Historia me ndërtesën në Përmet për të cilën ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Shqipëri e që thotë se ajo nuk mund ti kalojë Kishës Ortodokse, është në fakt treguesi i rradhës që vërteton se shqetësimi kryesor i përfaqësuesve të fesë në Shqipëri nuk është marrëdhënia me Zotin por statusi i pronave e dhe pasurive të paluajtshme të tyre, fiks sic ndodhte në Mesjetë kur feja zotëronte gjithë botën, pikërisht përmes pasurisë së vet.
Historia në Përmet ka të bëjë me ortodoksët. Një histori disa javë më e hershme se ajo (në planin mediatik), ka të bëjë me muslimanët dhe xhaminë e re në Tiranë. Edhe kjo histori me muslimanët, nuk ka të bëjë direkt me të drejtën e besimtarëve shqiptarë për të patur më shumë të drejta dhe hapësirë për të aplikuar besimin e tyre, se me maninë për të rregjistruar një pronë tjetër të paluajtshme, e njëkohësisht me nevojën për të bërë PR publik të forcës… (planet e besimtarëve që fallen në të gjithë bulevardin e Tiranës, për mua janë tregues më i mirë i forcës që ky komunitet ka në Shqipëri, pork y është debat tjetër).
Eshtë thellësisht i rëndësishëm për studiuesit e feve në Shqipëri ky sezon vere 2013 (i ndryshimit të konjukturave politike) në lidhje me kuptimin për pozicionimet, apo përshfaqjen e qëndrimeve publike të të paktën dy prej feve kryesore në Shqipëri. Janë dy më të mëdhatë. Që të dyja po na demonstrojnë se mund të ngrejnë zërin e të bëjnë çështje kombëtare çdo problem që lidhet me pasuritë e paluajtshme të tyre, ama, mund të rrinë të heshtura në çdo ditë tjetër të vitit, kur bëhet fjalë për çështje të marrëdhënies së besimtarëve me krijuesin… apo për marrëdhëniet mes vetë besimtarëve (pra me shoqërinë në vetvete). Eshtë ndoshta rasti më fatlum për historianët, për të kuptuar se si feja në Shqipëri, ashtu si dhe kudo xhanëm,, nuk lidhje me hyjnoren, detyrimisht, sa ka lidhje të forta me betonin, me ndërtesën, me pasurinë, me token, me ndërtesat, me hapësirën gjeografike jo si investim për të adhuruar të Madhin Zot se sa si mundësi për të glorifikuar institucionet qëndrore të tipit shtet-brenda-shtetit që përfaqësohen nga organizime të ngjashme me ato të shoqërisë civile)!
Sa më shumë tokë të kesh, aq më i fuqishëm je para shtetit, jo detyrimisht para Zotit (në botëkuptimin e tij, populli i vet i zgjedhur nuk kishte fare tokë…), sa më shumë ndërtesa apo pasuri të paluajtshme të kesh nën administrim, aq më shumë pushtet ekonomik ke (sidomos në një sistem si i yni ku fetë nuk taksohen dot). E sa më shumë pushtet ekonomik të kesh, jo detyrimisht adhuron më mirë Perëndinë…. Ama, mund të adhurohesh vetë më mirë nga ata që përbëjnë strukturën politike tokësore… Sa me shume pasuri tokesore te kesh, aq me larg Perendise je…
Eshtë rasti fatlum për të kuptuar se si të drejtat e njeriut ngatërrohen në maninë skuthërore të institucioneve fetare për të kontrolluar humorin dhe vendosmërinë e një shteti laik për të qenë shtet.
Eshtë një gabim i pafalshëm për këdo activist për të drejtat e njeriut që të dalë këto ditë e të thotë se po shkelen të drejtat e njeriut, e duke marrë si shembull për këtë, të sjellë rastin e Përmetit. Nuk ka asnjë lidhje ai rast, dhe raste të tjera të feve në Shqipëri me të drejtat e njeriut! Përkundrazi…!
Janullatos kishte sot një shkrim të vetin të botuar, ku nuk flet për Perëndinë, por për betonin, tullat, dhe për dheun e një vendi që ai e quan të shenjtë. Aq sa të duket se ai adhuron tokën dhe i jep asaj konotacionin idhulltar që kishte populli i Izraelit në një moment të Eksodit në kohën e Moisiut, atëherë kur harroi Perëndinë dhe bëri Viçin e Artë për ta adhuruar. E shenjtë është vetëm Perëndia zoti Janullatos, apo jo?! Kush është viçi e kush Perëndia në këtë mes?! Ka një moment në Bibël kur Jezus Krishti në mënyrë demonstrative shkatërron pazarin në tembullin e Perëndisë. Ai akuzon njerëzit
“institucionalë” të besimit se kanë nisur të bëjnë pazare në emër të Perëndisë. Eshtë fiks moment që ndan si me thikë teologjinë e krishterë: një grupim që nis që në mesjetë me Luterin e konsideron këtë veprim demonstrativ për të bërë sqarimin e madh se Kisha e Zotit janë njerëzit, dhe jo ndërtesa dhe se ky akt është simbolik për të thënë se trupi njerëzor dhe jo ndërtesat prej betoni, janë trupi ku Fryma e Shenjtë mund të hyjë. Nga ana tjetër është pikërisht kjo ngjarje me Jezusin që përdorin strukturat e vjetra të Kishës, asaj lindore por dhe asaj perëndimore, për të ndërtuar një marrëdhënie qindra shekullore me pasurinë e paluajtshme, dhe jo detyrimisht me shpirtin e besimtarit.
Fakti është që si protestantët, si ortodoksët, si katolikët, por edhe muslimanët tradicionalë dhe ata bektashinj, sot në vitin 2013 interesohen shumë pak për shpirtëroren ne Shqiperi, e cila nuk materializohet dot, se sa interesohen për pasuritë e paluajtshme. Eshtë punë e tyre e brendshme. Eshtë totalisht çështja e tyre. Por unë personalisht, edhe si një besimtar, e kam problem kur njerëz me funksione institucionale fetare në këtë vend, duan të përfitojnë favore nga ato që “i takojnë Cezarit”, duke përdorur vello apo justifikime të hyjnores. Kjo e fundit i përket Frymës së Shenjtë, apo Allahut nëse doni, dhe format si punon Hyjnorja, nuk janë forma tipike si punojnë njerëzit e zakonshëm të lidhur me tokën, me ndërtesën dhe me pasuritë e botës (që nuk janë të përjetshme).
Eshtë shqetësues kur aktivistë për të drejtat e njeriut besojnë se me rastin e Përmetit janë shkelur të drejtat e njeriut për të demonstruar lirisht besimin e vet fetar. Rasti i Përmetit, rasti i ndërtimit të xhamisë së re në Tiranë, por edhe tentativat e ungjillorëve për të mos paguar taksa e madje për të përfituar të holla nga taksapaguesit si fe zyrtare, apo çështje të ngjashme me katolikët, në fakt, nuk kanë asnjë lidhje me të drejtën themelore të njeriut për të praktikuar besimin e vet fetar. Janë çështje pronësie, çështje pasurie tokësore dhe çështje pushteti politik. Ekzaktësisht ajo ku fetë nuk duhet të guxojnë të ndërhyjnë… Shqetësimi parësor i të krishterëve apo muslimanëve nuk ka të bëjë me pasuritë në këtë botë, por me jetën e përjetshme, që është një pasuri e pallogaritshme me beton, ndërtesa, apo hektarë toke nën menaxhim! Sepse, nëse toka ku na qënka ngritur dikur ndërtesa për të adhuruar perëndinë na qënkërka e paprekshme dhe e shenjtë, çfarë i bie të jetë Perëndia vetë?!
Nëse e shenjtë qënka dheu dhe betoni, çfarë i bie të jetë Fryma e Shenjtë? Sepse, nëse Biri i Perëndisë erdhi për t’u bërë peshkatar i shpirtrave, çfarë na peshkoka një katedrale-pallat kulture në një qytet periferik të Shqipërisë?
* Autori është lindur në një familje të miksuar mes të krishterëve ortodoksë dhe muslimanëve, në një periudhë kur feja ishte e ndaluar në Shqipëri. Ka kaluar fëmijërinë dhe adoleshencën deri në rininë e vonë duke qenë besimtar i Kishës Ungjillore. Ende e konsideron veten të krishterë.
** Fotoja është bërë në një kishë trashëgimi kulturore në Përmet. Për shkak të kësaj fotoje, autori i shkrimit ka marrë disa kërcënime që ta fshijë, me argumentin se “një gej, nuk mund të jetë i denjë të ulet në fronin e Kryepeshkopit…”.
“Autori eshte lindur ne nje familje te miksuar mes te krishtereve ortodokse dhe muslimaneve”…
Ha ha ha,nga kjo duhej te rridhete qe Kristi te ishte gej ne fe!
Duket si dita e “pishmanllinjve “,kemi bledi manen qe papritmas, me artikullin e tij ben sikur ne permet nuk ka ndodhur asgje,por ne te vertete i dhane hov nje efekti bumerang ,dhe ne krahun tjeter kristi pinderin qe nje kishe ,thesar dhe monument i kultures shqiptare na e pershkruan si oreks prifterinjsh per nje pasuri te patundeshme .Kur nuk keni se cfare te shkruani ,me mire heshtni dhe kursejeni majen e lapsit tuaj per tema qe ju pershtaten me mire ,por problemi i gazetareve si mane dhe pinderi eshte qe me ikjen e berishes ne shtator,do ngelin pa personazhin e tyre ,ku shfrynin ( me te drejte ) ankthet e shqiptareve dhe ku mbushnin artikuj plot me fishekzjarre
Kristi! Ne foto dukesh sikur je nisur per te shkuar ne Vjose per ndonje banjo, por meqenese te zuri rruga nga kisha, me sa duket te pelqeu te prvosh se si te ri bytha ne shiltene e priftit!
ore qen ta dish ;ajo qe eshte e kishes eshte e kishes.tjter pune se keta shtetaret tane duan te bejne pazare per te mbushur xhepat e tyre shih si e katandisen kete vend vec qe te vjedhin
te gjithe ju “besimtaret” qe shani kete Kristin si gej apo qe ia fut kot, (nuk me behet vone per Kristin), duhet te kuptoni qe ai po thote gjera te verteta. eshte gej, apo hamshor, nuk i rruhet kujt, shkrimi eshte shume i vertete dhe real, feja eshte politike dhe biznes. kush nuk e kupton, me keq per te. kush e kupton por nuk e pranon, atehere ka te tjera qellime.
psh, Landi sverige, si grek qe eshte, normale qe do ta kundershtoje Krisitn, sepse i djeg per kishen ortodokse. por Landi sverige nuk tha asnje fjale per futjen e hundeve te shtetit grek ne punet e shtetit shqiptar. ishte rast tipik flagrant i nderhyrjes se nje shteti ne punet e nje shteti tjeter. qe ketu kuptohen tipat cilet jane dhe cfare bluajne ne mendje.
kurse shqypoja tjeter me lart, gjeja e pare qe ben, e quan gej. ai le te jete gej, mua nuk me plas fare, por ai po thote gjerat ashtu si jane, po thote nje te vertete te hidhur, te rrezikshme per shoqerine shqiptare, qe feja po kalon mbi pushtetin, ashtu si ne vendet arabe dhe ne Greqi.
pra, hiq greket, qe kundershtojne shkrime te tilla per aresye qe dihen, shqiptari nuk shikon rrezikun real te imponimit te dhunshem te feve ne Shqiperi, por merret me bythen e Kristit.
me keto gjykime te ceketa ne shqiptaret e kemi pesuar gjithmone..!!
Fiks fare e ke then , bota eshte materiale ,materializmi eshte besim, besimi fe , feja politik, politika kurve , kurvlliku shtet
Kristi shkrimi eshte shume i sakte dhe komenti i albman-it i ve piken.
Per te gjith besimtaret nje kujtese .Ju e dini porsi une se Krishti lindi ne grazhd te bagtive .Pra aty kishte shtepine.Mos u manipuloni prej klerikve me 100 fytyra .Ato kane qellime te tjera.
O Kristi ajo ulesja s’eshte per ty,per ndonje bythaq te madh si Janulla eshte.Per aty duhet prapanice ,,ala,, Kim Kardashian se dhe ashtu armene ortodokse eshte,pyete ate bytheziun se ia ka mare masen e bytheve.
Bravo kristi nuk ka nevoje per koment por me vjen keq qe beson dhe je fetar.