Prite zot rrezikun!

19 Gusht 2013, 09:47Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

Nga facebooku kryeministri në ikje u bën thirrje militantëve të PD-se: “Të jenë gati sepse Mazhoranca e re “përbën rrezik kombëtar”, me pretekstin se ajo ka reaguar ndaj përbuzjes dhe nëpërkëmbjes që ky Kryeministër në ikje i ka bërë ish-ushtarakëve, elitës së shoqërisë shqiptare, të cilët deri tani kanë treguar një durim dhe maturi pa limit. Kryeministri në ikje në fakt, nuk e kupton se ai vetë është agresori. Vetë Ai i kërcënoi ushtarakët në mbledhjen e tij të fundit me qeverinë e tij në ikje se, do t’u hiqte statusin atyre, nëse do guxojnë të tubojnë kundër rrëmbimit të copës së fundit që i kish mbetur Ushtrisë Shqiptare nga dinjiteti dhe lavdia e saj e dikurshme.

Po kush është ky njeri, që kërcënon grupe njerëzish të caktuar në rast se ata do të protestojnë, për çdo gjë, që ata mendojnë se duhet të reagojnë, si qytetarë të lirë të një shteti demokratik?

Më  21 janar u vranë katër protestues më se paqësor me duar në xhepa, dhe dy javë përpara largimit ky njeri kërcënon ushtarakët se do t’iu heqë një status, të cilin e kanë fituar më parë, pa ndonjë parakusht, se nëse do të kërkojnë me forma proteste ndonjë të drejtë të tyre, ai mund t’iu hiqet.

Kaq shumë është shqetësuar kryeministri në detyrë, prej reagimeve të mediave dhe Mazhorancës së ardhshme sa i bën thirrje militantëve të tij, të cilët nuk e votuan më 23 qershor, të jenë gati se kjo Mazhorancë, që po vjen paraqet rrezik kombëtar?!

“Prite Zot rrezikun”!- do thoshin shkodranët në këtë rast.

Përsëri filloi me kasetën e bijve dhe etërve, kasetë e cila nuk i funksionoi, përderisa 1000 000 shqiptarë i dhanë atij votën kundër. Kryeministri në ikje duket se nuk ka bërë asnjë analizë të humbjes së tij dhe as që ka ndërmend ta bëjë ndonjëherë. Ai nuk e ka besuar, por tani që nuk është më kryetar Qeverie, duhet ta kuptojë se logoja “devide et impera” (përça e sundo) nuk përqafohet më nga ky popull i lodhur e i helmuar nga urrejtja klasore.

Sali berisha është i pa aftë sot të ngrejë një alibi për të mbajtur pranë militantët e tij të lodhur e të zhgënjyer. Asnjë rrezik kombëtar nuk e pret këtë vend. I vetmi rrezik, që e ka agresuar këtë popull dhe nuk e ka lënë një minutë të qetë gjatë këtyre 23 vjetëve ka qenë kryeministri në ikje. E dimë se në katër vitet që do vijnë nuk do arrijmë Gjermaninë, por shpresojmë se politika ‘përça e sundo’ do të marrë fund. Nuk ka më asnjë kuptim i biri dhe e bija, vëllai dhe e motra, kunati e kunata, nipi dhe mbesa, e filanit, sepse ne nuk mund të lindnim nga hiçi, sigurisht që kemi prindër, vëllezër e motra, daja dhe xhaxhallarë dhe të gjithë janë individë të lirë dhe meritojnë të jenë të qetë, e të mos meren nëpër gojë kurrë, për përfitime politike. Më në fund shpresojmë se të ikurit nga kjo botë do të prehen të qetë dhe të gjallët do vazhdojnë jetën e tyre të patrazuar nga lidhjet rastësore të gjakut me individë, që merren me politikë apo aktivitet çfarëdo publik.

24 komente në “Prite zot rrezikun!”

  1. erion says:

    Fjaleve te drejta nuk mund tju shtosh asgje…
    te pergezoj qe vijon te shkruash e te kontribuosh per kete shoqeri, duke shpresuar se dicka mund te ndryshoj me te vertete.

  2. Tani says:

    Shpresojme, shpresojme…….mos na beni me qesh se edhe ju njesoj jeni.

    1. Jani says:

      Tani, ku e ke trurin apo e cu per laraska?! Ajo teori ‘te gjthe njesoj jemi’ ka rene biri, tani u vertetua shkencerisht se nuk jemi te gjithe njesoj. Bej pak pushim se je i lodhur.

      1. Tani says:

        O Jani i shkences, na e thuaj pak ku eshte ndryshimi qe ta marrim vesh?

  3. SalHajdarDemokratia says:

    Ka gjet nji popull lepurushesh sala dhe sillet si ujk
    Por kur del perpara luanit sillet since dele,
    Vetem nji ilac ka
    Gjyq dhe drejtsi..m

  4. j/t says:

    Dritan biri, kete parrullen te gjithe njesoj jemi, thuaja atyre nga Zagrebi se nuk pi me uje ne SHqiperi. Keshtu biri thuajau te te japin dicka tjeter

  5. lul says:

    Shkrim i bukur. Ramohito, vertete do na bien veshet rehat, se ky djall na ka lodh me ate demagogji idiote, bil ee ka bere popullin ne tre vete 2 spiune. ishalla normalizohen njerezit se jane bere te gjithe me kurriz te shtrembet

  6. Aleksandër Matrënga says:

    shume bukur dhe mesazhet mjaft te qarta ,sigurisht per ata qe dine te lexojne dhe ti kuptojne.

  7. t/fl says:

    Bravo Magda,

    Ja ke qendisur me sovajke si i themi ne pe Korce. mbeti gam gam deri diten e fundit. Sa te vi shtatori e mase nuk ja degjojme me ato budallalleqet sa na ndoti degjimin. Gjithe te mirat e pena top tu befte! s’eshte gje plumbi, se te merr e te hedh atje tutje, po pena pena, me ate ja rreshket trurin. Bravo Tema e keni bere te flasi me vete.

  8. Zapbone says:

    Thirri mendjes ke quan elite te shqiperise! Nuk e ke haberin nga shkrimet, do besh mire te ziesh grosh se per shkrime nuk ja thu fare.

    1. hej dreq says:

      te gjithe jane specialiste te te gjitha fushave. Ndersa une jap lenden ‘Lidership Ushtarak’ dhe kam lexuar leksione brillante te profesoreve amerikane kolos te ‘lidershipit ushtara’ ku ushtaraket i quante ‘elite te shoqerise amerikane’.

      Ofendimet nuk ti ka borxh njeri, nese nuk je i fushes ben mire te mos leshe komentin e turpshem dhe te sqarohesh me literaturen. Nese je nje ekspert i shkelqyer dhe e di shume mire , mundesh si intelektual dhe qytetar qe je pa fyer njeri te japesh versionin tend, keshtu mesojme nga njeri tjetri apo jo?

      Une besoj se do te korigjohemi te gjithe nga pak ne komunik sepse kemi difekte.

      te uroj nje mbremje te qete

      1. Zapbone says:

        Ne Amerike jane elite, kjo mund te jete e vertete, po nuk jane ne shume shtete te Europes. Dhe ne shqiperi jane qelbesira zvarranike qe, hapen gazermat dhe lejuan te perdhoset nderi dhe statusi i nje ushtaraku dhe atdheu te preke fundin, tabanin e kaosit dhe prakun e nje lufte civile. Te mos flasim qe jane te gjithe me preardhje fshatare dhe te gjithe te cunguar ne intelekt.Hej dreq, ne dreq shkofsh. mere shkruaj me logjike.

        1. EVIS says:

          MAGDA IME. Ti nuk ke nevoje per suport sepse prinderit e tu kane qene “mizor” ne edukaten qe te kane dhene dhe ti je nje hekur. Por une ne vend te komentit te dergoj quotes nga nene Terez qe ti e ke reference edhe pse thua se je ateiste, mencuria e saj ka qene simbol per ty. Te perqafoj shpirt.

          “If you are kind, people may accuse you of selfish, ulterior motives; be kind anyway.
          If you are successful, you will win some false friends and true enemies; succeed anyway.
          If you are honest and frank, people may cheat you; be honest and frank anyway.
          If you find serenity and happiness, they may be jealous; be happy anyway.
          The good you do today, people will often forget tomorrow; do good anyway…
          You see, in the final analysis, it is between you and God; it was never between you and them anyway.”
          ― Mother Teresa

    2. Askushi says:

      Ha ha ha ha ha o Zapbone!
      …mos donit te thonit,groshet e ushtrise…,beshke me Mimin(‘ishin’)e Bashkise?!Ha ha ha ha ha

      1. Ezel says:

        Duhet dashuruar,

        duhet urryer

        Duhet luftuar,

        Duhet te vlosh

        Te gjitha keto,

        Ta bejn’ jeten t’hidhur

        Po pa keto jeta esht’kot

        I Mdhi Gote.

        E dashur Magda dikur mi ke cituar keto vargje ne gjermanisht…te jam mirenjohese perjete edhe sot je nje ilaç farmacie afatgjate…

        1. Askushi says:

          Ha ha ha ha ha!
          …’I Mdhi Gote’…,kush te kete qene valle?!-S’besoj te jete Ezel!…,-po ky kush te jete valle?!Ha ha ha ha ha!
          …’ilac farmacie afatgjate’…,-c’te jete valle?!
          Mos ndoshta…,’Bar mi…ku’?!-Ha ha ha ha ha !

  9. jeton shabani says:

    jeni meksikane ju,znj.Ramohito

  10. Ramirez says:

    querida Magdalena, Por qué usted no está escribiendo en nuestro idioma? Por qué te has olvidado de México? Ha olvidado chiles rojos? Abrazos desde México. Besos de Juan

  11. magdalena Ramohito says:

    Ramirez,pershendetje per te shuar kuriozitetin tuaj, po ju tregoj tani: se nuk jam meksikane por 100% shqiptare.Mbiemri im eshte i formuar nga bashkimi i emrave te dy gjysherve te bashkshortit tim Ramo+Hito, ndersa emri eshte rastesisht katolik, por une nuk kam religjion pra jam nje njeri ateist.

    Faleminderit per interesin tuaj, ndoshta nje dite do ta vizitoj Meksiken, per te shijuar uushqimin e mire dhe per folur me njerezit shume miqesor.

    Falemnderit

  12. Kolke lash koke mora says:

    He moj zocke Magdalena, sa mire e njifke dialektin shkodran. (Prite o zot rrezikun)
    Qe nga fotografia duke u zgerdhire qe ke zgjedhur, tregon qarte qe je nje hipokrite e paskrupullt dhe sallakse e thekur. Ketu nuk kam parasyshe qe je socialiste, pasi asgje nuk eshte gabim te jesh e majte. Problemi ngrihet dhe behet serioz kur del qarte qe je komuniste nostalgjike kur arrin deri aty sa te perkufizosh ushtaraket si ajka e inteligjences shqiptare, dhe ku Berisha u paska hequr simbolin kulturor pa te cilin ata nuk mund te jetojne…(per te qeshur me te madhe) Ketu nuk kam asgje kunder ushtarakeve, por te me falni ju ushtaraket, per vete programet e shkollave ushtarake te sistemit, ku gjysma e programit ishte teoria e marksimit dhe doktrina komuniste e partise dhe enverit, dhe gjysma tjeter ishte stervitje ne teren duke u pergatitur per situaten me te veshtire kur na sulmojne shume armiq ne shume drejtime njekohesisht…
    Nuk dij nese ke lidhje me nje zoteri ushtarak H.R, te cilin e mbaj mend per nje njeri nobel dhe intelektual i vertete, te cilin Enveri yt e burgosi me grupin anti-parti ne ushtri. Por duket se vetem mbiemri ju lidh e do me vinte keq nese do kishe lidhje.
    Sa per bije dhe eter qe Saliu u referohet, nga shkrimet tuaja dukesh qarte qe je e tille monster. Kete e tregon qarte cinizmi, urrejtja, megallomania, arroganca dhe deliri qe do keni pushtet perseri.
    Gjerat do te ftillohen ,sic thone tironsit shume shpejt, dhe bloza e shpirtit, gjaku i prishur, djalli ne gen qe keni do te dale ne shesh.

    1. fati says:

      c’eshte kjo mendje e semure qe ngrihet ne 4 e 30 per te pjerdhur nga goja…

  13. bashkim says:

    komenti im mungon faleminderit

  14. selam salaria says:

    gjynah babagjyshi me antiplumb e ka me ushtaraket se kur babagjyshi furnizonte me karburant makinerin serbe per te vrare vellezerit tan ne kosove, ushtaraket tane trajnonin UCK ne terren logjistike e kudo,kur babagjyshi donte te perdorte ushtaraket tane per te pushtuar Vloren dhe gjithe jugun ata i ben nje rezistence te forte ne mbrojtje te popullsis per ti kujtuar historine qe Vloren nuk e rrezon dot asnje satrap edhe kur kerkoi te perdorte kunder Vlores dhe jugut aviacionin ushtarak pilotet e ushtris popullore preferuan te mos zbatonin urdhrat e vdekjes
    por te uleshin ne token italiane
    e pra si ti doje babagjyshi ushtaraket ata qe si perdori dot kurre,e kish harruar parrullen ushtri e popullit ushtar,e donte nje ushtri me gomar
    tani do te zhduke gjithe simbolet e ushtrise ashtu si gjithe pasurin kombetaregjakun dhe djersen e prinderve tan per 50 vjet.
    le ti zaptoje edhe ato po kam frik se asnje nuk do thote te PD por te shtepia e oficerave

    1. besa says:

      Hipokrite e keqe. ma ke shpifur, si mund te shkruaj njeriu komplet te kunderten e asaj qe ben?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje