Ndoshta e kishte fajin shija e hidhur e 23 qershorit. Por dy muajt që pasuan, sidomos gushti me vapën e tij dhe zbrazëtinë politike, ka sjellë një heshtje thuajse mosekzistence të FRD, një parti shpresëdhënëse për shumëkënd. Ndoshta e kanë fajin vet të arratisurit e Frymës së Re Demokratike nëpër plazhe pas dështimit të pamerituar, por të gjitha së toku nuk duhet t’ia mbyllin përfundimisht derën kësaj partie të djathtë, e cila u krijua pikërisht për atë që parashikoi: humbjen spektakolare që e priste lidershipin e Partisë Demokratike për shkak të politikave të tij qeverisëse e partiake.
Është folur shumë për “blerjen” (lexo-kalimin) e votave të PD prej LSI. Por, nuk duhet harrur se Fryma e Re Demokratike i rrëmbeu së djathtës plotë 29.500 vota. Po të ishte grupuar në njerin prej koalicioneve të mëdha, këto vota mund të t’i sillnin asaj disa deputetë për Kuvendin e Shqipërisë.
Pavarsisht votave, vet humbja aq e thellë e PD tregoi se sa të drejtë kishin pasur themeluesit e Frymës. Tashmë të gjithë janë të bindur se pesha kryesore dhe faji për këtë humbje bie mbi Sali Berishen dhe drejtimin e tij qeverisës, por edhe sjellja aspak demokratike brenda PD-s. Madje kjo ishte arsyeja që i detyroi shumë nga drejtuesit e Rinj Demokratikë të distancoheshin prej mënyrës së tij autoritariste dhe të krijonin këtë formacion politik.
Por me vjeshtën dhe shirat e saj, priten që erëra më të forta të fryjnë nëpër koridoret, deri tani të bllokuara të PD. Në se atje i bëhet një analizë e vërtetë shkaqeve të humbjes, nëse atje nisin e zvendesohen një e nga një të gjithë drejtuesit e kryesisë së vjetër, por edhe drejtuesit kryesore nëpër rrethe e qarqe, në se atje nis debati i plotë i përgjegjësive, atëherë, – tashmë pa diktatin e Sali Berishes,- mund të krijohet një çarje e re. Sulmet kunder A. Patozit e mendimeve të tij për zgjedhjen e kryetarit te ri të PD janë një tregues paraprak.
Sido që të ndodh, kjo lëvizje nervoze nuk është aspak e nevojshme për politikën shqiptare në përgjithësi.. Nuk është e nevojshme jo vetëm se monopoli i partive tradicionale të mëdha është ende i fortë, por eksperienca ka treguar se parti të tilla bijëza kanë pësuar disfata.
FRD, ndonëse jo siç ëndërronte, fitoi, siç thame, afro 30 mijë vota. Ajo duhet të mbetet një derë e hapur për lëvizjet e pritshme në PD duke forcuar kështu jo vetëm ekzistencën, por edhe dinjitetin e së Djathtës në përgjithësi. FRD ka një numër të konsiderueshëm intelektualesh, – natyrisht jo të tipit Biberaj-, të cilët mund t’i japin së djathtës së vërtetë një fizionomi perëndimore, sepse pikërisht për këtë ajo u krijua. FRD tentoi të largohej nga drejtimi i diktatit neokomunist të Berishës, nga formatimi konglomeratik i ideve dhe individëve që u ngjitën në PD pas shëmbjes së komunizmit, tentoi ta bëjë më shumë morale politikën e së djathtës dhe më serioze peshën e saj për demokracinë shqiptare.
Edhe sikur disa emra të rëndësishëm të PD t’i bashkangjiten FRD në muajt e ardhshëm, atëhere kapitali i saj politik frymon me shumë, pa llogaritur që të ikurit mund të jenë edhe deputetë.
Natyrisht me këto mendime ne nuk patëm parasysh edhe lëvizjen tjetër; kryetari i sapo zgjedhur i PD, Lulëzim Basha, mund të aplikojë një taktikë pajtuese me zotin Topi për ta rikthyer përsëri në PD. Por besoj tek morali dhe sedra politike të ish- presidentit, kam parasysh gjithashtu faktin se Sali Berisha, ndonëse i mundur, nuk është larguar aspak nga drejtimi i PD, mund të përjetohet gjithashtu zhgënjimi total i mbështetësve të FRD, në se do të ndodhte një afrim i tillë biberian. Atëhere dështimi i FRD do të ishte i paimagjinueshëm.
Si do që të rrjedhin ngjarjet, FRD nuk duhet ta mbyll aq shpejtë derën e saj, madje vjeshta duhet ta gjallërojë anëtarësinë e saj, sikur të mos ketë ndodhur kurrfarë humbje, edhe për kohen e shkurter te aktivitetit të saj, pse jo edhe mungesën e fondeve për të kompletuar strukturat e saj. FRD mund të bëhet një LSI e djathtë shumë shpejtë në skenën politike shqiptare.
Mendoj se shpresat nuk jane shuar per FRD. Ajo duhet te kthehet ne politike me nje shembull te kundert nga i Berishes. Te ndertoje nje opozite sa me te arsyeshme dhe te shendoshe e te mos lehe si qente qe mendojne se bejne opozite sa here qe lehin. Po te beje kete, jam i sigurt se do i fitoj shpejt zemrat e shqiptareve qe e duan mendimin ndryshe, por neverisin cmendurine.
Mihallaq Narqoti me duket sikur shehe endrra me sy hapur,analizon gjera te pa qena.
Mihallaqi ben supozime ne se FRD-ja me 30000 vota do kishte disa deputet.
Deputetet do ti kishte ne se do bente koalicion me nje nga grupimet,po nuk arsyeton pse nuk beri,dhe eshte e thjeshte: Me te majten nuk do qe opozitare,me te djathten do qe si shprehja se po u trazove me krunde do te hane pulat.
Ngado te kthehet e te rrotullohet FRD-ja eshte e humbur,ne qofte se nuk eshte ne Parlament ku do ti degjohet zeri ,veçse ndonje konference per shtyp.
Me parashikimet dhe hamendjet qe ben Mihallaqi jane pa vend,deputete te larguar nga PD-ja eshte e pamundur te kete se nuk jane kaq naiv te shohin anen morale dhe jo materiale.
Kurse afrimi qe do ti bente Basha per tu rikthyer ne PD do tretej edhe emri i Bamirit e jo me FRD-ja.
Mendoj se FRD-je as nga vrima e çelsit nuk shikon dote e jo te kete deren gjysem te hapur.
Frd me Bamirin duhet te jete aktive. Nuk u formua vetem per nje pale zgjedhje. Kane shpresen tek Frd shume familje qytetare.
Kam pershtypjen se nuk eshte koha per te pare endrra me sy hapur e per me teper ne ditet e sotme nuk e ben njeri kete gje.
Jemi koshient qe shifra prej ~ 30.000 votues te FRD per nje kohe kaq te shkurter eshte shume pozitive.
“deputete te larguar nga PD-ja eshte e pamundur te kete se nuk jane kaq naiv te shohin anen morale dhe jo materiale” kur e thua, kjo eshte ajo qe i prishi njerezit me gjithe respektin dhe deputetet….
Kjo eshte nje nder arsyet e forta se pse ekziston FRD, dhe ata 30.000 persona qe na kane mbeshtetur, e kane bere moralisht dhe jo materialisht.
Me bindje e them qe FRD do triumfoje nje dite dhe emri i Bamirit nuk do te tretet asnjehere sepse ka qene Kryetar i Larte i Shtetit; dhe po te duan nuk e harrojne dot. Per ne nuk eshte e nevojshme te shohim nga vrimat e celesave sic ka ndodhur rendom me te tjere.
Ju kerkoj te keni me shume respekt si per kryetarin e FRD ashtu per votuesit e saj sepse ndonjeri nga keta mund te kete qene i aferm i juaji.
Eisabeta….
E shohe qe je pjese e politikes ,kurse une jo.
Per te votuar kame votuar disa parti si nje detyre elektorale.
Qe te gjithe politikanet jane te prirur nga instiktet e interesave materiale dhe nuk do shume per tu kuptuar se ka 23 vjete qe e tregojne.
Politikanet jane kaq pelivan sa kapercejne nga njera parti te tjetra, e bejne nga bindjet dhe jo nga interesat materiale ?
Nga 71 parti qe u regjistruan ne zgjedhjet e 23 Qershorit ,2/3 ishin parti me dhjete anetar, thua se kane bindje te veçanta apo per te perfituar diçka?
Shembulli me tipik i pelivaneve eshte Biberaj qe e keni a e kishit nga kreret e partise.Me PD-en kerceu te FRD-ja dhe si pelivan deshte te kalonte te PD-ja dhe te behej dhe kryetar.Ke N.Ceken,Imamin,Ngjelen,K.Islamin etj. qe po te ri ti numeroje do mbush gjysem faqe.
Prandaj edhe partia juaj dhe kryetari juaj nuk do beje perjashtim,ne se anetaret e thjeshte jane idealist dhe nuk e shohin realitetin ne sy pune per ta.
Ata 30000 veta qe ju votuan pjesa me e madhe jane ata idealistet dhe nje pjese e vogel jane materialistet.
Besoj se ti hyne ne grupin e pare.
i kerkoj ndjese zoterise por mihallaq narqoti e ka per ndere preardhjen e tije.une e njoh per qielleri e teper zotni.ose do te keni konfindense te madhe ose nuk e njihni fare.bamir topi eshte nje politikan i ndershem per mendimin tim.une nuk votoj por per bamir topin do ta mendoj seriozisht ti jap ata 7 vota qe kam,edhe nje here ju kerkoj ndjese
anastas…
Ne se Mihallaqi do lexonte shkrimin tend do te bente vrejtje per regullat e drejteshkrimit,pa nje germe te madhe. Kur fillon fjalia fillon me germe te madhe dhe Mihallaqi do zemerohej qe i me shkruar emrin me “m”te vogel,bile edhe Bamiri.
Anastas ,une nuk e ofendova Mihallaqin se i thashe Narqot se e di qe eshte nga Narta.Edhe Ismail Qemalin e therrisnin Ismail Bej Vlora dhe nuk e ofendonte njeri kerkundrazi qe nje krenari.
Mihallaqin e njohe ,ka qen me Gjirokaster ,ka punuar ne Gjeologji, gruan e ka nga Durresi dhe ka qene mesuese ne shkollen “Urani Rumbo”.
Sa per Bamir Topin qe kerkon te me mbushesh mendjen se eshte i ndershem do ta keshe shume te veshtire ta vertetosh se nuk i mban ti llogarite e tij qe te vesh doren ne zjarr.
Qe te gjesh sot politikan te ndershem duhet ta kerkosh me qiri.
Politikan mund te gjesh shume te koruptuar ,te koruptuar dhe me pak te koruptuar,por qelibar nuk gjen.
Me rrogat qe marin nuk i justifikojne dote vilat edhe sikur te rinin pa ngrene, prandaj dua te te pyes se ku i gjejne parate per vilat?