Persiatje të një dite plazhi

9 Gusht 2013, 19:45Blog TEMA

Nga Ilir Metaj

 

Gusht…

Vapë…

Ulur në shezlong, nën çadër…

Administratori i plazhit është munduar të shfrytezojë në maksimum vapën e këtyre ditëve dhe kërkesën në rritje për çadra, duke i vendosur shumë pranë njëra- tjetrës, për të shtuar edhe pak të tjera.

Kjo i detyron plazhistët të mundohen të flasin përgjithësisht me zë të ulët, sepse, në të kundërt, komshiu pranë mund të ndërhyjë për të vendosur presjet në bisedë.

Vapë. Disa me gazeta në duar, më pak të tjerë me libra, shumica thjesht i gëzohet rrezeve të diellit.

Gjithsesi, qetësi. Dëgjohen vetëm me të rrallë thirrjet e zvargura të shitësve ambulantë: “Hajde misra të pjekur! Merr dy, paguaj një!” Edhe misrat në ofertë. Epo, kriza…

I gëzohem kësaj perandorie relaksuese. Por, ah, jo për shumë.

Mbërrijne ata: babi, mami dhe fëmija. Familja tipike, do thoni ju. Ja ta shohim modelin sa tipike është. Meqë qetësia na u prish, kemi kohë të bëjmë edhe ndonjë persiatje.

Ai është rreth 30, me kapelen e Inter-it në kokë, bluzën e Real Madrid-it dhe syze të zeza me skelet të trashë të bardhë (kombinimi perfekt për të qenë antipatik për shijen time).

Ajo pak a shumë e njëjta moshë, flokët shuuuumë bionde, me një grim hard sikur po feston Halloween, fustan leopardato tepër elastik, sandale me takë jo më pak se 10 cm.

Fëmijën e shtyjnë në karrocë bebi edhe pse duket që është jo më i vogël se 5 vjeç.

Sistemohen në çadër… Bukuri deri këtu.

Ai shtrihet në shezlong dhe menjëherë fillon të navigojë në iPad-in e tij. Ajo heq fustanin leopardato, duke nxjerrë në pah kostumin e banjës lëkurë tigri, ulet, merr një pasqyrë të vogël dhe fillon të risistemojë makijazhin që djersitja nga vapa, mesa duket ia ka zbehur.

Vetiu uroj të mos lahet në det sa pa ikur ne. Përfytyroj se si gjithë ajo bojë do të ndotë detin njësoj si derdhjet e anijeve. Përpiqem të largoj këtë imazh duke u rizhytur në librin që kam në dorë. Por jo.

Befas asgjë nuk është më si më parë!

Dhe jo vetëm për mua. Të gjithë kanë ngritur kokat të çuditur. Kuptojnë: qetësia mori fund. E kuptojnë edhe peshqit në det e nuk po lëvizin më nga frika.

Fëmija fillon të bërtasë me sa i ha gurmazi. Zëri është i hollë piskamë, paksa i çjerrë, por vendosmërisht i pafund. Më kujtoi sirenat që lajmëronin futjen në trincë gjatë alarmeve ushtarake.

Gjithë plazhi detyrohet t’ju dedikojë vëmendjen duke parë ngultas drejt tyre, por prindërit duken të familjarizuar me këtë situatë, vazhdojnë të bëjnë atë që u pëlqen: ai navigon, ajo pozon (ndoshta kujton se është arsyeja e vështrimeve) dhe fëmija alarmon.

Dikur kujtohen.

Ai pa ngritur sytë nga iPad-i: “E dashur, foli Entonit…”

Ajo duke vazhduar trukimin: “Entoniiiiii, çfarë ke zemër? Të lutem mos bëj kështu…”

E bënë detyrën të dy. Entoni vazhdon të këlthasë. Nuk ndalon as të marrë frymë. Qenka i talentuar në të qarë.

Ai edhe një herë, pa ngritur sytë nga iPad-i: “Shpirti, po foli pak pra…”

Ajo duke vazhduar makijazhin: “Zemra, po i fola pra. Të lutem Entoni, të lutet mami, pusho tani se po e shqetëson babin…”

Ne gati bërtasim njëzëri: vetëm babin?! Nejse.

Entoni vazhdon në kreshendo akoma më me inat.

Bëhem nervoz.

Më vjen të rrëmbej një banane dhe pasi ta zhvesh nga lëkura t’ia rras Entonit në gojë.

Apo më mirë të rrëmbej dy banane dhe pa i zhveshur nga lëkura t’ua rras mamit dhe babit ne gojë?

Shikoj njerëzit përreth dhe lexoj mendimin tim në sytë e tyre: votojnë variantin e dytë.

Por, ajo që bëra në të vërtetë rezultoi zgjidhje për të gjithë: deti u mbush me njerëz qe laheshin duke zhytur kokën brenda.

Ndejta gjate në det. U riktheva në çadër dhe vura re me gëzim se Entonin e kishte zënë gjumi. Nuk po bërtiste më. E pabesueshme, por e vërtetë.

U shtriva në shezlong dhe rimora librin ne duar. Një rrëmujë këmbësh më tërhoqi sërish vëmendjen.

4-5 familje me një zhurmë të gëzueshme sapo erdhën dhe po shikonin për çadra. Ishin të lira vetëm 3 të kuqe (të administratorit të plazhit komshi) dhe 1 e bardhë (e administratorit të plazhit tonë). I zunë të katër çadrat dhe po hapnin peshqirët, kur djali i administratorit të çadrave të plazhit tonë afrohet dhe u thotë: “Jo këtu! Është e prenotuar çadra!”

Në fakt nuk dukej të ishte ashtu. Familjet mbeten të hutuara. Tre çadrat e kuqe ishin ngushtë për ta. Kishin shumë fëmijë me vete. Morën përsëri peshqirët dhe u larguan për në plazhet e tjerë më tutje.

Ndoqa me sy djalin tek shkoi te i ati, që ishte ulur në tavolinë e po pinte birrëe. Diçka i shpjegoi me triumf dhe ai filloi të qeshte. Kuptova: vërtet humbi pagesën për një çadër, por ama i humbi pagesën për tre të tilla komshiut.

E lexova këtë lloj kënaqësie edhe në fytyrën e djalit dhe me mjaftoi për t’ú ndjerë pesimist për një moment.

Përsa kohë të kemi si qëllim vetëm humbjen e “komshiut” dhe jo fitoren e përbashkët “çadrat” do vazhdojnë të mbeten bosh në Shqipëri!

Gusht…

Vapë…

28 komente në “Persiatje të një dite plazhi”

  1. mika says:

    e cmund te thuash me shuem sesa thjesht…. ilir metaj. nje majmun ekzotik

    1. raimondi says:

      Pse e shan ? Palaco femer

      –Iliri po flet per nje ves te piste qe e kemi ne shqipot dhe na saboton harmonine shoqerore si komb

    2. sonja says:

      Mos njohe veten te pershkrimi qe ben Iliri ne shkrim qe e shan oj znj ? ?

    3. fl says:

      JE niveli i asaj femresh me makiazh… ste erdhi mire eee ?

    4. enea says:

      Ti duhet te jesh pikerisht ajo femra me kostumin e banjos alla tiger.

    5. H.B. says:

      Po ky titull si perkethehet o Ilir trimi, o u dhjefshi me gjithe fjalor te percitur qe perdorni…

    6. Jeti says:

      Per mika)Ti moj burri s’ke per tu bere kurre femer me ate tru qe ke, artikulli eshte shume i thjeshte dhe kuptimplote, por ti je injorate. Na e ndyve fushen e komenteve.

  2. summer says:

    Hahaha. Shkrimi me i vertete dhe me zbavites qe kam lexuar kohet e fundit.

  3. Esien says:

    Shkrim brilant. Ironik dhe relaxues.

  4. ENO says:

    Ilir je i madh shoku. Po fiks fare fare.

  5. enea says:

    Trishtimi me i madh eshte se ka situata akoma me te peshtira sesa kjo.

  6. Shigjetari says:

    ore ky Iliri dikur shkruante me ndryshe ..e ka zen vapa ..pse mor djal i mbare kaq i ndjeshme je zotrote ku je rritur ti nuk ke qen kurre femij ?? po plazhi nuk eshte Spital psiqatrik ,o njeri,, femijet do lozin do qajen do kendojne 1/2 e shkrimit tende eshte problemi me cunin e vogel bere mire qe e hengre vet banane here tjeter mos shko ne plazh per te fjetur gjum as per te lexuar apo e kine per pordhe te dukeni moderen ? ka vende me te pershtacme me pak fjal me mire te kishe fjetur se na shkruajte kete pershkrim

    1. Dona says:

      Iliri ne shkrim pershkruan shume bukur e me ironi nje situate me natyre komike. Stil I mprehte si edhe ne shkrimet e meparshme.Z.shigjetar edukata e njerezve shihet ne vendet qe jane te detyruar ti ndajne me te tjeret dmth vende publike. Ne shtepine tende mund te sillesh site duash. Tek e fundit seicili tregon edukaten dhe nivelin e tij.Ne kemi shume per te mesuar ne kete drejtim. Provoni te shkoni ne nje plazh te nje vendi tjeter evropian e te shikoni diferencen me plazhin e shqipove qe sillen ne menyre te papergjegjshme. Prandaj jemi ende ne vendnumero. Dhe fix sic thote Iliri me sloganin “ngordhi lopen tjetrit”

      1. Shigjetari says:

        Dona ! edukata e nje femije 5 vjecar qe e paska alarmuar Zotin Ilir nuk eshte problemi i plazheve shqiptare as zonja me taka per mua shkrimi eshte shume i dobet mos te them imagjinar jasht realitetit ,, , po ju kujtoj meqese po me tregoni edukaten morale te shkolles fillore ne plazhet e botes ku kam shkuar dhe frekuentoj akoma jane vendet ,me , me shume gjalleri ku njerzit lozin notojne argetohen ,pa dyshim pa shqtseuar te tjeret brenda normalitetit te nje plazhi ,,jo me paramwetrat e spitalit ,, ,,ndyshe sipas jush do kishte tabela te tipit Mos ngrini zerin se shqetsini ilirin qe po lexon romanin ose ,,ndalohen femijet qe qajne ne plazhe etj etj ,,

    2. Jonida says:

      Keto Jane vertet situata qe duhet te na shqetesojne.
      Kultura dhe qytetaria, problemet sociale me keto duhet te merren mediat
      Duket sikur na shqeteson vetem politika.
      Dhe normal qe ai Entoni ate edukate do marre si prindi vete, pa pergjegjesine e
      te sjellurit ne publik.
      Entoni eshte rezultati…

    3. Adela says:

      Zoti Shigjetar problemi me I neveritshem eshte mungesa e kultures. Reflect obey edhe te ju kur thone qe femijet mund te bertasin ne ambient e publike pa kuptuar se ne kete east problemi krryesor eshte indifference e printer vë. Pa folur per injorantet qe Shkojne te be shura ne plazh sikur po Shkojne neballo me masala.

  7. lali says:

    … Sa qesharak je ne kete shkrim djalosh…Dicka nuk po shkon te ty , nuk me thua se cbehet ne Vlore keto dite gushti?… Vape, anarki dhe babezi…Plazhe publike te privatizuar nga ju Triumfatoret e Bashkise… keni Uzupuar gjthcka ne kete qytet…te vetemin shesh ne Skele i keni vendosur disa kjoska druri…, demek keni cte kopjoni nga Luli i Tiranes.

  8. mandi says:

    Po Ilir keto jane situatat e perditeshme, i ke sjelle me te drejte;
    Nuk kemi mbetur vetem 20 vjet prapa, por kemi shkuar keto 20 vjet skic. Keshtu qe duhet te kthehemi njehere tek vendi dhe pastaj te nise shpresa per qyteterim.

  9. ada says:

    eh ku jemi katandisur ka situata shume me skandaloze se kjo. te lumte dora Ilir, eshte e vertete femijet po rriten sot nga prinder te papergjegjshem qe nuk shohin me larg se humda e tyre.

  10. duam plazhin publik says:

    besoj flet per plazhin publik zoteria kur thote administratori i plazhit dhe po mendon per “turistet” tu ofroje cadra te rrine sa me afer por nuk e ve ne dukje qe vete eshte pjese e shkaterrimit te plazhit publik me ato leje qe japin per ate administratorin e shkrete qe mendon per “turistet”,,,,je pjese e kesaj rrumpalle qe keni gatuar ju zoteri ndaj mbeje “ndergjegjen” te paster..

  11. inspektori says:

    O Ilir Meta numer 2, qe ke te drejte per disa vese te pista te shqiptareve ke, po qe e tepron me ate kalamanin edhe ketu e tepron. Pse ça prisje zotrote te gjeje ne plazh, pse nuk e di ti se plazhet jane te mbushura me bageti ripertypese, me njerez te te gjitha niveleve e te gjitha shtresave sociale. Ka edhe nga ata qe dhjesin ne det hahahahah Albanistan hesapi……..

  12. redi says:

    Ky zoteria ka te drejte, por duhet ta ngrej pak me shume zerin per ujrat e zeza qe derdhen ne set pikerisht aty ku e pi kafen cdo mengjes, sepse edhe me arsenik po te ishte lyer zonja, demi nuk do krahasohej me ate qe I ndodh ketij bregu perle cdo dite nga ndotjet urbane.

  13. 8led says:

    Ne radhe te pare Ilir Ne ardhja e demokracise deri nga viti 2003 na la me nje arsim te rrenuar ne liber dhe mentalitet. Kjo beri qe veset e keqija te mbysnin kulturen dhe vlerat njerezore…dhe te mendosh qe kjo erdhi pas nje urie te “lavdishme” 10 vjecare.
    Babezia duket qe tek ardhja ne plazh si kuaj te ngarkuar me takeme …deri tek babai qe tregon indiferece ndaj te birit duke u marre me Iphonin se ajo pune qenka “me e rendesishme
    ..pordhet me nje fjale se ai ne facebook ka qen ku tjeter,sms- te si perdor me njeri ose po loste me lojra.

    dhe e Ema ka te njejtin problem. Ajo harron rendesine e te qenit nene,bukurine,hijeshine e nenes se thjeshte…Stresi apo injoranca ka mposhtur logjiken dhe snobizmi primitiv po lulezon. Kesaj un i them “lumturi me tollone” lol.

    Ne te vertete un femijet e llastuar i verej me shume tek emigrantet…Ata kan nje moto shume anadollake: un po punoj per femijet qe atyre mos tu mungoj asgje! Harrojne qe arsimi,kultura dhe koha qe kalon me femijet esht me e Rendesishmja…kurse paraja do ta marri me qafe ate dhe femijen.

    Sa per thelbin qe ne i duam te keqen njeri-tjetrit qe duam ta shikojme te vuaje ajo e ka zanafillen tek hendeku midis te pasurve dhe te varferve.
    Duke e ditur se sa e veshtire esht te besh leke me ndershmeri ne demokraci krijohet nje urrejtje per te pasurit te cilet te thuash te drejten e tregojne me abuzimin qe u bejne lekeve se nuk i kan bere me djerse keto leke.
    Kjo pasaj perhapet si semundje edhe tek njerezit qe fitojne me djerse po qe per faktin se njeriun gara,zilia e shtyn nuk i ndimon Shqiptaret.

  14. Elton Haderi says:

    Ilir je bobe vllai.

  15. JORGJI says:

    Te lexoj te gjitha shkrimet Ilir dhe me pelqen stili dhe opinionet e tua. Te njoh edhe pse ti nuk me njeh. Ne Vlore respektohesh gjeresisht. Problemi i vetem qe ke eshte qe duhet te kesh me shume ambicie. Meriton te marresh shume me teper pergjegjesi. Po mesa duket fatkeqesisht je pa ambicie.

  16. Amarildo says:

    Me ka pelqyer gjithmone stili sesi shkruan, situata sa aktuale por dhe renqethese, vetem se atij qe beri ate komentin e pare duhet tja fusesh ne tjeter vend bananen e jo ne goje, Urime Ilir, vazhdo keshtu…..

  17. tefta says:

    EKSELENT , KY ESHTE PLAZHI I DURRSIT

  18. lukas says:

    Shkrim pertej kufijve te qesharakes. Ky njeriu qe flet sikur vjen nga Marsi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje