Replikë me Edi Lesin

17 Gusht 2013, 15:41Blog TEMA

Nga Anila Çobani

Në një nga të perditshmet, sot lexova Edi Lesin. E kam vlerësuar si njeri i medias, dhe pse shkrimet e tij kanë qenë gjithmonë në opozitë me opozitën e djeshme dhe në unison me opozitën e sotme. Njeriu ka integritetin dhe besimin e tij, dhe aq më i vlerësuar bëhet kur është koherent. Por, nuk mund të bie dakort, dhe absolutisht të mos reagoj kur me shkrimin e tij Edi i bie me të padrejtë një shtrese që kombi ynë duhet dhe eshte krenar për ta !

Duke iu referuar atyre që thotë në shkrim artikullshkruesi, unë do kundërpërgjigjem me krenarinë që ndjej si bija e një ish-ushtaraku i cili nuk jeton më, por për të unë ndihem krenare ! Ndihem krenare për të dhe gjithë kolegët e tij të asaj kohe, dhe pse jo dhe të kësaj kohe që regjimi të cilit Edi i referohet ua ka hedhur në erë fuqinë e zërit bashkë me predhat e Gërdecit.

Shtëpia e Ushtarakëve nuk është një shtëpi Kulture ! Dhe ndoshta këtë Edi nuk e di ! Për arsye të moshës (është shumë më i ri se unë), ose për arsye të mos-lidhjes së profesionit të prindërve apo familjarëve të tij, gjë që bën të mos ketë informacion për këtë shtresë, aq mëpak për asetet që atyre iu takojnë ligjërisht dhe historikisht.
Kurse mua më lidhin ! Mua dhe shumë bashkëkohës të mi, fëmijë në ato kohëra ! Ishim të vegjël atëherë dhe fundjavat aty kalonin bukur ! Për hir të së vërtetës nuk mbaj mend as Beqir Ballukun, as Petrit Dumën, aspak akoma Mehmet Shehun që përmend në shkrim.

Aty mbaj mend salla dhe aktivitete që kanë ngelur në memorie për mënyrën si organizoheshin dhe kulturën që mbartnin ! Kam në memorie shumë mbresa nga ai oaz në mes të Tiranës dhe në vazhdim i ruaj ende. S’besoj se dhe mua do më etiketosh si nostalgjike të asaj kohe ?! S’besoj se dhe mua do më fusësh në rrethin e atyre që me kontributin e prindërve në nomenklaturën e djeshme, sot në partinë tek e cila ti aderon, bëjnë demokratin e paepur ?! Dhe sikur t’i besoja të gjitha këto, për një gjë nuk të lejoj jo t’a shkruash, por as t’a mendosh !

Ushtarakët nuk janë organizate komuniste ! Është mentaliteti komunist i udheheqësit tuaj shpirtëror për të fyer e përçudnuar këdo në këtë vend. Prindërit tuaj në cilën organizatë aderonin atëherë dhe tani, për të mos i quajtur komunistë ? Ç’është kjo bela e madhe që e ka gjetur këte vend për të pasur atëherë por dhe këto 20 vite një si ai dhe një si ky që shohin organizata dhe individë me aktivitet armiqësor që në pamundësi për t’iu marrë jetën (megjithëse dhe ajo ndodhi më 21 Janar) , sot i kërcënon me heqje statusi apo të drejtë pensioni ! A thua se ky njeri e ka këtë vend dhe shtetasit e tij robër!

Ai dhe kushdo tjetër duhet të ngulisë mirë në kokë, po mirë ama, që ish-ushtarakët nuk janë ata të tekes së rakisë apo “qoftes te daja”. Ata janë një shtresë që janë munduar e përpjekur në vite për t’i dhënë jo vetëm dinjitet vetes dhe familjes së tyre, por gjithë kombit. Janë një shtresë që në kontekstin e kohës përçonin krenari, forcë e vitalitet ! Ishin një forcë që me punën e tyre i dhuruan vendit shumë vepra strategjike dhe burime materiale, me të cilat ai shefi në hije i opozitës së sotme, dje në mazhorancë, mbijetoi duke i dhënë për privatizim apo duke i shitur me ose pa kontrabandë edhe në skadencë, jo në pak raste !

Është një forcë ku ministrave të asaj kohe pak kush jua mban mend emrin, pasi nuk ishin të rreshtuar në organizatat e dhjamosjes nga korrupsioni e antiligji ! Gjithsesi unë ende theksoj se nuk bëj nostalgjiken ! Jo ! Por ama absolutisht nuk mund të lejoj, jo vetëm unë, por dhe shumë e shumë familjarë të ish-ushtarakëve të nëpërkëmbë kush dinjitetin njerëzor të tyre ! Dhe jo vetëm të tyre ! Por, dhe të këtyre të ditëve të sotme, që shërbejnë në Forcat e Armatosura, tashmë pjesë e NATO ! Lexo statuset dhe komentet që bëjnë në rrjetet sociale, ushtarakë që kanë shërbyer në misionet në Afganistan ! Të nëpërkëmbur deri në mospagim të sakrificës, të nëpërkëmbur deri aty ku në vendin ku ata shtrënguan grushtet nga dhimbja për kapiten Feti Voglin, nesër do jenë të detyruar të shohin liderin në hije të Partisë Demokratike të sokëllijë e ulerijë me patetizmin e tij tipik komunist për prona të grabitura të popullit e për “afera “, që s’besoj t’i përjetojë ky popull si në këtë 8-vjeçar që iku dhe falë votës masive nuk kthehet më kurrë !  Dhe para se të përmend dikë tjetër më poshtë, doja të jepja një mesazh falenderimi për Ministren e re të Mbrojtjes, znj.Mimi Kodheli…kësaj zonje dinjitoze që jo siç e përmendni ju në shkrim “urdhëroi”, por telefonoi me të drejtën e votës së 1 milion Shqiptarëve shefin e Shtabit të Ushtrisë, strukturë që ekzistonte atëherë, ekziston dhe sot, por nuk është organizatë komuniste. Për të mos harruar që nga kjo armatë e madhe e nderuar dhe me reputacion absolute, opozita e shumë viteve më pare propozoi Presidentin e Republikës, një ushtarak brilant, z.Alfred Moisiu !

Ajo shtëpi iu takon atyre ! Dhe do e kenë ! Kanë dhe një anëtar të armatës së tyre të nderuar, ish-oficerin e Shkollës së Bashkuar, Presidentin aktual z.Bujar Nishani, që besoj do reflektojë për firmën e nxituar, për të mos bërë mizorisht t’i dridhen dhe eshtrat në varr babait të tij të nderuar,me këtë që po i bën kujtimit të shokëve të tij, apo më keq akoma, dinjitetit të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë !

20 komente në “Replikë me Edi Lesin”

  1. Gjergji says:

    Ushtaraket kane qene ajo pjese e popullit qe ju ka kushtuar me shume se cdo njeriu tjeter sistemi i kaluar. Ata kane sakrifikuar jeten e tyre, jeten e familjeve te tyre, jeten e femijeve te tyre, duke qendruar per vite te tera larg tyre, larg halleve e problemeve te tyre dhe c’ishte me kryesorja as nuk ju lejohej te qaheshin apo te ankoheshin. Por duhej te pergjigjeshin Urdhero-Si urdheron- Jam gati ti sherbej atdheut etj etj.
    Kush perbuz ushtaraket dhe tallet me ta, eshte njeriu me negativ i diteve tona. Dhe akoma me keq kur kete e bejne ata qe mburreshin per ndonje lidhje shoqerore apo miqesore me ish bllokmenet.
    Ushtaraket i nderon gjithe bota. Shikoni si i respekton ushtaraket Amerika,sepse…… kane luftuar ne Vietnam!!!!!!!
    Ndersa ushtaraket tane vigjelonin ne male, ne stuhi e tufane, qe keta palacot e sotem te flinin te qete dhe mos ja u prekte askush lirine.
    Zoti cdo gje e fal, vetem mos mirenjohjen nuk e fal.

  2. ILIRET says:

    Bravo zonja Anila! Duhet te jesh vertet naiv qe te
    ushqesh nje urrejtje te tille ndaj shtreses
    te ish ushtarakeve.
    Te quash ushtaraket e regjimit komunist
    te perkedhelur te atij regjimi do te thote te
    mos e njohesh realitetin.
    Oficeri para viteve ’90, pa frik fare mund te
    quhet nje shtrese e persekutuar, e
    internuar. Nje oficer i ri sapo mbaronte
    shkollen e dergonin ne repart, brenda
    telave me gjemba dhe dilte nje here ne
    jave ne fshatin e afert apo shkonte nje
    here ne tre muaj ne shtepi. Bile ushtari
    shkonte me shpesh me leje sesa oficeri.
    Gjithe jeten ne gatishmeri qe ja kishin
    bere atij jeten burg. Internimi i familjeve te
    oficereve nga njeri cep i Shqiperise ne
    tjetrin ishte i zakonshem. Per ushtarakun
    si ne shtetin komunist edhe pasi erdhi
    Saliu kishte vetem perbuzje.
    Dhe Sala e rriti urrejtjen ndaj ushtarakut.
    Shihni si flasin sot te gjithe perkrahesit e
    PD, ndaj ushtarakut. Me urrejtje
    patologjike.
    Mirepo pergjigja kthehet me te njejten
    monedhe. Eshte e vertete se edhe
    ushtaraket e urrejne Sali Berishen. Dhe
    duhet te dini se ushtaraket jene nje
    shtrese e arsimuar mire dhe shume
    shpesh mjaft intelektuale. Mos i ngaterroni
    me policet e Ministrise te Brendeshme qe i
    moren nga dhite dhe i bene shefa dhe
    drejtora. Sot ish ushtaraket i ke pothuaj te
    gjithe biznesmene. Bile disa shume te
    fuqishem. Pse? Sepse kane vuajtur ne jete,
    dhe dine tu bejne balle veshtiresive. Dhe te mos harroje ai Lesi, se dy nga presidentet tane
    te fundit jane ushtarake. Kudo ne bote,
    presidentet shumica jane ushatrake. Edhe
    ne SHBA.
    PS dhe PD do te ishin ne barazim votash,
    po te heqim ushtaraket, femijet e tyre dhe
    femijet e femijve. 25 mije ish ushtarake
    me bashkeshortet shkojne 50 mije. Paten
    mesatarisht nga tre femije. 25 here 3 u
    krijuan 75 mije familje te tjera me
    prejardhje ish ushtarake. Nje familje
    perbehet nga burre e grua, qe votojne pra
    150 vota.
    50 mije vota kishim familjet e ish
    ushatarakeve plus 150 mije vota te
    familjeve te pasardhesve te tyre, bejne 200
    mije vota. Por keta ish ushtarake,
    kane edhe prinder, kane edhe vellezer e
    motra, kane xhaxhallare e djem e vajza
    xhaxhallaresh, kane krushqira e te aferm
    te tjere….
    Nje pyetje: Kur dalin votat nga kutite,
    kuptohen kush jane votat e ish
    ushtarakeve dhe te te afermvet te tyre, per
    te cilet PD thote, per keto vota nuk kemi
    nevoje?
    E po, ne mos nuk ka nevoje PD, per ato
    vota, me mundim ushtaraket do te gjejne
    ndonje parti qe ka nevoje per voten e tyre.
    Dhe ja ku doli rezultati i 23 qershorit. Pa
    voten e ushtarakeve, PD ishte fituese e
    zgjedhjeve. Mirepo, jo. PD, nuk ka nevoje
    per voten e tyre. Nuk ka nevoje? Aty te
    rrije. Ne opozite, derisa te ndryshoje
    mendje se ka nevoje edhe per pak me pak se 200 e ca mije vota te ish ushtarakeve dhe te te afermvet te tyre…

  3. REA says:

    te lumte Anila.Edhe une kam patur ne familje ushtarake te nderuar deri ne rangjet me te larta.Asnje leshim dobesie, korrupsioni ,por vetem perkushtim dhe rregull, kete mbaj mend une nga te paret e mi.Me kujtohet uniforma e paster e bukur ku dalloheshin gradat , por me kujtohen edhe disiplina qe e mbartnin vete dhe ua kerkonin dhe te tjerve.Ishin shtetformues dhe mbronin atdheun.Besonin ne vlerat e larta te shoqerise , aspironin endrrat e gjith dashamiresve te shtetit dhe na mesuan krenarine per atdheun.Ushtaraket tane jane viktime e ideologjivew te djeshme dhe te sotme.
    Keto 23 vjet pame se nje kategori jo e vogel e popullit tone , nuk e do shtetin , duan vetem bajrakun, vetem fisin, tribune dhe kanunin.
    Nga kjo kope eshte edhe Saleh brishi dhe gazetaret qe e ndjekin nga pas,edhe tani qe qafen e theu nje here e pergjithmone.Edi Lesi le shume per te deshiruar si gazetar i papjekur dhe siperfaqsor.Mekat se eshte ende i ri per t’u ndricuar

  4. ===== says:

    Sa te kemi Sali Komunistin demokrat keshtu do e pesoj Shqiperia.

  5. REA says:

    Edi Leshit nuk i del dot provincalizmi andaj urren

  6. Aliu says:

    Te lumte Anila. Skan fillu akoma, armate e tere pret qe te shkreh bataren mbi kundershtare e tery qe fatmirsisht eshte mbi 1 miljon.Si perher Berish se gelltit humbjen,perseri e don dicka qe te gerricet dhe ushtaret me tru te djallosur I ka gati por eshte fat I madh qe barutin e kane te lagur.Ushtria e Gjith Popullit Ushtare. Komunistet ti gjeje E.Lesi.

  7. Tarek says:

    Fort e nderuara zonja Çobani. E lexova dje artikullin e Lesit. Nje keqardhje e madhe per te tille gazetare,qe as veten e tyre nuk e shohin enuk enjohin. Komentin tim e kam bere dje ne komentet per shkrimin e tij.
    Por,fjalet tuaja,jane nga me te provueshmet, per te treguar se kush jane ky kallep, qe per hir te inercise se shperfytyrimit te idhullit te tyre shpirterore qe sovrani i tha stop.boll me Leset e Çanet, apo Çilet, Paloket e Bogdanet,jane bere per te qare hallin. SAKRIFICA DHE PERSONALITETI HISTORIK I ARMATES SE USHTARAKEVE TANE, NUK MUND TE PERBALTEN PSE DO NJE SPECJE QE S’KA ASGJE TE PERBASHKET ME NDJENJAT E SHOQERISE DHE POPULLIT.

  8. Aleksandër Matrënga says:

    ky Le(h)esi duhet ta dije se ushtaraket nuk pranojne te fshijne edhe prapanicen me te dhe gjithe soj dhe sorollopin e tij.Ushtaraket shqiptare ne veçanti jane krenaria kombetare edhe pse kane qene komuniste dhe ndoshta nje pjese e tyre jane.Per kata qe flasin e shkruajne jane keta plehera ,jane si minjte e gjitizeve qe hane çdo ndyresire qe gjallon gjirizeve .Kush flet kunder ushtarakeve eshte nje funderine dhe qelbesire e neveriteshme ashtu si frymezyesi i tyre.

  9. majlo says:

    bravo Anila,u desh kjo pergjigje per shume aktore te politikes dhe jashte saj!mjaft neperkembet ushtaraket,jane njerzit me me vlere te kombit!nuk e di nese babai juaj i nderuar jeton akoma(ish komshi ne durres),ti si vajza e tij duhet te jesh krenare per TE!suksese ne punen tuaj te perditshme!

  10. mujo says:

    Populli thote:”qeni leh atje ku ha”,dhe ky lehesi,qe ju me te drejte beni replike,tani po i mbaron “ushqimi” ne sahanin e Saliut dhe do ti japi edhe nje shenje besnikrie,atij,qoftelargut.Te pergojosh e tu kundervihesh nje shtrese te tere ushtarakesh,per ti bere qejfin ca trushkuluvre e pseudopatrioteve,te tipit,pinjoll te bashkpuntoreve te armiqve te Shqiperise,duke i quajtur nostalgjik,komunist etj brockulla,dhe kush i thote :nje kalemxhi i ish-komunistit me te degjeneruar e me lapanjoz qe ka patur ajo Parti ne radhet e saj!Vazhdo te lehesh Edi Le(h)si si ti por edhe lehes te tjere.

  11. feniks says:

    Te pershendes Anila!!
    Edhe une jan nje ish ushtarak dhe bir ushtaraku,per me teper edhe bir i PARTIZANIT TE CETES SE PARE PARTIZANE NE EUROPE,ASAJ,QE NJIHET NGA TE GJITHE SI CETA E PEZES APO E BABE MYSLIMIT!!!
    Pas 90-tes ne ish ushtaraket na kane trajtuar si KULAKE e jo si njerez me te drejta si gjithe te tjeret!!!
    Vecanerisht SATRAPI Sali Berisha ka patur nje URREJTJE TE HAPUR kunder nesh,aq sa ka bere te pamunduren,qe ne te merrnim nje pension qesharak,ME TE ULTIN NE SHQIPERI,pa folur,qe per 3 vjet rresht 1996-1998,NA E NDERPREU PLOTESISHT PENSIONIN!!!
    Ushtaraket po bredhin gjykatave per te fituar te drejtat financiatre te mohuara,por Sali Berisha,me VKM-ra anti ligjore dhe urdhera gojore,ka bere,qe seancat gjyqesore te shtyhen per vite te tera!!!
    AQ I POSHTER KA QENE QENDRIMI I DREJTESISE SE BERISHES ME NE ,SA NJE GJYQTAR VERIOR,NE GJYKATEN E TIRANES(sot ne APEL) i kercenohej ish ushtarakut ne nje seance,se DASHKENI TE RREZONI QEVERINE DUKE KERKUAR MILIONAT,QE U TAKOJNE!!!
    PO,ZOTERI- i kthehet ushtaraku,ESHTE E DREJTA IME E MOHUAR PER 20 VJET DHE QE KJO QEVERI NUK MA KA DHENE!!!
    U KA MOHUAR FEMIJVE TE MIJ BUKEN E GOJES!!!

  12. Ilir Gruda says:

    shkrim me vlera..por kujt tja thuash..Saliut apo ushtareve te bindur te tij deri ne verberim…..

  13. fakt says:

    Edi Lesi duhet te ishte nder te hetuarit e pare sot per ato leke qe ka marre ministri me ministri, 8 vjet rresht ne emer te propagandes pro qeverisese. Nje financier i nderuar i njeres prej ministrive nga ku eshte pasuruar Edi Lesi, rrefen per shumat e paprecedente ne llogari te ketij katundari dallkauk qe medemek mezi po priska te beje gazetarin opozitar. I ka marre leje Frangajt – se ben vaki ka nderuar mendje e kurs me kohe ai… ne funksion blepirjes se rradhes..?

