Historia e Shqipërisë: Mes tezave hungareze dhe atyre osmane!

10 Gusht 2013, 17:31Blog TEMA

Nga Dionis Xhafa

 

Historia e Shqipërisë në të gjithë rrafshin e saj mund të përmblidhet në dy rryma influente, njëra nga “sundimi i gjatë” i Perandorisë Osmane dhe tjera nga influenca e ndjeshme e fuqisë së kohës në Evropë, Perandoria Austro-Hungareze.

Ndërsa historia është një shkencë që përpiqet të gjejë të vërtetën, në rastin konkret kjo e fundit duket se nuk gjendet dot, pikërisht për faktin se dokumente të ndryshme japin versione të ndryshme të historiografisë.

Dy perandoritë e mëdha deri diku kanë pasur këndvështrime të kundërta me njëra-tjetrën, jo aq diametralisht sa Perandoria Osmane me Rusinë, por mund të thuhet se kishin etje për zotërime apo okupime të sa më shumë territoreve të mundshme.

“Përplasje për Shqipërinë” ose më mirë të thuhet për territoret e një shteti relativisht të vogël si Shqipëria këta dy perandori kanë pasur që në kohën kur ka jetuar heroi ynë kombëtar, Skënderbeu.

Nga njëra anë, Perandoria Osmane ishte një perandori e fuqishme e ku ne u bëmë pjesë e saj, dhe shumë shqiptarë, nisur dhe nga fakti se “pushtimi i gjatë” ishte i butë e përkrahën atë dhe nga ana tjetër, sa herë që shqiptarët merrnin iniciativa kundër osmanëve dhe kundër revansheve për sundim nga fqinjët, mbrojtjen më të madhe e kishin pikërisht nga Perandoria Dyshtetase e asaj kohe, Austro-Hungaria.

Në njëfarë mënyre, Austro-Hungaria nuk është se kishte dëshirën e mirë për ndihmë ndaj një shteti si Shqipëria, por më së shumti kërkonte një shtet shqiptar sa më të madh gjatë gjithë rrjedhës historike pikërisht për shkak të urrejtjes së kësaj perandorie ndaj përparimit osman e si rrjedhojë islamit në botën perëndimore dhe nga ana tjetër urrejtjen ndaj sllavëve, urrejtje të zhvilluara në kohë të ndryshme.

Për rastin e parë, mjafton të kujtojmë faktin se në territorin e sotëm të Serbisë, është zhvilluar lufta e Beogradit, ajo betejë ku u ndeshën përballë njëra-tjetrës ushtria e madhe e osmanëve me ushtrinë e bashkuar evropiane, për ta penguar depërtimin osman në Evropë, e ku u bënë bashkë hungarezë, polakë, gjermanë, italianë, e popujt e Ballkanit, por ndalesa qe e pamundur, e 500 vitet e robërisë ballkanase pllakosën një pjesë të Evropës dhe “u ndanë” nga ajo.

Tjetër fakt “i dashurisë” së kësaj perandorie me emrin Austro-Hungari ndaj nesh është urrejtja ndaj sllavëve, dëshmuar kjo në mënyrën më të pastër në vitin 1914-të, kur edhe Lufta e Parë Botërore shkak kishte vrasjen e artidukës së Perandorisë në Sarajevë nga një i ri serb.

Si rrjedhojë e kësaj urrejtje ndaj racës sllave, Austro-Hungaria do ta mbronte Shqipërinë në sy të Evropës, madje në vitin 1913 në Konferencën e Londrës propozimi më ideal dhe ku përfshiheshin gjithë qytetet ku banojnë sot shqiptarët do të ishte nga kjo Perandori, ndërsa më i cungëti vetëkuptohet nga Rusia, si “promotorja e sllavizmit”.

Sot edhe historianët janë “të ndarë” nëse historia e Shqipërisë vërtetësinë më të madhe e ka nën vëzhgimin e historiografisë hungareze apo asaj osmane, dy Perandori të dikurshme të mëdha që në njëfarë mënyre, diku më pak apo diku më shumë “kanë dashur të kemi në vijimësi si popull.”

Ajo që dihet është se Austro-Hungaria na përkrahu fuqimisht për të na njohur ndërkombëtarisht si komb, lidhur kjo me interesa të saj strategjikë në Ballkan, e ndërsa Perandoria Osmane, përjashto disa kryengritje të segmentuara në kohë, gjithmonë ka ndjekur një politikë të butë kundrejt “popullit si vëlla shqiptar”.

Problematika më e madhe e historianëve shqiptarë sot qëndron në faktin se disa historianë e dëshmojnë historinë e popullit tonë sipas arkivave të Stambollit dhe disa nisur nga arkivat dhe të dhënat e Vjenës, e duket se paasnjanësia është vështirë të gjendet.

15 komente në “Historia e Shqipërisë: Mes tezave hungareze dhe atyre osmane!”

  1. rroku says:

    osmanet e demtuan rende territorin e Shqiperise duke mos e njohur shkeputjen e saj prej tyre dhe duke mos e mbrojtur dot nga fqinjet. Kjo eshte e verteta – dhe ata sot kane detyrimin historik qe te mbrojne Shqiperine ne cdo rast nga fqinejt e ndyre greke e serbe.

    1. Skypion says:

      Nuk ka gje me te gabuar sesa ta shikosh historine nga kendveshtrime sentimentale mes vendesh dhe popujsh.Gjithashtu,eshte krejt i gabuar edhe theksimi i tepert, panevojshem i faktorit fetar.
      Te dyja keto jane semundje e historigrafise sone te diteve te sotme.Bile,aq e vertete eshte kjo,sa edhe historiografia komuniste,ne keto dy aspekte,qendron me lart,sado paradoksale(qe,ne fakt, nuk eshte) te duket kjo!
      Eshte per te te ardhur keq kur lexon e degjon personalitetet e kultures sone ne fushat e tyre,historiane apo studiues publiciste qofshin keta,tek shprehen me superlativa per Austrohungarine,per dashurine apo dobesine e saj pe shqiptaret,rracen e kombin shqiptar.Ne fakt,edhe keta jane te vetedijshem per alogjiken e “argumentit sentimental” ,por ,per ironi prapeseprape aty dalin !
      Austrohungaria mbeshteti fuqishem krijimin e nje shteti shqiptar,e kjo, jo nga dashuria e madhe per ne,por, per nje llogari te ftohte gjeopolitke;sidomos,per kunderpeshe ndaj Rusise qe,me ane te mbeshtetjes se popujve sllave te Ballkanit,synonte hegjemonine ne kete ane te Mesdheut.Kete e dine te gjithe,mirepo ,pse shume historiane apo studiues e shohin kete nga nje veshtrim i theksuar sentimental?!- Shume e thjeshte:shtetet e medha,e aq me shume perandori te tilla si ajo Austrohungareze,perdorin ne menyre te koordinuar te gjitha mjetet per te arritur qellimet e tyre,qe nga ato politke-diplomatike-ushtarake-ekonomike e deri tek ato kulturore.Kjo e fundit ka te beje me argumentin tone,sepse,sic e dime,ne ate kohe kemi patur nje bum studiuesish dhe albanologesh nga perandoria duale,qe ngrinin lart kombin shqiptar dhe vlerat e tij;pati interes te theksuar nga shtypi i kohes i perendoris,por edhe nga fusha e artit.Te gjitha keto perkitje nuk jane te rastesishme(natyrisht,qe ska te beje as edhe me ndonje konspiracion te mirellogaritur),por eshte krejtesisht e natyrshme,sepse,keshtu ka ndodhur dhe ndodh e do te ndodh perhere ne histori.Pikerisht ketu ngaterrohen studiuesit tane,te cilet,te dhene shume pas anes kulturore,lene ne hije arsyet e verteta te interesimit Austrohungarez per shqiptaret.E njejta gje edhe me perandorine Osmane.
      Theksimi tjeter i panevojshem dhe i demshem per historine,eshte ai i faktorit fetar.Eshte nje semundje shume e perhapur tek mjaft historiane dhe studiues shqiptare,aq sa i ka bere qesharake ne syte e kolegeve te tyre perendimore,sidomos,me ate manine e semure,per te theksuar kristianitetin e shqiptareve deri ne idiotesi!
      Per ta ilustruar kete,po sjell nje shembull,nga ana e kundert,nga ajo ane qe sulmohet, pikerisht, kjo marrezi historianesh shqiptare;po marr ate te te ndjerit A.Klosi,i cili,pasi u tall mire e paq(dhe me te drejte) me shume e shume historiane dhe studius shqiptare,ne lidhje me Skenderbeun dhe epoken e tij,ne fund,tamam si ne komedite,u be edhe vete pjese e atij komiciteti aq te tallur prej po vete atij. U be ,sepse, per zotin Klosi Lidhja e Lezhes e Skenderbeut ,me shume se cdo gje tjeter ishte nje lidhje princash orthodoksesh…!
      Skenderbeu,si te gjithe zoterit feudale te kohes se tij,kudo ne Ballkan dhe Europe,para se gjithash ,vepronte si i tille,pra si feudal,por,kjo edhe e lidhur ngushte me aspiraten e tij,po ashtu legjitime ne ate kohe,per tu bere edhe me shume se nje prijes rajonal,per tu bere mbret.Prandaj,edhe ato varavinga te tij ,sa nga ortodoksia ne muslimanizem dhe ne katolicizem.Zoti Klosi i dinte keto fort mire,por per ironi,edhe ai nuk mund te shkeputej totalisht nga theksimi i ketyre faktoreve te rendesishem,por aspak themelor.Kur ndodh(i) kjo me nje studiues si Klosi ,imagjino me te tjeret se c’ndodh!

      1. raimond vlonjati says:

        Tnai te thuash ate qe eshte, jo per inat meqense Klosi mundohej te hiqte Skenderbeun nga panteoni shqiptar , por Klosi ishte nje medioker, dhe i rendomte fare,

        Psh Klosi fliste per Skenderbeun dhe nenen e tij mbi bazen e nje historiani austriak, historian i cili nuk ka mbushur akoma moshen e pubertetit ..lol, se ai eshte historian djaloshar
        Por njeriu nukmund te kete pjekruin e nje mbi 50 vjecari ne gjykim kur eshte poshte 40 vjec …

        Ndersa ne lidhje me perandorine Osmane dhe Skenderbeun vete , ka folur nje nga historianet me te mire te botes moderne Lord Kinross,
        qe eshte nje personalitet me experience pune studimore dhe jete
        Dhe librat e tij kane mbuhsur biblotekat e New Yorkut, Londres etj…dhe Klosi nuk e pa aspak te aryseshme ti referohej edhe ketij studjuesi te famshem …..por sapo gjeti dike qe hidhte nje hije dyshimi…. mbi Skenderbeun , u sul me vrap dhe e trumbetonte me te madhe ….

        Nuk ka studjues serioz ne bote qe merret me periudhen e mesjetes dhe te mos kete folur per Skenderbeun…..ndersa Klosi i referohej vetem atij kalamkut austriak

        Nejse mo, ne lidhje me historine e Shqieprise se asaj kohe , historiiografia e ekohes se Enverit i ka vene pikat mbi i me kohe dhe ne menyre teper shkencore , saqe edhe perfaqsues te historiografise boterore te sotme ju referohen atyre stdujeusve shqiptare te asaj kohe–

        NDAJ NUK BESOJ SE KA NGELUR NDONJE GJE PER TE BERE STUDJUESIT E SOTEM….

        Keto te dhenat e osmaneve dhe te austro-hungarezeve, mund te ndihmojne per te bere analiza historike dhe per ti krahasaur me rezultatet e historianeve tane , per te gjetur me common sense ate qe eshte me e plote ne ato kohe

        Historia nuk eshte botim i fakteve te asaj kohe qe jep nje burim apo nje tjeter,
        por eshte nje konkluzion qe del nga nje analize me common sense te fakteve qe japin burimet e ndryshme …

  2. shqiptari says:

    Do mund t’i kerkoja Redaksise se Gazetes DITA qe, kur vjen puna per koncepte historike, te botoje vetem shkrime ekspertesh, qofte edhe kunderthenes, por qe gjithsesi te jene eksperte. Thone qe as Zoti nuk e ka fuqine t’a rishkruaje historine, pa le me diletantet.

    1. Dean says:

      Shum e vertet,shqiptari.
      Ky artikull eshte thjesht 1 nga ato thashethemet qe bejme neper kafene.
      Eshte 1 nga shkrimet me te TMERRSHME dhe me BOSHE qe kam lexuar.

    2. beso says:

      po o shqiptaro,gazetat duhet te shkojne para nje komisioni te akademise se shkencave per çdo artikull,fut nja 5 artikuj per gazete,30 gazeta ne dite,1 ore per çdo mbledhje akademie;e kupton vete sesa shtrenjte eshte pazari!Dallo ndryshimin midis nje opinioni/artikulli gazete nga libra te mirefillte shkencore;po deshe te lexosh gjera te tilla duhet te blesh libra te tille.Gjithsesi,autorit i ka bere pershtypje se nga ç’vizion duhet shkruar historia;kujt versioni t’i besojme?Ketu ai ben nje gabim,per mendimin tim,pasi ketu nuk behet fjale se duhet shkruar historia sipas vizionit turk apo austro-hungarez;historia eshte nje disipline rigoroze qe shqyrton fakte e ngjarje te deshmuara gojarisht,ne trajte dokumentesh,etj.Pra,te”shkruash”historine do te thote qe te mbledhesh sa me shume materiale historike,si ne arkivat turke,ne ato austro-hungareze,vatikane,veneciane e kudo qe gjenden,duke i konfrontuar ato dhe versionet e tyre.Nuk ka sesi historia jone”flet”turqisht apo”hungarisht”,ajo merr ne shqyrtim arkivat e ketyre ish-perandorive ne lidhje me ngjarjet mbi vendin tone.Cdo vend tjeter ka vizionin e tij mbi vendin tone,quaje per interesa,quaje per fqinjesi;çdo vend ka tezat e tij mbi nje tjeter,por kjo nuk ka shume lidhje me disiplinen e historise.Pushtim i bute ai turk?Epo,kur te shfarros me fis e me fare,te rri edhe 500 vjet mbi koke,te ndalon gjuhen,fene,etj,po eshte ky pushtim i bute atehere une jam marsian.Termi”pushtim i bute”nuk thuhet per nje vend qe pushton me ushtri,quhet per ndikime kulturale dhe bollek shkembimesh tregtare,dominim,psh,mbushja e tregut shqiptar me kinkalerira dhe rroba kineze eshte nje lloj”pushtimi i bute”-se nuk kushtojne shtrenjte e s’qe nevoja per ushtrine kineze,po ashtu edhe Amerika na ka pushtuar bute,me kulturen e saj te natyres konsumiste,me filma dhe me lajme interesante per Kim Kardashian;psh Kimi n’a ka pushtuar bute me ate plaçken famoze;nuk i thua dot pushtim i bute Turqise otomane qe solli tri here sulltanet me ushtri 50-70 mije vete dhe shkulen me rrenje e me dege shtepi dhe fiq,rrush dhe kumbulla.Ose,Mero e ka nga zona Ali Pashen,ate e binden bute fare qe te hiqte dore nga kryengritja,duke ia prere koken.Ketu po qe ia fut kot autori.

  3. PATRIOTI says:

    Fqinjet Serb dhe Grek nuk na duan sa me shume TurkoFile dhe AraboIslamik behemi. Nuk kane asgje me Shqipetaret dhe Shqiperine por me Tradhetaret e Historise dhe te Besimit te Krishtere (KUPTOHENI).
    Synimi i kultures Persiane ishte dhe eshte te zaptonte (qe ne lashtesi) Ballkanin dhe Evropen, kz eshte thelbi dhe mos degjoni Pseudopatriotet.

  4. Landi- Sverige says:

    Sipas ketij Dhionisit te Xhafajve, e para, ngaqe “pushtimi osman ishte i gjate ai u perkrah nga shqiptaret”(!!!!) dhe e dyta, osmanllinjte kan ndjekur nje “politike te bute” ndaj “popullit si vella shqiptar” dhe se vetem po te ngrije koken ta kepusnin (fjalet e mija) ose sic shkruan Xhafa ne vazhdim “perjashto disa kryengritje te segmentuara ne kohe”!!!!!! Nuk na thua more Xhafa per problematiken tende ndaj dy perandorive qe “ndihmuan” kombin shqiptar, ti ke teze mbron ate te arkivave te Stambollit apo ate te Vjenes?! Apo dhe ti ske kujt tja prishesh e kujt tja ndreqesh??!!

  5. palohistoria. says:

    Kot mundohenoi, Skenderbeu ka lindur ne viqidol.

  6. SalHajdarDemokrati says:

    Turqit politik te but me shqiptart!?
    Po ata nuk i lan edhe shkoll ne gjuhen shqip….

  7. PrapambetjetOsmane says:

    cok gyzel-et e ballkanit, stersternipat e mahmut sulltanit !

  8. ali says:

    Shkrim mejhanesh kur bashkebiseduesit jane bere xurxull dhe s’dine c’thone ! ”Fali o zot se s’dine cka thone”.

  9. Ladi says:

    Jo, more jo, eshte shkrim tipik anti shqiptar, per tu shprehur me edukate..

  10. Fred says:

    Shkrimi eshte nje publicistike e rendomte, nuk sjell as ndonje fakt historik te mirperkufizuar, as edhe ndonje analize te detajuar.Do ta shikoja me teper si nje gati alegori me politiken tone te re te jashtme. ne lidhje me aleatin e rizbuluar”strategjik” Turqine,Autori thjesht duke perdorur ato qe di ai per historine e shqiperise, ka dashur te thote qe mes 2 te keqijave duhet zgjedhur sipas tij ajo me e vogla Austro Hungaria (perndimi ne kete rast)

  11. Mark Gjonaj says:

    Shume mire komentuesit:

    Ashtu siq eshte e ndare fillozofia, astronomia edhe historia ka ndarjen e rrymat e saje, por neve cdo devijim na kushton shtrejt riparimi! Marrim profetet, sejcila fe mund te mburret se une e kam me te mire, marrim figurat e mesjetes, i interpretojne sipas perkatesise fetare,disa per skenderbeun se ishte atlet i krishterimit dhe qe atehere donte te kercente me kale ne Evrope; tjetri feston diten vdekjes se Sulltan Muratit si diten e vdekjes se kombit shqipetare dhe Perendia qofte me ta dhe me ne, ne do t’i jemi besnik pergjithmone! Po keshtu specialistet e Vatikanit e pompojne Nene Terezen me gjera te paqena, vetem e vetem se kjo eshte produkt i fese dhe ajo katolike nxjerre figura te tilla! A e shikoni sa me shume “gjeneral” per bizneset tona…~! Ah, sikur te ngjalleshin dhe t’i pyesnim ato cfare do te thoshnin. Nga nje spekullim kalohet tek tjetri dhe sot xhevahiret e studjuesite te Migjenit lajmerojne se nuk kemi dite ta lexojme ate, kur ai nuk ka sgje per t’mos kuptuar, ashtu siq vdiq i ri, edhe vepra e tij e shkurter do te mbetet gjithnje e re dhe aktuale. Po si m’ja ba more hallit dhe t’i kethejme buzqeshjen klerit, duhet me ba nje diskutim te gjere dhe jo ta kuptojme si me pare por si i duan kleriket. Ore, i leni njerzit ne lirine qe fituan, i leni te lexojne dhe komentojne lirshem per kohrat qe shkruan, apo vlerat qe mbarten e gjejne veten kudo e kurdohere. Thelbi vepres se Migjenit eshte Mjerimi…! Ai shkroi te verteten sepse e kishte zene trishtimi, kafshate qe s’kaperdihet eshte or vella mjerimi…! Heje more bela hej, duhet holumtuar e pyet se ne cfare partie mund te kete qene Migjeni? Pra as qe duhet pranuar shkrime delitante e pa pergjegjesi, se cdo Perandori ka ardhur jo per te mire, por per t’na pushtuar dhe heq identitetin, prandaj dhe jemi te dobt dhe te pabindur kur nuk bejme pyetjen cfare kerkojne kuajt e Austrise ne token tone! Pikerisht artikullshkrues qe biene pre e thashethemeve qe me shume finese, fshehtaz i hap kleri dhe keta behen tellalle me shkrimet e tyre dhe vetem nje shkrues i marre mund te thote se ishte sundim i bute ai otoman…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje