Të jesh i ri në shqipëri është jashtë mode

11 Gusht 2013, 20:36Blog TEMA

Nga Rigels Xhemollari

 

12 gushti, që shënon edhe Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, na kujton potencialin që ka rinia e një kombi si pjesa më vitale dhe më aktive e tij. Sot të rinjtë në vendet perëndimore protestojnë për të drejtat, papunësinë, arsimin dhe kushtet sociale. Ata e demonstrojnë rininë me rebelizëm dhe energji të pashtershme drejt mundësive më të mira.

Po sot “i riu shqiptar” po shijon një ditë plazhi nën rrezet e diellit dhe nuk e shqetëson fare e ardhmja që i përket atij. Ai nuk ndjek modën e të rinjve nëpër botë që konkurrojnë me arsimim sepse të qënurit i suksesshëm në shkollë në Shqipëri nuk është tregues i rinisë. Nëse të rinjtë nëpër botë sot karakterizohen nga të qënurit aventurierë dhe shpirti eksplorues, për të riun shqiptar i vetmi eksplorim ka të bëjë me avujt e alkolit, gjë që nuk e dallon as nga mosha e tretë dhe nuk përpbën asnjë vlerë. Moda e rinisë europianë sot priret tek të qënurit pionerë të inovacionit në art dhe kulturë, gjë që rinia jonë, tifoze e basteve dhe partive politike, nuk e suporton dot. Kudo në botë i riu është njeriu që shpik sisteme të këndshme jetese duke shpenzuar pak, e kundërta ndodh në Shqipëri ku rinia pa mund e djersë përdor makinat e fundit dhe shpenzon pa kriter.

Studimi më i fundit mbi rininë shqiptare nga fondacioni “Friedrich Ebert” rreth tendencave, vizionit dhe aspiratave të rinisë shqiptare na tregon se 25 përqind e të rinjve nuk lexon asnjë libër, 84 përqind e tyre mbështeten fort tek familja, 54 përqind mendon se do të punësohet pas studimeve të larta. Ky ponderim perforcon edhe njëherë qëndrimin se rinia shqiptare është jashtë mode, e varur dhe në udhëkryq sa i përket së ardhmes.

Pas gjithë kësaj analize e kam të pamundur t’i jap një zgjidhje, por kënaqem me faktin që shumë miq të mi janë dakord me konstatimin tim.

19 komente në “Të jesh i ri në shqipëri është jashtë mode”

  1. beso says:

    per fat te keq shume dakort.

  2. Ligor Luarasi says:

    KUSHTI Nr1
    ~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
    Shqiperia ka 100 vite qe i hallet,streset e saj nuk zgjidhen ,s’kishim rruge por nuk vriteshim keshtu,etj,etj.
    Kur vjen puna si,kur,do zgjidhen hallet e saj,punet ngecin,PSE?
    sepse kushti Nr1 i egzistences normale te shqiptareve eshte DREJTESIA, kjo mungon ne Shqiperi,nuk e kane lejuar drejtesine qeverite te veproje e pa varur,te ndeshkoje KEDO,KUSHDO QOFTE, qe shkel ligjet.
    Rruga e zgjidhjes eshte: DREJTESIA E PA VARUR NGA POLITIKA.

  3. albanian eagle says:

    Kur nje gazetar i huaj vizitoj shqiperine ne vitet 90 e perkufizoj keshtu rinine shqiptare me tre karakteristika qe e dallojne prej te tjereve.

    1-Dhembe te rene.

    2-Kepuce te zeza.

    3-Uri e thksuar seksuale.

  4. atila says:

    Kjo rini e sotme pa aspirata,pa idele,pa prespektive noton mbi endra te genjeshterta ngritur mbi avuj alkoli e droge dhe mbi idhuj te rreme qe pasurohen brenda dites mbi djersen,trupin dhe gjakun e sklleverve te kohrave moderne. “Si eshte rinia sot do jete atdheu neser” thenie qe me ben te mendoj se neser atdheu do jete pak si pub,shume si bordello e me teper si azil dembelesh qe drejtohen nga nje tufe injorantesh me diploma fallco.

    1. D.H says:

      edhe me ndihmen tende Atila edhe me deshiren tende….brezi i korruptuar ne palce si puna jote e ka bere kete rini te tille

  5. ?! says:

    rrofte lazarati dhe prostitucioni kjo eshte e ardhmja qe krijoi sali bajge berisha per rininine shqiptare harrova dhe ngujimet ne kulla.

    sa me injorante dhe e droguar turma aq me e lehte eshte per ta sunduar!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  6. llalla says:

    Nuk eshte vetem rinia. Dembelizmi, intelekti i kufizuar, parazitizmi……jane gjenetike tek ne shqiptaret. Kur ne vendet e zhvilluara njerzit punojne intensivish e krijojne teknologi te reja, njerezit ne Shqiperi – falen rrugeve, frekuentojne kafenet dhe restorantet, shikojne politiken si mjet per te siguruar te ardhurat, merren me letersi dhe filozofira ne gazeta de facebook, merren trafik dhe perdorim droge, merren me shitje e blerje leckash, zarzavatesh; merren me biznes kjoskash etj…

  7. Tani says:

    Autori e mbyll duke thene “pas GJITHE kesaj analize”…kur ne fakt analiza eshte vetem nje paragraf me cliche te tipit “ne perendim parajse e ne Shqiperi ferr”. Keto nuk i hyjne ne pune askujt. E kjo eshte gjithashtu tipar i vjetersise tek te rinjte.

  8. vlonjati says:

    ke plotesisht te drejte dhe faktori kryasor eshte mentaliteti oriantal myslyman te qeverisur nga njerez se njohin sportin dhe kulturen me nje president gjysmak dhe kryeminister psikopatdhe kryetar bashkie qullash.

  9. balzac says:

    Te maturuar para kohe nga hallet dhe vuajtjet!!!Shume te rinj i ka kapercyer rinia…

  10. Silva says:

    PO dhe une jam plotesisht dakort me sa shkruani me sipoer!Shpesh ja bej kete pyetje vetes:Ku do shkojme me kete rini shqiptare te ketij standarti?C’fare e ardhme i takon vendit tone nga keta te rinj te tille?

  11. Kelta says:

    Leri fete por problemi kyesor eshte mos zgjidhja e ceshtjes se prones qe sjell gjithe te keqijat. Populli yne ende nuk eshte ndergjegjesur dhe vazhdon te vjedhepronenapo ta toleroje vjedhjen dhe e ka bere si puna e strucit qefut koken ne rere dhe kujton se nuk e shohin, ashtu edhe populli yne qe thone se, per sa kohe une nuk prekem direkt apo per sa kohe qe edhe une vjedh, kjo ceshtje nuk me prek. Ndergjegjesohu o Popull!

  12. Zeni says:

    Mos u deshpro or i ri se dite me te mira do te vine/Erresira po shperndahet dhe drita e diellit do te shkelqeje edhe per ju.Kryeministri i ri qe zgjodhi populli shqiptar me 23 qershor,eshte nje njeri me mendime perparimtare dhe anon me shume nga e reja. Une kam besim te plote per kete.Si ishte Tirana para vitit 2000 dhe si e transformoi ai nga nje qender kioskash dhe plehrash,ne nje qytet perendimor te lulezuar,megjithese kryebashkiaku i ri,qe eshte kelysh i Sali shpellarit ndjek mesimet e padronit te tij dhe po e shkaterron perseri,por ju ngrejeni zerin mos e lini qe ai te veproje sikur kryqyteti eshte prone e tij.Persa i perket leximit te librave ,ju keni plotesisht te drejte.Por ajo varet nga vete te rinjt.Por te rinjt e sotem jepen me shume pas klubeve dhe Pub-ve dhe nuk mblidhen ne shtepi.Por i riu shqiptar ka edhe mjete te tjera nga te cilet mund te mesoje sic jane TV,radio,kompiuteri qe japin emisione te mira nga te cilet i riu mund te mesoje.Kryesorja tani eshte qe kryeministri anadollak theu qafen dhe u zevendesua me nje kryeminister te kohes me mendime perparimtare.