  14. mireli says:

    Respekt per ju zj.COBANI.Ne gazetaen Panorama gazetari Edi lesi ne menyre te turpeshme dhe aspak profesionale fyen nje nga shtresat me te respektuara te shoqerise shqipetare sic jane ushtaraket.
    Bashkohem me kritikat e ZJ.A.COBANI adresuar ketij pseudo-gazetari.Si qytetar i ketij vendi pavaresisht se nuk kam qene ushtarak i perbuz me neveri etiketimet fyese ndaj kesaj shtrese te respektuar te shoqerise sone.
    Cunaku edi lesi rritu dhe pak,piqu edhe si gazetar edhe si njeri dhe pastaj dil ne tregun mediatik dhe shpalos aftesite e tua gazetareske.
    SHprehe keqeardhjen time per redaksine e gazetes PANORAMA e cila artikuj te tille qe ne nje menyre apo ne nje tjeter ndjellin percarje,pakenaqesi nuk duhet te kene vende ne asnje gazete shqipetare.
    Duke shfrytezuar rastin edhe njehere zj.ANILA COBANI KOMPLIMENTE,RESPEKT per ju dhe trungut familjar te mrekullueshem nga ju rridhni.

  15. Farkuad says:

    Tema e vetmja gazete qe vazhdon te nxjerr realitetin ashtu sic jane – Sepse dhe gazetat e tjera kane ndryshu kurs – Anila te vlersoj dhe te inkurajojj qe ti te mos heqesh dore nga kurajoja qe ke treguar si ne opozit dhe tashti qe e majta esht ne pushtet – Flm qe mrojte krenarine e prinderve tane ish oficere qe realisht kan qen shtresa me e perkushtume e me e sakrifikume ne ket vend

  16. mergimtari usa says:

    Edhe pse nuk jam ushtarak, artikullin e Edi Lesit e lexova dhe menjeher thash qe ky gazetar paguet nga aleksander frangaj vetem e vetem ti thure hosona sali berishes dhe sa me shum te shaj ish opoziten, poziten e sotme , aq me shum dote paguetnga pd dhe sali berisha. Gazetar te tille jo vetem qe te njgjallin neveri me shkrime qesharake, por me keq kur analizojne probleme te ushtris nder vite dhe nuke dine vleren dhe privacjonet e ushtarakeve, por me paturpesi I etiketon ushtaraket si vazhdus te komunizmit, kur komunizmi esht varosur dhe ka mbetur gjall vetem sekretari i byros te PPSH,Sali Berisha qe drejtoj vendin dhe e coj ne gremin, sa populli e vrau me vote. Nese artikulli i zonjes Anila na i ben te kjart figuren, misjonin, sakrificat dhe dinjitetin e ushtarakeve dje dhje sot, kjo ben qe te ritet vleresimi dhe nderimi per kete shtres qe gjithnje vun interesat e atdheut mbi ato personale dhe asgje spaerfituan nga pronat ku sherbyen per dekada te tera. Presidenti Nishaani po tregohet antiligjor dhe shkeles i kushtetutes kur ploteson deshirat dhe urdhrat dhe deshirat e sali berishes kur firmos tjetersimin e shpis se ushtarakeve ne seli te pd, pa dhen pelqim dhe firm shefi i shtabit te pergjithshem. ky veprim anti ligjor ne vendet demokratike perendimore denohet rende.

  17. bardhok cupi says:

    haaleluja thone ketej nga italia shyqyr qe reagoj kjo gazetare e nderuar prisnim reagimin ne mase te kesaj shtrese te nderuar perkete paloshkrim te nje cunaku qe nuk ka idene as per jeten as per kontributet dhe aq me pak per dinjitetin e ish ushtarakeve dhe as te ketyre qe sherbejne sot.Ka te drejte ne nje fare mase cunaku sepse zona nga jemi une dhe Lesi kishte shum pak oficer dhe kjo e ka nje arsye qe duhet harruar.Shefi i z:Lesi ose me mire te themi shefat i dine te gjitha sepse i kane perjetuar por rregulli disiplina ndershmeria trimeria dhe guximi ju shkaktojne alergji ne kohet qe jetojme.Une qe po te bej kete koment te siguroj qe as kushuri te brezit te shtate nuk kam patur ushtarak dhe nuk arrita as une qe te behesha me ndonje detyre edhe ne te famshim zbor edhe pse ne shoqerine civile kisha ndonje pergjegjegjesi te vogel shoqerore e shteterore.Uroj te rritesh edhe pak per ti kuptuar mire ca gjera zLesi

  18. ali says:

    Nuk e kuptoj dot znj. A qe humb kohe me nje qe vetem gazetar nuk eshte, me ngjan me punonjesit e shtepive te kultures ne ate kohe, vetem se ai soj sot jane be me pare dhe nuk mund ta kuptojne se e kane te veshtire te behen qytetare le te mos flasim per intelektual apo gazetar. Menyra e ketij lloj pseudogazetari ka vlere vetem per tu bere besnik deri ne neveritje ndaj shefit te madh ish KOMUNISTIT qe shkatrroi deri ne rrenje popullin e tij, duke e ngopur me arme, qe te zhdukin edhe fizikisht popullin tone. Koha tani duhet t’i kushtohet ndihes per nje qeverisje efektive per te kapercyer situatat e rrezikshme qe vendi po kalon.
    Duhet kushtuar kujdes konflikteve qe po pergatit KOMUNISTI famekeq, jane shume te rrezikshme, prandaj I duhen zbardhur sa me shpejt qellimeve konkrete qe ai ka.

  19. plaku says:

    Kuptohet se, kam respektin me te madh per ish ushtaraket e kohes se diktatures. Edhe une vete isha si te thuash oficer tankist rezervist. Bera kursin pese mujor ne repartin e tankeve ne Zall Herr.
    Mora “diplome” si oficer tankist rezervist pa hypur nje here ne tank. Pastaj me caktuan si oficer zbulimi rezervist ne Brigaden e pare. Pra shkollen per oficer tankist dhe emrimin si shef zbulimi.Hajde merre vesh, dhe fshataret hanin vetem buke misri.

    Edhe nje here, kam respekt te madh per ish ushtaraket por, dua te them se mbrojtja e atdheut me parullat si : hedhim valle ne gojen e ujkut ishte nje GENJESHTER E MADHE.Ushtria hante me miljarda leke kot. Per cfare u deshen me qindra mijra bunkere qe jane kthyer ne WC?

    Kuptohet se,ushtaraket ishin shume patriote dhe e kryenin detyren me besim por “gomeret e udheheqjes” siper me Enverin ne krye ishin horra.
    Ne nje interviste per te huajt Ismail Kadare ka thene se, midis Enverit dhe “revisionisteve” ishte nje marreveshje e fshehte sipas se ciles Enveri dhe propaganda e tij mund ti shante si te donte “revisionistet”, por ama me nje kusht qe, Shqiperia te mos kalonte ne kampin perendimor.Eh more popull i mjere, sa here jane tallur dhe do te tallen me ty ??!!

    Mua me vjen shume keq per ushtaraket e devotshem por, ata ishin pjese e nje loje te felliqur qe luante Enver Hoxha vetem per te mbajtur pushtetin. Loje qe, beri me vite edhe ish sekretari i partise Sali Berisha.

    Une e njof fare pak ish presidentin Moisiu dhe nuk arrij te kuptoj se ku bazohet vleresimi si “ushtarak brillant”.Ka shkruar ndonje liber mbi taktiken dhe strategjine e ushtrise ne kushte e caktuara APO ka dreshur zinxhirin. Mos valle qe, ka qene i biri i komandantit te ushtrise nacjonal clirimtare Moisiu. Nuk e di por Moisiu qe, flet autorja eshte nje ………………

    Pershendetje

  20. albanian eagle says:

    Ku Lesi leh atje ku ha.S`ka faj.Sa per moral s`ka si hap gojen se ka nje bashkeshorte qe ja njohin te gjithe(Vaid Lame ndjes paste)dhe dhjetera vaide te tjere me pas.Te zbuloje keta njehere pastaj te gjeje te verteten e ushtarakeve .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje