Zullumqar deri në fund

11 Gusht 2013, 16:39Blog TEMA

Nga Petrit Qejvani

 

Berisha gjatë karrierës së tij politike ka bërë shumë zullume. Dhe si çdo zullumqar i vetdijshëm, edhe ai do ta mbyllë ciklin e tij politik me zullume. Me një fjalë, ai nuk ka ndërmend të heqë dorë nga huqet e tij të vjetra politike.

Berisha është politikan i tipit “silur”, që do të shkojë pa tjetër atje për ku është vetëtelekomanduar. Asnjë rrethanë, sado e rëndësishme, nuk ndikon në trajektoren e sjelljes së tij politike. Ai nuk i ndjen rrethanat, kur ato janë të pafavorshme për të. Përkundrazi.

Duke qenë një politikan kontraversal, ai mendon se rrethanat duhet t’i përshtaten atij dhe jo ai rrethanave! Ai vepron si një makinë e kurdisur, që do ta çojë deri në fund programin e vet. Edhe sikur kjo të ishte shkatërrimtare për të. Ai shpesh jeton në një botë virtuale, produkt i delirit, paranojës dhe narcizmit të tij, jo vetëm politik.

Me një kokëfortësi dhe fodullëk provincial, ai “harron” se shqiptarët politikisht e kanë rrëzuar më 23 qershor. Pra, ai realisht nuk është kryeministri aktual i Shqipërisë, por kryeministër dezhurn për muajt e verës. Mirëpo kjo nuk e pengon atë të marrë vendime, ndonëse Kushtetuta ia ndalon, njëlloj si të ishte kryeministër i rizgjedhur. Vazhdon të japë koncensione, të bëjë privatizimet e fundit të asaj ç’ka mbetur nga prona publike, duke anatemuar opozitën- maxhorancë se ajo do t’i anullojë këto vendime, duke i shtetëzuar sërish, duke dashur t’i trembë shqiptarët me gogolin e Marksit…

Qëllimi i gjithë kësaj megalomanie destruktive është t’i lërë opozitës sa më shumë litarë nëpër këmbë. E gjitha kjo brenda “filozofisë” së  tij të “ngrirjes së buzëqeshjes” fitimtarëve, domethënë qytetarëve. Ndër vendimet e fundit janë dhe ai për importimin e 2600 ton plehra nga Italia dhe Greqia, duke i bërë karshillëk Kushtetutës dhe referendumit të pritshëm të dhjetorit për mosimportimin e plehrave nga jashtë dhe maxhorancës së re, që ka deklaruar se do ta anullojë ligjin për importimin e plehrave, ai për shkatërrimin e zonës së ruajtur të Nartës, rishitja e dështuar e ARMO-s, falja e SHQU-së Partisë Demokratike e kushendi ç’do shpikë derisa të dorëzojë çelësat e qeverisë, në mos po ndërron mendje në çastin e fundit dhe i flak çelësat në lumë…

Natyrisht, të gjitha këto i trumbeton në emër të kapitalizmit, paçka se pas tyre fshihen afera dhe përfitime personale marramendëse. I mundur, por krenar, ai ecën serbes nga dera e sallës së mbedhjeve të qeverisë deri te kolltuku i tij, thua se çudit dynjanë.

Nuk e kuptoj pse televizionet e japin paradën e tij nga hyrja në sallë te kolltuku i tij! Me sa duket ju pëlqen ecja e Berishës, autoritarizmi i tij dhe fakti se ai mund të ishte një oficer i mirë, sidomos për rreshtore! Është vërtet groteske dhe mbresëlënëse!

Mbetet që ministrat e tij të çohen në këmbë kur hyn ai triumfator,  për ta bërë të plotë “madhështinë” e ceremonisë rutinë. Ndërsa nuk kemi parë në mbledhjet e qeverive të vendeve të tjera europiane një skenë të tillë, veç kryeministra të ulur, që drejtojnë mbledhjet e kabinetit qeveritar.

Sigurisht, ky trim që s’e njeh tutën, sillet kështu pasi deri tani, edhe pse ka djegur e shkatërruar Shqipërinë si më 1997, edhe pse ka bërë disa gjëma gjatë 8 viteve të çqeverisjes së tij, nuk ka dhënë llogari për krimet e bëra.

Berisha, i mësuar me përkëdhelje pikërisht kur duhej ndëshkuar, është si ai nxënësi problematik i klasës, që mësuesit duhet ta falin edhe kur bën veprime të pahijshme, edhe kur prish mësimin, se mos na ikën nga shkolla dhe përmbyset dynjaja…

Berisha bën pjesë në ata politikanë, që as skuqen dhe as zverdhen, që nuk e njohin as turpin, as frikën. Pra, të pacipë. Këta janë kategoria më e rrezikshme e politikanëve.

Me këta tipa sjellja më e efektshme dhe rezultative është ndëshkimi. Dhe jo vetëm me votë, por dhe dënimi nga drejtësia. Çdo sjellje tjetër në emër të tolerancës dhe luajalitetit, të “shpirtit demokratik”, të trajtimit “human” të opozitës do të thotë që Rilindja të dështojë që në “lindje”.

Me Berishën nëpër këmbë nuk ecet, pale të ecet shpejt!

36 komente në “Zullumqar deri në fund”

  1. V. Bylykbashi says:

    saliu e ka vendin ne qeli.

    1. Vlora says:

      dhe po se beri rama,,, do te thote se edhe vete po ben gati qeline e tij, pas 2017.

      shqiptaret nuk e nxoren berishen ne pension po e denuan per te shkuar ne qeli,,,,dhe kete “prokure’ ja dhane rames me 23 qershor.

      te shofim cdo te beje rama.

      1. Rudina says:

        Rama t’i rruaje bishtin Berishes.

    2. Ramy says:

      Saliu iu nxorri nga sketerra more flliqesira qe hani kak pa pike turpi, ptuuuuu rrace perverse dhe mosmirenjohese

      1. Vlora says:

        nga cila sketere more shpellar na nxori saliu.

        ne jemi den babaden qytetare dhe te shkolluar ne perendim qe nga baballaret, gjyshrit e strgjyshrit tane more ramadan shpellari.

        berishen e nxorem ne nga shpella dhe donim ta qyteteronim ne tirane, por ai dhe ju perseri shpellar mbetet.

      2. NjeQytetarOptimist says:

        Ramy, tipa provincjal si ty, do e njohin mire nje demokraci rreale ne vitet qe do rrjedhin..Mbas 6-7 vjetesh do ta shohesh sketerren ku ke qene..Koha do ta vertetoje…Sali Berisha ishte nje mallkim I popullit shqiptar..Der atehere mos na u kthe ne socjalist me te zellshem se ne..

      3. tekniku says:

        Kush je ti mor debil i lindur.Saliu jot eshte fytyra me e urryer qe ka nxjerre ky vend ndonjehere.

    3. Devolliu says:

      Ky HAJDUT, KRIMINEL VRASËS GJAKATAR duhet çdukur.

  2. Ku Je Enver? says:

    Zullumet s’kane te sosur. Shikoni guroret ne zemer te Shqiperise, Rinas – Tirane. Nje Gerdec i Dyte:
    http://imazheshqip.blogspot.com/2013/08/a-e-gjeni-dot.html

    1. Ramy says:

      Autori qe nga emeri tregon se eshte bageti,(Petrit Hejvani) ske pse e zgjat me, Hejvani iu shkruan ketu deleve te tij dhe blegerimat e tyre s’kan te ndalur

  3. rroku says:

    Shqiptare kudo qe jeni edhe ju te PD me ne fund,

    mbajeni o rrini larg ketij infeksioni SB qe ju ka prishur jeten, qetesine dhe te ardhmen.

    Vetem nje fakt do ju kujtoj: nese nuk do ishte Ed rama dhe Ilir Mata – Shqiperia do te kishte kryeqytet Tiranastanin – nese e mbani mend, nese jo keni ne internet foto te asaj kohe – SB e ktheu Tiranen ne Hale Kombetare !!! Shikoni Atdheun tani perseri ky virus i piste SB – vetem plehra, ndertime idiote dhe skamje pa fund.

  4. palla says:

    Konklusioni: Saliu eshte imbecil, psikopat, tarallak… dhe aq me teper jane te till ata qe e kane ndjekur dhe e ndjenkin ate (Saliun) nga pas!!

  5. Zeni says:

    Berisha eshte i cmendur.Ai duhet mbyllur menjehere ne spitalin psikiatrik dhe pasi te beje kurat e duhura te nxirret para gjyqit dhe te jape llogari per te gjitha zullumet qe ka bere dhe vazhdon te beje. Si cdo i cmendur qe mendon se gjitha te shendoshet jane te cmendur,kurse ai eshte ne rregull edhe Berisha nuk mendon se eshte i cmendur,po te cmendur jane ata qe nuk e perkahin.Atij i duhet treguar vendi,ne menyre qe brezat e ardhshem te zene mend dhe te mos veprojne me si ai qelbesire.

  6. plaku i dine says:

    Degjoni plakun….,nese Edi Rama nuk e fute ne burg Salin,Lulin, dhe Shkelzen e Argiten me shoke e shoqe….Edi Rames i flakerrin karikja brenda 2 jave………….

  7. rebeli says:

    Saliu eshte nje i semure psiqik dhe kaq.Pasojat i ka lene te renda,por faji eshte i semundjes dhe i atyre qe e rrethojne.

  8. Marku says:

    Jam i bindur se pas pak muajsh anje shqiptar nuk do te pranoje se ka votuar ndonjehere per kete njeri,per faktin e thjeshte se do i vije turp ! Ky ishte shkaterruesi total i Shqiperise dhe turpi i shoqerise shqiptare.Ne fund te fundit,pervec te tjerave qe nuk ka liber ti pershkruaje,ai la pas nje kulture politike ku gjysma e popullsise eshte armike deri ne vdekje per gjysmen tjeter dhe nje shtet qe ka debuar me shume se nje te treten e popullsise jashte atdheut ! Historine e tij ne krye te shtetit eshte nje faqe e zeze ne historine e shtetit shqiptar,ate nuk do te na e thone te tjeret sipas qejfit sepse jo eshte e jetuar dhe e dokumentuar.

  9. Zoti Mero pa medyshje eshte luftetar i brezit te pare te zjarit ndaj nje pushteti te kethyer prej kohesh ne regjim anti popullor dhe pa dushim duhet jete roje vigjilent dhe te preke e kore produktin e punes dhe venjen e dhenjen e drejtesise ne kete vend , mendoj duhet te vazhdoje te jete nje ” Edmont Dntes ” i shqiptareve e shqiperise . dikur kam lexuar ne viti 93 i V Hygo nje thenje :” Ne qofte se nenshkon ujkun je pergjegjes per qingjat e shfarosut prej ti , N q S nuk nenshkon Skifterin do jesh pergjegjes per viktimat e shkaktuar nga kethetrat e tij

  10. papu says:

    Saliu eshte ai qe eshte dhe burgun e ka shume pak. Por monstra te tilla si ky, Zogu, Enveri [jo]cuditerisht krijohen dhe veprojne vetem ne vende si Shqiperia. Perse? shume e thjeshte, pergjigjen e ka dhene i madhi Harry Fults ne vitet tridhjete; Ju hoqi studenteve nje vakt nga tre te tilla per te pare reagimin e tyre. Reagimi? Zero, nul. Pastaj hoqi vaktin e dyte reagimi i njejte, hoqi vaktin e trete, perseri asnje reagim, asnje ze. Cfare tha? Si lum ai qe ju apo do t’ju qeverise juve. Keshtu populli jemi keta udheheqes nxjerrim.

  11. tom says:

    Te sigurte jeni qe eshte “i vetëtelekomanduar”?

  12. YP XHIXHI says:

    saliu gjeti beri bravo i qofte

    1. Ilir Gruda says:

      Per krime-thyerje ligjesh,korrupsion…nuk thuhet ,i lumte’……….Ketu edhe drogaxhinjte e mbaruar qe flene jashte me qen(‘per qefin e tyre’).nuk thone nje qe te tille po te pyeten per qeverine e tyre…….

  13. Horri i Bulevardit says:

    Bota keta qelbanike, ose i con ne psiqiatri te ngujuar deri ne vdekje me kemishen e forces, ose i con ne burg ne lagjen e pederasteve.

  14. Varfanjaku says:

    Saliu ndjen kenaqesi vetem kur shikon se arrin t’u ngrije buzeqeshjen kundershtareve.
    Tani kjo enderr i ka mbetur

  15. Stef Staku says:

    ANALIZE : iSH – Presidenti i Austrise duhet ti kerkoje te falur kombit Shqiptare per riciklimin e plehut Berisha.
    Prodi nuk ka nevoje pasi eshte komunist sikurse Berisha.

  16. ali says:

    Berisha thjeshte ka qene dhe mbetet personi me grotesk qe njeh historia e kombit tone. Ky personazh
    delirant as nuk skuqet as nuk zverdhet . Ai nuk e njeh turpin dhe namuzin. Sa per friken i them artikull-shkruesit Berisha e njeh aq shume sa asnjeri nga ne s’mund ta imagjinoje. Por une i rekomandoj lexuesve
    te shikojne sekuencat e vitit 1997 -te . Aty do te kuptoni sa trim eshte ky njeri bajraktar primitiv,tribalesk,
    hajn,kriminel etj. etj.
    Diten e gjyqit do ta shikojme sa trim do te jete kjo bushter e felliqur !!!!!!!

  17. vlora 01 says:

    TE LUMTE PETRIT JE REALIST

  18. tani says:

    O PETRIT, jam me ty koke e kembe .Nese ky halldup nuk vihet para ligjit ,jo RILINDJE po as edhe per rikrijim te embrionit nuk ka per tu ber llaf .

  19. boing777 says:

    ky moster e di fare mir qe populli tij smundet ta shohi me me sy,,por si nje njeri monstruoz i pa shpirt qe esht dhe ky nga inati qe ka karshi ktij populli po e ben tamon si nje 97 por me pa arm duke vjedh e shkatrruar cgjen perpara….kta qe do vin ne pushtet nese drejtesin nuk e fillojn tek ky i pari ,,a,teh rroft rivjedhja jo rilindja.

  20. Dylber Kushtevica says:

    Sali Berisha Qen Zarbahane nuk ka lene HALE pa trazuar gjate gjithe jetes te tij te ndyre .

  21. Gjin Musa says:

    Une e kame thane dhe vazhdoje ta theme,qeveria e kryesuar nga Edi Rama ne se nuke dergon ne qelit e burgut Sali Berishen dhe kasten e tije korruptive pushtetin e ka te deshtuar pa filluar.
    Kompromise nuke duhet te kete ne kete drejtim,ne se duame nji shtet ligjore dhe demokratik.

  22. pelivan says:

    Mare me shkurtime nga poema humoristike,KALI NGORDHI, SALA I RRI HIPUR!

    Profeci e Namik Hotit,
    doli dhe qelloj ne shenje!
    Kur tha,sala bjen nga kali,
    po e zu ndonje geshtenje…

    Po u’a them,si e mendoj,
    une e kuptoj ndryshe Hotin!
    – Plumbi qe buron nga soji…
    Ze vec trimin,me te zotin!…

    Shkuan vite,mbi njezete!
    Plumbat moren arratine,
    Shyqyr dreqit,qe kismet,
    qe asnje,s’poqi Saline…

    Ja te rron prap shengjeraku,
    (Kali ngordhi,ky kaluar),
    Dje hiqej shtepi oxhaku!
    sot oxhak, me tyme shuar…

    Humbja e ka rrushkulluar…
    Tufa lulesh blu,u thane!
    Lulekuqet kane pushtuar,
    fushat-o, dhe malet tane…

    Sal,ti thave lulen blu (!)
    Lulen e pemes se rralle…
    tash aty mbolle nje Hu!
    Luli, do te mbij’ ne ball.

    Andaj ik e gjej’ nje vrime,
    o hidhrim njera ne thember!
    Nga burgu te ndan nje qime,
    tmerri po te fle ne zemer.

    Mos u mba kot ne takeme,
    ne dac ketheje koken prapa,
    te shoc gjithe sojen e qene,
    i’a kan mbathur me te katra…

    Mbathja sal se nuk je von!
    se dhe te zezen s’ta dua,
    Se kan’ gjet nje zile thone,
    te nje cjapi me patkua…

    Jane betuar, te t’a varin
    do bejne me ty gallat!
    eshte me shume se te te vrasin
    eshte murtaj zilja ne qafe…

  23. lira says:

    Rama nuk besoj se nuk e ka kuptuar voten e 23 qershorit.
    Por sidoqofte shkrime si te Z Qejvani apo dhe disa te tjere duhet ta kujtojne ate se shqiptaret votuan Rilindjen por jo me Vdekjen neper kembe.
    Nqs Meta do luaj rol pengues qe keta horra te shkojne para drejtesise te jete i sigurte qe populli nuk do ta fale.

  24. fejzi rrokaj says:

    Si zullumqar qe eshte, nje dite do ta paguaj zullumin, se te gjitha ne kete bote lahen. sado qe te hidhet e perdridhet, dardha e ka bishtin mbrapa.

  25. al says:

    JA LEME KOHES ,POR NJE GJE TE DINI, QE QEVERIA E RE DO TE VEJE RENDIN DHE SHTETIN LIGJOR, SE ESHTE KERKESE E PARTNEREVE TANE KRYESOR BE DHE USA. SA PER CA LLAPAQEN SI AJO RUDINA DHE RAMY ,DO TE KUPTOJNE QE SI KOQEVAR QE JANE TE MESOHEN ME RREGULLIN DHE LIGJIN. TE SHOHIM DO TE DENOHET KRIMI I QEVERISE BERSHA? JA LEME TE ARDHMES PO DO NGELNI ME GISHT NE GOJE. SDO GUXOJE NJERI TE PERDOR DHUNE KUNDER QEVERISE SE RE SE DO MARRI ATE QE MERITON NGA SHTETI DHE NGA NATO. KUSH PREK RENDIN KUSHTETUES TE PARTNEREVE TE NATOS, AJO I PERGJIGJET ME DHUNE. VOTA ISHTE PLEBISHITARE DHE DO TI THYJ KOKEN CA PLEHRAVE SI RUDINA DHE RAMY.MBYLLNI GOJEN SE NA CAT DERRASAT.

  26. Iris says:

    Shkrim shum i bukur.

  27. Ai says:

    MALLKUAR QOFTE KJO QEVERI QE VJEN nqs nuk e fut malokun bashke me horrat e tjere ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje