Nafta jonë në emergjencë

10 Gusht 2013, 19:04Blog TEMA

Nga ing. Ahmet Çollaku

 

Vite më parë në një qytet jetonte një njeri që bënte vetëm  prapësi. Kur ai ndjeu se po i vinte fundi, do vdiste, la amanet që litarin e qivurit t’ia linin jashtë. Ai vdiq dhe me litarin u bë siç desh ai, gjysma në gropë e gjysma tjetër mbi tokë… Po megjithëse i vdekur, prapësitë e tij nuk mbaronin. Aty pranë  kalonte rruga dhe njerëzit sa herë që ecnin, pengoheshin tek litari dhe rrëzoheshin. More, nisën të flasin njerëzia, nuk u ngop ky me prapësitë kur ishte gjallë po edhe i vdekur nuk do të na lërë rehat? Kështu po ndodh edhe me Berishën…

Nafta jonë, tani për tani është një ekuacion i vështirë. Si paratë, edhe të dhënat e naftës fshihen nëpër xhepat e berishistëve, të cilët janë nga të gjithë krahët. Berishistët i janë ngjitur edhe z.Rama dhe shtiren se do të jetojnë si  siamezë. Berisha me kompani po bëjnë gjithçka që nafta të mos dokumentohet, po jep viza për jashtë, po falsifikon grafikë, lë ca fotokopje gjoja si origjinale. Berisha duhet të raportojë në parlamentin shqiptar në ç’gjendje po e lë industrinë e naftës, si janë katandisur studimet e naftës …

Kërdia më e madhe po bëhet sidomos nëpër administratat e kompanive të huaja koncesionare, të cilët kanë vënë në lëvizje  emra të tjerë, të dhëna të tjera. Nafta po kalon nga politika demokratike, në politikën socialiste. Po cilët do të jenë ata që do të marrin këta inventarë? Specialistët, deputetët, këshilltarët e z.Rama apo këshilltarët e ministrit? Apo asnjëri?! Nafta jonë është në pavijonin e emergjencës, nuk pret më. Është në gramat e fundit! Çfarë bëhet në zyrat e AKBN-së, AKHN-së, në METE-e? Tani kjo Shqipëri e uritur dhe e turpëruar para botës, që vret në mes të ditës njerëzit e saj, nuk ka kohë të presë Venizelosin e Greqisë. Nëse kjo qeveri do të luajë ping-pong me detin tonë, atëherë mos ngelet shqiptarë në këmbë.

Kompanitë e huaja në Shqipëri, që merren me  naftën, janë shtete  autonome. Pa më thoni, cilët janë drejtuesit realë të këtyre kompanive? Klikoni në internet, keni për të gjetur disa gjoja specialistë super të kualifikuar që krekosen nëpër ato faqet e lira. Asnjë lloj informacioni apo e dhënë nuk po i jepet këtij populli.

Nëse z.Rama, këto procese kontrolli dhe menaxhimi do nisë t’i bëjë pasi të vërë në kokë kurorën, Shqipërinë e mori lumi. Ai duhet të zgjedhë sa më parë specialistët që do marrin këto kontrolle, specialistë të ndershëm, pa parti. Po fatkeqësisht specialistë të tillë janë të rrallë, prandaj ai duhet te mendojë mirë ku të vërë dorë dhe t’i marrë sa më shpejt. Nesër do të jetë shumë vonë, nesër problemet do të ngatërrohen më shumë.  Tani për tani nuk është koha për CV,  tani jemi në një luftë të ftohtë, të egër, dinake, kush ta vjedhë Shqipërinë më shumë nga deti, nga qielli, ta lërë pa një pikë nafte, pa kandila dhe pa llamba vajguri. Kjo forcë e re politike dhe administrative me kohë të kishte hapur rubrikën OPINIONE, ku gjithë specialistët e naftës, me titull e pa titull, me CV-i e pa CV-i, do tregonin rrugët çfarë duhet bërë me naftën shqiptare. Nëse ju nuk e hapni sa më shpejt këtë rubrike, ju do të përfundoni si Berisha.  Pra, ato CV-të që thoni ju, nuk i zgjidhin problemet e naftës, përkundrazi ato do ta komplikojnë punën më shumë. Nëse CV-të do të ishin zgjidhje, atëherë përse këta të huajit bashkë me tanët me CV të arta, për njëzet vite nuk kanë zbuluar asnjë vendburim nafte? Përgjigjen ua jep prof. Alfred Frashëri në një shkrim të artë botuar tani afër në shtypin shqiptar. Po a e ka marrë z.Rama mundimin ta lexojë, apo ka në agjendë vizitat jashtë shtetit? Problemet e naftës shqiptare janë më të rëndësishme se vizitat e tij jashtë shtetit.

Pra, kjo Shqipëria ime dhe e juaj, po vidhet si kurrë ndonjëherë tjetër sepse, si komunizmi, edhe berishizmi nuk ka për t’u kthyer më në këtë vend sado investime të bëhen nga brenda dhe nga jashtë. Çdo ditë nxirret dhe vidhet naftë. Kalimi nga PD në PS është shkatërrues, me përmasa të mëdha, që pa dyshim do të lërë shumë viruse të tmerrshme. Kështu, në këtë kohë gjoja kalimtare, Berishës i jepet mundësia të bëjë kërdinë, t’ia lërë fajin zyrtarisht PS-së, kurse ne popullit fletoret e borxheve të brendshme dhe të jashtme. Po shitet ARMO, bota po na hedh plehrat e VC-ve…

Kryetari i ri i shtetit tonë nuk duhet te vijë rrotull nëpër botë, nuk ka përse të kërkojë kredibilitet, sepse e gjithë bota  na njeh mirë kush jemi. Nëpër botë nuk ka panaire shqiptare, ka keqardhje. Ky shef i ri duhet të veshë çizmet, të thërrasë specialistët dhe të zbresë nëpër vendburimet e naftës shqiptare, të shikojë si funksionojnë mushkëritë e Shqipërisë. Kjo është detyra e tij e parë!! Ajo e Toni Blerit, e Turqisë, Italisë, Greqisë dhe me radhë, janë për kohën e lirë, nëse ka kohë të lirë. Sikur lajmet shqiptare të shkruanin se z. Rama vizitoi vendburimin e Cakranit, Gorishtit, Delvinës,  Marinzës apo të  Kuçovës, gjithë shqiptarët do t’i luteshin Zotit të madh që atij jeta t’i bëhej një mijë, sepse nafta jonë është pasuri shqiptare në tokën shqiptare, është dhuratë që na ka falur Zoti. Shqipëria do të nisë të ngrihet më këmbë nëse z. Rama do anulojë gjithë vizitat e planifikuara jashtë dhe ato marrëveshjet koncesionare, do të anulojë ato bankete qeveritare, do të shkojë të shikojë ku është nafta, kromi, bakri, hekuri, floriri…

Në minierën e Bulqizës çdo ditë shuhet një shqiptar, kurse në fushat e naftës çdo orë rrëzohet një kullë nafte a boshatiset një rezervuar nafte. PS-ja merret vetëm me konstatime, kurse ata  të graduarit e naftës tonë, profesorë, doktorë e me radhë,  kanë rënë në gjumë të rëndë.

Pyesni Berishën sa nuk është rrëzuar për tokë fizikisht, a ka parë ndonjë vendburim nafte shqiptare? Ai në kohen e tij nuk pa asnjë vendburim nafte, lëshoi vetëm ca fjalë që i mori era. Ju të PS-së i lini ato kostume të reja, mos hidhni parfume, shkoni vizitoni vendburimet e naftës tonë, kështu ky popull do t’u mbajë në krahë. Shkoni shikoni  me sytë tuaj kush i administron ato vendburime, dëgjoni ulërimën e vulfave, dëshmitarë si vidhet nafta shqiptare.

Ne duam që kjo skuadër e re të na thotë sa naftë marrin të huajt nga gjithë vendburimet e naftës shqiptare, të gjejë sa më parë  specialistët gjeologë-gjeofizikë-shpuesa-prodhuesa-përpunuesa, ata që do të hartojnë projektet e para pas komuniste dhe berishiste. Nafta në Cakran, Gorisht e me radhë, nuk ra nga qielli… Ka vite që pret nafta në Pekisht, Galush, Elbasan, Papër, Rovë, Petrelë, Tiranë, Depresioni i Tiranës, radhën do ta vazhdojnë gjeologët Dhimitër Gjenerali, Engjëll Përrenjasi, Kadri Rama, Vangjel Kiçi, Telo Velaj, Alfred Frashëri, Ziver Meko dhe shumë të tjerë…

Problemi në naftë nuk është aq i vështirë sa duket. Z.Rama të shpallë në rang kombëtar sa më parë një konkurs për zbulimin e vendburimeve të naftës. Projekte me detyra dhe të drejta për autorësinë. Aty do të shikojmë ata profesorë dhe doktorë me yje, dhe ata të thjeshtit, aty ne atë konkurs do të radhiten ato CV-të së bashku me objektet konkrete të naftës. Sipas ligjeve, autorët do të marrin pjesën e tyre. Problemi është cilët do të jenë në komisionin që do të vlerësojë këto projekte dhe kondicionet që do të vendosen për to. Në këtë aplikim do të shikojmë ata që llomotitin përditë për vlerat e tyre të mëdha. Do t’i shikojmë! Ky konkurs për naftën do ta ngrinte më këmbë këtë Shqipëri të gjunjëzuar dhe kryqëzuar.

Qeveria e Ramës duhet t’i gjejë sa më parë ku janë interpretuesit tanë sizmikë me vlera të testuara në botë Çaush Xhufi, Shkëlqim Muskaj, Edi Maili, këta shkencëtarë shqiptarë  kontemporanë, do t’i korrelojnë ato objekte perspektive. Më pas kërkoni shkencëtarët apikativë Ramadan Perhatin, Fatmir Shehun, Maksim Shulin, Bashkim Çelën, Gjergji Foton…

Z.Rama ka kohë që mban në raftin e tij librin “Nafta dhe politika”, shkruar nga ish- deputeti Maksim Shuli. Ndihem i trishtuar kur autori i këtij libri më thotë se z.Rama nuk i ka shkruar dy fjalë të vetme për këtë padi të hapët burrërore.  Akoma më shumë, naftës i takon një pushtet më i madh, të ketë ministrinë e vet, Ministrinë e Naftës. Shtetet e botës me dy pika nafte, lëshojnë satelitë dhe raketa, ndërsa ne e administrojmë naftën tonë me një stan militantësh, që ndërrojnë partitë çdo legjislacion.

Specialistët shqiptarë janë mjekët e pavijonit të emergjencës  së naftës shqiptare, ata kanë vite që presin të projektojnë, të nxjerrin naftë fontana si ajo e Cakranit. A e di kjo forcë e re politike sa specialistë gjeologë-gjeofizikë nafte dhe shpuesa i kanë ngelur kësaj Shqipërie? Shumë pak, prandaj vraponi t’i gjeni sa nuk është vonë, i kërkoni, i takoni, i pyesni… Nëse ju nuk do t’i takoni ata, kjo është fatale për popullin shqiptar. Këta gjeologë me rrudha që e njohin nëntokën tonë, duhet të jenë deputetë, ministra, këshilltarë, ambasadorë, sepse e njohin Shqipërinë nga brenda dhe nga jashtë. Z.Rama duhet t’i takojë ata personalisht një nga një me radhë dhe t’u kërkojë falje që i ka nxjerrë pa punë se si forcë e madhe politike opozitare e këtij vendi, me kohë duhet ta kishte fshirë berishizmin, të mos i linit këta specialistë të merrnin rrugën e kurbetit…

Berisha dhe beniaminët e tij nuk duan të dorëzohen, ata do jenë gjithë kohën hakmarrës dhe keqdashës ndaj shqiptarëve. Gjatë këtyre ditëve të fundit kjo skuadër hajnash po shkatërron çdo gjë. Nafta është në dhomën e emergjencës, kurse Berisha livadhis si një karagjoz, i mbrojtur nga forca të errëta. E djeshmja iku, të nesërmen nuk e dimë, në dorë kemi vetëm të sotmen, thotë Nënë Tereza. Tani e kemi në dorë Berishën, përse nuk e arrestoni?  Mos vallë duhet të marrim leje nga të huajit?! Po, mbajeni mend mirë, Berisha dhe beniaminët e tij do të arratisen sepse me ta është lidhur nafta shqiptare. Kush e mbajti në pushtet gjithë këtë kohë Berishën? Nafta shqiptare!

18 komente në “Nafta jonë në emergjencë”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Pa vajtur Sali Berisha ne burg, s’ka per tu bere ndonjehere drejtesi ne ate vend..Rrum palle ka per te qene pa arrestuar keta gjakpiresa qe I shohin shqiptaret si skllever…

    1. Naftëtari says:

      Saliu, zenërat, gitërat, lulërat, rulërat, medinjtë, faslliçërat e tërë kuliçërat kriminelë të Saliut duhet të dalin para gjyqit për vjedhjet që i kanë bërë shqipërisë.
      Le të shpresojmë por me nasipnaçëra zor se vendoset drejtësia.

  2. Aleksandër Matrënga says:

    Revolta per naften eshte e drejte,jo per ju qe keni kushtezuar jeten me naften,ju dhe shume naftetar qe jane heronj per punwn qe kane bere,por edhe per ne qe kemi jetuar e punuar me naftetare duhet te veme ndonese vone kujen dhe te ulerijme sikurse beni ju.POR ku ishit ju personalitete ,per keto 23 vjet qe naftes ju vu kazma dhe eshte shperfytyruar krejt.Kjo qe ka ndodhur me naften nuk filloj sot kur populli me vote rrezoj kete qeveri kriminale dhe te korruptuar deri ne palc.Beni mire qe i kerkoni llogari Rames,por qeveria nuk eshte ne detyre,alatrmi eshte paralajmerues dhe i drejte,por ajo qe ka ndodhur me naften ,por jo vetem duhet te paguhet me koke.

  3. myzeqari says:

    Me sa dime ne dhe qeverria qe do te vij nuk ka per te bere gje per naften. Ne nje kompani nafte te huaj qe punon ne Fier ka aksione dhe Ilir Meta keshtu qe mos prisni qe te behet dicka. Ata qe punojne ne kompanite e naftes tregojne gjera te tmerrshme ne drejtim te shfrytezimit te puseve dhe te shtresave naftembajtese. Tregojne poshtersite se si kompanite nxjerrin nafte me fitime kolosale dhe nuk paguajne asnje lloj tatimi shtetit por ato leke shkojne ne xhepat e Metes, Olldashit, Shekelzen Berishes dhe Tacit ketij limoni qe pasi u shtrydh fort u hodh ne rruge. Mjere ky popull ne dore te kujt ka rene.
    E po nese ky popull nuk ngrihet nena ti lerohet me shkop them une.

    Nje gje duhet te dini se nga shfrytezimi i nje pusi nafte ne Fier nga nje firme Kanadeze fitimi eshte 36 milion dollare ne vit.

    1. Gjeologu says:

      KE PLOTESISHTE TE DREJT O MYZEQAR

  4. al says:

    kur vendet qe kane nafte ,po kalojne pa shqetsim krizen boterore, ne si shqiperi ja japin te tjereve pasurite tona. grushti i drejtesise te bie mbi matrapazert e tranzicionit qe e rropen shqiperine. pa marre pushtetin rama duhet te mbledhe te gjithe specialistet e naftes dhe te te konstatojne gjendjen qe eshte nafta dhe mineralet. te shikohen kontratat qe nga fillimi dhe te dalin para pergjegjesise penale shkaktaret. kompanive gjoja te huaja, te shikohen pagesat e taksave dhe ne rast abuzimi ti konfiskohen pasurite. ne rast se rama nuk ben kete, nuk do te bej hajer. frike mos te kete, se ka nje popull qe i ka duruar shume keta hajdute dhje di ti japi ate qe meritojne.rilindja fillon nga venia e drejtesise.

    1. Kopi Kyçyku says:

      Të drejta, prekëse deri në dhembje këto dëshmi të inxhinierit të njohur atdhetar, publicistit të talentuar, Ahmet Çollakut! Sot o kurrë! Çdo minutë e humbur është e pafalshme!

  5. sabo says:

    I nderuari Collaku ,shkrimi juaj si gjithmon tregon se ju me gjithe qe jetoni larg atdheut tuaj ju cqetson me te drejte fatet e vendit ku ju punuat plot perkushtim si specialist i ndershem dhe i vertet ,ju pergezoj dhe ju uroj shendete dhe shprese se fjalet tuaja do te ndegjohen Sabo

  6. sherifi says:

    Pershendetje z.Collaku;
    Po berisha si antishqiptare qe eshte,kte gje beri qe kur erdhi ne pushtet ne vitin 1992,qe gjoja per hire te reformave demokratike,te ndryshimit te sistemit,largoi nga puna gjithe ajken e specialisteve te naftes dhe gazit,qe kishin kontribuar dhe zbuluar disa vendburime nafte dhe gazi,qe shteti per ta kishte investuar aq shume dhe i zvendesoi me tifoze politike dhe partiake te partise demokratike dhe kte gje e beri ne te gjitha fushat edhe per minierat,energjitike,polici,shik,ushtri e tje dhe u pa ku e shpuri vendin ne v.1997, dhe po kte avaz ndoqi edhe me riardhjen ne pushtete ne v.2005.

  7. Shkembi says:

    O ing. Ahmeti,edhe une kam qene naftetar dhe megjithese e kam vene re katrauren qe eshte bere ne nafte,dhe me qe nuk ja them per te shkruar si dhe nuk kam patur besim se gjerat qe do thoshja do ta ndryshonin gjendjen; kam heshtur. Te them te drejten me zgedhjet e fundit dhe mua me eshte rritur besimi se edhe Sektori i Naftes do te gjejeje vendin e tije.
    Ti bene mire qe e ngre me force problemin por me duket se e tepron rolin e kopetentit ne “Emerimin e Kuadrove”. Po tregon nje padurim te theksuar per te ” ndar postet” dhe jo vetem ne profesionin tend si sismik por dhe ne profesione te tjera ,(GJEOLOG ,PRODHUES ,CPUES ETJ..)per me teper qe disa nga emrat qe permend jane siper te 70-ave, dhe megjithese jashte shtetit, nuk kane punuar ne profesion.Ka plote shkencetar nafta dhe e vetmja rruge duhet te jet me konkurs,jo si militant partishe. A nuk e shikon ti qe sot Alb- petroli ka si drejtues nje mesues?

  8. xhemal says:

    ceshtje e naftes ,gazit ,detit ,teritorit ,energjise ,minierave ,pyjeve ,liqeneve ,lumenjve ,burimeve ujore etj zgjidhet me nje ligj te vetem pa shume fjale dhe kushtetues nuk mund te shfrytezohen apo privatizohen pasurite publike pa u miratuar me 2\3 e votave ne parlament dhe marre perpara pelqimin e qytetareve te zones ku ndodhet pasuria publike pse jo te behen edhe referendume se keshtu si administrohet pasuria na shqiperi po krijohen grupe te pasurish pa pune e zotesi atehere ne po krijojme nje diktature te re me te keqe se e para keshtu gjithmone shteti dhe fuqia do jete e nje grupi

  9. Lefter says:

    Si gjithmon keto 22 vjete te ktheses del ky A.Collaku por me alternime sipas situatave duke u pagezuar mercenar kamelon me veprimtari te persosur.Para 1991 ki inekzistente nuk ekzistonte absolitishte,ai nxori koke ne tetor te vitit 1991 duke atakuar sistemin qe po ikte,institucionet e naftes dhe specialistet me kontribut te spikatur ne sismike dhe gjeologji.Ne vitet e mevonshem i eshte qurravitur sistemit te ri,Berishes dhe te tjereve se ndoshta do te kujtoheshin per kete te harruar e braktisur nga sistemi i kaluar.Meqense edhe sistemi i ri nuk u kujtua per te njelloj si i pari,ka rreth dy apo tre vjete qe anatemon se nuk po bente gje per naften por jo kaq hapur sa ne kete shkrim kunder Berishes dhe Berishizmit.Ne raste se neser kthehet Berisha ne pushtet ki Collaku e kthen pllaken se prandaj e ka emertimin mercenar kamaleon.Para disa kohe na thoshte qe t’i jepeshin tre sonda per te shpuar ne tre struktura dhe do te shperthente nafta si dhe dispononte edhe 20 struktura te tjera,ndersa sot kerkon te grumbullohen disa specialiste te degraduar shoke te tij qe nuk kane dhene gje per naften kur ishte kohe e saj e jo tani qe i kane ditet e numuruara mbi 70 e 80.Prandaj Rama e te tjere jini vigjilent e mos degjoni keshilla nga ki mercenar kameleoni.Na permend ketu nje shkrim te A.Frasherit.Shkrimi qe ka bere A.Frasheri me kerkese te ketij “miku”,eshte nje gje e zakonshme,jashte specialitetit dhe mundesise se tij megjithse i pa mjaftueshem.Pyeteni A.Frasherin nese do te zbulohej Cakrani po te degjohesh mendimi i tij apo i ndonje tjetri ne ato emra specialistesh qe na radhite.Te gjithe specialistet qe na permend kane punuar edhe ne kete sistem ekonomiko shoqerore dhe ndonjeri vazhdon ende te punoje por nuk na kane qullosur ndonje gje ne zbulimin e vendburimeve,dhe midis tyre te cudite “Terli verli” qe ku ka shkelur ai kripe e shellire ka rezultuar.Ne nje shkrim para disa kohesh ki trim i ketij shkrimi na thoshte: Ne sistemin e kaluar,”Une bera qindra armiq partiak dhe beniamin te tyre”.Keshtu thote por gjembe ne kembe nuk ju fut,ndersa te tjere qe nuk ben armiq edhe u denuan.Te flasesh per kete mercenar kameleon duhet nje kohe e gjate qe ja vlene edhe nuk ja vlene.

  10. Kopi Kyçyku says:

    Të drejta, prekëse deri në dhembje, këto dëshmi të inxhinierit të njohur atdhetar, publicistit të talentuar, Ahmet Çollakut! Sot o kurrë! Çdo minutë e humbur është e pafalshme!

  11. Ai says:

    Kush e ka pare Kontraten e ,Bankers Petroleum’ do te shohe se shpenzimet kapitale (CAPEX) mbulohen 99% si shpenzime, pra e njejte me shpenzimet operative ‘OPEX’. Kjo gje nuk ndodh askund ne bote. Pra ‘Banker’ I fryn maksimalisht shpenzimet kapitale duke I mbuluar me naften e prodhuar, pra pala shqipetare negelet pa pjesen e saj. Kjo eshte nje vjedhje e hapur por e kamufluar qe I behet pales shqipetare. Por pala shqipetare qe ka negociuar Kontraten ose ka qene e paafte ose e ka bere me qellim. Kjo eshte nje menyre qe vidhet nafta shqipetare.

  12. punetori says:

    Z.Collaku,kush te ka ndaluar te shkruash ne gazete me pare per kete sektor te rendesishem te ekonomis.A e dini zoteri qe sot ne Shqipri
    s’kemi asnje specialist nafte nen 40 vjec?Qeveria e re duhet te bej
    mire llogarit per ta ringritur sektorin e naftes ,zbulimin,nxierjen dhe
    perpuniminne nivelin qe e kerkon koha.S’ka vend ne bote qe te kete naft dhe te ardhurat nga ky sektor te jene zero ne arken eshtetit si tek ne.

  13. Gjon kruja says:

    Problemet qe ngre personi i quajtur Ahmet ,jane shqetesuese dhe te drejta. Personaliteti i tij si specialist gjeofizik ( seizmik) ka qene dhe eshte nene nivelin e nje studenti. Si publicist mund te hyje ne ata qe dine te shkruajne. Emrat qe permend kane qene dhe jane shoke te Ahmetit me perjashtim te tre gjeofizikeve (Edit, Shkelqimit dhe Caushit). Ka dhe plote specialiste te tjere gjeologe dhe gjeofizike qe punojne ne kompanite e huaja ne Amerike dhe kanada apo ne Europe, por nuk jane shoke te Ahmetit dhe keshtu ai nuk i bene dora ti permend.Emrat qe permend ai jane ashtu sic i pershkruan Lefteri.
    Ne kete shkrim une mare anen pozitive te problemit qeai trajton.
    me respekt
    Gjeologu
    US

  14. Shabani says:

    C’eshte nafta? Eshte, vec te tjerash energji dhe veshtrihet gjithandej si energji. Energji eshte edhe lumi. Lumin a’e vjedh dot kush. Por askush nuk u ka tundur kembet politikaneve, perse kjo energji e natyres shqiptare rrejeshh kot. Ndermarrja e ndertimit te Hidrocentralit te Banjes mbi Devoll, ishte nee fillimin e fazes se trete peer mbarimin e punimeve, u zhduk me personel me makineri dhe me gjitheshka ne sherbim te saj. Politikanet tane u futen me vrap ne demokraci qe nenkuptohet ne ekonomi kapitaliste te tregut te lire, u futen pra duke dredhur zinxhirin. Nuk foli askush qe kapitalizmi eshte ekonomi prodhimi, mandej tregu dhe mandej investimi. Ne jemi me keq se politikanet, neve na mungon informacioni qe kane politikanet, na mungon edhe horizonti qe u ofrohet politikaneve, por ama ndjejme ne kurriz pasojat e politikes antiekonomike qe bejne politikanet. Per Naften sensibilizohen kryesisht specialistet e saj, kurse politikanet Naften e kane vetem nje fushe te ekonomise. Si nafta jane te gjitha organizamat qe perbejne ekonomine e Shqiperise. Faji qendron, sic thot Ing. Ahmet Collaku tek litari qe Merhumi e ka lene jashte varrit. Litari jane pikerisht politikanet qe u futen ne kapitalizem si komunista si pronare te ekonomise se shtetit qe e trajtuan tamam ashtu sic e parashikoi disidenti i TGitos, Gjillasi ” Klasa e Re e Komunisteve e mbron pronen fuqimisht si prone shteterore dhe e grabit si pronen e askujt”. Politikanet tane zbatuan me konseguence pjesen e dyte te kesaj formule. Se fundi dua te them qe diskutimi i njerit qe i thot inxhinier hmetit “Nga na dole kaq vone”, nuk eshte vetem nafata por eshte ekonomia, per kete populli me voten e tij, pasi i humbi shpresat tek, Berish Kapetani, ia besoi shtetin Figures me te pershtatshme ne rradhet e Socialisteve.Pikerisht Edi Rama i ka te tera shancet dhe forcat, si nje nder politikanet me te rinj, qe shpresat e popullit t’i realizoj.

  15. jam plotsisht dakord me shkrimet e inxhinierit edhe une jam nje zotri qvegje jame rritur ne zonen me qendrore ne gorrisht qu nafta eshte shfrytzuar barbarisht qe ne vegjli mbaj mend puse qe shkonin fontan puse qe ibllokoin me argjile ecimento puntore qe vdisnin nga gazi as edhe nje nuke mbante pergjegjsi qu sote kio nafte ndodhet ne pronat tona te trashguara qe nga strgjyshi yne shpresoim ke zoti rama si kryeminister te mari parasysh qe metvrtet edhe tokat tona ne gorrisht jane me zote deri tashti kane ber si deshen vet se ne biet e asaj toke pre vite emigruam por jemi gjith mone aty sh presoim qe ajo zon nafte te rinovohet me puse te rinje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje