka lëvizur në zemberekun e këtij raporti dhe bartësit e doktrinës neo-otomane duan ta shohin ndikimin e tyre përtej një raporti Berisha-Erdogan

      4. Ervini says:

        Ty “”Mira”” t’i kam lexuar nja ca komente dhe te fus te klubi i 300-çave. Nuk nevojitet opinioni i nje 300-çi te vleresoje madheshtorin Pashaj, se ti oj bythelepirese inferiore e grekut nuk i vjen as te maja e thoit.

    3. Skypion says:

      Myslym Pashaj pat krijuar nje imazh shume pozitiv me ate qe njihet si “ceshtja e detit”;pat krijuar ,gjithashtu edhe imazhin e njeriut kurajoz me karakter,personalitet etj;por, te gjitha keto u veniten,nga cedimi qe koloneli beri ndaj presionit te socialisteve dhe Rames.
      Shkurt,koloneli qe kishte treguar kurajo ne perballje shtetaret e djeshem, u tregua krejtesisht burracak ndaj Rames dhe ramisteve.Myslym pashaj,si i brendshem per nje kohe te gjate ne AK, e di shume mire,qe te gjitha akuzat qe PS-ja i ka bere AK-se dhe lidershipit te saj,jane te sajuara,te stisura per ta neutralizuar apo eliminuar politikisht Aleancen Kuq e Zi.Zuzaret ramiste per t’i gjetur nje justifikim prezences se tij ne kryesine e AK-se,thone se “kolonel Pashaj u mashtrua nga K.Spahiu”…!Natyrisht,qe kjo eshte qesharake,por,edhe fyese ne te njejten kohe per kolonelin,sepse,vetem budallenjte dhe tarallaket genjehen kaq shume!
      Mirepo,koloneli nuk eshte as budalla as tarallak.Atehere lind pyetja,se,a ishte i vertete kontributi i tij ne AK apo ,mos kemi te bejme me nje loje socialistesh,per te cilen loje,ironikisht, socialistet kane akuzuar Berishen?!
      Ne mund te flasim vetem nga ajo qe dime,dhe ,ne kete rast,dime qe shume AK-iste i’u bashkuan PS-se;largimi nga AK-ja dhe bashkimi me PS-ne,u be ne menyre demostrative,cka te shtyn te mendosh ,se keta zuzare,keta qenefe,ishin te futur inkonjito ne Aleancen Kuq e Zi,dhe per hesap te tjeterkujt.
      Ne fakt,perkunder asaj qe thote makineria propagandistike e PS-se dhe zagareve te saj mediatike dhe internautike, ata qe u genjyen dhe u mashtruan realisht ishin AK-istat e vertete ,ata qe jane edhe sot e kesaj ne AK,dhe qe i qendrojne besnik asaj.
      Kurse ,keta qe na paraqiten si heronj(!)se u larguan nga AK-ja,ne fakt jane qej e bij qejsh;jane nga ai soj i felliqur oportunistesh qe e ka zanafillen ne kohen e Dull Kasapit.Ky soj oportunistesh eshte me i suksesshmi ne xhunglen shqiptare.
      Kolonel Pashaj,me vjen keq,por,me largimin nga AK-ja dhe bashkimin me lukunine e zuzareve qe braktisen AK-ne per tu bashkuar ne nje llogore me Ilir Meten,provoi se edhe ai i perket kesaj kategorie.Fjalet e bukura pastaj,i kane mesuar te gjithe;edhe nje femije shkolle mund te flase per patriotizmin dhe atdhedashurine!

  2. Lex Rex says:

    Bravo Myslym Pashaj, ke shume te drejte. Lidhur me intervisten e sotme te K. Krisafit tek gazeta Dita pyetja e pare qe duhet te beje cdo lexues eshte ”c’bente Krisafi kur po i falej deti Greqise ???”

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Une kam patur fatin e keq e te perballem me Salvator Bushatin qe teshti thote se jam gjeofizike. Eshte pergjegjes i Sektorit te Shkencave te Natyres ne Akademine Shkencave.
    Pa asnje diskutim mund te them se nje legen plastik qe kushton 2. Euro ka me vlere se Salvator Bushati !!!

  4. Profesori says:

    Nuk e di, zoti Myslym, a ishe me Kreshnikun me dylbi në Ksamil??!! Pse ike nga AK, apo u grindët për ndarjen e pashallëqeve. Pse Shqipëria nuk drejtohet në OKB për këtë problem? Di gjë për këtë ti zoti Pashaj?

    1. Mira says:

      “Ja ke nge (niku me dylbi)” në youtube, gallatë për të qeshur!

      1. GJERGJ says:

        Kufiri Detar Shqiperi-Greqi,
        shihet madje edhe me sy te lire.

        Shikimi me dylbi nga perfaqesues te AKZ,
        nga M.Pashaj dhe K.Spahiu ishte nje Veprim Simbolik.

  5. gjon says:

    Te lumte Z.MYSLIM.Merita per Prishjen e kesaje Marreveshje te Turpit te Qeverise Tradhetare BERISHJANE jeni ju dhe vetem ju.Si i tille meritoni vleresimin Maxsimal NDER I KOMBIT SHQIPTARE.

  6. aimar says:

    Respekte per profesor Myslim Pashaj,Mallakastra krenohet me ju jo me Kac Islamin!

  7. gegetoske says:

    PROFESOR ! Je krenaria shqiptare! Je ne balle te luftes per te mbrojtur trojet shqiptare po aq sa kane qe Iliret kunder romakeve, Skenderbeu e shqiptaret kunder turqve 1444-1478,Kryengritjet e medha 1908-1912 per Shpalljen e Pavaresise, vlonjatet kunder italianeve1920, partizanet kunder nazifashisteve ne luften heroke 1939-1944 ,shqiptaret kunder tjetersimit ne federaten jugosllave apo mbrojtjen heroike kunder grekeve me 1949! Je ne balle te luftes per te mbrojtur cdo centimeter katror te NENES SONE-SHQIPERISE! Nuk je VETEM! Je shpirti, zemra, sakrifica, dashuria e cdonjeri shqiptari te ndershem e patriot qe qendrojme ne krahun tend dhe pas teje per Shqiperine tone te dashur! PROFESOR ! MOS U PERKUL KURRE! Pervec Zogolleve e Salistave te permjerur, te gjithe jemi me ty! Shqiptaret nuk do ta harrojne kurre perkushtimin dhe luften tuaj per te mbrojtur ATDHEUN tone! Je ne PIEDESTAL!

  8. gegetoske says:

    Per “mira”-n : Je nje cope mendereje,qe per raste te tilla , kur behet fjale per gjera kaq madhore e te ndjeshme, duhet te fshihesh ne hale, atje ku ke vendin te qendrosh, atje ku je rritur dhe ku ha ! Je nje cope e zogolleve dhe salisteve te mut-uruar ne po te njejten hale nga ke dale edhe ti! SHQIP ! Nuk keni gjak shqiptari! Ne vend te gjakut keni SHURE! Shqiperia juve ju dhjes!

  9. luli says:

    Humbe pike profesor qe e tradhtove AK ne fund dhe e le ne balte,ku ishte Kreshniku me AK qe ta ngriten emrin ne maj.Dhe pse keto tranvestitet flasin keq per Kreshnikun dhe pse nuk i ka bere asgje,pervecse i shtoj vlera shqipetareve dhe Shqiperise,se keto duan Sale,Meten,dhe Mejdiun qe i vrasin diten dhe i qajne naten,se keto njerez legena ka Shqiperia.

  10. Gjeralb says:

    Te lumte mendja, zemra e dora Myslim Pashaj! Si lexues te them se duhet te permendje edhe kontributin e “Gazetes Shqiptare” qe te perkrahu me botimin e shkrimeve te tua alarmuese. Si historian dua t’i them Kseno grekofilit se krimi qe mbeti ne tentative i Sali Berishes dhe Lulezim Bashes ishte me i madh se i Ahmet Zogut, por me i vogel se i Esad Pashe Toptanit. Sa per Akademine e Salvador Bushatit, une e kam shprehur ne komentet e mia, se duhet shkrire me Qendren e Studimeve Albanologjike, nen emrin Akademia e Shkencave Albanologjike, me kryetar Prof. Pellumb Xhufin.

  11. pelivan says:

    Nje nga shqiptaret e medhenje,nga qe s’mund te them,i vetmi….

  12. Laberia says:

    I nderuari Myslim!Ke bere nje veper te perjetshme atdhetare ne mbojtje pa kompromis te teresise se ujerave territoriale te RSH. Mirenjohje te perjetshme. Edhe pse i vetem ne shfaqjen e mbrojtjen shkencore te mendimit, u mbeshtete fuqishem nga mendimi shoqeror. E telle ishte edhe shoqata “Laberia” e cila grumbulloi rreth vetes e ne mrojtje te ides tuaj mbi 70 shoqata atdhetare e kulturore nga gjithe trevat shqiptare dhe formuloi e dergoi nje proteste-kerkese Kuvendit te Shqiperise per te mos shqyrtuar Marreveshjen Dhe keshtu u be.
    Per kontrinutin tend e ne vleresim te aktit tuaj, Kryesia e Shoqates “Laberia” te akordoi ne ate kohe Titullin e Larte e te merituar “MIRENJOHJA E LABERISE”, mirenjohje qe e meriton na gjithe Shqiperia e shqipetaret. Uroj qe Presidenti te zgjuhet nga gjumi dhe te beje vleresimin e merituar.

  13. TROJA says:

    Ti mbajne e ti varin ne qafe si indianet ato tituj e grada,te gjthe qe e ulen bythen ne keneten e Saliut dhe heshten,kur duhet te kishin ngritur kombin ne kembe.Si heshten ata qe e mbajne veten te mençur,te ditur,filozofe,shkencetare.Turp.Po i bie pak ketyre qe maruan shqiperine,po mos duhet te ngrihej dhe tju udhehiqte ne tubime i nderuari Krito Frasheri,mos deshet te kishit ate ne balle te turmes?Elita e pjerdhur e shqiperise,lepirebuthet e qeverive,te pa zotet e fahatit e jo kombit.Bjeri i nderuari Mysly Pasha,kusur mos lere.Ky ishte ndoshta shkaku kryesor qe populli rezoi kliken fashiste;POPULLI KA DURUAR SHUME,SHUME,POR TRADHETINE KOMBETARE,SHITJEN E TROJEVE KURE SE KA DURUAR.KIJE NE MENDJE ZOTI RAMA,SE PO TE NGEL KOPILI DHE TY NE DERE DHE PAS DY VJETESH E SHEH VETEM ME SALIUN.

  14. shqiptar i ndershém says:

    Sipas shkrimit te Profesorit Patriot:

    -Tregon se shumica e zyrtareve intelektual shqiptar kane qene dhe jane vegla te Qeverise.

    -Tregon se disa intelektual te shquar si Pellum Xhufi, Lisen Bashkurti, Saimir Tahiri, Damjan Gjiknuri jane shqiptar te guximshem e patriot.

    -Tregon se disa intelektual si Agim Shehu, Ksenofon Krisafi, Perparim Likaj kane vlera intelektuale por nuk kane qene ne kohe te guximshem.

    MEGJITHATE ME MIRE VONE SE KURRE.

    Sa me shpejt te jete e mundur; Te gjithe shqiptaret patriot dhe te ndershem duhet te jene ne nje Front te vetem per te mbrojtur sovranitetin dhe interesat e Atdheut e Memedheut tone te perbashket Shqiperise.

  15. Indreuari atdhetar Myslim Pashaj!

    Vepra juaj,per mbrojtjen e teritoreve te vendit,te cilat u “dhuruan” nen shembullin e ish-mbretit te vetshpallur,Ahmet ZOGUT,nga ana e kryeministrir Sali Berisha e i ndjekuer nga ish-ministri i puneve te jashteme ,Lulzim Basha, si dhe sharlataneve te tier qe e mbrojten iden e shitjes se detit, do te shkruhet ne historine Shqiptare me shkronja te arta. PO ,po ,me shkranja te arta do shkruhet qendrimi juaj i vendosur ne luften tuaj me shtetin tend. Keta qe perpiqen ,te tregohen trima pas beteje jane karavidhe,jane mendere perdredhur.KUR DUHEJ FOLUR KETA HESHTEN.TANI QE DUHET TE HESHTIN KANE FILLUAR TE FLASIN. Mos u dekurajo nga ca Skopjon ,te cileve u ka ber skopje mendja. Jane aq te ditur e te mencur sa bashkpunimin me Edi Ramen e quajne renie nen presionin e RAMES,kurse te bashkpunosh me BERISHEN JE NE “LIRI” e kryen nje detyre patriotike ,edhe kur shitet nje pjese teritori e vendit tend,e ati vendi qe po ben me 1o-tra vjet qe llomatit per vorjo-epir e nuk flet per nje teritor cam. QOFSH GJITHMON I NDERUAR ZOTI Myslim Pashaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje