Transparencë e ligjshmëri, kaq i kërkohet Presidentit!

20 Gusht 2013, 11:15Blog TEMA

Nga Erion Braçe

 

Presidenti i Republikës u përgjigj! Por jo plotësisht! Presidenti i Republikes tha sot se: Ai dhe Familja e tij nuk ka asnjë interes pronësor në godinen aktuale të Partisë Demokratike!

Më në fund, një përgjigje që është kërkuar nga media, opinioni publik e politik qysh shtatë ditë më parë.

Ky standard përgjegjshmërie e transparence natyrisht nuk reflekton praktikat më të mira për pushtetarë, veçmas të atyre të niveleve të larta.

Por, ky standard transparence dëshmon edhe për brishtësinë apo varësinë politike deri në asfiksi të institucioneve ligjërisht apolitike e të pavarura në këtë vend.

Funksionimi i tyre i lirë e ligjor do t’i kursente Presidentit një përgjigje kaq të vonuar por edhe të sikletshme:

-Nëse do të kish funksionuar ILDKP e të kishte publikuar në kohë deklarimet e pasurisë e interesave, të kishte lirinë për t’ju përgjigjur qytetarëve dhe medias edhe kur bëhet fjalë për nivelin më të lartë të shtetit, atëherë përgjigja do të ishte zyrtare, e ftohtë, e dokumentuar, konkrete dhe aspak emocionale.

-Nëse do të kish funksionuar AKKP e do të publikonte në kohë reale vendimet e saj në njohje të interesave pronësore, kthim e kompensim të tyre, të kishte lirinë për të bërë publikimin edhe për nivelin më të lartë të shtetit, atëherë përgjigja edhe një herë do të ishte zyrtare, e ftohtë, e dokumentuar, konkrete dhe aspak emocionale.

Theksova dy elementë:

Funksionimin institucional- i cili është ligjori dhe i duhuri për çdokënd.

Reagimi emocional- i cili as qe i duhet kujt dhe mbi të gjitha është abuziv.

Po ndalem këtu. Lexova një deklaratë të Presidentit ku flitej në shumës për eksponente të mazhorancës, krime të tyre ndaj tij etj., etj.

Më shkon ta pyes: për cilin po flet President? Nëse po flet për mua, atëherë po të kujtoj:

Më 15 Gusht postova: “Media raportoi ditë më parë se familja e Presidentit ka interesa të drejtpërdrejta ekonomike, pronësore në atë godinë që duhet të mbesë bosh sa më parë. Nëse kjo provohet, atëherëe: Presidenti Bujar Nishani duhet vënë nën hetim përmes një procesi parlamentar për korrupsion!! Nëse provohet, krimi i tij është shumë i rëndë! Kjo histori duhet të hetohet më çdo kusht!”

Me 17 Gusht postova: “Në fund, Presidenti i Republikës u morr me çështje periferike kur ndaj tij kërkohet shpjegim për një çështje të rëndësishme për të kuptuar se si e ushtron ai pushtetin. A ka Presidenti interesa pasurore në selinë aktuale të Partisë Demokratike? Madje kësaj duhet t’i përgjigjej qysh ditën e parë!! Përgjigjet reflektojnë përgjegjshmëri dhe Presidenti duhet ta demonstrojë këtë”.

Po e pyes përsëri Presidentin: Ku e sheh shpifjen President?

Unë pyes duke reflektuar shqetësimin e opinionit publik dhe Presidenti ka detyrimin të jetë transparent për çdo gjë!!

Unë kërkoj hetim duke reflektuar praktikat e përbotshme nëse ka indicie të mjaftueshme që reflektojnë konflikt interesi e korrupsion (madje duke u kujdesur për të theksuar “nëse kjo provohet”) dhe hetimi nuk do te thotë fajësi!!

Atëherë, për çfarë shpifje flisni ju President?!

Në anën tjetër, Presidenti i Rrepublikës ende nuk është përgjigjur për çështje që kanë të bëjnë direkt me detyrën e tij.

Së pari, për mospublikimin e dekretit.

Së dyti, për nxjerrjen e dekretit një javë pasi Qeveria mori vendimin e paligjshem (në mungesë të dekretit të detyrueshëm të Presidentit), të pranuar si të tillë edhe nga vetë Kryeministri.

Së treti, për nxjerrjen e dekretit nën ndikimin politik të një vendimi të paligjshëm të Qeverisë së mundur në zgjedhje edhe për të tilla praktika të paligjshme.

Së katërti, për bazën ligjore dhe dokumentare të dekretit të tij, përputhshmërine e tij me praktikat e mëparshme të arkivuara pranë Presidentit të Republikës.

Së pesti, për bazën ligjore të një akti të shpronësimit të Ushtrisë dhe pronësimit të partisë politike.

Së gjashti, për arsyet ligjore të shmangies e më pas refuzimit të mendimit ligjor të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

Së fundi, në cilësinë e Komandantit të Përgjithshëm, për miliona euro të qarkulluara përmes llogarive të SHQU-së me destinacion kompani kliente e televizione të Qeverisëe.

Besoj se kërkesa për t’u përgjigjur këtyre çështjeve nuk do të konsiderohet më “shantazh”, “shpifje” apo “kërcënim”.

Transparencë e ligjshmëri- kaq i kërkohet edhe Presidentit! I ka detyrim ligjor!!

7 komente në “Transparencë e ligjshmëri, kaq i kërkohet Presidentit!”

  1. Ladi says:

    “Shkoi breshka tek nallbani”, “keshtu i do mushka drute”, dy shprehje te urta popullore, qe i vene kaq shume per shtat presidentit ne fjale.

  2. fl says:

    Bravo Brace, insistoni. Te ndergjegjesohet opinioni vendas dhe i huaj se me ke ka te beje.

  3. psy says:

    Te falenderoj Brace.

  4. kitara e thyer says:

    Po te bej keto qe thote Erioni shpallet tradhetar i respektimit te ligjit nga banda e protektorit.

  5. plaku athine says:

    ja te shohim.

  6. punetori says:

    Z.president deri me sot nuk te ka kercenuar njeri,megjithese ke bere disa
    dekretime te dyshimta qe diten e pare ne PRESIDENCE.Perballja me ligjin
    eshte normale ne demokraci,se mbi ligjin s’ka asnje.Kur ju z.Nishani jeni
    i paster s’keni pse ti quani goditje”politike” duke bere viktimen vetem
    per keqardhie.Behu dinjitoz sic e do karigia qe te kane falurkupola e
    zullumeve te vendit.

  7. Ustai says:

    Pershendetje Erion! Mesoje edhe Edin se si mund te komunikohet me kundershtarin politik.Vetem nepermjet ligjit dhe pa akuza koti.Por duhet edhe te lodheni per ti faktuar ligjerisht ato qe thoni,pasi ata qe ju votuan mezi presin qe ju te ndeshkoni krimin,dhe jo te jepni neper media ato qe edhe ne i dime,por presim nga ju qe ti faktoni.Te pakten tani nuk ju shkon te vazhdoni keshtu,por te ndriconi fakte juridikisht, dhe ti coni ato paralelisht me median, edhe ne prokurori,pavaresisht se sa vullnet ka ajo per ti ndjekur.Por nese faktet tuaja jane te mbeshtetura ligjerisht,edhe Sali Berisha te ishte prokuror, nuk mundet dot ti anashkaloje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje