Vajzat e mbara dhe vajzat e mbrapshta

13 Gusht 2013, 12:36Blog TEMA

Duket sikur meshkujt shqiptarë nuk dinë (a nuk duan) të kuptojnë që të kesh çadrat ngjitur në plazh nuk do të thotë se ke të drejtën e miqësisë, e që vajzat nuk mund të ngacmohen sa herë që i sheh vetëm në shezlong, larg syrit a pranisë të meshkujve të afërt.

Nga Koloreto Cukali*

 

Vrasja në Vlorë. Me këtë ritëm vrasjesh që ndodhin, nuk do habitesha që t’ju duhen pak sekonda për të kujtuar cila vrasje në Vlorë… A, po, ai që vrau me kallash 3 të pafajshëm se shkoi të zihej për të motrën të cilës ca fierakë i kishin kërkuar adresën e Facebook-ut. E mirë, e çë pastaj? Kurioziteti ka rënë, aq më tepër kur mediat në përgjithësi u mjaftuan me një deklaratë prindi dhe me transkriptimin e deklaratave në polici të aktorëve. Në një vend tjetër ngjarja do ishte shkriftuar për javë të tëra, çdo pjesëmarrësi në ngjarje do t’i ishte bërë një autopsi e fortë morale dhe shoqërore, derisa të mund të kuptonim “pse”.

Kurse media i ra shkurt, “u vranë për Facebook”. Publiku – kjo pasqyrë e medias që e informon – i ra shkurt dhe thjesht: “Ajo biba që u ankua te i vëllai se i kërkuan adresën e Facebook-ut”.

Mua nuk më duket edhe aq e thjeshtë. Në historinë me ca fierakë, disa vajza adoleshente dhe një vëlla psikopat, unë do doja të hiqja jashtë ekuacionit vajzat, dhe ta trajtoj këtë si një problem të gjinisë mashkullore. Ai krim është prej meshkujsh e me meshkuj. I pari është psikopati me kallash.

 

Djali me kallash

Njeriu mbetet pa fjalë kur lexon që një djalë fare i ri dhe shoku i tij, (nuk e kapa në media nëse dikush u mor me profilin shkollor të vrasësit – kam frikë se jo), të dy me një shkollim, pra, e punësim të dyshimtë, futen në një plazh dhe për çështje sedre (thonë pati grushte) nxjerrin kallashin nga bagazhi dhe grijnë me plumba gjithë plazhin, mes të cilëve 3 viktima të pafajshme.

Ky djalë, është produkt i drejtpërdrejtë i sistemit arsimor, i degradimit familjar dhe mbi të gjitha i mikrobotës së tij shoqërore. Djemtë si ky rriten duke dëgjuar tërë ditën biseda vrasjesh, sesi filani vrau atë e këtë, sesi filani 3 ditë në birucë nuk tregoi shokët, dhe duke adhuruar lloj-lloj mafiozësh që kanë bërë pará e sukses (Sukses? Po ja pra, pará…). Ai jeton në një botë ku sedra ngatërrohet me krenarinë, ku një fjalë goje shpërblehet me thika, dhenjë grusht me breshëri kallashnikovi. Mungesa e të ardhmes, bën që ai të mos ketë asgjë për të humbur, veç sedrës së lënduar. Dhe fap, ja ku del kallashi.

Nga ana tjetër, ai jeton në një shtet ku e vetmja mënyrë për të mbrojtur veten e të afërmin është vetëgjyqësia. Në momentin që po shkruaj, në lajme thonë se një mashkull kish marrë peng 2 të tjerë se i përdhunuan motrën e mitur. Jetojmë në një shoqëri ku femrat e pambrojtura janë detyrimisht të abuzueshme. Psikologjia “Berat ’97” vazhdon akoma. Ky djalë (pak rëndësi ka tashmë, shoku që shtiu apo vëllai i prekur në sedër që e urdhëroi të shtijë) është një vrasës, madje më keq, një vrasës i lig. Por, në fajin e tij nuk është vetëm.

 

Vajza mendjelehtë

Titujt e mediave, dukej sikur ta sugjeronin shkaktarin: Motra budallaçkë që fut në sherr meshkujt pse i kërkuan adresën e Facebookut. Për fat të keq, informacioni nga mediat na vjen kryesisht falë deponimeve të palëve në polici, ku secila palë – fierakët dhe vajzat – shtiret si një engjëll. Vetë media me ato tituj tenton t’i mëshojë banalitetit të ngjarjes, krijuar nga vajza. Por ashtu dhe publiku, ndjeva se e transferon “fajin” te vajza që u ankuaka te vëllai për dava Facebook-u. “Sa idiote”, “ja, ç’të bën femra”, “këto …llonjat”, “bibë”, etj., ishin përcaktime që qarkulluan në biseda e në blogje.

Finalja tragjike nuk na le hapësirë për t’u marrë me një fenomen social jo të vogël, që është pamundësia e një vajze të re apo një grupi vajzash të bëjnë të qeta jetën e tyre pa qenë nën shenjestrën verbale të “fierakëve”. I futa në thonjëza, sepse në këtë rast qëlluan fierakë, por shumë mirë mund të ishin dhe laçjanë, vlonjatë, tropojanë. Po vazhdoj t’u referohem si “fierakë” por pa thonjëza, pa dashur ta lokalizoj fenomenin. Para se të vij te vajzat e mbara e të mbrapshta, duhet të merremi pak me fierakët.

 

Fierakët janë shqiptarë, edhe kur janë të këqij

Bëhet fjalë për shqiptarë të cilët nuk njohin pengesë para libidos së tyre. Do doja shumë që dikush të më sillte një shembull kur policia ndërhyn energjikisht nëse një vajzë ngacmohet verbalisht në rrugë. Duket, sikur këto nuk janë probleme rendi. (Një herë në jetën time kam tentuar të thërras policinë në ndihmë ndaj zhurmës së papërballueshme të fonisë së një dasme pranë shtëpisë sime, dhe përgjigja e policëve ishte “ça t’i bëjmë, ne i thamë njëherë. Ai [i zoti] e ngriti prapë [zërin]. Fundja, s’ka faj, ka dasëm!”)

Duket sikur policia është aty vetëm për t’u përgjigjur në rast vrasjesh e për të të detyruar të hapësh krahun në rrugë kohë e pa kohë. Shqetësimi verbal i një femre, deri dhe në kontakt fizik, në mentalitetin e shqiptarëve nuk është as krim e as problem. Aq më tepër, kur një grup vajzash kanë ardhur në plazh. Po t’i ngacmosh në rrugë, mund të bëjnë sikur s’dëgjojnë e të ikin me hap të shpejtë. Në plazh, njeriu shkon për të ndenjur, e jo për të ndërruar shezlongje çdo gjysëm ore. Le që, ku të shkosh? Ka fierakë gjithandej.

Duket sikur meshkujt shqiptarë nuk dinë (a nuk duan) të kuptojnë që të kesh çadrat ngjitur në plazh nuk do të thotë se ke të drejtën e miqësisë, e që vajzat nuk mund të ngacmohen sa herë që i sheh vetëm në shezlong, larg syrit a pranisë të meshkujve të afërt. As policia, as gjykata e as shoqëria shqiptare nuk e ka kuptuar akoma se “jo”-ja e një femre është “JO”, dhe se çdo abuzim verbal a fizik përtej kësaj JO-je është krim. Ky standard perëndimor është një detyrim, sidomos për ne që duam të asociohemi!

Për t’u kthyer tek situata në plazh, as policia e as të “zotët” e plazhit nuk të dalin në mbrojtje, e ku një femër mbetet e vetme ndaj agresionit verbal të fierakëve të përndezur, që minimalisht mund të jetë shqetësues, por mund të kalojë edhe në nevojën e tyre për të të prekur me dorë. Ndaj, o duhet ta lesh plazhin e të ikësh që të biesh rehat, o duhet t’u qahesh meshkujve të familjes.

Në të dy rastet, ajo që u kërkojmë ne femrave është të ulin kokën, të pranojnë dhunimin e të mbyllin gojën që të mos “krijojnë” probleme. Ato? Probleme? Madje, nëse një femër nuk tregohet aq e kujdesshme, menjëherë shoqëria (plus dhe femrat e tjera) ngrenë kurthin e kategorizimit.

 

Vajzat e mbara e vajzat e mbrapshta

Di histori femrash që kur janë në klube nate provokojnë meshkujt që pastaj të thërrasin në ndihmë dashnorët (shpeshherë burra të martuar) ndaj provokuesve. Duket, i eksiton adrenalina e burrave që rrihen për to. Di dhe histori femrash që janë përdhunuar e dhunuar, dhe nuk kanë guxuar të flasin, sepse faji do binte gjithsesi mbi to. Shoqëria jonë akuzon: “Vetë e ke fajin se veshe minifund”.

Sigurisht, rreth nesh ka vajza të mbara e të mbrapshta, por, e drejta e tyre është një dhe e vetme: Kur thonë “jo” është “JO” dhe kushdo që e kalon këtë cak, ka bërë krimin/fajin fillestar. Me dashnorët e ndezur e luftarakë të vajzave të mbrapshta, le të merret ligji a bodigardët e lokalit, por shoqëria jonë duhet të ketë vetëm një standard për femrën – atë ku ajo, qoftë “e mbarë” apo “e mbrapshtë” ka garanci ligjore se është e mbrojtur dhe garanci shoqërore që nuk do jetë apriori e paragjykuar.

 

Prapë për fierakët

Jetojmë në një shoqëri ku njerëzit vriten për një gardh. Ne merremi me vrasësit, duke neglizhuar shkakun – gardhin. Pse prona është aq jashtë ligjit, sa askush nuk di ku janë gardhet? Pse jeta e dy fiseve varet vetëm nga ai gardh? Zgjidhja e këtyre dy pyetjeve, do të zgjidhë dhe krimet për një vijë uji.

Po jetojmë në kohën e një genocidi ndaj femrave. Po i vrasin përditë, në sytë tanë. Vrasin? Jo, po i therrin si dele. Ngaqë u kemi kërkuar non stop, që sa lindin, që të sillen si vajza “të mbara”. Të mbyllin gojën, të ulin kokën, e të mos i ankohen njeriu kur abuzohen.

*Revista KLAN

20 komente në “Vajzat e mbara dhe vajzat e mbrapshta”

  1. balzac says:

    Jo nuk jane aq te medhenj sa te injorojne mllefin dhe urrejtjen.Tek ligesia puqet kokekrisuri me te dobetin…

    1. balzac says:

      Ju dashuroni tragjedite e gjithcka qe ju thyen zemren?!
      Nietzsche

  2. i says:

    fenomen social jo të vogël, që është pamundësia e një vajze të re apo një grupi vajzash të bëjnë të qeta jetën e tyre pa qenë nën shenjestrën verbale të “fierakëve”…

    po mir mer shok, ne si do gjejme dashnore?? apo ti presim nga qielli. normal qe do i ngacmojme me fjale si ne te gjithe boten.
    une nuk po them ti shqetesojme por ti flasim. dhe ti kerkosh nr e tel apo adres facebook nuk me duket ndonje krim.

    1. elinor says:

      Shiko mor njeri, qe fillon e mbaron me ‘i’. Ty mundet te te duket dhenia e facebook dicka e kote ngaqe vete edhe profilet i hap fallco e me nga 2 ne muaj. Por per disa te tjere, Facebook ka me teper rendesi nga c’e mendon ti. Tek e fundit, dhenia e tij pa deshiren e personit (ngaqe tjetri po perdor intimidimin) eshte si njefare ‘perdhunimi’ ne vetvehte, po ta quajme keshtu. Eshte nje shkelje e te drejtes dhe lirise se individit.
      Ju shkoni ne plazh per te zene dashnore dhe mendoni se te gjitha vajzat aty jane po per te njejtin qellim — per te zene ndonje dashnor se po “u shkon jeta dem”.
      Qysh ketu tregohet ajo dobesia e gjykimit tend. Pastaj, 5 shoke qe po ngacmojne dy shoqe….mos ndoshta ata do te rrihen ne mes te tyre dhe triumfuesit fitojne “placken e luftes”?!!
      Dakord, jeni te rinj dhe gjaku u vlon, por t’i drejtoheni nje femre me njerzillek dhe me respektin qe i takon, jo si hamshor i terbuar. Ndoshta nje dicka krejt e parendesishme ta jep mundesine te futesh ne bisede, nqs ti i pelqen asaj. Ate qe femrat urrejne me teper eshte arroganca dhe harbutlleku i nje mashkulli, aq me teper nje mashkull qe eshte i bindur se eshte nje don zhuan dhe cdo femer duhet te bjere tek kembet e tij. Keshtu pra mik, here tjeter kur te qellosh afer nje vajze, mos parashiko menjehere se ajo ka dale per te gjete dashnor dhe se ti je tipi me interesant ne bote.

      1. i says:

        ne rradh te pare ishin 4 vajza 4 djem, ne rradh te dyte ne intervisten e vajzes (motra) thuhej qe mbasi ne po beni muhabet me ata djemte ata na kerkuan nr tel dhe fb. une nuk te thash tja marresh me dhune zoteri i dashur, por thash qe nuk eshte krim tja kerkosh. pastaj e vendos ajo a do apo nuk do tja japi.

        sa per menyren e te ngacmuarit femra, hajde beje nje xhiro nga tirana te te jap ca leksione o elinor don zhuani

      2. i says:

        dhe kam vetem nje facebook me emrin tim, qe prej dites se pare qe jam rregjistruar e deri tani. po te duash te jap dhe emrin

  3. ILIRET says:

    Shkruan, Koloreto, shume bukur shkruan, gjithe color. Por, as vajzat mendjelehta dhe ato te mbrapshta, as djemte me kallash, (bile as djemte fierake te cilet mbahen si çuna me shkolle,vetem fieraket ne mos qofshin kosovare, se keta nuk lexojne kurre), nuk i lexojne cfare shkruan Koloreto.
    Por a duhet qe dikush t’i lexoje keto shqetesime? Shteti, ai duhet t’i lexoje. Po ku di te lexoje shteti? A shtet o shtet, si nake bo me shnet, do te thoshte Gjini i Portokallise. Shteti eshte i gjithi prej Tropojet. Prandaj nuk din me lexu. Ama per kallashin, po. Ja, edhe ai djali me kallash qe keputi ne mes tre jete te pafajshme, nga Tropoja ishte. Dhe keshtu del urimi nga thellesia e shpirtit:-“A mos u plakshi kurre, o Tropojane”.- Dhe vertet ata nuk kane arritur te plaken, sepse plumbi vret, por edhe te vret…

  4. xhemal says:

    ne nje shoqeri ku sundon anarkia sigurisht me te dobetit do ta pesojne .ne shqiperi pushteti ka pune me pasurimin e kastes ,jo me sigurimin e jetes se qytetareve e sidomos te femrave grave ,nenave ,motrave tona qe perbejne gjysmen e shoqerise deklarata behen plote por si kofini pas te vjelit kur cdo gje e ka marre e keqja ,ne nje shoqeri ku ,te punosh e fitosh me djerse eshte pothuase turp ,te fortet ,te armatosurit me kallashnikov ,ata qe marrin ryshfete ,pasuri te te tjereve ata po jane te zotet ,kjo ndodh pse ska shtet ,media eshte dembele e servile,drejtesia pothuaj nuk ekziston ,per arsye se duhet te kesh shume para se nuk mund te zgjidhesh gjerat ne shqiperi jane shume te koklavitura duhet nje ndryshim rrenjesor por kjo kerkon njerez te paster moralisht ,te sakrifices .te drejte ,te guzimshem ,te rrepte ne zbatimin e ligjit per kedo ,te afte per te komunikuar ,organizatore te shtetit etj nuk e di se ka me te gjitha keto qe permenda e veshtire ti gjesh ne kete situate zoti i ruajte shqipetaret

  5. Fieri says:

    Bravo zoti cukali ,shum e drejt shum e sakte edhe shum real artikulli juaj, nuk mund te Bej asnje koment me teper, por nje pergjigje kam per parafolsin me nick i. Po Mir mor shok, nuk te vjen njeri me kallash se po I flet nje vajze , se edhe ajo vajze me kurva me ordinerja edhe me debilja te jete , nuk e theret te Vellain burin apo te dashurin a ku di un , se ti po I thua nje fjale, ne qofte se ajo I pergjigjet fjales tende dhe afrohet ne muhabet atehere ja te doli shansi per te kapur dashnore, po kur ajo femer te thot jo se nuk I intereson aspak ajo qe thua ti , ajo jo duhet respektuar shok mos I bjer me qafe femres , se ktej nga evropa ha burg ne qofte se ti nuk respekt on ate jo qe te thot ajo femer, ……. Kurse ne shqipri ha plumbin…….

  6. alb_man says:

    Per “bese” dhe per nder ne te vrasim pernjeher po qe puna te bejme shtet vetem kafe e muhabet Sa per lopen dhe token me sopat ta cajme koken po qe puna per pislliqe nuk e rrujme per shtet e ligje

    1. qwe says:

      Shuume e sakte ; )

  7. elinor says:

    Nqs ka nje artikull te shkruar qarte e drejte dhe qe me ka impresionuar aq shume ndonjehere, ky eshte pikerisht ai. Bravo! Nje trajtim teper dinjitoz i ceshtjeve sociale te nje kombi me trurin ne vendin e gabuar. Ata “fieraket” jane stereotipi i meshkujve shqiptare me ate mikun te drejtuar nga qielli dhe sa shohin nje femer ne plazh apo ne rruge u duket se kane pare ndonje buce te lagjes se tyre te qenve.
    Nuk e marr vesh — kur njeri nuk le femer pa pergojuar e gjykuar, vetem per nga menyra se si vishet apo se shkon ne plazh apo ne lokal, atehere motra, gruaja, bija apo nena e cilit na qenkerka ajo “e ndershmja” qe ta kemi parasysh??
    Nje goditje te mire i jep edhe medias qe me te vertete dukej sikur fajesonin vajzat per mosdhenien e “facebook-ut” dhe nuk u interesonte te zberthenin pak profilin e nje stereotipi tjeter te rrezikshem te shoqerise shqiptare, atij “kafshes” me fytyre njeriu e me kallash ne dore qe me te vertete nuk ka cfare te humbe pervec sedres se tij kanceroze.
    Me te vertete nje Bravo te madhe per autorin.

  8. 8led says:

    Po femra nuk te thote asnjehere “Po” qe ne fillim…kjo dihet nga te gjithe,sidomos ne Shqiperi.
    Shumica e Shqiptareve te martuar sot jo kan mare ne fillim nga grate e tyre.

    1. elinor says:

      E vertete, shumica ‘jo’ kane marre nga vajzat qe kane ndaluar dhe me vone pastaj, me kapje nga krahu dhe shkulje flokesh, e kane marre po-ne me zor dhe sot jetojne “te lumtur”. I rrahin grate para dhe pas buke, ne fund edhe i pushkatojne apo i therin….ato qe nuk “nenshtrohen”, sigurisht. Ato qe e pranojne peruljen jane rehat; me vone pastaj edhe rrisin vajza qe edhe ato ta pranojne peruljen dhe ja ku dalim aty ku jemi sot.
      Vetem po te shikosh ndryshimin ne mes te vendeve qe i trajtojne femrat si mall tregu me ata qe u japin femrave dinjitetin qe u takon dhe te mjafton qe t’i kuptosh arsyet pse te paret jane te zhytur ne mut dhe te dytet ecin vetem perpara.

  9. SalHajdarDemokratia says:

    Ishte nji fierak
    Pa ne televizor qe ata te shquarit e hollivudi,apo pop staret benin ate gjestin me gishtat e duarve qe krijojn formen e zemres, si forma “kup” ne kartat e letrave te bixhozit.
    Deshi ta bente edhe shqiptari por i doli forma gurabije, “karo”,thel bakllavaje
    I tha dikush, po nuk behet ashtu zemra…
    Shqiptari u pergjigj s ka gjo p,….dhi ate form ka
    Ngatrro k..rin me dollarin shqiptari
    E cilso zemren si nji cop pidh!!!

  10. papu says:

    Si gjithmone i sakte Koloreto! E ve gishtin gjithemone te plaga. E cila eshte kjo plage? Mentaliteti i pakrahasueshem i shoqerise shqiptare. Nuk e kane fajin ato vajzat(te mbara apo te mbrapshta qofshin)as ato djemte nga Fieri (nuk po them per djalin me kallash qe ishte pa faj) por mentaliteti yne. Po ishe vajze ose do t”ja kthesh harbuteshe po te ngacmuan(jo se nuk e meritojne)ose do ja fusesh vrapit, ndersa po ishe djale dhe je me shoket dhe ndodh qe te sheh nje vajze qofte dhe pa qellim dhe nuk ju versule i shkreti ti, fillojne epitetet nga qullac apo ped… dhe s”diht ku mbarojne. Kurse po ishe vellai i motres se ngacmuar hesap tjeter, aty fillon e tregohet burreria apo shpatullat. Shikoni cfare ndodh: ketu po behet name me te vdekur(te pakten 2-3 ne dite) e plot te plagosur saqe as spitali nuk ka me vend ne merremi me ca idiote te Agimit te arte sepse keshtu na duket vetja patriote dhe po i sherbejme atedheut. Ketu nuk ka drita, uje, rruge, ne merremi cfare tha Saliu, Edi,Iliri apo Tosi sepse keshtu na duket vetja te afte te bejme kritka ndaj kujdo qofte biles edhe te qeverisim me mire se ata, po se po por ndoshta me mire se Merkel apo Obama. Ketu njerzit nuk kane te hane buke, kriminaliteti po na behet si njeriu i shtepise, spitalet apo sherbimet(sidomos ato shendetesore) po ti quajme nivelin zero i kemi ngritur jashte zakonisht lart dhe ne merremi me zogun e Tunes apo me zenkat Stresi-Noizy. Ketu kemi nje fshat-republike brenda republikes tone kendej ikin ushtare per te luftuar regjimin e Al- assadit ne Siri. Hallall! Pa folur per shume gjera te tjera si plehrat, lulishtet, shkollat etj.etj.etj. E po te na pyesesh gjithemone fajin do e kete o Enveri o Saliu me pak Zogu, Tosi ose greku me serbin. Populli hic, pa faj fare. Nuk e di cfare lloj ilaci ka per kete semundje kolektive (qe per mua eshte kancerogjene). Do zoti ka ose e zbulojne.

  11. shqiponja says:

    Thuaj ishte kismet qe do ndothte kjo ngjarje e rende….fundja ajo femer thjesht t’a injoronte ose ti thoshte nuk kam as facebook as nr telefoni dhe te shifte punen e saja…
    ..nuk e dinte ajo kaq gje..?sa here flasin meshkujt e bejne me xheste lart e poshte mos do te thote kjo qe do I kthejme xhevapin ne asi???

  12. Ari says:

    Me te vertet me kujton rastin e nje pidhi Keti Krysekretare,ku ngaterroj kryetarin e gjykates me nje kar prokuror Tosi I Dervishit/

    Ku pa pritue dhe kujtuar nje dit u gjenden te martuar.

    Kati na kishte nje pidhe lozonjar qe ja jepte cilido qe kishte karrike qeverie.

    Xhelozia vajti deri atje sa Kari Tosi te merrte dashtnoren por dhe ta martonte. Gjith tiroona u habit nje goc me pidh lozonjar te martonte nje xhuxh me kemb qe qalonte si gomar.

    Ky Tosi i tregoi krytarit te gjykates se nuk ja kishe ber ti per her te par,por ishte ai vet disa dit qe ushqente krysekretaren.Keshtu arriti nje sherr midis dy karave per nje pidh krysekretarje.

    Prokurori vendosi te bej nje perleshje publike me ish bolegardin e kryetarit dhe me disa injorat fugonash qe mbante nga pas prokurori.

    Perleshja nuk ndodhi me kobure dhe kalosh ,por me zvarritje dhe ikje.

    Pidhi keti me karin Tosi shkaktuan nje icident qe mund te isht shum dramatik ate dit.

    Pra kari Tosi shpetoj per hir te dasmes se Ilirit,pasi koburja kisht vetem nje fishek.

    Pra Kari Tosi I dervishit na hiqet sikur dashuronte ket pidhin Keti,por ai nuk e din qe pidhi keti nuk mund ta shpetonte dhe sikur te mbrohej nga FBI,prandaj hengri nje te rrahur ne zyren e tij si gomar.

    Pra pas nje te rrahur pishi keti dhe kari Tosi shijojn jeten te kenaqur dhe te llumtur teper te siguruar nga FBI.

    1. Ari says:

      Kari Tosi Meqe na kishte dajo Musarajn,I bie telefonit duke qare,

      Menjeher Dajo Muti dergon forcat e rremes,per ti ardh ne ndihm kari tosit.

      Kari Tosi ishte ber si pula mbas shiuut.

      Keshtu qe dajo Muti mbledh gjith kupolen e qeverikarve,per te vendosur urdherin e arrestit.

      Kari tosi dhe qeverikaret ishin mbledhur rreth nje tavoline te ministrit te brendshem musaraj.

      Pasi big boye (kryetari i gjykates hyn breda)me Boligardin,nje ere e rend e mbulon zyren e Ministrit,Ishta era e vdekjes.

      Asnje nuk flet por mbushin breket,kryetari ju therriste Hora,mafjoz,…

      bolegardi rrite veshtronte a duhet te vdesin te gjith keta kare per nje pidhe Keti.

      Bolegardi mbante nje cope metalike qe tinguj e saj do degjoheshin ne shekuj,

      Ishte nje tomson me 60 fishek.Por nuk ishte vendi dhe krisma e saj do shuhej shpejt.

      Do mbetej si pushka e pidhit.

      Pasi bolegardi vendosi te largohej nga era e rende e saj Zyre,prej brekve te Qeles,me shoke .

      Sakrifica e ketyre grave per nje pidhe keti,nuk ja vlente.

  13. edi says:

    More cun…ajo mund te jete meshkuj mes meshkujsh…por hap Kodin Penal apo ligje te tjera pastaj shkruaj aty nga ekrani i kompjuterit ne se ajo ceshtje trajtohet si nje problem psikologjiko-social i kesaj shoqerie perfshire dhe ATO apo shume me shkurt se kaq: BASHKEPUNETORE ne vrasje. Pse kaq pak duhet te shkoni me analizen tuaj dhe tja ngjishni fajtorit kafsheror te meshkujve shqiptare kur te gjithe po mbyten nga i njejti llum shoqeror…
    SI THE? “…ta trajtoj këtë si një problem të gjinisë mashkullore. Ai krim është prej meshkujsh e me meshkuj”… Mu duke si disa frame nga filmi “Troja” pa perfshire Helenen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje