Dialogu i Kosovës me Serbinë në Bruksel është përbrenda dialogut të Bashkimit Evropian me Serbinë në Beograd. Edhe në çështjen e MSA-së u pa që dialogu BE-Kosovë është në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i cili, më tutje, është në kuadër të dialogut BE-Serbi. Serbia po integrohet në BE duke u integruar njëkohësisht edhe në Kosovë. Ndërkohë, jemi dëshmitarë që Kosova po anëtarësohet më shumë në banka e institucione financiare ndërkombëtare (WB, IMF, CEB, EBRD) sesa në organizata politike ndërkombëtare.
Republika e Kosovës numrin më të madh të marrëveshjeve ndërkombëtare e ka bërë për “Ripranimin e personave që Qëndrojnë pa Autorizim”, “Transferimin e personave të dënuar”, “Bashkëpunim policor”, “Bashkëpunim në Fushën e Sigurisë, “Luftimin e rrjeteve të trafikimit me njerëz” e të ngjashme. Janë të gjitha këto shprehje të këndvështrimit të shteteve anëtare të BE-së për Kosovën si krizë e rrezikshme që duhet menaxhuar së brendshmi (përmes EULEX-it) dhe duhet lokalizuar e frenuar së jashtmi (përmes këso marrëveshjesh).
Në anën tjetër, integrimi i serbëve në Kosovë po bëhet vetëm nëpërmjet Serbisë e me Serbinë. Të drejtat e serbëve në Kosovë po lindin jashtë Kosovës: në takime me Serbinë në Vjenë (2006, 2007) dhe në takime sërish me Serbinë në Bruksel (2012, 2013). Integrimi i proklamuar i serbëve të strukturave të Serbisë në veri në sistemin shtetëror të Kosovës para sovranitetit e integritetit territorial për shtetin tonë është gjithsesi gabim në hapa.
Aq shumë flitet për integrimin e serbëve në Kosovë, teksa entiteti ku duhet të integrohen serbët, pra shteti i Kosovës, po rrënohet, dhe kësisoj serbët s’po kanë as ku integrohen. Sovraniteti e shoqëria po dobësohen te ne. Të angazhohesh për sovranitet të plotë e shoqëri të zhvilluar është edhe angazhim për integrim të serbëve sepse ata duhet të integrohen në diçka të fuqishme e të qëndrueshme, apo jo? Duke i trajtuar serbët në mënyrë kaq të veçantë dhe si kombësi kaq e posaçme, shteti i Kosovës me këso qasje të tij po kontribuon shumë që serbët në Kosovë të bëhen të paintegrueshëm.
Pakoja e Ahtisaarit i ndan serbët (në ata që janë në veri të Ibrit dhe ata në jug të tij). Asociacioni i komunave me shumicë serbe po i bashkon ata (sipas dhe pas qëndrimeve të dhunshme të veriut).
Sot, shumë më keq flet Beogradi për Kosovën sesa Prishtina për Serbinë. Beogradi nuk ka ndryshuar, kurse Prishtina po. Dhe, Prishtina ka ndryshuar mendim për Beogradin e pandryshuar. Kjo sigurisht se ka rëndësi për qëndrimin që marrin faktorët ndërkombëtarë sepse asnjë parim s’po respektohet në këtë pazar total që po bëhet me fatin e Kosovës.
Politikanët e zyrtarët e ndryshëm perëndimorë, kur vijnë në Kosovë, përveçse në Prishtinë shkojnë edhe në Graçanicë, në veri të Mitrovicës e në Manastir të Deçanit, kurse në Serbi vetëm në Beograd. Kjo tregon se kë e konsiderojnë shtet (të centralizuar) e kë veçse hapsirë territoriale (të decentralizuar).
Paradoksalisht, Asociacioni i komunave me shumicë serbe, i levërdis edhe faktorëve ndërkombëtar që formalisht s’duan ta shohin një Republika Srpska të dytë në Ballkan sikurse ajo në Bosnje: ky Asociacion s’ka vazhdimësi territoriale të brendshme, ashtu siç do të kishte Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të Ibrit!
Në njërën anë, BE-ja nuk mund të jetë neutrale në ndërmjetësimin e dialogut politik midis Kosovës e Serbisë sepse ajo është neutrale ndaj statusit të Kosovës. Në anën tjetër, BE-ja por edhe fuqitë tjera perëndimore asnjëherë nuk pushojnë së fascinuari me ‘ndryshimet’ në Serbi: prej Milosheviqit te Koshtunica, prej Koshtunicës te Tadiqi dhe tash prej Tadicit te Nikolici, Vuçici e Daçici.
Kosova s’ka nevojë për dialog me Serbinë sepse ashtu bosnjëzohet. Kosova ka nevojë për monolog të brendshëm sepse kështu bëhet sovrane. Mirëpo, kryeministri Thaçi tashmë nuk e përfaqëson shtetin e Kosovës por ndryshimet e këtij shteti sipas kërkesave të Serbisë. Prej se e kanë pranuar Marrëveshjen Thaçi-Daçiq, jo vetëm Qeveria dhe deputetët e pozitës por edhe ata të opozitës kosovare që e pranuan këtë marrëveshje, nuk kanë problem me dhunën kriminale dhe krimet e shumta të strukturave të Serbisë, sa me aksionet simbolike të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Serbisë ia falin krimet, VETËVENDOSJE!-s as aksionet simbolike.
Fatkeqesia ne Kosove nuk qendron vetem tek mostrat e pjellat e diktatures komuniste qe sundon Kosovenme ne krye Thacin ne te gjitha pushtetet,por tek opozita qe i ben karshillek heshtjes se qeverise ndaj krimeve makabre te milloshevicit bera ne Kosove ne vite.
Zoti e ndeshkofte kete fare te keqe te jashteqitjes shqiptare ne politike qe ka gllaberuar si poziten dhe opoziten qe nuk merr mundimin ligjore per te denoncuar ne gjykaten nderkombetare Serbine per krime e demshperblim ndaj mijra viktimave te masakruara qe u gjenden dhe po vazhdojne te dergjen ne varre masive ne Seri,apo per demshperblimet te nje Kosove te zhuritur nga klika superkriminale Milloshevic dhe shushunjat e tyre sot.
Heshtja dhe indiferentizmi flasin shume per nje pozite dhe opozite si vemje te serbise qe mbeti ne kuader te lafeve.Sa turp aq dhe krim sebashku.
E thena me te bere e ndan mes nje det i tere,kur ne mes detit dhe saj qendrojne dhjetra vasale e zullumqare,qe qajne si krokodili per te mashtruar dhe shqyer prene e rradhes.
Koha si tregues i se vertetave,ajo kurre nuk mund te korruptohet,ajo vetem shikon,shkruan dhe te denoncon.
Zoti Kurti,
Ju keni të drejtë për sa shkruani, por Kosova nuk është më e Kosovarëve, por e klanit Thaçi, të cilit iu hap rruga e pushtetit nga Vendim-marrësit e politikës ballkanike e më gjerë vetëm mbasi ai ka firmosur paraprakisht të gjitha marrëveshjet me Serbinë që tani po i nënshkruan publikisht nën buzëqeshjen antipatike të baroneshës angleze. Vrasja e qindra intelektualëve atdhetarë kosovarë nga SHIK-u i Thaçit sipas listës së tjetërkujt e la jetime Kosovën në aspektin intelektual. Një popull pa inteligjencë të mirëfilltë është një popull i dështuar: si ilustrim i qartë për këtë shërben gjendja mjerane e shtetit shekullor shqiptar, i cili është shumë inferior në të gjithë treguesit krahasuar edhe me shtetin e sajuar e të paemër zyrtar të Maqedonisë. “Intelektualët” e llojit Adem Demaçi klani i Thaqit i gënjen me një pension të mirë për të pushuar në Sarandë, prej nga ai bën herë pas here (kur i duhet Thaçit) ndonjë deklaratë në favor të qeverisë sê Prishtinës të formuar nga minoritetet dhe antikosovarët. Të shpresosh se gjendja në Kosovë (apo në Shqipëri) mund të ndryshojë për mirë nga ata që e bënë keq me rekomandim e në patronazh të Vendim-marrësve është një utopi me humbje energjie e kohe të çmueshme.