Amazonat e Baksit

14 Gusht 2013, 19:12Blog TEMA

Nga Kimete Berisha

 

E kanë humbur durimin. Motrat Musliu, Ganimetja në Kosovë, e Fatmirja në Gjermani, kanë filluar ta marrin me forcë autoritetin dhe respektin e munguar, që nuk e marrin me fjalë të mira.

Se, tek e fundit, e mira po keqpërdoret, dhe shumë më i suksesshëm po bëhet ai që po mban çehre e po sillet kishe unë jam i rrezikshëm- dikushi, sesa ai që po sillet urt’ e butë.

Ganimetja u tregua ushtar, jo deputete, kur e zbathi këpucën e saj të zezë e me takë të hollë, e para gazetarëve matej e ç’matej, si atëherë në luftë mo Zot ta qëllojë ‘armikun’ e Vetëvendosjes në lule të ballit, i cili e pengonte votimin për ratifikimin e marrëveshjes me Serbinë, i pozicionuar në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

E veshur me kostum elegant, Ganimetes nuk ia fsheh shpirtin luftarak as buzëkuqi ngjyrë portokalli.

Ganimetja, pas disa çastesh kërcënimi, u qetësua, më në fund u ul vetë dhe e uli poshtë edhe këpucën e saj që e mbante në dorë si armën në malet e Drenicës atëherë.

Nuk ia mori mendja ta gjuajë Vetëvendosjen me këpucë, e ktheu këpucën në këmbën e saj, aty ku e ka vendin, dhe duke qeshur u ul në vendin e saj në Kuvend.

U pa që Ganimetja nuk e kishte më atë guximin e ditëve të luftës. Se e di ajo që ka deputetë të Kosovës që janë dënuar me burg që ua kanë futur çizmet e pushkët në gojë viktimave të tyre, dhe pasi e kanë kryer burgun, janë kthyer përsëri në vendin e tyre të punës, në parlament.

Fatmirja, motra e Ganimetes, e punësuar në Ambasadën e Kosovës në Berlin e rrahu një kolege të saj, që për simbolikë e ka emrin Liridona. Dëshmitarët thanë se veç një djalë i ri e i fuqishëm ka pasur kapacitet të nevojshëm fizik për t’ua ndalur hovin amazonave që po qëronin hesapet e tyre fizikisht.

Zyrtaret e Skënder Hysenit (LDK) janë duke luftuar me zyrtaret e Enver Hoxhajt (PDK) dhe në këto përleshje fizike deri më tani është në epërsi të dukshme grupi i Enverit, i përbërë nga gra të zonja të Drenicës.

Fatmirja, në vend të fotografisë së profilit në FB, ka vënë emblemën e UÇK-së, për të treguar forcën, por edhe dashurinë për një ushtri që nuk ekziston më.

Kush i tutet emblemës, kur ushtria është demilitarizuar dhe transformuar dy herë! Herën e dytë UÇK-ja u bë FSK, ku mblidhen kosovarë e serbë që kanë luftuar kundër njëri- tjetrit.

Megjithatë Fatmirja e ka një veti të mirë se i pëlqen thëniet e mendimtares së shquar mbi të gjitha, Nënë Tereza. Por, fill pasi pëlqen e shpërndan fjalët e Nënës, pëlqen edhe shkrimin e publikuar në një portal, për vazhdimin e arrestit të Fatmir Limaj, shkrim që u pëlqye vetëm nga 10 lexues.

Kryeministri i Kosovës, për shkak të zërit të tij të lartë e mënjanoi Fatmir Limajn nga partia, ndërsa Zoti i Madh, edhe gratë e partisë tash i janë bërë të ‘shtira, Fatmira.

E tash, propozoj që zyrtarët e shtetit ta kalojnë edhe testin e shëndetit mendor, sepse po shihet që institucionet përveç që janë hajnesha, janë të sëmura edhe psikikisht.

47 komente në “Amazonat e Baksit”

  1. Era says:

    une tash po kam frike me shku ne pune pa u pergatite si me u mbrojt

  2. Mentori says:

    http://lajmpress.com/top_lajme/23499.html eh, t’isha kane atje me i pa ahhahahahh

    1. agaliu says:

      [email protected]
      Nuk eshte per te qeshnur. Eshte tragjedi se si Kosova perdite po e deshmon se nuk e meritoi lirine

      1. lirim says:

        !!!!!!!!!!!!!!

      2. shqip says:

        Ca thu mo truspec!? Se po zihen dy “amazona” nuk e paska meritu lirine Kosova? Kaqol…

  3. Zhad says:

    Eshte seksi te shikosh grate kah rrihen mes vete, nese jane te bukura kuptohet. Por nuk
    E di sa eshte seksi te shikosh grate fshatare duke u rrah ndermjet vete. Me siguri rrihen per ndonjerin nga burrat e ambasades. Per tjeter gje nuk rrihen femrat, pervec per dashnor.

  4. Albert Musliu says:

    Ku i kane gjete mori keto kafshe te egra qe i kane punesu neper ambasada. Po na bejne hore. TURP

  5. Zadar says:

    Kimete, shkruan bukur, je e serte, ironike, i paske rraf te dy grupet e grave amazone.
    Me pelqen shume.

    1. Endri says:

      Ganimetja thjesht po konkurron Jozefinen!Apo ka ndermend te vari ndonje tek PALMA Ganimetja?

  6. Taksi Tafili says:

    si duket kane nis mos me ndikuar ilacet e nervave te zyrtaret neper ambasada te Kosoves se jane carte dicka n’tana anet koheve te fundit.Hajt me kane burra e ka nje dere, po grate me ra ne kete nivel, boll marre

  7. Ana says:

    Diteve te fundit po lexojme ne Tema per shume skandale qe po ndodhin neper smbasadat e Kosoves ne Evrope. Eshte e turpshme, pike se pari qe ambasada e Kosoves ne Shqiperi mbetet peng i nje krimineli te arrestuar. Ky eshte shembulli me i keq qe Kosova si shtet i ri i jep Evropes. Perleshjet e ketyre grave te frustruara jane kulmi i turpit. Nuk mjafton suspendimi i tyre. Kimetja nuk e paska permendur nevojen urgjente qe ministri i jashtem kodovar menjehere te jap doreheqje.

  8. Asdren says:

    Hahaha ironi perfekte.
    Kimetja mbetet yll.
    Luan me simbolika e krahasime si mjeshtre e rralle.

    1. lexuesi says:

      Asdren, pajtohem me ju. Kimetja me te vertet eshte e mrekullueshme

  9. Rudolph says:

    Shume bukur i ke profilizuar keto gra te egra, Kimete.
    Kosova duhet te clitohet nga ‘clirimtaret’ e saj qe e kane shnderruar vendin azil cmendie

    1. shqip says:

      Ka clirimtare dhe “clirimtare”.Per kend e ke fjalen?

  10. Pdkisti says:

    Kimetja nuk le rast pa e shprehur mllefin e saj ndaj PDK-se dhe Hashim Thacit.
    Ganimetja ka qene ushtare e dalluar e UÇK-se dhe eshte turp te shkruhetvper te ne lete menyre. Nuk eshte turp te jesh luftetare dhe te jedh fshatare e lindur ne fahatin Baks te Drenices. Kur do te ndalesh ms sulmet tua Kimete? Ti po e keqperdor talentin tend per te shkruar bukur!

  11. Rossi Nero says:

    Cudite e talebaneve kosovar nuk kane te ndalur

  12. Kastrioti says:

    le te shkon le ta rreh cecen n’guxoft

  13. Sokoli says:

    kuku me marr kete per grua ta ben shpinen me bute se barkun

  14. mos ti pafsha syte says:

    lere Kimete, se kerkah s’je.

  15. janni says:

    pavaresisht per cfare shkruan, pavaresisht se nuk jam i informuar per rrethanat politike ne kosove, cfaredo qe shkruan, kimeten me pelqen ta lexoj.

  16. i pshpresi says:

    zonje si gjithmone e mrekullueshme.

  17. mirel says:

    Hahaha, sarkazem e mencur

  18. Albana, maloke nga Vlora says:

    Epo qenkan kolege te zhelefines.

  19. kosovari 99 says:

    Keto dy motrat primitive perpara luftes s’kane dite cka eshte qyteti, se lere me ambasadat e kuvendi, dhe tash kane dal nga kontrolli, jane cmendur.
    Turp per hashim Thacin se si i ka poshteruar instititucionet e Kosoves, duke zgjedhur per udheheqes e zyrtare nivelin me te ulte te mundshem te Kosoves.

  20. DESHMITARI EU says:

    Zyrtarja e ambasades ne Berlin e ka sulmuar fizikisht edhe ambasadorin z.Vilson Mirdita.
    Keto gra i ka lazdru Sami Lushtaku, ne emer te te cilit bejne kerdi neper Kosove e Evrope, kudo qe shkel opinga e tyre.

    BRAVO KIMETE. TE LUMTE DORA DHE MENDJA E NDRITUR.

  21. Lalushi says:

    Mire .po kisha nje pyetje.zonja gazetare .e ke mundesi te shkruash pak me gramatike.se keshtu i meson edhe te rinjte ne Kosove .si duhet shkruajtur .dalekti eshte ndryshe ama shkruaj me gramatike please

    1. psy says:

      O Lalush,lexoje permbajtjen se gramatika shkon e vjen.Nuk rri dot ti pa bere kritika?

      Te pergezoj Zonje e nderuar,ke nje pene qe shpon (sigurisht jo ata qe kane lekure elefanti).Me vjen mire,pasi kohet e fundit je shume aktive,shkrimet jane te koncentruara,me brume,ironi,sarkazem e plot domethenie(per ata qe kane veshe).Falenderime.

    2. Zeniti says:

      [email protected]
      cka o’ gramatika!

      hahahhaa

      Gramatika eshte “argumenti” fabrikuar shqiptar per te sulmuar kosovaret.

  22. shqiptari says:

    Znj. Kimete,Cdo njeri qe perfaqeson vishet me autoritetin e nje populli te tere e prandaj duhet t’i dedikohet nderimi i nje populli te tere kur e ben si duhet kete perfaqesim. Por edhe ndeshkimi i nje populli te tere kur e diskrediton kete perfaqsim. Denimi duhet te bjere edhe mbi ata qe i paten propozuar keta “diplomate”. Kultura per te ndeshkuar fajtoret duhet te bashkeshoqerohet me kulturen per te denuar edhe propozuesit.Keni admirimin tim per guximin dhe mprehtesine per te trajtuar ceshtje kaq kapitale ne nivel kombetar e shteteror.

  23. gent says:

    Po pse ca deshet ju, me i kalu fazat e zhvillimit me nji fryme?
    Eshte rruge e gjate civilizimi – nese merr ate drejtim, sigurisht.

  24. valter says:

    bravo Kimete!

  25. refet cela says:

    E nderuar kimete asnjera prej motrave te Baksit nuk kane qene ne UCK por e kane shfrytezuar mire ndonjerin nga komandantet dhe ja ku jane. E dyta asnjera nga luftetaret e UCK-se nuk jane deputete e as ne qeveri.

    1. ushtari i papune says:

      E konfirmoj se keto deshtake asnjehere nuk kane qene ushtare te UCK-se, por kane qene “shoqe” te kriminelit Sami Lushtaku, nepermjet te cilit kane arritur te futen ne parlament dhe ne ambasada.

      Keto analfabete prezantohen dhe e keqperdorin emrin e UCK-se.

  26. Tito says:

    Pse nuk shkruan per shkinat e parlamentit po shkruan per ganimete musliun, deputeten e pdk-se vetem pse ka qene ushtare e uck-se!

    Shume tendencioze po tregohesh zonjushe.
    Anipse kesaj here arrij te kuptoj se i paske kursyer, perkunder faktit qysh di ti te “masakrosh” me fjale.

    1. Gega says:

      Tito, shkinat ne parlament jane shkinat tuaja, te Hashim Thacit. Ja keni rezervu Rada Trajkoviqit 20 vende ne parlament, e ajo ua ngrit 3 gishta gjate seancave dhe per te Kosova eshte Metohi. E Ju nuk e hapni gojen, soilleni si kurva. Kimetes hallall i qofte qe nuk ua fut juve dhe ju ben perralle. E pergezoj per guximin e madh dhe per nivelin e nalt intelektual.

  27. xheni says:

    ha ha ha mjerimi kosovar nuk njeh kufij

  28. vera says:

    Vetem Ilir Meta do te mund ti qetesonte keto fshatare. Jozi u vetedijesua fal Metes qe e sulmoi ne parlament. Nuk ka pasur rrugedalje tjeter. Kto gra te egra e njohin vetem gjuhen e dhunes- as dashuria si zbut kto>

  29. linda says:

    MERO BAZE PA NJE BERISHE NE JETEN (GAZETEN) E TIJ NUK MUNDET !!!!!!!!!!!!
    ?

  30. shoku i klases says:

    Bravo Tema qe e ndihmon Kimeten te thyej kufijte e hekurt te censures qe e rrethojne ne Kosove.

    1. kunderhelm says:

      “shoku i klases”, sdi qka e ka gjet mero bazen u qu ne krah te djathte se ky vazhdimisht i ka perkrah gazetaret projugosllav e proserb te kosoves.

  31. ema says:

    o perendi cfare atmosfere ka pershkruar kimetja, si personazhet e chekovit.
    qeveria thaci eshte teresisht primitive

  32. Omari says:

    kosova ka nevoje per nje mero baze qe nuk ndalet, perdite shkruan kunder hashim thacit derisa ta cmend sic e cmendi sali berishen me shkrimet e tij te perditshme
    gazetaret e kosoves jane te shitur te pushtetit dhe jane jashtezakonisht te dobet
    kimetja ka natyre poetike, eshte e mire, por, keta duhet zbuar pa elegance

    1. profesori says:

      Omar
      Keni te drejt. Gazetaret kosovare jane te gjithe te shitur, e Kimetja eshte e mrekullueshme, por metaforike dhe pesimiste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje