A është tani Sali Berisha një anëtar i thjesht i PD-së? Nga pikëpamja statutore, po. Por kjo s’e pengon atë që të vijojë të bëjë protagonistin mediatik, duke lënë në hije kryetarin statutor të PD-së.
Mbase s’do ia vlente që të vazhdonim ta citonim më tej, por duke qenë se është edhe për pak kohë kryeministër, çdo deklarim i tij duhet vlerësuar. Aq më tepër, kur mes rreshtash ndërfut edhe thirrje revolucionare.
Më i fundit postim i tij në rrjetin social Facebook, kish të bënte me mbledhjen informale që kryeministri Rama mbajti me kabinetin e tij qeveritar në Vlorë.
Në fillim Berisha ironizon deklarimin e Ramës, “Pushteti i popullit, detyrat të qeverisë!”, duke e krahasuar këtë si një sllogan leninist. Faktikisht, është populli ai që e sjell në pushtet një qeveri dhe i lë detyrë asaj realizimin e zotimeve të marra në fushatë elektorale. Në këtë pikë Rama ka të drejtë, pavarësisht se Berisha kërkon ta konfondojë me shprehjen “Gjithë pushtetin sovjetëve”. I paepur siç qe për të mbledhur mbipushtet rreth vetes, ku të kish mundësinë të kontrollonte e diktonte gjithçka, Berisha e ka të pamundur të pranojë se detyra e kryeministrit është t’i shërbejë popullit dhe jo ta sundojë atë. Megjithatë kjo mbetet një çështje konceptuale e njërit dhe e tjetrit.
Reagimi tjetër kish të bënte me atë që Berisha thotë se Rama është shmangur nga plani 100 ditësh dhe ka mbetur vetëm tek plani 300 ditësh. Kjo është për të qeshur, pasi e kundërta do ishte problem. Dihet që brenda 300 ditëshit përfshihet një periudhë që e përmbledh edhe 100 ditëshin. Berisha, nga njëra anë e konsideron këtë mbledhje të paligjshme dhe antikushtetuese, nga ana tjetër po plas nga kurioziteti të dijë se çfarë është diskutuar aty. Shumë shpejt, jo vetëm ai, por mbarë qytetarët shqiptarë, do të njihen me planin 100 e 300 ditor dhe atë 4 vjeçar. Prit edhe pak Sali, shtatori po afron!
Reagimi i tretë kish të bënte me një plan të qeverisë së re për të vënë rregull dhe disiplinuar kaosin urban që ka shoqëruar Shqipëri për 23 vjet. Veçohet në këtë mes përparësia që i është dhënë bregdetit, si hapësira jonë më e fuqishme në fushën e turizmit. Berisha përpiqet që gjithë neglizhencën që ka treguar për 8 vjet me radhë rreth kësaj çështje, ta kthejë në akuzë ndaj Ramës. Ai ka patur fuqinë ekzekutive për të miratuar akte dhe ligje të posaçme që ndalonin çdo ndërhyrje, me leje apo pa leje, përgjatë gjithë vijës sonë bregdetare, nëse do kishte vullnetin e mirë që ta shihte turizmin si një fushë që sjell të ardhura për ekonominë. Por ai e ka parë turizmin thjesht si statistikë njerëzore për efekte propagandistike, dhe asnjëherë s’është ulur me të zgjedhurit vendor për të parë përparësitë që turizmi sjell, pse jo, për të ndërtuar një plan kombëtar për zhvillimin e tij.
Dhe, ngaqë s’bëri asgjë për 8 vjet rresht, i xhelozuar nga projekti tepër ambicioz i Ramës dhe ekipit të tij, për ta sjellë turizmin në ato parametra që kërkojnë standardet evropiane, me një infrastrukturë dhe cilësi të lartë shërbimi, me pastërti dhe higjenë, me nxjerrjen në pah të bukurive natyrore dhe ruajtjen e tyre nga ndërtimet kuturu, hedh në publik thirrjen: “Ne duhet të jemi gati”. Me këtë Berisha don të krijojë ndjeshmëri sociale tek ato kategori që do preken nga këto ndërtime, përfshi edhe ato të bëra me leje. I mësuar me stilin e tij që çdo ndërhyrje e bënte sipas interesave të çastit e pastaj tërhiqej, Berisha po kërkon të risjellë në skenë ngjarjet e Hamallajt.
Duke qenë dikur i paragjykuar (me të drejtë) se pas çdo ndërhyrje që bënte fshihej një aferë ku kishin interesa klientët e studiove dhëndurore, tashmë që qeveria e re çdo ndërhyrje do e bëjë në baza ligjore dhe rregullave tepër rigorozë dhe pa asnjë favorizim, i ndjerë në pozita inferiore se mos shqiptarët do të shohin një model evropian se si menaxhohet bregdeti dhe turizmi të tërësi, hedh thirrje të rrezikshme me të cilat kërkon të minojë punën e qeverisë, ende pa u nisur.
Dhe, për ta mbyllur, meqë Berishës ia ka qejfi shumë të gjejë sllogane leniniste tek deklarimet e Ramës dhe meqë kohët e fundit ka marrë një rol të ri, atë të denoncimit të premtimeve të pambajtuara të një qeverie që ende s’është mandatuar, s’më mbetet veç ta mbyll me një nga vargjet e famshme të kohës hoxhiste: “Fol Sali të lumtë goja, fol e mbro të drejtat tona.”
Kinezi Sali do na detyronte te mesonim kinezcewn si gjuhe te dyte!
Ha ha ha ha, Sali Kinezi.
Jep llogari per krimet, atehere fol e mos pusho.
http://is.gd/uM45JF
Për Salih KRIMINELIN duhet të ketë filluar përgatitja e dosjes që medoemos t’i çohet Prokurorisë me akuzat për vjedhjet e mëdha që i ka bërë pasurive të Shqipërisë, për vuajtjet që i ka shkaktuar këtij Populli, për përndjekjen e njerëzve të opozitës, për vrasjet e tragjeditë që i ka shkaktuar shqiptarëve,
për shitjen e faljen e pasurive e të teritoreve të huajve, e për të gjitha poshtërsitë e tradhtitë që ka kryer ndaj Kombit.
eshte i tmeruar se:
edhe pas 100 vjeteve do te behen krahasimet, se si e katandisi shqiperine nje shpellar pa vizion,,,
me nje qytetar europjan qe e shef kartolinen shqiptare edhe pas 100 vjeteve
Mendoj qe injorimi do ishte me produktiv sesa debatimi me s.b
Plotesisht dakort me ju.
me ne fund doli semundja kanceroze e ktij populli.yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyt far muti.
Piktori ka qene me keq se doktori, po do zoti ka ndryshuar. token per kishen e prishur nga enver hoxha te 15 kateshi, kur ajo u prish ia dhane kishes te shtypshkronja mihal duri, madje IA ndertoi, pastaj kur U hoq feJA ajo ndertEse nderroi destinacion dhe me 1991 iu dhA PRAPE KISHES. tOKEN NE MES TE MINISTRIVE DHE NGJITUR ME SHTABIN E PERGJITHSHEM E MORI KOT. mE TUTJE LEJA PER KISHEN E RE U DHA SIPAS PARAMETRAVE TE VENDIT SA NJE E KATERTA E SAJ. kUR NJE NEPUNES DESHI T.I KERKOJE TE ZBATOJNE PROJEKTIN E DHENE NGA BASHKIA U PUSHUA. kjO NDODHI KUR KRYETAR BASHKIE ISHTE EDI RAMA DHE KRYEMINISTER MAJKO.
Slloganin se” Pushteti buron nga populli dhe i takon popullit”mgjs e perdoren dhe e shfrytezuan ne menyren me te keqe komunistet, e ka formuluar Presidenti Linkoln,che une besoj e deshiroj qe Rama te kete parasysh pikerisht pervojen e presidenteve amerikane ne konceptimin, ushtrimin che delegimin e pushtetit.
Neveritem nervozohem,inatosem aq shumt, them vete me vete perendi si ka mundesi qe nje njeri aq mednje trash,aq fjale te ulta,aq fjali te pakuptimta flet,te qendroj akoma kryemisiter,or zot po si nuk ja leshon nje rrufe te futesh nen dhe qe mos ta shofim as mos ta dexhojme,se na beri telall me keto thenjet e tije si kryeminister, i nje populli te tere,ky tallet me intelegjencen e popullit te tije.Perendi ake fuqite te pakten ti marresh gojen dhe te mos munde te flase edhe pakdite qe i kan mbetur ne ate karrige qe nuk e meriton ,me mir do e kisha pare nje bishe, ne ate karrige,dhe nuk do emundoja veten se do e kisha ditur se,ne ate kartrig rri ulur nje bishe,dhe bisha sdo kishte fjale per te na ofenduar,se ky edhe bish edhe flete per bese nuk durohet.