  13. punetori says:

    konstatimi eshte i sakte por mendoj se arsyet nuk janeato qe thuhen.
    Te rinjte ne Shqiperi kane humbur vizionin per perspektiven ne jete.
    Rinia e sheh veten larg vendit,ne emigracion ku eshtereklamuar parajsa,
    sepse aktualisht vendi ka mbetur pa zhvillimin e duhur.Shkolla duhet
    tu hap perspwktive me pune e jo duke bler diploma.Ne vendin tone deri
    ne rangjet e larta te shtetitka nga ata qe s’kane mbaruar shkolen eulet
    Suksesi me i madh eshte kur pasuria eshte ven me vjedhje,droge,prositucion e me c’do lloj poshtersie.Kjo nuk eshte
    demokraci,perparim,e zhvillim.Hapini perspektiva rinisedhe jetes ,mos
    reklamoni emigrimin.Le te mesojme nga bota e qyteteruar.Vetem civilizimi
    hap horizonte per rinine e gjith shoqerin.

  14. 8led says:

    Rinia qe jan rritur nga 90-ta e ketej kan pesuar trauma te jashtezakonshme…atyre ju vra shpresa dhe ndjenjat,u ndan nga shoqeria ne moshen mete bukur te jetes nga zhvendosjet e njerezve.
    Emigracion,te drejtat u shkelen,arsimi u degradua,rruget e pandershme u pane si e vetmja menyre per te mbijetuar.

    …Dhe kjo duket edhe ketej jashte shtetit.
    Sado rinia Shqiptare ketej esht per tu admiruar,ata punojne dhe pune te mira madje,shkojne ne shkolle prape ate magesi qe nuk merren me politike dhe pranojne me plot bindje c’faredo sistemi qe te jete ne fuqi ketej e Kane.
    Kur behet keq fare (kur s’ka me pune) ata shkojne ne nje shtet tjeter,vetem shtegtojne.

    Shume te rinj nga Shqiperia qe kan marr nje shtetesi tjeter dhe nuk duan te quhen me Shqipetar por jane krenar te quhen dicka tjeter prap e kan mangesine qe nuk duan tja din fare per gjendjen politike ne ate vend apo te jen aktiv ne lufte per te drejtat e tyre ne ate vend.

    1. era says:

      Rinia shqipetare me dembelja ne ballkan,jetojne tek mami dhe babi deri ne moshen 30 vjeç,rinia me parazite , tere diten ne kafe dhe te gjithe duan te bejne jete lluksi.Vertet ne brezi i 90 emigruam por kemi 23 vjete qe kujdesemi duke mbajtur me buke familjet tona qe jetojne aty.Te drejtat dhe mundesite qe me ka dhene vendi ku une jetoj ,shqiperia nuk mi ka dhene kurre.Ketu ku jetoj ndihem i lire dhe vleresuar per ate qe bej dhe jam e barabarte me vendasit e ketij vendi.Kthim ne shqiperi? Kurreeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

      1. anticensurë says:

        era
        “shqiperia nuk mi ka dhene kurre.”
        kjo fjali tregon se ti je një zog qyqjeje!!ti kërkon!!ti nuk përpiqesh të ndërtosh!!mos harro se atje ku të kanë dhënë ato gjëra që ti nuk i ke pasur në shqipëri,dikush tjetër i ka ndërtuar!!dikush është munduar!kështu që ti sot përfiton prej tyre!ta marrim për hipotezë se në atë vënd ku ti jeton dhe përfiton aq shumë,se do të ketë një krizë,ti ke për tu larguar prapë!ke për të shkuar të përfitosh diku tjetër!!
        era atë “kurrë”-n e gajtë,e ke thënë mirë!!do të ishte mirë sikur ta mbaje fjalën!!

  15. Profesori says:

    Të riun e edukon dhe e formon familja, shkolla dhe shoqëria. Mentaliteti i familjes sonë është akoma gjysmë feudal-anadollak. Shoqëria jonë gjithashtu, po lufton për të gjetur vetveten. Shkollat dhe dipllomat nuk i marrin të rinjtë me punë e studime, por i blejnë baballarët në pazarin shkollor e universitar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje