Administrata? Sigurisht duhet… pastruar!!

15 Gusht 2013, 18:51Blog TEMA

Nga Anila Çobani

 

Këto ditë të fundit të gushtit, jo vetëm në tituj gazetash, por dhe në biseda të bëra në kafenetë e mëngjesit apo pasdites, tema më e diskutuar është ajo se ç’do të ndodhë me administratën shtetërore në shtator.

Për hir të së vërtetës, për shumë njerëz kjo nuk përbën lajm, pasi eksperienca e ndërrimit të pushteteve në Shqipëri ka konservuar modelin e saj!

Shumë do e konsideronin si model PD-ist! Model hakmarrës për ata që nuk janë në një mendje me modelin e dy gishtave përpjetë, apo me filozofinë që pa teserë nuk mund të sigurosh një vend pune.

Në fakt, po t’iu referohesh premtimeve të liderëve të së majtës në fushatë elektorale, absolutisht nuk flitet për spastrime apo urrejtje e mllef klasor kundër atyre që mendojnë e votojnë ndryshe.

Përkundrazi, është shpalosur një program i qartësuar për një administratë tërësisht profesionale dhe përulësisht në shërbim të qytetarit.

Në fakt, votuesit shqiptarë për këtë votuan masivisht.

Vota e tyre tregoi që ishin lodhur me arrogancën e pushtetit (këtë e thonë dhe vetë zëra të qenësishëm brenda PD) dhe sjelljen aspak profesioniste të drejtuesve apo punonjësve të administratës së djathtë.

Filozofia e punësimit të ushtarit të paaftë dhe mentaliteti i krahinizmit, e bënë administratën në këto ditë gushti të jetë në hallakatjen më dëshpëruese të këtyre 8 viteve.

Një vend i pamerituar, një vend pa konkurrencë dhe aftësi, nuk është vendi ku mund të qëndrosh me dinjitet dhe i pafriguar që me ndërrimin e pushteteve do e humbësh atë.

Fare rastësisht shoh në një material të publikuar në internet listën e punonjësve të një administrate që për arsye të viteve që unë kam punuar atje, e njoh mirë!

Njerëz të rekrutuar, pa meritë e pa konkurrim! Shumë prej tyre me arsimim që as ka lidhje me vendin e “shpërblyer”, shumë prej tyre pa eksperiencë pune, dhe të mendosh që kanë zëvendësuar profesionistë të vërtetë që për shkak te vokacionit të tyre janë larguar nga detyra dhe me VKM qesharake, të tipit “shkurtim i vendit të punës”.

Ligji i ri i miratuar pak kohë më parë nga parlamenti për “Statusin e Nëpunësit Civil”, i ka të përcaktuara qartë dhe specifikisht mënyrën e punësimit apo largimit të një punonjësi nga ky shërbim.

Në këtë dokument shprehet qartë qëndrimi ligjor ndaj përkatësisë politike dhe konkurrimit rigoroz pa harruar dhe përqasjen ndaj konfliktit të interesit. “Çdo emërim në pozicion ekzekutiv në kundërshtim me këtë nen është absolutisht i pavlefshëm”

Ne fakt ka ekzistuar një ligj për “Shërbimin Civil”, jo më pak ligjor se ky i sapomiratuari!

Po a u konsiderua si ligj për funksionim ky kur pas 2005 u flakën me qindra specialistë nga administrata shtetërore?

A u denjua të dëgjoheshin dhe thirrjet e Këshillit të Europës që dënonin spastrimet politike dhe mbronin dinjitetin profesional të qindra punonjësve të trajnuar dhe nga vetë  këto organizma dhe partnerët e tyre?

Unë nuk jam për spastrime në administratë! Aspak për spastrime politike! Por ama jam për rikthimin në punë të atyre punonjësve që sot mbajnë në duar vendimet e gjykatave për rikthim në punë, vendime që dergjen në sirtarët e drejtorive të Burimeve Njerëzore që gjatë këtyre 8 viteve u përfaqësuan nga eminenca gri të pushtetit.

Nuk jam dhe për atë që siç e thoshte dikush para disa ditëve në një media të pavarur… “ai dikur ka shkruar kundër”!

Pra, një njeri që përfaqëson profesionalizmin dhe ndjenjën e qytetarisë, ka background-in dhe merita absolute, s’ka pse… s’ka pse të ikë!

Dhe, jam e bindur, ose më saktë jam besimplotë që kështu do të ndodhë.

Sikur do të shpresoja në rikthimin në punë të atyre që pa të drejtë iu mohua vendi i punës nga injorantët dhe ushtarët e pushtetit!

CV e tyre janë eksperienca e shumë e shumë viteve punë. Pas 8 vitesh, disa prej tyre janë dhe shumë afër pensionit. Por ata e meritojnë të rikthehen në vendin e mohuar, në vendin e marrë brutalisht e shumë herë dhe harbutërisht.

Nëse do të besoja në ato qe thotë lideri i opozitës, Lulzim Basha, për ngritjen e atyre zyrave… është koha ta bëjë!

Janë me mijëra vendime gjykatash që vetë ky zotëri nuk i ka zbatuar, si njëherë kur flaku njerëzit si Ministër Transportesh, si atëherë kur dëboi me qindra e qindra ushtarakë profesionistë e të ndershëm si Ministër i Brendshëm, si dhe së fundmi kur spastroi mizorisht administratën e Bashkisë së Tiranës duke lënë pa bukë dhe varrmihësit e funeraleve!

Unë besoj se erdhi më në fund koha që punës t’i gjendet njeriu, dhe jo njeriut puna!

Ka ardhur koha ku Nëpunësi Civil të konsiderohet Nëpunës i Shtetit dhe jo shërbëtor apo besnik i pushtetit apo familjes. Ata duhet të jenë subjekt i parimeve ligjore dhe rregullave që rrjedhin nga vendosja e tyre specifike në strukturën hierarkike të shtetit!

Rregullorja e sapomiratuar synon të vendosë rregulla në kryerjen e detyrës së një nëpunësi civil në një shoqëri demokratike.

Me fillimin e punës nga qeveria së re, sfida është e hapur! Administrata? Po! Duhet pastruar nga të paaftët! Të devotshmit dhe profesionistët i ka me mijëra ky vend! E bekuar është ajo qeveri që i vë apo i rikthen në shërbim të shtetasve të vet!

28 komente në “Administrata? Sigurisht duhet… pastruar!!”

  1. Lex Rex says:

    Bravo Anila, gjeja e pare qe duhet te beje qeveria e re eshte zbatimi i vendimeve te gjykatave per ata qe jane hequr padrejtesisht nga puna.

    1. e verteta says:

      po e dashur po kete smund ta bejne femra imorale si puna jote harrove si e mbaje foton e nanos dhe flamurin e fressh ne tavolinen e punes tek bisnesi i madh ciao kurve

      1. Ilir Gruda says:

        ‘E Verteta’ eshte se je askushi,Pa moral,pa dinjitet e shtylle kurrizore,zvarranik e maskara ,pa shprese e karakter,bythlepites e trushperlare….funderrine e e shoqerise me distinacion zhdukjen..Si mund te fyhet nje femer publikisht per te vetmin ‘faj’ se jep nje mendimin e saj pa perdor asnje fjale fyese!!!???A KE Moter a Grua?????

      2. Ilir Gruda says:

        ,E verteta…Kam shkruar nje pergjigje per fyerjet tua ndaj nje femre qe nuk ka bere esnje faj a gabim , vec mendimet e saj pa fyerje…Pergjigja ime eshte censuruar nga ,teme, Vertete kam perdore fjale fyese qe nuk jane ne eduaten e fjalorin tim,por si mund te fyhet keshtu nje njeri se shkruan ne gazete e lire…..Tema qe ka vuajtur gjate trajtimin me ‘2 standarte’ po ben vete te njenjten gje,,,Qofsha i gabuar,,

  2. Hasani says:

    Po ne Ministrine e Jashtme. Ai duhet te pergjigjet jo vetem moralisht per shkaterrim te sistemit por edhe per shkelje flagrante te ligjit duke emeruar dhjetra mbi fondin e pagave. Qe eshte shkelje e paster e ligjit per buxhetin.

    1. deti says:

      Dakord. Te gjithe ato emerime i beri LSI. Te largohen te gjithe.

  3. Ferro Labi says:

    Nusia e djalit tim ishte me pune prej 18 vjetesh ne Drejtorine Rajonale te Trasportit. Per ta hequr nga puna, Ardian Kollozi dhe Astrit Patozi, me daten 09 Maj 2011, nje dite pas zgjedhjeve vendore, ne oren 15.30, kur do ikte ne shtepi, i dhane shkresen se ishte trasferuar nga Vlora ne Laç me te njejten detyre. Grua me dy femije, burrin dhe dy pleq duhet t’i linte ne Vlore dhe te shkonte te punonte ne Laç. Duke mos e pranuar kete trasferim te pa ligjshem dhe te pa motivuar, e larguan nga puna. Qe nga ajo dite eshte pa pune. Gjate 2 vjete eshte marre me gjyqe dhe ka fituar te drejten e punes ne tri shkallet e gjyqesorit, po ne pune nuk e kthyen vetem se mori rrogen, por dhe ate e ndau me avokatin. Ja ky ishte pushteti i Berishes.

  4. Ladi says:

    Me votimin masiv te shqiptareve do te ishte vertet shpresdhenes nese ketej e mbrapa administrata dhe profesionistet do te trajtoheshin sipas meritokrcise dhe jo si deri me sot: qe jane trajtuar bazuar ne shkerdhatokraci…

  5. Dr says:

    Po patjeter qe do te ndrohen administarta, nga njerez te pa afte, ne profesioniste te zote, Deri tani asnje nuk eshte futur sipas aftesive dhe zotesive ne pune , Ne pune qe te futeshe duhej te kaloje nga zyra e kryetarit te partise demokratike, kjo qe po ju shkruaj eshte e veretet, e kam vuajtur e kurriz. Dhe mua ashtu si dhe zonjes se mesiperme, ma hoqen djalin nga puna 2 dite mbas zgjedhjeve te 2011, se ishim me bindje te majta, po keshtu bashkeshorti, inxhinier per 30 vjet, nder te vetmit te mbetur ne sektorin e tij , e hoqen dhe e lane 6 vjet pa pune, per vajzen qe mbaroi para 1 viti shkollen e larte,dhe eshte akoma pa pune, duhej te kaloja perpara nga zyra e kryetarit te Pd..:!!!! kjo ishte tabloja qe bene parfaqsuesit e PD per 8 vjet

  6. Gjergji says:

    Te lumte Anila.Emerimet idioteske mbi baze krahinizmi dhe perkatesie partiake, beri qe te hidhen ne rruge specialistet qe vune ne binare qendra pune e prodhimi, u zevendesuan nga injorante ne plot kuptimin e fjales. Aq flagrante ka qene kjo sa qe disa prej tyre u detyruan qe ti heqin vete brenda vitit. Kulmi i hipokrizise te degjosh kameleonin Lule Basha te flase gjoja ne mbrojtje te kuadrove. Eshte kaq idiot sa kujton se njerezit kane harruar kasapanat e tij mbi administraten shteterore aty ku ka qene titullar. Mendoj se edhe vete demokratet e kane kuptuar se sa eshte bastarduar politika e kuadrit e ketyre sojsezeve qesharake.

  7. ILIRET says:

    Administrata jo duhet pastruar, por duhet spastruar ne menyre rrenjesore. Po se mos vetem administrata.
    – Kush nuk ka nje te njohur militant te PD, qe e sheh gjithe diten rrugeve e kafeneve, dhe kur e pyet, me cfare merret, te pergjigjet:
    -Po ja! Mar nje rroge ne filan institucion…!
    Po sa jane te tille? Me qindra. Bile ne njohim edhe te tjere qe jane ne emigracion dhe e kane emrin ne borderote shteterore. Rrogat i ndajne me shefat e tyre.

  8. Papi says:

    Kot i bie në qafë autores o copa e injorantit, e lexova 3 herë shkrimin nga fillimi, dhe ky togfjalësh që ke përmendur ti nuk ekziston në shkrim. Dhe përsa i perket analfabetizmit, thuhet “thënë”, e jo “thanë”, malok.

    1. Alb says:

      Papi repliken e ke bere me nje person, te cilit i eshte fshire komenti dhe duket sikur e ke me mua.

      1. Papi says:

        Pa merak ! Nuk e kam me ty, Alb ! E kisha me një “Gjon”, por i është fshirë komenti, tani e shoh & unë !

        1. ani says:

          shume keq keshtu me spastrime politike

  9. Kolonja says:

    Kam shkruar edhe me pare ,se si veproi gjykata e rrethit te LUSHNJES e vitin 1963.
    Nena ime ne ate kohe punonte ne martenitetin e fshatit B. ne rrethin e LUSHNJES si punetore. Per aresye te interesave personale te mamise se atij fshati u pushua nga puna. PASI GJYKATA E KTHEU PERSERI NE PUNE, RROGEN E MORI,PO JO NGA SHTETI.E PAGOI NGA XHEPI
    SHEFI SHENDETESISE, MAMIJA DHE KRYETARI I BASHKIMEVE PROFESIONALE .
    Kur gjykata e quan te pa drejte pushimin nga puna ,pse duhet ta paguaj shteti rrogen te pushuarit nga puna!? Si ka mundesi te paguhen dy veta ne nje vend pune? A nuk ka vend per abuzim!? E NUK JANE TE AKTA RASTET KU NJE PERSON PAGUHET NE TRA -KATER VENDE? Ky nuk eshte shtet,po rrumpalle.

  10. Alb says:

    Shkrim i bukur, analize e sakte. Nuk duhet te kete hakmarrej sepse nepunesit jane te shtetit e jo te Partive qe vene e vine, pervec kesaj largimi i nje personi qe ka intelekt dhe eshte i investuar eshte nje shperdorim kriminal i burimeve njerezore dhe nje shkaterrim psikologjik per ate vet. Te pastrohet..po. Por ama te mos ndiqen kemba kembes ne se ata me zotesine e tyre punesohen perseri dhe vetshpallen opozitar. Ne demokraci duhet te mesohemi te ruajme ekuilbrat duke i lene njerezit te thone mendimin kundra.

    Ate qe kam vuajtur vete, nuk dua ta vuaj askush, as dora vete qe ka firmosur largimin tim ne 2005 edhe pse CV-ne time nuk e kishte vete Ministri..Me larguan me pretekst suprimim te vendit te punes, ne forme shantazhi per te me rekrutuar ne PD. Largimi im u be si nje shembull, qe te tjeret kur me shihnin rruges dredhonin per te mos qene ball-perball, madje ne ndonje rast kane rezikur te prplasen me makinat.

    Pa largimit tim nga puna nuk kam gjetur asnje minute qetesi, sepse ‘listat e zeza’ me ndiqnin nga mbrapa dhe perziehesha me metoda me te sofistikuara….

    Shume si une nuk e duruan dot dhe jane larguar ne Amerike e Kanada.

    Nuk duhet te lejohet largimi i trurit nga vendi yne. Tiua “heqim” politik nga koka dhe tiu fusim dashurine per punen dhe vendin.

    Devide et impera nuk mund nuk duhet te vazhdoje me!!

  11. Pipero says:

    Po ne kohen e Fecor Shehut si funksiononte administrata ?

    Akoma keta kelyshet e komunizmit do te degjojme.

  12. fabifabi says:

    tani te aftet jane ne ps e lsi hahaha

  13. deti says:

    Po kush na siguron moj zonje se do largohen te pa-aftet, ata qe u emeruan ne kundershtim me ligjin, dhe do punesohen vetem te aftit dhe pa bindje partiake? Keto jane enderra ne diell qe nuk i ha askush. Si do behet p.sh me emerimet qe ka bere LSI ne menyre te paligjshme ne gjithe institucionet qe drejtonte ajo kur ishte me PD? Apo i kishte te afte? I kemi pare se cfare hadjutesh ishin. I shtuan numurin epunonjesve artificialisht ne sektoret e energjitikes (ne nje strukture shtuan rreth 150 ounonjes qekishin ku nder ta kishte punonjes me diplome Filologjike qe kudo mund te ponojne por se c’duan ne energjitike nje zot e di), ne mjeksi vetem KLSH ka kapur 100 punonjes te tepert, ne shebimin diplomatik kane bere kerdine. Do largohen ata? Nuk besoj. Thjesht do hiqen disa, te afate dhe te pa-afte, dhe do zevendesohen me te tjere te afte politikisht. Keshtu ka qene e keshtu do jete. Ne fund te fundit, kush do e percaktoje aftesine? Sigurisht njerezit e qeverise se re. Prandaj thjesht do kete zevendesim njerezish.

  14. albi says:

    Duket se disa komentues e kane hallin e spastrimeve krahinore me shume se politike. Kjo eshte nje loje e piste qe eshte luajtur nga disa media dhe vazhdon te luhet. Nese qeveria e re do ndjeke kete lloj mentaliteti qe servirin disa komentues, deri edhe duke fyer bashkeqytetaret e vet, gjerat do marrin shume per keq. Prandaj keshilloj me shume kujdes dhe me pak urrejtje. Si shume po shfaqen fjale si “malok” ( qe ne fakt duket se shumica u referohet verioreve, packa se nuk ia dine kuptimin. Kjo mund te thuhet edhe per dike nga fusha, nga jugu, linja, perendimi), po keshut “shpellare” “mocalore”, “malarjane”, “kenetore”. Zgjedhjet jane politike dhe jo krahinore. Prandaj qeveria te beje kujdes e te mos u lere shteg urrejtjes dhe nencmimit se ato kthehen ne bumerang dhe ne te keqe per te gjithe.

  15. mark says:

    Pse beheni hipokrite mor te mjere? PD-ja beri pushime nga puna dhe shpesh te pamerituara nga presioni i militanteve te saj.Por nuk duhet harruar se shumica e administrates nuk levizi. Nese doni shembuj ju sjell me mijera. Vetem LSI-ja beri spastrim ne institucionet qe mori, duke i zevendesuar pothuajse te gjithe me militantet e saj. Edhe gazetarja te mos kepuse briçkulla per njerez te afte etj. Le te jete nje fije me e ndershme dhe te thote se koalicioni fitues do te vendose njerezit e tij ne pune. Sa per aftesite e tyre dihet… pas 2009 çdo idiot militant i PD-se apo PS-se dhe LSI-se ka nga dy diploma, ndonese nuk di te lexoje rrjedhshem. Mungesa e filtrave ne institucione do t’i mbushe ato me derra, pavaresisht ngjyres: derra blu apo derra te kuq. Faturen si gjithmone e paguan populli dhe vendi.

  16. VEZHGUESI says:

    ME VJEN SHUME KEQ PER DISA KOMENTUES SI “E VERTETA” QE DUAN TE SHKRUAJNE DICKA,POR KETU NUK DISKUTOJNE NJEREZIT PER BIOGRAFINE E SHKRUESIT POR PER TEMEN NA SHQETESON TE GJITHEVE,PRANDAJ PO ITHEM NJE FJALE JO SHUME TE MIRE,TI (E VERTETA)MOS JE GJE KURVE APO NDONJE PUSHT)DHE I LUTEM GAZETES KETA TIPA NUK DUHET TE JENE NE LISTE PER KOMENTE.

  17. ali says:

    Jam dakort me Albin se nuk duhen permendur keto epitete, por njerezve u ka ardhur ne maje te hundes
    me Berishen, prandaj shprehen keshtu duke shfaqur tendenca krahiniste. Kjo edhe per aresyen se ky
    zoteri ne cdo qosh te Tiranes vuri njerez nga krahina e tij ne pune e pa pune, por me rroga te majme .
    Keshtuqe kur thone psh. ”malok,, shprehin urrejtjen kunder personit konkret dhe nuk e kane fjalen per
    malesoret ne pergjithesi qe jane njerez me te vertete te ndershem dhe per t’u nderuar .

  18. Saimir says:

    O popull nuk e kuptoni qe votimet u bene vetem per nje vend pune ne shtet per keta karagjoze, nje here njeri, nje here tjetri.
    Jane te gjithe njesoj nuk e kuptoj ku e shikoni ju ndryshimin.

  19. Hetim i plote says:

    Gjate muajit maj-qershor u emeruan shume militante,mbi fondin e pagave dhe normat mesimore ne arsim.
    Keta ne shtator,do kerkojne te “barazohen” me punonjsit e rregullt!
    Duhet te largohen te gjithe te emeruarit ne oret e fundit,ku ne ndonje rast kane vjedhur se bashku me titullaret,per “fushaten elektorale te PD-se”.

  20. Treviso says:

    Ndryshimi i qeverise sjell dhe shume ndryshime te tjera ne administrate.
    Kjo tai eshte bere mode per partite qe fitojne te drejten e qeverisjes.
    Punojsit e administrates jane kalitur me keto ndryshime dhe nuk i duket çudi. Cudi na u duk ne vitin 1993 kur u bene ndryshime ne administrate me majmuna, qe akoma nuk ishin kthyer ne njerez. Kjo ishte per te vene duart ne koke kur vinte tjetri dhe te thonte, jo nje here por shume here, se s’ja kuptoje dot gjuhen kur fliste, lero vendin se mjafte ke hanger ti. Per te rinjte e sotem ne Shqiperi, mundte te jete çudi kjo qe une tregoj, por eshete 100% realitet. Mjafton te pyeten moshat 40-45vjeç e larte per keto ngjarje. U mbushen zyrat e administrates se Durresit me kafshe me plot kuptimin e fjales. Nuk hyje dot me nje zyre se nuk gjeje dot menyren per tu komunikuar.Nuk ishin ne gjendje te shpjegonin asgje. dhe ai qe e mbante vehten si kapo e zyres nuk e kuptoje kur fliste.
    Ju tregoj nje rast te fresket,3-4vjet perpara.Mbesa ime shkon ne gjendjen civile ne Durres per te regjistruar femijen. Nenpuncja e zyres ipergjigjet: Shko anej nga ke ardhur se ti s’je Dursjane.Mbesa ime ju kishte pergjigjur: Une nuk jame Dursjane por Durrsake. Regjistrimin je e detyruar ta besh dhe te mos presesh para prej meje, se nuk te jap asnje çentez per bagshish. Kjo nuk ka ndodhur vetem ne Shqiperine e mesme por edhe ne skain me te fundit te jugut te vendit. Keshtu e ka administruar vendin krimineli Berisha qe ne ardhje ne pushtet.
    Ne kete shkrim nuk dua te ofendoj te gjithe verioret se ka shume njerez inteligjente veriu i Shqiperise por nuk jane bashkuar idese se kriminel Berishes. Ato qe ju bashkuan mendimit te Berishes, ishin shtresa e fundit, e pa studjuar, pa njohur kulturen. Troç muhabeti, ishin barinj dhijsh se delet nuk jetonin ne ato malsi.
    Ne vitin 1984 ne shtepine e pushimit te punetoreve ne Durres u zhvillua nje kurs 3-9 mujor per Bashkimet Profesionale. Ketu kam njohur shume kursante nga te gjitha krahinat e veriut dhe me ka bere pershtypje qytetareria e tyre. Njerez me kulture dhe kerkonin te perfitonin sa me shume kulture ne ambjentet ku jetonin. Pershtypjen me te madhe me kan lene dy vaza, kursante 9 mujore, kishin hypur ne teracen e Shtepise se pushimit dhe po merrnin rreze djelli te xhveshura jo komplet nudo por me te mbathura te bardha dhe sutjena, ne fillim te muait Prille kur temperatura ishte 22 grade.

  21. SHOKU CIMIT says:

    Besoj se kjo qeveri te pakten do te zbatoj vendimet e gjykatave. jam me nje mendje me ju Zj. Çobani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje