Problemi i reformës administrative është një problem i një rëndësije të madhe, jo vetëm administrative, por edhe politike, ekonomike dhe ca më shumë administrimi. Përcaktimi i saj si një prej prioriteteve të qeverisë së re, e justifikon plotesisht atë.
Sipas meje, paketa e kësaj reforme, do të duhej të kishte dy shtylla: nga njera anë reforma territoriale dhe nga ana tjetër, ajo e kompetencave të administratës vendore.
Si një njohës i mirë i problemeve që kanë të bëjnë me pushtetin vendor, për arsyen e thjeshtë se kam qënë anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit për afro trembëdhjetë vite me radhë, si dhe drejtues i pushtetit vendor në dy nivele të tij, dëshiroj të nënvizoj se trajtimi i reformës administrative është një çështje në kohën e duhur.
Sipas meje, pa dashur që të mendohet se po them fjalën e fundit, por thjeshtë e vetëm nga përvoja personale në administrimin e pushtetit vendor, mbeten percaktuese disa element si:
Gjetja e momentit kohor për realizimin e reformës administrative, ka qënë dhe vijon të jetë një nga elementët bazë që përcakton suksesin e saj.
Në këtë kuptim, ngritja e këtij problemi dhe shtruarja aktualisht për zgjidhje, është në kohën e duhur. Fakti që jemi mbi një vit e gjysëm larg zgjedhjeve vendore të radhës, do të duhej të shërbente si një nxitje reale për realizimin e reformës administrative.
Do të duhet të kapërcehet domosdoshmërisht konflikti” i përhershëm ndërmjet nevojës për afrimin e shërbimeve pranë qytetarëve, efikasitetit ekonomik e profesional të administratës vendore dhe realizimit të reformës administrative teritoriale.
Në rastet e mëparshme, reagimi i qytetarëve ndaj përpjekjeve për reformë të pjesshme administrative, duket se ka qënë jo favorizues për reformën. Qytetarët e kanë lidhur atë me “largimin” e disa shërbimeve (gjëndja civile; shërbimi i kolaudimit të automjeteve e të tjera).
Shtoi kësaj që, në qeverisje e sapokapërcyer, dimensioni politik i reformës administrative ka qënë parësor, duke paracaktuar edhe fatin e saj. Komuna me disa qindara banorë u shndërruan në bashki; u krijuan rrethe më vehte jashtë çdo kriteri administrativ dhe efikasiteti profesional e ekonomik. Asgjë e mirë nuk erdhi nga kjo “reformë” as për njerëzit e as për qeverisjen efektive.
Në këtë kuptim do të duhej të punohej me profesionalizëm për të mos cënuar asnjëherë kriterin sipas të cilit, çdo reformë do të synonte që të afronte shërbimet tek qytetarët e jo t’i largonte ato.
Arritja e konsensusit ndërmjet krahëve politikë duket se do të jetë një nga elementët që do përcaktojë suksesin e pritshëm të reformës administrative. Si çdo gjë e re, edhe reforma e shtrirjes teritoriale do të hasë në kundërshti. Nuk ka dyshim se një pjesë e administratës lokale do të vijojë të jetë pengesë për realizimin e reformës përmes reagimit kundërshtues politik. Nuk përjashtohen edhe kundërshtitë që lidhen me interesa të ngushta personale e rajonale.
Vullneti politik, konseguenca e qeverisjes së re për realizimin domosdoshmërisht të reformës administrative, do të jetë përcaktuese në suksesin e saj.
Alternativat e ndarjes administrative mund të jenë të ndryshme, por ka ardhur koha që numri i bashkive dhe i rajoneve (qarqeve) të kufizohet. Mundësitë e sotme të dixhitalizimit të të dhënave, logjistika, programet, aftësitë profesionale të administratorëve, lejojnë kryerjen e shërbimeve ndaj taksapaguesve shpejt e saktë.
Kufizimi në krijimin dhe konstituimin e vetëm rreth 40 bashkive dhe rreth 5-6 qarqeve në shkallë vëndi, do të ishte një alternativë që lidh mirë nevojat tona me detyrimet në kushtet e përafrimit me kërkesat e legjislacionin e Bashkimit Europian.
Nese dome te bejme dicka ne reformen administrative se pari duhet te hiqen qarqet,me kete hapsire qe ka Shqiperia eshte e mjaftueshme lidhja direkte.rreth-qender.
se dyti duhet bere bashkimi i shume komunave dhe bashkive
se treti duhet dhene me shume kopetenca bazes
se katerti dhe kontrolli nga qendra duhet te jete me efikas.
Mendoj se kemi ide shumë të përafërta për një çështje kaq të rëndesishme.Faleminderit ,për komentin tuaj.
Po ku je more Alqi, se dhe ty te kishim mangut. Po na thave syte…
… o njohës i mirë i problemeve,
… o anëtar i Këshillit Bashkiak të qytetit të Durrësit për afro trembëdhjetë vite me radhë,
… o drejtues i pushtetit vendor në dy nivele të tij.
Po si nuk hoqen dore nga vleresimi i vetvetes keta “te aftit” xhanem?
Durresi s’po ka asnje pike uje te pijshem ne mes te sezonit turistik e ky fodulle s’e paska zene gjumi per reformat administrative. Po pse nuk i shtrove para 13 vitesh keto “ide fantastike” o “talent i pazbuluar”?
Mos flisni perralla sikur i njihni te gjitha problemet. Mendoj se duhet pare edhe tradita e kohes se Zogut me rikthimin e lokaliteteve, te cilat do te krijoheshin nga bashkimi i disa komunave.
Nuk jame ekspert por mendoj qe problemi qe shtron z.Alqi Kadenasi eshte shume i rendsishem ne shume drejtime.Po tregoj nje rast te krijimit te bashkive,Cerriku 12000 banor u be bashki,kur ne Elbasan ka komuna me 20000 banor,zona emollasit me 8000 banor me 2 komuna.I solla keto shembuj jo kot por mendoj qe ka shum vend per nje organizim te ri per shum arsue interneti, mundsia e levizjes kan krijuar kushte te tjera per ti kryer nevojat e shtetasve ne koh te shkurter dhe pa shpenzime.Problem qe mendoj dote jete pa tjeter ne axhenden e qeverise.
Nuk pretendoj te jem usta, por mendoj se reforma administrative,nuk mund te behet vec per pushtetin vendor dhe vec per ate qendror. Duhet patjeter te krijohet nje lidhje sa me organike, pa dublime kompetencash,dhe me delegime te pershtatura me pushtetet perkatese,qe dhe funksionimi teorik te jete eficent. Perseri kam frike se perpos kesaj qe eshte shume e rendesishme,po aq rendesi ka edhe rekrutimi dhe seleksionimi i kandidateve. Kam frike se megjithe predispoziten e z. Rama per kete problem, deputetet e zgjedhur,duke qene se gjate fushates kane bere shume premtime per punesim(shqiptaret punesim quajne vetem punen e shtetit, dhe mundesisht nje vend me shume kompetenca,pra me shume mundesi….),nuk do te priren ndaj transparences,por ndaj preferences. Pikerisht per kete duhet nje mekanizem, per te cilin deri tani kam degjuar vetem fjalen konkurrim(teper inflacioniste per tu besuar).Pyetja ime eshte se si Edi Rama do te shmange influencen e deputeteve(shume premtues)? Ketu jam skeptik deri tani. Mjafton te permend vetem nje element;arsimimin. Te gjithe e dime se sot me arsim te larte ka aq shume injorante, sa une mund te numeroj qindra raste ne zonen ku banoj qe pa qene fare ne shkolle te mesme kane blere diplomat edhe te shkolles se larte(shume edhe me nota te mira).Si do te kapercehet ky element? Tjeter element eshte fakti i te qenit me kete apo ate parti,apo i te qenit militant apo jo ne fushate.
I kujtoj z. Rama se neper qytetet e Shqiperise kane filluar te behen lista punesimi prane deputeteve perkates.A do te mund ti ndaloje ai keto fenomene?!A do te shikojme perseri fenomenin qe do te heqim ate pjese injorante nga administrata dhe do te vendosim ca injorante te rinj? Ende jam skeptik,pasi presioni i militanteve injorante eshte i madh nga njera ane dhe nga ana tjeter nuk po shof ndonje mekanizem transparent. Uroj qe te ideoet nje i tille dhe te implementohet sakte.
Jam plotësisht dakort me idenë tuaj ,se nuk mund të ketë reformë pa transparencë, pa njerëz të aftë e të përkushtuar në zbatimin e saj.
Gjetja e mënyrave per tërheqjen në administratë të njerëzve të aftë e profesionalë, do të jetë sfida që i paraprin çdo reforme.
Në analizë të fundit ,reformat realizohen nga njerzit.
Shpresojmë shumë që premtimet elektorale të kthehen në realitet.
I nderuar profesor Alqi, une kam qene nxenes i juaj dhe aftesite tuaja profesionale nuk vihen ne diskutim, ju jeni nje model profesional.
Lidhur me ceshtjen, reforma eshte absolutisht domosdoshmeri dhe per kete ka vite qe diskutimi eshte ne cdo tryeze sa here diskutohet per administratat, kuadrin ligjor, delegimin e sherbimeve, taksat, etj, etj.
Sic jeni ne dijeni, shqiperia ka nenshkruar karten e autonomise vendore qe jep njesive vendore te drejta te plota te vetevendosjes. Detyrimi per ti shkrire ne njesi me te medha eshte shkelje kushtetuese dhe nuk mund te ndodhe vec se me kerkese dhe mirekuptim te te dy njesive dhe me miratim parlamenti.
Megjithate, forma ekziston dhe konsiston ne rritjen e detyrimit ndaj njesive vendore qe te kryejne sherbime vendore eficente dhe rentabel. Kesisoj vete njesite do te shikojne rendesine e bashkimit ne kryerjen e sherbimeve qe si bejne dot vete ose ne shkrirjen e njesive ne nje, sic kemi rastin e shkrirjes se komunes Barbullush ne ate te Bushatit.
Bashkepunimet ndrrvendore jane bere nje perditshmeri ne ditet r sotme, ku disa njesi ndajne sherbimet, si ne rastin e mbetjeve, permend nderkomunale Zadrimen me 6 komuna. Format e bashkepunimit jane rregulluar mire me ligj dhe me praktike.
Lidhur me Qarkun eshte propozuar me heret qe ai do shkoje ne nivelin e baseve lumore, sic kerkon direktiva kuader e BE per ujin. Dhe keshtu ne shqiperi kemi 6 basene dhe per rrjedhoje 6 Rajone.
Megjithate, programi i qeverise se re eshte per tu pare dhe do qe mire mos ti linte menjane keto sugjerime qe jane dhene e pranuar kohe me pare.
Megjithate, para reformes territoriale, kerkohet nje reforme me e forte administrative, ku stafet ne komuna e bashki te merren sipas aftesive dhe te mbahen ne pune sipas performances. Kryetaret e njesive dhe keshillat duhet te vihen para pergjegjesise se ligjit, realisht dhe jo sipas perkatesise politike. Cdokush do habitej qe ne kemi me dhjetra kryetare qe nuk e dine qe ka ligj organik per njesite vendore e jo me malin qe e shoqeron ate.
Per ta mbyllur me kaq sa mund te shkruhet ketu, njesite vendore mund vetem te nxiten permes zbatimit te ligjit dhe pergjegjesise reale perballe qytetarit qe vete te gjejne rrugen drejt njesive me te medha dhe me eficente. Rruge tjeter nuk ka dhe nuk mund te kete.
Me respekt
Eduarti
Një pasqyrim i saktë dhe profesional i kompleksitetit të problemit të reformes administrative nga ana e juaj.
Le të shpresojmë se qeveria e re do të ketë të gjithë seriozitetin per ta realizuar këtë reformë edhe kundër pengesave që nuk se do të jenë të pakta.
Ky Alqi ka cuar cv te Ps dhe me duket pret ndonje post ne qeverine e re dhe do me dal ne dukje me fjale te medhaja por boshe.
Nuk ka nevoje per reforme administrative Shqiperia, kjo reforme eshte bere qe nga viti 2000 ne kohen e qeverisjes socialiste me gjithe asistencen e bashkimit evropian.
Problemi.eshte tek kapacitetet vendore per te implementuar ligjet dhe rregullat. Mungesa e stafit te shkolluar qe kryesisht jane transferuar ne tirane ka bere qe ne administratat e bashkive dhe komunave ne rrethe te kete vetem militante me diploma ufo. nuk jane te afte te shkruajne nje projekt dhe te marrin financime. Rekrutimi me konkurse te rregullta ne.nivel kombetar dhe krijimi adminstrates profesionale do te beje qe refornat jane bere te implementohen sic duhet dhe te rritet cilesia sherbimeve. Ky problem.eshte per gjithe administraten shteterore dhe ate qendrore por ne rrethe vertete eshte niveli me i ulet i mundshem i administrates teresisht te ermeruar mbi baza politike, qofte ps qofte pd