Shumë kohë më parë është thënë:” -qëndro ulur sa më pak të jesh i mundur, mos i zër besë asnjë ideje që nuk ka lindur në lëvizje të lirë dhe në ajrin e pastër, një ideje së cilës as muskujt nuk i kremtojnë festën e tyre. Të gjitha paragjykimet vijnë nga të përbrendshmet, jeta sedentare-është mëkati i vërtetë kundër shpirtit të shëndosh”.
Njerëzit e ulur në makinat e tyre luksoze me xhama të errët, jo të tejpashëm, nuk më krijojnë ndonjë emocion pozitiv, për faktin se përtej xhamave të zinj unë nuk mund të shoh asgjë dhe padyshim i ulur në ata kolltukë të rehatshëm dhe me xhama jo transparent nuk mund të të lindë ndonjë ide pozitive, e cila duke u materializuar sjell gëzim në jetën e të tjerëve.
Brenda xhamave të zinj rrinë njerëz sedentarë, të cilët edhe gjeni të jenë , mund të shndërrohen në qenie mediokre.
Kjo nuk kuptohet kështu në shoqërinë tonë, përkundrazi, shumica nuk lenë gurë pa lëvizur, të arrinë të kenë “luksin,” për të poseduar një makinë a një zyrë me xhama të errëta.
Ndërsa jashtë në natyrë aty ku ka dritë dhe lëvizje rriten lule, lule të bukura shumëngjyrëshe, me aromë ato janë privilegj i fëmijëve të shoqëruar nga nënat e tyre, ndërsa ata që mendojnë se janë krenarë, nuk ja lejojnë vetes diçka të tillë.
Në fakt një njeri që me të vërtetë është krenar nuk e tregon atë me gjuhën e trupit, por me qëndrimin e tij, ai të lejon të kuptosh se është krenar. Dhe në fakt njerëz të tillë të rrallë i sheh të shëtisin nëpër parqe të heshtur, të menduar, të thelluar në idetë e tyre.
Ndërsa ata që hiqen si krenare, thjeshtë janë mendjemëdhenj, bëjnë gjestikulacione, tregojnë me mburrje origjinën e tyre krejt të rastësishme e fyejnë njerëzit që kanë përballë si njerëz, që kanë zbritur nga malet, apo kanë ardhur në Tiranë me triko leshi…I tregojnë nivelin e ulët të diplomës që kanë marrë, ndonëse diploma e tyre ka një shkëlqim rastësor dhe nuk përkon me forcën e logjikës së tyre për të bërë analiza dhe kështu të kuptojmë se ata janë njerëz me ide.
Po idetë nuk lindin nga njerëzit e kolltukëve, të jetës sedentare, që gjatë jetës së tyre kanë pasur gjithë lehtësirat, prej rastësisë.
Prandaj në këtë vend nuk ka lindur akoma një lule kokë varur, që simbolizon ide e përkushtim. Koka të tilla, zakonisht, “priten” me gërshërë të trasha e vihen si zbukurim nëpër tavolinat e zyrave me xhama të errëta, ku njerëzit sedentarë drejtojnë me pulte komandimi, japin urdhra dhe kur ata japin urdhra, ‘dritat nuk fiken me ngadalë, ato fiken menjëherë’….
Ndërsa një lule kokëvarur, besojnë të gjithë se do të komandonte ndryshe…sepse idetë e saj vijnë nga lëvizja, nga njohja në thellësi e gjerësi e jetës dhe e problemeve dhe ajo, kërkon dritë, dritë për t’i parë njerëzit në sy e për të pjekur idenë që ka në kokë, në mënyrë, që njerëzit që do përfitojnë nga këto ide, të mos zhgënjehen e të protestojnë një ditë.
Gjithë këto ditë ka pasur ekspoze të disa punëve modestë shkencore, për ti paraqitur si ide për aplikim në terrenin tonë shqiptar, por ka pasur gjithashtu edhe analiza të mirëfillta të ndonjë ‘luleje kokulur’….të cilat janë ide të qarta dhe meritojnë të mos anashkalohen
Gjithsesi, në horizont retë duken më të bardha dhe fillimi premton se komandat nuk do të jepen nga ‘zyrat e errëta’, ku njerëzit sedentarë, nuk lejojnë të hyjë pak dritë dhe njerëzia të lëvizin e të komunikojnë duke u parë në sy.
Duket se do të marrë fund, komandimi nga një qoshe e errët diku, me xhama të errët, larg syve të grupeve të interesit, larg syve të mediave dhe në fund por jo më pak e rëndësishmja larg dijenisë së administratës, duk e kthyer ratë në efiçiente, në mënyrë që gjithë drejtimi i shtetit të bëhet jo një barrë e rëndë dhe stresante, por si një lojë ku topi duket me sy kur e kalon portën, por edhe kur ngec në rrjetë.
Kështu kjo toka jonë ka vuajtur shumë për të lindur një lule kokë varur, por ndoshta është duke u rritur ajo dhe ne do ta shohim…
A nuk do te ishte me mire qe artikullshkruesja te saktesonte qe thenia me te cilen e fillon dhe e bazon shkrimin eshte e Nietzsche-s ?
sedentar, sedentari, sedentarin, sedentarit, o sedentar, ….
sedentar o sedentar
ti je nje peshkatar
kap nje njale dhe gezon
por ce do se se gaton
Me pelqen. Thjeshte e bukur, si gjithmone. Fjala sedentare eshte nje stil emphatik, ne moas gaboj edhe ne shkrimin e meparshem kishit perdorur emphazen. Po Znj Magda edhe une po e ndjej se “lulja kokevarur” eshte ne horizontin tim, por pak e vonuar, per aresye qe dihen. Le te shpresojme se nje fillim i mire eshte gjysma e punes.
Edi Rama eshte fat per Shqiperine, e me mire vone se kurre. Sot lexova eshte me Linden ne Prishtine, vizite ne Akademine e Arteve…
Ore po Linda chyn ketu.Une se kam votu Ramen spse edhe ngjyren ja ndrroi PS pra asaj partie qe themelova une me shume te tjer.Por perseri une kam parti te majta te votoj dhe respektoj shomicen e votuesve te PS por kur degjoj koke trashet te fusin dhe gruan e Rames ne pjese me vjen te vjelle.Boll me me me ( Enver. Nexhmijen) sinqeisht kemi alergji.Lere pastaj se grate e Rames nuk numrohen.Pas ISMAHILIT te Marokut ze vendin e dyte per pune grashe.
Komplimente Magde! Me pelqeu shkrimi , aq sa mund ta trajtosh brenda rreshtave qe lejon gazeta. Sigurisht qe te gjitha paragjykimet vijne nga ata qe rrine gjithe diten tu pi wisky, ndersa ai qe rri ne dy te nates e kontrollon pllakat qe levizin, eshte njeriu pa paragjykime. Pse te mos e zeme Linden me goje, atje ai ka shkuar per te pushuar e jo per te punuar… Kur ishte pa grua pse s’ka grua dhe tani pse ka grua. Tani dolem tek paragjykimet qe vijne nga njerezit sedentare, qe nuk levizin, qe te krijojne ide e jo paragjykime.
U zgjata, por me pelqeu tema, sepse keto jane dobesite e shoqerise sone , te kafeneve e muhabeteve, e jo te punes. Kam bindjen se Qeveria e Edi Rames do ti shkurtoje numrin e kafeneve e do hapi vende pune.
Te pershendes!
Ju falenderoj per kete artikull, shume i bukur, por nqs mendoni se ajo lule kokevarur eshte Rama keni gabuar gjithcka. Koha do ta tregoje qe nuk do te kete asnje lloj ndryshimi per popullin, vetem ndryshime ne administrate.
Ne nuk jemi akoma aq te pjekur sa te zgjedhim ne politike njerez qe i pershtaten ketij shkrimi.
nuk e kuptoj pse shkruan ti kur nuk di te shkruash,
Shkrim shume i mire, dhe ti Vila shkruaj dicka ta provosh sa e veshtire eshte te shkruash.vetem ai qe punon e di c’fare eshte puna,sa mund duhet per te shkruar.Personazhi i Ramohitos eshte njeriu qe punon dhe eshte njeri ne kuptimine fjales.Shikoni zyrtaret ne perendim ,vijne me bicikleta ne ceremonit zyrtare,jane vete shofera dhe kane pak ose aspak shoqerues.Sigurine e kerkojne per gjithe shoqerin dhe jo vetem per vete dhe familjen.Nje shqiperi e sigurte jep siguri dhe per politikanet dhe per shoqerine.
Analist, po ja fut kot. Pse ti me biciklete shkon ne pune? Po gruan e mer ne biciklete psh? ha ha ha ha je i modh
Villa porosi nga perendimi i laregt: Çingapoku te thote: Non repetez!
Villa pse e lexon ti shkrimin e zonjes kur nuk te pelqen? Pas 500 shkrimeve qe ajo ka publikuar ti do ta shkurajosh?
Villa, Villa, Villa, sapo desha te le komentin tim dhe ja ku po e komplimentoj, kete njeri te lire, qe shkruan si i pelqen asaj dhe nuk ka nja vije te porisitur…
Lexoje Villa se fillon te kuptosh c’eshte liria e mendimit.
Komplimente zonje dhe nje Bravo te madhe.
ARTIKULL I MBREKUULLUESHEM SHKRUAJTUR NE MENYRE POZITIVE REALISTE
MISJONIN QE MOMENTI KERKON ,NA ZHYT NE MENDIME PER
MUNDESI
MOSBESIM
MOTIVIM
METODOLOGJIA NA MESON MENAXHIM I SE TASHMES DHE
MODELIM I SE ARDHMES
MENDOJ SE RILINDJA APO RIPERTERITJA E VENDIT ESHTE
MISIONI QE MOMENTI KERKON
MENDJEMPREHTESIA E ARTIKULL SHKRUESES KA FUQI
MAGJEPSESE
MIRESI
MBARESI MEMEDHEUT
cdo ide e ka nje zanafille
nese Z MAGDALENA ka perdorur thenjen e NICES kjo
eshte per tu pershendetur dhe falenderuar per
perkushtimin qe ka duke qene e dobishme dhe shume e
kuptueshme ne angazhimin e saj,BRAVO.
me pelqen shume menyra se sa realisht i
pershkruan ,xhamat e erret duket se ua erresojne pamjen dhe
gjykimin atyre qe qendrojne pas atyre xhamave
sikur ajo lule te jete edi rama populli thote me nje lule nuk
vjen behari jam i sigurt se ka lule plot ne shqiperi por a do bashkohen
te bejne ate buqeten e duhur per ne dhe vete edi ramen
toka jone ka lindur gjithmone njeres te mencur trima dhe
patiote,rendesi sot ka pekushtimi dhe ndershmeia ne
realizimin e detyres me devotshmeri dhe serjozitet
z,magdalena me shkrimet e saj reagon ne menyen dhe momentin e
duhur ,me pelqejne opinionet e saj orgjinale dhe te mencura.
Zonja Rajmonda me artikullin e saj romantik me ngjalli enderrat e rinise se shkuar tashme !!! E vertete qe ne skenen politike nje lule e tile akoma s”ka celur ose eshte diku e celur e njerezit nuke dine se ku eshte e ku fshihet !!! E mbyll artikullin nostalgjik me shpresen se diku ndoshta eshte duke u lindur ( celur ) !!!Nuke e dij se si te lajmeroj z.Majlinda se lule te tilla ka plaot ne Shqiperi madje kam frike se jan ne procesin e zhberjes pasi dihet se lulja celet ,zhbehet e ricelet !!!Nje njeri i tille nje lule me te te gjitha ngjyrat e intelektin e kohes se djeshme,te sotme e te ardhme eshte gjalle ,jeton me gruan e dy femijet e tij ne europen qendrore ketu e 9 vite gati e me qendrim azil-politik !!!Eshte ish i denuari e i burgosuri politik z.AGIM HAMITI qe nga zgjuarsia,trimeria e largpamesia mund te rradhitet si nje lule e tille qe po presim te cele ne Shqiperi !!!Eshte autor i disa krijimeve ,perkthyes e njeriu qe me fakte e emra denóncon dy fyqite e medhaja ( Amerike e Angli ) e keta te dy te mos i pergjigjen akuzave te tij qe te mundesohet dhe ndalimi i statutit si refugjat politik e te behet kthimi i tij ne vendlindje ku dhe te gjykohet per akuze te rreme !!!Asnje kunderveprim i tille nga dy fuqite e medhaja qe len te besosh plotesisht per akuzat e patriotit Agim !!!!Ja nje njeri i tille i duhet Shqiperise por mjerisht ai eshte i detyruar te jetoje ne ekzil ,i debuar , si nje qen ,a thua nuk mjaftojne internimet ne moshe te mitur e burgosjen e gjate deri me 1991 ?????? Ai ka informuar me nje leter te hapur inteligjencen shqiptare te Shqiperise e asaj te Kosoves e nga te dyje anet pason heshtje vorri . Kuptohet se kush dore ndalon mos njohjen e tij ne popullin shqiptar , kush fshihen prapa tentativave per te minilizuar perpjekjet e tij per te mesuar krejt te verteten e historise se tiraneve te kuq ! Por me kot se 1000 libra te tij jane shitur nen dore ne Shqiperi e Kosove e ne internet keto dy libra i ke te lira e mund t”i lexojsh kur te duash !!!!!Ja z.Majlinda nje lule e tille eshte celur e eshte ajo qe na duhet e mungon kaq vite dhe kur shpresuam se erdhi demokracia e vertete ( 1992) por mjerisht e cunguar dhe jo e ajo qe pritnim !!!!
Çingapoku, nuk kupton shuma nga keto intriga burr-gra-kurvash. Çingapoku ve re se ju zonje perveç se ngaterroni emrin e artikullshkruese si ai njeriu i trashe Henrik et the red, po si ai ne vendt te znj qe i perket gjinise femerore shkruani z, qe i takon mallkullores.
çingapoku e di se lulja si çdo gje tjeter ne kete jete ka ciklin e saj te jetes. Ja psh ti Rita ke lindur je rritur me endrra romantike rinore btesoj je drejt pleqerise dhe pastaj do vdesesh. Mos o zot si do bejme pa
ty. Mbi te gjitha Henrik the red qe e quan artikullshkruesen Margarita, kur te vdese do na beje qametin, se s’kemi me ke te zbavitemi pastaj
Pershendetje Rita. Rastesisht e lexova komentin tuaj, pasi e lexoj shpesh RAMOHITON. Po vura re se ju emrin e saj e deformoni
1.Raimonda
2.Majlinda
Duket se e keni bere nga nervozizmi ne te shkruar, apo doni ta injoroni si nje person i panjohur, qe per ju thote asgje.
mendoj se i fyeni njerezit kur nuk ua thoni emrin korrekt.
Kete e kam vene re edhe te nje fare “Henrik et the red” i cili e quante MARGARITA ne menyre te qellimshme.
Po ku fare Henrik of the Red eshte nje njeri i trashe se e njofim tashme gjithe rrethi yne shoqeror dhe e porosisim te mos e luaj bishtin!!!
Gjithe te mirat
Ah moj e dashur vajze!
Ka lule kokevarura plote,qofte edhe nga nje ne çdo baçe ,po problemi eshte kur baçeja eshte e mbushur me gjembaçe çdo bej kjo lulja moj koce
xhaxhait .
Shpresojme qe kjo lulja te behet baobab qe nuk e çpojne gjmbaçet se ndryshe do themi si ai qe e ka thene “te kam dhjere mu ne dere,ste mora vesh asnjehere”
Te pergezoj per kurajen dhe shpresen qe lexoj ne shkrimet e tua.
Te faleminderit Buqe, je intrigante dhe hipokrite e zonja
Kerkoj ndjese per gabimin gramatik te emerit te autores Magdalena Ramohito e shtoj se e kam bere nga nxitimi e aspak nga ndonje parandjenje te qellimte !!Edhe nje here kerkoj ndjese dhe atij qe ironizon jo pak ku me krahason me nje fare Henrik !!!! Nervozizmi s”me kapllon qe te me pengoje ne rradhitjen e mendimeve por ndodhin dhe kesisoj gabimesh !!!Me falni !!!!!
Ky nuk eshte gabim gramatik zonja Rita edhe mesojeni ju lutem per femrat thuhet znj e jo z sikunder ju e shkruani, s’keni faj jeni e nervozuar, mbase nuk e beni dot me kete detyre, pse babai juaj e ka bere ne ate, kjo s’do te thote per ju te jeni ne nivelin e tij).
Ky eshte gabim trashanik dhe nje lodhje e kot, znj Rita sepse ti ke te besh me nje staf te tere perballe dhe e vetme nuk ja del dot???!!!
Thone se krimineli kthehet tek vendi i krimit….je i survejuar, koha nuk punon per ty
D(rita)n dije perfundimisht se Chingapok non repetez. Harroje Agim Hamitin, cdo minute qe kalon eshte ne te kunderten tende. Nga une nuk te vjen e keqja, por eksperienca ka treguar se duhen njohur kufujte…! Pyete baben profesorin e frengjishtes
Tund
Le ta quajme dhe gabim trashanik dhe cfare ??????????? Ne nje kohe kur une kerkoj ndjese dhe pason nje reagim meskin dhe i eger nga ju te gjithe qe vec ne nje kazan e grope mund te futeni pasi vendin e auditorit e te nje te respektuari per dialog e bisede miqesore nuk e meritoni aspak !Shtoj se per cfare shkruaj une si njeri nuk ndjej as pendese e as frike sic tenton nje hic te me kujtoje nje here nje kohe te dulles ! Per profesorin e frengjishtes mire eshte qe ai te shkoje te konsultohet aty ku eshte nen dhe dhe pse pa dipllome !!!!Kush nervozohet me emrin e AGIM HAMITIT eshte halli i tij e jo i imi !!!Ne se kjo gazete eshte me prirje ekstrmiste te majte nje shkak dhe shume qe une te pergjigjem ashtu sic mendoj !!!! Ju te paguarit me nje cmim qesharak vazhdoni t”bini daulles e te quani komentatoret pro si forum i juaj e ta qe ju ju heqin masken t”ironizoni e madje t”apeloni !!!!!!!Me vjen keq per ju tjeter gje s”mund te them e ndjej per ju !!!Vetem keqardhje !!!!
Rita moj, Rita moj hapi veshet se jam une. te ka ikur mendja fare pa ripozare pak ripozare