Atë ditë më kujtohet mjaft mirë ai moment, edhe pse rrezet e diellit të dukeshin sikur po të shponin çast pas çasti tabanin e kokës e ta vështirësonin bukur si boll, pamjen e pamasë të detit Adriatik, që, shtrihej krejt rehatshëm në këtë skaj të veriut. Janë ca skena aq të vogla që krejt rastësisht papritur dhe pakujtuar të hedhin në një gjendje shpirtërore që mendja të ikën e të le të shurdhët përballë këtij fakti, arratiset nëpër zgavrën e errët të përfytyrimit dhe vejevjen ngarkuar me gjithfarë trajtash që ngjajnë dhe s’ngjajnë me diç të jetuar më parë; ku shumë nga ne menduan se e kishin varrosur anash udhës, ku me siguri e kishte brejtur e kaluara.
Ishte një diell i fortë meskorriku dhe ashtu i shtrirë në shezlong për shtatpalqejfe nën hijen e çadrës të mbuluar plot e përplot me kallama kashte, rrija e kundroja tek mundohesha ta rrokja me të gjitha shqisat atë vijën lakore të horizontit, ku pritej qielli me detin, e cila në gjuhën e këtyre anëve shpesh thirret s’kapje.
Mjaft pranë meje, me sa më kujtohet, pothuajse tre metra largësi nga çadra ime, vjen një djalë i ri, rreth të njëzetave, i ulur në një karrocë me rrota bash në pikun e vapës, atëherë kur rrezet e diellit të duken se bien si shigjeta nga qielli pingultas në trupin tënd të butë e të pambrojtur. I shoqëruar nga e ëma, e cila me shumë vështirësi po e shtynte karrocën nëpër rërën e plazhit drejt pozicionit të hijes që çadra kishte krijuar. Mbasi sistemohen, tërheq termusin pranë vetes, i hap kapakun, nxjerr një shami të lagur dhe vazhdon t’i freskojë fytyrën, më pas gjoksin, shpinën dhe në fund pjesën e brendshme të krahëve. Megjithatë, për mua personalisht nuk ishte ndonjë pamje që nuk e kisha parë ndonjëherë, përkundrazi; më ka rastisur të shoh shpesh herë gjëra të këtij lloji. Pse jo, ndoshta edhe më të rënda. Por kjo e sotmja ishte diçka jashtë mase e veçantë. Ishte një skenë që me siguri nxjerr krejt lakuriq një pjesë të theksuar të kulturës sonë.
Do ju kërkoja të më falnit për pak çaste, pasi me ketë aspektin kulturor do merrem pak më poshtë, por tani nuk më rrihet pa treguar atë që ndjeva qysh në krye të herës teksa vështroja këtë djalë të gjorë. Ai më krijonte atë përfytyrim të njeriut që fatalisht është privuar nga jeta dhe nga frymëmarrja që pulson pareshtur skaj në skaj të jetës njerëzore si shenjë e ekzistencës bashkë me të ëmblat dhe të hidhurat e saj. Në të kundërt, ai tregonte atë njeri që ka të paktën aftësinë për të ditur se çfarë i është ndaluar. Dhe mungesa të mëson shumë, madje më shumë se tepria. Ky djalë nuk ka asgjë, përveç nënës së tij. Edhe këtë jo për gjithë jetën. Si të gjithë ne dhe sipas ciklit të jetës edhe pse i dhimbshëm, radha vjen së pari, nga më të vjetrit. Çdo gjë është një lëvizje që ka një fillim dhe fund për gjithsecilin nga ne. Por pyetja e madhe qëndron pas largimit të prindërve kush mund të jetë ai që do shtrijë dorën e ngrohtë drejt tyre?! Shkurt. Kush do kujdeset për ta? Shtetiiiiii? Apo, ne? Nuk besoj. Për arsye se ende nuk kemi arritur të krijojmë dhe t’i zhvillojmë ato antitrupa që një ditë do të bënin të mundur të realizonin përkujdesjen ndaj tyre.
Ky djalë nuk ka asgjë. Ai është i burgosur brenda vetës së tij. Dhe çfarë biruce! Ndoshta një ditë ai do kërkojë të arratiset nga ky burg. Por ne duhet të dimë se për të marrë atë vendim atij do t’i duhet goxha guxim. Dhe të gjithë ne kujdestarë të poshtër, e kapim të ikurin me kalë. Kryelartë, pa e kuptuar e mbyllim përsëri në burgun e tij. E mbyllim me sjelljen tonë të çmendur prej të poshtërish, ku për asnjë çast të vetëm nuk jemi në gjendje t’i krijojmë atij djali një puhizë të lehtë lirie, nuk jemi aspak në gjendje t’i fshehim qoftë edhe për një ditë të vetme tragjedinë që e ka kapluar ku çdo ditë, po e bren së brendshmi. Pra jemi ne të gjithë gardianët modernë që çdo moment të ditës i mbyllim dhe derën e hekurt të jetës, por jemi edhe ne që mund t’i jepnim edhe çelësin e lirisë së saj.
Nuk po e kuptoja se për çfarë arsye rreth çadrës së tij nuk po uleshin njerëz të tjerë. Vinin deri aty afër dhe pastaj krejt papritur largoheshin. Vinin çifte të tjera edhe ata largoheshin, të tjerë largoheshin. Ishte një sjellje befasuese. Më pas vjen një grup gocash të reja dhe pasi i kisha parë skenat e mëparshme po më bënte akoma më përshtypje se si mund të jetë reagimi i tyre. Pa u afruar shumë ja pret njëra: “o bo bo, këtu do ulemi ne, afër këtij meitit. Më mirë shkojmë andej nga katunarët”
Dhe ashtu krejt të turfulluara marrin në krah të kundërt duke ngritur prapanicat për t’i treguar sa më sexy; tek mendova si nuk këputën në fundshpinë.
Gjithçka shpjegohej: që prej fillimi, ose qysh në ngjizje, pikërisht në fillesat embrionale të mendimit për një fëmijë, prindërit në netët e dimrit, sigurisht pasi edhe mund të kenë bërë nxemjen nisin e kuvendojnë rreth fëmijës që akoma nuk është ngjizur, kam dëshirë të më ngjajë mua ky djalë, pse mos të më ngjajë mua- ja pret gruaja. Jo mo t’i ngjajë atij vëllajt tënd të madh budalla që nuk ka këllqe të ruajë as gruan e vetë-përsëri burri. Dhe kështu fillon puna deri në lindje e pak më pas deri sa fëmija fillon të ecë dhe të flasë. Sigurisht këtu futet përsëri babai në lojë: ky djalë është fiks si mua, kokrra e kopilit, nuk ka bir kurve që ja fut, eh mor dak është djali i babës ky. Më pas vjen shkolla, fillojnë personazhet e Eposit të Kreshnikëve; Muji, Halili plot e përplot me muskuj të fortë që shkulin pemë e thyejnë male, Zanat me gjoksin e madh e të forta shkëmb, sa katër burra nuk mund t’iu dalin përpara. Pak më lart fillojnë Akili, Paridi, Hektori, Edipi, Menelau, Elektra, akoma me lart fillon Skënderbeu, Konti Ugolin, i cili për të mbijetuar arriti të hajë edhe fëmijët e tij, Oso Kuka, Ali Pashë Tepelena që fuste koka të prera në kosh dhe i dërgonte si peshqeshe për armiqtë e tij, ka një thyerje me Lulin e vocërr të Migjenit, dhe gjithashtu me Kuazimodon e Hygoit. Dy personazhe që të vinë vrullshëm në kujtesë dhe që thyejnë pak psikologjinë kolektive të mentalitetit tonë shqiptar që edhe po të jeshë i dobët ke të drejtën për të jetuar. Si të gjithë të tjerët.
Heronjtë e fëmijëve qysh në hapat e parë janë ato figura monumentale të forcës dhe bukurisë njerëzore, të betejave, të sakrificave, ku për hir të dashurisë, hakmarrjes, tradhtisë, lakmisë, atdhedashurisë, parasë, mbrojtën qytete dhe ngritën e shkatërruan mbretëri. Ose në një këndvështrim më të ngushtë heroi; mund të jetë babai jonë, babai yt: një servil, hajdut, lakmitar, i ndershëm me pare ose pa pare, burrë shteti, e burrë kurve mund të jetë gjithsecili nga këta, por kurrë nuk mund të jetë një person i privuar nga jeta. Ata nuk janë heronj.
Kësisoj jo krejt rastësisht mund të vëresh një agresivitet gjithërrethues ku persona apo grupe të margjinalizuara jetojnë krejt në hije, a thua se, aroma, era, shiu, bora, pluhuri nuk ndjehet në lëkurën e brishtë të tyre. Dhe gjithashtu nuk mund të jetë aspak habi fakti që në shoqërinë tonë marrin një interes të madh cicat e Rikes në pishina, e dashura e Anaidit, bythët e Çiljetës, i dashuri i Bleonës, divorci i Shkëlzenit, Facebook-u i Berishës etj.
Nuk është çudi se një hero mund të jetë edhe ai shoferi i X5 që xhiron gomat për çdo semafor, pronari i atij lokalit në Dhërmi, djali i ministrit, vajza e parukieres, djali i hallës së Agron Kuliçajt, Çimi Brrakës apo Luli i Berishës. Por kurrë nuk mund të jetë Dejvi me sindromin daun, Maria që është disa kate poshtë meje që dergjet për vite me radhë në një karrocë me rrota, Arturi i verbër, Klaudio me autizëm tek Don Bosko e shumë e shumë personazhe të tjera që krejt rastësisht mund t‘i kesh hasur në përditshmërinë monotone në rrugët e qytetit tënd të ashpër dhe të shkretë. Megjithatë ne ende nuk kemi parë personazhe të tilla që edhe një ditë të vetme të jenë në qendër të jetës, nuk kemi lexuar as në letërsi, as regjisorët tanë nuk kanë trajtuar në projektet e tyre tema të këtij lloji, përveç ndonjë filmi me studente shqiptarë që shkepin ndonjë çeke poshtë mullarit të barit. Nuk kemi parë. Nuk kemi parë asgjë. Gjithaq; përsa nuk mund t’i njohim, nuk kemi sesi t’i ndjejmë dhe t’i pranojmë si të barabartë. Pasi gjithsecili nga ne mendon se suksesi dhe forca e një njeriu në ditët e sotme është paraja, bukuria, miqësia me të pushtetshmin, por unë do të thosha se e kanë gabim. Forca më e madhe që njeriu ka dhe ka për të pasur është dashuria! Dhe lum ata që në jetë do të kenë kurajon për t’u ndeshur me të.
Kjo tregon qe ne jemi nje shoqeri e prapambetur barbare dhe qe nuk ben perpjekje qe nepermjet edukimit , arsimimit, te rrite humanizmin, meshiren, sherbimin ndaj njeriut ne nevoje.., ashtu si perendimi ne shekuj e ka kultivuar..
ase e lexova fare vetem 3 komentet edhe nxorra konkluzjoni edhe ne pergjithesi tijtut e gazetes nuke i lexoje per vece komentet sepse marre mendimet e lexusit
Te lumte Reldar…te shpresojme qe ke dhe shoqe e shoke qe mendojne si ty.Djale i ndjeshem,me bosht kurrizi dhe me shpirtin plot.Do desheroja te te njihja e te punoja me ty.Do te te gjej.
Një leksion perfekt antiracizmi human. Bravo djalosh! Megjithatë më vjen keq se shumë pak do të të lexojnë dhe aq më pak do të të kuptojnë. Po të kishe shkruar diçka “patriotike”, nacionaliste për racën tonë të kulluar dhe fqinjët tanë impotentë, do të kishin vërshuar komentet.
ti profesori duhet do jesh grek, meqe te vika keq per rracen tende impotente.
Ndaj te njejtin mendim me artikullshkruesin. Kudos!
O Reldar dil ne Teme o burre..na trashe tre cerek ore duke lexu [email protected]
E mire mire, po ate foton ta ka gjet Tema apo vete se filozofet nuk pijne birra ?
Mir e ke o disk, tjer e tjer e na lodhi sy dhe tru ky talent “oqeanik” me kte stergjatje “moderne” qe nga titulli e deri ne fund qe na perplasi qe nga Homeri e deri te kulici tropojes ! Gjith kuptimi i ktij “romani” perfundon ne tre rjeshtat e fundit per ta lexuar ata injorant qe nuk dashkan te rin afer nje sakati(keshtu kujtoj qe kam kuptuar)se ata te ktij niveli qe ti shkruan or mik, po i sheh qe ne komentet e tyre!
Nje shkrim shume interesant ne logjike i shprehur mjaft kendshem. Uroj qe kjo specie gazetaresh te jete ne shtim dhe te perkrahet mjaftueshem nga mediat dhe shoqeria. Me pelqej shume logjika e kapjes se argumentit.
Ej O Daja Ezelit ik e shiko ndonje telenovele. Mos u merr me gjera te renda.
Me pelqeu shume artikulli i juaj ,dhe ju vleresoj qe qe keni analizuar ne nje fare menyre ndryshimin e shoqerise tone ne keto vite ne menyre negative ne lidhje me sjelljen ndaj personave me aftesi te kufizuara,te moshuarve si dhe te varferve .Tregon qe jemi kthyer mbrapa ne nivelin social .Te rinjte si dhe te vjetrit qe u ka zene “dhembi buke “harrojne qe nje fenomen i tille mund tu ndodhe dhe atyre dhe nuk ka lek qe tua heqe .”Problemet “tona jane udhetimet, moda,jeta e nates dhe te shiturt dengla duke haruar nga vijme e ku shkojme.Kesaj i thone semundja moderne e INDIFERENTISMIT e Racizmit.Do te deshiroja qe te tilla probleme te ngriheshin me shpesh qe edhe ata qe nuk duan ta kuptojne nje fije umanizmi do tu hyje ne zemer .Te lumte Reldar.
Shkrim shume i bukur Reldar!
Nje Bravo me germe te madhe,Reldar djali.Jo vetem per temen e vecante qe keni trajtuar,por edhe per talentin artistik me te cilin e keni shkruar.Kjo tregon se jeni vertet,sternip dhe trashegimtar i vertete i te Madhes,Nene Tereze,por edhe dell krijuesi me olimpin Kadare.Uroj qe ky shkrim te kete ndikuar sadopak,ne psikologjine dhe kulturen e brezit tend.Respektet e mia.
Duke lexuar emrin e Agron Kulicaj , kam degjuar nga gojet e liga se eshte pajisur me nje vize amerikane pesevjecare dhe ka nje vile luksoze ne Amerike . Me te dorezuar detyren hypen ne avion dhe zhduket per ne Amerike , per te shijuar vilen e tij luksoze.
Keshtu thone gojet e liga .