Ndoshta në një kohë tjetër kjo periudhë tranzitore e ndërrimit të pushteteve nuk do të na dukej kaq e gjatë. E gjatë aq sa të bëhet sikur s’janë më ditë, por 8 vite bashkë. Për ata që pritet të lëshojnë karrigen koha po kalon shumë shpejt, kështu që po nguten të marrin vendimet e fundit në favor të tyre. Por, për ata që u keqqeverisën për 8 vjet prej Berishës, këto ditë duken të pambarimta.
Ndonëse i humbur nga zgjedhjet e fundit, Sali Berisha vijon të bëjë protagonistin. Ai po përpiqet të kapet pas rreshtash ligjorë për të na vënë në dukje se është akoma kryeministër. Sigurisht që ai ka të drejtën e drejtimit deri sa t’ia lërë vendin qeverisë Rama, por vetëm kaq, pra vetëm në aspektin e funksionimit të shtetit.
Ajo që po na e bën të padurueshëm është fakti se Berisha vijon të miratojë akte qeveritare të cilat bien ndesh me programin e qeverisë që po vjen. Njëri vendim ishte edhe ai për importin e mbetjeve. Një çështje e cila ka qenë premtim i Ramës se do qe nga të parat akte që do anulohej. Bile, për këtë çështje u investua edhe Gjykata Kushtetuese që e quajti të drejtë kërkesën e shoqërisë civile dhe ambientalistëve për mbajtjen e një referendumi.
Për të mos folur pastaj për vendime qeveritare që i merr në fshehtësi të cilat, duke ia njohur faktin se kanë ndjeshmëri publike, me një guxim prej të marri as denjon t’i bëjë publike.
Kulmi arrin kur me një cinizëm të pashoq deklaron se ndër disa vendime që merr, është i ndërgjegjshëm se ato bien ndesh me premtimet e kundërshtarit fitues, por prapëseprapë ai i miraton se janë pjesë e premtimeve të tij elektorale!!!
Vetëm një i çmendur nuk arrin të kuptojë që programet dhe premtime elektorale e kanë patur afatin deri më 21 qershor dhe më datë 23 i është lënë popullit të vendosë se kujt programi dhe premtimi i beson. Pas kësaj date, të drejtën e mbajtjes së premtimeve e ka vetëm partia dhe koalicioni fitues. Ndërkohë, që humbësi, pavarësisht se dita e zgjedhjeve e gjeti në krye të ekzekutivit, populli me votë ia ka hequr të drejtën e mbajtjes së premtimeve.
Nuk është thjesht çështja se Berisha me këto veprime po përpiqet ta sfidojë e ta vërë në vështirësi Ramën. Ky do ishte dëmi më i vogël. Problemi shtrohet se Sali Berisha vijon të krijojë precedentë të rrezikshëm, për të cilat, në të kaluarën, jo vetëm ka luftuar të mos ndodhnin, por edhe së fundmi realiteti ka treguar se ka rënë vetë viktimë e tyre.
Në vitin 2005, 6 muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ishte pikërisht lideri i opozitës, Sali Berisha, ai që i kërkonte kryeministrit Fatos Nano të mos miratonte asnjë vendim për shitje të pasurisë kombëtare apo dhënie koncesionesh. Pra, 6 muaj para zgjedhjeve, kur fundja, as nuk dihej se cila parti do t’i fitonte zgjedhjet. Dhe, Nano, ia plotësoi kërkesën.
Tani që Berisha është vetë kryeministër, jo vetëm që bëri ç’deshi 6 muaj përpara zgjedhjeve, por po bën të paimagjinueshmen: jep dhe shet pasuri kombëtare edhe pasi është rrëzuar nga pushteti me votë plebishitare.
Se e sa herë ia kemi vënë në dukje Sali Berishës, përgjatë 8 viteve të qeverisjes, që të mos merrte vendime, miratonte ligje apo ndërmerrte veprime të cilat, nesër, kur të dilte në opozitë, do t’i ktheheshin kundër.
Janë shumë, por po i përmend vetëm dy: çështjen e mos hapjes së kutive në vitin 2009 dhe, këmbënguljen se qeveria ka gjithmonë të drejtën e drejtimit në mazhorancë të KQZ-së, pavarësisht konfigurimit ligjor dhe mandatit 6 vjeçar që kanë anëtarët.
Unë s’di të them se sa dëm ka për të vijuar të bëjë Sali Berisha gjatë këtyre 30 ditëve që i kanë mbetur në krye të qeverisë. Çmenduria dhe papërgjeshmëria që e shoqëron këtë kryeministër në ikje është e paparashikueshme. Vetëm për një çast të mbyllim sytë e të imagjinojmë: Kur për afro 80 ditë tranzicion pushteti Sali Berisha po bën kaq padrejtësi me VKM-ra (ndërkohë që e di që pala fituese ka në dorë anulimin e tyre dhe ndëshkimin e fajtorëve), çdo mund t’i bënte këtij vendi ai nëse do kish rifituar një mandat të tretë?
Ju jam përjetë mirënjohës o Popull!
MBYLLJE LAPIDARE;
“Ju jam përjetë mirënjohës o Popull!”
http://imazheshqip.blogspot.com/2013/06/pd.html
Siç po duket, Saliu i shpellave nuk do të arrijë ta dorëzojë Pushtetin.
Atij mendja i ka ikur prej kohësh por deri më 9 shtator nuk ma merr mendja që të rezistojë. Nga e keqja ka për t’i rënë infarkt apo ndonjë flamë tjetër pasi edhe vetë ka dëshirë që të shkojë në atë Botë pa zbritur nga kali, dmth si kryeministër.
Ene 1 muj a? Po me dash per 1 muj Doktori e kthen permys tan venin. Lutuni o kamunista qe Doktorit mos ti nderpresin ilacet se ju piu e zeza
Thone qe do freskohet qe kete te shtune …do te bjere me 3-4 grade
Ku, se plasem vape?
O zoti Ketro po mjaft o çun me artikuj se Saliu s’ça bythe. Ore akoma se keni kuptuar se atij si bejne pershtypje as artikujt as verejtjet. Ajo lloj shtaze kupton vetem gjuhen e burgut. Keto te tjerat jane broçkulla. Hajde tani boll u qurravitet, po patet bole plaseni brenda nese jo mbyllni gojen edhe urojini jete te gjate. Keshtu behen punet jo me qurravitje.
Bravo Altin Ketro, me vjen mire qe dikush po shkruan objektivisht per muajt e fundit te qeverise Nano. Ky i fundit ka patur gjynahet e tij, por e dorezoi pushtetin ne menyre ligjore dhe dinjitoze.
Kafsha ka dale jashte kontrollit.Ne cmendine ose ne burg.Ne cmendine do shkoje vete se nuk mund te besoj qe ishte I perkohshem,ne burg do e cojme ne,populli qe vuajti prej tij.
Doktori Njeriu human,Zemer i dhimbshme,Ka Bllokuar edhe Ilaqet ne dogane <> Ky Harbut i Pa Shpirte Zemer Kazem,ne hale i Vafte shpirti.
o sali gomari vdeksh nje ore e me pare
Mushkun e shilojne kur asht i ri,per ta ba per pune.
Berishen duhet shilue ne pleqeri per ta civilizuar si njeri.
saliu aplikon token e djegur, pas meje kiameti u befte atij i pelcet bytha per popull.Ala ke ura ngelet or qyqare, stan me lepuj s’behet thote populli.
Devolliu, nga goja jote dhe në vesh të perëndisë! Amin!
Eshte merzit baca Sali nga zgjedhjet dhe populli qe nuk e votoi. Shiheni qe edhe goja i eshte bërë si vrimë bythe.