E vërteta dhe Xh.Orwell

22 Gusht 2013, 18:19Blog TEMA

Nga Ermelinda Meksi

 

Ndërsa gjendja financiare është një nga shqetësimet më të mëdha për qëndrueshmërine e ekonomisë shqiptare, Ministria e Financave nuk ka botuar sipas detyrimit, të dhënat fiskale të 7- mujorit me pretendimin e probleme në sistemin elektronik të Thesarit. Akoma nuk ka asnjë afat zyrtar se kur ato do të jenë të disponueshme.

Megjithatë, në këtë situatë kryeministri në detyrë në mbledhjen e qeverisë deklaroi se: “Financat shqiptare janë transparente dhe gjendja ekonomike është solide”!!!!!

Ai gjeti rastin të përgëzoj administratën tatimore e doganore, e cila gjatë muajit korrik, në tatime të mbledhë 7 për qind më shumë, kurse doganat sipas tij mblodhen 16 për qind më shumë sesa në korrikun e vitit të shkuar…”

Por si qëndron e vërteta e të dhënave fiskale?

Nga të dhënat mbi të ardhurat sipas disa burimeve operative nga tatimet dhe doganat, vërehet se nuk ka vend për përgëzime, pasi të ardhurat në dogana dhe tatime nuk janë realizuar as në nivelin që punonjësit e këtij sistemi kishin programuar, duke krijuar një mosrealizim ndaj planit për korrikun me -2,3% ose rreth 6 milionë dollarë.

Ndërsa për periudhën janar- korrik 2013, mosrealizimet e të ardhurat në tatime dhe dogana tregojnë se mosrealizimet janë të larta jo vetëm ndaj planit, por edhe ndaj faktit të 2012-ës.

Përkatësisht ato rezultonë -7,6% dhe -2,2% ose në madhësi absolute mosrealizimi është 132 milionë$ ndaj planit dhe 36 milionë$ ndaj faktit të 2012-ës.

Realiteti ynë përgenjeshtron atë që thotë kryeministri mbi transparencën, por edhe përsa ai flet për gjendjen solide të ekonomisë.

Më poshtë po rendis disa tregues të botuar nga vetë Ministria e Financave për të dhënat fiskale të 6 mujorit:

1.Të ardhurat buxhetore janë 6-7 miliardë lekë me pak se një vit më parë.

2.Borxhi ka arritur sipas Ministrisë së Financave 871,8 miliardë lekë nga 828.2 miliardë leke në fund të vitit 2012.

3.Deficiti buxhetor ka arritur 48.2 miliardë lekë kur parashikimi vjetor është 48.9 miliardë lekë.

4.Me të ardhurat nuk mbulohen shpenzimet korrente duke u shfaqur deficiti primar.

5.Në fund të tremujorit të parë, raporti i borxhit publik ndaj PBB-së është vlerësuar në 63.3% duke tejkaluar kufirin e vendosur në ligjin buxhetor 62,6%.

6.Ka rënie në tepricën e kredisë në 553 miliardë lekë nga 554 miliardë lekë që ishte në Maj të vitit të kaluar.

Në këtë situate si mund të flasim për gjendje ekonomike solide? Çfare duhet të ndodhë akoma që të tronditet stabiliteti ekonomik financiar i vendit?

Ky qenka stabiliteti? A duhet pritur të flasë FMN-ja? FMN-ja do e zgjidhë problemin tone? FMN-ja do rekomandojë shkurtim shpenzimesh, rritje taksash, deficit i ulët buxhetor për vitin 2014.

Prandaj është koha të flitet qartë mbi ekonominë, duke inkurajuar mendimin e lirë dhe profesional ekonomik me synim për gjetjen e zgjidhjeve më opimale larg eklektizmit.

Për këtë situatë ekonomike tonën, ku sa më shume flitet për trasparencë, shifrat mungojnë apo dalin shumë vonë, përgjigjen si përherë e gjej te i madhi Xhorxh Orwell, romani i të cilit, “1984”, në majin e këtij viti në USA qe më i shituri, jo rastësisht sikurse edhe simbolika e personazhit që ai krijoi në këtë roman bigbrother, dhe për të cilin flasin të gjithë duke arritur përmasa globale.

“Statistikat qenë marrëzi si në versionin origjinal dhe në atë të korrigjuarin. Punonjësit qenë të detyruar në shumicën e kohës t’i sajonin ato nga mendja. Për shëmbull, Ministria e Bollëkut e kishte parashikuar numrin e çizmeve për tremujorin 145 milionë palë. Shifra reale e prodhuar u dha 62 milionë. Megjithatë kur e rishikoi parashikimin Uinstoni e zbriti shifrën në 57 milionë, me qëllim që, si zakonisht, të synohej në tejkalim. Sidoqoftë, edhe shifra 62 dhe ajo 57 milionë ishin shumë larg së vërtetës. Mundësia më e madhe ishte të mos ishte prodhuar asnjë palë çizme. Dhe po kaq e mundshëm, jo vetëm që nuk dinte kush sa palë qenë prodhuar, por as që çante kokën ta dinte. Ajo çfarë dihej me siguri ishte fakti që çdo tremujor, në letër, çizmet prodhoheshin në shifra astronomike, ndërkohë që gjysma e popullsisë së Oqeanisë ecte këmbëzbathur. Dhe kështu ndodhte me çdo statistikë sado e madhe apo e vogël qe. Githçka zhdukej dhe në fund fare as data nuk qe e sigurt.”

“Puna e Uinstonit ishte të korrigjonte shifrat e kohëve të fundit dhe t’i barazonte me ato të parashikuarat. E shkuara rifreskohej ditë për ditë, madje minutë për minutë… Në këtë mënyrë, çdo parashikim i bërë nga Partia mund të vërtetohej me dokumenta që kishte qënë i saktë; … Nuk lejohej të ekzistonte asnjë paragraf gazete apo kurrfarë opininioni që binte në kundërshtim me nevojat e çastit… Në fakt, mendoj Uinstoni ndërsa korrigjonte shifrat e Ministrisë së Bollëkut, as falsifikim nuk mund të quhej. Ishte thjesht zëvendësim i një marrëzie me një marrëzi tjetër.” Xhorxh Orwell “1984” faqe 63.

16 komente në “E vërteta dhe Xh.Orwell”

  1. Alb says:

    Profesore jeni nje gjeni, si ne prfesion edhe ne jeten sociale. Ju nuk mund te ishit vartesja e Fatps Nanos, por modestia juaj e mori ne qafe PS e si rrjedhim edhe vendin tone. Une nuk ju njoh nga afer, por puna juaj ka qene frymezuese.

    Ju uroj shendet e gjithe te mirat

    1. mira says:

      Zonja Meksi dhe margaritarët e saj! Përse mos qeshësh moj zonjë…., milionat i fut në xhep, ndërsa shumica nuk kanë të hanë një kothere buke!

  2. Miri says:

    Profesoresha ka qene dhe do mbetet gjithmone Zonje, jo si keto zhulavecet qe sapo thyen qafen.

  3. plaku says:

    Shkurt dhe qarte. Shifrat flasin me ze me e larte se fjalet. Ky shkrim i juaji eshte nje kofirmim i asaj qe mendon “Denis” per ju. Respekt zonje e nderuar. Shpresojme se Edi do te di te te mbaje afer dhe degjoje keshillat e njerezve si ju. Let’s hope.

  4. xhemal says:

    shkrim i shkurte ,i qart kuptohet na shumica e njerzeve por me e bukura tregimi na Owell haaaaaaaaaa qeveria e bollekut ,si kjo qe po iken ,por keta qe vine te mendojne e punojne mire se ne maje te hundes na ka ardhur ,jemi ne pritje tegjerave konkrete duam pak llafe e shume pune

  5. Gavril Dara plaku says:

    kur e votoi PD kete zonjen ne Kuvend per ta emeruar ne Banken Qendrore mbaj mend qe Zhozi i dhuroi nje megabuqete lulesh 200 mije lekeshe dhe nuk la llaf te mire pa thene. Edhe Birisha e duartrokiti e pershendeti. si ja gjeti anen atyre kjo budallaqe agitpropi?

    1. dritani says:

      Gavril nuk ia gjeti ajo por kur te japin post eshte edhe nje nga menyrat per te te hequr qafe.

      E kuptove zogu?
      Por kur s’kupton qe ajo buqeta eshte me parate e tua si veshtire eshte…

  6. Alb says:

    Me pune ua gjeti. Eshte shembulli i seriozitetit dhe i punes. Edhe armiku te vlereson me ne fund.

  7. ILIRET says:

    Hera e pare qi ndigjoj se Sala rren…

  8. patrioti says:

    Shkrim shume I qarte qe i ben apel qeverise se re te jete sycelet per ekonomine.Saliu po e le token e djegur dhe neser do godase si vec ai di qeverine e Rames si fajtore e paafte etj.Duhet denoncuar pameshire dhe me fakte katrahura qe ai po le pas.Mirenjohje zonje e nderuar dhe e mencur

  9. punetori says:

    Kur PD e votoi per ne keshillin e bankes donte nje eksperte te afte me
    pak ne kuvend ,pasi atje c’do gje behet por jo ekonomi per se mbari.

  10. Aleksandër Matrënga says:

    pergezime per atrikullin,jeni edhe ne fusha te tjera po aq e sukseseshme si dhe ne profesionin tuaj.meritoni ju me shume jo per vete por per vendin

  11. shoku cimit says:

    nuk e lexova shkrimin , do e lexoj me vone se nuk kam kohe tani, por kisha nje pyetje per Zj. Meksi
    A e keni votuar edhe ju fondin afer 100 mije $ usa, per vajzat e Volejbollit te Bankes se Shqiperise? nese jo pse nuk the nje fjale te vetme Zj. Meksi ?

  12. Shkembi says:

    Po o BIRISHA. Tamam si deklarata per Firmat Piramidale. Atehere deklarove se paret e shqipetareve jane te pastra, dhe ja tani na deklarone: Financat shqipetare jane trasparente….. O shyqyre qe ram ne nje mendje dhe te hoqem qafe.

  13. beso says:

    Orwell si gazetar shkoi ne miniera dhe gjithe shqetesimet e hallet e tyre i pershkroi hollesisht ne permbledhjen”Rruga per Wigan Pier”.Krahasoi rrogat,beri bilancin e familjeve dhe publikoi realitetin mesjetar te minatoreve angleze,perveç faktit se Orwell ishte socialist i bindur.Me zor arriti te botonte ate liber.Po tek ne kush do t’a beje?Kush eshte ai gazetar qe ka shkuar te jetoje nje muaj apo nje jave ne Bulqize dhe te na njohe me mesjeten e minierave?Henri Cili apo ai shkurtbiqi i 55-es?Jo,ata jane te zene me projektet e medha,Cili po prodhon shkencetare ekonomie me kapacitet industrial(se ashtu i do tr..pi),ai tjetri ben autostrada.Me se fundi,gazetat mbushin faqet me njerez qe vriten e vetvriten,duke cekur pak nga mizerja dhe papunesia.E nderkaq,ne mes te Tiranes projektohen e ndertohen grataçela me leke droge dhe korrupsioni qeveritar.Mortja-dora vete thote;”Ne jemi zhvillimi!Perpara!”

  14. Gjeralb says:

    Zonja Meksi, te kemi respektuar, te kemi dashur, te kemi votur; ti duhet te shkruash me shume, te zbardhesh felliqesirat e Gangstereve e Lule Lakres me hajdutin dhe kriminelin Sali Berisha ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje