Berisha, ky patriot i vonuar

17 Gusht 2013, 15:43Blog TEMA

Nga Petrit Qejvani

Ngjarja ë Himarës, ku një tufë rrugaçësh shqiptaro-grekë shfrytëzuan një pervjetor vdekjeje aksidentale të një të riu himariot për të hedhur parrulla antishqiptare, ka shkaktuar me të drejtë reagimin qytetar dhe,deri diku, edhe të medias ndërsa mjerisht, mosreagimin e shtetit butaforik shqiptar.

Dhe nuk është hera e parë që Himara prodhon incidente me theks etnik. Dhe kjo sapak për faj të himariotëve, por për shkak të mungesës së autoritetit të shtetit shiptar në këtë zonë pastërtisht shqiptare, me identitet dhe histori të spikatur shqiptare. Por edhe të disa shqiptarëve gjakprishur, të paguar dhe manipuluar nga qarqe antishqiptare në Greqi.

Dhe këtu të jemi të saktë: nuk ështa fjala se këta ushtarë të  marrosur të shovinizmit dhe “megaliidesë” do “marrin” Himarën. Ne këtu gjykojmë frymën, që i frymëzon dhe veprimet konkrete te tyre  e, sodomos, pasivitetin e strukturave shtetërore. Ne nuk themi t’i shpallim luftë Greqisë, por të reagojmë, kur duhet reaguar. Ata nuk duhet mbivlerësuar, por as nënvlerësuar. Si kushdo që shkel ligjet e vndit, edhe ata duhen ndëshkuar.

Në këtë rast ajo që të habit më tepër është reagimi në facebook i kryeministrit pseudopatriot Berisha, i cili, më në fund, kujtohet të deklarojë në fb se në Himarë nuk ka minoritet grek. Sikur këtë deklaratë ta bënte ndonjë qytetar i zakonshëm, do të quhej dicka normale, për shkak se qytetari aq ka në dorë. Mirëpo këtë e bën kryministri i vendit, i cili ende mburret që ka celsat e qeverisë në dorë dhe merr vendime prej të “forti” dhe jokushtetuese me një kokëfortësi provinciale, duke patur “trimërinë” t’i kundërvihet maxhorancës së re, së cilës i thotë të durojë deri në shtator, kur të mblidhet Kuvendi i ri për të dorëzuar celsat e pushtetit…

Ndërsa mbahej ky mort-miting, Berisha disa pashë më tutje lahej në  Dhërmi, në përpjekje për të larë gjynahet e tij dhe nuk i dëgjonte live thirrjet e tyre shovnisto-raciste. Dhe policia e tij ndiqte indiferente ceremoninë përkujtimore mortore të shndërruar në një miting antishqiptar.Tamam një vend pa zot!

Ky shtet, së paku në raportet me Greqinë, e ka humbur sovranitetin mbi territorin ë tij, jo vetëm në Himarë, por në krejt jugun shqiptar. Dhe ky është në rastin më të mirë një turp për ata që qeverisin dhe i nxjerr kallajin “patriotizmit” të tyre dhe ‘kryepatriotit” Berisha.(le të kujtojmë skandalin ë ndodhur 2-3 vjet  me pare, kur qytetarë të ndryshëm korcarë drejtoheshin për problemet e tyre te konsulli famëkeq grek, që i manipulonte).

Ai që në 100- vjetorin e shpalljes së Pavarësisë kombëtare foli për Shqipërinë nga “Presheva në Prevezë” nuk “mbron” dot Himarën, edhe kur është kaq pranë saj fizikisht!.. Dhe kjo, për faj të grekëve?! . Por oreksi vjen duke ngrenë.

Grekët janë mësuar me lëshime nga qeveritë shqiptare. Pasi i plotëson orekset për  kthimin e Shqipërisë së jugut në një varrezë greke ( në marrëveshje midis dy qeverive u ndërtuan 4 varrezave të ushtarëve grekë në rrethet e Përmetit, Gjirokastrës, Tepelenës) pasi lejon priftërinjtë grekë ose filogrekë të zhvarrosin shqiptarët e vdekur dhe eshtrat e tyre të shiten si eshtra të ushtarëve grekë si në rastin e famshëm të Kosinës, ku kishte dhe eshtra fëmijësh (për këtë u bë zhurmë e madhe, ku dëshmitarët, banorë të fshatit, denoncuan me prova se eshtrat e nxjerra qenë të të parëve të tyre).Për këtë pati dhe një akuzë nga prokuroria që dha dhe masë dënimi me burg për fajtorët dhe qeveria vasale, nën trysninë e Athinës, ndërhyri te gjykata dhe e degjeneroi këtë gjyq në një farsë.

Dhe më tej. Të lejosh deputetë fashistë grekë apo gjithfarë shovinistësh që deklarojnë me zë dhe figurë në mes të Himarës se Himara është greke, të lejosh që në ditët e zgjedhjeve të bëjnë propagandë antishqiptare, sic kanë bërë vite më parë dhe të futen në qendrat e votimit (qoftë dhe deputetë të parlamentit grek), duke bërë skandale dhe duke përcarë e coroditur himariotët, kjo besoj nuk ndodh as në ndonjë shtet afrikan.

Ku është parë të vijë tjetri në shtëpinë tënde dhe të guxojë të të shajë? Por kjo ka ardhur gradualisht, pas lëshimesh të njëpasnjëjta nga shteti shqiptar. Kur vjen Kryeministri Karamanlis në Tiranë dhe në konferencën për shtyp me kryeministrin shqiptar Berisha nuk lejohen gazetarët të drejtojnë pyetje për Camërinë, nuk besoj se kjo tregon patriotizmin e Berishës! Vjen miku, por ai nuk mund t’u mbyllë gojën të zotëve të shtëpisë.

Dhe patriotizmi kallp i Berishës e arrin kulmin dhe demaskohet keq me faljen apo shitjen (historia do ta thotë përse u bë kjo) e 350 km katror det Greqisë, marrëveshje të cilën e anulloi Gjykata Kushtetuese në një votim historik 9 me 0.

Por historia e lëshimeve të qeverive shqiptare në  marrëdhënieve shqiptaro-greke fillon që me pranimin e miratimin e Janullatosit  në krye të Kishës “autoqefale” shqiptare, i cili, edhe sipas disa priftërinjve ortodoksë  patriotë shqipatë, më tepër se misionar i fesë është misionar i helenizmit në Shqipëri.

Dikur Berisha shante Nanon si filogrek, kur ai nisi bisedimet për varrezat  ushtarëve grekë në Shqipëri (ai ra dakord për 2 varreza), ndërsa patrioti Berisha e bitisi duke iu lejuar grekëve ndërtimin e 4 varrezave të tilla!..Edhe në rastin e fundit në Himarë Berisha tregon se nuk e ka seriozisht me ato që thotë në fb. Kryeministri flet institucionalisht dhe jo si një qytetar i zakoshëm.

Neofashistët karagjozë grekë duhej të ndaloheshin të hynin në Shqipëri. Edhe nëse nuk njiheshin si fashistë, kur vepruan si të tillë në ceremoninë në varreza duhej të ndaloheshin dhe, konform ligjeve, të dënoheshin. Ky është shteti, dhe  një shtet të tillë duan qytetarët shqiptarë. Një shtet që të mbrojë dinjitetin dhe autoritetin e tij dhe qytetarëve të tij, jo vetem brenda territorit të vet, por edhe jashtë tij, që grekët të mos tallen me shqiptarët në kufi, duke i kthyer mbrapsht, edhe kur i kanë dokumentat në rregull, të mos tallen me pretekstin e toponimeve për t’i lënë fëmijët shqiptarë të lindur në Greqi të mos vijnë në Shqipëri, sepse në pasaporta vendi i lindjes duhet shkruar greqisht(!), kur pasaporta është shqiptare! Edhe kjo është patriotizëm.         Patriotizmi nuk është doemos heroizëm. Ai shfaqet përditë. Prandaj ne kemi nevojë për një  shtet që të mbrojë qytetarët e vet kudo që ata ndodhen apo jetojnë. Dhe jo një shtet butaforik, që e provokojnë dhe ca rrugacë ordinerë. Dhe që të kemi një shtet të tillë, më parë duhet që të kemi shtetarë patriotë.

 

9 komente në “Berisha, ky patriot i vonuar”

  1. Salamëhamut Bollëku - New York says:

    Titulli duhet te ishte:
    Berisha, ky tradhetor i hershem dhe ..
    Patriot i Vonuar!
    http://imazheshqip.blogspot.com/2012/10/sali-karaberisha.html

  2. elitex says:

    Edhe pse jam pjeserisht dakord me disa gjera qe thua, kujdes ne gabimet trashanike, psh toponimet nuk kerkohen ne gr, greku thot shkruaji ne gjuhen tende qofte edhw kinezce beji si te duash, po ne krah vendoa dhe toponimin zyrtar ne gjuhen angleze. Psh Athine eshte ne shqip sekurse Athens eshte ne anglisht, ajo qe kerkon greku eshte: Athine/Athens.

  3. ILIRET says:

    Ne fakt Berisha eshte patriot ne raport me Kosoven.
    1. I shet nafte kryekriminelit Miloshevic, per tanket e tij, me qellim qe te pakesonin pak popullin kosovar, pasi ishte shtuar shume, duke e vrare ate.
    2. UCK ne e quajti organizate terroriste. Me dosjet e vajzes se tij dhe te Lulezim Bashes, sot arrestohet Haradinaj( pavaresisht se ky budalle ne fakt eshte kriminel) apo Limaj e te tjere.
    3. Nuk donte shkeputjen e Kosoves nga Serbia, dhe luftoi qe shqiptaret te mos shkonin ne Rambuje, France, ku u vendos kjo gje.
    Rruga e kombit u be se i dha urdher Damir Fazllic, per realizimin e endrres te vjeter serbe per daljen nga Nishi ne Durres.
    Ku mbarohen aktet antikombetare te ketij agjenti te shteteve fqinje. Por e keqja eshte se 30 % e Shqiperise dhe 45 % e Kosoves jane spiuna e bij spiunash.

  4. ali says:

    Shikoni fotografine e diktatorit Berisha dhe gjykojeni vete !

  5. Ariana says:

    lexoni ketu çka bere Hungaria me banken boterore, gje qe qeverija e rre duhet ta beje me janullatos e te tjere uzurues si greket .
    http://www.forexinfo.it/L-Ungheria-caccia-il-FMI-abbiamo

  6. valter says:

    Mire e keni ju por kujt ja thoni!

  7. shiaksi says:

    posht berisha,ti nuk je nji njeri qe mbron interesat e shqiptareve,por po i shkel ata,do te ngelesh gjithmon ne mendjet e shqiptareve,si nji tradhetar

  8. Ilir Gruda says:

    prap me ‘[email protected] e Sales Me gjithe ato veprime antikushtetuse duhet bDREJTESIA te merret me te e jo cfare foli a pordhi ai psiko….

  9. G. Hoti says:

    SALIU NJE URE.

    Se c’dolli sot saliu
    E mesoi dhe cilimiu
    Misionin e kishte ure
    Te mos kuptohej kure
    Komunizmin ta kalonte
    Thelle ne demokraci
    Ligjet tja bastardonte
    Vecan ne drejtesi
    C’fare s’beri mendje e tij
    Jane thase me mekate
    U zbardhen nder debate
    OKB-ja pret pergjigje
    saliu shtigje me shtigje
    Te dredhoje ti eresoje
    Kujton “lumin” do kaloje
    Triumfator i math u hoq
    Por,nga populli u thermoq
    Kure s’e kish menduar
    Prej popullit i ndeshkuar
    Kaq shume me vetevetn
    Ishte o eshte i dashuruar
    Si nje ure ka merita
    Na la prapa shume bishta
    Drejtesine ta pengoje
    Me paloligjet te shpetoje
    Amerikes o BE-pian
    Tu a hedhe tu dredhoje
    C’marifete do perdoren
    Vete koha do tregoje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje