Në një analizë të botuar në gazetën “DITA”, Fatos Tarifa prezanton disa shifra paradoksale rreth regjistrimit në universitetet shqiptare. Kështu, sipas Tarifës, Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës (UT) ka 10 mijë studentë – më shumë se sa universiteti i Princetonit me 7500. Por, ndërsa këtyre 7500 studentëve në Princeton u japin mësim mbi 1170 pedagogë (raporti: 1 pedagog për 6-7 studentë), në UT japin mësim 150 të tillë (raporti: 1 pedagog për 65 studentë). Ky raport, sipas Tarifës është tipik për vendet e “Botës së Tretë”.
Dhe ç’është më paradoksale, një dyndje të tillë në auditoret e universiteteve e shkakton vetë Ministria e Arsimit, e cila cakton në mënyrë të centralizuar kuotat e pranimit në çdo fakultet e universitet publik. Kjo mënyrë e shpërndarjes së kuotave të kujton kohën e regjimit komunist, kur shteti caktonte se ku do të shkonte çdo nxënës i shkollës së mesme, pasi mbaronte maturën.
Në botën e zhvilluar demokratike, kuotat e pranimit në universitete caktohen nga vetë ato, në përputhje me kapacitetet pedagogjike dhe infrastrukturore të tyre, si dhe në vartësi të kërkesës për diplomim në fakultete të veçanta. Edhe përzgjedhja e kandidatëve për pranim bëhet nga vetë universitetet, në varësi të rezultateve në provime, notës mesatare dhe cilësisë së shkollës së mesme të kryer nga kandidatët.
Në botën e zhvilluar demokratike, shteti ndërhyn kryesisht në dhënien e bursave të plota dhe gjysmë-bursave për studentët që zgjedhin fakultete për të cilat nuk ka shumë kërkesë, por shoqëria ka nevojë. Gjithashtu shteti jep bursa për studentët nga familje të varfra, të cilat nuk mund të përballojnë pagesën e regjistrimit në universitet dhe shpenzimet e konviktit. Dhe në raste të veçanta shteti financon drejtpërdrejt pjesërisht fakultete të domosdoshëm që kanë frekuentim të ulët.
Ndërsa dyndja e universiteteve shqiptare me studentë nga Ministria e Arsimit (siç e demonstron raporti 1 pedagog për 65 studentë) nuk mund t’i shërbejë as shoqërisë dhe as familjeve të këtyre studentëve. Vërtet kostoja e marrjes së një diplome mund të jetë e ulët si për shoqërinë edhe për familjet shqiptare, por edhe vlera e saj do të jetë po ashtu e ulët. Për të mos thënë se do të ketë një ditë vlerën e atyre letrave që lëshonte Sudja në 1997-ën, të cilat një ditë të bukur u bënë letra fare pa vlerë…
Shënim: Niveli i regjistrimit të maturantëve amerikanë në universitete (publikë e privatë) arriti rekordin vjet me 66.2%. Krahasimisht, në Shqipëri u arrit niveli 81%…
Nuk ia vlen te merresh me regjistrimet ne universitete. Une shoh mjaft 30 vjeçare qe nuk dine te shkruajne.
Idiotesia me e madhe ne keto artikuj eshte kur merret si shembull periudha komuniste.
Hiq pjesen e diktatures gjate komunizmit manaxhimi i centralizuar i arsimit ishte koherent me kerkesat e kohes cka do te thote shkolla profesionale (tani ka kurse vetem per parukeri) dhe Universitete ekzakt sipas kapaciteteve pedagogjike.
Gjate komunizmit specialistet nuk shpiken shkolla.
Adoptuan ne kushtet e Shqiperise (dmth sistemi ekonomik, varferia e trasheguar, niveli i ulet dhe 90% rural i popullates) kriteret e vendeve europiane, fillimisht te lindjes dhe ne vitet ’80 te perendimit.
Mund te thuhen shume gjera kunder shkolles ne diktature por ne fund te fundit nuk i shmangen dot faktit te pakontestueshem se niveli i te Diplomuarve te atehershem ishte me i larte se i tanishmi.
(une jam diplomuar ne “demokraci” dhe eshte e kote te them se e kam kaluar nje pjese te fakultetit ne kafe)
Kjo prirje perverse e politikes se Sali Bishes per t’i genjyer te rinjte me nje cope leter eshte nje bombe me sahat qe prit kur te pelcase.
Transparenca e INSTAT do deshmoje se sa perqind e te papuneve jane te rinj dhe sa prej te diplomuarve punojne ne profesionin e tyre.
Per momentin fatkeqet po ndjekin keshillen e vizionarit Ilir Meta per te punuar ne Call Center…
Prese nuk jepen statistika per studentet qe mbarojne universitetet shqipetare per dege te vecanta sa kane filluar pune dhe a punojne per degen qe jane diplomuar. Ky eshte treguese se cili universitet eshte I vlefshem dhe ata unuversitete qe diplomojne student qe nuk punesohen duhet te mbyllen pasi vjedhin leket e atyre qe diplomohen por nuk gjene dot pune.
prsh. po nqs un fitoj shkollen per histori dhe e bej nje vit a mund te bej kalimin te nje deg tjeter? cila eshte procedurat? flm.