Nga Magdalena Ramohito
E ndoqa Kryeministrin në ikje në mbledhjen e tij ndoshta të fundit (sepse e tha vetë nëpër dhëmbë- po vjen fundi..) direkt ne televizion. Foli për gjëra që as ai vetë nuk ishte i bindur, nëse ishin fjalët e duhura, i skuqur shumë me një shikim të turbulluar i ngjante një dhelpre, që rëndom i themi ‘skile e vjetër’ ndërsa ministrat rrotull si pulat me shikim dhe vëmendje të papërqendruar, rrinin aty si të marrë peng…
Kryeministri në ikje fliste më tepër për qeverinë e ardhshme dhe ironizonte ministrat e ardhshëm që do uleshin në këto tavolina dhe kishte “merak” se si do mësoheshin ata me dosjet..
Bënte vazhdimisht pauza, madje njërën prej tyre e pati shumë të gjatë , sepse iu desh të pinte ujë. Në fakt piu shumë ujë dhe ministrat në ikje e pritën “me durim”…
Kryeministri në ikje numëroi disa suksese të administratës së Tatim-Taksave, e cila i ka arritur gjatë muajit korrik?!; një periudhë kohore që realisht nuk ka një qeveri të dekretuar dhe pastaj mori nga kjo gjë shkas, për të lavdëruar administratën d.m.th ish administratën duke hedhur disa shigjeta mbi Kryeministrin e ardhshëm e duke aluduar se mbi institucionet e shtetit po zhvillohet një konspiracion.
Në fakt këto katër vjetët e fundit të qeverisjes së Sali Berishës vendi vlonte nga teori konspirative saqë numri i kombinacioneve infinit bëri, që populli të mos i kuptonte dot më dhe nuk e zgjati, por priti datën 23 qershor dhe aty një milion’ JO’ ja adresoi kryesisht këtij njeriu.
Nga ana tjetër zëdhënësja e tij Lauresha deklaronte se: “Nuk u varfërua SHQUP-i se i morëm vetë një restaurant”… Pse gjithë kjo sarkazëm me ushtrinë shqiptare, gjithë ky mllef i grumbulluar dhe i sajuar këto 22 vjet- zgjatim të sistemit komunist? Kjo gjë nuk ka ngjarë me strukturën e SHISH zgjatim -“Sigurimit të shtetit”!!
Ndoshta sepse ushtarakët janë të orientuar nga atdhedashuria dhe jo nga partidashuria?. Sepse në fakt struktura e dashur si për kryeministrin në ikje edhe ata që nuk janë më, është përdorur për mbajtjen sa më gjatë të pushtetit, siç e përdori edhe Enver Hoxha në sistemin autokrat dhe në fund fare ajo u doli nga kontrolli, gjë që solli fundin si të diktatorit të kuq edhe të këtyre diktatorëve lara-lara.
Si e sheh Kryeministri në ikje veten e tij çdo mëngjes përpara pasqyrës? Nuk do të ishte e drejtë ti thoshte asaj” më bëj edhe një herë nuse” sepse populli i dha shumë shanse dhe ai i shpërdoroi siç diktatorët dinë të bëjnë sa herë ngjiten në Majën e Olimpit.
Kur hipin atje mbi atë majën e thepisur të gjitha majat e tjera poshtë këmbëve të tyre ju duken të rrafshëta dhe mbi kokën e tyre nuk e ndjejnë vizën, që u vendos ligji, por vjen dita dhe ajo maja bëhet e rrëshqitshme…si për diktatorët e egër edhe për ata gjelat mendjelehtë.
Tani kryeministri në ikje e tha edhe vetë sot në atë mbledhjen me ministrat-pula se, është drejt fundit…Ai po bëhet gati të kapërcejë hendekun që vetë ka krijuar dhe me sa duket e shqetëson ajo që e pret në anën tjetër. Ndoshta e pret një varkë shpëtimi, ndoshta një ferrë…(ligji)
Më vjen ndërmend një fabul e EZOPIT të madh:- Zonja dhelpër pasi bëri shumë paudhësira u sul me vrap të kapërcente kanalin për të shpëtuar prej ndjekësve të saj dhe hop…ra në një ferrë. Por ferra e mbajti të mbërthyer derisa ndjekësit ja behën.
Atëherë dhelpra i tha:-Po ti moj ferrë si nuk më ndihmove pak?!
Ferra u përgjigj: -Po ti tek unë u qepe ?-po unë i qepem gjithë dynjasë…
Shume e drejte. Ushtaraket jane trajtuar shume keq nga gjithe klasa politike e postkomunizmit. Ne fakt ata jane elita e shoqerise kudo ne bote. E ke thene shume drejte Znj Magdalena SHISH paska qene ne keto 22 vjet struktura me e dashur per kryeministrat e Shqiperise sepse esht eperdorur per qellimet e tyre. Turp qe ushtria eshte katandisur nga shteti postkomunist ne nje gjendje te mjere
Pershendetje, Magdalena!
Te takon te shkruash sa i takon trajtimit te ushtarakeve, qe ti edhe une e dime sa shume kane punuar gjithe jeten e tyre, edhe ne komunizem endeshin me plaçkat ne krah, ne qe i kemi pasur prinder e dime se ne shtepi vinin rralle, dhe ghìthe kohen me sherbime, dhe Sali berisha i hoqi nga puna si te ishin gogla (mos ka pasur frike prej ndonje puci te mundshem)?
Eshte turp per shoqerine shqiptare edhe besoj se ka opinion te shendoshe, por rrine si urrithi me syte nga rroga e prandaj e kane katandisu vendinton te dashur ne kete derexhe. me respekt per ushtaraket.
gjithe te mirat
Komplimente! Gjithmone e lire ne mendimet e tua me tematika pikante, thjeshte e bukur si ajo buzeqeshja tende. Me argumente te qendrueshme dhe me nje guxim per tu admiruar. Me pelqen sa here te lexoj.
Ciao
Mire e ke qendisur ti moj cupe e Ramohitajve,po ky zuzar kryeminister u be per se dyti here nuse,pa e shpuri kete vend atje ku smban me,si nuse e re qe ishte heren e pare i vuri flaken vendit me 1997en,e ne si popull mavri do thoja qe jemi,e beme nuse per se dyti,e jemi ku jemi ku therret qameti,por ngushellohemi qe me mire vone se kurre,po he se ne kete jete do i paguaj te tera ky mavri moj cupe.