Në masmediat evropiane, në Shtator 2007, u shpall best-seller një libër me letra intime të Nënës Terezë, në të cilat letra ajo e paska mohuar Zotin dhe Krishtin! Duke heshtur para kësaj fushate, Vatikani përkrahë luftën kundër Nënës Terezë!
Në Dhjetor 2007, Bamir Topi shkeli Vatikanin. Pati shansin ta pyeste Papa Benediktin XVI: ‘Pse Vatikani po e pengon shenjtërimin e Nënës Terezë, meqë po qëndron indiferent ndaj akuzave publike që i bëhen asaj’? Akademikët shqiptarë dinë gjithçka, por nuk e dinë se aktualisht në të gjithë botën po botohen libra kundër Nënës Terezë!
Çka ishte, përveç një djalë i ri president Shqipërie, Bamir Topi, që nuk diti gjë për fushatën e personaliteteve të Kishës kundër shenjtërimit të Nënës Terezë?
Në vitin 2007, Topi e falënderoi Benediktin XVI për lumturimin e Nënës Terezë, në vend se të ankohej për fushatën kundër shenjtërimit të saj!
Lëre që lumturimi i Nënës nuk është meritë e Benediktit, po e Papa Gjon Palit II, që sipas gazetave italiane, paska vdekur urie, që të hiqet qafe plaku disident polak!
Ku merr leje Fjodor Kolodiejchuk, (prift katolik rus) të botoj libër blasfemues kundër Nënës Terezë, pa miratimin e heshtur të Papës sybardhë, adhuruesit të maceve të buta, eskluzivisht të zeza?!
Në shtator (2007) Kolodiejchuk, botoi librin me përmbledhje letrash intime të Nënës Terezë, “Come be my light” (Bëhu drita ime). Ky prift, agjent i Vatikanit, ka bashkëpunuar 20 vjet me Nënën Terezë. Deri në shtator të vitit 2007 askush s’e ka ditur se Nëna Terezë u paska shkruar shumë letra priftërinjëve.
Nëna la amanet që të asgjësoheshin letrat e saj intime, “se nuk dua që njerëzit të mendojnë më tepër për mua, e më pak për Krishtin”.
Fjodori e shkeli amanetin e Nënës. Nuk i asgjësoi letrat e saj, po i përmblodhi në libër dhe i hodhi në opinion.
S’e pyeta gjermanin sybardhë, Benediktin XVI, “po ty, çka të bëri të shenjtë si Papë?”
Ma merr mendja pse i pengon shenjtërimi i Nënës Terezë! Ajo është shqiptare.
Tek e fundit, sa për metaforë cinike, Krishtin e gozhduan romakët!
Cilin sekret e zbuluan letrat intime të Nënës Terezë? Unë dyshoj, a i ka shkruar vërtetë ajo ato letra, apo mjeshtërit e specializuar të falsifikimit kaligrafik kanë reprizuar politikën kishtare të vitit 1333, falsifikimin e tapive të pronave që i rrëmbente kisha nga feudalët, si atëherë inkuzicioni në Spanjë?
Sipas katolikëve rus të Vatikanit, u “zbulua” sekreti se “Nëna Terezë nuk i paska besuar Zotit, as Krishtit”!
Vazhdon fushata në gazetën “Il Messeggero” e shkruhet se Nëna Terezë paska pasur vizione vetëm 1 vit, ndërsa 50 vjet ka dyshuar se ka Zot!
Ajo i paska shkruan mikut të saj të besueshëm, Rev.Michael van Der Peet:
“Jezusi ka dashuri speciale për ju. Por, sa për mua, heshtja dhe errësira është aq e madhe, sa shikoj dhe nuk shoh, hapi veshët e nuk dëgjoj, i lutem e nuk më përgjigjet…Nëse diku ka Zot, lutuni të më fal”.
Der Peet po thotë se ajo ka përjetuar metaforikisht “Natën e zezë të shpirtit”.
Shpirti i saj paska qenë në terr deri në fund të jetës, (si në poemën e St.Paul of the Cross, shek.XVIII, prifti që 45 vjet kishte dyshuar në Zot).
-Pse Ipeshkvia e Kosovës nuk e gjen një ‘heretik’ t’i kundërvihet fushatës së Vatikanit kundër Nënës Terezë?
-Vatikanit, kaq haptas i pengon që shqiptarët e sotëm të kenë një shenjtore katolike?
-A është Nëna e 11 milionta viktimë e holokaustit kishtar?!
-Çfarë domethënie ka kjo histeri masive pesëqind vjeçare kundër shqiptarëve?
-Cilat janë ato 10 mijë mrekulli të mbi 10 mijë njerëzve të shpallur të shenjtë nga Vatikani, që të gjithë njerëz më të rëndomtë se Nëna Terezë?
-Çfarë mrekullie ka bërë heroina franceze, komandantja luftarake Jeanne d’Arc që u shpall e shenjtë (1920)?
Ajo luftoi kundër protestantëve (anglezë) si një katolike? Je e shenjtë nëse vret protestanë si Zhan D’ark, e nuk mund të jesh e shenjtë nëse jep bukë dhe dashuri si Nëna Terezë!
-Pse lejon Vatikani të shkelet Kodi i Rrëfimit?
-Pse shkeli amanetin e Nënës Terezë?
A nuk dëshmoi Vince Gonzales (gazetar i CBS) “Sex crimes and the Vatikan” (Krimet seksuale dhe Vatikani) për një dokument që ishte mbajtur sekret nga krerët e Vatikanit për 40 vjet?
Dokumenti, nënshkruar më 1962 nga kardinali Alfredo Ottaviani, obligon krerët më të lartë të Vatikanit që të mbajnë apsolutisht sekret krimet seksuale të priftërinjve të bëra me dekada ndaj fëmijëve.
Vatikani mbanë sekret krimet seksuale të priftërinjëve, kurse zbulon letrat blasfamuese të Nënës Terezë!
Pra Vatikani ruan sekrete, pos kur bie fjala për një Nënë Shqiptare!
Vatikani reagon kur Dan Brown shkruan romanin “Kodi i Da Vinqit”. Janë të sigurtë se Krishti para 2000 e kusur viteve nuk ka qenë i martuar me Maria Magdalenën, kurse dyshojnë se Nëna Terezë ka qenë në shërbim të Zotit!
Kur më mërzitet shpirti, mendja më shkon të rrëfehem. T’i rrëfehem dikujt që më kupton, më thotë se Zoti më fal!
Por, gjithmonë frikësohem.
Po qëlloi prifti i pashëm si Richard Chamberlain në “Zogjtë vdesin duke kënduar”, do të mund të dashurohesha në të!
Po s’qëlloi “Zog që vdes duke kënduar”, kam frikë se ende pa u kthyer nga kisha, do ta merrte vesh i dashuri im!
Kur më dhemb shpirti, marr e shkruaj dhimbjen në letër. Letrën nuk ia dërgoj priftit, ia dërgoj vetvetes.
Frika nga gratë (horror feminae) pengon që Papa të jetë femër, ndaj Zoti më Mjafton!
P.S. Këtë letër do ta shkruaj përsëri.
Shkrim i persosur.
Asnje presje asnje fjal nuk eshte e tepert
Jarem,jarem,ne Kosov harem.apo me mire ne Kosov-haram.
Kisha e Vatikanit është vite drite përpara krahasuar me kishën e Stambollit përsa i përket vjedhjeve, ligësive, vrasjeve dhe çdo gjë tjetër të keqe në këtë botë! Janullatosi është një gjë kot përpara kardinalëve katolikë super djallëzorë. Po të kishim ndonjë të Vatikanit do të ishim kthyer në epokën e gurit….,të paktën Janulla po na mban akoma në shek e XIII !
Moj Mira KEKOBOSHE,
ÇFARE LIDHJE KA KJO QE THUA TI ME ATO QE SHPREH KIMETE BERISHA NE KETE SHKRIM.
KIMETE TE LUMTE AJO PENDE. FANTASTIKE. [email protected] KU TE SHKOJE ME BUKUR SE KAQ. KE BERE NJE ANALIZE TE PERSOSUR DHE NE TE NJEJTEN KOHE E KE KTHYER NE NJE RREFIM SHPIRTEROR.
Te dyja njesoj jane o mira(…sic jane te gjitha fete),njera djall me brire ,tjetra djall me zile!
Te dyja vegjetojne e prosperojne,mes ndertesash luksoze,pasurish e nje stili jetese te shfrenuar,ndertuar mbi gjakun,djersen e mundin mijra-vjecere te ‘qingjave te Perendise’,si gjithnje e pergjithmone;”Ne emer te Zotit”!!!
Prandaj Shenjeteria e Nene Terezes s’ka nevoje per nje “Dipllome” te Vatikanit.Perkunderazi,keshtu sic eshte,shte me Kristal i Shenjte ne Shenjterine Humane.
Kjo eshte ajo qe ka dash te thote Kimetja,te cilen ,ne nje koment timin te para ca kohesh,e kam quajtur:’Dashuria ime’.
Me shume se kaq s’mund ta komplimentoj!
Edhe nje here,Faliminderit Kimete(‘Meduza’e Lire e Shqiptarizmit)!
Askush =Mira=Dritan=tan =zhurmues, kete urdher ke per te trullosur mendjet e njerezve. O zot njeri kaq te trashe nuk mund ta duroj ketu ne kete blog, edhe ne rruge kur ecen duket qe ka shkarje truri. Shko njeri ne nje klinike nervash e te paguajne ata qe te kane katandisur ne kete derexhe. me dhimsesh seriozisht. Cfare zullumesh kane bere prinderit e tu qe te kane mallkuar ne ket mase.
Sajmir-aaaa,e vetmja e trullosur,per tu dhimbsur dhe e katandisur ne kete derexhe (si mos me keq), ne kete blog, jeni ju,dhe si per ta vertetuar kete,paskeni thirrur’deshmimin’ e Mires,Dritanit,tanit…,e ku ta di une me!(Ha ha ha ha,kur kta te lexojne brrockullat tuaja,pa tjeter qe do te qeshin…,edhe Mero gjithashtu)
Po c’pate,c’te shqetesovi moj Sajmir-a?!
Mos po xhelozoni me Kimeten?!
Lereni Kimeten,eshte vite-drite larg jush.
-Kimetja eshte si ajo Meduza e lire e guximtare,qe vozit ne te gjitha ujrat e thellesite(te kripura, te embela,te bekuara,te mallkuara…),pa ju trembur syri nga belenat,peshkaqenet,piranjat…,kurse ju…,me mire se kushdo,e dini vete!
-Publicistika e Kimetes(Kimetja ne kompleks),eshte si ajo pika e veses(qelibare)mbi gonxhen ne shperthim,qe rrezaton shprese e dliresi,kurse ju…,me mire se une,e dini vete!
Kimetja te imponon respekt e admirim,kurse ju…!
Mira, Vatikani ka mbjelle hije mbi bote duke djegur Alekxandrine dhe me tej duke vazhduar me inkuizicionin ne Mesjete.
Shume deme per te justifikuar te mirat.
Vetem Nene Tereza ishte e shenjte ne shpirt prandaj nuk e shenjterojne.
Nuk eshte e nevojshme,shume shqiptare jane akoma ne epoken e majmunit kur akoma nuk kishte nisur evolimi derejt inteligjences njerzore.Po ti ne cpike te evolucionit je?
Vatikani nuk eshte Zoti…. Nuk eshte Jezusi…. Sado ata te mundohen te Pengojne ne Koh Shenjterimin e Saj, por sdo tja arrijne kurr ta Blasfemojne apo te Keqperdorin Figuren e Nene Terezs, Ajo eshte Mrekullia e Gjalle, Vet Jeta, Vepra cka ajo ka lene pas eshte me e Madhe se vet Vatikani, PRANDAJ EDHE VATIKANI KA FRIK DHE NUK E SHENJTERON. Ashtu si Nene Tereza besonte ne Zot e Jezu Krisht ashtu si Besonte ne Ringjallje, Po ashtu edhe Vepra dhe puna e saj pas 1 Heshtjeje do te Ringjallet dhe do te behet FRYMEZIM per Mijra Nena Tereza te Tjera, te cilat Ekzistojne edhe Momentalisht Sot, Por ne REALITET Kisha Jone Kristjane Katolike e Ortodokse Politikanet MbarShqiptar duhet te Levizin cdo Gur duhet me Forcen e Fjales te Protestoj dhe te Kerkoj URGJENTISHT SHENJTERIMIN e Nene Terezes. Nene Tereza Je Drita Forca je Shpresa Jone….. Vatikani eshte thjesht ????????????????????????????
Shqiptaret e Kosoves e kane delirin e persekutimit edhe me te theksuar se ne ne Shqiperi. Gjithandej shohin konspiracione te gjithe botes qe na urren (pervec vellezerve arabe qe na duan shume). Thirrini mendjes shqiptare; ne jemi te keqijte e vetes. Ne Kline duan ta heqin monumentin e Nene Terezes. Jane shqiptare ata qe duan ta heqin
[email protected]
keta shqipfoles qe jane ngritur kunder Nene Terezes jane te paguar nga lidhja ortodokse lindore dhe myslimane. Ortodosksia besoj qe e di mire qe jane me te lidhur me myslimanet sesa me katoliket.
Kimete je e madhe. Pike.
JAM KURESHTAR TE DI CFARE KENI STUDIUAR DHE KU JENI SHKOLLUAR. SEPSE, DIJA JUAJ ESHTE SHUME E MADHE PER NJE VAJZE KOSOVE. DHE, JENI SHUME E INFORMUAR. ME DUKENI SI NJE INSTITUCION.
Vatikani eshte pushtuar nga ruset dhe nga djajte. Metafora me Zhan Dark eshte gjigante. Te lumte Kimete.
Ja ke fut kot krejt.Ruset jane ortodoks,cduan ne Vatikan.Nivelet me te larta drejtuese ne Vatikan jane te udhehequra nga kardinal italian,spanjoll e amerikanolatin.
Ne Rusi ka edhe katolik o shkoder,sic ka edhe ne Greqi,Serbi,Rumani,Maqedoni,Turki dhe Ukrahine.
ANALIZE : Jane letra te fallsifikuara, per te pengu shenjterimin e Nene Terezes.
Ka fakte me mijra qe deshmojne se Nene Tereza ishte nje shejtneshe. Nje here u munduan te losin karten qe Nene Tereza nuk ishte Shqiptare. Kur e humben kete beteje hapen historine e letrave sekrete qe i dinin vetem fallsifikatoret …
Nuk kane se çfare te shpikin e shpikin historine e letrave sekrete. Perralla. Pas kesaj historie do jete ai Bertone, Sekretari i Shtetit ne Vatikan, ai eshte inteligjent per te shpike keto lloj gjanash, pasi ka eleminu dhjetra e mjra letra qe denonconin pedofiline…
adi — 23 Gusht, 2013 në 10:01 am
Kush te tha qe duan ta heqin monumentin e nenes Tereze?A e tha kete ipeshkvia e Kosoves?JO.E than dy parti politike secila me e poshter e me rrence se tjetra.
Pse nuk mendoni pak po veproni si nje tufe mizash……..a e dini qe ne Kosove eshte fushate elektorale dhe partite qe nuk kan ide as program merren me rrena,shpifje e trillime.
Kimetja nuk paska shkru per “largimin” e shtatores se nenes Tereze dhe mire ben qe nuk shkruan per nje rren,propagand,nxitje te urrejtejes religjioze nga bandat komuniste qe veten e quajn parti te djathta LDK dhe PSHDK.
Bardhi Rks,
Ti je Bardh Gashi,
Punon ne Mirtoni Records.
Kimeten mos e nguc se ta shaloj mamane.
Ti shko e ben spote te Shkurte Fejzes, e mos u perzij ketu ku nuk merr vesh fshatar balzaku.
Dhe, rruaji ato pak mjeker qe ke, se ti rruan dreqi kur ti sheh.
Bardhi Rks,
vec edhe nje koment kercenues e fyes qe ben neper portale tjera dhe ketu, ke me pas rastin me me njoft.
sy-verhde, mashkull me b* te ckyme.
artikulli i kimetes me pelqen shume. por sot do ta komplimentoj mero bazen qe e ka zgjedhur foton e Nene Terezes per ta ilustruar fytyren e kimetes. kimetes i shkon shume ?
Kimete si gjithemone je nje superislamike e fshehur me kostum kombetar. Shkruan me nje pathos(gati ne ekstaze) kunder krishterimit dhe klerit te saj. Gjithmone gjen dicka(gjithmone do te kete) per ti sulmuar dhe kete e vesh me gjoja sulmet qe po i behen ndonje shqiptari si individ apo kombit shqiptar. Per ty eshte fatkeqesi qe Shqiperia eshte ne Europe. Njerez si puna jote kerkojne me cdo kusht te fusin percarje fetare dhe menje menyre apo tjeter, diku te kamufluar diku hapur fare po ja arrini qellimit.
Ne nje fare mase,autoria[si sorre arabe]”justifikon”urrejtien dhe luften e muslim brodhers ne Kosovo,Fyrom e me gjere ndaj Nena Terezes………..!!!!!
C’ti besh,pune korrakesh…….
Ti dhe Ateisti i merrni urdherat prej te njejtit qenefi.
Vatikan eshte i pushtuar prej sllaveve, te cilet nuk kane agje katolike.
POSHTE FETE E ABRAHAMIT!
KIMETJA ESHTE 1-she.
Me mire me qene kimetja ne krye te Ortodoksise Shqiptare sesa Janulla
o turkofak, ato sorrat qe permende jane me shumice aty ne eladhen e mbushur me arapet e persise.
HAHAHAHA turkobyth anglishten e paske me zi se ata klandestinet kinez neper CHINATOWNS.
ateist, ku merr vesh ti kur behet fjale per zotin, kur ti zotit nuk i beson.
Ik bre se je gabim. Kimetja eshte intelektuale e madhe, pertej fese e ideologjive primitive fetare. Lexo me vemendje e le mos na shurdho pashe flamurin kombetar. nuk te perbeva ne zot se ti ate qe nuk e sheh hnuk e beson. keshtu te perbeva ne flamur se e sheh e i beson, kaq imagjinate ke ti o mjeran pa shpirt.
TI ATEIST VETEM ATEIST NUK JE!
ti vesh pektun e ateistit por i atille nuk je. kjo eshte ajo Kimete qe para disa ditesh kritikoi Islamin e foli per rrezikun e islamizimint te parlamentit te kosoves e foli per ligjin e shamise. Pse nuk e shave atehre more “ateist”? – Sepse po flisete kunder islamit, fese tende konkurente.
Ti je aq ateist sac eshte pro pavareise se kishes se Fan Nolit Janullatosi.
ik moj zorbe
TI NUK JE ATEIST! TI JE AGJENTURE E JANULLATOSIT E DETYRA JOTE ESHTE TE SILLESH SI ATESIT!
http://jemizota.wordpress.com
Kimete nese ka patur katolicizem ne trojet shqiptare dhe per pasoje nje Nene Tereze kjo ka qene per shkak te Vatikanit.
Ne biblotekat e Vatikanit u gjet Meshari i Buzukut, e ruanin ata se te qe per ne …..
Kimete u je sulur ortodoksve dhe katolikeve kohet e fundit …. si e ke hallin?! Pune honoraresh?!
Po Sa vlere ka shenjterimi ne Vatikan kur Ajo eshte e shenjte ne zemrat dhe Shpirtin e gjithe botes. Nena Tereze nuk i beri veprat per tu bere e shenjte por per ti afruar njerezit me zotin dhe me hyjnore se kjo veper nuk ka qofte ajo edhe nje ofiq qe jepet nga patriarket e Vatikanit
Je shume i sakte. Ajo pernderohet gati si shenjtore nga kushdo, pervec autorve te Kimetes dhe disa hoxhallarve fanatike ne Kosove & Maqedoni.
Sa per procesin e shenjterimit qe Kimetes i ka ngelur ne mendje:
– Lumturimi qe I eshte bere nene Terezes eshte me I shpejti qe eshte bere ndonje here. Nga 5 vjet qe zgjat ne 2!
– Shenjterimi eshte nje proces qe ne kohet moderne, per kanonet e Kishes Katolike, zgjat me teper ne menyre qe ata te jene me te sigurte per mrekullite e bera si dhe per te testuar qe ata qe duken si shenjtor ti mbijetojne proves se kohes.
Per me teper per ata qe dine anglisht:
http://www.americancatholic.org/features/teresa/sainthood.asp
Deri diku e vertete qe nene Teresa nderohet si shenjtore kudo..
Ka shume vende, sidomos te lindjes, qe po e paraqesin jo si shenjtore por si kurve rrugash e si lavire neper kisha.
Ky eshte informacion i vertete qe une e mora vesht krejt rastesisht para disa viteve nga nje ish e dashur nga lindja, kur muhabeti ra tek feja dhe tek nene Teresa, me nje naivitet te padjallezuar me thote – oh po kisha nuk flet mire per nene Terezen. dhe kur e pyes pse cfare thote kisha jote per nene terezen.
Kisha shkon ne ate pike (kjo mund te jete edhe nje rast i vecuar por sot pas ketij shkrimi e veshtire te besoj se eshte rast i vecuar) qe nene terezen e bente lavire, dhe prifti i kish thene qe gjoja nene tereza paska vdekur pasi ka kryer mardhenje seksuale me kafshe, dhe kafsha qe kishte menduar prifti te perdorte per kete histori ishte kali. Pra mesova nje te fshehte qe nuk e dija qe nene teresa paska vdekur duke kryer akte seksuale me nje kale. ehh mer yahoo injoranca fetare ska te sosur
Ja pra ne cfare pike “shkon mencuria” e prifterinjve qe rrezatojne ne popullin naiv dhe injorant kaq shume “dituri” dhe fatkeqesisht qe i beson priftit gjithcka ca i thone……..
Dhe kur fillova te ja argumentoja dhe ta beja te mendoja se a mund te egziztonte mundesia qe nje plake qe mezi rrinte ne kembe vitet e fundit te kryente dicka te tille.
Ohh po me thote nuk e kisha menduar kaq thelle po kshu na ka thene prifti.
Ty te rente pika me gjithe priftin tend.
Por kjo propogande, do zeje vend ne brezat qe do vine dhe emri i saj do te kete me shume turp sesa krenari nese kjo propogande injorance dhe bastarde e kishes se lindjes (ortodokse) sic duket e mbeshtetur ne heshtje sic thote edhe kimetja nga vatikani.
Edhe nese per nje moment, te zeme qe ato letrat te jene te verteta, ajo i sherbeu njerezimit dhe keto letra jane dytesore dhe nuk duhet penguar shenjterimi i saj.
ketu prifterinjte po denoncohen dita e dites si pedofile e spo i thote askush asgje e spo ben kush libra per to.
I nderuar ateisti shkodran, e lexova shkrimin tend por kerceje dege me dege e s’e kuptova dot shume mire.
Nuk e kuptoj repliken tende me mua, pasi une shkrujata, me aq sa dija, per shenjterimin si proces ne kishen katolike. Ajo eshte e vleresuar kudo ne boten e krishtere si tek katoliket, ortodokset, protestantet etj. Kuptohet qe ca si Nexhmije Hoxha dhe ndonje orientalist e kane cilesuar “kurve” por ky eshte problem i tyre dhe le ta zgjidhi Kimetja. Sa per ortodoksit, ne Shkup po bejne nje kishe per nder te saj, kurse disa bashkombas tane dhe te Kimetes as permendoren e Nene Terezes s’e lejojne.
Nene Tereza po te ishte ashtu si e pershkruajne keta horra te Vatikanit do zbulohej qe me heret.Ajo tere kohen ia kushtoi katolicizmit,ashtu edhe vdiq.Tani shenjterimin e ka hak.Car thone horrat eshte tjeter pune dhe do te ia mendojne nese jane fetar.Me vjen mire qe eshte shqipetare dhe shkupjane qe beri fame ne boten katolike,por keto gjera qe shkruan gazetarja e vetem asaj qe shkruhet dhe ngelet e evidentuar.Vetem zoti e din,por nuk ju besoj thash e thenieve nga ata matrapaz qofshin edhe te krishtere.Tere jeta i kaloi ne mision e te thuhen e shkruhen gjera te pakrype me duket si egzagjerim.
Zonja Kimete, padyshim qe je me burre se burrat, por ndoshta edhe me akedemike se akademiket.
Me respekt,
Albana
Shkrim i dobet jo profesional. Keto “argumenta” qe paraqet Kimetja jane spekullime mbi te cilat ajo ben nje shkrim. Kimetja duhet te dije qe lumturimi eshte hapi i pare para shenjterimit, dhe ky eshte nje proces qe zgjat. Pse nuk pyet prifterinjte katolik te Kosoves se cfare po behet me shenjterimin e Nene Terezes per te marr informacion te dores se pare?
Pastaj ajo si kundershtare e thekur e Vatikanit, pse e do me kaq ngulm shenjterimin e Nene Terezes nga Vatikani???
keshtu demostrohet urejtja e brendshme e shpirtit.
Luften fetare e nxisin gazetaret e paafte .
Degjojme perdite Berberin e Seviljes,ndersa duhet degjuar Berberi i Tiranes(E.Hoxha).Kerkojme nje kandidat qe te eklipsoje vepren e Pucinit…
Tani sa lexova qe paskan hequr shtatore e Nene Terezes nga nje vend i Kosoves. Ne nje vend tjeter nuk e lejne ta vendosin fare. Shkaku? Sepse eshte e krishtere. Bravo Kimete! Merru me italianet, greket, gjermanet apo ruset. Hiq vemendjen cfare po behet ne vendlindjen tende dhe drejtoje me ate qe po behet andej apo kendej. Uroj qe se shpejti te mos shohim ne Kosove ndonje bust te mullah Omarit. Dhe ti Kimete te merresh me cfare tha apo beri filan brazilian apo japonez kundra Shqiperise. Ne emer te interesit kombetar,apo jo?
Bravo Kimete! mendoj se nje njeri i ndershem e per me teper nje martire, edhe nese nuk beson, vlen sa mijera “besimtaret” qe shikojne me shume bythen e tyre… E sa per nene Teresen, nese keto lloqe jane te verteta, fali ZOT se nuk dine cbejne.
Po ti Art tek cilet njerez hyn, tek ata qe analizojne te tjeret dhe dredhin zinxhirin??? Dhe per saktesim Nene Tereza pati vdekje natyrale dhe nuk u vra – qe te quhej martire. Apo edhe vdekja e saj qe inskenim nga Vatikani?????????
Tani,edhe “Krisht” femer,jo!Nje lloj hoteliere ishte!Misioni i saj ka edhe te mira edhe te keqia.Ajo kon njerez skelete para pallatit te miliarderit e jane keta miliardere qe e glorifikojne ate e ishte ajo qe zgerdhihej mes miliarderesh…
genjeshtra ne sherbim te shkrimit te librit ne ate kohe dhe genjeshtra te perseritura ne sherbim te shitjes se librit sot.
nene tereza qe nuk i asgjeson dot vete letrat e veta dhe u kerkon te tjereve ta bejne kete ne vend te saj dhe nje njeri tjeter i fese i afert i shenjtores qe shkel amanetin. sajesa.
eshte e vertete qe ka disa letra ky ajo shpreh dyshime, por me perhapjen e tyre eshte shkelur etika dhe morali i privatesise dhe per me teper ato jane keq interpretuar
ajo ishte njeri i vecante e dashur e dhembshur ne sherbim te te varferve e jo ne sherbim te parase dhe politikes.
Diku thuhet:sikur muret e Vatikanit te kishin goje,per ato c’kane pare e degjuar,do te lemerisej bota…
JAM KURESHTAR TE DI CFARE KENI STUDIUAR DHE KU JENI SHKOLLUAR. SEPSE, DIJA JUAJ ESHTE SHUME E MADHE PER NJE VAJZE KOSOVE. DHE, JENI SHUME E INFORMUAR. ME DUKENI SI NJE INSTITUCION. — me pelqeu shume ku koment bravo je shume i sakte
DARVINI,
EDHE UNE E KAM MENDUAR KETE GJE E TE JAP TE DREJTE NE KOMENTIN TUAJ. POR NJE GABIM, NE VEND TE THOJE NJE VAJZE KOSOVE, DUHET TE THOJE NJE VAJZE E RE QE DI DHE SHKRUAN PER GJERA QE NUK I KA JETUAR PERSONALISHT DHE TE BEN PERSHTYPJE, SE SA DO SHUME TE KETE LEXUAR NUK MUND TE KETE NJE DIAPAZON NJOHURISH TE TILLA SPECIFIKE PERVEC SE PO TE JETE ERUDIT QE RRI GJITHE DITEN E LUME ME HUNDE NE LIBRA DHE GAZETA. I REFEROHET BUKUR FILMIT “Zogjtë vdesin duke kënduar”, POR AI FILM ESHTE DHENE NE TELEVIZION KUR UNE ISHA NE MOSHEN E KIMETES. JANE DHE GJERA TE TJERA NE SHKRIMET E SAJ QE TE BEN TE MENDOSH SE DIKUSH NE FAMILJEN E SAJ I SHKRUAN KETO SHKRIME DHE BOTOHEN NEN EMRIN E SAJ. SHPRESOJ SE KJO PERSHTYPJE E IMJA TE JETE E GABUAR DHE KOMETJA TE JETE ME TE VERTETE NJE VAJZE E TALENTUAR ME NJE BOTEKUPTIM TE GJERE, DHE TE MPREHTE PER JETEN DHE SHQOPERINE SHQIPETARE. pOR NUK I HEQ DOT NJE PRESJE KETIJ SHKRIMI.
hithro
jo i gjithë informacioni mund të mblidhet nëpërmjet librave!!sot është e mundur ta kesh të detajuar këtë informacion bile dhe shumë të shkurtër!!
unë po kap një fakt,të gejit çambërlen!!filmat e tij mund ti blesh online!dikush i ka folur kimetes për atë film e ka parë dhe e ka përdorur në këtë artikull!!përdorimi i emrit të artistit të një filmi është e kollajshme!!gjen vëndin dhe e fut!!
gjëja tjetër që mund të jetë për këtë”informacion të jashtëzakonshëm”(mua nuk më duket i tillë,është i mirë,por aspak i jashtzakonshëm edhe aspak i thellë),është se mund të jetë një grup shokësh që mbledhin informacione dhe i përdorin në kohën e duhur!!bëjnë një arkivim të rregullt dhe logjik të informacionit!e zgjerojnë atë nëpërmjet interentit dhe e përdorin,deri diku mirë!!
fakti i fundit është se kimetja shkruan atë që do dhe kur do!!ka kohë të pregatitet,të mbledhë të dhëna!të shkruaj artikullin dhe në fund ta redaktojë(ndoshta në grup)dhe kur të jetë bindur se duhet botuar e boton!!
sidoqoftë ajo ka kapur pika të nxehta të gjëndjes së sotme të shqiptarëve,ka guximin të shkruaj për to,por në fund të fundit teknikisht shkrimet e saj janë me shumë të meta!ajo është e re dhe mund të mësojë!ndoshta është dhe fakti që ne jemi mësuar me mënyrën e të menduarit të shqipërisë,i cili ndryshon nga ai jash kufijve administrativ!!
Hithri,edhe une kam pershtypjen qe Kimetja ngjan grup autoresh,ndersa ka nje stil te forte llogarikerkues,pak a shume si nje prokurori me te shtena bresheri.Shpesh sjell mjaft debat dhe mire ben,por se pari,nuk na pelqen neve qe Nene Tereza te referohet si heretike ne kete librin qe thote Kimetja,mundet edhe te jete komplet falls,por kush autoritet e ka stabilizuar?Psh Protokollet e te Urteve te Sion edhe sot ndajne me dysh teorite komplotiste,njera pale thote qe jane te verteta e tjetra qe jane fallse.Nqs ka ndonje fill te vertete,atehere ne emer te kujt ideali Kimetja dashka qe te mos publikohen keto gjera,ndersa normale per nje gazetare do ishte qe per shtypin nuk duhet te kete çensure.Pastaj,Kisha ndaj Zhane D’Ark rregulloi nje padrejtesi te madhe,pasi ishte Kisha qe e dorezoi heroinen franceze pa stabilizuar qe Zhane D’Ark ishte e drejtuar nga zoti apo demonet,ua dha anglezeve t’a digjnin.Ketu me vjen keq,por Kimetja gabon ne princip e sado metaforat e bukura nuk mungojne,kur ke gabuar autostrade je duke shkuar ne tjeter vend.Mesa kuptoj une,linja kryesore eshte kjo;Nene Tereza paska pasur ndonje ditar personal dhe sipas asaj qe qenka publikuar nuk paska qene fort e sigurt ne besimin katolik.Ne Bibel thuhet qe vete Shen Pjetri tha nje blasfemi,me duket tre kur kendoi kendezi,mirepo Kimetja thote qe ky komplot u bekerka sepse Tereza qenkesh shqiptare,se ne shqiptaret nuk na duan,etj.Fajin e ka Kisha pse lejon publikime-sipas Kimetes-a thua se Kisha eshte çensure planetare qe lejon çfare te publikohet ose jo.Pastaj Kimetja thote qe jane nje 10 mije te shenjte e keta nuk kane bere ndonje shenjteri te madhe sa Tereza,prandaj(le te kuptohet)Kisha te bleje librat e ti djege si padre Lanza ne atdheun e inkasve,meqe jemi ketu,une mendoj se Kisha duhet te bleje e te djege edhe njemije revistat e veres qe mbushin kopertinat me gjokse e kurrize aktoresh,kengetaresh e Big Brother;Kisha duhet te çensuroje gazetat e televizorin; me falni,por Kimetja ne vend qe te kundershtoje Kishen si femer liberale po i kerkon Kishes ekzakt ate qe Kisha ka bere ne shekujt qe iken.Me çfare pretendimi?Sepse sipas saj,kjo qenka bere sepse Tereza qenkerka shqiptare e ne shqiptaret duam qe e verteta te jete si themi ne.Po jam gabim,me gjykoni!
beso
kimetje ka guximin në rangun e matoshit a të spahiut,shkruan më pastër se ata por në fund të fundit është përzien vetbesimin total me ndjenjën e inferioritetit(që ajo personalisht ndjen)!!
ajo që thua ti për “kërkesën e kimetes”,është e vërtetë.ajo po kërkon që vatikani të këthehet në periudhën e inkuizicionit dhe përse??që të mos përdhoset shënjtëria e nën terezës!?
për mendimin tim ajo është një shënjtore për ne shqipot,një njeri me shpirt të mirë që ndihmoi me aq sa mundi dhe aq sa diti!për mua si ateist,ajo është dhe më e madhe,sipas fakteve që përmënd kimetja,që vuri në dyshim bindjet e saj!!ndryshe nga kimetja,që nuk i vë në dyshim bindjet,nën tereza,pavarsisht se gjith jetën ja dedikoi krishtit ajo mendoi për atë që kishte përjetuar!vuri mëndjen në punë!!për mua kjo është më e shënjtë se një njeri 100% i bindur dhe pa mendimin e tij!!
përshëndetje beso.
ps:pseudonimin e kam ndryshuar,për arsye teknike!!
me pseudonimin e vjetër nuk arrijnë të botohen shkrimet
Kimete! Mbas studimeve te lodhshme mbi kristianizmin na dilni ne konluzionin se ai (Vatikani, Konstandinupoli, Moska) jane ne nje histeri 500 vjecare ndaj shqiptareve!!!
Po ne kete histeri mos valle ve edhe Gjergj Kastriotin qe luftoj per mbrojtjen e kristianizmit?! Mos valle dhe te atin e tij, qe i martuar me nje princeshe serbe, luftoj se bashku me princa te tjere ballkanik ne Fushe Kosove per te njejten gje?!
Kimete! Ju nuk jeni kristiane dhe sigurisht qe nuk besoni ne shenjtoret e tyre.
Atehere perse kerkoni qe Nene Tereza te jete nje nga 10000 shenjtoret e kristianizmit?!
Perse kerkoni qe ajo te jete pjese e asj bote qe na urren?!
Perse te jete ajo pjese e asj bote qe ka bera kaq e kaq krime?!
Mire eshte ta lini ate Nene te qete. Ajo eshte shenjtore ne boten e induizmit dhe bamirese tek ne. Ajo kerkon vetem respekt, ate respekt qe vet ne, ju (kosovaret) nuk po ja japim duke i shkulur dhe bustet.
Kimete! Mos na nxirrni armiq fantazma per shqiptaret! Shqiptaret jane armiq te vetvetes dhe arsyeja eshte sepse nuk njohim vetveten. Me “shqiparizmin” (islamizmin, kristianizmin, ateizmin, idealizmin, shovinizmin, racizmin, nacionalizmin, barbarizmin dhe sigurisht injorancen) ne vetem hapim konflikte te paqena mes njeri-tjetrit.
Kimete! Ne nje shkrim te meparshem treguat se keni njohje te gjuhes arabe. Prandaj dua tju pyes, emri juaj (Kimete) si perkthehet ne shqip?
landi,
sa e di une, kimete do te thote vlere
Lando, mos e luj mo se prishet ? Koment i goditur.
Hahahaa, injorantet e Temes, Vatikani ishte ai qe e futi ne kurth Skenderbeun te luftonte kunder turqve, dhe i prermtoi aleance, si erdhen punet, Vatikani thyen aleancen dhe e lene Skenderbeun vetem, duke futur serbet perkrah turqve kunder skenderbeut.
Vatikani e mashtroi Skenderbeun dhe e tradhetoi, prandaj mos u mburni kot, se kisha juaj romake e bizantine ka qene ne aleance te plote me callmat e muslimaneve per te shkaterruar Shqiperine
uarda përse ke ndryshuar pseudonimin??
ik mor grek i ndyre! je nje shushunje e vertete. po te kisha mundesi do te te kisha shperbere me vrasese mizash.
Kimetja eshte muslimane,dhe merni te
drejten te ua perkethen emrin e saj? Andaj mundesh ti Landi te tregosh se cfar do te thote Landi? Kimete do te thote respekt,edhe cka pastaj?
Kjo eshte e njejta Kimete qe foli kunder shamise dhe rradikalizimit te islamizmit ne Kosove.
A ishte binjaku i Nene Terezez fashis? http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,112,119463
I vetmi njeri qe nuk beson tek Zoti eshte Papa i Romes. Ai dhe kardinalet e tij i besojne vetem parave te njerezve. Teoria e Zotit eshte biznesi i tyre, biznes qe kane ushtruar ne shekuj dhe kane arritur qe Vatikani te zoteroje pasuri prrallore.
o zot njerez mos u merrni me teori fesh, katolik, mysliman, ortodoks,
nuk e kuptoni qe zoti eshte ne forma shume te thjeshta, eshte natyra qe na rrethon, uji, dielli, drita…. e mendoni qe nuk do egzistonte jeta pa to… e mbi te gjitha zoti eshte ne syte e femijes tend qe te ka dale nga trupi dhe shpirti dhe te mbush jeten…….pse e kerkoni zotin ne institucione…..kur e keni aq prane
Kimetja Duhet ta dij mire qe nuk mund te Jesh Nene n.q.se nuk ke femijet tuaj biologjik,mund te Jesh kujdestare por Jo Nene !!!
Ajo mund te jete budiste ose hindu por Jo katolike seeps trupi I saj u dogje,mekati me I madh.
Sa kujtesë të dobët keni!
Po ju jeni edhe qorra, me gjithë hallet.
Gonxhja as varrin nuk e deshi në Shqipëri. As në varrim të së ëmës e të vëllait nuk erdhi….por kur e sollën (pothuaj me pahir) më 1990, shkoi e vuri lule ke varri Enver Hoxhës.
Aman, vetëm m** mos hani më se latë nam, së bashku me këtë kimetlien e berishajve.
E semure psikike.
Si baltos me delikatese cinike Vatikanin, Ipeshkvine shqiptare, ortodokset (sigurisht te gjithe ne nje thes, ruse, serbe, greke, shqiptare) dhe nga “Kina” Nene Terezen ankohet se c’kane me shqiptaret.
Nuk dua te mbeshtes asnje version por kjo e Kimetes quhet skizofreni dmth carje mendimesh.
Nje hoxhe per Kimeten,
kimetja ta ben hoxhen budalle, si marylin monroe qe e cmendte psikologun e saj.
larg eshte kimetja nga ti dhe komentuesit pervers te ketij forumi.
psikopati je ti.
Me kimeten te ndajne vite drite mencurie
Te nderuar lexues dhe komentues!
Ju lutem te mesohemi te jemi me te qyteteruar ne komentet qe bejme. Duhet te mesojme te vleresojme nje shkrim dhe jo te meremi me analiza te jetes personale te autoreve.
Hapsira e lene per komente nuk ju jep te drejten te fyeni gjithçka dhe gjithkend qe kane lidhje ose jo me shkrimin.
Ajo qe te trishton me shume eshte fyrjet me sfond seksual qe i beni njeri tjetrit apo autoreve te shkrimeve.
Nje tjeter shqetesim eshte sa pak informacion kemi si komb per personalitete, ngjarje, fakte historike dhe “sa shume dime” per jeten personale te gjithesecilit.
Per sa i perket shkrimit ne fjale eshte per tu vleresuar analiza, stili i te shkruarit dhe argumentet.
Nese nuk ndani te njejtin mendim eshte shume e thjeshte te percillni opinionin tuaj por duhet te jene mendime, argumente dhe jo thjesht perçartje.
E vetmja gje qe eshte per tu vleresuar eshte qe nisur nga nr i komentuesve te pakten ky shkrim eshte lexuar dhe nga nje nr i madh lexuesish dhe sado pek ka percjell nje mesazh.
Duke ju uruar kthjelltesi ne gjykim e lexim ju pershendes!
kosovaret kane ngelur shume prapa emancipimit te njerezimit.Dijne vetem te tunden ma daire dhe qifteliat.
Nga kush e prisje shenjterimin e Shqiptares Gonxhe Bojaxhi, moj Kimetja e shtetit te Hashimit me Minister Kulture, nje taleban afganistanas?Nga ish jungenazi? Eshte njesoj si talebanet e Klines, Prizrenit ti kerkojn falje Hyjnores Shqiptare? Po si mund te pranojn sllavet, qe vetem raca shqiptare nxjerr nje Perendi Dashurie per Humanizmin ne kohen kur raca e tyre dhe e kokelakrave prodhojne vetem monstra ne seri qe e cuan dy here boten ne kasaphane?Vatikani nuk mund ta trajtoje Shen Terezen e Shqiptareve me mire se trajtuan Homerin e Shqiptareve, at Gjergj Fishten apo si neperkemben Martirin e Kishes Katolike Shqiptare, at Zef Pellumbin.Anglezet e mrojten Kishen e tyre dhe rane rehat pas nje shekulli lufte civile, por projekti i ateisteve shqiptar per nje Kishe Katolike Kombetare Shqiptare nuk u pranua nga puthadoret e Romes.
Ja pra zonja Kimete, nga krahina e Kostandinit te Madh me Henen e Sulltan Muratit mbi krye nire qe e kuptove qe: Shqiptaret Katolike perbuzen nga vellezerit e tyre te nje feje vetem pse jane shqiptar para se gjithash, Shqiptaret ortodos perbuzen nga vellezerit e tyre ne Krisht qe jo vetem duan tu marrin Kishen e tyre te shenjte por u presin edhe koken prifterinjve te tyre qe guxuan ti predikonin Krishtin ne gjuhen e tyre, Shqiptaret myslimane nuk jane myslimane te mire persa kohe nuk konsiderojne kurva gjinine femorore te races se tyre qe refuzon te jetoje si gamiljet e shkretetires dhe perderisa edhe shurren nuk e bejne ndenjur si verdhacuket e jemenit. Me rehat jane bektashinjte, por edhe atyre do ju vije radha persa kohe Hysamedini juaj dhe Abdiu jone te kene mbaruar pune me ortdoksit “greke” dhe katoliket”latine”,deri atehere une do ti lutem Zotit tim qe Vatikani ta ktheje dhe te ule jo vetem koken dhe te njohe jo vetem shenjterine e Hynores Shqiptare por edhe shtetin e tokes qe e rriti pavaresisht turqelive te Prizrenit, idioteve me callma te Drenices dhe zjarrvenesve me mendje arabi dhe dore sllavi.
Te lumte goja
Bravo
Nje shkrim abuziv. Nuk ben asnje analize. Thjesht, hedh e gersheton te dhena te ndryshme te nxjerra nga letersia, kinematografia, historia etj. Shton dhe fantazine e vet, per t’u “ankuar”, qe nuk na duan, se jemi shqiptare…
Qellimi i vetem eshte te denigroje KRISHTERIMIN.
Jo vetem qe e trajton temen, pa respekt, por edhe tallet, kur pretendon se do te rrefehet, por prifti do ti nxjerre sekretet e rrefimit…
Perdhos ato gjera, qe jane te shenjta per te krishteret. Nuk ka faj. Nuk mund ta fsheh muslimanizmin e saj. Ta mbaje me shendet. E drejta e saj. Por te mos na bej te “plagosuren” e te spekulloje me figurat tona te dashura, per ti futur dru nen rrota Krishterimit.
ik moj zorbe
Sa te cuditshem jeni:qendron apo nuk qendron problemi,pastaj merruni se,ku e gjeti gjithe kete kulture shkruesja.Dukeni qe keni shume kulture,se,e keni kapur drejt thelbin e shkrimit.
Kimetja eshte gjeniale
Po thote qe propaganda e vatikanit kunder nene terezes eshte e barabarte me propaganden e islamisteve radikal.
sepse ortodoksia lindore gjithmone eshte shkerdhyer me islamistet.
O Kimete, me vjen keq qe shkruan per shqiptaret.
Eshte deshperuese qe ti nuk shkruan per nje komb te madh sic jane gjermanet per shembull.
AGJENTI I SHIKUT (po rren se nuk je agjent i shikut po je udbash si te gjithe ldkelbcat)mos ma shurdho me bardh gasha e hamama qe ta mban dil me emer e mbiemer e mos leh si ai klyshi qe lehke te xhumave e hanger fik e diq.
Edhe mesonu mi komentu artikullin ose replikoni ne komente e mos lehni si zagart se askush nuk ju frikesohet.
Bardh Gashi
Kimeten e percjellin bukur do veta,
keshtu qe mbasi je djale i ri i lindur ne muajin e dimrit, ne fund vitit….te keshilloj te kesh kujdes….!
KAQ NGA UNE.
E sheh qe ti ke kujtu qe po shan e po kercenon i fshehur pas nofkave.
Ne e dime cfare ke bere veren e kaluar.
Shko merre kameren ne krah dhe dil xhiro livadhet e shkurtes dhe lugjet e verdha mjeran i deshtuar ne profesion.
se ku i gjejne keto perralla – me qiri ti kerkosh me zorr i gjen
Ky eshte nje shkrim vertet i turpshem,me plot falsitete dhe hipoteza te gabuara,me plot shtremberime historike e plot urrejtje per kishen dhe per klerin katolik.Ky shkrim jo vetem sulmon ne mnyre te drejtperdrejte kishen katolike por ne mnyre jo te dertperdrejte edhe Nene Terezen.Eshte e papranueshme qe nje shkrimi te tille ti jepet hapsire ne nje gazete.
Nder te tjera Kimetja shkruan ”Çfarë domethënie ka kjo histeri masive pesëqind vjeçare kundër shqiptarëve?”. Ku e sheh kimetja kete histeri kunder shqiptareve nga ana e Vatikanit.Hasrrove ti kimete qe Vatikani dhe Papa kan qene nder ateatet me te rendesishem te Gjergj Kastriotit.Harrove ti Kimete qe pavaresisht pushtimit 500 vjecar turko-islamik (qe vazhdon edhe sot ne injorance fondamentaliste te njerzve si ti)trevat e Shqiperise nuk u braktisen nga kisha katolike,por ishin prifterinjte katolik qe shkruan librin e pare ne gjuhen shqipe (Meshari i Gjon Buzukut),hapen shkollen e pare ne gjuhen shqipe, shskruan romanin e pare shqip (Shkodra e rrethueme nga Dom Ndoc Nikaj),mblodhen Ciklin e kreshnikeve.Te kshilloj qe te besh nje udhtim ne Shqiperi te shikosh qindra kisha,institucione bamirese, shkolla,
Kane qene prifterinj me gjak shhqiptari at aqe i kan shkrujt do libra.
Shtete e papalit n kohen e Skenderbeut vecse e perkrahen luften e tij kunder sulltanit, por asnjehere nuk iu bashkuan ushtarakisht. Pervecse mbreterve te Napolit.
Vatikani nuk e njeh sot Kosoven.
Ky eshte shkrim real, qe pasqyron realitetin bashkekohor. kjo eshte ajo Kimete qe foli per edhe per rrezikun e islamizimit te trevave Shqiptare perj influencave orientale.
Agjenti i Shik-ut (simpatizant i kimetes) — 23 Gusht, 2013 në 2:48 pm
Ti zagari i shikut ne te vertet i bias a pate me than dicka per komentin?Mos me shti me hulumtu pak se te gjej kush je per gjys ore!E mos ja fut kot se as nuk e di kush eshte bardh gashi e shkurten e kam par veq ne TV dhe koncerte.
Me kimete lutanin nuk kam asgje veq i kundershtoi shkrimet,rrenat dhe shpifjet e saje KAQ ,qe ke pune lajmrou me emer e mbiemer e mos leh si ai klyshi qe lehke te xhumave!
vatikani the harlot?
eh nga kush prisni drejteZI…
detaj i lezecem “macet e zeza”- paganet i konsideronin mace fati vetem me ndihmen e tyre mund te beje eksorsizem…
nene tereza mesa duket nuk ka bere eksorsizem, vetem kjo konsiderohet “mrekulli” nga vatikani!
paske merdhit si ka merdhit Tereza………….
ATA NJEREZ TE VECANTE qe kane gjak Shqiptar ose Ilir GJITHMONE JANE NDESHKU NGA HISTORIANET RENEGATE TE PERENDIMIT
BARDHYLIN MBRETIN ILIR PARA 2400 VJETESH E NXJERRIN NJE TE CMENDUR 92 VJECAR
ALEKSANDRIT TE MADH I NXJERIN NENEN ( OLIMBIA) NGA MOLOSIA DHE FLISTE SHQIP (JUGU I SHQIPERISE DHE VERIU I GREQISE ) TE POSHTER
TEUTEN MBRETERESHEN ILIRE NE DURRES DHE SHKODER E NXJERRIN HAJDUTE
PIRRON E EPIRIT E PERCMOJNE DUKE I VENE NOFKEN “FITORJA E PIRROS ”
GJERGJ ELEZ ALIA ESHTE HERO I BALLKANIT
GJERGJ KASTRIOT SCANDERBEUN E NXJERRIN BUKE SHKALE
HERONJTE E REVOLUCIONIT GREK QE FLISNIN SHQIPEN DHE ISHIN ARVANITAS TE TOKES KU LUFTUAN I SHENDROJNE NE GREKER
NENE TEREZEN = GONXHE BOJAXHI QE PUNOI PA PARE DHE ME MJERIMIN E NJERZVE TE KALKUTES DHE INDISE (KETA JANE KOLONI TE ANGLEZIT KETU E 300″ )PA ASNJI PAGESE DHE VDIQ PA ASNJI PASURI MUNDOHEN TJA HEQIN SHENJTERIMIN QE JA DHA PAPA ME I MIRE I VATIKANIT NE GJITHE HISTORINE E KATOLIKE
DHE SHKAKU I VERTETE ESHTE SE NE DEJET E KETYREVE RJEDH GJAK SHQIPONJE TE ZOGUT TE ZOTIT= ZEUSIT QE EDHE GREKERIT E GJITH BOTA KATOLOKE E KA MOHUAR
E GJITHE BOTA KRISTIANE E KA MOHUAR ZOTIN = ZEUSIN
E GJITHE BOTA KRISTIANE E KA MOHUAR ZOTIN = ZEUSIN
O NANE TEREZA
O NANA JONE
TE RROSH E LUMTUN
TE DUAM NE TY GJITHMONE
E GJITHE BOTA KRISTIANE E KA MOHUAR ZOTIN = ZEUSIN
O NANE TEREZA
O NANA JONE
TE RROSH E LUMTUN
TE DUAM NE TY GJITHMONE
SE VEPREN E JEZUIT MA MIRE SE TI ASNJI KRISTIAN NUK E KA ZBATUE
NE FERR SHKOFSHIN ME BREZA ATA QE TY ME TURP DUN ME TE MBULUE!
me keqardhje e them por kimeten nuk duhet me analizu gjithfar analfabetesh sic shoh ketu komentues te nivelit te ulte.
kimetja nese duhet analizuar, kete pune duhet lere kritikeve te medhnj boteror.
rrnofsh vajze e bukur e mencur dhe trime
Dante Alighieri thoshte se “vendet me te zjarrta ne ferr u jane rezervuar atyre qe gjate revolucionit ose ndryshimeve te medha mbajne qendrim neutral”.
Kete e pelqej te Kimetja.
I lumte, nga toka ne qiell.
Kete shkrim e perjetova si “himn te dashurise” per te shenjten Nene Terezen.
Nene Tereza eshte krenaria e gjithe shqiptareve per kete nuk kam as me te voglin dyshim. Ajo nuk eshte shquar vetem per ato qe ka bere per njerzimin ne aspektin humanitar por edhe per dicka tjeter……dicka qe shume….vertet shume njerez nuk kane arritur as nuk arrijne ta kuptojne akoma….as sot e kesaj dite. Ajo kish kuptuar ate qe edhe gazetarja jone sado e emancipuar nuk e ka marre vesh se historite me ZOT jane perralla kalamajsh. Nene Tereza kish kuptuar se zoti nuk ekziston. Pra ajo kish kuptuar ate qe kishes nuk i pelqen ta kuptoje askush. Kur njerezit te kuptojne se zoti eshte thjeshte nje histori e sajuar prej atyre qe kerkojne te sundojne popujt duke i mbajtur ne padije, injorance….atehere do te dine te vlersojne edhe Nene Terezen per zgjuarsine e saj. Ajo pra paska qene jo vetem shume humane por dhe shume e zgjuar. Jam i bindur qe shume prej jush qe do te lexoni kete qe une po shkruaj do me gjykoni negativisht. Eshte e drejta e secilit te shpreh opinionin personal. Ne perendim ka kohe qe kishat perballen me nje problem gjithnje dhe ne rritje…. BRAKTISJE…..aq sa nuk jane ne gjendje te sigurojne mbijetesen. PSE???? Sepse njerezit kane filluar te kuptojne se historite me zot paskan qene thjeshte perralla pa vlere. A e dini cfare ka thene njeriu me shkallen me te larte te inteligjences ne Toke???? Ajnshtajn..???? Lexojeni dhe do habiteni.
Njeriu duhet te kthjellohet….te behet realist. Beso ne ate qe sheh….qe e prek…qe e ndjen. Nene Tereza ishte realiste. Pikerisht per kete nuk e donte vatikani….sepse kish kuptuar qe vatikani eshte cerdhe mashtruesish. Prandaj Ajo meriton vertet respekt
Nard te lumte mendja
Bravo Nardi, edhe une kam lexuar diku qe nena Tereze nga gjithe ato mizeri qe kishte pare e ndjere ne Kalkuta dhe ne Bote, ishte deshperuar aq shume sa e kishte refuzue ekzistencen e Zotit, e ka bere me gjithe mend apo ka qene vetem nje moment deshperimi i saj, nuk e di.
Megjithate Nardi, une besoj ne Zotin, ashtu sic e pershkruan komentuesi me emrin @qytetari…kleriket ortodoks, mysliman edhe katolik, Zoti na ruajt prej tyre.
Te dashur Shqiptar kudo ku jeni, Pa dallim feje. Ne duhet te duam dhe te respektojm cdo figure te shquar Myslimane apo Kristiane.Sikur Nene Tereza te ishte myslimane e atij kalibri qe ishte si Kristiane, cfare ndryshimi do te kishte? Ajo prap do ishte shqiptare.Nuk eshte pak qe nje shqiptar apo shqiptare te adhurohet nga gjysma e botes ndoshta me shume. Me respekt:REALISTI.