Qetësohu Jozefinë!

22 Gusht 2013, 11:19Blog TEMA

Nga Magdalena Ramohito

 

“Ai shi s’deshi gunë” zonja Jozefinë…u lagëm shumë prej nesh, dikush gjeti një strehëz, dikush eci gjithë jetën i bërë qull. Ti e di mirë si fillon…gjithashtu e di mirë.. Nis gjithmonë me dy fjalë të thëna këtu poshtë, të cilat mbërrijnë tek i veshi i ‘Atyre’ lartë e pastaj nis me një lutje të thënë në telefon, në fakt është një urdhër i dhënë nga ‘Ata’ lart …sepse ata poshtë u detyrohen…. Dy fjalë në telefon dhe urdhri pason urdhrin.

Kështu e sheh babain të kthehet i pushuar nga zyra e pastaj ti e di… në fillim i largohen shokët, pastaj fqinjët, pastaj të afërmit, pastaj mbetet vetëm, krejt i vetëm i zhytur në dilemën fatale: “të rrosh a të mos rrosh”.

Zonja Jozefinë!  Në qytetin tuaj ishit pothuaj solidarë e nuk e ke “shijuar” aq shumë vetminë. Por sa më në jug e aq më e thellë thika deri në kockë.

Uh! Shumë vuajtje të hidhura, lot të hidhur të grumbulluar në fytin e një fëmije të pafajshëm, që di të lexojë mendimet e të rriturve, që di të shohë në dritën e syve të tyre, atë të mallkuarin diferencim klasor.

Kur u rrite, si edhe unë, duhej ta dije, duhej të shpresoje se, një ditë do të merrte fund..në 1990 apo në 2013 apo pasi ti të mos ishe më edhe Unë..

Zonja Jozefinë në atë vitin që ti e quan si vitin e ndarjes prej komunizmit , ty të “qeshi” fati sepse dikush dikujt i bëri ‘një lutje’ në fakt qe një urdhër …

Dhe ti harrove atë që le pas dhe kështu rifilloi ti atje lartë ndërsa ne këtu poshtë edhe Unë …

Kështu filloi me dy fjalë të thëna pa kujdes (sepse besova në “vitin e ndryshimit”), këtu poshtë dhe dikush aty ku ishe ti aty lart, në telefon bëri një lutje, në fakt ishte urdhër, që i drejtohej atyre, që i detyroheshin dhe Unë u ktheva në shtëpi si dikur yt Atë edhe Im Atë .

Tek dera i thashë fëmijës tim se më kishin “suprimuar “ vendin e punës, ndërsa ti në telefon vazhdoje të luteshe, në fakt urdhëroje largime të tjera…

E provova prej fillimit si im atë.

Në fillim më telefonuan disa mikesha, pastaj harresa dhe pastaj…. një telefonatë, nga dikush në formën e një lutje, në fakt ishin dy fjalë në formë urdhri dhe pastaj nuk mbaj mend asgjë…të gjithë i pashë bashkë, të kuq e të zinj, të blujtë e të gjelbër, aty lart.

I pashë nëpër Universitete private e Shtetërore të gjithë bashkë…të kuq, të zinj, të blujtë, e të gjelbër, të gjithë bashkë…

Të pashë ty në majë të karriges së ‘Tempullit të Demokracisë’ me gishtin lartë!!

Të pashë “të luftoje” për demokracinë, të kërcënoje, të fyeje gjithmonë me gishtin lartë.  Unë u bëra “E kuqe, enveriste,” edhe sot, që po shkruaj, ndërsa ti nuk do të zbresësh vetëm një shkallë..

Qetësohu Jozefinë, asgjë nuk ka ndodhur ti prapë në parlament do të flasësh, do të kërcënosh “të kuqtë”por ndjesë, se desh harrova pranë ke pasur “të kuqin flakë” dhe do ta kesh prapë…

 

33 komente në “Qetësohu Jozefinë!”

  1. vlora says:

    MOs ka te beje kjo me njefare Rramohit, nje kafsh sigurimi shteti?

    1. Tragja says:

      E ngaterron Vlora, eshte Ramohito, Ramohiti eshte tjeter. Ky Ramohito ka bere 17 vjet burg edhe interrnim.

    2. bato says:

      Behet fjale per nje nga kuadrot me te afta te ushtrise shqiptare Gjeneral Halim Ramohito nga Tragjasi. Kjo eshte e bija qe u persekutua ne vitet ’70 nga “te kuqte” per hater te te atit dhe u ripersekutua ne vitet 2000 nga “blute”, sepse ashtu si i ati trim, tha fjalen dhe mendimin e saj te lire. Po komunisti Sali, kurre nuk ka qene demokrat. Lufta e tij e klasave ndryshoi vetem termin, ama u be me e ashper se ne kohen e diktatures. Dhe nuk kishte se si te ndodhte ndryshe perderisa ne krye te PD u vu nje komunist fanatik si Sali Ram Berisha.Jozi, si ish spiune e sigurimit te shtetit padyshim ishte dhe ngelet nje diktatore e thekur se diktatures i sherbeu me spiunimet e saj ne mbrojtje te komunizmit.

    3. ARUSHA says:

      kjo eshte nga veriu

  2. Ladi says:

    Nje nga shkrimet me te sinqerta dhe me te ndjera te kesaj zonje grua.

  3. Boing777 says:

    qetsohu plak e coroditur qe kurr ske qen shkodra,,se do ta kishte per turp,qetsohu moj bethlepirse e kryemostes ktij vendi,,ku je zhelefin te ka ngel facb tani te shash e te maresh[tja] maresh ne goj arvizus…yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt plak e shpifur e veshur me firmato ama.

  4. Rita says:

    I vleresoj shkrimet e tua,shume domethenese

  5. Rita says:

    Autores se artikullit te mesiperm do te desha t”1 beja vetem nje pyetje e po kaq pergjigje me mjafton por te jete pergjigje shpirti e mendje —-,kur nenvizoni me kllapa ate vitin e ndryshimit ( 1992 kuptohet ) cfare nenkuptoni zonje ?????????????Ju flisni e i drejtoheni vetem nje njeriu ( XH. Topallit) perdorni nje ironi e sarkazem therrese ,kujtoni telefonin apo telefonatat e atehereshme ndaj z. Topalli e fshini e harroni apo s”doni t”kujtoni faktet historike te atehereshme ( 1992) !E dij mire se s”do te pergjigjeni se kuptohen qellimet e ketij doreshkrimi te tuajen si dhe te komentatoreve te mesiperm qe jo vetem qe s”i permbahen fakteve e realitetit por kane nje strategji largpamese qe vitet ne vijim do te tregojne !!!!

  6. Tani says:

    Nuk e ke adresen e Josefines qe e paske postuar ketu?

    1. Askushi says:

      E di adresen e Josefines o Tani,po ja e’solli’me pare ketu,per tu eglendisur ne’Familja’e saje,e per ti thene Bravo(!)e kujdes(te gjitheve) se koka te tilla do na i ‘vjedhe’ Amerika!
      M’booh!
      Pertej shkrimit(nga i cili s’ke c’ka me ‘melun’),mua me duket pune dizenjatoresh e daktilografistesh,qe dizenjojne e daktilografojne(si gjithnje),me’telefon'(lutje-urdher),me te njejtin mentalitet e interes(ate te ‘kuqin’),ku vetem per nivel e’shperthim’truri s’ka vend per diskutim.
      Kohe e humbur!

      1. tarzan says:

        Askushi je o i trashe dhe sigurisht qe je o nje zhurmues i urdheruar. je Identik Veronika por ajo u doq shpejt se u mor shume me nje person edhe ti ate fat do kesh!

        1. Askushi says:

          Kam komentuar e replikuar rreth shkrimeve te autores ne fjale,sepse pata idene se ne disa prej tyre(sidomos ne ato me teme sociale),autorja po thyente’levozhgen’e militantizmit e botkuptimit te vjeter,dhe me kritikat e mija(here te buta e here te ashpra),doja ti jepja nje shtyse drejt misionit fisnik te Intelektualit te vertete.Por paskem qene ‘i trashe’!).Intelektualet e kesaj kategorie,nuk vegjetojne dot pa u bere pale,e me pas militante te thekur(sipas botkuptimit te vjeter).Per ta,cdo mendim a sugjerim kunder,eshte ose i’trashe’,ose i porositur(urdheruar),ose i paguar(nga agjenturat e huaja!!).
          Fakti qe ju mburreni se Veronika ‘u doq'(‘se u mor shume me nje person’!!),eshte per te ardhur mese keq.Kjo tregon botekuptimin tuaj(te vjeter) dhe ate qe s’arrini dot te ‘lexoni’mes rrjeshtash(jam me se i bindur,se s’keni arritur kurre te kuptoni se kush person ishte pas ‘Veronikes’)
          Fakti qe s’do te komentoj me rreth shkrimeve te autores ne fjale,s’ka te beje aspak me kercenimet’tuaja’ fatkeqe.Thjesht s’do te kumentoj sepse s’ja vlen te humbas kohen kot!
          E kisha cituar edhe ne komentin me siper.

          1. Tarzan says:

            E dime se Veronika ishe ti O nje Askush, por parat e shtetit nuk mund ti besh hallall duke o sorrollatur neper komente. Nuk eshte e larget dita qe do… ti kthesh nje me nje.

          2. tarzan says:

            Harro mushke palarene se Ali Pashane e prene…Tani mblidhi dhente e dhite nga i ke e nisu e humb ne ndonje cep te botes. madje te ishe nisur se te tute te kane lene glasen o gomar

  7. landi B says:

    Shkrim i bukur e me nivel, zonja Ramohito. Por zor se do të kuptojë ndonjë fjalë, dizenjatorja e Këndit të Emulacionit të Partisë së Punës së Sali Berishës. Sali Berisha!…Sali Berisha!…Sali Berisha!…(Enver Hoxha!…Enver Hoxha!…Enver Hoxha!…) Uraaaaaaa…! Përpara…!

  8. socialisti says:

    po keta qe kane qene kukullat e sistemit te pare prisnin te beheshim lozonjaret e sistemit demokratik keshtu eshte kjo qe shan jozefinen si ngjela B.Q ikni plehra nuk mund te behet blloku me

    1. erjon says:

      Gabohesh socialisti, zonja ne fjale nuk eshte rasti Ngjela, eshte rasti Jozefina. Po edhe Ngjela eshte nje i denuar per fjalen e Lire dhe lufton pikerisht per kete. Nga fjala e lire vijne gjithe te mirat, dinjiteti, personaliteti, me nje fjale asnjeri te mos e kete frike tjetrin. Nuk duhet ta gjykojme Ngjelen si i “Bllokut” sepse ai eshte nje familje me vlera qe sigurimi i shtetit i shkaterroi. Socialist nuk eshte jeta bardh e zi, me mire te degjosh veten kur ben analiza mbi ate qe shkruan autori.

      Eshte mire qe secili te jetoje jeten e tij e ti lere te tjeret te jetojne. Kjo eshte e verteta. Ndersa epitet blloku etj vihen ketu nga njerez qe kane synime te kunderta me te miren e vendit tone.

      Te uroj gjithe te mirat

  9. shume thone po ka qe thone jo: fytyra e pasqyrim i shpirtit

  10. artan says:

    O Bato mos bej sikur I njeh njerezit….nuk eshte e bija e gjeneralit por nusja e djalit te Halim Ramohitos si dhe motra e Mithat Havarit.Kjo eshte e verteta.

    1. Llambi says:

      Mori ti bir, Artan a qysh te thon tya, kam vene re qe ke tendencen te zeç ne goje familjare te kesaj zonje te nderuar. Nuk e kuptoj çar efekti do te beç xhanem. More ju as per 150 vjet nuk behi nese vazhdoni keshtu, duke penguare njerezit me tru e kjo ka vetem qellim te mbrapsht. Na duam ta shome ate vend sa me mire edhe ju me shoshoq te çkembeni mendime si te behet me mire e jo ti nxirrni syte njeri tjetrit.

      Djale i mbare a burre çare je a grua a melun qofshe, viri gjishtin kokes, se Amerika i muar e po i merr trute qe largoni ju aty e nga gjithe bota prandaj eshte kjo qe eshte. U hoqi politiken nga koka e u futi punen more djale.

      Hajde trute e hairit ishallah.

      1. artan says:

        Nga gjuha qe perdor dhe shkruan dukesh komplet si….AI

  11. erjon says:

    Artan, njerezit kane emrin dhe mbiemrin e tyre. S’me pelqen qe per te komentuar nje shkrim te germosh origjinen katerqind breza.

    Kjo Znj e ka emrin Magdalena Ramohito dhe ka jeten e saj mbi supe e jo te te tjereve.

    Te pershendes

    1. artan says:

      thjesht te informoj pasi eshte mikesha ime,te pershendes

  12. Ati says:

    AUTORJA SI NGA HERE ME OPINIONET TEPER
    REALISTE REAGON PER NJE TE VERTETE TE MADHE
    QE U KA NDODHUR SHUME SHQIPETAREVE BESOJ DHE
    AUTORES ,TE CILES DO TI THOJA BRAVO PER KURAJEN
    FALEMINDERIT QE KE KONTRIBUAR DHE KONTRIBON ME
    KURAJE MENCURI PER TE MIREN E TE GJITHEVE

  13. ANA says:

    pershendetje z,magdalena shkrim me taban do thoshte
    babai im kurse nena me brume vajze me brume
    uroj nje te ardhme me te mire per te gjithe

  14. ali says:

    Raporti i luftes se klasave ne kohen e ”xhaxhit” ka qene 85 perqind me 15 perqind, te deklasuarit, sic i quanin
    ne ate kohe, ndersa ne kohen e Saliu raporti i luftes se klasave ishte invers, dmth. te deklasuar ishin 85 per-
    qind, ndersa ata qe gezonin privilegjet e dynjase: Sala me tropojane, Jaroshnikja me te vetet, Luli qe deboi
    gjithe Bashkine , etj.etj. Ju kriminele e hajdute, vrases e grabites se pasurise se popullit keni jetuar ne luks
    marramendes, ndersa 85 perqind e popullit shqiptar eshte zhytur nebskamje e varferi. Ju kujtoj ketu juve
    shushunja te popullit shqiptar se mbi 600 mije pensioniste marrin vete 130 dollare USA ne muaj qe nuk
    mjafton as per buke thate . Si nuk ju vjen sado pak turp e namuz qe ”rreni” Evropen per ”bumin ekonomik”
    shqiptar ?!!.
    Kriza ekonomike shqiptare eshte shume me e thelle se ajo e Greqise !!! Por ,ndersa ne Greqi , gjendja ekonomike-financiare kontrollohet nga Evropa , tek ne Shqiperi raporton Sala, Bode dhe Fullani ?!! Keta
    genjejne djallin e jo me evropianet !!!!
    Tash e tutje do t’i dalin horrlleqet ne shesh ketyre matrapazeve te fjaleve, genjeshtareve e mashtruesve te
    pa skrupullt .!!!

  15. ona says:

    O njerez qe nuk u beme kurrrr njerez cfare rendesi ka e kujt eshte dhe si eshte,per kete qe shkruan duhet vleresuar,zonje ju uroj gjithe te mirat dhe te lexojme sa me shume materiale te tilla qe tregojne realitetin.

  16. Koz Dynjaja says:

    – Nje gje po me pelqen ! saktesi historike – Persona nga pjese tjera te shqiperise vecanerisht nga jugu ,te denuar politikisht ne komunizem qe rrethanat i sollen pas denimit te jetojne ne Shkoder me perjashtim te kontakteve zyrtare ku kishin diferencim ne shoqeri,Ne raste tjera ,shoqeri , lagje ,marrdhanie sociale nuk eksistonte diferencimi.tung

  17. violeta says:

    kush nuk ka sy te shikoje realitetin,te lezxoje shrkimet e znj.Magdalena e te kuptoje se cili eshte realiteti i vertete ne kete vend.bravo

  18. artan says:

    O komentues desha te informoj lexuesit pasi une e njoh personalisht dhe e kam mikeshe,Erjon dhe une te pershendes por ti Llambi nga gjuha e perdorur nuk me krijon asnje lloj emocioni.

    1. Tarzan says:

      artan, ju lutem tregojeni kush jeni, sepse zonja me siper thote se pas largimit nga puna mikeshat ju larguan. Ne Shqiperi nuk ka asnje mikeshe.

      THUAJE

      Ju lutem tema transmetojeni komentin tim

  19. mama mia says:

    TARZAN NUK JE IFORTE SI EMRI QE PELQEN TE MBASH
    SIGURISHT AS I ZGJUAR FATKEQESISHT
    SIKUR TA NJIHJE KETE ZONJE NUK DO SHKRUAJE NE ERESIRE
    AJO FLET PER ATO MIKESHA TE SHTIURA QE AFROHEN APO LARGOHEN SIPSA INTEESIT ,NGA LARGPAMESIA DHE FUSHA E GJERE QE TRAJTON NE CDO OPINION TE SAJ TE GJITHE E KUPTOJNE SE KA NJE INTEGRITET TE LARTE MORAL DHE PROFESIONAL
    DO DOJA PER TE GJITHE ATA QE SE NJOHIN TE KISHIN NJE MUNDESI TA NJIHNIN KETE ZONJE NEPERMJET NJE JETE SHKRIMI TE SHKUAR NGA GAZETA TEMA APO NJE MUNDESIE TJETER E ZGJATA SEPSE ME KA RENE RASTI TA NJOH Z,MGDALENA JU SIGUROJ SE ESHTE NJE GRUA E RALLE AJO I THOTE TE BARDHES E BARDHE DHE PER ASNJE ARSYE NE BOTE AJO NUK TREMBET APO TERHIQET

    P,S

  20. TARZAN says:

    MAMA!!!

    Po na trego kush je te lutem. Edhe une keshtu e njoh MAGDALENEN. Po ti qe ke pasur rastin dhe nderin ta njohesh, pse ke nevoje te lexosh jeteshkrimin e saj???

    MAMA MIA, une jam TARZAN dhe jam trim edhe i zgjuar, e kam kuptuar se zonja nuk eshte ekzibicioniste dhe ka mision per te thene te verteten qe ajo sheh dhe kupton. Po ti nuk e ke kuptuar?

    MAMA mos u ngaterro me pune qe nuk te takojne!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje