‘Minarja’ e abuzimit që thes nuk e nxë
Tjetërsimi i SHQUP nga qeveria e PD, është një ndër ato abuzime ‘decoy’ apo çorientuese që nuk e meriton monopolizimin e kryetitujve mediatik sepse janë bishti i kavallit në morinë e abuzimit të saj. Çështje të tilla, që zhbëhen thjesht dhe pa bujë në shtator, nuk duhet të shndërrohen në sebepe për ‘viktimizim’ dhe faktorizim të lidershipit problematik të PD, deri ikona të luftës ndaj ‘mamuthit’ të abuzimit ‘blu’.
‘Gurët’ e panumërt që hedh në lumë qeveria në ikje – SHQUP, importi i plehrave, asistenca ligjore për administratën etj, janë ‘shashka’ për të anashkaluar apo arkivuar abuzimin unik të Gërdecit, 21 janarit, marrëveshjes detare, shpërdorimit të buxhetit etj. Një qasje kjo e provokimit të sebepeve për të tensionuar situatën politike, ku çështje të vogla mund dhe të ‘sakrifikohen’ për të krijuar alibinë e ‘demonizimit’ që po i bën ‘neokomunizmi’ opozitës së PD, një kontekst ky, që duke spekuluar edhe me sensibilitetin perëndimor, synon heqjen e vijës së kuqe ndaj tentativës për hetim të ‘minares’ së abuzimit që nuk ka ‘thes’ që e nxë.
Herët a vonë, verdikti moral, politik, ligjor dhe historik i faturohet çdo qeverie dhe kjo e sotmja në ikje, ka vite që është damkosur moralisht (Gërdeci, prona, të persekutuarit, 21 janari, 8 maji etj) dhe historikisht (pakti i ujrave, varrezat greke, vonesat në integrim, Kosova etj). Më 23 qershor asaj iu dha edhe verdikti politik dhe tashmë mbetet vetëm ai legal.
Ndonse qeveria e PD e di mirë se me ‘thesin’ e stërmadh të abuzimit mbi shpinë ‘këput mish’, vijon edhe në ikje të abuzojë ‘sikur nuk ka të nesërme’, duke ngritur hamëndje, sesa për makutërinë e minutave të fundit, për ‘asin’ nën mëngë apo garancitë se do ja hedhi paq, pavarësisht shtatorit pranë. Qasja politike tradicionale e PD ‘mbrojtja më e mirë është sulmi’ ka gjasa të aplikohet sërisht dhe sezoni i ardhshëm politik pritet i tensionuar. PD është në kërkim të alibive për radikalizim të qëndrimit të saj, duke spekuluar edhe me referenca ndaj ish-opozitës së majtë, e cila, ndonse u ballafaqua dhe me ekstreme si Gërdeci, 21 janari, 8 maji, dhënia e ujrave, përmbytjet në Shkodër etj, nuk i hodhi ‘benzinë’ zjarrit duke vënë interesat partiake në plan të dytë.
Ilustrim i ‘sherrit’ me zor është dhe fakti se në krye të PD dhe si konfirmim i vijimësisë, emërohet një individ, emblemë e akuzave opozitare për abuzimin e djeshëm, një ‘tabelë qitjeje’ kjo që serviret enkas për ta futur kauzën antikorrupsion në shtratin delikat të politikës dhe sensibilitetit që ajo bart. Që në mos dekurajim ndaj hapjes së ‘kutisë së pandorës’, të mundësojë alibinë e ‘dy duarve për një kokë’ si prelud i radikalizimit destabilizues opozitar me pasojë bllokimin e reformave dhe integrimin drejt BE, të cilat më pas do të mund të serviren si akuza ‘zyrtare’ për antagonizëm pa limit ndaj qeverisë së re. Sikundër në të shkuarën, tensionimi politik është një tjetër strehë e abuzuesve, një preçedent ky që i shkon për shtat edhe gjeopolitikës antishqiptare në rajon duke bërë që koinçidenca të tilla, të ndodhin shumë shpesh për t’u quajtur kështu.
‘Asat’ nën mëngë të PD!
Nëse përjashtojmë skenarin e naivitetit politik, kuturisja e qëllimshme e qeverisjes së PD në abuzimin pa fre, mund të hamëndsohet ose si (a) iluzion për ‘kal Troje’ dhe provokim të kohezionit qeveritar, ose si (b) siguri nga kapja e pushtetit gjyqësor, (c) shpresë për mbështetje prej partnerëve klientelist në perëndim, (d) alibi për radikalizim opozitar me synim shndërrimin e abuzimit në tabu dhe ‘kuti pandore’ etj. Me efektin ‘kal Troje’ ajo synon sabotimin apo dekurajimin e hetimit të abuzimit ‘blu’, ‘mosdakortësitë’ në teknikalitete, mjete dhe afate për realizimin e tij etj. Diversioni i PD dhe stisja e ‘mollës’ së sherrit në qeverisje do të synonte cënimin e kohezionit të rilindjes, demoralizimin e qeverisjes dhe zhgënjimin në elektorat dhe kjo, e kombinuar me agresivitetin opozitar, do të ishte recetë për pamundësi qeverisjeje normale, pale më të hetimit të abuzimit ‘blu’.
Integriteti i gjyqësorit përbën një tjetër argument të debatueshëm që mund të komplikojë odisenë e ndëshkimit të korrupsionit elitar – në mos u mbylltë gjykimi pa u hapur për proçedurë, verdikti mund ta shfajësojë atë duke e lënë fajin jetim. Kjo nuk ka përse të dekurajojë përpjekjet e qeverisë për denoncim të abuzimit të djeshëm, vetë apo duke u hapur udhë të tretëve (entitete apo individë privatë të prekur prej abuzimit qeveritar), si detyrim ndaj elektoratit por dhe mosparagjykim apriori të pushtetit gjyqësor.
Bazuar në të shkuarën, PD llogarit në krah të saj edhe qëndrimin e syresh partnerëve në perëndim që, për klientelizëm apo thjesht mirëbesim, do të shfaqnin sensibilitet ndaj ‘kauzave’ opozitare deri në interpretim të përpjekjeve për ndëshkim të korrupsionit si intimidim ndaj opozitës, pasuar me ndërhyrje direkte apo indirekte, politike apo zyrtare ndaj qeverisë së re. Lobingut PDist, qeveria e re duhet t’i përgjigjet me të njëjtën monedhë (rasti Blair dhe përkimi me publicitetin në BBC i aneksimit të SHQUP), duke mos u kompleksuar apriori ndaj të huajve, veçanërisht kur i mbahet iso ‘kauzës’ të të përfolurve të Gërdecit, 21 janarit etj.
Episodet e llojit SHQUP, përtej interesave të biznesit dhe qasjes ‘nuk kemi çfarë humbim’, tentojnë, më së paku, të fitojnë kohë qoftë për të shpikur ‘kauza’ dhe spostuar vëmëndjen nga abuzimi elitar, ulur pritshmërinë e publikut (të kënaqurit me pak), demonizuar qeverinë në rastin më të parë që i shket ‘këmba’ asaj, demostruar apo bërë ‘provat teknike’ të radikalizimit opozitar duke i këputur ‘kokën maces’ për gjëra dytësore me qëllim dekurajimin e hetimit për abuzimin që i vë përfund etj.
Shtet ligjor për sot dhe mot
Shoqëria bëri histori me verdiktin elektoral. Tashmë, nëse vërtet ka ndërmënd atë çfarë thotë, pritet që dhe qeveria e rilindjes të bëjë të njëjtën gjë ndaj pritshmërisë për drejtësi. Titujt grotesk për rekorde pllaquritjesh në ujë apo përsiatje në FB nuk janë ato që shoqëria pret dhe ndarja me humor me të keqen nuk është surogat për drejtësi. Përballë një opozite paskrupuj në pritje, alternativa nuk është as rënia në nivelin e saj, as provokimi apo intimidimi prej saj por aplikimi strikt i shtetit ligjor. Pa denoncim të abuzimit, bëhesh preja e rradhës e tij dhe me ëndërrën e rilindjes në sirtar, humbësi i qershorit, rishfaqet paradoksalisht si fituesi real.
Duke zhbërë ‘detantën’ e pandëshkueshmërisë në tranzicion dhe duke sanksionuar preçedentin e denoncimit të abuzimit pa dallim, mazhoranca e re do të jepte një mesazh të qartë të distancimit prej abuzimit edhe brënda rradhëve të saj. Sepse, në mos e bëftë vetë sot, sa kohë preçedenti i ndëshkimit ekziston, do ja bëjnë të tjerët mot. Në emër jo të hakmarrjes por shtetit ligjor që rilindja ka sot shans ta fillojë.
Megjithese artikulli eshte pa autor, mendoj se artikullshkruesi ka kapur thelbin e gjithe kesaj sherrnaje berishiane, qe ka hedhur ne tregue thashethemeve ne Shqiperi.
Saliu ka marre flamurin e gares, per te rrenuar cdo institucion, qe neser qeveria e re, mos te kete mendjen te kerkoje denimin me burgim te perjetshem per ata qe vrane dhe urdheruesit e tyre, ku familja Berisha eshte e lidhur direkt me ngjarjet makabre te vrasjeve me dashje.
Saliu po mundohet qe te fusi ne afera korruptive dhe shkelje te kushtetutes, te gjithe edhe presidentin kukull, qe fajsia te marre bashkefajtore sa me shume, gje qe do te jete e pamundur ti denosh te gjithe, se atehere opozita vrasese e Saliut, do te bertase se keta jane komuniste, po na burgosin te gjitheve, ne fakt te gjithe duan plumbin kokes, por disa krere, duke filluar nga familja Berisha, duhet te denohen me burgim te perjetshem dhe sekuestrim te cdo gjeje qe kane vene ne keto 23-vjet.
Po nuk dha llogari para gjyqit Berisha per krimet e panumurta brenda vitit PS do te humbase shume elektorat.
Populli kerkon se paku 5-6 kokrra te japin llogari para gjyqit dhe propozimet e artikullshkruesit jane shume te
drejta dhe me vend. Analize evshkelqyer ! Tash pehlivanlleqet e Saliserbit i din te gjithe . Ai kerkon te hakme-
rret ndaj popullit shqiptar per disfatenne e 23 Qershorit, njekohesisht i ben nje sherbim te vyer padronit verior
qe e solli ne pushtet . Shembulli i Kroacise do te ishte nje busull orientuese per te luftuar korrupsionin ne
maje te ”piramides,, dhe jo per te kapur dy -tre ”cironka,, fakiresh dhe te dilet me flamurin e luftes kunder ko-
rrupsionit , se gjoja ai po luftohet ! Populli shqiptar eshte ”enjtur,, tashme me propaganden shurdhuese qe
bejne te dy palet me akuza te ndersjellta ne TV e shtypin sensacional dhe kur vjen fund ”vetem shkume” per
te mashtruar ”fakirin” popull dhe asgje me teper. Kjo propagande ”sensacionale,, duhet demaskohet nga qe-
veria e majte ne shtypin e saj partiak sepse llapazani Berisha kete ka bere pergjate 23 vjet vetem propagande
shpifjeje,sensacione , sherre , gjurulldi per te spostuar vemendje ne problemet kardinale qe lengojne popullin
shqiptar. Duke krijuar situata tensioni ne gjerat sekondare katili Berisha kerkon te shmange malin e madh te
krimeve qe rendojne mbi kurrizin e tij ”QuasiModo,, ! Prandaj qe te bjere ne qetesi vendi duhet me deomos
radikalizmit qe propozon Berisha per PD t’i pergjigjet qeveria e re me masa radikale ,me lufte konkrete ndaj
krimit e korrupsionit dhe jo si dikur qe u ndalua nje cope here Berisha, u be ca ”show,, nga Ministria Rendit,
Berisha kercenoi dhe shteti ligjor o hodh ne rrekene e ujrave te zeza, gje qe tregoi se ligji eshte bere vetem
per ”fakirin”popull ! Kjo s’duhet te ndodhe dhe une kam besim te patundur se nuk do te ndodhe.Kaq kisha!
posht partija demokratike qe kan bledhur te ter dhumin e shpirt ligjve dhe spiunat qe e urenj kete parti i madh dhe i vogel
Dhuna ndaj pushtetit ligjitim ,i kundervihet vetem zbatimi i rrepte i ligjit. Te mesohet dhe sala, se ligji eshte i njejte per te gjithe. Dhunes se saliut qeveria e re duhet ti kthehet me dhunen e ligjit. Kush te doje ta provoje. Fajet e bera per 8 vjet duhet te ndeshkohen. Iku koha e presioneve, dhe berluskoni bente presione dhe ofendonte gjykatesit, por ato zbatuan ligjin. Mire eshte qe sala te filloje cfar ka ndermend se dhe populli do ja japi pazarin. Paloka fyhesh para disa ditesh si duket ka degjuar ustain. Paloqe do cfryhesh po deshe dhune, dhe do pagosh ato qe4 ke thene.
I nderuar komentues, emri i autorit te shkrimit ‘Sherr me zor’eshte Xhemal D. Duka. Faleminderit per komentet. Ju uroj juve dhe lexuesve te TEMES gjithe te mirat. Me respekt, Xhemal Duka